EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eckhart Tolle,mesues shpirteror

3 posters

Shko poshtë

Eckhart Tolle,mesues shpirteror Empty Eckhart Tolle,mesues shpirteror

Mesazh  Fjori 15.09.12 12:30

Eckhart është një mësues dhe autor shpirtëror i cili ka lindur në Gjermani dhe është shkolluar në Universitetet e Londrës dhe të Kembrixhit. Në moshën 29 vjeçare një transformim thellë i brendshëm e ndryshoi krejtësisht rrjedhën e jetës së tij.Vitet në vazhdim ai ia përkushtoi kuptimit, integrimit dhe thellimit të këtij transformimi, i cili shënoi fillimin e një udhëtimi intensiv të brendshëm për të. Më vonë, ai filloi të punojë në Londër me individë dhe grupe të vogla si këshillues dhe mësues shpirtëror. Që nga viti 1995 ai ka jetuar në Vankuver, Kanada. Eckhart Tolle është autor i librit "Fuqia e së tashmes" (përkthyer në 33 gjuhë) dhe librit "Një Tokë e re" të cilat janë konsideruar gjerësisht si dy nga librat shpirtërorë më me ndikim të kohës sonë.

Mësimet e thella dhe njëkohësisht të thjeshta të tij kanë ndihmuar shumë njerëz në të gjithë botën të gjejnë paqen e brendshme dhe realizimin në jetën e tyre. Në bazë të mësimeve të tij qëndron transformimi i vetëdijes, një zgjim shpirtëror që ai e sheh si hapin e ardhshëm në evolucionin e njeriut. Një aspekt themelor i këtij zgjimi konsiston në trashendencën ose tejkalimin e gjendjes sonë të vetëdijes të bazuar tek ego. Kjo është një gjë e domosdoshme jo vetëm për lumturinë personale, por edhe për dhënien fund të dhunës në planetin tonë

Eckhart jep mësime dhe udhëton gjerësisht në të gjithë botën. Shumë nga bisedat e tij, janë publikuar në CD dhe DVD. Shumica e mësimeve janë dhënë në gjuhën angleze. Eckhart është gjithashtu një pionier në përdorimin e teknologjisë për të përhapur mësimet e tij. Nëpërmjet EckhartTolleTV.com, ai jep bisedat mujore, meditime live dhe i përgjigjet pyetjeve të shikuesve. Përveç librave të mësipërm Eckhart ka shkruar një libër të dizajnuar për lexim meditativ dhe "Të praktikosh fuqinë e së tashmes".


"Unë nuk mund t'ju them ndonjë të vërtetë shpirtërore që thellë brenda jush,ju nuk e dini tashmë. E gjithë ajo që unë mund të bëj është t'ju kujtoj atë që ju keni harruar."

"Të gjitha gjërat që vërtet kanë rëndësi - bukuria, dashuria, kreativiteti, gëzimi, qetësia e brendshme - vijnë jo nga mendja por nga përtej saj."

"Emocionet lindin në pikën e takimit të mendjes me trupin.Janë reagimi i trupit tuaj ndaj mendjes ose një reflektim i mendjes tuaj në trup.Ju mund të mos jeni akoma të aftë të sillni aktivitetin e pavetëdijshëm të mendjes si mendim, por gjithmonë ai do të pasqyrohet në trup si një emocion, dhe për këtë ju mund të bëheni të vetëdijshëm".

"Të mos jesh në gjendje të ndalosh të menduarit është një e tmerrshme, por ne nuk jemi në gjendje ta kuptojmë këtë, sepse pothuajse të gjithë vuajnë nga kjo anomali deri në atë pikë sa që tani konsiderohet normale. Kjo zhurmë e pandërprerë e mendjes ju pengon të gjeni qetësinë tuaj të brendshme".
"Hiqni dorë nga përcaktimi i vetes tuaj për vete dhe për të tjerët.Edhe mos u shqetësoni se si të tjerët ju përcaktojnë ju.Kur ata ju përcaktojnë ose ju gjykojnë ,ata thjesht janë duke kufizuar vetveten dhe ky është problemi ityre jo i juaji.Kur ju ndërveproni me njerëzit,mos jini aty si një rol,si një funksion por si një fushë prezente vetëdije.Ju mund të humbni diçka që ju keni por ju nuk mund të humbni atë që ju jeni."

"Edhe një gur,ose më mirë një lule ose një zog mund t'jua tregojë ju rrugën e kthimit tek zoti,tek vetja juaj.Kur ju e keni atë në dorë jini aty si prezencë pa e etiketuar atë me fjalë e mendime.Esenca e tij me qetësi do t'ju komunikojë ju vetveten dhe do të reflektojë si një pasqyrë esencën tuaj për ju."

"Të jesh i ndriçuar do të thotë të ngrihesh mbi mendimet dhe jo të biesh një nivel më poshtë tyre si p.sh kafshë ose bimë.Ju sërish mund ta përdorni mendjen tuaj por por vetëm kur keni nevojë dhe në mënyrë shumë më të fokusuar dhe efektive se më parë."

"Hapi më i rëndësishëm është të mësoni të mos identifikoheni me mendjen tuaj.Ajo që sot normalisht quhet të biesh në dashuri s'është gjë tjetër veçse një intensifikim i nevojave dhe dëshirave të egos tuaj.Ju bëheni të varur nga një person tjetër ose më saktë nga ajo që ju imagjinoni për atë person.Kjo nuk ka të bëjë fare me dashurinë e vërtetë e cila përmban asnjë lloj dëshire në vetvete."

Fjori
Fjori

23


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Eckhart Tolle,mesues shpirteror Empty Re: Eckhart Tolle,mesues shpirteror

Mesazh  vetem eshte me mire 16.09.12 12:48

nje gote e embel e se verteses universale , vecse jo vetem duhet te pihet por duhet edhe te shijohet ,

me pak fjale dua te them qe keto mesime jane nje teori e mire por do ishte akoma me mire nese do ishte nje praktike e paster ne jeten e njeriut .
vetem eshte me mire
vetem eshte me mire

Di nje gje , qe s'di asgje.

18


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Eckhart Tolle,mesues shpirteror Empty Re: Eckhart Tolle,mesues shpirteror

Mesazh  Fjori 17.09.12 11:50

C'na pengon? Teoria eshte celesi,eshte ndihma me e madhe qe na jepet dhe per me teper falas.
Mendoj se e kemi vete ne dore;te vazhdojme me iluzionet,absurditetet qe na mbushin cdo dite jeten apo te hapim syte njehere e mire.Shembujt nuk mungojne.
Fjori
Fjori

23


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Eckhart Tolle,mesues shpirteror Empty Re: Eckhart Tolle,mesues shpirteror

Mesazh  Ekonomisti 17.09.12 12:55

Eckhar eshte vertet nje realist mbi te verteten , te libri fuqia e se tashme qe eshte i perkthyer ne shqip ai i shpjegon shum bukur menyren se si funksionon mendja dhe shum te tjera .

Teoria eshte vertet celes , por ne nuk na duhet te qendrojme tek dera akoma , ne duhet te vazhdojme te hyme brenda , teoria nuk te fut brenda , ajo ngelet hart, ajo thjesht te tregon rrugen , ti mund te marresh google maps dhe te shikosh parisin , por kjo nuk do te thot se ti je ne Paris , ajo thjesht te tregon gjthcka , sigurisht qe eshte hapi pare , por te qendrosh tek hapi i pare kjo eshte shume femijrore , madje edhe femija nuk eshte kaq femijrore , ai loz me kukulla deri ne nje fare moshe , pastaj i hedh ato duke kerkuar realitete me te larta .

Kurse ne femijet e rritur , e bejme hapin e pare dhe per hapat e tjer vazhdojme te iluzionojme , iliuzjone nga me te ndryshmet por nje gje eshte e sigurt kur vjen momenti i takimit te iluzjonit me realitetin ai qe eshte humbes eshte pothuaj se gjithmon iluzjoni thot oshua .

Kur thot se iluzjoni esht humbes ai do te thete se iluzjoni maksimumi qe mund te jete eshte te jete realitet , realitet nuk ka cte jete tjeter , ai nuk ka chumb , sepse ai nuk eshte i krijuar , ai ndodh vetevetiu , iluzjoni krijohet perball realitetit , njerzit jane ber aq te pavetdijshem sa dhe iluzjonet i krijojne ne menyre te pavetdijshme duke dhe reaguar ne menyre te pavetdijshme , besoj se ky eshte niveli me i ulet i njeriut, njeriu i pavetdijshem thot ou sa nxehet , moti keq , njeri i keq , njeri i shemtuar , ai iluzjonon pavetdijshem , promblemi nuk eshte me njeriun e shemtuar , me kohen e nxehet , ti je humbes , sepse ti enderron se njeriu do jete ndryshe , koha do jete ndryshe , ajo nuk ka chumb, ti humb sepse enderron ndaj realitetit, po ne enderron aq pavetdijshem sa qe nuk mund ta dallojme fare qe enderrojme .

Neve keto endra na jane bere i vetmi realitet egzistencial .

Neve na nevoitet nje kuptueshmeri pak me e thell njerzore dhe shum qetsi dhe dashuri mund te lulzoj.
Ekonomisti
Ekonomisti

23


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Eckhart Tolle,mesues shpirteror Empty Re: Eckhart Tolle,mesues shpirteror

Mesazh  vetem eshte me mire 17.09.12 22:02

brezi yne eshte ritur nga prinder te repte , nga mesues te repte , nga shoqeri dhe edukate e repte , e varfer , genjeshtare ,dhe nenshtruese ku mbizoteronte frika dhe frika na mberthyer deri aty sa nuk njohim te tjera realitete , dhe e gjithe kjo eshte shoqeruar me padituri mbi dobite dhe fuqite e dijes , mendjes dhe shpirtit .

me pak fjale jemi aq larg se vertetes saqe duhet kohe , vullnet dhe seriozitet te hidhemi nga teoria ne praktike .

duhet shume mund .

vetem eshte me mire
vetem eshte me mire

Di nje gje , qe s'di asgje.

18


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Eckhart Tolle,mesues shpirteror Empty Re: Eckhart Tolle,mesues shpirteror

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi