EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Re akulli në Mars

Shko poshtë

Re akulli në Mars Empty Re akulli në Mars

Mesazh  xxxadixxx 12.09.12 15:45

Re akulli në Mars Mars-rete

Në Mars bie dëborë. Ose më saktë bie anhidrid karbonik, ose i njohur ndryshe si “akulli i thatë” që në Tokë formohet kur temperaturat zbresin 125 gradë celcius nën zero.

Sonda amerikane, Mars Reconnaissance Orbiter, prej kohësh në orbitën e “Planetit të Kuq” me mision vëzhgimin e tij, kapi imazhet më të qarta nga Poli i Jugut të Marsit ku u vu re edhe ajo që shkencëtarët e quajtën një fenomen i rrallë në sistemin tonë diellor.

“Mund të konfirmojmë se retë e kapura nga Reconnaissance janë të përbëra nga dioksidi i karbonit dhe janë në një lartësi të vogël, aq sa për të formuar atë që ne e quajmë rënia e akullit të thatë”, thotë Paul Hayne, anëtar i grupit të shkencëtarëve që po studiojnë fenomenin.

Prezanca e reve në Polin e Jugut të Marsit ishte vënë re prej kohësh, por analizimi i përbërjes së këtyre reve ndodhi vetëm tani. Të dhënat e fundit të marra nga sonda amerikane i përkasin dimrit marsian të 2006-2007. Pikërisht në këtë stinë, fenomeni është më i dukshëm.
xxxadixxx
xxxadixxx

106


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi