EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpella 'Gryka e Madhe', mister i pazbuluar!

Shko poshtë

Shpella 'Gryka e Madhe', mister i pazbuluar! Empty Shpella 'Gryka e Madhe', mister i pazbuluar!

Mesazh  FatlumX 14.07.12 11:50

E krijuar mijëra vite me parë, “Gryka e Madhe”, një shpellë ndër më të thellat në botë, që fshihet brenda shkëmbinjve të Grykës së Rugovës, është bërë një atraktivitet eksplorimi për shumë speologë të vendit dhe të huaj, ndërkohë që kjo shpellë mund të shndërrohet në magnet për turistë.

Në grykën e Rugovës deri tash janë identifikuar 12 shpella, të cilat mund të bëhen atraksion i vërtetë i turizmit, por “Gryka e Madhe” është më e veçanta nga përbërja dhe gjatësia e saj dhjetëra kilometra, prej të cilave deri tash janë hulumtuar mirë rreth 1800 metra.
Njohësi i mirë i kësaj shpelle, speologu Mentor Bojku, nga shoqata e spelologëve “Aragonit” të Pejës, tregon se që nga hyrja në të, ajo fillon të ngjitet në lartësi të vazhdueshme dhe gjithnjë me ajër të mjaftueshëm për njeriun.

Korridori kryesor i shpellës, me hyrje në një thep shkëmbi në kilometrin e tetë të Grykës së Rugovës, sipas Bojkut është i ngushtë dhe i ndryshueshëm nga format që kanë marrë shkëmbinjtë nga rrahja e ujit me shekuj.

“Duke ecur përpara, trupi vazhdon të mësohet me temperaturën e ulët që sillet prej 5 deri në 9 gradë edhe në ditët më të ngrohta të verës. Të papriturat ngadalë fillojnë të shfaqën, ndërsa adrenalina vazhdon të rritet. Terreni herë pas here është i ngushtë dhe i vështirë, prandaj për të vazhduar përpara, secilën gjymtyrë të trupit duhet të vësh në funksion, nganjëherë edhe të zvarritesh“, përshkruan ai aventurën e përjetuar në këtë shpellë.

Duke rrëfyer për mrekullitë e kësaj shpelle, Bojku tregon se brenda saj ekziston një liqe jo shumë i madh, me ujë të kthjellët kristalor dhe një lum që gjarpëron nëpër pjesën e madhe të shpellës, ushtima e të cilit të bënë të rrëqethësh, pak nga frika e pak nga emocionet e përjetimit.
Mirëpo, qasja në këtë shpellë aktualisht është e mundshme vetëm për njerëz aventurier me përvojë të madhe.

“Infrastruktura nga jashtë është pak e rregulluar, por nga brenda nuk është rregulluar asgjë dhe tash për tash është e vështirë për një turist të zakonshëm”, thotë shefi i sektorit komunal për turizëm, Virtyt Morina.
Komuna e ka të qartë se kjo shpellë mund të bëhet një nga atraksionet më të vizituara nga turistët, sikur që është shpella e Postojnës në Slloveni, por sipas Morinës, komuna nuk e ka ndërmend të krijojë në këtë shpellë qarkullim me ndonjë mjet, përveç lëvizjes në këmbë të njerëzve, që do ta vizitojnë këtë shpellë kur të bëhet e hapur për të gjithë.
“Vizita në këtë shpellë duhet të jetë një lloj aventure edhe për një turist normal, prandaj mendohet të krijohen kushtet vetëm për ecje në të dhe të mbahet ashtu si e ka krijuar natyra”, thotë Morina, pa treguar përafërsisht se kur do të hapet kjo shpellë edhe për turistë.

Hulumtimi në këtë shpellë ka nisur para 20 vite kur një grupi speologësh sllovak rastësisht duke kaluar nëpër Grykën e Rugovës, në rrugë për në Maqedoni, i bie në sy rrjedhja e furishme e ujit nga gjiri i një shkëmbi.
Ata kishin ndaluar me biçikletat e tyre dhe janë ngjitur deri lartë, por rrjedha e vrullshme e ujit ua kishte pamundësuar hyrjen brenda shkëmbit.

Pas një viti ata ishin kthyer sërish dhe kësaj here janë futur brenda dhe kanë zbuluar gjysmën e parë të shumë korridoreve të shpellës, e cila në vitet në vazhdim e edhe sot është bërë pikë e ekspeditave të spelologëve vendor dhe të huaj.

Një shpellë e ngjashme si kjo në Grykë të Rugovës, gjendet edhe në bjeshkët e Radavcit të Pejës, e quajtur shpella e Demës.
Një legjendë e vjetër thotë se disa gjuetar e kanë futur nga kureshtja zagarin në “Grykën e Madhe” në Rugovë dhe ai pastaj është zhdukur, por pas një kohe ai është shfaqur në shpellën e Demës në Radavc.
FatlumX
FatlumX

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi