EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbretëria e Hazarëve: Një Perandori Çifute në Mesjetë

2 posters

Shko poshtë

Mbretëria e Hazarëve: Një Perandori Çifute në Mesjetë   Empty Mbretëria e Hazarëve: Një Perandori Çifute në Mesjetë

Mesazh  M986 22.08.12 23:14

A janë Çifutët e Evropës Lindore pasardhës të popullit të Hazarisë që u konvertuan në Judaizëm?

Dr.Rivka Shpak Lissak


Disa historianë besojnë se gjatë Mesjetës nuk kishte më shumë se 25,000 – 35,000 çifut në Evropën Perëndimore. Ata vështirë bien dakord me historianët tjerë që studimet e tyre vënë në dukje se gjatë shekullit 17 kishte qindra mijëra çifut në Evropën Lindore, që ishin pasardhës të çifutëve që janë dëbuar nga Evropa Perëndimore dhe ajo Qendrore gjatë Mesjetës.

Kjo polemikë ngriti pyetjen nëse çifutët e Evropës Lindore nuk janë pasardhës të popullit të Hazarisë që u konvertuan në Judaizëm. Propaganda palestineze miratoi këto teza duke argumentuar se çifutët e Evropës lindore janë hazarë dhe kështu që, nuk kanë të drejtë historike sot mbi Izraelin. Gjatë mesjetës çifutët kanë vuajtur persekutime por në Mbretërinë e Hazarisë ata janë mirëpritur me nder dhe kanë luajtur një rol vendimtar në transformimin e saj në një perandori.

Historia e hershme e Hazarëve është e fshehur në mister. Hazarët i takonin familjes së fiseve turke, dhe ishin pjesë e Perandorisë Perëndimore Turke në Azinë Qendrore, që u shpërbënë si rezultat i luftërave civile në gjysmën e shekullit të shtatë p.e.s.

Hazarët ishin të njohur si fise nomade që besonin në Shamanizëm, që ishte përhapur në Azinë veri-lindore. Ky religjion u atribuohet priftërinjve, që quheshin shaman, kontrollonin veprimet e shpirtrave të mirë dhe atyre të ligjve.

Fisi hazar u bë i pavarur pas shpërbërjes së perandorisë. Shtrihej mes Liqenit Kaspik dhe Detit të Zi dhe nga kjo bazë mori kontrollin mbi territore të gjera dhe kështu themeluan Perandorinë Hazare, që ka mbijetuar që nga fundi i shekullit të 6 deri në vitin 1083.

Perandoria përbënte Kaukazin e Veriut, Ukrainën Lindore, Gadishullin Krimez, Kazakistanin dhe Uzbekistanin veriperëndimor. Disa studiues besojnë se Perandoria Hazare ka arritur deri në Poloninë dhe Hungarinë bashkëkohore.

Perandoria është krijuar gradualisht nga mesi i shekullit të 6 deri në shekullin e 9. Themelimi i perandorisë është lehtësuar me anë të një ushtrie moderne që numëronte 40,000 ushtarë dhe një rrjet fortesash tek pikat strategjike të komandimit.

Gjatë asaj kohe Liqeni Kaspik i njohur si Deti Hazar dhe e mban këtë emër deri në ditët e sotme tek Azarbejxhanasit, Turqit, Persianët dhe Arabët. Provë e mëtejshme e Perandorisë Hazare mund të dallohet nga harta e murit të Kalifit të Pallatit të Bagdadit duke e vënë në dukje Mbretërinë e Hazarëve si një nga pesë perandoritë më të rëndësishme bashkë me Arabët, Krishterët e Perëndimit, të Lindjes dhe Kinezët.

Struktura e Sundimit Hazar

Shoqëria hazare ka qenë një shoqëri pluraliste, e përbërë nga një shumëllojshmëri e gjerë e fiseve dhe religjioneve. Përveç hararëve, Sllavëve, Hungarezëve, Hunëve, Hebrenjve dhe grupeve tjera etnike që formonin një pjesë të perandorisë. Mbretëria pazare ishte një monarki dualiste, e sunduar nga mbreti i quajtur hagan, dhe nga beku, që ishte kryesues ushtarak.

Në krye të sistemit ligjor qëndronte gjykata supreme e përbërë nga shtatë gjyqtarët që prezantonin besimet në Mbretërinë Hazare. Dy gjykatës ishin të Krishterë, dy Myslimanë, dy Çifut dhe gjykatësit tjerë ishin pagan.

Çifutët në Mbretërinë Hazare


Sipas një hipoteze, kolonat e para çifute kanë arritur në rajonin mes Detit të Zi dhe Liqenit Kaspik në shekullin e parë të erës sonë, d.m.th. pas shkatërrimit të Tempullit të Dytë. Duke ndjekur rënien e Kryengritjes Bar Kokhba në 135 të erës sonë, një valë tjerët e çifutëve kanë arritur. Disa studiues besojnë se veç më gjatë Periudhës së Tempullit të Parë të internuar nga Dhjetë Fiset arritën në rajon pasi që Perandoria Asiriane kishte likuiduar Mbretërinë e Izraelit në fund të shekullit të 8 p.e.s. Refugjatët çifut nga Persia dhe rajonet nën sundimin mysliman dhe të krishterë gjetën strehim në Mbretërinë Hazare.

Çifutët përmbushën një detyrë të rëndësishme në zhvillimin e Mbretërisë së Hazarisë në çdo fushë. Hazarët, që ishin analfabetë, madje adoptuan shkrimin e lashtë hebraik. Disa mendojnë njashtu se adoptuan gjuhën hebraike nga Çifutët, që ishin një nivel më të lartë kulturor dhe teknologjik.

Ekonomia

Studiuesit besojnë se mërgimtarët çifut kanë luajtur një rol vendimtar në procesin e transformimit të Hazarëve nga një fis nomad në një popull të vendosur dhe në zhvillimin e zhvillimin e degëve të ndryshme të ekonomisë.

Çifutët kanë shërbyer si këshilltarë në sferat e tregtisë dhe teknologjisë dhe kanë kontribuar në degët e ekonomisë njashtu. Hazarët zhvilluan një ekonomi të larmishme që inkorporonte bujqësinë, peshkimin, gjuetinë, zanatet dhe tregtinë.

Industria artizanale është zhvilluar është zhvilluar shumë në Mbretërinë Hazare. Strofkat arkeologjike kanë zbuluar punëtori të përdorura për prodhimin e qelqit dhe bizhuteri të leckave të ngjyrosura. Këto shkathtësi ishin të importuara nga Lindja e Mesme nga çifutët dhe ata kanë luajtur një rol të madh në fushën e artizanatit.

Gjendja gjeopolitike dhe Kolapsi i Perandorisë

Mbretëria Hazare ishte vendosur midis Kalifatit mysliman deri në juglindje dhe deri në jugperëndim të Perandorisë Bizantine. Hazarët kanë zhvilluar luftëra të mëdha me myslimanët, që tentuan të depërtojnë në Evropën Lindore përmes Kaukazit. Ata arritën që të kontrollojnë depërtimin mysliman përmes një pakti të nënshkruar me Perandorinë Bizantine. Por perandoria u shemb si pasojë e një kryengritjeje sllave, pasi që ata ishin skllavëruar për 200 vjet në Hazari dhe një pakti midis Perandorisë Bizantine dhe Mbretërisë Sllavo-Ruse.

Në vitin 969 të erës sonë Bizantinët pushtuan Gadishullin Krimes dhe pjesë të tjera të perandorisë. Në vitin 1803, Mbretëria Hazare më në fund u shemb. Disa nga hazarët mbetën aty ku ishin, përderisa të tjerë ikën në lindje të rajoneve aziatike apo në perëndim drejt Polonisë dhe Hungarisë.

Përqafimi i Judaizmit

Është e mundur që vendimi i sunduesve Hazar që të përqafojnë Judaizmin të ishte i motivuar nga konsideratat gjeopolitike. Në mënyrë që të ruajnë një status të mëvetësishëm midis të dy perandorive, asaj Myslimane dhe asaj të Krishtere, ata vendosën që të përqafojnë fenë çifute, që nuk u kërcënonte rrezik atyre, pasi që ishte një fe e pa shtet. Kjo paraqet njashtu një supozim bindës se krerët Hazar u ndikuan nga çifutët që mbanin poste kyçe në menaxhimin e mbretërisë dhe ekonomisë së saj.

Burimet arabe, krishtere, persiane dhe çifute dëshmojnë faktin se krerët Hazar përqafuan Judaizmin. Studiuesit kanë arritur në një konsensus mbi çështjen por sërish mbeten të ndarë rreth çështjes se cila popullsi pazare u konvertua në Judaizëm. Disa studiues pohojnë se vetëm klasa e lartë e pushtetit është konvertuar, ndërsa studiues të tjerë ndajnë mendimin se një pakicë e popullsisë Hazare është konvertuar në Judaizëm. Një grup i tretë i studiuesve pohojnë se të gjithë apo shumica e popullsisë pazare ndoqën gjurmët e krerëve të tyre dhe u konvertuan.

Burime Historike

Një dokument arab i shekullit të 10 vë në dukje se të gjithë Hazarët janë çifut, por së fundmi janë konvertuar. Një dokument i shekullit të 11 ndërlidhet me konvertimin e Hazarëve, që pranuan urdhërimet e Torasë si rrethprerjen, respektimin e të Shtunës etj.

Një dokument persian nga viti 1206 i erës sonë raporton se Hazarët flisnin hebraisht. Një burim arab pohon se refugjatët çifut që u vendosën në Hazari sugjeruan që mbreti hazar të konvertohej në Judaizëm, dhe kështu ai gjeti në epërsi në religjionin hazar dhe kështu më pas e miratoi atë. Një dokument i krishterë i shekullit të 10 tregon se Dukan Hungarez i ftonte Hazarët që të banojnë mbretërinë e tij. Një autor Hazar me emër Jacob Ibn Reuben shkroi një libër të titulluar Lumturia që nënvizon se Hazarët janë çifutët e vetëm që nuk duhet të vuajnë masat e rrepta të Diasporës.

Studiuesit kanë gjetur një numër të versioneve për miratimin e Judaizmit në Hazari. Një burim Çifut Hazar nga Stambolli; libri i Yehuda Halevi, Kuzari; dhe Korrespondenca Hazare mes Hasdi ibn Shaprut-it, një ministër i Andaluzisë Spanjolle Myslimane, dhe Jozefit, mbretit të Hazarisë.
Profesori Schechter i Universitetit të Kembrixhit ka zbuluar një letër në Geniza të Kajros nga një çifut hazar nga viti 950 i erës sonë, duke iu adresuar një çifuti të rangut të lartë, ndoshta Hasadi. Letra është publikuar më 1912. Letra flet për konvertimin e mbretit hazar si një fakt të mirënjohur, tregime mbi hebrenjtë, ndoshta nga Dhjetë Fiset, që kanë emigruar në Hazari, dhe njofton korrespondencën mes Mbretit Jozef dhe Hasadit.

Letra vë në dukje se çifutët janë asimiluar mes Hazarëve dhe respektonin vetëm rrethprerjen, ndërsa disa respektonin ligjet e të Shtunës. Kur njëri nga çifutët zgjidhej si kryekomandant, bek, dhe pas fitoreve të shumta, gruaja dhe vjehrri i tij e bindnin për tu kthyer në fenë e të parëve të tij. Ai i nënshtrohej një rrethprerjeje, por kthimi i tij në Judaizëm kërcënonte sukseset e krishtera dhe islame në Hazari, dhe përfaqësuesit e tyre kishin frikë se Hazarët do të konvertoheshin në Judaizëm.

Krerët e krishterë dhe ata myslimanë njashtu bënë presion ndaj Hazarëve, kështu që Bek-u vendosi të mbajë një debat mes përfaqësuesve të të tri religjioneve. Kur debati përfundoi Hazarët shkuan në shpellat kur çifutët kishin fshehur shkrimet e Torasë dhe u bindën për tu kthyer. “Dhe çifutët bashkë me popullin e Hazarisë u penduan plotësisht.” Bisedimet u ndoqën nga një reformë e pushtetit të gjerë, dhe mbreti Hazar madje ndërhyri në emër të çifutëve bizantin me perandorin, ku ata u përballën me dekrete të ashpra - më shumë gjasa në vitet mes 932 dhe 940 të erës sonë.

Yehuda Halevi shkroi librin Kuzuri më 1140 të erës sonë. Kjo është një vepër letrare, por e bazuar në burime historike. Sipas librit të Halevit, Mbreti Hazar ftoi përfaqësuesit e të tri religjioneve në një debat, dhe pasi që dëgjoi argumentet, zgjodhi fenë çifute. Edhe pse në fillim nuk kishte shumë të konvertuar, gradualisht konvertimet rriteshin. Mbreti Hazar dërgonte lajmëtar që të sillnin libra dhe dijetar, që të udhëzojnë Hazarët në Judaizëm, dhe njashtu ngriti edhe një Tabernakull (faltore çifute).

Korrespondenca Hazare mes Hasdi ibn Shaprut-it dhe Jozefit, mbretit të Hazarëve, është njashtu një vepër letrare, e shkruar në fund të shekullit 10 apo në fillim të shekullit 11. Hasdi jetoi mes 915 dhe 975, por autori bëri përdorimin e burimeve historike. Në letrat e tij, Hasdi i tregon Mbretit Jozef se si ai ka mësuar për Hazarinë dhe mbi përpjekjet që të bie në kontakt me Mbretin Jozef. Hasdi, një ministër i Kalifatit të Andaluzisë, mësoi mbi Hazarinë Çifute nga një delegacion që erdhi në gjykatë. Versione të shumta sqarojnë origjinën e këtij delegacioni në mënyra të ndryshme. Disa thonë se në fakt ishte një delegacion Pers, përderisa të tjerë thonë se ishte delegacion Çifut apo Sllav. Pasi që Hasdi arriti që të bie në kontakt me Mbretin Jozef, ai kërkoi detaje lidhur me konvertimin.

Mbreti Jozef i shkroi Hasdit se Hazarët ishin pasardhës të Jafetit, dhe pasi që mbretëria ishte themeluar, gjatë ditëve të Mbretit Bulan, një reformë themelore fetari i zhvillua në Hazari. Mbreti Bulan pa në ëndërr një engjëll duke i thënë: “Kamë vërejtur rrugët e tua dhe komanduar veprimet e tua, ligjet dhe drejtësinë. Dhe nëse i ndjek komandimet dhe ligjet e mija, do të bekoj dhe do të rris ty.” Jozefi shkroi se mbreti sugjeroi se engjëlli iu paraqit edhe Bek-ut njashtu, dhe pasi që ata të dy pranuan pikëpamjen çifute ata mblodhën ministrat dhe nëpunësit dhe u konvertuan. Engjëlli iu paraqit edhe një herë dhe kërkoi që ata të ngrenë një Tabernakull për Zotin. Hazarët shkuan në luftë në mënyrë që të fitojnë plaçkën e nevojshme për të ndërtuar Tabernakullin.

Jozefi më tej shkroi se konvertimi ishte kundërshtuar nga vendet fqinje të Hazarisë, dhe për shkak të përfshirjes së tyre, Mbreti Bulan vendosi të organizonte një debat midis dijetarëve të Judaizmit dhe Krishterizmit. Pasi që judaizmi ishte treguar si superior, mbreti dhe shërbyesit e tij iu nënshtruan rrethprerjes dhe u dërguan mesazhe dijetarëve çifutë kështu që ata të vinin dhe të interpretonin Toranë dhe komandimet e tij. Falë konvertimit, shkruan më tej Jozefi, “ Zoti nënshtroi para nesh të gjithë armiqtë tanë dhe uli poshtë të gjitha kombet dhe gjuhët rreth nesh, dhe askush nuk mund të qëndroj para nesh deri më sot, dhe të gjithë na paguajnë haraçe, mbretërit e Edomit dhe mbretërit e Ishmaelit.”

Pas vdekjes së Bulan-it, shkruan Jozefi, biri i tij Obadiah u bë mbret. Për Obadiah-un është shkruar, “Ai ishte një njeri i drejtë, dhe ai rindërtoi mbretërinë dhe ligjet e saj, ndërtoi sinagoga dhe jashiva dhe mblodhi shumë dijetarë pifut dhe u dha atyre flori dhe argjend, dhe ata interpretuan për të 24 librat e Mishna-së dhe Talmud-it dhe të gjitha ndryshimet në lutjet e këngëtarëve. Dhe ai kishte frikë Zotin dhe ishte një i dashuruar në Toranë dhe urdhërimet e tij.”
Në letrat e tij, Mbreti Jozef ka përshkruar mbretërinë e tij në mënyrë ekonomike, politike dhe demografike, dhe ka shënuar se ai ishte në kontakt me jeshivat e Babilonisë dhe Jerusalemit. Ai iu përgjigj pyetjes së Hasdai-t duke iu referuar se kur do të arrijë shpëtimi, duke thënë, “Ne jemi largë nga Sioni, por kemi dëgjuar se për shkak të mëkateve tona, numërimi është humbur, dhe ne nuk dimë asgjë ... por për profecinë e Danielit.”

Në fakt, ekziston një version i katërt i konvertimit të Hazarëve nga historiani çifut Alfred M. Lylintel, që pohon se Mbreti Bulan ka ftuar përfaqësuesit e religjioneve për një debat, por nuk është bindur nga asnjëri. Prandaj ai foli me secilin veçmas. I pari që i pyet ishte përfaqësuesi i krishterë. Khagani e pyeti atë: “Nëse nuk do ishe i krishterë, apo do të detyroheshe të heqësh dorë nga Krishterimi, cilin do ta zgjidhje Islamin apo Judaizmin?” I krishteri iu përgjigj: Judaizmin. E njëjta pyetje iu bë edhe përfaqësuesit myslimanë, dhe ai iu përgjigj njëjtë. Për shkak të mungesës së zgjedhjes, Mbreti Bulan zgjodhi Judaizmin. Vetëm atëherë ai ftoi rabinët çifut që të mësojnë Hazarët se si të praktikojnë Judaizmin, dhe që atëherë Hazarët jetuan si çifutë.

Dhe kështu, në Mesjetë, në një kohë kur çifutët vuajtën një persekutim religjioz kudo që ato gjendeshin, Hazaria u ofroi një strehë. Ata janë pranuar atje me një nder të madh dhe kanë luajtur një rol vendimtar në transformimin ekonomik, ushtarak dhe politik të perandorisë.

M986
M986

"The hawk and the dove must become one in wisdom"

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbretëria e Hazarëve: Një Perandori Çifute në Mesjetë   Empty Re: Mbretëria e Hazarëve: Një Perandori Çifute në Mesjetë

Mesazh  rebelisistemit 16.10.13 1:20

po
rebelisistemit
rebelisistemit

Nësë do të bësh armiq, nuk është e nevojshme që të shpallësh vetëm luftë, mjafton ta thuash të Vërtetën. (Martin Luter King)

80


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi