EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nazistët në kërkim të teknologjise se lashte indiane

Shko poshtë

Nazistët në kërkim të teknologjise se lashte indiane Empty Nazistët në kërkim të teknologjise se lashte indiane

Mesazh  Zattoo 22.06.12 13:08

Nazistët në kërkim të teknologjise se lashte indiane

Nazistët në kërkim të teknologjise se lashte indiane 975998-0001_1

Nuk ka pikë dyshimi që Vimanat(anijet fluturuse antigravitacionale) ishin të ushqyera nga një energji që është thjesht antigraviteti. Bharadvajy i Zgjuar tregon për më shumë se 70 autoritete dhe të paktën 10 ekspertë në fushën e fluturimit. Këto burime tashmë kanë humbur.

Vimanat ishin të mbajtura në një tip hangari të quajtur Vimana Griha dhe në tekste thuhet se përdornin një lëndë të lëngshme të verdhë, e disa herë një lloj përzierje me bazë mërkuri, por që gjithsesi shkruesit nuk e kishin shumë të qartë se nga se përbëhej saktësisht.

Megjithatë, Vimanat përdornin mënyra të ndryshme shtytje, përfshirë këtu edhe motorët reaktivë. Është shumë interesant fakti se, nazistët ishin të parët që vunë në përdorim motorrët reaktivë për raketat e tyre V-8, ose si quheshin ndryshe “bombat zukatëse”.

Hitleri dhe nazistët kishin një interes të veçantë për Indinë dhe Tibetin. Ekspedita nga shkencëtarë nazistë ishin të përvitshme në këto vende, duke filluar që nga vitet ’30, me qëllim sigurimin e informacionit. E ndoshta pikërisht prej këtyre njerëzve, ata arritën të merrnin informacionin e shumtë shkencor që dispononin.

Duke i’u referuar tekstit Dronaparva, pjesë e Mahabaratas dhe Ramajanas, një Vimana përshkruhet në formë sferike. Mund të udhëtojë në çdo drejtim që dëshiron. Me shpejtësi shumë të madhe dhe të përdorë gjithashtu mërkurin për udhëtimet e saja.

Në një tjetër burim indian, Samarin: “Vimanat ishin makina të hekurta fluturuese, të lëmuara dhe të puthitura shumë mirë, që udhëtonin në sajë të mërkurit, i cili lëshohej pas në formë flake gjëmuese”. Ështe kurioz fakti se, shkencëtarët rus kanë zbuluar disa objekte që ata i kanë quajtur instrumenta të lashtë navigimi, të përdorur në anije fluturimi.

Këta instrumenta ata i kanë gjetur në disa shpella në Turkesatn dhe në shkretëtirën e Gobit. Objektet janë gjysmë sferik, prej xhami ose porcelani dhe përfundojnë me një formë konike me një pikë mërkuri në brendësi.

Në “Mahavira të Bhavabhutit”, një tekst i Jain, i shekullit të tetë, por që i referohet burimeve të lashta, ne lexojmë:
“Një karrocë ajrore, Pushpaka, merr shumë njerëz për në kapitalin e Ayodhias. Qielli është plot me makina të shkëlqyera fluturuese, të errëta si nata, por të vëzhgueshme nga drita të forta vezulluese e të verdha.”

Vedat antike indiane, shpjegojnë se Vimanat ishin me madhësi e forma të ndryshme, duke pasur dhe emra sipas formës, si p.sh. formë elefanti, shqiponje etj.

Fatkeqësisht, sipas dëshmive shkencore, u përdorën për luftë. Atlantasit, përdorën makinat e tyre për luftë, të quajtura Valiksi, të cilat ishin në gjendje të vinin nën kontroll botën, sipas teksteve indiane. Atlantasit, të njohur si Asvins në tekstet indiane, ishin teknologjikisht më të zhvilluar sesa indianët.

E megjithatë, nuk janë gjetur tekste që të përshkruajnë hollësisht teknologjinë e atlantasve. Në tekstet e lashta indiane, anijet atlantase, jepen të ngjashme me Vimanat, por shumica e tyre janë në formë cigareje dhe udhëtojnë edhe nën ujë e deri edhe në hapësirë.

Duke iu referuar Eklal Kueshanas, autor i studimit “Kufiri i fundit”, këto makineri fluturuese përdornin forca anti-gravitacionale dhe kishin fuqi shtytëse përafërsisht deri në 80 000 kuaj fuqi. “Ramayana, Mahabarata” flet për një luftë të tmerrshme, që u zhvillua rreth 10-12 000 vjet më parë mes atlantasve dhe indianëve të lashtë.

Mbretëria Atlantis dhe Perandoria Rama, përdorën armë të shkatërrimit në masë në këtë luftë. Këto armë që përshkruhen në këto tekste nuk ishte e mundur që të kuptoheshin nga lexuesit dhe transkriptuesit e këtyre shkrimeve, deri gjysmë shekulli përpara.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi