EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ne cilen gjuhe qajne foshnjet

Shko poshtë

Ne cilen gjuhe qajne foshnjet Empty Ne cilen gjuhe qajne foshnjet

Mesazh  clee 09.06.12 0:25

Ne cilen gjuhe qajne foshnjet

Foshnjat qajnë në një mënyrë të përshtatshme me gjuhën e nënave të tyre, theksohet në një studim të bërë në Gjermani.Gazeta gjermane Die Welt i referohet Kathleen Wermke, drejtuese e qendrës “Zhvillimi i gjuhës para të folurit dhe problemet e zhvillimit” në klinikën e universitetit Wurzburg, dhe ekipit të saj. Ata vërtetuan se kur embrioni është në barkun e nënës regjistron në kujtesën e tij thekset e ndryshme të gjuhës së saj, dhe pasi lind, gjatë të qarit përdor “atë shembull melodie” të nënës.

Pas botimit të rezultateve të studimit në revistën Current Biology, Wermke thekson se janë analizuar 60 foshnje 3-5 ditëshe franceze dhe gjermane, dhe nga spektri i frekuencave i përgatitur gjatë kohës që qanin u përftuan thekse të ndryshme.

Duke parë se në gjuhën gjermane theksi i fjalëve dobësohet në rrokjet e fundit, ndërsa në gjuhën franceze theksohet më tepër, Wermke deklaroi se foshnjat gjermane fillonin të qarin me tone të larta pastaj e ngadalësonin. Ndërsa tek foshnjat franceze ndodhte e kundërta, ato fillonin të qanin lehtë dhe më vonë e ngrinin më shumë zërin.
avatar
clee

38


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi