Pushimet sipas Zodiakut
Faqja 1 e 1
Pushimet sipas Zodiakut
Pushimet sipas Zodiakut
Pushimet po trokasin! Dhe para se të bëni gati rrobat e banjës, kapelen apo syzet, mos harroni të konsultoheni më parë me parashikimin e yjeve, se cilat lloje pushimesh janë më të denjat për ju …
Dashi
Zakonisht shumë aventurierë, të guximshëm dhe dinamikë, keni dashuri për të eksploruar vende të reja, larg nga rutina dhe monotonia. Këtë verë jepuni pas sporteve të detit apo volejbollit në plazh, në vend të ekskursioneve. Tokat e largëta si Australia, do të jenë në mesin e rrugëve turistike të preferuara prej jush këtë verë. Tipa të shoqërueshëm dhe të gjallë, që lëshoni një energji të veçantë, përpiquni t’iu shmangni situatave statike dhe me mërzi, që ju i urreni.
Demi
Shumë tw qetë dhe tw kujdesshëm, por edhe plot pasion, këtë verë jeni për male dhe liqene, në vend të zgjedhjes së të ndenjurit mes shumë njerëzve në plazhe. Atje ju do mund të meditoni në natyrë, ndoshta dhe me familjen dhe miqtë. Realistë dhe të rafinuar në të njëjtën kohë, ju të lindurit në këtë shenjë, jeni krijesa të zakonit dhe dashamirësit e paqes, prandaj pëlqeni të zgjidhni pushime në një vend të qetë, larg nga ngutjet dhe stresi.
Binjakët
Përherë të shqetësuar, nuk mund të qëndroni në monotoni, e prandaj edhe ndjeni nevojën e pushimeve argëtuese e të ndryshme, një tjetër element i veçantë ky për ju. Kështu, për natyrën tuaj, përshtaten pushime nëpër qytete, me udhëtime të gjalla, në kërkim të aventurës, shoqëruar me koncerte në natyrë, dhe disko deri në orët e vona të natës. Të gjitha, ideale për këtë shenjë emocionale dhe racionale në të njëjtën kohë, që kërkon stimulim intelektual dhe situata me më shumë relaksim dhe qetësi, se shenjat e tjera të zodiakut.
Gaforrja
Shumë emocionalë dhe në të njëjtën kohë, shumë të rezervuar, të turpshëm dhe sentimentalë, ju pëlqen të zgjidhni vende dhe qytete që ju frymëzojnë. Gjithmonë jeni të kujdesshëm për të shmangur gabimet me shpenzimet, jeni zakonisht ekonomikë në këtë aspekt. Keni intuitë të çuditshme për ta nuhatur se ku do shpenzoni dhe ku jo. Shumë romantikë dhe të bashkangjitur me traditat, vende historike dhe qoshet antike janë ndër preferencat tuaja, e duke pasur parasysh këtë dashuri për të kaluarën, të lindurit e kësaj shenje, preferojnë pushime të thjeshta dhe të qeta.
Luani
Duke kërkuar për cilësinë, ata përgjithësisht janë shumë konservativë, ndaj e kanë vështirë të gjejnë paqe me pushimet e tyre. Selektivë, nuk i përgjigjen natyrës bujare dhe preferojnë më mirë pushime në një qytet të bukur, apo kryeqytet, si Parisi, Londra apo Berlini, sesa pushime në një fshat të varfër. Ata e urrejnë mjerimin dhe nëse kanë mundësi, kthehen në shpenzues të çmendur. Ndaj priren drejt udhëtimeve të gjata, deri në Kaliforni apo Brazil, mundësisht në shoqërinë e miqve ose partnerëve, nuk e duan fare vetminë.
Virgjëresha
Shumë kritikë, të organizuar dhe të vështirë në shije, të lindurit e Virgjëreshës, e duan thjeshtësinë e qetësinë. Para se të nisen me pushime, kujdesen për çdo detaj. Higjienë, bukuri dhe relaksim, kryefjala e pushimeve të tyre, si një shenjë e prirur për ta luftuar stresin, ankthin dhe punën jashtë orarit. Pra, zgjedhja e tyre turistike do të jetë e orientuar drejt një qëllimi: Gjithçka e rregullt estetikisht!
Peshorja
Shumë estetikë dhe të rafinuar, ata janë zakonisht mjaft kreativë, edhe pse në dukje të prirur ndaj qetësisë. Krijojnë mundësi gjithmonë për një party apo mbrëmje, ku mund të harrojnë shqetësimet. U pëlqen një pushim diku në det, në një hotel të bukur me të gjitha komoditetet. Kanë shumë shije të mira dhe ndjenjë të lartë estetike, ndaj janë të prirur për udhëtime turistike në vende si Roma, Firencja apo Vjena. Peshoret nuk nisen kurrë me pushime, pa marrë edhe libra me vete …
Akrepi
Misteriozë dhe të rezervuar, ata janë njerëz që mërziten lehtë, ndaj duhet të kenë kujdes me zgjedhjen e vendit ku do kalojnë pushimet e tyre. U pëlqejnë dritat e qendrave turistike të mëdha, dhe jo një plazh i izoluar apo një fshat i largët malor. Për një Akrep, nuk paraqet rëndësi një vend turistik bregdetar, por u pëlqen më shumë një vend i zhurmshëm, i mbushur me njerëz.
Shigjetari
Shigjetari pëlqen aventurën dhe është impulsiv, pëlqen ekskursionet, sportin në natyrë e madje edhe ato ekstreme, duke përfshirë këtu të gjitha ato sporte që nënkuptojnë kurajo dhe dinamizëm. Ndërsa me pushime, do të pëlqenin, si edhe në jetën e përditshme, atmosferat e qeta dhe larg depresionit nervor.
Bricjapi
Rigoroz e i rreptë, edhe në argëtim. Bricjapi, ka tendencë të kalojë pushime relaksuese dhe të moderuara, duke preferuar të largohet nga iniciativat e papritura dhe të çmendura. Ai preferon vende të izoluara dhe jo shumë të mëdhenj. Mali dhe liqeni, janë ndër destinacionet e preferuara të kësaj shenje te Tokës.
Ujori
Të çuditshëm dhe shumë socialë, Ujorët janë gjithmonë të gatshëm si Binjakët dhe Shigjetarët, për surpriza dhe aventurat e reja. Kundër rutinës, kjo shenjë është e gjallë dhe e paparashikueshme. I pëlqen një stinë pushimesh me shumë miq, dhe çmenduria. Lokale, mbrëmje në plazhe, kampe jashtë vendit dhe ndoshta disa romancë plot me njerëz të rinj, duket se janë ideale për të lindurit e kësaj shenje, disi “të shthurur”.
Peshqit
Shumë të thellë, materialistë, por edhe shpirtërorë, ata janë të pavendosur për pushimet. Kjo pasi, nuk u pëlqen të marrin vendime të mëdha. Por një gjë dihet mirë: U pëlqen një pamje të bukur për t’u admiruar në një ishull grek, apo në ndonjë vend i largët në Spanjë ose në Skandinavi, duke u tërhequr gjithmonë nga gjithçka që është e largët dhe misterioze.

Zattoo- 600
Similar topics
» Në çfarë nuk keni talent sipas zodiakut
» Guret e Zodiakut
» Ndarja e Zodiakut
» Humori sipas shenjave
» Sportet sipas shenjave
» Guret e Zodiakut
» Ndarja e Zodiakut
» Humori sipas shenjave
» Sportet sipas shenjave
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi