Për gjumë të rehatshëm dhe të shëndetshëm
Faqja 1 e 1

A dëshironi të njiheni me produkte që ju relaksojnë para gjumit, shtojnë cilësinë e gjumit dhe ju mundësojnë që të zgjoheni me energji? Ja çfarë duhet të bëni për një gjumë pa ndërprerje...
Si bëhet gjumë i rehatshëm dhe i shëndetshëm
Silleni e mbështilleni në shtrat, nuk ju vjen gjumë, zgjoheni shpesh natën… apo e keni të vështirë të zgjoheni në mëngjes, gjithë ditën shëtisni si një “i dehur nga gjumi”.
Gjumi luan një rol shumë të rëndësishëm për funksionimin e rregullt të trupit dhe trurit tonë. Sepse e gjithë energjia e përdorur gjatë ditës rigjenerohet gjatë gjumit.
Kur mbetemi për një kohë të gjatë pa gjumë shfaqen probleme fizike dhe emocionale. E keni të vështirë të perceptoni drejt gjërat, nuk mund të përqendroheni në mësime, ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe të mërzitur.
Ne duhet të kurdisim orën biologjike për të mos përjetuar probleme të tilla, ja çfarë mund të bëjmë...
• Duhet të flini dhe të zgjoheni në të njëjtin orar dhe këtë ta shndërroni në një zakon të përditshëm. P.sh zgjimi në orën 07.00 dhe fjetja rreth orës 22:30-23:00
• Zhvilloni zakonet tuaja para se të flini. Lani dhëmbët, pastroni makiazhin, bëni një dush të ngrohtë gjysmë ore para se të flini.
Gjithë këto veprime do t’i tregojnë trupit sinjalet e gjumit.
• Përpiqu të mos flesh gjatë ditës.
• Bëj ushtrime në mëngjes. Nëse nuk ke mundësi atëherë ec.
• Mbaj ditar! Mund të thoni se “ç’lidhje ka ditari me gjumin”, por pyetjet e ngecura në mendje gjatë ditës na shqetësojnë sapo të vendosim kokën në jastëk. Prandaj duhet diçka për të çliruar veten. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të shkruarit. Por sigurisht nëse nuk ke ndonjë mik të ngushtë të cilit mund t’ia tregosh shqetësimet tuaja…
• Gjej pozicione të përshtatshme gjumi për veten. Sipas studimeve pozicioni më i mirë i gjumit është shtrirja në shpinë ose në krahun e djathtë. Sepse në këtë pozicion zemra dhe organet tjera punojnë më lehtë.
Krijo ambientin e përshtatshëm
• Përpiqu të flesh në një dhomë të errët dhe pa zhurmë. Mund të përdorni perde të trasha për të mos u zgjuar herët në mëngjes.
• Temperatura e dhomës të përshtatet me temperaturën e trupit. Nuk duhet të jetë as shumë e ftohtë e as shumë e nxehtë.
• Nuk duhet të bezdiseni nga ngjyrat e dhomës. Mund të preferoni ngjyra si bojëqielli e hapët apo ngjyrë ulliri.
• Tregohuni të kujdesshëm në zgjedhjen e jastëkut dhe dyshekut. Koka nuk duhet të qëndrojë shumë lart e as të fundoset në jastëk. Mos harroni të ndryshoni shpesh çarçafët dhe t’i shkundni çdo ditë.
• Për të bërë një gjumë të qetë vendoseni shtratin në një pozicion nga i cili mund të shihni derën e dhomës.
Shpëtoni nga imtësirat
Sa më e thjeshtë dhe e pangarkuar të jetë dhoma aq më rehat do të flini. Shpëtoni nga gjëra të panevojshme sipër shtratit . Shpëtoni dhe nga arushat apo jastëkët e tepërt.
• Mos mëso, mos përdor kompjuterin dhe mos ha apo shiko televizor mbi shtrat.
• Fikini të gjitha pajisjet elektrike para se të flini. Sepse të gjitha shpërndajnë dallgë elektromagnetike dhe ndikojnë negativisht në trupin tone. Nëse në dhomën tënde ke shumë pajisje elektrike mbuloji para se të flesh.
Kujdes ushqimin
Mos konsumo ushqim apo produkte me kafeinë si kafeja apo çaji para se të flini.
• Preferoni çajet bimorë. Mund të pini çaj lule bliri dhe në të hidhni një rrënjë karafili.
Mos sforco veten
• Nëse nuk arrin të flesh për 15 minuta mos e sforco veten dhe ngrihu menjëherë nga shtrati.
• Merru me aktivitete të cilat qetësojnë mendjen. Zgjidh fjalëkryq ose sudoku, dëgjo muzikë apo lexo ndonjë libër.
Kërko ndihmë
Nëse vuani nga pagjumësia prej kohësh atëherë duhet të kërkoni ndihmën e një specialisti. Bimët dhe vajrat aromatikë mundësojnë qetësimin dhe relaksimin e trupit duke arritur në sistemin nervor me ndihmën e aromave të përhapura.
Pra ato krijojnë një ndikim serioz mbi gjendjen tonë emocionale. Prandaj ju mund t’i përdorni ato kur bëni banjo.
A.Kokiçi

Zattoo- 600
Similar topics
» Gjumë i qetë
» Për një gjumë më të mirë
» Këshilla për gjumë të mirë
» Në gjumë zbulohet personaliteti!
» Joga për gjumë të mirë
» Për një gjumë më të mirë
» Këshilla për gjumë të mirë
» Në gjumë zbulohet personaliteti!
» Joga për gjumë të mirë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi