EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ajnshtajni dhe kuptimi i teorisë së relativitetit

Shko poshtë

Ajnshtajni dhe kuptimi i teorisë së relativitetit Empty Ajnshtajni dhe kuptimi i teorisë së relativitetit

Mesazh  Xhemajl 21.05.12 21:42

Albert Ajnshtajni ( 1879 - 1955) ishte fizikanë gjerman, autori i shumë punimeve të rëndësishme nga teoria fizike, filozofia, politika etj., por para se gjithash është i njohur dhe i çmuar në botë me teorinë e vet të relativitetit, me të cilën ka lënë një gjurmë të thellë në shkencën bashkëkohore.
Kjo teori është vepra e tij kryesore dhe konsiderohet si bazë shkencore e pikënisjes së teorive fizike në përgjithësi. Ajo përmban koncepcionet filozofike, pastaj, koncepcionet mbi hapësirën dhe kohën si dhe problemet e osmologjisë dhe kosmogonisë. Për punën dhe kontributin e tij në lëmin e teorisë kuantike, në vitin 1921 laureohet me çmimin "NOBEL" për fizikë.
Kur përmendet emri i Albert Ajnshtajnit, çdo individi, pa marrë parasysh nivelin e vetë arsimor si dhe shkallën e njohurisë elementare shkencore, asociacioni i parë që do t'i bie ndërmend është "Teoria e relativitetit", ose formula e tij e famshme E=m x C2.
Edhe pse ky zbulim kolosal i të gjitha kohërave nga Ajnshtajni, mësohet në të gjitha shkollat tona nga lënda e fizikës, pak kush që është jo profesionist i lëmesë, e ka të qartë logjikën e domethënies kuptimplote të saj. Andaj, përmes këtij artikulli, pa hyrë në detaje edhe më të thukëta matematikore-llogaritare, do të tentojmë ta sqarojmë në mënyrë më të afërt dhe më të thjeshtë këtë zbulim gjenial të Ajnshtajnit.
Revolucioni i Ajnshtajnit fillon në vitin 1905, kur në revistën shkencore gjermane "ANNALEN DER PHYSIK" botohet një artikull i tij prej 30 faqe, titulluar: "MBI ELEKTRODINAMIKËN E TRUPAVE QË LËVIZIN". Në këtë artikull, Ajnshtajni për herë të parë publikon teorinë e vetë speciale të relativitetit.

Baza e kësaj teorie, mbështetej në dy principe themele.
E para ishte principi i relativitetit: të gjitha lëvizjet në natyrë janë relative.
Vërtetë, lëvizja është gjendje natyrore e çdo trupi. Asgjë në mikro dhe në makrokozmos nuk ekziston në gjendje qetësie. Që nga grimcat mikroskopike e gjer tek planetët, ato janë në lëvizje të përhershme. Këtë parim, më parë, e ka vërtetuar edhe Njutoni, por, në dallim prej tij, Ajnshtajni ka konstatuar se nuk ka lëvizje absolute, sepse, lëvizja e çdo trupi është në marrëdhënien direkte me lëvizjen e trupave tjerë. Andaj, ideja mbi lëvizjen absolute të trupave, sipas tij, është pa kurrfarë rëndësie. Këtë princip qartë e ilustron me shembullin e trenit ose anijes. Nëse do të qëndronim në një tren ose anije që lëvizë, dhe me dritare të errësuara (kuptohet edhe nëse nuk bënë zhurmë), ne nuk do ta dimë shpejtësinë, drejtimin dhe as që treni ose anija lëviz fare. Pra, ne e paramendojmë lëvizjen vetëm në raport me objektet tjera.
Pikërisht, duke u bazuar në këtë princip të Ajnshtajnit, përmes krahasimit me trupat e tjerë qiellor, sot ne jemi në gjendje ta përcaktojmë saktësisht lëvizjen e Tokës.
Hipoteza e dytë e Ajnshtajnit konstaton se shpejtësia e dritës nuk varet prej lëvizjes së burimit të saj.
Drita me shpejtësi prej 300.000 km/s gjithmonë është e njëjtë në Univers, pa marrë parasysh vendin, kohën dhe drejtimin e burimit të saj. Si të jesh në trenin që lëviz, ashtu edhe jashtë tij, shpejtësia e dritës është konstante, sepse, asnjë forcë ekzistuese nuk mund ta rris ose ta zvogëloj atë. Aq më tepër, asgjë nuk është më e shpejtë se drita: as elektronet dhe as grimcat të zbuluara kohën e fundit dhe ende të pa hulumtuara mirë "tajonet". Ato, sado që mund t'i afrohen me shpejtësinë e madhe të lëvizjes së tyre, kurrsesi nuk munden të jenë sa shpejtësia e dritës. Pra, sipas këtij principi, drita është i vetmi faktor i pandryshueshëm në tërë Universin.



Principi i relativitetit për kohën

Principi i relativitetit të kohës kuptohet më me vështirësi.

Ajnshtajni konstaton se një ngjarje nuk ndodh njëkohësisht dhe në të njëjtën kohë për vrojtuesin dhe për pjesëmarrësin e saj direkt. P.sh., për vrojtuesin i cili e shikon aeroplanin nga toka si dhe për pilotin e aeroplanit koha nuk rrjedhë njëjtë. Ose, nëse e marrim një yll i cili është larg tokës një milion vjet drite, atëherë, drita e tij që shikohet sot, realisht ka shndritur para një milion vjetësh. Sepse, nëse drita udhëton me një shpejtësi prej 300.000 km/s, për të arritur gjer tek vrojtuesi i momentit, duhej të ketë kaluar një milion vite. Ka mundësi që, edhe pse e vrojtojmë atë yll tani, ai në fakt t'mos ekzistoj kaherë.
Sipas logjikës së teorisë së relativitetit, sikur ta kishim arritur shpejtësinë më të madhe nga drita, atëherë do të ishim në gjendje t'u kthehemi disa ngjarjeve të kaluar, gjer tek përjetimi i serishëm i lindjes sonë.
Viti për ne është koha kur toka bën një rrotullim rreth Diellit. Jupiteri, p.sh. i nevojitet më shumë kohë për t'u rrotulluar rreth Diellit. Prandaj, viti në Jupiter është më i gjatë.
Deri në kohën e Ajnshtajnit është menduar se në të gjitha rrethanat gjatësia dhe masa janë të pandryshueshme. Ajnshtajni në këtë teori të vetin ka theksuar se masa ose pesha e një sendi, si dhe gjatësia e tij, varen prej shpejtësisë së atij trupi që lëviz. Si shembull ai e paramendon trenin me një gjatësi prej 300 metra dhe i cili lëviz me një shpejtësi prej 4/5 të shpejtësisë së dritës. Vrojtuesi që e vrojton në stacion kalimin e këtij treni, gjatësia e tij do t'i dukej 200 metra, kurse udhëtarit i cili është në atë tren, gjatësia do t'i dukej aq sa është realisht - 300 metra. E njëjta gjë do të ndodhte edhe me shembullin tjetër të paramenduar të metrit të drurit, të cilin, sikur do ta hidhnim në ajër me një shpejtësi prej 300.000 km/s gjatësia e saj do të përgjysmohet (50 cm).
Sipas teorisë së relativitetit, në këto rrethana edhe masa është e ndryshueshme. Andaj, sa më shpejtë që lëviz objekti aq më e madhe bëhet masa (pesha) e tij.
Eksperimentet më bashkëkohore të bëra kohën e fundit kanë treguar se disa grimca me një shpejtësi prej 86% të shpejtësisë së dritës, kanë peshuar dy herë më rëndë se sa ishin në qetësi.
Teoria e Ajnshtajnit nga viti 1905 është titulluar "Teoria Speciale e Relativitetit", sepse, edhe vetë vëren se konstatimet e saja kanë qenë uniforme. Ato kishin të bënin vetëm me lëvizjet e njëanshme të dritës. Shikuar realisht, planetët dhe shumë trupat tjerë, nuk lëvizin vetëm me kaheje të njëanshme, por lëvizjet e tyre janë të ndryshueshme. Prandaj, çdo teori e cila nuk i përfshin të gjitha llojet e lëvizjeve, nuk mund të jetë përshkim gjithëpërfshirës i të gjitha lëvizjeve që ndodhim në Univers. Mu kjo e shtyri Ajnshtajnin, që dhjetë vite pandërprerë të bëj llogaritjen dhe analizat e shumë lëvizjeve planetare si dhe lëvizjeve tjera që ndodhin në Kozmos, në mënyrë që më vitin 1915 ta kompletoj teorinë e vetë të mëparshme duke e quajtur si "Teoria e përgjithshme e Relativitetit".
Me këtë përsosshmëri të teorisë së mëparshme, Ajnshatjni konteston shumë teza tjera deri atëherë të pranuara, veçanërisht atë të Njutonit. P.sh., Njutoni gravitacionin e ka konsideruar si forcë, ndërsa Ajnshtajni ka dëshmuar se hapësira rreth ndonjë planeti ose trupi tjetër qiellor, është një fushë e fortë tërheqëse e gravitacionit, e njëjtë si fusha magnetike e magnetit. Trupat e mëdhenj qiellor, sikurse është Dielli dhe yjet tjerë, janë të rrethuara me fushë të fuqishme magnetike. Mu kështu mund të shpjegohet edhe fakti se, pse toka e tërheq Hënën.
Në këto hapësira planetare, konstaton më tej Ajnshtajni, fushat e gravitacionit janë aq të forta saqë veprimet e tyre i lakojnë rrezet e dritës.
Disa vjet pas publikimit të parë të kësaj teorie, më 1919, me fotografimin e zënies së plotë të Hënës, përfundimisht, edhe në praktikë, vërtetohet teoria e Ajnshtajnit. Në incizime elektronike është parë qartë se rrezet e dritës që kalojnë në fushën e gravitacionit të Diellit udhëtojnë më tepër me vija të lakuara (të thyera) se sa të drejta.
Nga kjo mund të nxjerrim konkludimin se hapësira është e lakuar. Këtë konstatim mund ta ilustrojmë me shembullin e anijes ose të aeroplanit nëpër Oqeanin Atlantik. Për ta kaluar këtë hapësirë, patjetër duhet udhëtuar në mënyrë lakore. Ose: nëse nisemi me aeroplan patjetër vetëm drejt, atëherë ne sërish do të arrinim në pikën nga ku jemi nisur d.m.th. udhëtimi është lakor
Nëse pranohet kjo teori e hapësirës si një vijë lakore, logjikisht do të kemi konstatimin se hapësira e Universit është e kufizuar, që do të thoshte se rrezja e dritës përfundimisht do t'i kthehet burimit të vet të mëparshëm.
Menjëherë pas botimit të artikullit të parë mbi relativitetin, Ajnshtajni, në po të njëjtën revistë, boton edhe artikullin tjetër shtojcë me titull: " A VARET INERCIONI I TRUPIT NGA ENERGJIA E TIJ?", ku teorikisht, së pari herë është konstatuar mundësia e përdorimit të energjisë bërthamore që ne e kemi sot. Lirimi pikërisht i kësaj force të madhe energjetike nga materia mund të arrihet përmes formulës së famshme të Ajnshtajnit:

E = m x c2

që nënkupton se, energjia e materies është e barabartë me masën, nëse ajo shumëzohet me shpejtësinë e dritës në katror.
Se sa është energjia e madhe në një masë, ta ilustrojmë me një shembull praktikë:
Nëse do ta shfrytëzonim tërë energjinë e një materie me peshë pre 200 gr. ( pa marrë parasysh se çfarë materie) do të lirohet një forcë kolosale energjetike e cila do të ishte e barabartë me eksplodimin e shtatë milion tonelatave të eksplozivit TNT (trinitrotrotuol).
Me vënien e kësaj teorie, Ajnshtajni ka dëshmuar se energjia dhe masa janë të njëjta dhe se ndryshojnë vetëm përnga gjendja në të cilën ekzistojnë.
"Masa në të vërtetë është vetëm energji e koncentruar në një cak".
Kjo teori e Ajnshtajnit na jep një mbështetje të fortë logjike në sqarimin e shumë dukurive që ndodhin në natyrë, bie fjala: pse radiumi me milioni vite rrezaton dhe nuk shpenzohet fare? ose, pse Dielli pa u shpenzuar me miliona vite transmeton energjinë e vet? ...etj.
Së fundi, edhe pse Ajnshtajni dhe Teoria e tij e Relativitetit ishte shkaktare e zbulimit të bombës atomike dhe energjisë nukleare me përmasa të paparapara shkatërruese, ai gjatë tërë jetës sa ishte gjallë, qe një humanist i vërtetë dhe kundërshtar i rrepti i zbatimit të këtij zbulimi në praktikë.

Shkruan : Adnan Abrashi
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi