Origjina e botes dhe njeriut
Sipas mitologjise ne fillim ekzistonte nje kaos, lloj mase pa forme dhe e perbere nga elemente te tille si toka, uji, zjarri etj.
Nga kjo mase me vone u krijua bota dhe me pas njeriu.Nga kjo mase e zhytur ne erresire te plote, dolen dy elemente te fuqishem, Toka, qe eshte burim i te gjitha te mirave e sendeve si dhe Erosi ose dashuria, i ciki ne dallim nga te gjitha perendite e tjera, i jep njeriut gjalleri, force duke e bere jeten te gezuar.
Pas nje kohe shume te gjate, Kaos morri trajta me te percaktuara dhe nga ai u krijua Erebi dhe Nata,qe dhe me vone ata linden Diten, Eterin, Uranin (qiellin).Ky i fundit u be me pas venqendrimi i te gjitha perendive.Nga Urani (qielli) dhe Gjea (toka) linden titanet.
Keta ngriten krye kunder perendive dhe u munduan te ngjiteshin ne qiell duke vendosur njerin mal mbi tjetrin.
Nga te gjithe titanet e tjere dallohej per nga fuqia Kronosi.
Titanet te nxitur nga e ema e tyre,Gjea,e zemeruar sepse qiklopet e pabindur(edhe keta femije te saj),te debuar nga i ati i tyre qene derguar ne Tartar, te udhehequr nga titani Kronos i bene lufte Uranit duke e rrezuar kete te fundit.Kronos morri pushtetin, por kur Zeusi shfronesoi Kronosin dhe mori sundimin ne qiell,
Titanet ndermorren kunder tij nje lufte 10vjecare,ne mbarim te se ciles,te mundur keqas,qene mbyllur ne Tartar.
Kronosi (koha) permbysi te atin e tij,Uranin,mbasi ky i fundit i zhdukte Titanet, nga frika se mos i merrnin pushtetin.
Nga martesa e Kronos me Rea-n linden Hera,Plutoni,Poseidoni,Zeusi.Por Kronosi, nga frika se mos edhe femijet e tij do te hakmerreshin nje dite, ashtu sikunder kishte vepruar dhe ai me te atin, i gelltiti te gjithe djemte qe lindi gruaja e tij Rea.
Kur Rea lindi Zeusin,iu lut prinderve te saj Qiellit dhe Tokes qe ta ndihmonin te shpetonte djalin e saj Zeusin.
Keta e keshilluan vajzen e tyre te shkonte ne ishullin e Kretes dhe aty,kur lindi Zeusi,e ema e tij,gjithnje e ndihmuar nga prinderit e saj fshehu te birin ne nje shpelle ne malin Ida ku dhia Amaltea e ushqente me qumeshtin e saj.
Pastaj Rea mbeshtolli nje gur te madh dhe ia dha te shoqit,i cili e gelltiti menjehere pa kuptuar gje.Zeusi,pasi u rrit shume shpejt e rrezoi nga froni te atin duke u bere ai keshtu sundues i gjithefuqishem.Luftoi dhe kunder titaneve te tjere qe ishin vellezerit e tij.
Titani Promete,i biri i titanit Japet dhe vella i Atlasit,krijoi njeriun e pare prej balte dhe uji duke i dhene paraqitjen e perendive.
Pas kesaj, ndersa perendesha Athina i dha shpirt njeriut,Prometeu per ta bere qenie te arsyeshme,vodhi zjarrin nga qielli dhe ua dha njerezve.Ai u mesoi si duhet te jetonin,te punonin,te ndertonin shtepi etj.Dhenia e zjarrit qe e domosdoshme per jetesen e njeriut dhe per zhvillimin e te gjitha mjeshterive.
Zeusi,i zemeruar nga veprimi i Prometeut,sepse zjarrinmund ta kishin vetem perendite e qiellit,vendosi ta ndeshkonte rrepte.Me prangat qe i kishte fabrikuar Hefesti dhe me anen e ketij te fundit,e lidhi Prometeun ne nje shkemb ne malin e Kaukazit.Nje shqiponje e derguar nga Zeusi,i shqyente melcine,e cila rritej perseri,keshtu qe dhimbja s’pushone kurre.Vuajti per 30vjet,derisa nje dite Herakliu e vrau shqiponjen duke cliruar Prometeune lidhur.
Zeusi mendoi gjithashtu te ndeshkonte dhe njerezit.Me ata veproi keshtu:i dergoi Epimeteut,qe ishte vellai i Prometeut,Pandoren e bukur,me te cilen ai u martua.Ajo ishte gruaja e pare e krijuar nga Hefesti me urdher te Zeusit.
Perendesha Athina e pajisi Pandoren me te gjitha cilesite;vete emri Pandora do te thote “me te gjtha cilesite”.Kur Pandora shkoi tek Epimeteu,Zeusi i dhuroi nje kuti ku ishin mbyllur te gjitha te mirat dhe te keqijat se bashku dhe qe s’duhej hapur kurre.Epimeteu,kureshtar e hapi kutine fatale dhe atehere te mirat dhe te keqijat u perhapen ne gjithe boten.
Ne fund te kutise kishte mbetur vetem Shpresa,perendesha qe mbetet deri ne fund te te gjithe njerezit.