EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përjetimi Afër Vdekjes

3 posters

Shko poshtë

Përjetimi Afër Vdekjes Empty Përjetimi Afër Vdekjes

Mesazh  Zattoo 02.05.12 10:29

Përjetimi Afër Vdekjes

Përjetimi Afër Vdekjes Star-light

Si është të vdesësh?

Edhe pse ka variacione të gjëra të rastëve rreth personave që kan qen afër vdekjes dhe ne tipat e personave që i kan përjetuar ato, mbetet e vërtetë se ka një ngjashmëri të hatashme ne mes të këtyre përjetimeve vetë.

Ne fakt, ngjashmëritë në mes të raporteve të ndryshme janë aq të mëdha saqë njëri shumë lehtë mund të nxjerrë 15 elemente të ndara që përsëritën pandërprerë në këtë masë të tregimeve që unë i kam përmbledhur.

Ne bazë të këtyre pikave të ngjashmërisë, më lejoni tani të ndërtoj thjesht, teorikisht “idealen” apo një përjetim “komplet” që mvishet tek të gjitha elementet e përbashkëta, në rendin që është tipikë ato të ndodhin.

Nje njeri po vdes dhe, kur arrin pikën kulminante të shqetësimit fizikë, ai degjon se shpallet i vdekur nga mjeku i tij. Ai fillon të dëgjoj një zë të parehatshëm, si një cingërimë me zë të lartë, apo vetëm zhurmë, dhe njëkohësisht e ndien veten se është duke lëvizur shumë shpejt nëpër një tunel të gjatë dhe të erret.

Pas kesaj, ai papritur e gjen veten jashtë nga trupi fizikë, por ende në rrethinën fizike ku kishte qenë, dhe e shikon trupin e tij nga distanca, sikur të ishte një spektator. Ai i shikon perpjekjet e stafit mjekësor per ta ripërtërirë trupin e tij dhe është në një gjendje emocioni të lartësuar.

Pas pak, ai fillon të adaptohet tek kondita e tij e jashtzakonshme dhe fillon ta përmbledh veten. Ai ve re se ende ka “trup” por të një natyre tjetër dhe me fuqi të tjera nga trupi fizikë që e kishte lënë prapa. Shpejt gjëra të tjera fillojn të ndodhin. Të tjerë vin ta takojn dhe ti ndihmojnë.

Ai i vëren shpirtat e të afërmve të tij që veq kan vdekur, gjithashtu vëren një shpirt të ngrohtë dhe të dashur që kurr nuk e ka takuar me parë – një qenie nga drita – paraqitet para tij. Kjo qenie e pyet një pyetje, pa folur, që ta bëjë atë ta vleresonë jetën e tij dhe i ndihmon atij duke e shfaqur jetën e tij si në panorama – kthim instant- tek ndodhitë e mëdha të jetës se tij.

Më pas e gjen veten se i eshte afruar një lloj barriere apo kufiri, me siguri prezenton kufirin midis jetës se tokës dhe jetës se ardhshme. Disi, e kupton se duhet të kthehet prapa ne tokë, se koha e vdekjes se tij ende nuk ka arritur. Në këtë pikë ai rreziston të kthehet, se tani veq është mësuar me përjetimin e botës së përtejme dhe nuk dëshiron të kthehet. Ai eshte i mbushur me ndjenja intense të gëzimit, dashurisë, dhe qetësisë. Edhe pse rreziston, disi ai ribashkohet me trupin e tij fizikë dhe jeton.

Me vonë ai mundohet tu tregoj të tjerëve, por ka vështirësi ta bej këtë. Në rend të parë ai nuk mund të gjejë asnjë fjalë njeriu, adekuate ta përshkruaj këtë epizodë jotokësore. Ai gjithashtu e kupton se të tjerët fshajnë me pabesim kur e dëgjojn, prandaj ndalon dhe me nuk i tregon të tjerëve. Por pra se prap ky përjetim i ka bërë një efekt shumë të madh jetës së tij, sidomos pikëpamjet e tij rreth vdekjes dhe marrëdhenien e tij me jetën.

Dr. Rejmond Mudi
"Jetë pas jete"
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përjetimi Afër Vdekjes Empty Re: Përjetimi Afër Vdekjes

Mesazh  Luli 08.11.14 13:08

Përjetimet para vdekjes, çfarë tregojnë personat që kanë patur një eksperiencë të tillë

Përjetimi Afër Vdekjes NDE.-300x200

Gjendje e Paravdekjes, zakonisht vihet re në subjekte të cilët, edhe mbasi kanë pasur një traumë fizike që duhej t’u shkaktonte vdekjen (për shkak të ndalimit të zemrës), të një aksidenti të rëndë, apo gjatë një ndërhyrjeje kirurgjike) kanë mundur të mbijetojnë.

Shumë nga këta persona, në raste të tilla janë shpallur klinikisht të vdekur, sepse përveçse u kishte ndaluar zemra, nuk kishin shenja të aktivitetit mendor. Pavarësisht kësaj, në mënyrë të pashpjegueshme, mbas disa minutash, e nganjëherë edhe mbas disa orësh, me t’u rikthyer në jetë, u tregojnë mjekëve, infermierëve, njerëzve të familjes kujtime të jashtëzakonshme: teksa ishin “klinikisht të vdekur” kishin vijuar të përjetonin ndjesi pamore dhe zanore mbi atë që po ndodhte rreth tyre e madje në vënde shumë më të largëta sesa vendi ku dergjej trupi i tyre.

Më qartë, me t’u “zgjuar” kanë përshkruar në mënyrë të hollësishme atë që kishin bërë e thënë në fillim ndihmësit e shpejtë e mandej infermierët dhe mjekët, ndërsa përpiqeshin t’i rikthenin në jetë, por edhe çdo gjë që kishin bërë, thënë apo menduar njerëzit e familjes së tyre ndërsa ndodheshin larg në banesat e tyre apo në punë.

Në tridhjetë e pesë vitet e fundit, interesin shkencor në nivel botëror përsa i përket kësaj eksperience, e ka përfaqësuar nga Raymond A. Moody (kohët e fundit në studimin e këtyre eksperiencave janë përfshirë edhe shumë studiues të tjerë, por në veçanti Frankl e Potzel), i cili njihet si ai që i ka përhapur më së shumti studimet mbi NDE. Moody qe i pari që mblodhi të dhëna mbi NDE, duke i bërë ato publike nëpërmjet konferencave dhe botimit të librave; libri i tij “Jeta Përtej Jetës”, vijon të mbetet një tekst themelor për të gjitha ata që interesohen për këtë fenomen. Me këtë libër, Moody i sfidoi të gjithë studiuesit e mjekësisë, të cilëve u kërkonte të përkushtoheshin më shumë në kërkimet që lidheshin me eksperiencën e jetuar në prag të vdekjes.

Ndjesia e vdekjes

Shumë persona nuk e kuptojnë menjëherë se përvoja që janë duke jetuar ka të bëjë me vdekjen. Tregojnë se e kanë parë veten të flatrojnë përmbi trupin e tyre, të cilin e shihnin nga distanca duke përjetuar papritmas frikë apo pështjellim. Në një gjendje të tillë ata arrijnë të mos e njohin si të vetin trupin që shohin prej së larti, por shpesh frika e madhe e fillimit ia lëshon vendin vetëdijes së qartë rreth asaj që po ndodh. Teksa janë në këtë gjendje, personat janë të aftë të kuptojnë gjithçka që mjekët dhe infermierët komunikojnë mes tyre, edhe pse mund të mos kenë kurrfarë kulture mjekësore, por kur përpiqen të flasin me ta apo me njerëz të tjerë të pranishëm, e kuptojnë se askush nuk arrin as t’i shohë e as t’i dëgjojë. Atëherë përpiqen të tërheqin vëmendjen e të pranishmëve duke i prekur, por kur e bëjnë një gjë të tillë, duart e tyre depërtojnë trupin e mjekut apo të infermierit pa mundur prapseprapë ta ngacmojnë vëmendjen e tyre. Mbasi orvaten të komunikojnë me të tjerët, përgjithësish ata provojnë një ndjesi më të fortë të identitetit të tyre. Në këtë pikë frika u shndërrohet në mirësi dhe në mirëkuptim.

Ndjesia e paqes dhe mungesa e dhimbjes

Përsa kohë që personi vijon të mbetet brënda trupit të vet, mund të përjetojë një vuajtje shumë të thellë, po kur e braktisin trupin ata i pushton një ndjenjë e madhe paqeje ku dhimbja resht së egzistuari.

Tuneli

Eksperienca e tunelit vjen mbasiqë është përjetuar më parë eksperienca e braktisjes së trupit. Njeriu gjendet përballë një tuneli, ose dhe përpara një porte dhe ndjehet i shtyrë drejt errësirës. Pasi e përshkon këtë hapësirë të errët, ai hyn në një dritë vezulluese. Disa njerëz pohojnë se në vend që të kenë hyrë në një tunel u ka qëlluar të ngjitet nëpër një shkallare të gjatë. Të tjerë kanë pohuar se kanë parë porta shumë të bukura e të praruara që tregonin kalimin drejt një mbretërie tjetër. Disa subjekte të tjerë kanë pohuar se me të hyrë në tunel kanë ndjerë një fërshëllimë, një lloj dridhjeje elektrike ose një oshëtimë. Eksperienca e tunelit nuk është një zbulim i veçantë i kërkuesve të sotëm; në fakt ajo shfaqet qysh në shekullin XV tek Hieronymus Bosch, në pikturën e tij me titull “Vizione të botës së përtejme:

Parajsa tokësore përshkruan atë që zakonisht tregohet vetëm prej atij që ka përjetuar përvojën NDE (Near-Death Experiences).

Qeniet prej drite

Me t’u kapërcyer tunelin, në përgjithësi njerëzit rrëfejnë se kanë takuar “qenie” që vezullojnë me një dritë të mrekullueshme e cila depërton gjithçka dhe e mbush njeriun me dashuri. Në këtë dimension, dritë dhe dashuri janë e njejta gjë; drita përshkruhet si më e mrekullueshmja e çdo tjetër drite të njohur në Tokë, nuk është verbuese por e ngrohtë, ngushëlluese, e gjallë.

Përveç dritës së mrekullueshme, shumë persona rrëfejnë se kanë takuar miq ose të afërm të tyre të vdekur kohët e fundit, që spikatnin me kurmet e tyre vezullues dhe eterikë; se kanë parë parë skena shumë të bukura baritore dhe qytete të krijuara prej drite, madhështia e të cilëve është e papërshkrueshme.

Qënia e Lartë prej Drite

Mbasi takojnë lloje të ndryshme qëniesh prej drite, në përgjithësi personi “klinikisht i vdekur” takon një qenie të cilën e përkufizon si “Qenia e Lartë prej Drite”. Ai që ka edukatë të krishterë e identifikon me Zoti ose Jezui; ata që kanë edukata të tjera religjioze e quajnë Buddha ose Përendi. Ateistët tregojnë se nuk është as Zoti e as Jezui, po një qenie e shenjtë. Por të gjithë pohojnë se bëhet fjalë për një qenie që rrezaton dashuri dhe mirësi absolute. Pothuaj tërë personat thonë se do kishin dëshiruar të mbeteshin atje, me të, përgjithmonë, dëshirë që nuk mund t’u plotësohej. Zakonisht, njera nga qeniet prej drite (pjestarë të vdekur të familjes), ose vetë Qënia e Lartë prej Drite, mbasi që subjekti e ka shqyrtuar tërë jetën e vet, e fton ose e urdhëron të rifutet në trupin e vet tokësor.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përjetimi Afër Vdekjes Empty Re: Përjetimi Afër Vdekjes

Mesazh  gjilanasi 30.10.15 14:38

Çfarë ndodh kur je pranë fundit?!

Shkencëtarët: Ja ç'ndjesi ka vdekja

Përjetimi Afër Vdekjes Ccedil-far-euml-ndodh-kur-je-pran-euml-fundit-shkenc-euml-tar-euml-t-ja-ccedil-ndjesi-ka-vdekja_hd

Të gjithë duam të dimë se çfarë ndodh kur jemi duke vdekur. Çfarë ndihet apo çfarë shihet. Më në fund shkencëtarët shpjegojnë se çfarë ndjesie ka vdekja. E meqënëse jemi në vigjilje të festës së Hallowin, jemi duke parë më shpesh filma horror në shtëpi apo në shoqërinë e miqve tanë. Imagjinoni për një çast se çfarë do të ndieni sikur filmi horror që shihni të luhet në jetën tuaj reale, vrasësi me sëpatë të jetë pranë jush.

Më së fundi shkencëtarët kanë shpjeguar se çfarë ndryshimesh kimike ndodhin në trurin tuaj pikërisht në momentin kur vriteni nga një vrasës.

Videoja e realizuar nga Shoqata Kimike Amerikane shpjegon se përvoja e njerëzve të cilët shohin një film horror është e ngjashme me eksperiencën e të qënit aty duke ndier të njëjtat emocione edhe pse me më pak intensivitet.

Më së pari, ju ndieni frikë, një nivel të lartë frike. Një ndjenjë e tillë të nxit të reagosh apo t’ia mbathësh.

Rezultatet e frikës mendohet se kontrollohen nga disa neurone, të cilat formojnë atë çka quhet talamus.

Kjo pjesë e trurit është ekstremisht e ndjeshme ndaj stresit. Ajo reagon si një sensor si për tensionin psikologjik por edhe për tensionin fizik.

Shkencëtarët shpjegojnë se kur sinjali arrin në pjesën “periaqueductal grey” të trurit, arrihet një gjendje alarmi.

Frika do t’ju fus në një gjendje reagimi. Ky moment karakterizohet nga lufta apo një përgjigje e shpejtë e cila ndikon te gjëndrat e veshkave të cilat më pas nisin të nxjerrin jashtë adrenalinën.

Një gjendje e tillë ngre lart normat e zemrës,vë shqisat në lëvizje dhe çliron një sasi të madhe energjie.

Në këtë mënyrë, ju përballeni me kërcënimet ndaj mbijetesës. Menjëherë gjatë kësaj kohe kërcënimi është aq i lartë sa që mund të shkaktojë një përgjigje të “ngrirë”.

Shkencëtarët mendojnë se kjo mund të interpretohet si një gjendje kur truri është tronditur. Nëse ti arrin të largohesh nga vrasësi, me shumë mundësi do të nisësh të bërtasësh apo të ulërasësh.

“Ne i perceptojmë britmat në pjesë krejtësisht të ndryshme të trurit, sidomos pjesët që kanë të bëjnë me të folurën"- shpjegon video e realizuar nga shkencëtarët.

Ndryshe nga e folura normale, e bërtitura transmetohet nga veshët tanë të “amygdala”, që është qendra e emergjencës së trurit.

Në fakt duket sikur ai që bërtet po përpiqet të ndajë me ty gjendjen e trurit të tij. Të bërtiturat apo të ulëriturat janë instinktive, çka i bën dhe të tjerët të kenë frikë apo të reagojnë. Nëse vrasësi me sëpatë të kap, do të ndiesh disa dhembje. Kur je plagosur, neuronet e quajtura “nociceptorts” dërgojnë mesazhe në tru.

Të gjitha këto mesazhe mblidhen nga talamus, i cili në përpjekje për ta bërë trurin të reagojë mund të ndalojë dhembjen të ndodhë sërish. Në këto momente ju jeni i vdekur . Ky është shpjegimi që shkencëtarët kanë arritur të japin.

Duke supozuar se nuk ka asnjë dëmtim të trurit, në këtë moment ju jeni i vdekur klinik. Por, gjithsesi truri juaj vazhdon të funksionojë . Duke u bazuar te studimet e fundit, truri duket se pëson një rritje të fundit e cila lidhet me ndërgjegjen.

“Disa njerëz besojnë se ky është shpjegimi për eksperiencën afër vdekjes.”- thuhet në videon e realizuar nga shkencëtarët amerikan.

Më vonë je i vdekur biologjikisht. Sigurisht çfarë ndodh më pas të gjithë e dimë.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përjetimi Afër Vdekjes Empty Re: Përjetimi Afër Vdekjes

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi