UFO-t i kemi patur afer Shqiperise
+6
musliman1
Sara83
nert
Cimi Elezi
Gjinkalla,
^Drácula^
10 posters
Faqja 1 e 1
UFO-t i kemi patur afer Shqiperise
Bëhet fjalë për fqinjin tonë, Italinë. Shumë shpejt do të hapen dosjet “X” italiane. Bëhet fjalë për 12 mijë raste të shfaqjes së UFO-ve, nga viti 1900 e deri më sot, duke u përqendruar dhe në vitet e udhëheqjes së Mussolini-t. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta italiane “Corriere della Sera”. Roberto Pinotti, drejtor i Qendrës Kombëtare Ufologjike (CUN) dhe Alfredo Lissoni, një tjetër studiues dhe shkrimtar i kësaj qendre, kanë mbajtur një konferencë për shtyp në San Marino, mbi zbulimin e quajtur sensacional të dosjeve “X”
Kopjet e 18 dokumenteve sekrete të erës fashiste (shënime të shkruara me dorë dhe telegrame, si dhe raporte të ligjshme (në një prej dokumenteve shfaqet vizatimi i një UFO-je) janë bërë publike pak kohë më parë për publikun, por vetëm tani dokumentet e UFO-ve të kohës së Mussolini-t kanë marrë vëmendje ndërkombëtare.
Antonio Garaviglia, një konsulent mjeko-ligjor italian ka kryer tekstet në dokumentet e Mussolini-t ndërkohë. Gjithçka filloi në vitin 1996, kur Roberto Pinotti mori një tufë shënimesh të shkruara me dorë, artikuj, të cilët mbanin vulën e “Senatit të mbretërisë”. Viti i shënuar është 1936 dhe agjenti sekret përdor thjesht emrin e tij të parë “Andrea” dhe gjithashtu përfshin një skicë të një “objekti fluturues misterioz”.
“Është pikasur në mëngjes të së hënës dhe ishte një disk metalik i shkëlqyeshëm, me një gjatësi prej dhjetë apo dymbëdhjetë metrash. Dy avionë nga baza më e afërt u ngritën në qiell, por nuk ishin në gjendje ta arrinin. Objekti nuk lëshonte asnjë tingull. E di me siguri se është parë nga pilotë të tjerë… raporti ka mbërritur në duart e Ciano-s”, shkruhej në dokumente.
Raporti i Andreas vazhdon: “Pas thuajse një ore u shfaq një tub metalik ngjyrë gri”. Andrea ka bërë dhe një skicë tjetër, sipas rrëfimit të një informatori të paidentifikuar, “A është përshkruar si një lloj siluri ajror, me dritare shumë të dukshme dhe me drita të bardha e të kuqe. B ishte në formën e dy kapeleve nga ato që përdoren nga priftërinjtë: e gjerë me një kube në qendër, metalike dhe e ndjekur nga siluri pa ndryshuar pozicionet e tyre”.
Dokumenti përmend faktin se “Prefektura ka hapur një hetim, por mund të imagjinohet shumë mirë se sa pak do të ecë. Duçja shpreh shqetësimet e tij sepse bën të ditur se nëse bëhej fjalë për objekte ajrore angleze apo franceze, politika e tij e jashtme duhet të rifillojë nga fillimi”.
Edhe pse raporti i Andreas është një prej shumë atyre që janë hapur kohët e fundit, përmbajtja e këtyre dokumenteve është sensacionale. Ato përshkruajnë një disk fluturues klasik dhe me disa rrëfime të njëjta, nga njerëz të ndryshëm, në vitin 1936. Gjithashtu, këto dokumente bëjnë të ditur se Mussolini dhe Ciano, liderët numër një dhe dy të Italisë në atë kohë shfaqen të interesuar për situatën.
Në të vërtetë, dokumente të tjera që i kanë mbërritur “CUN” në mënyrë anonime, përmendin një departament misterioz të njohur si “Kabineti RS/33”. Ai duhej të merrej me hetimin dhe mbulimin e atyre që dokumentet klasifikojnë si “objekte ajrore të pazakonshme”. “Kabineti RS/33” kishte lidhje me policinë sekrete fashiste “OVRA” dhe me “Agenzia Stefani”, agjencia e lajmeve të regjimit të asaj kohe që kujdesej për përhapjen e propagandës fashiste.
Shkencëtari më i famshëm italian, Giuglielmo Marconi ishte drejtor i Kabinetit, i cili përfshinte dhe shumë shkencëtarë, astronautë dhe inxhinierë të aeronautikës italianë. Kur filloi lufta, sekretet e Kabinetit u dërguan në Gjermaninë naziste. Siç thekson Lissoni, zërat e disqeve të nazistëve kanë pushtuar literaturën prej kohësh dhe një shkencëtar italian, Giuseppe Belluzo përmendet gjithnjë në lidhje me gjermanët Miethe, Schriever dhe Habermohl.
Janë shkruar shumë gjëra të pasakta në lidhje me të ashtuquajturit disqe fluturuese naziste, por nuk dihet se saktësisht deri ku shkon e vërteta në këto raste. Emri i Miethe-s dhe shkencëtarëve të tjerë është konfirmuar dhe nga FBI-ja dhe dokumente të tjera gjermane dhe amerikane.
Anglia – korrik 2008
Në korrik të vitit 2008 ka qenë radha e Anglisë për të hapur dosjet. UFO-t dhe ufologjia vazhdojnë të jenë aktualitet, ndaj duhet pranuar se ato nuk kanë dalë kurrë nga moda. Hapja e dosjeve vjen me hapat e ndërmarrë nga qeveritë e ndryshme për deklasifikimin e dosjeve “X”, që kanë lidhje me çështjen. Në korrik të këtij viti ishte radha e Britanisë së Madhe, por në 2008-n i ka hapur dosjet Franca dhe Ekuadori.
Dokumentet më interesante janë ato që kanë lidhje me raportet e ish-KGB-së (127 faqe të dhënash për ngjarjet jonormale), si dhe një dëshmi që mbërrin në Ekuador. Në kufi të 44 rasteve të deklasifikuar, një zyrtar, Ulliam Salgago pranon pa asnjë hije dyshimi se “ka objekte fluturuese me origjinë jashtëtokësore në atmosferën tonë dhe se duhet të ndajmë hapësirën tonë me qenie të botëve të tjera”. Po pse këto qeveri po hapin dosjet në këtë kohë?
“Fenomeni UFO është kthyer në një fenomen masiv, ka nevojë për një përgjigje”, shprehet Enrico Baçarini, drejtues i Qendrës Ufologjike Kombëtare (CUN) në Itali. Dhjetëra studime nga qeveri të ndryshme botërore, kanë prodhuar më shumë pyetje se përgjigje. Mbetet për të kuptuar tashmë nëse zgjedhja lidhet me mundësinë “Teoria e përshtatjes me fenomenin ndiqet nga shumë qeveri të vetëdijshme, jo gjithçka është thënë”, deklaron CUN.
Frika është tek shoku kulturor që mund të shkaktojnë informacione të tilla. Ndërkohë, në gjithë botën rritet dëshira për alienët. Kjo ndodh, jo vetëm për përbërësit e jashtëzakonshëm të fenomenit, por edhe për faktin se po rritet gjithnjë e më shumë vetëdija se jeta nuk është pronë ekskluzive e tokës.
Libri blu
Projekti “Blue Book” (Libri blu) ishte një prej serive sistematike të studimit e verifikimit të UFO-ve (Objekteve fluturuese të paidentifikuara), i kryer nga Forcat Ajrore Amerikane (U.S.A.F). Ky projekt filloi në vitin 1952 dhe ishte ringjallja e dytë e një studimi të këtij lloji. Urdhri për pezullimin e këtij projekti u dha në dhjetor të vitit 1969.
Projekti “Blue Book” kishte dy qëllime: të përcaktonte nëse UFO-t ishin kërcënim për sigurinë kombëtare dhe të analizonte shkencërisht të dhënat që kishin lidhje me UFO-t. Në kohën që “Blue Book” u pezullua, kishte mbledhur rreth 12,500 raportime mbi objektet fluturuese të paidentifikuara duke arritur në përfundimin se shumica e tyre ishin keqinterpretime të fenomeneve natyrore si retë, yjet, etj, apo objekte fluturuese të zakonshëm.
Disa prej tyre u cilësuan si mashtrime. Raportimet mbi UFO-t janë të arkivuara dhe janë të disponueshme nën “Aktin e lirisë së informimit”, por emrat dhe informacionet personale të gjithë dëshmitarëve janë redaktuar. Rihapja e këtyre hetimeve u kërkua nga një panel pilotësh dhe oficerësh.
“Libri Blu” konsiston në hetimin e rivlerësimin e dëshmive të vjetra në mënyrë që të sqarohet njëherë e mirë fenomeni dhe ato ngjarje që nganjëherë dhe nuk besohen. Paneli, i cili përfshin ish-oficerë ushtarakë nga shtatë vende bën të ditur se të gjithë kanë parë UFO apo kanë kryer kërkime mbi këtë fenomen. Ky grup shprehet se ka ardhur koha që pamjet e qarta të sferave fluturuese, dritave të ndezura dhe objekteve fluturuese me shpejtësi skëterre të mos anashkalohen më.
Mënyrat e komunikimit me alienët
CETI (Communication with Extraterrestrial Intelligence – Komunikimi me Inteligjencën Jashtëtokësore) është një degë e institutit SETI (Search for Extra Terrestrial Intelligence – Kerkimi per Inteligjenca Jashtëtokësore).
“CETI” fokusohet në kompozimin dhe deshifrimin e mesazheve që mund të kuptohen teorikisht nga qytetërime të tjera teknologjike. Eksperimenti më i njohur i “CETI” ishte mesazhi i Arecibos në vitin 1974. “CETI” fokusohet në tre fusha komunikimi: gjuhët matematike, sistemet e ilustruara me figura, dhe sistemet e algoritmit të komunikimit:
“Astraglossa”
E publikuar në vitin 1953 nga Lancelot Hogben, përshkruan një sistem të kombinimit ët numrave në disas seri pulsimesh të shkurtra dhe të gjata. Në sistemin e Hogbenm pulsimet e shkurtra përfaqësojnë numrat ndërsa pulsimet e gjata shenjat e Lincos (Gjuha kozmike)
“Lincos: Skicimi i një gjuhe për komunikim kozmik”, i publikuar në vitin 1960 nga Hans Freudenthal është një zgjerim i “Astraglossa” për të krijuar një gjuhë me qëllim të përgjithshëm që buron nga simbolet e matematikës bazë dhe logjikës.
Shtatë rastet më të bujshme të shfaqjes së UFO-ve: Nga incidenti i Teksasit tek ai i Rosuellit
Hetuesit UFO-ve shohin referencat ndaj anijeve raketë, alienëve dhe astronautëve që shkojnë në ditët kur njeriu i parë vuri daltën dhe penelin në shkëmb. Më shumë se 6.000 vjet më vonë, objektet që janë të panjohur – së paku në të parë – vazhdojnë të shfaqen në qiell dhe të gjenerojnë zhurmë.
Merrni, për shembull, zjarri rrotullues që u shfaq në qiellin norvegjez në dhjetor 2009. Pamja shkaktoi spekulime se alienët ishin duke dërguar një sinjal tokësor. Studiues të tjerë hipotezuan – dhe më vonë ushtarakët rusë konfirmuan – se një raketë kishte dështuar.Analist i hapësirës James Oberg thotë se incidenti i përshtatet një tradite të gjatë të shfaqjeve të disqeve fluturuese mbi Rusinë që janë shkaktuar nga sekreti ushtarak dhe aktivitetet e hapësirës.
Edhe kur ka një shpjegim prozaik për shfaqjet, ato mund të japin informacion të dobishëm rreth aktiviteteve të fshehta. Por kush janë shtatë rastet më të bujshme të shfaqjes së UFO-ve? Këtë e ka bërë të mundur një studim i televizionit të njohur amerikan MSNBC.
Viti 1897: A ka pasur një përplasje anijesh në Teksas?
Në 1800, shenjat e para të UFO-ve, të quajtur ballona, u transmetuan nëpër të gjithë Shtetet e Bashkuara, sipas Mark Easter, një studiues në terren dhe drejtor ndërkombëtar i marrëdhënieve me publikun për rrjetin e UFO-ve, ose MUFON. Shumë prej këtyre shfaqjeve të UFO-ve janë shpjeguar si ballona ajri, të cilat ishin duke u bërë një modë atëherë. Një përplasje UFO-sh, raportuar raportuar në Aurora, Teksas, megjithatë, mbetet pa u shpjeguar ashtu siç duhet, sipas një raporti nga grupi.
Ndër dëshmitë e rekuperuara gjatë hetimeve të MUFON është një pjesë e pazakontë prej metali me pronësi kompatibile me një ulje aksidentale. Çfarë ka më tepër, mbetjet e pilotit të huaj thuhet të jenë varrosur në varrezat lokale. Kërkesat për gërmimin e varrit, megjithatë, kanë qenë mohuar. Pse?
Viti 1947: Shfaqja e ‘diskut fluturues’
Më 24 qershor, 1947, ish-pilot Luftës së Dytë Botërore, Kenneth Arnold ishte në fluturim pranë malit Rainier në shtetin e Uashingtonit, kur ai pa një zinxhir prej nëntë objektesh në formë gjysëm hëne që ai tha se kërcënin në ajër ajër si pjata. Gazetarët e gazetave, në mënyrë të gabuar, i quajtën ato “disqe fluturues”.
“Fraza ‘disqet fluturuese’ të cilat supozohet se janë të rrumbullakët si një pjatë, është e përhapur në mënyrë kaq të shpejtë saqë njerëzit filluan të shohim atë që ai nuk e pa, por atë që gazetarët kishin treguar gabimisht,” tha Oberg. Përshkrimi teknik i Arnold ka qenë raportuar rrallë herë, shtuan analistët e hapësirës. Studiues të tjerë, sipas të Easter të MUFON, i vënë shfaqjet e UFO-ve në kontekstin historik të programit të armëve bërthamore të pas Luftës së Dytë Botërore.
Viti 1947: Incidenti i Rosuell
A ka pasur një përplasje UFO-sh në shkretëtirë jashtë Rosuellit, New Mexico, në korrik 1947? Sipas linjës zyrtare të ushtrisë amerikane, përgjigja është jo. Në atë kohë, fragmente të çuditshme mbeturinash të mbledhura nga një ranger lokal u shpjeguan si një tullumbace eksperimentale e motit shkuar shtrembër. Në 1994, ushtria ndryshoi historinë e vet, duke thënë se tullumbacja ishte në të vërtetë pjesë e projektit Mogul, një operacion i fshehtë për të monitoruar shpërthimet bërthamore sovjetike.
Oberg është i kënaqur me këtë shpjegim, por disa anëtarë të komunitetit Ufologjik e shohin shpjegimin ushtarak si një mbulim të një tjetër lloji. Easter i MUFON, për shembull, beson për një teori që një e shtënë ushtarake ka hedhur poshtë dy anijet kozmike që ishin duke kontrolluar armët bërthamore në fazë zhvillimi dhe testimi në Nju Meksiko. Njëri prej vendeve të përplasjes ishte pastruar deri para se ta zbulonte shtypi.
Viti 1952: UFO-t vizitojnë Uashingtonin
Nga 1952, sipas MUFON, ethet e disqeve fluturuese ishte në tone aq të larta sa raportet e shfaqjes filluan të bllokonin rrjetet telefonike. Gumëzhitja arriti kulm gjatë dy fundjavëve të njëpasnjëshme në korrik me një seri shfaqjesh vizuale dhe radarësh mbi Uashington, DC. Ushtarakët shpjeguan valën e shfaqjeve në një konvertim temperature, e cila mund të shkaktojnë interferenca me dritën dhe radarët.
Anëtarët skeptikë të komunitetit të UFO-ve, megjithatë, e shohin kornizën e kohës si fillimet e misionit të orkestrimit të qeverisë për asgjësimin e fenomenit UFO duke bërë shaka me njerëzit të cilët raportuan këtë gjë. Oberg thotë se qeveria ishte e shqetësuar për ortekun e thirrjeve – kjo kishte ndërhyrë me komunikimet. Ekspertët e sigurisë e arsyetuan këtë se armiqtë mund të përhapin panik për disqet fluturuese me qëllim që të lidhin linjat e komunikimit, ashtu si edhe hedhjen e bombave në qytetet e SHBA.
Viti 1967: Qëndra e raketave Malmstrom shuhet
Disa studiues thonë se shfaqja e një disku fluturues në një qendër të raketave bërthamore pranë bazës Malstrom Air Force, mars 1967, forcon çështjen e një lidhjeje mes zhvillimit të armëve bërthamore dhe UFO-ve. Sipas një hetim MUFON në këtë çështje, kapiteni në pension, i Forcave Ajrore Robert Salas, i cili ishte stacionuar në vend, tha shfaqja e UFO-ve me pulsantin e dritave të kuqe u pasua nga një mbyllje e shpejtë e sistemit të raketave.
Ushtarakët pranuan mbylljen që u verifikua, por hetimet e tyre arritën në përfundimin se shfaqja e diskut fluturues ishte një thashethem. Oberg thotë se ai do të donte të dinte më shumë për ngjarjet që rrethojnë këtë incident. Ai vë në dukje se tregimi tingëllon i ngjashme me një rast në Rusi, në të cilin zyrtarët e UFO-ve e përdorën si një justifikim për të shpjeguar pse pajisjet bërthamore ishin difektoze.
Viti 1980: Një diamant në qiell
Në dhjetor 1980, Betty Cash, Vickie Landrum dhe nipi Vickie Colby po kërkonin për një lojë Bingo në Teksas, kur një diamant në formë disku fluturues u shfaq në qiell. Momente më vonë, UFO-ja duke se po shoqërohej nga një flotë helikopterësh – disa të ngjashëm me një tip të përdorur nga ushtria amerikane, sipas tregimeve të ndryshme të incidentit të UFO-s i njohur si rasti i Cash-Landrum.
Pas incidentit, Cash dhe Landrums raportuan simptoma të tilla si përzierje dhe djegie që disa ekspertë besojnë se janë helmim nga rrezatimi. Cash kaloi më shumë se dy javë në spital. Trioja paditi qeverinë amerikane për kompensim, por çështja u kthye prapa sepse një lidhje e qeverisë me incidentin nuk mund të tregohet dhe gjendja shëndetësore e viktimave të dyshuara para incidentit mbeti e mbyllur sipas ligjeve për tutelën e privatësisë.
Viti 2008: A ndoqën avionët luftarak UFO-t në Teksas?
Dhjetra njerëz në zonat rurale të Teksasit pranë Stephenville njoftuan se panë një objekt të madh me dritat e ndritshme duke fluturuar ulët dhe shpejt në qiell më 8 janar 2008, me sa duket i ndjekur nga avionët luftarakë F-16. Në fillim, Forcat Ajrore mohuan se ata kishin avionët në zonë në atë kohë. Dy javë më vonë, ushtria pranoi se ka pasur vërtet avionë në zonë, dhe sugjeroi se banorët mund të kenë ngatërruar një prej avionëve si një disk fluturues. Pranimi kënaq disa njerëz si një shpjegim të arsyeshëm.
Shumë shfaqje të tilla rezultojnë të jenë operacioneve ushtarake. Të tjerë, megjithatë, mbeten të pabindur se objekti i madh është shpjeguar në mënyrë adekuate. Oberg thotë se edhe ai ka qenë mashtruar nga fluturimet e xhet-ëve. Kur vija e avionëve kalon lart, dritat kryesore të xhet-it mund të shihen gjatë para se zëri të arrijë nga ai.
^Drácula^- 8
Re: UFO-t i kemi patur afer Shqiperise
O zot sa kisha fluturu nje here me nje fluturake si kjo.
Do isha kenaqur
Do isha kenaqur
Gjinkalla,- 3
Re: UFO-t i kemi patur afer Shqiperise
Gjinkalla, shkruajti:O zot sa kisha fluturu nje here me nje fluturake si kjo.
Do isha kenaqur
Do vijë koha kur edhe tokësoret do udhetojn me fluturake
^Drácula^- 8
Re: UFO-t i kemi patur afer Shqiperise
Mbase ta plotesoje une ate deshire.hahahahahahaGjinkalla, shkruajti:O zot sa kisha fluturu nje here me nje fluturake si kjo.
Do isha kenaqur
Cimi Elezi- 108
Re: UFO-t i kemi patur afer Shqiperise
I kam pare une mbreme te fluturojne 4 trupa ne qiell kane qene 2 nga 2 te shndritshem, ne qiell ne fier si kam besuar deri dje por mbreme i kam pare vet, fatkeqesisht s kisha tel me vete ti filmoja
nert- 63
ufot
te besoj se edhe un i kam pa. cdo njeri mund ti shoh, mjafton te rri per pak koh duke veshtruar ne qiell naten dhe shiko sa komente do shfaqen ne kte faqe. plot e perplot .eshte me se e sigurt
Sara83- 4
Re: UFO-t i kemi patur afer Shqiperise
Ne ket ver npushime kam qen ne Durres (jam nga Kosova), dhe isha ne nje restaurant qe eshte ne pllazh i rrumbullaket afer hotel florides kur papritmas me ra ne sy nje drit e shendritshme ( dmth permbi uj afer anijev te peshkatareve ) dhe shkonte ngadal ne qiell dhe pas 2 minutash u shuk drita a po u largua me shpejtsi te madhe nuk e di por mu duk shum e quditshme qfar ka qen nuk e di , po te mendoja qe kishte qen ndonje sinjalizues i anijes at'her aq shum nuk do vononte qe te shkoj lart ne qiell dhe te shuket por kjo levizte ngadal por nuk di qka tthem me shum per to se qka kish mujt me qen .
musliman1- 6
hheeheh
Kan ardh me sigurij ne kohen kur kan qen votimet si vezhgus hehehhhe
xxl- patrolla_mkd@hotmail.com
.................................................
12
Re: UFO-t i kemi patur afer Shqiperise
Ose per ti vjellur ato.hahahahaxxl shkruajti:Kan ardh me sigurij ne kohen kur kan qen votimet si vezhgus hehehhhe
Cimi Elezi- 108
Re: UFO-t i kemi patur afer Shqiperise
xxl shkruajti:Kan ardh me sigurij ne kohen kur kan qen votimet si vezhgus hehehhhe
Ja fute kot.
^Drácula^- 8
Re: UFO-t i kemi patur afer Shqiperise
nert shkruajti:I kam pare une mbreme te fluturojne 4 trupa ne qiell kane qene 2 nga 2 te shndritshem, ne qiell ne fier si kam besuar deri dje por mbreme i kam pare vet, fatkeqesisht s kisha tel me vete ti filmoja
Sa e cudtshme sepse ne fund te gushtit, edhe une ketu ne Tirane kam pare rreth ores 2:30 te nates objekte te cuditshme ne qiell.Ne fillim mu duken si yje te shnderitshem por kur pash qe po leviznin duke fikur dhe ndezur dritat kuptova se ishte dicka tjeter.Jam shume e sigurt qe sishin avion sepse ata dallohen nga levizja ne vije te drejte dhe dritat e kuqe qe kane mbrapa.
desi- 2
Re: UFO-t i kemi patur afer Shqiperise
Kan me ardh Jashtoksoret me qel Taxi ne Bote me Anijet e tyre Pllaka haha
Edisoni-gl- 4
pershendetje
ufot nuk i kemi patur ne shqiperi por kan cene ne te gjith globin ufot jane kudo por ne nuk i shikojme dot
Ushtari i krishtit- 152
Similar topics
» Sekretet e Nazizmit
» Nga kemi ardhur?
» Kontakti qe ka patur Billy Meier me alienet
» Ne kemi ardhur për paqe
» A kemi secili një kopje të dytë?
» Nga kemi ardhur?
» Kontakti qe ka patur Billy Meier me alienet
» Ne kemi ardhur për paqe
» A kemi secili një kopje të dytë?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi