EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shenjat se familjari i vdekur gjendet afër nesh

Shko poshtë

Shenjat se familjari i vdekur gjendet afër nesh Empty Shenjat se familjari i vdekur gjendet afër nesh

Mesazh  Siroco 25.11.15 14:30

Shenjat se familjari i vdekur gjendet afër nesh Auto_wapaj11448379416

Ka shumë njerëz që pretendojnë t’i kenë parë të afërmit e tyre edhe pas vdekjes. Ja disa shenja se i afërmi juaj i vdekur është ende afër jush.


Ëndrrat


Kur flemë, vibracioni i tyre rritet, duke u bashkuar gati me atë të të dashurve të vdekur. Meqë mendja jonë e pavetëdijshme është më pak e trazuar sesa mendja jonë e zgjuar, atëherë shpirti i të vdekurve e ka më të lehtë që të kontaktojë me ne. Për shumë njerëz, ëndrrat e kësaj natyre kanë domethënie reale, për dallim nga ëndrrat e tjera. Po ashtu, keni mundësi shumë më të madhe që ta mbani mend këtë ëndërr, sesa ëndrrat e tjera. Kur të shihni ëndrra të këtij lloji, kini kujdes. Ato mund të jenë mesazh nga të vdekurit tuaj.


Aromat e çuditshme


Të dashurit tonë të vdekur shpesh e bëjnë të ditur praninë e tyre duke lëshuar aroma, të cilat ne i njohim si të tyre. Kjo ka logjikë të madhe, duke pasur parasysh se aroma ka lidhjen më të fortë me memorien, sesa shqisat e tjera.
Për disa, aroma mund të jetë parfumi i preferuar, apo aroma e llullës së duhanit. Për të tjerët, ajo mund të jetë aroma e ndonjë ushqimi të preferuar. Aroma në fjalë shpesh është aq e lehtë, saqë mund të pyetemi a është ajo pjellë e imagjinatës tonë, por nuk duhet. Duhet ta dimë se sa energji kanë shpenzuar të dashurit tonë të vdekur për të na dërguar ato aroma. Merrini ato si dhurata.


Gjësendet e zhvendosura


Kur i vendosni syzat në tavolinë, e të nesërmen i gjeni në kuzhinë, mund të mendoni se keni filluar të çmendeni. Por, në disa raste kjo mund të jetë shenjë se familjari juaj i vdekur e ka bërë këtë gjë. Të tjerët mund të gjejnë gjëra edhe më konkrete, p.sh. fotografinë e të ndjerit në një vend ku nuk e kanë lënë vet. Sidomos stolitë e të vdekurve, nëse i gjeni papritmas, atëherë janë shenja të qarta se ata duan t’ju bartin një mesazh.


Këngët


Ndodh rastësisht, derisa jeni duke udhëtuar, të dëgjoni shumë këngë me të njëjtën tematikë, p.sh. me fjalën “engjëll”, apo “lutje”. Në një rast të tillë, një personi i ka ndodhur që të dëgjojë këngë nga USB-ja e tij që kurrë nuk i kujtohej t’i ketë vënë aty. Në një rast tjetër, një njeri i cili ishte duke vozitur shumë shpejt në një rrugë të rrezikshme, kur e ndezi radion e veturës, dëgjoi një vërejte rreth vozitjes së pakujdesshme edhe pse më pas konstatoi se radiostacioni në fjalë kurrë nuk e kishte transmetuar atë vërejtje. Në fund, njeriu erdhi deri te përfundimi se këtë vërejtje ia kishte bërë dikush nga “bota tjetër”.


(Kosova Sot)
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenjat se familjari i vdekur gjendet afër nesh Empty Re: Shenjat se familjari i vdekur gjendet afër nesh

Mesazh  Siroco 26.11.15 16:05

Shenjat se familjari i vdekur gjendet afër nesh Auto_swit31448473371


Ata na shohin, ne nuk i shohim, por ekzistojnë disa shenja se ata janë aty


Dhuratat e papritura

Një dhuratë nuk është e thënë që të jetë blerë në dyqan. Ajo mund të nënkuptojë ndonjë moment të lumtur, apo ndonjë vepër që mbahet mend. A ju ka ndodhur që të ndiheni keq, e më pas t’ju telefonojë ndonjë mik, për të parë se çka jeni duke bërë? Apo, kur jeni të thelluar në mendime të errëta, t’ju vijë disponimi me ta parë ndonjë zog sesi ndalet në dritaren tuaj? Do të bënit mirë sikur këto t’i konsideronit dhuratë nga të afërmit e vdekur, meqë mund të jenë edhe të tilla.


Takimi i njerëzve adekuatë, kur të duhen ata

As mos t’ju shkojë mendja se ishte rastësi takimi juaj me një person, një ditë, takim i cili jua ndryshoi jetën. Ja një rast nga jeta reale. Lisa kishte disa miq, por asnjëri prej tyre nuk ndante me të besimet e saj shpirtërore. Pak kohë, pasi që ajo filloi të dëgjonte disa ligjërata rreth fenomeneve paranormale, burri i saj vdiq. Grupi i njerëzve që frekuentonin ato ligjërata i ofroi asaj një mbështetje të hatashme, duke shkuar me të në shtëpinë e saj dhe duke i ofruar mbështetje në momentin më të duhur të mundshëm. Bile, një person, i cili pretendonte se mund të fliste me të vdekurit, ia mundësoi asaj që të komunikonte me burrin e ndjerë.


Shenjat e funeralit

Sipas mediumit legjendar psikik, James Van Praagh, çdokush merr pjesë në funeralin e vet, pasi që të vdesë. I vdekuri shpesh sillet vërdallë nëpër dhomë, duke i ngushëlluar të dashurit, duke u munduar që atyre t’u japë shenja se ai, i vdekuri i tyre, është mirë. Derisa shumica e njerëzve në raste të tilla orientohen nga vetja e tyre, të preokupuar me emocionet e veta, sikur t’i injoronin për një çast ato emocione, do të mund të shihnin  që i dashuri i tyre i vdekur mundohet t’ua thotë.


Sjellja e kafshëve manare

Nëse njeriun që ka vdekur e kanë njohur dhe dashur kafshët tuaja të qejfit (manarët), atëherë qeni, apo macja juaj, mund ta shohë shpirtin e atij njeriu dhe të reagojë ndaj tij. A e keni parë qenin tuaj duke lehur herë pas here, si dhe duke tundur bishtin, pa pasur ndonjë arsye të veçantë? Si qentë, po ashtu edhe macet kanë shqisa më të sofistikuara sesa që kemi ne. Ata mund të dëgjojnë zëra me frekuenca, të cilat ne nuk i dëgjojmë. Nuk përjashtohet mundësia që ata edhe të shohin gjëra, të cilat ne nuk i shohim? P.sh. t’i shohin njerëzit e vdekur? Mendoni për këtë!


(Kosova Sot)
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi