Psiqika e njeriut
Faqja 1 e 1
Psiqika e njeriut
Psiqika e njeriut
Vënia e diagnozës së sëmundjeve mendore është një nga detyrat më të vështira në praktikën klinike të psikiatrisë. Siç dihet mjetet diagnostike që kemi në dispozicion nuk janë të shumta dhe metodat objektive të ekzaminimit mjaft të kufizuara.
Në këto kushte diagnostikimi i këtyre sëmundjeve mbështetet kryesisht në kritere diagnostike. Që të bëhet një diagnozë e saktë është e domosdoshme pajisja me koncepte të sakta psikiatrike dhe njohja e mirë e të gjithë simptomatologjisë së sëmundjeve psikike, dhe së dyti, të zotërohet mirë përdorimi i kritereve diagnostike bazë.
Në këtë aspekt duhen sqaruar disa terma psikopatologjike, që përdoren shpesh sidomos në literaturën e huaj psikiatrike. Kështu me termin “shenja” të sëmundjes kuptohen ato të dhëna objektive, që klinicistët arrijnë të konstatojnë te një i sëmurë psikiatrik, si p.sh. eksitacioni, euforia, amnezia, etj.
Ndërsa termi “simptoma” përdoret për të shprehur ankesat subjektive të pacientëve, siç janë p.sh. ankthi, mërzitja, pagjumësia, dëgjimi i zërave etj.
Në psikiatri, gjithashtu, ndeshet edhe termi “sindromë”, në të cilin përmblidhen një grup shenjash dhe simptomash, që shpesh herë ndeshen së bashku dhe formojnë modele të njohura, p.sh. një sindromë depresive mund gjendet në një çrregullim afektiv depresiv, në demencat ose në skizofreni.
Ky term është më pak specifik sesa termat “çrregullim” ose “sëmundje”. Në të vërtetë shumica e çrregullimeve psikiatrike janë sindroma.
Të gjithë studentët dhe specializantët, kur ndeshen për herë të parë me praktikën psikiatrike, ndiejnë se aftësitë që kërkohen këtu ndryshojnë nga ato që shfrytëzoheshin më parë në sëmundjet e brendshme ose në kirurgji.
Por në thelb aftësitë që nevojiten janë të njëjta dhe lidhen me marrjen e kujdessshme të anamnezës së sëmundjes, me ekzaminimin e saktë klinik sistematik, si dhe me një arsyetim klinik të drejtë. Ndryshimi më i rëndësishëm është se ekzaminimi i të sëmurëve në psikiatri përfshin si ekzaminmin e gjendjes mendore, ashtu edhe të gjendjes somatike.
Komunikimi profesional me pacientët dhe perfeksionimi i mjeshtrisë së marrjes së të dhënave anamnestike, e sidomos i ekzaminimit të statusit psikik, janë shumë të rëndësishme në praktikën klinike psikiatrike.
Sado i zoti të jetë një klinicist në drejtime të tjera, ai nuk mund t’i përdorë aftësitë e tij, nëse nuk do të realizojë dot komunikimin e mirë me të sëmurët, për t’i bërë ata që ta kuptojnë sëmundjen, të dinë se si mund të ndihmojnë vetveten dhe se çfarë mund të arrijë të bëjë mjeku.
Sjellja e pacientëve në mënyrë të çuditshme, të paparashikuar e nganjëherë edhe të rrezikshme, nuk duhet t’i bëjë studentët të shmangin bisedat me ta dhe të preferojnë të mësojnë vetëm nga libri.
Edhe pse librat i ndihmojnë shumë ata, bisedat me një numër sa më të madh të sëmurësh është tepër e rëndësishme. Një vend të veçantë, gjithashtu, zë edhe njohja e veçorive të personalitetit dhe e mënyrave me të cilat njerëz të ndryshëm reagojnë ndaj sëmundjeve mendore. Njohuri të tilla mund të sigurohen duke harxhuar shumë kohë me dëgjimin e pacientëve dhe të familjarëve të tyre.
Sëmundjet psikike, madje edhe disa prej sëmundjeve somatike e neurologjike, në përmasa të ndryshme, shkaktojnë çrregullime në veprimtarinë mendore ose edhe të personalitetit të të sëmurëve.
Që të kuptohen këto probleme dhe të përvetësohen mirë simptomat e sëmundjeve të tilla, është e nevojshme që, në vija të përgjithëshme, të përshkruhen pjesët përbërëse kryesore të psikikës së njerëzve normalë, si dhe bazat fiziologjike e anatomike të tyre.
Kjo do ta bëjë më të lehtë për klinicistin saktësimin e pranisë ose jo të shenjave të çrregullimeve psikike, duke futur kështu në rrugë të mbarë edhe përpjekjet për vënien korrekte të diagnozës.
Psikika ose mendja e njeriut është forma më e lartë e pasqyrimit të mjedisit rrethues. Ajo është produkt i një organi shumë të përsosur dhe të organizuar në mënyrë të veçantë, i trurit.
Forma më e lartë e psikikës është vetëdija. Lidhja dhe përshtatja e organizmit me mjedisin e jashtëm realizohet me anën e sistemit nervor në përgjithësi e, në veçanti, me anën e trurit, si edhe të proceseve të tij fiziologjike.
Ngacmues të shumëllojshëm, të jashtëm e të brendshëm, veprojnë mbi organizmin e njerëzve. Dhe organizmi reagon ose kundërvepron ndaj tyre, duke përcaktuar mënyrat më të përshtatshme të sjelljes e të veprimtarisë së tij, që i sigurojnë vazhdimësinë e jetës e të veprimtarie normale.
Një funksionim i tillë realizohet me anën e disa mekanizmave neuro-fiziologjikë të sistemit nervor, që quhen reflekse. Reagimet reflektore, të lindura dhe të trashëguara nga paraardhësit, quhen reflekse të pakushtëzuara dhe përbëjnë veprimtarinë e ulët nervore.
Por njerëzit përvetësojnë gjatë jetës se tyre edhe reagime të tjera reflektore ndaj ngacmuesve të ndryshëm, që janë reflekset e kushtëzuara dhe që përbëjnë veprimtarinë e lartë nervore.
Veprimtaria e lartë nervore ose veprimtaria reflektore e kushtëzuar siguron, në një nivel shumë më të lartë se veprimtaria e ulët nervore, përshtatjen e organizmit ndaj kushteve të mjedisit, të cilat janë në ndryshim të vazhdueshëm.
Ndërsa veprimtaria e lartë nervore realizohet nga korteksi i hemisferave të mëdha të trurit, me pjesëmarrjen edhe të subkorteksit, veprimtaria e ulët nervore kryhet me ndihmën e të gjitha pjesëve të sistemit nervor, kryesisht të palcës kurrizore dhe të subkorteksit. Veprimtaria e lartë nervore përbën bazën fiziologjike të psikikës së njeriut.
Veprimtaria reflektore e kushtëzuar quhet sistem sinjalizues i përshtatjes së organizmit ndaj ngacmuesve të ndryshëm. Sisteme sinjalizuese janë dy: sistemi i parë i sinjaleve, i cili përbëhet nga ato reflekse të kushtëzuara që kanë si ngacmuesë ose sinjale sendet dhe objektet e realitetit ose cilësitë e tyre dhe sistemi i dytë i sinjaleve, i cili përbëhet nga reflekset e kushtëzuara, ku rolin sinjalizues e luajnë fjalët.
Ndërsa sistemi i parë është karakteristik për njerëzit dhe kafshët, i dyti ndeshet vetëm te njerëzit, por lidhet organikisht me sistemin e parë të sinjaleve dhe krijohet mbi bazën e tij.
Veprimtaria e lartë nervore, duke qenë në të njëjtën kohë veprimtari fiziologjike dhe psikike, lidhet ngushtë me disa funksione të rëndësishme të sistemit nervor.
Sistemi nervor në përgjithësi, dhe në veçanti korja (korteksi) e hemisferave, kryen tri funksione themelore:
1) bashkon punën dhe siguron unitetin e veprimtarisë së të gjitha organeve e pjesëve të trupit në një të vetëm, ku secili kryen detyra e funksione të caktuara, dhe të gjitha së bashku, të bashkërenduara e të drejtuara nga sistemi nervor, sigurojnë aktivitetin normal të organizmit si qenie biologjike,
2) sigurojnë unitetin dhe bashkëveprimin e organizmit me botën e jashtme dhe
3) siguron unitetin e veprimtarisë nervore fiziologjike me veprimtarinë psikike.
Në bazë të veprimtarisë së lartë nervore qëndrojnë dy procese kryesore nervore: eksitimi ose gjendja aktive e qelizave nervore dhe frenimi ose gjendja pasive e qelizave nervore.
Këto të dy procese janë vendosur në bazë të të gjitha funksioneve të sistemit nervor, të krijimit të reflekseve të kushtëzuara dhe të ruajtjes së qelizave nervore nga shkatërrimi, i cili mund të ndodhë nga veprimi i ngacmuesve shumë të fuqishëm.
Eksitimi dhe frenimi janë anë të ndryshme të të njëjtit proces, që lind nga veprimi i ngacmuesve. Ato nuk mund të ekzistojnë pa njëri-tjetrin dhe gjithnjë zëvendësojnë njëri-tjetrin.
Bashkëveprimi i tyre realizohet mbi bazën e rrezatimit, të përqendrimit dhe të induksionit reciprok. Nxitja ose eksitimi, që shkaktojnë në sistemin nervor ngacmues shumë të fortë ose shumë të dobët, nuk lokalizohet menjëherë në qendrën përkatëse.
Fillimisht, ajo përhapet në formë rrathësh koncentrikë edhe në zonat e korteksit rreth saj (rrezatimi) dhe më pas nxitja fillon e mblidhet në qendrën përkatëse (përqendrimi). Gjatë rrezatimit vihen në punë shumë qeliza të korteksit, bëhet lidhja e pjesëve të tij të ndryshme, por pasqyrimi i objekteve është i turbullt dhe vëmendja e shpërndarë.
Kurse përqendrimi bën të mundur diferencimin e ngacmuesve, që është bazë për kryerjen lëvizjeve e për formimin e shprehive. Këtu pasqyrimi i objekteve është i qartë dhe vëmendja e përqendruar.
Nga ana tjetër, nxitja e një qendre të korteksit shkakton frenimin e qendrave përreth dhe, anasjelltas, frenimi shkakton eksitimin e qendrave përreth. Kur njëri proces nervor shkakton në qendrat përreth tij lindjen e procesit tjetër nervor, shfaqet fenomeni i induksionit reciprok të proceseve nervore.
Nëse nxitja në një vatër shkakton frenimin e vatrave përreth, induksioni është negativ. Ndërsa, kur frenimi në një vatër pasohet nga nxitja në vatrat e tjera rreth saj, induksioni është pozitiv.
Fenomeni i induksionit është shumë i theksuar në korteks dhe ndihmon në aktivizimin e shumë qelizave e pjesëve të korteksit, duke shtuar gjallërinë, freskinë dhe produktivitetin në punë.
Edhe gjumi është një lloj frenimi mbrojtës, që përhapet në koren e hemisferave të mëdha dhe në sektorët e tjerë të sistemit nervor. Gjumi zë një të tretën e jetës së njerëzve.
Ai është një nevojë fiziologjike, e cila i jep mundësi organizmit të pushojë dhe të ripërtërijë forcat për funksionimin të mëtejshëm normal. Impulset, që vijnë në formacionin retikular nga sistemi nervor periferik dhe nga organet e brendshme, përfundojnë në korteks dhe e vënë atë në veprim.
Ndërprerja e këtyre impulseve frenon aktivitetin e kores së trurit dhe si pasojë shfaqet gjumi. Frenimi i qelizave nervore ndodh nga aktivizimi e puna e madhe e tyre ose nga veprimi i zgjatur e monoton i ngacmuesve.
Ai zhvillohet gradualisht, duke u shkallëzuar nga përgjumia në gjumë të thellë, sepse edhe frenimi rrezatohet ngadalë nga korteksi drejt pjesëve më në thellësi të trurit.
Në rastet kur disa qeliza nervore mbeten të pafrenuara ose frenimi fillon e dobësohet dhe në vend të tij lind eksitimi ose nxitja, shfaqet gjumi me ëndrra. Ka mendime se shkaqet e lindjes së ëndrrave në gjendje gjumi mund të jenë veprimet e ngacmuesve të ndryshëm, të jashtëm e të brendshëm.
Teoricienë të shumtë janë marrë studimin e skemës së veprimtarisë mendore në shekujt 18-të e 19-të.
Shumë koncepte të tyre shërbyen si bazë mbështetëse të teorisë psikodinamike moderne, të themeluar nga Zigmund Frojd (1856-1939). Megjithëse kjo teori ka shumë kontradikta, madje edhe vetë autori i saj ka pohuar se ajo ka nevojë për rishikim, idetë e Frojdit ndikuan së tepërmi në mënyrën e të konceptuarit të mendjes dhe të sjelljes njerëzore.
Sipas Frojdit, jeta mendore mund të kuptohet më mirë, duke u mbështetur në dy modele: në modelin topografik dhe në modelin strukturor.
Në bazë të modelit topografik mendja klasifikohet në vartësi të masës me të cilën mendimet, ndjenjat dhe perceptimet janë të kuptueshme ose të pakuptueshme për njohjen e njerëzve, ose nëse janë të vetëdijshme a të pavetëdijshme.
Prandaj, ajo ndahet në vetëdije, paravetëdije dhe pavetëdije. Frojdi thekson se këto nuk zënë ndonjë hapësirë fizike në tru, nuk janë reale, por janë thjesht metafora të ndërtuara teorikisht për të ndihmuar njerëzit që të organizojnë observimet klinike.
Vetëdija përmban të gjitha mendimet dhe ndjenjat, për të cilat njerëzit kanë dijeni, duke përfshirë këtu informacionin sensor të marrë nga mjedisi i jashtëm, si dhe atë që merret nga mjedisi i brendshëm (p.sh. nga pavetëdija).
Ndërsa paravetëdija përmban të gjitha ato ide, ndjenja dhe kujtime, të cilat bëhen të njohura kur njerëzit përqendrojnë vëmendjen mbi to. P.sh. mendimi për një sëmundje nuk është në qendër të vetëdijes së shumicës së njerëzve, por bëhet i njohur kur ata parapëlqejnë të përqendrohen në të.
Paravetëdija, sipas Frojdit, ka si funksion primar mbajtjen nën kontroll të psikikës dhe parandalimin e arritjes në vetëdije të mendimeve të pavetëdijshme, që mund të gjenerojnë ankth, duke bllokuar plotësisht hyrjen e një materiali të tillë në vetëdije ose duke e maskuar atë për të mos e njohur.
Kështu ky lloj materiali vazhdon të mbetet në pavetëdije. Sipas teorisë psikodinamike, pavetëdija përmban ide, impulse, ndjenja dhe fantazi që qëndrojnë jashtë kapjes së mendjes së vetëdijshme, dhe të cilat nuk mund të bëhen të vetëdijshme, duke përqëndruar vëmendjen mbi to.
Ky material i pavetëdijshëm, në një farë mënyre, është i papranueshem për vetëdijen, prandaj largohet ose zhvendoset nga vetëdija ose ndryshe thuhet represohet në pavetëdije. Ai mund të arrijë në vetëdije, kur censori është i relaksuar (p.sh. gjatë ëndrrave) ose i mbingarkuar.
Modeli topografik përfshin edhe procesin primar, edhe procesin sekondar të të menduarit. Procesi primar i të menduarit është veprimtari mendore e paorganizuar.
Ai duket i huaj për njerëzit, vepron kryesisht në pavetëdije, nuk respekton logjikën, nuk përmban kuptimin e kohës, lejon kontradikta dhe ka si qëllim shpërblimet e menjëhershme, pavarësisht nga kërkesat e botës reale.
Shembujt më tipikë për procesin primar të të menduarit janë ëndrrat, por ai mund të ndeshet edhe në personat psikotikë akutë, në të cilët aftësia për të censuruar materialin e pavetëdijshëm është shumë e dëmtuar.
Procesi sekondar i të menduarit është një mënyrë të menduari me të cilën njerëzit janë shumë të familjarizuar, e cila ka kuptim për ta dhe për njerëzit me të cilët komunikojnë.
Të menduarit është logjik, nuk mbushet me pasaktësi të mëdha, është i organizuar relativisht mirë. Procesi sekondar i të menduarit udhëhiqet nga principi i realitetit, domethënë respekton detyrimet e botës reale.
Modeli strukturor i Frojdit, duke e marrë mendjen sipas funksioneve dhe forcave, e klasifikon atë në idi, ego e superego. Ai thekson se edhe ndarjet e këtij modeli nuk jane entitete klinike konkrete, por metafora që konsiderohen të vlefshme për të bërë dallimin e një tipi funksioni mendor nga një tjetër.

Jon- 1159
Re: Psiqika e njeriut
Midis idit, egos dhe superegos ka një marrëdhënie që ndryshon vazhdimisht. Çrregullimi i kontrollit dhe i ekuilibrit të tyre shpesh çon në çrregullime mendore ose në sjellje të papranueshme. Idi dhe superegoja mbesin jashtë njohjes sonë derisa, duke u bërë të vetëdijshme, të shkaktojnë shqetësime (p.sh. ankth, ndjenjë faji etj.).
Idi u formulua nga Frojdi, duke u bazuar në dëshirat biologjike, dhe përfaqëson emrin që u jepet impulseve primitive të njerëzve. Ai ka si forcë drejtuese principin e kënaqësisë, domethënë prirjen për të kërkuar plotësim të dëshirave, për të kërkuar kënaqësi të menjëhershme dhe për të shmangur dhimbjen.
Si i tillë, përfshin gjendjet e dhimbjes e të zëmërimit të dhunshëm, urinë e papërmbajtur për nxitje seksuale dhe energjinë për vetëmbrojtje. Impulset e idit dhe instinktet janë të pavetëdijshme.
Energjitë instiktive që përpiqen të arrijnë në vetëdijen e njerëzve, censurohen zakonisht ose përpunohen për t’u dukur më të përshtatshme për vetëdijen e tyre. Kurse egoja është pjesë e personalitetit, që ndërmjetëson përpjekjet e brendëshme dhe realitetin e botës rrethuese. Pra fjala ego nuk ka kuptimin e gjuhës së përditshme “dashuri ose respekt për vetveten”.
Ajo përfshin ato fakultete të të menduarit, të ndjenjve, të perceptimit e të veprimit, të cilat shërbejnë për të harmonizuar nxitjet e idit me kërkesat e mjedisit të jashtëm dhe për frenimin e dëshirave të superegos. Funksionet e egos janë jo krejt të vetëdijshme.
Ajo përpiqet të ruajë kontrollin ndaj dëshirave të idit. Këtë e realizon duke vonuar kënaqësinë dhe duke zëvendësuar kënaqësinë e kapshme me atë më pak të kapshme. Ego zhvillohet gjatë kohës kur fëmija ndërvepron me mjedisin rrethues, sidomos me prindërit ose kujdestarët e tjerë.
Superegon Frojdi e koncepton si pjesë të veçantë të mendjes (fakultetet vetëkritike), e cila vrojton dhe vlerëson mendimet, ndjenjat dhe veprimet e njerëzve, duke krahasuar funksionin e egos aktuale me standardet ideale.
Superegoja pra përbëhet nga ajo që zakonisht quhet vetëdije dhe nga standardet e njohura nga të gjithë si ideal i egos. Shumë, por jo të gjitha aspektet e superegos janë të vetëdijshme.
Çdo njeri, në bazë të standardeve të sjelljes së prindërve, të mësuesve ose të njerëzve të tjerë të rëndësishëm të fëmijërisë, formon një përfytyrim ideal për një person, të cilit do të dëshironte t’i ngjante në të ardhmen. Ky përfytyrim e frymëzon për të arritur dhe për të drejtuar përpjekjet për kënaqësi.
Standardet prindërore dhe morali, të cilat kanë vlerën e diktatit absolut, mishërohen në personalitetin e një njeriu, dhe ky proces është pjesa kryesore e formimit të superegos, që mendohet se fillon në moshën 4-6 vjeçare e vazhdon gjatë të gjithë jetës. Me rritjen e fëmijëve zgjerohet sfera sociale e tyre.
Tashmë morali prindëror nuk duket më absolut; figura të tjera të admirueshme marrin rëndësi të vëçantë, bëhen ideali i egos. Njerëzit me superego të ashpër janë striktë, mizorë dhe shpesh rigidë, të frenuar, anksiozë e të mërzitur. Ndërsa, kur superegoja është tolerante, ata mund të jenë fleksibël, jo rigidë e anksiozë.
Veprimtaria psikike e njeriut realizohet me anën e disa proceseve, të cilat ndahen në: procese psikike njohëse, procese psikike emocionale dhe procese psikike të vullnetshme. Forma më e lartë e psikikës është vetëdija, e cila ka si bosht të saj personalitetin. Le t’i përshkruajmë me radhë ato më poshtë.
I. Proceset psikike njohëse përfshijnë ndijimet, perceptimet, përfyturimet, të menduarit, imagjinatën dhe kujtesën.
Ndijimi është një proces i thjeshtë psikik, me anën e të cilit pasqyrohet në vetëdije një veti e veçantë e sendeve, e objekteve ose e dukurive, që veprojnë drejtpërsëdrejti në organet e shqisave.
Pra me anën e e këtij procesit psikik pasqyrohet në vetëdije jo objekti në tërësi, por vetëm një veti e tij si ngjyra, era, forma etj. Baza fiziologjike e ndijimeve janë analizatorët, të cilët përbëhen nga tri pjesë:
a) receptori ose organet e shqisave,
b) përçuesi ose nervat ndijesore dhe
c) pjesa korresponduese e kores së trurit.
Ngacmuesit e jashtëm ose të brendshëm shkaktojnë në receptorët ose në organet e shqisave nxitje nervore, e cila në formën e impulseve përcillet në pjesën korresponduse të kores së hemisferave të trurit.
Këtu, pasi bëhet përpunimi i impuseve, lind procesi psikik i ndijimit. Ekzistojnë disa lloje ndijimesh; pamore, dëgjimore, të nuhaturit, të prekurit, të shijuarit etj.
Ndijimi është një proces i njohjes së thjeshtë dhe konkrete të mjedisit rrethues. Njohja e thellë dhe e gjithanshme arrihet me ndihmën e shumë proceseve të tjera, të cilat janë më të ndërlikuara, si perceptimet, përfytyrimet, imagjinata, të menduarit etj.
Shfrytëzimi i këtyre proceseve psikike të ndërlikuara e bën njeriun më të aftë për të zgjeruar dhe thelluar njohuritë e tij mbi botën rrethuese. Por ato bëhen të mundshme vetëm në sajë të ndijimit, i cili është baza e tyre. Kështu ndijimet luajnë një rol shumë të madh në jetën dhe veprimtarinë e njeriut.
Perceptimi është një proces psikik njohës elementar me anën e të cilit pasqyrohen në vetëdije sendet apo dukuritë me të gjitha vetitë e tyre, të cilat veprojnë drejtpërdrejt në organet e shqisave.
Pra gjatë perceptimit nuk pasqyrohet në vetëdije një veti e sendeve ose dukurive, por tërësia e vetive të tyre, domethënë vetë sendet ose dukuritë.
Çdo send ose dukuri në vetvete përbëhet nga një sërë vetish dhe pjesësh, të cilat janë të kombinuara dhe të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme midis tyre, prandaj edhe përceptohen në vetëdije së bashku, siç ekzistojnë në realitet, në vetë sendet ose dukuritë që i kanë ato.
Njeriu nuk i percepton të shkëputura pjesët dhe vetitë e një tavoline, si madhësinë, formën, lartësinë, ngjyrën ose strukturën e saj, por e percepton atë si një të tërë, si një tavolinë.
Që të lindë perceptimi, është e domosdoshme që objektet ose dukuritë të veprojnë drejtpërdrejtë mbi organet e shqisave. Në bazë të perceptimit qëndron procesi i ndijimit.
Në procesin e njohjes, perceptimet së bashku me ndijimet përbëjnë hallkën e parë vendimtare të kontaktit të njeriut me sendet dhe fenomenet e mjedisit rrethues. Perceptimet janë ndërlidhëse midis ndijimeve dhe të të menduarit.
Ato kontribuojnë në njohjen e realitetit dhe i shërbejnë njeriut për t’u orientuar në natyrë dhe në shoqëri. Klasifikimi i perceptimeve zakonisht bëhet në bazë të llojeve të analizatorëve, që marrin pjesë në procesin e përceptimit, prandaj ka perceptime pamore, dëgjimore, të prekurit, të nuhaturit dhe të shijuarit.
Por klasifikimi i tyre mund të bëhet edhe në perceptime të hapësirës, të kohës dhe të lëvizjes.
Baza fiziologjike e perceptimeve ka lidhje me mekanizmat fiziologjikë të ndijimeve. Në procesin e perceptimit sendet ose dukuritë veprojnë mbi organet e shqisave me tërësinë e vetive të tyre.
Kështu p.sh. lulja vepron me ngjyrën, formën, gjatësinë, me erën e saj. Edhe në sajë të eksperiencës së kaluar, secili prej organeve të shqisave kap ngacmimin fizik, që ushtrojnë vetitë e lules në formën e një tërësi nxitjesh nervore.
Pas një përpunimi të hollësishëm, ku marrin pjesë mekanizmat fiziologjikë, energjia fizike e ngacmuesit të jashtëm, që vepron te receptorët, shndërrohet në impuls nervor, i cili me anën e rrugëve nervore të specializuara përcillet në qendrat korresponduese të korteksit të hemisferave të trurit.
Këtu biorryma nervore, që është një akt fiziologjik, shndërrohet në dukuri psikike, që do të thotë se ngacmuesi pasqyrohet në formën e figurës. Kjo realizohet në sajë të një veprimtarie të hollë analitike e sintetike të kores së trurit, e cila përbën bazën fiziologjike të perceptimeve.
Në proceset psikike njohëse përfshihet edhe përfytyrimi, që është një proces psikik me anën e të cilit pasqyrohen në vetëdije figurat mendore të sendeve, proceseve dhe dukurive të mjedisit rrethues, por që në momentin e dhënë nuk veprojnë në organet e shqisave.
Përfytyrimet e njeriut mbështeten kryesisht në ringjalljen e gjurmëve nervore, të cilat janë formuar në korteksin e trurit nga perceptimet e mëparshme.
Por, përfytyrimi nuk është thjesht një riprodhim në formë të njëjtë ose të pandryshuar i perceptimeve të dikurshme, mbasi gjurmët nervore të formuara më parë në korteksin e trurit nga perceptimet e atëhershme, për shkak të veprimtarisë analitike e sintetike të korteksit të turit, lidhen e kombinohen ndërmjet tyre në forma të reja.
Për këtë arësye figurat mendore të objekteve, që përfytyrojmë në një moment të caktuar, nuk janë identike me ato të objekteve që kemi perceptuar dikur.
Në vetëdijen e njeriut pasqyrohen, në trajtën e figurave mendore të përfytyrimit, një numër i madh elementësh e cilësish si forma, vëllimi, ngjyra, lëvizja në kohë e në hapësirë e sendeve, fizionomia e zëri i personave të njohur, melodi muzikore, figura të ndryshme etj.
Përfytyrimet mund të jenë të pavullnetshme, kur lindin në mënyrë të papritur, spontane ose si rezultat i ngacmimeve konkrete dhe të vullnetshme, kur formohen mbi bazën e një qëllimi të caktuar.
Llojet e përfytyrimeve, mbështetur në kritere të ndryshme klasifikimi, janë të shumta. Ato mund të jenë pamore, dëgjimore, të nuhatjes, të të shijuarit, të prekurit, përfytyrime të kohës, të hapësirës, të lëvizjes etj.
Përfytyrimet i ndihmojnë njerëzit për të njohur botën.
Procesi i përfytyrimit merr një rëndësi shumë të madhe në veprimtarinë e njerëzve, aq sa nuk mund të mendohet realizimi i plotë i detyrave, që shtrohen në fusha të ndryshme të prodhimit, të artit, shkencës e kulturës, pa zhvillimin në një shkallë të lartë të përfytyrimeve.
Njerëzit në veprimtarinë e tyre të shumëllojshme kanë nevojë të njohin më thellë sendet dhe fenomenet që i rrethojnë, të depërtojnë në thelbin e tyre, të zbulojnë shkakun dhe ligjësitë e zhvillimit të tyre. Kjo realizohet me anën e një veprimtarie tjetër njohëse, me anën e të të menduarit, që është forma më e lartë e saj.
Ai ka lindur dhe është zhvilluar bashkë me lindjen e zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Të menduarit është një proces psikik me anën e të cilit realiteti pasqyrohet në mënyrë të përgjithësuar dhe të tërthortë, në mënyrë më të thellë, më të plotë e më të përpiktë, duke zbuluar lidhjet dhe raportet thelbësore midis sendeve dhe dukurive.
Ai lind mbi bazën e ndijimeve, të perceptimeve e të përfytyrimeve dhe ka lidhje të ngushtë me njohjen shqisore, me praktikën dhe me gjuhën e të folurit. Për të realizuar qëllimet e nevojat e tij, njerëzit duhet të njohin jo vetëm anën e jashtme, por edhe vetitë, raportet dhe lidhjet e brëndshme të tyre, të cilat arrihen me anën e të menduarit abstrakt.
Të dhënat e marra nga organet e shqisave, në formën e ndijimeve, perceptimeve e përfytyrimeve i japin trurit lëndën për të vazhduar më tej punën e tij.
Përpunimi i këtyre të dhënave shqisore konkrete, duke krahasuar pjesët e ndryshme të tyre, duke diferencuar kryesoren nga ajo e dorës së dytë, duke formuar konceptet e konkluzionet, pra duke bërë analizën dhe sintezën e këtyre të dhënave, është baza për lindjen e të menduarit abstrakt, i cili nuk është një grumbullim ose një sistemim i thjeshtë të dhënash. Kështu të menduarit abstrakt është një shkallë cilësisht e re, më e lartë dhe më komplekse e njohjes se sa ndijimet, perceptimet dhe përfytyrimet.
Në fillim të menduarit pati karakter konkret, kurse më vonë, krahas të menduarit konkret, u zhvillua të menduarit abstrakt ose teorik. Procesi i të menduarit mbështet dhe kryhet mbi bazën e disa veprimeve mendore, të cilat janë: analiza, sinteza, përgjithësimi, klasifikimi, abstraksioni dhe konkretizimi.
Të menduarit realizohet edhe në formën e koncepteve, të gjykimeve dhe të arsyetimeve, si forma të caktuara të të menduarit logjik.
Baza fiziologjike e të të menduarit është veprimtaria e përbashkët e të dy sistemeve të sinjaleve; e sistemit të parë të sinjaleve dhe e sistemit të dytë të sinjaleve, ku rolin kryesor e luan sistemi i dytë ose fjala.
Lidhjet e përkohshme nervore, që krijohen në sistemin e dytë të sinjalizimit, në lidhje të ngushtë me sistemin e parë dhe që kanë si ngacmues fjalët, përbëjnë bazën fiziologjike e të të menduarit. Ndërsa baza anatomike e tij është shtresa kortikale e hemisferave të trurit të madh.
Studimet kanë treguar se hemisfera e majtë përgjigjet kryesisht për të menduarit abstrakt; ajo kontrollon të folurit, perceptimin e kujtesën verbale. Kurse hemisfera e djathtë kontrollon të menduarit konkret, por veprimtaritë e të dy hemisferave lidhen ngushtë me njëra-tjetrën.
Hemisfera e majtë përpunon të dhënat e të menduarit konkret, të cilat sigurohen nga hemisfera e djathtë, dhe të dyja hemisferat së bashku sigurojnë veprimtarinë mendore intelektuale të njerëzve.
Edhe procesi psikik i të menduarit ndikon shumë në veprimtarinë praktike të njeriut. Me anën e të menduarit njerëzit arrijnë të planifikojnë e të organizojnë veprimtarinë e tyre dhe të parashikojnë paraprakisht rezultatet e saj. Të menduarit formohet dhe shfaqet me ndihmën e gjuhës dhe të të folurit.
Të folurit nënkupton idetë, mendimet dhe ndjenjat, të cilat shprehen me anën e gjuhës. Ai është mënyra e komunikimit midis njerëzve përmes përdorimit të fjalëve dhe të gjuhës.
Ndërsa gjuha është një formë komunikimi, duke përdorur simbolet, për t’u transmetuar të tjerëve ose vetes kuptime dhe mesazhe. Ajo na ndihmon të komunikojmë me njerëzit e tjerë dhe të mendojmë. Për njerëzit të menduarit përfshin e nënkupton zakonisht edhe gjuhën.
Lindja e të folurit dhe e gjuhës solli ndryshime të mëdha në veprimtarinë njohëse të njerëzve. Me anën e gjuhës ata shkëputen nga situata konkrete, zbulojnë vetitë thelbësore të sendeve e dukurive, lidhjet reciproke të tyre dhe bëjnë abstraksione e përgjithësime.
Kurse me anën e të folurit njerëzit kalojnë nga perceptimi i sendeve konkrete në koncepte, gjykime dhe përgjithësime. Në gjuhën fiksohen konceptet, parimet e ligjet shkencore.
Ky fiksim ka bërë të mundur lindjen e shkencës si mjet i fuqishëm për njohjen dhe transformimin e botës. Me anën e gjuhës së shkruar dhe të të folurit, njerëzit fitojnë njohuri te reja, përvetësojnë përvojën e të tjerëve dhe të brezave të mëparshëm, madje njihen me fondin e kulturës njerëzore.
Midis të folurit dhe gjuhës ekzistojnë lidhje shumë të ngushta, aq sa në jetën e përditëshme, termat “gjuhë” dhe “të folur” zakonisht përdoren si sinonime. Në të vërtetë ato janë dukuri të ndryshme.
Të folurit është aftësi personale, mendore e njerëzve; secili flet sipas mënyrës së vet, përdor këtë ose atë dialekt, këtë ose atë gjuhë.
Ndërkohë çdo njeri ka mënyrën e vet të të folurit dhe përdor këtë ose atë gjuhë ose edhe disa gjuhë.
Por gjuha dhe të folurit nuk mund të kuptohen të shkëputur nga njeri-tjetri, sepse asnjë gjuhë nuk mund të ekzistojë në qoftë se nuk flitet nga njerëzit themelor të. Ajo kthehet në një gjuhë të vdekur ose zhduket, mbasi humbet funksionin e saj themelor, qenien mjet komunikimi.
Njerëzit kanë disa lloje të foluri. Kështu ekzistojnë të folurit me zë (monologu, dialogu), të folurit me shkrim (mendimet e shkruara, duke zbatuar rigorozisht rregullat gramatikore), të folurit e brendshëm (mendimet formulohen për vetveten, pra të folurit nuk u drejtohet të tjerëve) dhe të folurit me gjeste (shurdh-memecët).
Bazat fiziologjike të të folurit janë mekanizmat e sistemit të dytë të sinjalizimit. Fjala është ngacmues dhe, si të gjithë ngacmuesit e tjerë, shërben për të krijuar lidhje të përkohshme nervore.
Si ngacmues, fala paraqitet në tri forma: si ngacmues auditiv (fjala e dëgjuar), si ngacmues viziv (fjala e shkruar që lexohet) dhe si ngacmues kinestezik ose motorr (fjala e artikuluar ose e shkruar).

Në grupin e proceseve të larta psikike njohëse bën pjesë edhe imagjinata.
Gjatë procesit të njohjes, njerëzit janë në gjendje të pasqyrojnë në trurin e tyre, jo vetëm ato sende dhe dukuri, që veprojnë mbi organet e shqisave në momentin e dhënë ose të përfytyrojnë ato që kishin vepruar më parë, por edhe të krijojnë figura të reja.
Në sajë të kësaj aftësie, duke u mbështetur në përshkrimin gojor të njerëzve të tjerë ose në librat e lexuar, në filmat e parë etj., ata arrijnë të përfytyrojnë dhe vende, ngjarje, bimë, kafshë, objektë e fenomene të ndryshme, që nuk i kanë parë kurrë.
Madje, njerëzit mund të përfytyrojnë edhe gjëra që nuk ekzistojnë në realitet. Përfytyrime të tilla realizohen me anën e imagjinatës.
Përfytyrimi i asaj që nuk është perceptuar drejtpërdrejt; krijimi i figurave të reja të sendeve dhe të fenomeneve, të cilat njerëzit nuk i kanë ndeshur kurr gjatë jetës, lindja e idesë së asaj që duhet të krijohet, të gjitha këto përbëjnë një formë të veçantë të veprimtarisë psikike njohëse, imagjinatën.
Këto përfytyrime e marrin origjinën prej të dhënave të grumbulluara nga perceptimet e kaluara, pra nga realiteti, të cilat ruhen në kujtesë dhe bazohen në përvojën dhe në njohuritë e njeriut.
Duke përkufizuar imagjinatën, mund të themi se ajo është një proces psikik, me anën e të cilit krijohen figura të reja në vetëdijen e njerëzve, të mbështetura në përfytyrimet e mëparshme.
Figurat e imagjinatës përfaqësojnë në vetvete një formë të veçantë të pasqyrimit të botës dhe kjo është karakteristike vetëm për njerëzit. Pra, vetëm njerëzit janë në gjendje që, para së të bëjnë diçka ose të përgatisin apo të ndërtojnë një objekt të nevojshëm, ta krijojnë atë më parë në mendjen e tyre. Dhe kjo është veçoria kryesore që dallon punën e njeriut nga veprimet instinktive të kafshëve.
Mbi bazën e shkaqeve dhe veçorive të lindjes, imagjinata mund të jetë e pavullnetshme, kur figurat e reja krijohen pa ndonjë qëllim të caktuar, dhe e vullnetshme, kur ato lindin si rezultat i një qëllimi të caktuar, që njerëzit i vënë vetes për të krijuar diçka të re.
Ndërsa në vartësi të tipareve karakteristike dhe të detyrave që shtrohen para imagjinatës së vullnetshme, dallojmë imagjinatën riprodhuese (figurat krijohen mbi bazën e përshkrimit me fjalë dhe të përfytyrimeve të njohurive ekzistuese), imagjinatën krijuese (krijimi i pavarur i figurave të reja) dhe ëndërrimin (krijimi i figurave të së ardhmes së dëshiruar).
Baza fiziologjike e imagjinatës është veprimtaria analitiko-sintetike e kores së trurit të njeriut.
Krijimi i një figure të re imagjinative realizohet nga analiza mendore paraprake e sendeve dhe e fenomeneve, elementët e të cilave, pasi veçohen në sajë të analizës, e rigrupohen, sintetizohen në kombinime të reja, të pandeshura kurrë më parë.
Rezultat i një sintetizimi të tillë në korteksin e trurit është krijimi i një figure ose i një sistemi figurash, në të cilat vërtet pasqyrohet realiteti, por tashmë i transformuar dhe me një përmbajtje të re.
Figurat e reja krijohen mbi bazën e përfytyrimeve dhe të përvojës së kaluar, që ruhet nëpërmjet lidhjeve të vjetra nervore.
Studimet e viteve të fundit kanë treguar se baza anatomike e imangjinatës nuk është vetëm korteksi i trurit, por edhe subkorteksi, sidomos sistemi talamo-limbik me zonat për rreth pjesës së përparme të trugut të trurit.
Imagjinata, si pjesë përbërëse e proceseve psikike njohëse, luan rol të madh në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore. Shpikjet, zbulimet, krijimtaritë e çfarëdollojshme, nuk janë asgjë tjetër veçse produkt i mendjes dhe i imagjinatës së njerëzve.
Më anën e saj mund të merren të dhëna nga bota rrethuese, mund të parashikohet zhvillimi i ngjarjeve të ndryshme, mund të përfytyrohet e ardhmja, të lindin idealet dhe ëndrrat, tablotë e reja të jetës së njerëzve, figurat e reja të mjeteve të komunikimit dhe të prodhimit.
Kujtesa, si pjesë përbërëse e proceseve psikike njohëse, është funksion i trurit. Në sajë të kujtesës ruhet dhe aktualizohet përvoja e kaluar.
Pra, ajo është një proces i ndërlikuar psikik, me anën e të cilit njerëzit mbajnë mend, ruajnë, njohin dhe riprodhojnë eksperiencën e së kaluarës. Struktura e kujtesës është mjaft e ndërlikuar.
Depozitimi i informacionit në kujtesë kalon në tri faza, të cilat lidhen ngushtë me njëra-tjetrën dhe që janë:
a) faza e fiksimit të informacionit në tru ose e kodimit,
b) faza e ruajtjes së tij ose e depozitimit dhe
c) faza e riprodhimit.
Madje pjesë përbërëse e kujtesës konsiderohet edhe harresa.
Të mbajturit mend është një nga proceset shumë të rëndësishme të kujtesës dhe mund të jetë i vullnetshëm ose i pavullnetshëm. Kurse në varësi të pjesëmarrjes ose jo të të kuptuarit në proceset e kujtesës, të mbajturit mend mund të jetë logjik dhe mekanik.
Procesi i ruajtjes së të dhënave të fiksuara lidhet me qëndrueshmërinë në kohë të lidhjeve të përkohshme, që formohen në korteksin e trurit. Kusht themelor për të pasur një qëndrueshmëri të lartë të njohurive është përsëritja e tyre.
Kjo bën që lidhjet e përkohshme nervore t’i rezistojnë dobësimit ose shkëputjes së tyre.
Në procesin e ruajtjes ndikon edhe të kuptuarit sa më i mirë dhe depërtimi në thelbin e dukurive, që duhen depozituar në kujtesë. Kur ngacmuesit e rinj përkojnë me gjurmët e lëna nga ngacmues të mëparshëm kemi të bëjmë më procesin e njohjes, i cili është procesi më elementar i kujtesës.
Në qoftë se gjurmët e vjetra, të krijuara nga perceptimet e mëparshme, nuk përputhen në masën e kërkuar me të rejat, njerëzit nuk janë në gjendje të identifikojnë plotësisht në kujtesë objektin ose dukurinë që vepron në një moment të caktuar.
Në mjaft raste njohja mund të jetë e gabuar, sidomos kur mbështetet në ngjashmëri anësore ose të sipërfaqshme, por njerëzit edhe mund të humbasin aftësinë për të njohur e identifikuar atë që kanë perceptuar më parë.
Në këto raste kemi të bëjmë me frenim të përkohshëm të lidhjeve nervore (p.sh. në traumat ose në disa sëmundje neuropsikiatrike). Paaftësia e plotë ose e pjesshme për të njohur sendet dhe fenomenet e perceptuara më parë quhet agnozi.
Edhe riprodhimi është një proces bazë dhe i ndërlikuar i kujtesës, i cili siguron aktualizimin e përvojës së mëparshme në mungesë të objekteve ose fenomeneve. Riprodhimi në kujtesë i fakteve, i ngjarjeve, i situatave etj., është i vullnetshëm dhe i pavullnetshëm, logjik dhe mekanik, i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë.
Modelet e kujtesës janë të shumta. Më të rëndësishme konsiderohen kujtesa shqisore (pamore, dëgjimore, olfaktive, gustative, taktile), e cila merr informacion nga organet e shqisave dhe e ruan për një kohë të shkurtër (0.5 sekonda), kujtesa afatshkurtër (rreth 30 sekonda) dhe afatgjatë, si edhe kujtesa e menjëhershme ose imediate, kujtesa për ngjarjet e ditës ose recente, dhe kujtesa për ngjarjet e kaluara ose e kaluar.
Harresa është procesi i kundërt, por njëlloj i rëndësishëm, i të mbajturit mend, e cila shprehet në formën e pamundësisë për të njohur ose riprodhuar atë që ishte perceptuar më parë.
Është e pamundur të mendosh në mënyrë abstrakte, të arsyetosh, të organizosh materialin që të funksionojë siç duhet, në qoftë se njerëzit nuk do të ishin në gjendje të harronin disa nga materialet e parëndësishme, të cilat futen çdo ditë në kujtesën e tyre.
Harresa vlerësohet si një humbje aparente e kujtesës, baza fiziologjike e së cilës janë frenimi dhe prishja e lidhjeve të përkohshme nervore në koren e trurit.
Kujtesa është një proces psikik, që lind si rezultat i formimit në korteksin e trurit të gjurmëve (engramave) nervore, të cilat ruhen dhe aktualizohen më pas në trajtën e figurave mendore.
Baza fiziologjike e saj është sistemi i dytë i sinjaleve, reflekset e kushtëzuara. Kjo veprimtari mendore e ndërlikuar është rezultat i punës së të gjithë trurit, veçanërisht i hemisferave të tij të mëdha.
Studimet kanë treguar se për fiksimin e gjurmëve në tru luajnë rol, jo vetëm trupi i qelizave nervore, por edhe aksionet e dentritet e tyre, madje edhe indi glial.
Një rol veçanërisht i rëndësishëm u atribuohet lobeve temporale, sidomos lobit të majtë, dëmtimi i të cilit mund të shoqërohet me çrregullime të kujtesës. Edhe kur preken trupat mamilarë, korpusi kalloz e formacioni retikular, janë vërejtur çrregullime kujtese.
Rezultatet e këtyre studimeve konfirmojnë tezën se kujtesa lidhet ngushtë, jo vetëm me korteksin e trurit, por edhe me disa formacione anatomike të subkorteksit.
Gjithashtu, nga analiza biokimike e engramave, është formuluar hipoteza mbi natyrën molekulare të kujtesës. Sipas kësaj teorie, formimi i gjurmëve të kujtesës lidhet me ndryshimet në përbërjen e acidit ribonukleik (ARN) të neuroneve dhe të qelizave gliale.
Kur impulset nervore mbërrijnë në membranën postsinaptike të qelizave, shkaktojnë ndryshime në përbërjen e tyre jonike. Kjo çon në ndryshime strukturale të molekulës kryesore të ARN-së, si pasojë e të cilave sintetizohet një proteinë e re, ku tashmë është vendosur informacioni i kodit nervor.
II. Pjesë përbërëse e rëndësishme e veprimtarisë psikike janë edhe proceset psikike emocionale. Njerëzit gjatë veprimtarisë së tyre për të njohur dhe transformuar mjedisin rrethues mbajnë një qëndrim të caktuar ndaj objekteve, fenomeneve, ngjarjeve, njerëzve të tjerë, ndaj veprimeve dhe akteve të tyre, ndaj vetvetes, dukurive shoqërore etj.
Në këtë mënyrë ata hyjnë në disa marrëdhënie ose raporte me botën, të cilat shprehen në jetën emocionale ose në ndjenjat e tyre (dëshpërimi, gëzimi, zëmërimi, dashuria, urrejtja etj.).
Pra ndjenjat ose emocionet janë procese të ndërlikuara psikike, me anën e të cilave njerëzit përjetojnë qëndrimin dhe marrëdhëniet ndaj sendeve dhe dukurive të mjedisit rrethues, ndaj asaj që perceptojnë, bëjnë ose mendojnë dhe që u shkaktojnë atyre kënaqësi ose pakënaqësi.
Ato janë reaksione psikike që shprehin marrëdhëniet ndaj mjedisit rrethues dhe ndaj vetvetes. Duke marrë pjesë në çdo akt të veprimtarisë mendore, ndjenjat janë pjesë përbërëse e tërë procesit të njohjes, një nga format e pasqyrimit të botës.

Ndryshimi me proceset psikike njohëse qëndron në faktin se ndjenjat nuk janë pasqyrim i vetë sendeve dhe dukurive të realitetit, por i atyre marrëdhënieve që kanë me nevojat dhe me motivet e veprimtarisë së njerëzve.
Këto marrëdhënie janë të ndryshme nga ato që krijojnë proceset e njohjes. Kështu, i njëjti objekt ose e njëta dukuri, në kohë të ndryshme, mund të shkaktojë gjendje të ndryshme emocionale, siç ndodh p.sh. nga pasqyrimi i detit në verë dhe në dimër.
Në varësi nga niveli i zhvillimit të tyre, emocionet mund të klasifikohen në emocione të ulta dhe të larta. Emocionet e ulta janë emocione të thjeshta. Ato kanë lidhje me përmbushjen e nevojave organike dhe me instiktet, siç janë instinkti i etjes, instinkti i urisë, instinkti seksual, instinkti i frikës etj.
Emocione të tilla janë karakteristike për kafshët. Vetëm te njerëzit ndeshen emocione të larta, të cilat lidhen ngushtë me dashurinë për familjen, për shoqërinë, për atdheun, lidhen me punën, me normat morale, me zakonet e traditat më të mira etj.
Edhe njerëzit kanë emocione të thjeshta ose të ulëta, por ato janë nën kontrollin e emocioneve të larta. Nga ana tjetër edhe emocionet më të thjeshta të njeriut, ndryshojnë në mënyrë thelbësore nga emocionet e kafshëve, sepse ato kanë karakter social.
Madje edhe plotësimi i nevojave organike me elementare të njerëzve bëhet në përshtatje me kërkesat e shoqërisë.
Emocionet kanë disa cilësi të caktuara. Ato mud të jenë të forta ose të dobëta, të thella ose të sipërfaqshme, të qëndrueshme ose të paqendrueshme, aktive ose pasive.
Në varësi të kombinimit të ndryshëm të këtyre cilësive krijohen forma të veçanta të përjetimeve dhe të shfaqjeve emocionale. Format kryesore të tyre janë: humori, afektet, streset dhe pasionet.
Emocionet e shkaktuara nga ngacmuesit biologjikë, së bashku me ato që lindin nga faktorët shoqërorë, krijojnë gjendjen e përgjithshme emocionale ose humorin, i cili ngjyros për një fare kohe sjelljen e njeriut.
Pra humori është një gjendje emocionale pak a shumë e gjatë, që i jep një ngjyrë të caktuar gjithë jetës emocionale të njerëzve.
Kohëzgjatja e humorit mund të jetë me orë, me ditë, me javë ose me muaj të tërë, madje, në raste të veçanta, mund të flitet për humore që karakterizojnë njerëzit gjatë gjithë jetës.
Humore të tilla zotëruese (gëzimi, optimizmi ose mërzitja, pesimizmi) në jetën e njeriut ose të popujve shndërrohen në cilësi të karakterit. Humori ndikon shumë në jetën e njerëzve, në mënyrën e reagimit të tyre ndaj ngacmimeve të jashtme.
Humori i mirë gjallëron veprimtarinë, i jep ngjyrë dhe ton emocional pozitiv gjithë aktivitetit të njerëzve, ndikon për mirë mbi gjithçka. Ai është burim force për qelizat e korteksit cerebral. E kundërta ndodh kur humori karakterizohet nga mërzitja.
Toni emocional që ngjyros gjithë veprimtarinë e tyre është negativ dhe krijon një ndjenjë pesimizmi e pasiviteti.
Një formë e veçantë e përjetimit dhe e shprehjes së emocioneve janë edhe afektet. Ato kanë të bëjnë me manifestimin e jashtëm të humorit, prandaj mund të vërehen jo vetëm nga klinicistët, por edhe nga persona të tjerë, sepse kanë manifestimet e tyre të jashtme.
Afektet mund të ndryshojnë në përgjigje të ndryshimit të gjendjes emocionale. Në njerëzit normalë afektet konsiderohen të përshtatshme, kur toni emocional është në harmoni të plotë me idetë, mendimet ose të folurin dhe pasqyrohet saktësisht edhe në sjelljen e tyre.
Pra megjithëse afekti përshkruhet si i gjerë ose i plotë, rangu i emocioneve të shprehura është i përshtatshëm.
Streset ndeshen mjaft shpesh në jetën emocionale të njerëzve. Këto gjendje shfaqen gjatë tendosjeve të mëdha psikike, në rrethana shumë tensionuese, të acaruara e të rrezikshme gjatë mbingarkesave mendore e fizike, në momente veprimtarish me përgjegjësi etj.
Të gjithë këta faktorë mund të shkaktojnë emocione të ndryshme.
Pra, streset janë gjendje emocionale të ndërlikuara, që shkaktohen nga situata intensive, të tendosura e të papritura, dhe që e trondisin thellë njeriun. Gjendjet e stresit shkaktojnë ndryshime të mëdha në veprimtarinë e brendshme të organizmit, si në punën e zemrës, të enëve të gjakut, në sistemin respirator, në përshkueshmërinë e lëkurës dhe në treguesit e tjerë neurovegjetativë.
Streset e forta japin edhe ndryshime në shprehjen e jashtme të njerëzve, si në fytyrë, në sjelljen dhe në veprimtarinë e tyre. Këto ndryshime e vështirësojnë funksionimin normal.
Pasionet janë ndjenja të forta, të thella e të qëndrueshme, që i pushtojnë tërësisht njerëzit dhe nënshtrojnë mendimet e veprimet e tyre. Ato shprehen me një tërheqje të vazhdueshme dhe të qartë të njeriut nga disa objekte ose veprime të caktuara.
Pasionet e pasurojnë jetën emocionale të njerëzve, i mobilizojnë ata për të kryer veprimtari të rëndësishme, i zgjojnë e u shtojnë interesat dhe energjitë për realizimin e çdo lloj pune, por ato mund të luajnë edhe rol negativ, duke i tërhequr njerëzit në veprimtari të dëmshme për vete ose për shoqërinë.
Baza fiziologjike e emocioneve është veprimtaria e përbashkët e korteksit (sidomos e hemisferës së djathtë) dhe e subkorteksit (e talamusit, e hipotalamusit dhe e sistemit limbik) të trurit të madh.
Korja e trurit të madh mban nën kontroll të gjithë jetën emocionale të njerëzve, duke e drejtuar dhe e përshtatur atë me kërkesat e mjedisit rrethues, rregullon forcën dhe qëndrueshmërinë e emocioneve, ushtron ndikim rregullues në veprimtarinë e subkorteksit dhe frenon veprimtarinë e tij.
Emocionet shoqërohen me procese dhe ndryshime fiziologjike, të cilat kanë të bëjnë me qarkullimin e gjakut, me punën e zemrës, me respiracionin, me tretjen e ushqimeve, me gjëndrat me sekrecion të brendshëm etj.
Nxitja nervore, që lind nga proceset emocionale, nuk mbetet në korteksin e hemisferave të mëdha, por shtrihet edhe në qendrat subkortikale, të cilat drejtojnë sistemin nervor vegjetativ. Çdo emocion ka shfaqjen e tij të jashtme.
Ai shoqërohet me skuqje ose zverdhje të fytyrës, me shpeshtim ose ngadalësim të të rrahurave të zemrës ose të pulsit, me ndryshim të frekuencës së frymëmarrjes, me djersitje, tharje goje, lëvizje e gjeste të ndryshme, të qeshura, të qara etj.
III. Proceset psikike të vullnetshme. Kur flitet për procese psikike të vullnetshme përgjithësisht është fjala për vullnetin ose për lëvizjet e vullnetshme.
Por një numër i madh psikologësh e konsiderojnë edhe vëmendjen pjesë përbërëse të proceseve psikike të vullnetshme. Disa të tjerë përfshijnë në këtë sferë të veprimtarisë psikike të njerëzve sjelljen, mimikën, gjestet, pra gjithçka që lidhet me lëvizjet e tyre të vullnetshme.
Por ka edhe psikologë që sjelljen e lidhin më tepër me personalitetin. Vullneti është një nga proceset më të larta të veprimtarisë psikike të personalitetit të njerëzve.
Ai është një proces psikik, me anën e të cilit njerëzit kryejnë veprimtari të vetëdijshme për të arritur qëllimet e tyre, duke kapërcyer vështirësi e pengesa.
Vullneti lidhet ngushte me të gjitha anët e personalitetit të njeriut; në mënyrë të veçantë me proceset e njohjes dhe vëmendjen.
Ai ka të bëjë me pikësynimet e vetëdijshme të njeriut, të cilat lidhen me përfytyrimet e konceptet, që janë të regjistruara në kujtesë dhe nëpërmjet analizës, sintezës, përgjithësimit e abstraksionit përpunohen nga të menduarit dhe imagjinata.
Gjatë procesit të të menduarit e të imagjinatës bëhet zgjedhja e vetëdijshme e qëllimit dhe gjenden mjetet e nevojshme për arritjen e tij. Të menduarit, imagjinata, vëmendja, kujtesa dhe përfytyrimet marrin pjesë në mënyrë të vazhdueshme, si para, ashtu edhe gjatë veprimtarisë së vullnetshme.
Njerëzit përpara se të fillojnë të veprojnë mendojnë se çfarë duhet të bëjnë dhe si duhet ta bëjnë, hartojnë planin e veprimtarisë, përfytyrojnë rezultatet që duhet të arrijnë, mëndojnë për pengesat që do të hasin dhe për mënyrat e kapërximit të tyre.
Pra rezulton se pa të menduarit, pa vëmendjen dhe imagjinatën nuk ka veprimtari të vetëdijëshme, për rrjedhojë as veprimtari të vullnetshme. Vullneti lidhet ngushtë edhe me emocionet, mbasi veprimtaria e vullnetshme ka të bëjë me plotësimin ose jo të nevojave, të interesave, të dëshirave dhe kjo çon në lindjen e kënaqësisë ose të pakënaqësisë.
Madje emocionet mundet të bëhen nxitje e fortë për akte dhe veprime të vullnetshme ose ndonjëherë edhe pengesë (frika, turpi) për kryerjen e një veprimi të caktuar. Vullneti ka rëndësi shumë të madhe për jetën dhe veprimtarinë e njeriut. Me anën e tij ata punojnë e krijojnë, plotësojnë nevojat e kërkesat jetësore, realizojnë dëshirat, qëllimet dhe detyrat e tyre.
Veprimet e vullnetshme kryhen nga njerëzit në bazë të qëllimeve të caktuara që i vënë vetes dhe të motiveve që i nxitin drejt realizimit të tyre. Qëllimet janë pra pikësynimet, që kërkojnë të arrijnë njerëzit me veprimet që ndërmarrin.
Ndërsa motivet janë nxitësit që i shtyjnë ata të veprojnë në mënyrë të vullnetshme. Ekzistojnë lidhje të ngushta midis qëllimeve dhe motiveve. Qëllimet lindin mbi bazën e motiveve të caktuara, të cilat luajnë rol nxitës për aktivitete të ndryshme.
Gjatë veprimtarisë mundet që motivet dhe qëllimet të mpleksen me njëri-tjetrin, bile edhe të shndërrohen në njëri-tjetrin. Veprimet e vullnetshme të thjeshta realizohen në dy faza: përcaktimi i qëllimit dhe zbatimi.
Ndërsa veprimet e ndërlikuara kalojnë nepër katër faza: 1) faza përgatitore, 2) faza e zgjedhjes së qëllimit dhe mjeteve, 3) faza e marrjes së vendimit dhe e planifikimit, 4) faza e zbatimit të vendimit.
Bazat fiziologjike të vullnetit lidhen me reflekset e kushtëzuara, kinestetike që formohen në qendrat lëvizore të pjesëve temporale të trurit. Informacioni që vjen këtu nga analizatorët e ndryshëm shërben për lindjen e reaksionit lëvizor.
Lidhjet nervore midis qendrave lëvizore dhe pjesëve të tjera të trurit janë kushte për lindjen e veprimeve të vetëdijshme të njerëzve, pra të veprimtarisë së vullnetshme të tyre.
Edhe sistemi i dytë i sinjalizimit luan rol të rëndësishëm në frenimin e vullnetit dhe të veprimeve të vullnetshme. Nga frenimi i tyre mund të kemi veprimtari afektive, e cila drejtohet tashmë nga qendrat subkortikale, kështu që mund të mos pajtohet me arsyen.
Si përfundim, mund të thuhet se, bazat fiziologjike të vullnetit janë sistemet e nderlikuara të lidhjeve nervore të përkohshme, është veprimtaria analitiko-sintetike e trurit, e cila realizohet në kushtet e një ndërveprimi të ndërlikuar midis sistemit të parë dhe të dytë të sinjalizimit, ku rëndësi vendimtare ka ky i fundit. Kurse baza anatomike e tij gjendet në hemisferat e trurit të madh.
Mekanizmat e sistemit të dytë të sinjalizimit ushtrojnë ndikim rregullues në sinjalet e sistemit të parë dhe në qendrat e subkorteksit, të cilat drejtojnë lëvizjet e pavullnetshme.

Në vetëdijen e njerëzve veprojnë në çdo kohë një numër i madh sendesh, objektesh dhe dukurish të ndryshme nga mjedisi rrethues. Por ato e drejtojnë dhe e përqëndrojnë vetëdijen vetëm në një ose në disa prej tyre, duke i pasqyruar ato saktë dhe qartë, ndërsa të tjerat ose nuk vihen re, ose pasqyrohen në mënyrë të zbehtë dhe të papërcaktuar. Kjo realizohet në sajë të vëmendjes.
Dhe pikërisht të drejtuarit dhe të përqendruarit e vetëdijes në një ose në disa objekte ose lloje veprimtarie dhe shkëputja nga çdo gjë tjetër quhet vëmendje.
Ajo luan një rol të rëndësishëm në të gjitha proceset e veprimtarisë njohëse, sepse duke mos qenë proces psikik i veçantë, por një anë e psikikës, nevojitet si gjatë perceptimit, ashtu edhe gjatë të të menduarit ose të veprimtarive të çdo lloji tjetër.
Vëmendja mund të jetë e qëndrueshme (ruajtja për një kohë të gjatë në një objekt ose në një veprimtari të caktuar), e paqendrueshme (paaftësia për t’u përqëndruar për një kohë të gjatë në një objekt ose në një veprimtari të caktuar), e lëvizshme (aftësia për të kaluar me lehtësi nga një objekt ose veprimtari, në një tjetër) dhe e shpërndarë (aftësia për të kryer njëkohësisht dy ose më shumë lloje veprimtarish të ndryshme). Vëmendja ka, gjithashtu, një vëllim të caktuar, i cili përcaktohet nga numri i objekteve që pasqyrohen njëkohësisht dhe me qartësi në vetëdijen e njerëzve.
Drejtimi i vëmendjes ka karakter zgjedhës që do të thotë se nga numri i madh i objekteve që veprojnë mbi njerëzit, zgjidhen vetëm disa, në të cilët përqendrohet veprimtaria e tyre psikike.
Të drejtuarit e vëmendjes duket qartë sidomos gjatë kalimit të saj nga një objekt në tjetrin. Ndërsa të përqendruarit e vëmendjes është procesi i thellimit të veprimtarisë së njerëzve, duke u larguar nga çdo send, objekt ose fenomen, që nuk ka lidhje me të.
Në sajë të përqendrimit, objektet pasqyrohen më qartë dhe më saktë në vetëdije dhe veprimtaria psikike kryhet në mënyrë të organizuar e më të përpiktë.
Për disa psikologë vëmendja është e pavullnetshme ose pasive dhe e vullnetshme ose aktive Të drejtuarit dhe të përqendruarit e veprimtarisë psikike në një objekt pa ndonjë qëllim të caktuar quhet vëmendje e pavullnetëshme ose pasive.
Në këto raste ajo shkaktohet ose tërhiqet nga vetë sendet, dukuritë ose karakteristikat e tyre, që veprojnë mbi njerëzit. Lindja e vëmendjes pasive kushtëzohet nga fuqia, ndryshimet e papritura dhe kontrasti ndërmjet ngacmuesve, nga e reja që sjellin objektet dhe dukuritë, nga emocionet që shkaktojnë, nga interesi direkt për njerëzit dhe nga gjendja e tyre shpirtërore.
Kurse vëmendja e vullnetshme ose aktive është të drejtuarit dhe të përqendruarit e vetëdijshëm të veprimtarisë psikike mbi një objekt me qëllim të caktuar dhe në mënyrë të organizuar.
Veçoritë e saj janë pikësynimi (qëllimet dhe detyrat), karakteri organizues (parapërgatitja) dhe qëndrueshmëria e lartë. Ka psikologë që bëjnë fjalë edhe për vëmendje të jashtme ose perceptive, kur objekti i vëmendjes është në botën e jashtme dhe për vëmendje të brendshme, karakteristike vetëm për njerëzit, objekt i të cilës është njohja e vetvetes, njohja e botës së brendshme.
Vëmendja ka shprehjen e saj të jashtme, që shfaqet në mimikën e njerëzve, veçanërisht në shprehjen e syve, në drejtimin e vështrimit etj.
Mekanizmi i vëmendjes konsiderohet si një “filtër” informacioni, që frenon e largon disa impulse dhe përforcon të tjerat, të cilat i dërgon në korteksin e trurit të madh. Kështu bëhet përzgjedhja e impulseve nervore, që vijnë në zonën e vetëdijes së qartë të korteksit.
Një funksion të tillë e kryen formacioni retikular, i cili vendoset në qendrat subkortikale. Kjo strukturë anatomike dhe funksionale e trurit, duke rregulluar gjendjen tonike të korteksit të hemisferave, luan një rol të madh në organizimin e vëmendjes. Impulset nervore krijojnë një vatër me nxitshmëri optimale ose më të përshtatshme; pra kemi një përqendrim të nxitjes nervore në disa sektorë të caktuar të korteksit dhe një frenim të sektoreve të tjerë të saj.
Ky fenomen lind në bazë të ligjit të induksionit negativ, sipas të cilit nxitja e disa qendrave të korteksit shkakton frenim të qendrave të tjera. Nxitshmëria optimale lëviz nga një sektor i korteksit në tjetrin.
Nga ngacmuesit e shumtë, që veprojnë në sistemin nervor, formohen disa vatra nxitjeje në korteks. Secila vatër ka prirjen të përhapet në të gjithë koren e trurit, duke u “ndeshur” me vatrat e tjera. Më pas njëra prej tyre fillon e sundon mbi të tjerat. Kjo vatër nxitjeje quhet dominante dhe me të lidhet puna e kthjellët e vetëdijes.
Vetëdija është forma më e lartë e veprimtarisë mendore, shkalla më e lartë e pasqyrimit të mjedisit rrethues në trurin e njeriut. Nga ana fiziologjike, ajo është veprimtari nervore e një pjese të caktuar të hemisferave të mëdha, e cila ka një farë eksitueshmërie optimale. Ndërkohë, pjesët e tjera të hemisferave ndodhen në gjendje eksitueshmërie të ulët.
Një rol të rëndësishëm në tonin e vetëdijes luajnë subkorteksi dhe formacioni retikular. Vetëdija është karakteristike vetëm për njerëzit dhe lind gjatë procesit të zhvillimit të tyre. Në fillim formohet vetëdija për vetveten ose vetëdija autopsikike, më vonë zhvillohet edhe vetëdija mjedisore ose alopsikike.
Forma e parë e vetëdijes i jep mundësi njerëzve për të përcaktuar dhe vlerësuar madhësinë, formën dhe pozicionin në hapësirë të pjesëve të trupit, për të ditur gjendjen shëndetësore të tyre, si dhe emrin, mbiemrin, seksin, moshën etj. Kjo formë dëmtohet më rrallë nga proceset patologjike, është më rezistente ndaj tyre.
Kurse vetëdija alopsikike është aftësia për të njohur dhe vlerësuar njerëzit, sendet e dukuritë e mjedisit rrethues, për të përcaktuar vendin, kohën, lëvizjen etj.
Personaliteti. Kuptimi mbi personalitetin ka filluar të formohet që në kohët e lashta. Atëherë personaliteti kishte kuptimin e maskës që përdornin aktorët në skenë. Më pas ky koncept u identifikua me rolin që luanin ata në pjesët e ndryshme skenike.
Kurse me kalimin e viteve, me personalitet filloi të nënkuptohej roli i njerëzve në jetën shoqërore, sipas funksioneve që kryenin në mjedisin social. Bile edhe në ditët e sotme, në kuptimin shoqëror, personalitet quhet një njeri i shquar, i cili jep një kontribut të rëndësishëm në fusha të caktuara të veprimtarisë njerëzore.
Prandaj në jetën e përditshme përdoren termat personalitet politik, ushtarak, shkencor etj. Kurse për shkencën e psikologjisë personaliteti përbën një ndër problemet themelore, boshtin e objektit të saj.
Psikologët pohojnë se e kanë të vështirë të përkufizojnë personalitetin. Ekzistojnë teori, pikëpamje e shpjegime të ndryshme mbi kuptimin, strukturën dhe zhvillimin e personalitetit.
Në këtë fushë kanë studiuar shumë figura të mëdha, si Zigmund Frojd, Erik Erikson, Karl Jung, Alfred Adler, Albert Ellis, Gordon Allport etj., e megjithkëtë ende për këtë problem nuk ka një përkufizim të përcaktuar dhe të pranueshëm nga të gjithë.
Në vitin 1961 Allport shqyrtoi 50 përkufizime të ndryshme mbi personalitetin, madje që atëherë janë propozuar edhe shumë të tjera. Sipas një konceptimi, personaliteti përkufizohet si “shuma totale e të gjitha gjërave që përbëjnë një individ: veprimet, mendimet dhe ndjenjat”.
Por më saktë personalitetin e përkufizojnë edhe si “modele të dallueshme e të qëndrueshme të sjelljes dhe njohjes, që karakterizojnë përshtatjen e një personi në jetë”. Kurse Singer thotë se “personaliteti përbëhet nga sjelljet publike të një personi, që përfshijnë shprehjet verbale e jo verbale, motivet personale, mendimet dhe emocionet”.
Për psikologun Mischel personaliteti shihet si “modele të përgjithshme, të qëndrueshme e të dallueshme të sjelljes në përgjigje të njerëzve dhe ngjarjeve përreth, d.m.th. modele karakteristike të sjelljes së një njeriu, që nuk ndryshojnë në një mori situatash”.
Me rëndësi të veçantë për teoricienët e personalitetit konsiderohen ato modele, të cilat janë karakteristika të marrëdhënieve të një personi me njerëz të tjerë.
Ndërsa disa autorë theksojnë marrëdhëniet shoqërore, kur përkufizojnë personalitetin si “modele relativisht të qëndrueshme të sjelljes që dallojnë njerëzit, grupet dhe kulturat”.
Prej shumë vitesh te ne ka mbizotëruar koncepti materialist mbi personalitetin, sipas të cilit “personalitet quhet çdo njeri me vetëdije, konkret e normal, që formohet në kushtet e një marrëdhënie të caktuar shoqërore, që zë një vend në shoqëri dhe që kryen një rol të caktuar shoqëror”.
Pra, ai konceptohet si tërësi marrëdhëniesh shoqërore dhe përbëhet nga bota e brëndëshme shpirtërore, e cila zhvillohet në procesin e pasqyrimit të realitetit objektiv, të veprimtarisë e të praktikës shoqërore.
Ndërsa trashëgimia mendohet se ka të bëjë vetëm me veçoritë individuale biologjike të personalitetit, të cilat kanë rëndësi dhe luajnë rolin e tyre në zhvillimin e personalitetit, por nuk e përcakojnë atë.
Në bazë të kësaj teorie në strukturën e personalitetit kanë rëndësi të madhe botëkuptimi, idealet, bindjet, normat dhe rregullat morale, nevojat, motivet, interesat etj.
Mbi bazën e këtij konceptimi, kombinimi individual i cilësive thelbësore e të qëndrueshme psikike të personalitetit, të cilat shfaqen në sjelljet, në qëndrimet dhe veprimet ndaj natyrës, ndaj shoqërisë, ndaj njerëzve të tjerë e ndaj vetvetes, quhet karakter.
Kurse si veçori individuale të personalitetit konsiderohen interesat, aftësitë, talenti, temperamenti dhe karakteri.
Përgjithësisht duhet thënë se qeniet njerëzore janë të qëndrueshme, përsa i përket mënyrës se si bashkëpunojnë me botën, dhe sidomos me njerëzit e tjerë.
Stili i të menduarit, i të përjetuarit dhe i të sjellurit zakonisht nuk ndryshon, ndërkohë që ato ballafaqohen me një varg rrethanash dhe mjedisesh të reja.
Termi personalitet i referohet karakteristikave të qëndrueshme të një individi, të cilat shfaqen në mënyrat e sjelljes në një varg të gjerë rrethanash të ndryshme.
Ai mund të mendohet si i përbërë prej karakteristikave më të kufizuara të njohura si tipare, ekuilibri midis të cilave përcakton personalitetin. Kështu kur një person është i kujdesshëm, i vëmendshëm dhe i besueshëm mund të thuhet se ka tipare obsesive, ashtu siç mund të ketë tipare agresive një tjetër lehtësisht i provokueshëm ndaj zemërimit.
Shumica e personaliteteve kanë përzierje të tipareve kontradiktore, por nganjëherë personalitetin e dominon një tipar; p.sh. tipari social. Për një njeri të tillë mund të themi se ka personalitet social dhe kuptojmë se ai është i shoqërueshëm, miqësor dhe i sjellshëm.
Pra llojet e personalitetit emërtohen në bazë të tiparit mbizotërues. Ndërsa vlerësimi i personalitetit mbështetet në mënyrën se si e përdor kohën e lirë një njeri, në marrëdhëniet në punë e shoqëri, në humorin e tij të zakonshëm, në karakterin, në qëndrimet (ndaj fesë, shëndetit etj.) e në standartet morale dhe në veset e tij.
Mbi bazën e një vlerësimi të tillë, sipas disa autorëve, përcaktohen këto tipe personaliteti normal: personaliteti obsesivo-kompulsiv, personaliteti histerik, personaliteti ciklotimik dhe depresiv, personaliteti i varur dhe personaliteti skizoid.
Nëse tiparet dominante janë aq të theksuara sa të shkaktojnë vështirësi te personi vetë ose te njerëzit e tjerë, kemi të bëjmë me patologji ose me çrregullim të personalitetit (paranoid, skizoid, skizotipik, antishoqëror, kufitar, histerik, narcistik, shmangës, vartës, obsesivo-kompulsiv).
Kufiri midis personalitetit normal dhe çrregullimit të personalitetit është vështirë të përcaktohet.
Nga Prof Dr V.Kola

Similar topics
» Perberja e 7 e Njeriut
» Njohja e Njeriut
» Origjina e Njeriut
» EGZISTENCA E NJERIUT !
» Ana magjike e njeriut
» Njohja e Njeriut
» Origjina e Njeriut
» EGZISTENCA E NJERIUT !
» Ana magjike e njeriut
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi