EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mitologjia etruske

Shko poshtë

Mitologjia etruske Empty Mitologjia etruske

Mesazh  Jon 06.07.08 21:51

Mitologjia etruske

Etruskët mendohet të kenë migruar nga Azia e Vogël në Italinë Qendrore rreth shekullit VIII para Krishtit.

Shteti i tyre përbëhej nga një lidhje qytetesh dhe përfshinte hapësira si Etruria , Lacio, Kampania. Etruskët themeluan Romën.

Rreth vitit 500 p. Krishtit, Lacio shpalli pavarësinë, ndjekur nga Roma dhe qytete të tjera.

Etruskët e humbën pavarësinë e tyre në shekullin IV para Krishtit dhe u përfshinë brënda Republikës Romake në vitin 265 para Krishtit.

Megjithatë ndikimi i tyre u përcoll në kulturën romake nëpërmjet ligjeve, arkitekturës, ritualeve, etj.

Aita

Zot etrusk i botës së përtejme. Është identik me zotin grek Had dhe zotin romak Pluton.

Alpan

Përëndeshë etruske e dashurisë dhe e botës së përtejme. Paraqitet krejtësisht e zhveshur.

Ani

Zot etrusk i qiellit që jeton në parajsën më të lartë (në veri). Paraqitet shumë i ngjashëm me zotin romak Xhano.

Aplu

Zot etrusk i rrufeve dhe i bubullimave. Aplu paraqitet zakonisht me një kurorë dafinash mbi kokë. Në njerën dorë mban një shkop, kurse në tjetrën një degë dafine. Është i ngjashëm me zotin grek Apollon.

Artume

Përëndeshë etruske e natës dhe e vdekjes por edhe mishërim zhvillimit të i natyrës. Mund ta krahasojmë me përëndeshën greke Artemida.

Atunis

Versioni etrusk i zotit grek Adonis. Gjendet shpesh në shoqërinë e perendeshës së dashurisë Turan.

-E-
Evan

Përëndeshë etruske që mishëron pavdekshmërinë e njeriut.

-F-

Februus

Zot etrusk i botës së përtejme e një nga zotat e purifikimit. Muaji Shkurt, që për të ishte i shenjtë, ka marrë edhe emrin prej tij.

Feronia

Përëndeshë etruske e zjarrit dhe e pjellorisë.

Fufluns

Një nga zotat etruskë të bimësisë, të gjallërisë dhe haresë, bir i përëndeshës së tokës Semia. Ka shumë ngjashmëri me Dionisin dhe Bakun, zotat përkatësisht grekë dhe romakë të verës.

-H-
Horta

Përëndeshë etruske e bujqësisë.

-K-

Kautha

Zot etrusk i diellit, i njohur edhe me emrin Kath. Zakonisht paraqitet duke dalë prej oqeanit.

Karun

Perndia varkëtar tek etruskët, pra i barazvlershëm me Karontin e grekëve. Megjithatë për nga pamja ta kujton fare pak varkëtarin e grekëve.

Në të vërtetë Etruskët e përfytyronin Karunin me lëkurë të kaltëreme, hundë kërrute dhe veshë si të kalit. I armatosur me një topuz, ai ishte i pranishëm në vdekjen e njerëzve, të cilën, simbas rastit, edhe e nxiste.

Demon etrusk i vdekjes që mundon shpirtërat e të vdekurve në botën e përtejme. Është edhe roje i hyrjes në botën e të vdekurve.

Është i ngjashëm me grekun Karon. Karuni paraqitet me hundë të përkulur, veshë me majë dhe përgjithësisht i paisur me flatra. Arma e tij është çekiçi, me të cilin u shkakton vdekjen viktimave të veta.

Kulsu

Demon femëror etrusk, roje në hyrjen e botës së përtejme. Armët e tij janë një vravashkë dhe një palë gërshërë.

-L-

Laran

Zot etrusk i luftës. Paraqitet si një djalë i ri lakuriq që ka vetëm një përkrenare në kokë dhe një heshtë në dorë.

Lasa

Në mitin etrusk janë hyjni femërore dhe roje të varreve. Gjenden shpesh nën shoqërinë e Turan-it, perendeshës së dashurisë. Këto hyjnesha herë paraqiten me flatra e herë pa flatra. Cilësitë e tyre mishërohen nëpërmjet pasqyrave dhe kurorave të luleve.

Losna

Hyjneshë etruske e hënës.

-M-

Mania

Së bashku me Mantus është rojtari i botës së përtejme.

Mantus

Njëri nga zotat etruskë të botës së përtejme, emri i të cilit lidhet me qytetin e Mantuas.

Menrva

Versioni etrusk i hyjneshës greke Athina dhe i përfytyruar në mënyrë të ngjashme (me përkrenare, shtizë dhe shqyt). Krejt si Athinaja, Menrva është lindur nga koka e një zoti, që në këtë rast është Tinia. Bën pjesë në një trini me Tinia-n e Uni-n. Është pararendëse e hyjneshës romake Minerva.

-N-

Nethuns

Zot etrusk i ujit, në fillim puseve por mandej edhe i detit. Paraqet shumë ngjashmëri me zotin grek Poseidon dhe pararendës i atij romak, Neptunit. Cilësitë e tij manifestohen nëpërmjet cfurkut tridhëmbësh, spirancës, kalit të detit dhe delfinit.

S-

Selvans

Zot etrusëk, pararendës i zotit romak Silvanus.

Sethlans

Emri etrusk i i zotit të zjarrit, i barazvlershëm me Hefestin grek dhe Vullkanin romak. Cilësia e tij ishte rrufeja.

-T-

Tages

Hyjni etrusk që zotëron dijen. Shfaqej prej një brazde kur ara ishte e sapolëruar dhe u mësonte etruskëve, të mbledhur së bashku, artin e hyjnitetit dhe atë të falltarëve. Tages paraqitet si djalosh i ri me dy gjarpërinj në vend të këmbëve.

Ky art i veçantë i hyjnitetit etrusk, më vonë u përdor edhe nga romakët, është përshkruar në Librat Tagetikë (quajtur ndryshe edhe Haruspiçinë ose Akerontikë) (Ovidi XV, 558).

Tarkon

Një hero etrusk, i cili bashkë me vëllain e tij Tirrenus themeloi lidhjen etruske të qyteteve. Kjo lidhje përfshinte dymbëdhjetë qytete: Arretium, Kaere, Klusium, Faesulae ose Kortona, Perusia, Populonia, Ruselae, Tarkuinii, Vetulonia, Volterrrae, Volsini e Vulçi. Tarkoni do t'i jepte emrin e vet qytetit Tarkonium, mandej Tarkuinii (Tarkuinia).

Ai gjithashtu mbështeti Enean në konfliktin e tij me Turno-n. (Virgjili X, 153, 290; XI, 727,746).

Thalna

Hyjneshë etruske e pjelljes. Gjendet shpeshherë nën shoqërinë e zotit Tinia, që mendohet të jetë bashkëshorti i saj.

Thesan

Hyjneshë etruske e agimit dhe mbikëqyrësja e pjelljes. Paraqet disa ngjashmëri me hyjneshën romake Aurora.

Tinia

Zoti i plotfuqishëm i qiellit të etruskëve që jeton në pjesën veriore të qiellit. Mbron kufinjtë e shenjtë, vigjëlon mbi to dhe siguron paprekshmërinë e tyre. Së bashku me gruan e tij Thalna dhe hyjneshën Menrva formon një trini zotash.

Cilësitë e tij janë një vandak rrufeshë në formë shigjetash, një heshtë dhe një skeptër. Jupiterin, romakët e shihnin të barazvlefshëm me të. Në të vërtetë Tinia-Jupiter u ndërfut në qytetin e Romës gjatë periudhës së monarkisë etruske (650-510 para Krishtit).

Tukulka

Gjind i ferrit etrusk. Kishte lëkurë të kaltëreme, krahë si të lakuriqit, sqep të përkulur në vend të hundës, veshë gomari dhe një krifë prej gjarpërinjsh.

Tukulka

Demon femëror etrusk i botës së përtejme. Është një krijesë e tmerrshme me flatra që ka gjarpërinj në vend të flokëve dhe sqep si të një zogu.

Turan

Hyjneshë etruske e dashurisë, e shëndetit dhe e pjellorisë dhe për më tepër dalëzotëse e qytetit të Volçi-t. Turan paraqitet përgjithësisht si një vajzë e re me flatra në shpinë. Pëllumbi dhe mjellma e zezë janë kafshët e saj simbolike. Shoqërohet nga Lasa. E barazvlefshme me të është Venera e romakëve.

Turms

Zot etrusk i identifikuar me Hermesin grek dhe Mërkurin romak. Adhurohej sidomos në Areco.Zot etrusk që u prin të vdekurve në botën e përtejme. Është lajmëtar i zotave e, ashtu si dhe i barazvlefshmi i vet Hermesi grek, vesh këpucë me flatra dhe mban një shkop prej kacneci-lajmëtar.

-U-

Uni

Hyjnesha e plotfuqishme e panteonit etrusk. Është përëndesha e kozmosit dhe hyjnesha e qytetit të Peruxhias. Së bashku me bashkëshortin e saj Tinia dhe hyjneshën Menerva formon një trini.

Biri i saj është heroi Herkle (që duket qartë që është Herkuli, Herkulesi, Herakli). Uni është identike si hyjnesha greke Hera dhe hyjnesha romake Junone.

-V-

Vanth

Demon femëror etrusk i vdekjes. Jeton në botën e përtejme. Sytë i ka përmbi flatra e nëpërmjet tyre sheh gjithçka dhe është e gjithnjëpranishme. Është lajmëtare e vdekjes dhe gjendet e pranishme kur ndokush është duke dhënë shpirt. Cilësitë e saj janë një gjarpër, një vravashkë dhe një çelës.

Veive

Zot etrusk i hakmarrjes. Paraqitet si një djalë i ri që ka një kurorë dafinash dhe mban në dorë një vandak shigjetash. Pranë vetes ka një dhi.

Voltumna

Kryesorja e hyjnive etruske, e adhuruar në Volsinii (Bolsena), kulti i së cilës qe futur në Romë nga Tit Tacio, po që u njoh zyrtarisht në vitin 264 para Krishtit, mbas shkatërrimit të qytetit Volsinii prej romakëve.

Në Romë qe adhuruar me emrin Vertumnus, por cilësitë e saj nuk i dihen. Voltumna, e njohur edhe si Veltha, është një nga hyjneshat e ferrit të etruskëve, por që më vonë u lartësua në hierarkinë e një përëndeshe supreme. Është edhe hyjnesha mbrojtëse e lidhjes së dymbëdhjetë qyteteve etruske.

Përktheu: Shpëtim Kelmendi
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi