EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mitologjia skandinave

Shko poshtë

Mitologjia skandinave Empty Mitologjia skandinave

Mesazh  Agamemndon 23.02.14 21:02

Mitologjia skandinave Tor


Mitologjia skandinave parashihte se bota do të shkatërrohej pikërisht dje më 22 shkurt. Ragnarok përbën betejën e fundit ndërmjet zotëve vikingë, duke shkaktuar çarjen e Tokës

I kemi shpëtuar apokalipsit të majave dhe problemit Y2K, por kini vëmendje, fundi i botës po vjen... përsëri, dhe jo më larg se dje -parashihte mitologjia per diten e djeshme,por qe ne fakt si deshmitare qe jemi,nuk ndodhi asgje.

Këtë herë, është apokalipsi i vikingëve i cili parasheh se do të shkatërrojë Tokën, teksa mitologjia skandinave thotë se dje planeti do të çahej dhe do të zgjohen banorët e Helit.

Sipas vikingëve, Ragnarok përbën një varg ngjarjesh, përfshirë betejën e parashikuar finale e cila rezulton në vdekjen e disa zotëve të mëdhenj, goditjen e Tokës nga disa katastrofa natyrore dhe zhytjen pasuese të botës në ujë.

Ujku Fenrir gjithashtu parashihet të arratiset nga burgu, gjarpri Jormundgand do të dalë nga deti, dhe dragoi i nëntokës do të rishfaqet në Tokë për t’u përballur me heronjtë e vdekur të Valhallas, të cilët, natyrisht, do të zbresin nga parajsa për t’i sfiduar ata.

Legjenda thotë se kambanat do t’i thërrasin bijtë e zotit Odin dhe heronjtë e fushë betejave, para se Odini dhe zotët e tjerë do të vriten nga Fenriri.

Vikingët besojnë se Ragnaroku paraprihet nga “dimrat e dimrave”, kur tre dimra të acartë vijnë njëri pas tjetrit, pa lejuar një verë në ndërmjet.

Tërë moraliteti do të zhduket dhe luftërat do të shpërthejnë gjithkund në botë, duke sinjalizuar fillimin e fundit. Ujku Skoll më pas do të përpijë diellin, ndërsa vëllai i tij Hati do të hajë hënën, duke shkaktuar rënien e yjeve nga qielli dhe goditjen e Tokës nga një disa tërmete të fuqishme.

Nëse kjo do te ndodhte dje, bota më pas do të restaurohet dhe do të banohet nga zotët mbijetues dhe vetëm dy njerëz të mbijetuar, teksa Toka do të zhytet në ujë dhe do t’i hapë rrugën krijimit të një toke të re utopike, me rezerva të pafundme.

Një pjesë tjetër e legjendës thotë se një gjarpër i quajtur Jormungand do të lirohet dhe do të ngrihet mbi oqean, me besimtarët që pohojnë se kjo tashmë ka ndodhur, kur dy peshq gjigantë janë shfaqur në bregun e Kalifornisë në vitin e kaluar.

Ragnarok, që do të thotë “Muzgu i zotëve”, është i bazuar në një poemë të shekullit të XIII-të, të shkruar nga Snorri Sturluson.

Luftëtarët modernë vikingë tashmë kanë nisur që të përgatiten për apokalipsin, për t’u mbledhur në qytetin britanik të Jorkut për të kremtuar festivalin Jorvik,një justifikim për burrat që të veshin kostumet dhe të drejtoinë shpatat e drunjta ndaj njëri-tjetrit.

Rreth 300 luftëtarë do të marshojnë nëpër qytet në finalen e festivalit, para se fiset rivale të marrin pjesë në një “betejë përfundimtare”.

Qendra Jorvik Viking ka parashikuar se Ragnarok do të ndodhte dje, meqë ky është fundi i festës së Jolablotit.
Tradicionalisht, festivali viking i Jolablotit shënon fundin e dimrit. Ndonëse ky nuk përbën ndonjë konstatim shkencor, qendra thotë se vikingëve u pëlqente të festonin dhe ata nuk do ta humbin këtë ngjarje.

Dhe, nëse s’ndodhte asgjë ketë shtunë qe kaloi,ashtu  sic ne fakt nuk ndodhi asgje, Ragnarok do t’i bashkohet një liste të qindra parashikimeve të tjera të dështuara për fundin e botës, siç e njohim, duke përfshirë apokalipsin e majave, më 21 dhjetor 2012, të cilit i besonin shumë njerëz, dhe problemin e njohur si Y2K, më 1 janar 2000.


Koha Jone
Agamemndon
Agamemndon

Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.

— Mark Tuein


195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi