EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poltergeist

2 posters

Shko poshtë

Poltergeist Empty Poltergeist

Mesazh  Jon 23.06.09 16:01

Poltergeistit

Poltergeist Enfield-poltergeist

Poltergeist eshte bashkimi i dy fjaleve te gjuhes gjermane ku poltern do te thote te trokasesh ndersa geist do te thote shpirt/ra. Disa raste te poltergeist kane te bejne me shpirterat por ka dhe te tjere qe kane krijohen ne menyre subkoshiente nga individe te ndryshem.

Turbullime te natyres poltergeist kane ndodhur ne te gjithe boten qe nga kohet e lashta. Per here te pare u perpoq qe te analizoheshin ne menyre kompjuterike ne vitin 1970 nga dy parapsikologe, Alan Gauld dhe A.D.Cornell duke studiuar gjithe ato raste qe nga 1800 e me pas.

Ata identifikuan 63 karakteristika te pergjithshme te fenomenit ku perfshihen: 64 % rastet e levizjes se objekteve te vogla; 58 % ishin me shume aktive gjate nates; 48 % paraqiteshin me goditje apo trokitje; 36 % perfshinin levizje te objekteve te medha; 24 % zgjasnin me shume se 1 vit; 16 % permbanin komunikime midis poltergeist dhe personit; 12 % perfshinin hapjen dhe perplasjen e dyerve dhe dritareve.

Ka patur vazhdimisht shume pro e kundra burimit te ketyre fenomeve duke e lene ende pa nje pergjigje te bindshme ate qe ndodh dhe sidomos nga se shkaktohet. Sipas psikiatrit Ian Stevenson, shpirtrat e te vdekureve mund te jene shume me teper pergjegjes per ate qe ndodh sesa mendohej me pare.

Rasti me i hershem i dokumentuar dhe i trajtuar si 100 % real eshte ai i vitit 1716, ne muajin Dhjetor ne nje fshat te vogel te quajtur Parsonage te Epworth, Lincolnshire, Angli. Te gjithe pjestaret e familjes Wesley degjuan trokitje shume te forta dhe zhurma per nje periudhe prej 2 muajsh. Disa here zhurmat ishin te nje lloji te vecante, kjo sipas shenimeve tejet te hollesishme te mbajtura prej zonjes Wesley.

Gjate nje incidenti kur ajo dhe burri i saj ishin duke zbritur shkallet, nje dite ata degjuan nje zhurme sikur dikush ishte duke zbrasur nje traste me monedha perpara kembeve te tyre. Kjo u shoqerua nga zhurma e nje shisheje qe coptohej ne mijera pjese. Zhurma te tjera ishin ato te hapave ne vrap, gervishtje si dhe doreza e deres qe ngrihej disa here...

Rasti i poltergeistit (fantazmës) te Enfildit te vitit 1977- 1980 është mire i dokumentuar (foto, video dhe incizime te zërit) prej institucioneve me kredibilitet te larte siç janë BBC, policia britanike dhe shoqata për hulumtime psikike dhe sipas mendimit tim ishte rast ideal i dëshmuar dhe i evidentuar për këtë fenomen te paranormales (qe dyshohet qe kemi te bejme me fantazma sic edhe diskutohet ne kete forum) dhe për ate arsye i përcjella linkat për dokumentarin ne kohëzgjatje prej 1 ore ku behet rikonstruktimi i ngjarjes permes aktorve profesionist si dhe intervistimi i te gjithë te përfshirë ne atë ngjarje?

Sipas dokumentarit "poltergeist"-i qe i ka shqetesuar banoret e shtepise ka qene ish banuesi i ndjere i asaj shtepie, kete e verteton djali i tij kur i degjon incizimet e bera te zerit te tij!

Rasti me i ri i evidentuar mire dhe i botuar ne nje liber eshte rasti i njohur si “The South Shields Poltergeist” qe fillon ne Dhjetor te 2005-se, libri mban te njëjtin titull dhe mund te gjendet ne amazon.com.

Aktivitet tipike te poltegeistit ( fantazmës apo aftësive telekinetike te tinejxherit qe është prezent) janë zhurmat misterioze, lëvizja e objekteve ne shtëpi, hedhja e gurëve nga askund, zërat, erëra te kundërmuese qe nuk mund ti gjendet burimi, ndezja e dritave apo aparateve te tjera elektrike, ne disa raste është raportuar për pickime, kafshim, shuplake, mandej te ftohte nga askund, uji qe shfaqet, zjarre spontane qe shfaqen nga askund (sikur rasti i Landovices ne Kosove), shfaqja e grafiteve (sikur rasti i Landovices ) etj .

Sqarimet rreth ketij fenomeni janë te ndara. Ato ma shkencore (ateiste) sic është studiuesi Z. William Roll si dhe i ndjeri shkrimtari i romaneve shkencore fantastike Arthur C. Clark (njeri prej shkrimtareve me te preferuar te fanta-shkencës), mandej ky i fundit i Brovetto and Maxia pohojnë qe fenomeni ndodh gjithmonë ne prezencën e një fëmije apo vajze tinejxherë (zakonisht prej 12-19 vjet por ka raste edhe deri ne 25) dhe si konkludim është qe ajo vajze (ne disa raste edhe ndonje djale) ka aftësi parapsikologjike, me qene me specifik aftësi psiko-kinetike apo telekinetike (lëvizja e objekteve me fuqi te mendjes pa i prek fare) dhe këtë e bene ne mënyrë te pavetëdijshme.

Shkaku mundet me qene ndonjë mos kënaqësi e brendshme, ndonjë frustrim, ndonjë problem emocional i pazgjedhur, vuajtja nga ndonjë fobi, ndonjë epsh i pakënaqur.

Mandej sipas Brovetto and Maxia shkaktar te fenomenit jane femijet ne poburtet te cilet per shkak ndryshimeve ne trurin e tyre perfshijne fluktimin(lekundjen) ne aktivitetin e elektroneve te cilat ne raste te rralla mund te shkaktojne cregullime deri ne disa metra nga truri i femiut ne pubertet!
etj

Sqarimi tjetër është qe këto fenomene shkaktohen nga ndonjë fantazme apo ndonje entitet i tille. Këto fantazma ushqehen dhe forcohen me friken (energjitë e liruara nga individët me këtë rast) te banorëve te shtëpisë dhe sidomos te vajzave adoloshcente për shkaqet e sipër cekur -sa me e ndjeshme vajza aq me te forta janë aktivitetet.

Varësisht prej intensitetit te aktiviteteve rastet e poltergeistave mund te jene ne 5 nivele:

1 Niveli i pare: vende te ftohta ne shtëpi, zhurma te çuditshme, erëra kundërmuese, dëgjimi i hapave, aktivitete te pakontrolluara te shtazëve shtëpiake, ndjenja qe dikush te shikon.

2 Niveli i dyte : Pëshpëritje, qeshje, hije lëvizëse, re te dukshme, shenja ne dysheme apo mure, elektricitet statik

3. Niveli tre : Dritat dhe aparatet tjera elektrike ndizen dhe fiken vet, dora e padukshme ja ngjasin personave ne shtëpi, shkrime ne muri, dyert qe mbyllen/hapen vet, zëra te qarte, paraqitja e plote e figurave te errëta, thirrje te çuditshme telefonike,

4. Niveli i katërt : Lëvizja e objekteve te shtëpisë, humbja dhe paraqitja e objekteve ne vende tjera, paraqitja e zjarrit spontanisht, paraqitja si entitete te frikshme, krijimi i vizioneve apo iluzioneve, te folurit ne mënyrë urdhëruese, njerëzve ju vjen me vjelle, dritaret dhe pasqyrat thyhen pa ndonjë arsye, levitimi (qëndrimi ne ajre pa u mbajte askund)

5. Niveli i peste : Aktivitete te rrezikshme -kafshim, shuplake, pickim i personave te shtëpisë, përdorimi i orendive shtëpiake me shkaktua dëmtime trupore, zjarre dhe djegieje, gjake neper mure dhe dysheme, sulm nga një force e padukshme, ngrehje te flokëve, gjuajtja me thika apo gjësende te mprehta, shkrime kërcënuese apo shenja vizuale.

Kohëzgjatja : ashtu siç fillojnë përnjëherë edhe aktiviteti i tyre ndalet por mund te përsëritet prapë. Zakonisht me adaptimin e banorëve te shtëpisë me aktivitetin edhe frika dhe stresi bie kështu qe çkado qe te jete poltergeisti nuk ka me më çka te ushqehet dhe intensiteti bie. Mund te zgjasin nga disa dite deri ne disa vite.

Nëse njeriu ka qenë i mirë gjate jetës edhe shpirti i tij/saj do te jete po ashtu i mirë. Ja një shembull I huazuar nga libri “Përshëndetje nga parajsa” (Hello from heaven)” nga Billy dhe Judy Guggenheim.

Christine Baker, një menaxhere e një firme te patundshmërive, ne moshën 37 vjeçare rrëfen për rastin tragjik te humbjes se vajzës se saj 14 vjeçare Heather dhe paraqitjen e saj pas vdekjes! Ja se cka rrëfen ajo:

“Vajza e jone Heather, një 14 vjeçare një dite e kalon natën tek shoqja e saj me e afërt. Unë dhe bashkëshorti im atë natë shkuam ne shtrat rreth orës 23:00.

Isha ne gjumë kur me zgjoi telefoni rreth orës 01:00. Nje zyrtar i policise ne telefon me tha:” Zonja Baker, policia eshte para deres tuaj te hyrjes se shtepise. Ju lutem ja hapni deren”

Ju përgjigja “mire”, mbylla telefonin dhe qëndrova per pak kohe e ulur ne shtrat. Mendoja: Mos valle e kam lënë dritat ndezur ne veturë, apo cka mund te jete?”

Hodha ca rrobe ne trup dhe dola nga dhoma e gjumit. Ne korridor e pash Heatheren (vajzën) me gjyshin e saj, me te cilin ajo ishte shume e afërt, mirëpo ai kishte vdekur para 6 viteve!

Ata qëndronin ne ajër (pezull), dhe ai i kishte perqafuar me duar vajzen. Ishin shume solid dhe mund ti shihja shume qarte. U shtanga! Ne gjendje shoku(tronditej psicike) shkunda kokën dhe mendova ne vete:”Pse e shoh “Babin” me Heather (vajzën)”?

Atëherë babai u përgjigj: “ Ajo është mirë, bejbi. Tani është me mua. Ajo është shumë mirë”

“Babai” ne te vërtet ishte vjehrri im(ashtu e quaja) dhe ai gjithmonë me thërriste bejbi. Ishte zëri i tij. “Babai me buzëqeshte dhe ishte shume I qetë. Qe te dyte ishin shume te lumtur.

Shkunda kokën edhe një herë nga çudia.

Pas një minute e hapa derën e jashtme te shtëpisë, policia qëndronte pranë derës dhe kërkuan prej meje qe te ulem. Unë I thashë: “Me tregoni se cka ka ndodhur. Ju lutem, vetëm me tregoni”.

Ata me treguan se Heather kishte vdekur në një aksident tragjik me makinë!

Me vonë e kuptova qe babai u mundua ta zbuste dhimbjen e humbjes se vajzës dhe e dija qe Heather duhet te jetë tani me te. Kjo përvojë me ndihmojë ta pranoj humbjen e te vetmit fëmijë.

Komenti im: Nese mund ti besohet ketij tregimi a mundet te kete sqarim tjeter? Ndoshta truri ka aftesi telepatike dhe ne menyre te nderdijshme ka kuptuar vdekjen e vajzes, mirpo si mekanizem mbrojtes ka gjeneruar nje halucinacion te tille me kusht qe ta dobesoj tronditjen me rastin e humbje se femiut tevetem"?

P.S. Nëse është për ti besuar Dr. Michael Newton ne librat e tij “udhëtimi i shpirtrave” dhe “Fati i shpirtrave” ne te cilat i shkruan për dëshmitë e klientëve te tij te dhëna nën hipnozë gjatë regresionit hipnotik ata pohojnë se shpirtrat e te dashurve qe kanë kaluar përtej kthehen dhe mundohen te na ngushëllojnë apo zbusin dhimbjen, këtë e bëjnë duke e dërguar një energji pozitive, por ne disa raste nuk mund te depërtojnë tek ne dhe këtë me se miri e bëjnë gjatë gjumit kur mendja është me e qetë!

Njerezit gjate historise kane pasur sqarime per te gjitha fenomenet e natyres si vullnet i perendive te tyre, por vetem me hulumtime te mirefillta eshte arritur te sqarohet natyra e vertet e fenomenit, prandaj edhe me studimin e fenomeneve paranormale ndoshta arrijme nje dite ta sqarojme edhe boten e pertejme nese nje e tille ekziston ?

Timianonim
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poltergeist Empty Re: Poltergeist

Mesazh  gjilanasi 16.09.15 0:35

Poltergeist Auto_awat31442313051

Dëshmi shkencore rreth poltergeistit?

Seancat paranormale, të shoqëruara me aktivitet “poltergeist”, janë përshkruar gjatë qindra viteve në të kaluarën. Por, vetëm tani duket se është gjetur një dëshmi shkencore rreth trokitjeve që dëgjohen gjatë seancave paranormale.

Numri aktual i revistës “Journal of the Society for Psychical Research” (SPR), përmban një artikull të shkencëtarit Dr Barrie Colvin B.Sc., Ph.D., i cili ofron dëshmi për zërat trokitës që janë detektuar dhe regjistruar gjatë aktivitetit poltergeist. Derisa trokitjet e rëndomta manifestojnë një karakteristikë normale akustike, ato nga rastet poltergeist kanë një natyrë krejtësisht tjetër të zërit.

Dr Colvin ka analizuar incizimet nga trokitjet poltergeist, të siguruara gjatë 40 viteve të fundit. Dallimi kryesor midis zhurmës së trokitjes normale dhe asaj poltergeist, është se gjatë trokitjes normale, zëri vjen duke u shuar, me pjesën më të zëshme në fillim, derisa te trokitja poltergeist, pjesa më e zëshme është në mes.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poltergeist Empty Re: Poltergeist

Mesazh  gjilanasi 22.10.15 13:51

Qëndrimet pezull, hijet e frikshme dhe sulmet e padukshme

Poltergeist Auto_norm1445439107

Është parë se fenomeni Poltergeist prek familjet me fëmijë para adoleshentë dhe ngjarjet e çuditshme rëndom përqendrohen te njëri nga fëmijët, apo te disa prej tyre. Ky mund të jetë rasti i Kristit dhe familjes së saj.

Fëmijët e saj, që atëherë kishin 10 dhe 8 vjeç, tanimë ishin në shtrat, e më pas edhe ajo, me burrin ranë për të fjetur. Kah mesi i natës, Kristit ia nxorën gjumin bërtitjet e vajzës së saj, Hanna: "Mami! Më ndihmo! Më lër rehat! Ndihmë!"


Burrit nuk i del gjumi


Kristi ishte ngritur, kishte tentuar që ta zgjonte burrin, por ai nuk kishte reaguar. Kishte tentuar që ta hapte derën e dhomës së gjumit, por ajo nuk hapej. Kristit i dukej sikur ishte ndokush nga ana tjetër e derës, që e mbante atë të mbyllur. Por, kur e kishte hapur derën, nuk kishte parë askënd. Kur kishte shkuar te dera e vajzës, ishte përsëritur e njëjta gjë. Kristi nuk mund ta hapte derën.

Por, kur e kishte përplasur me tërë fuqinë e saj, dera megjithatë ishte hapur. Pasi që kishte ndezur dritën, Kristi kishte parë gjënë më të tmerrshme në jetën e vet. Hanna qëndronte pezull, mbi shtratin e vet, derisa disa hije që fluturonin vërdallë, tani dolën jashtë nga dritarja. Me të dalë të hijeve jashtë, dritarja u përplas dhe Hanna ra poshtë, në shtrat. Kur ajo kishte shkuar për të parë sesi ishte vajza, dera e dhomës së Kristit ishte përplasur aq shumë, saqë edhe burri i saj ishte zgjuar. I biri i tyre që kishte fjetur në katin e parë, nuk kishte dëgjuar gjë.


Shpërngulja


Pas kësaj ngjarjeje, familja kishte vendosur që të shpërnguleshin në Florida. Djali kishte mbetur i fundit pa dalë nga shtëpia. Por, derisa ai ishte duke zbritur shkallëve, diçka e kapi dhe e përplasi. Ai më shumë ishte frikësuar, sesa që ishte lënduar. Nejse, ata shkuan më pas në Florida, por këtu nuk mbaruan të gjitha vështirësitë e tyre.

Përsëri, në mesnatë, u dëgjua Hanna duke bërtitur: “Dil nga dhoma ime! Nënë, nxirre jashtë! Ndihmë!” Kristi ishte zgjuar me të shpejtë dhe, në atë turr, e kishte hapur derën rrëshqitëse, e cila kishte dalë nga binari. E kishte përqafuar bijën duke i thënë: “Askush nuk është këtu, qetësohu”! Por, meqë vajza nuk qetësohej, Kristi e kishte marrë atë në dhomën e vet.


Lutjet


Derisa qëndronin ulur në shtrat, dritat kishin filluar të dobësoheshin. Ato kishin ndier sikur një i ftohtë u shkoi shpinës teposhtë. Hanna kishte filluar të bërtiste, duke thënë: “Aty është, aty është”!

Kur Kristi e kishte pyetur çka kishte aty, ajo ishte përgjigjur: “Ajo gjëja! Të lutem largoje nga këtu”!

Por, Kristi nuk kishte parë kë tjetër, pos burrit të saj, David. Kur kishte kërkuar nga vajza që ta përshkruante atë që ishte duke parë, Hanna kishte thënë se këmbët e “tij” nuk preknin fare në tokë, dhe se ai ishte tepër i gjatë. Kishte të veshur një pallto të gjatë të zezë dhe një kapelë. Kokën e kishte transparente.

Atëherë Kristi dhe vajza e saj kishin filluar të luteshin. Si duket, Zoti ua pranoi atyre lutjet, meqë kurrë më nuk kishin pasur përjetime të tilla.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poltergeist Empty Re: Poltergeist

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi