EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fjale te urta nga Mit'hat Frashëri

Shko poshtë

Fjale te urta nga Mit'hat Frashëri Empty Fjale te urta nga Mit'hat Frashëri

Mesazh  laureta 19.03.12 23:19

Liria është që të mos të trazojë njeri ty dhe ti të mos të trazosh të tjerët.
 

Meqënëse jeta dhe siguria e secilit është e lidhur me fatin e të gjithë atyre që, së bashku, formojnë kombin, do të na donte shpirti që çdokush të sakrifikojë pesë minuta në njëzet e katër orë dhe të hetojë nga thellësia e vetes së tij se c’shërbim ka bërë për shoqerinë dhe c’të mirë mund t’i bëjë kësaj shoqërie që quajmë komb.
 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri per çdo cep të Shqipërisë.
 

Patriotizma është një egoizëm. Ajo ndjenjë na shtyn të kërkojmë madhërinë dhe nderin e kombit, se tek ajo madhëri e tek ai nder do të gjejmë ne vetë madhërinë, lumturinë dhe nderin e secilit.
 

Njerëzit e një kombi janë solitarë. E mira dhe lumturia jote, janë dhe të miat. Fatkeqësia jote është dhe për mua. Nderi yt më nderon edhe mua dhe turpi yt më nxin edhe faqen time.
 

Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë.


Gjithë vlefta, gjithë fuqia, gjithë virtyti në këtë botë është, puna.  Një punonjës për mua është një njeri i madh, qoftë hekuruar, qoftë bujk i palodhur, qoftë artist, ose letrar. Admiroj tek ai sforcim që s’lodhet, vullnetin që nuk dëshpërohet, metodën qe i shton fuqinë dhe durimin, që ia ben punën të ketë duk dhe uratë. Se ai që nxjerr një punë në shesh, ai që krijon një send prej asgjëje, ai pa dyshim ka bekim, ka frymë dhe dritë prej së larti.


Puna, vulneti dhe palodhja ndalojnë shumë të këqia, lin dhe një tok të tjera.


Është i lumtur ai që di dhe mmund të punojë, që di dhe mund të bëjë edhe të tjerët të punojnë.


Që ta zgjojmë frymëm e iniciativës, duhet të pushojmë së shpresuari gjë prej qeverisë.


Disa njerëz nuk duan bisedimin, po u pëlqen vetëfjalimi(monologu): ata këmbëngulin në idetë e tyre dhe marrin vrapin mbi tezën që u pëlqen. Në gjuhen frënge ka një shprehje të bukur për të tillët:” U pelqen të dëgjojnë veten e tyre”.


Bisedimi është një dëfrim shpirti dhe mendjeje,që ndien njeriu duke rrëfyer mendimin e tij dhe duke dëgjuar të tjerët,me pak dëshire,me çelje zemre,mbase,nga një herë,edhe me pak diplomatëri,si lodra e shahut.
 

Ëmbëlsi e bisedimit është në sforcim që bën njeriu të rrëfejë kthjelltë dhe me elegancë idenë e tij;në përpjekjet që bëjmë të kuptojmë mendimet e tjetrit,të hyjmë në shpirt të tij dhe të identifikohemi me të.Pak njerëz dinë dhe ndjejnë shijen e bisedimit,për të cilin duhet më parë të jemi tolerantë,pa këmbëngulje,të matur dhe pa inat.


Fatkeqësi e njerëzisë vjen nga mungimi i vullnetit. Ai ndalon perfeksionimin moral dhe s’na lë të korrigjojmë të metat tona…Ky përtim moral e mban lidhur njerinë me të metat, fajet. Shumë herë njeriu ,duke rrëkëllyer poshtë, dëshiron të mbytnjë atë zë që vjen së thelli…


Duhet të kemi kurajo të themi të vërtetën, të bardhës- të bardhë dhe të zezës- të zezë.


Është një virtyt i madh të duam të jemi, ashtu si duam, të dukemi ose të rrëfehemi ashtu si jemi.
 

Ena kallaiset së brendëshmi.


Miqësia s’bëhet kurdoherë me të ngjarë dhe me simpati të karakterit; shumë herë bëhet me të ditur të bëjmë lëshime për mikun, të dimë ta duam ashtu si është, me të mirat dhe të ligat e tij.
 

Të endurit matet-me kut, lëndët-me okë dhe koha-me ngjarje.


Cdo njeri ka një tru të vecantë. Prej trurit vjen mendimi dhe logjika, fytyra besnike dhe harmonike e veglës që mendohet dhe që ndjen. Pas arkitekturës konstitucionale të trurit është dhe karakteri i njeriut, stili i tij në të shkruar, manifestimi i të jashtërave të mendimit, d.m.th prirja prirja e tij për artet grafike dhe plastike, muzikën etj. Mbase një ditë, do të vijë, që duke parë veprat e një njeriu, të një piktori, një punë arkitekture, një shkrim etj,, do të mundim  të bëjmë diagramën besnike të encefalit të tij.


Që të mund njeriu të jetë kurdoherë i ndershëm, të mbajë kundër cdo ngjarjeje dhe rënieje ndershmërinë  dhe integritetin e tij, duhet ta marrë në sy që të mund të rrijë një ditë me kepucë të vjetëruara dhe hajë buk’ e djathë. Cdo njeri që është në mizerje, s’është padyshim kurdoherë i ndershëm, po ay që s’duron dot mizerjen dhe privacionin, s’mund që të mbajë  ndershmërinë e tij.


Mos e qorto dhe mos e shaj shqiptarin për fajin që ka bërë, se ajo është mënyra më e fortë që ta bësh të këmbëngulë në atë faj. Merre me të mirë dhe shiko ta bindësh, pa pasur as pamjen e të dhënit këshillë.


Shqiptari , duke mos e shaj shqiptarin për fajin që ka bërë,se ajo është mënyra më e fortë që ta bësh të këmbëngulë në atë faj. Merrë me të mire dhe shiko ta bindësh, pa pasur as pamjen e të dhënit këshillë.


Shqipëtari, duke mos qënë i mësuar me jetë politike, dua të them, duke mos pasur gjer më sot shtet, qeveri dhe indipendencë, s’ka kuptuar dot akoma barrën, deyrat dhe përgjegjistë që rrjëdhin nga një jetë indipendente.


Cdo përparim vjen nga idetë e përparuara, nga idetë e reja.


Ka natyra të frikshme, të dobeta, që tremben prej realitetit dhe pëlqejnë krimbin e dyshimit. Janë si ata që duan më mirë t’u dhëmbë gjithnjë dhëmballa, se sa ta durojnë një herë dhembjen e të qiturit.


Entuziazmi, besimi i plotë te mendimi, dëshira dhe inspirimi i minutës, padyshim na shtie shumë herë në faje dhe gabime.


Kënaqësi na jep dhe shpesh herë për sa punë të mëdha bëhet shkak.


Një ngazëllim i vërtetë është ai që ndjen njeriu pas një shoqërimi, pasë një lufte ndrërmjet dëshirës dhe detyrës, një luftë në të cilën mund vehten dhe i jep celik vullnetit. Në jetë cdo gjë duhet të reduktohet me një operim matematik, me një peshim, dhe do zgjedhur ana që rëndon më tepër…


Mësoni të kurseni kohën, mësoni mirë përdorimin e kësaj gjëjë të vlefshme që i thone kohë…Harrojmë se ditët tona janë të matura dhe se gërshëea e shtrigës kohë është gjithnjë gati të presë fillin e gjëllimit…


Mbrëmjeve, pa fjetur, shiko hesap e vështro ç’ke bërë ditën dhe, në qoftë se të ka ardhur një mendim i ri, në qoftë se ke ndjerë një gjë të re, mos e kqyr si të humbur atë ditë: je me fitim.


Partizanët e barazimit s’duan kurrë që i poshtmi të ngrihet sa i larti, po i larti të unjet sa i poshtm. Rrafshimi ndër ta do me thënë prishje dhe rrëzim. Prandaj vjen fatkeqsia.


Gruaja na robëron me dobësitë dhe jo me vullnetin e saj. Sa më pak Fuqi të duket se ka gruaja, aq më tepër siprëri ka mbi ne.


Patrikularizma, lokalizma dhe ekskluzivizma tek shqipëtari rrëfehen me atë mani që ka secilido të marrë emrin e fshatit ose të qytetit si emër familjeje. Kur piqen dy shqipëtarë, pas gëzimit të parë, pyetja esenciale është: nga të kemi z.tënde?


Shumë herë ideali për shqipëtarin është të qenët i zoti, me çdo mënyrë që të jetë.Pa dyshim, duke pasur horizontin të ngushtë, nuk mund të kërkojë vec suksetet e lehta.


Fatkeqësi që njeriu ka pak ambicion dhe shumë kotësi.


I lumtur është ai që në vështirësi lë të flasë zemrën dhe jo mendjen e tij.
 

Njerëzit që s’gjejnë mjaft interes tek vetja e tyre, merren me punët e botës.
 

Shumë herë jeta mbetet si një skicë e pambaruar. Kur shohim zbraztësinë e saj, duam të kompletojmë tablonë, të vëmë ngjyrat e duhura atje ku mungojnë. Por zëmë të shohim se vilari i jetës nuk duran qortime.
 

Feja, mëmëdheu, prona. Por, jo vetëm mëmëdheu, edhe feja vetë- prej frymës së promës rrjedhin.
 

Fjatët dhe frazat janë kufoma pa jetë: Stili u jep shpirtë. Ky shpirt që vëmë në stil, është uni.
 

Vetëm një proverb të mirë di:”Trimi i mirë me shokë shumë”. Por kur mendij fjalën e Ali Pashës: dy shqiptarë janë shumë!Atëherë kam dëshirë ta kthej proverbin:”Trimi i mirë me shokë…pak!”


Ata që s’kanë ndjerë ngazëllimin mistik të sakrificës inteligjente, pa dyshim janë zvjerdhur dhe prej një nga më të mëdhenjtë faktorë të lumtirisë.


Gjithë fatkeqësia vjen kur njeriu kërkon të rrojë pa fituar, të fitojë pa punuar, të punojë pa u lodhur.
 

Dhembja më e madhe është pikellimi i brendshëm, jo ai qe rrëfehet.
 

Shpesh herë zemerimi ynë vjen jo se kemi të drejtë, po se kemi faj dhe na vjen ligsht që na e shohin të tjerët.
 

Njeriu ka nevojë për dashuri: të dojë dhe  të duhet.
 

Në qoftë se  kujtimi është një bekim dhe  një lumturi, nga ana tjetër edhe harrimi s’është një dhuratë më e vogël e  zotit. Pa harrimin, si do të  mundnim të rifillojmë jetën, të kemi kurajo dhe zell, të mbajmë gjallë fjalen e entuziazmës dhe të dashurisë?
 

Komunizma është një sëmundje e tmerruar, si tërbimi i qëneve dhe i ujqërve, është një kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por dhe më tepër akoma, zemrën dhe shpirtin e njeriut.


Kur merr një detyrë, ki disiplinë e durim. Sqiptarin e ka prishur mungesa e disiplines dhe zjarri i padurimit


Kur të proponohet një send që e mendon edhe ti të mirë dhe e gjykon të dobishëm,bindu. Shqiptarin e ka prishur mosbindja dhe jo bindja. Nis ti më parë të japësh shembullin e bindjes jo të verbër.


Hiqe veten si pak të mençmë dhe kap të ditur. Mëndjemadhësia na ka çmendur gjer më sot.


Mos u hidhëro po të shkoj tjetri para, edhe pse nuk ndenje dot në krye. Zilia na ka lënë të panderuar.


Kij ambicion të vërtetë: mos mendo orën e sotme dhe minutën në të cilën rron. Kujto pak pritmin,eternitetin.


Dhe së fundi, një fjalë e urtë që i përket më së shumti vetë Mid’hat Frashërit: ”Në punë kije për lavdi të jesh shërbestar. Ji i lumtur kur bën një send të dobishëm, pa le të mos e dijë bota”.
laureta
laureta

Asgje nuk eshte me madheshtore se mendja asgje nuk eshte me e pasur se mendja por asgje nuk eshte me idiote se mendja ajo mund te ndertoje madheshtoren por ajo mund te shkatrroje vet veten!!?

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi