EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pohimet për gjuhën e vjetër shqipe i lënë studiuesit pa fjalë

Shko poshtë

Pohimet për gjuhën e vjetër shqipe i lënë studiuesit pa fjalë Empty Pohimet për gjuhën e vjetër shqipe i lënë studiuesit pa fjalë

Mesazh  Agamemndon 23.01.14 20:05




Pohimet për gjuhën e vjetër shqipe i lënë studiuesit pa fjalë




Pohimet për gjuhën e vjetër shqipe i lënë studiuesit pa fjalë Images?q=tbn:ANd9GcTGtyUBIIo7b6pSAHLsX2JdfJJdy9kLRaM0_YCkdq0GdZ1axatZ


Dy gjuhëtarë austriak janë duke bërë përpjekje që të dëshmojnë që gjuha shqipe  jo vetëm është shkëmbyer me gjuhët tjera të Ballkanit, por, për më tepër ka  pasur rol ‘formësues’ karshi gjuhëve të tjera. Jo të gjithë pajtohen me këtë.

Linguisti austriak, Norbert Jokl,  i njohur shpesh edhe si “babai i Albanologjisë” ka bërë punë të shumtë dhe të palodhshme në fillim të shekullit të 20-të duke u munduar të dokumentojë këtë gjuhë fare pak të studiuar.   

Sot dy austriak të rinj kanë marrë përsipër detyrën që të kuptojnë  më mirë gjuhën Indo Evropiane dhe të tregojnë sesi ajo ka formësuar zhvillimin e shumë gjuhëve në Ballkan.

Gjuhëtarët Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger kanë filluar detyrën e vështirë të kompletimin të leksikonit të parë të foljeve në Shqipen e vjetër.

Hipoteza qendrore lidhur me projektin e tyre të financuar nga Fondi Austriak për Shkencë, është që shqipja e vjetër ka ushtruar ndikim të konsiderueshëm në zhvillimin e shumë gjuhëve në Ballkan.  

Duke patur për bazë tërë materialet e letërsisë së vjetër shqipe që datojnë nga shekulli XVI dhe XVIII, ata janë duke analizuar gjithsej 1,500 faqe tekste nga burime të harruara katolike.

“Deri tani, hulumtimet e pakta deri tani janë zhvilluar në këto tekste, të cilat kanë të bëjnë me letërsinë fetare katolike kryesisht, letërsi kjo njëherë e ndaluar dhe pastaj e vënë në tabu gjatë epokës së Komunizmit,” thotë Matzinger.

“Pas rënies së komunizmit, kjo letërsi po del edhe njëherë në pah, porse tani po ka një mungesë të mjeteve dhe të njohurive mbi historikun e katolicizmit [shqiptar]” – shton ai.

Gjuhë të ndryshme në një zonë të njëjtë gjeografike shpesh tregojnë ngjashmëri përkundër mungesës së dëshmive se ato janë një prejardhje të përbashkët.

Kjo dukuri e njohur me termin gjerman  “sprachbund”, është evidente në Ballkan, ku shqipja, greqishtja, bugarishtja, maqedonishtja dhe rumanishtja kanë fjalë dhe struktura të përbashkëta.

Por studiuesit austriak besojnë që gjuha shqipe ishte nxitëse e zhvillimit të gjuhëve të tjera, dhe nuk është vetëm çështje shkëmbimi  fjalësh të ndryshme mes gjuhëve.

Faza fillestare e projektit që ka kryer një sërë ekzaminimesh të detajuara të shqipes së vjetër kanë nxjerrë në sipërfaqe aspekte të panjohura.

“Ne kemi zbuluar shumë forma foljore të cilat janë zhdukur apo kanë pësuar ndryshime gjatë ristrukturimit,” thotë Schumacher. “Deri tani, këto forma nuk janë njohur sa duhet dhe për më tepër janë klasifikuar në mënyrë jokorrekte.”

Këto folje dhe struktura të humbura janë vendimtare për të sqaruar historinë e gjuhësisë shqipe dhe ndikimin e saj tek gjuhët tjera, pohojnë dy studiuesit.

Ata besojnë që tashmë posedojnë dëshmi që sugjerojnë që shqipja është burimi shquarsisë prapashtesore në gjuhën rome, bugare, maqedone, sepse një gjë e tillë ka qenë karakteristikë e shqipes që nga kohët e lashta.

Gjuhëtarët vendor kontestojnë këtë teori

Ndikimi i gjuhës shqipe në gjuhët tjera në rajon, dhe pohimet se shqipja është një nga gjuhët më të vjetra të Evropër kanë qenë temë diskutimi për një kohë shumë të gjatë në Ballkan.

Kjo për shkak se teoria përmban implikime të shumta etnike dhe politike dhe ushtron një ndikim të mundshëm në pretendimet e shteteve moderne për  territore të kontestuara.

Disa nacionalistë ndërlidhin këtë teori me pohimet mbi lashtësinë e gjuhës shqipe dhe pohimet që shqiptarët kanë popullzuar këto territore shumë përpara se të vinin Sllavët në shekullin e V-të dhe të VI-të.

Por derisa studimi austriak mbështet teorinë për lashtësinë e gjuhës shqipe, puna e tyre nuk është pritur me aq entuziazëm nga albanologët në Shqipëri dhe Kosovë, dhe kjo për disa arsye.

Disa studiues mendojnë që këto rezultate si të dy austriakëve i kanë arritur edhe vet.

Ndërsa të tjetër mbesin të rezervuar sa i përket idesë që shqipja ka ‘formësuar’ gjuhët e tjera.

Çlirim Xhunga, historian nga Tirana, i njohur me qëndrimin e tij nacionalist ndaj gjuhës thotë që studimi i austriakëve nuk ka formësuar ndonjë rezultat të ri të panjohur deri tani gjuhësor, historik apo etimologjik.  

Xhunga mendon që puna e tij tashmë ka treguar sesi shumë gjuhë brenda dhe jashtë Ballkanit kanë për origjinë gjuhën shqipe. Në artikujt e tij të publikuar në gazetat shqiptare ai sugjeron që edhe latinishtja dhe greqishtja antike kanë prejardhjen nga gjuha shqipe

Akademikët kosovarë nga ana tjetër janë më pak grandioz sa i përket vlerësimit të tyre –për rolin primar të gjuhës shqipe.

Qemal Murati, nga Instituti Albanologjik në Prishtinë, thotë që shqipja ka pasur shkëmbime me gjuhët fqinje por se dyshon të ketë pasur rol formësues nga tyre.

“Shqiptarët për kohë të gjatë kanë pasur kontakte me popujt e Ballkanit siç janë grekët, sllavët e jugut, turqit, romët, hebrenjtë dhe të tjerët,” mendon ai, dhe shton. “shqiptarët kanë marrë dhe dhënë shumë elemente nga fjalori dhe gramatika,” .

Por ai tërheq vërejtjen për teorinë që gjuha shqipe ka formësuar gjuhët tjera, duke thënë që pohimet e tilla duhet trajtuar me “objektivitet të mirëfilltë shkencor”, i cili thotë  “Le të flasim me dokumentime sepse fjalëve më askush nuk u beson.”

Rexhep Ismaili, gjuhëtar nga Prishtina, është poashtu i rezervuar sa i përket pohimeve lidhur me gjuhën shqipe dhe shtrirjen e saj.

Gjuha shqipe është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por në të shkruar e gjejmë vetëm në shekullin e XIV-të.

Dhe dokumenti i vetëm në gjuhën shqipe që ka mbijetuar është formula e pagëzimit nga Kryepeshkopi i Durrësit që daton në nga viti 1462.

E cila fillon: “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit.” – që në gjuhën e sotme shqipe është  “Unë të përgëzoj në emër të atit, birit e shpirtit të shenjtë”.

“Ne s’mund të flasim për ndikimin e një gjuhe mbi tjetrën,” thotë Ismaili, “por vetëm për një fond reciprok shkëmbimesh nga gjuhët indo-evropiane dhe jo indo-evropiane të Ballkanit.’’

nga Besiana Xharra
Agamemndon
Agamemndon

Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.

— Mark Tuein


195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi