EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ç’është xhindi ?

Shko poshtë

Ç’është xhindi ? Empty Ç’është xhindi ?

Mesazh  Neo 23.06.09 22:22

Ç’është xhindi ?

Fjala xhin vjen nga rrënja xhenne nga e cila vijnë edhe fjalët xhennet dhe xhinnet. Kurse emri mexhnun është emër foljor që do të thotë i zënë nga xhindet. Ne i themi e ka humbur mendjen, është marrosur.

Kuptimi leksikor i fjalës xhin është i mbuluar, i mbyllur, i fshehur. Më saktë, jo i mbyllur e i padukshëm në vetvete,por për ne. Veçanërisht, "mexhnun" i themi atij njeriu që i është dhënë dikujt tjetër, që ia ka falur zemrën me të tillë pasion, sa që sjelljet dhe veprimet e tij nuk kemi mundësi ti kuptojmë brenda kritereve tona.

Edhe fjala xhennet(4), nga një pikëpamje, me që ndodhet e mbyllur, e fshehur, është për ne pjesë nga bota e të fshehtave… Fjala xhinnet është gjëndja e të qënit i marrë… Edhe xhindi (xhindi-siç e përdorim në shqip) – Allahu e di - për të gjitha këto punë, në planin shkakësor, është një shkak, një autor dhe një faktor aparent, sa për dukje.

Ekzistenca e xhindeve është një çeshtje specifike e bartur që në fillim të herës së diskutueshme. Natyrisht, bashkë me shpirtin dhe engjëjt.

Në të vërtetë, pasi t'i kenë dalluar dhe vëzhgur ata Profetët e Lartë, pasi të jenë takuar dhe të kenë biseduar me ta Individualitetet Trashëgimtarë të Profetësisë, dhe pasi ta kenë zbuluar dhe pranuar ekzistencën e tyre miliona njerëz, ç'rëndësi do të ketë polemika e katër-pesë materialistëve që s'shohin asgje tjetër përveç materies…

Duhet theksuar se, në një kohë kur kemi pranuar shumë qenie që s'i shohim me sy, mohimi i ekzistencës së xhindeve është bërë temë prekupuese e milionave në të katër anët e botës. E, sidomos në një periudhë kur kokat e diturisë janë preokupuar me të!...

S'ta merr mendja pse e kundërshtojnë xhindin ata që e kundërshtojnë. Mos vallë njerëzit shohin çdo gjë që ekziston dhe e kundërshtojnë xhindin pse s'e shikojnë? Ne dimë nga universi i perceptueshëm me shikim, shohim vetëm 4-5 të miliontën e objekteve që i ofrohen shikimit tonë.

Pastaj përpiqemi që me anë të mjeteve të konstatojmë një pjesë të atyre që nuk i shikojmë me sy të lirë, p.sh. objektet e makrokozmosit –me teleskop, objektet e mikrokozmosit- - me mikroskop dhe një pjesë tjetër me rreze iks ose të ndonjë lloji tjetër. Ndoshta në të ardhmen do të lindë mundësia që edhe shumë gjëra të tjera t'i aspirohen shikimit të njeriut me instrumente dhe mjete të reja…

Në këtë mes, ashtu siç ka thënë edhe një shkencëtar, çdo zbulim do të na nxjerrë përpara një univers të tërë të pazbuluar. Lidhur me këtë, kjo botë e dëshmisë është një perde danteleje mbi të padukshmen botë jolëndore të fshehtësive.

Xhindet, ëngjëjt dhe shpirtrat ndodhen pas kësaj perdeje. Me mjete a pa mjete, në ç'dimensione që të përçoheshin atje, aq do të ishte mundësia për t'u njohur me ato qëniet pas perdes.

Aspekti tjetër i çeshtjes është ky: xhindi është nga lloji i shpirtit. Është një ligj. Si ligji i tërheqjes së masës midis planetëve të medhenj. Me këtë ligj Dielli e vërtit Tokën rreth vetes. Edhe Toka, me një lëvizje të nxituar, sillet siç sillen elektronet. Kësaj tërheqjeje qëndrore i përgjigjet, në kah të kundërt, shtytja qëndrore. Këta janë, secili më vete, nga një ligj me vlerë nominale e konvencionale.

Tani do të thoni se në mes nuk ka asgjë, edhe ajo është një masë, edhe kjo masë ndër të cilat e vogla vazhdon të vërtitet rreth së madhes. Mirë po me që në mes nuk paska asgjë, si do të shpjegohet kjo gjëndje? E kjo, qoftë tërheqja sipas Njutonit, qoftë teoria e vëllimit sipas Ajnshtanjit, përfundimi mbetet po ai…

Po ashtu, kur të merrni në dorë, për shembull, një farë, në të është e pranishme një përpjekje jetësore . Kur, ç'të shikoni, diku nga toka menjëherë embrioni nxjerr kokë, bëhet filiz, bëhet bar, bëhet pemë, vetëm, se, jashtë çdo diskutimi, bëhet diçka nga lloji i vet. Këtu ka një ligj zhvillimi . Ky është një ligj nominal, konvencional. Mirëpo pa këtë ligj nuk ka rritje dhe zhvillim.

Për shembull, po të mbillni një gur, me që për të nuk ka ligj zhvillimi, nuk do të vini re ndonjë rritje a zhvillim.

Ja, pra, këta janë, secili më vete, ligje të Allahut. Edhe xhindi, edhe shpirti janë ligje të tilla. Por ndryshimi në këtë mes është ky: ligji i tërheqjes nuk ka mëndje, vullnet dhe vetëdije.

Kurse ligji xhind, ligji shpirt, ligji ëngjëll kanë mendje, vetëdije e vullnet, veçanërisht s'janë nominalë, konvencionalë e relativë dhe zotërojnë secili nga një trajtë ekzistence të vërtetë.

Mendimtari vigan i shekullit ka bërë për të përkufizimin më të përgjithësuar, me të përmbledhur e më konçiz që kemi mundur të shohim gjera tani, në këtë formë: Shpirti është një urdhër ligjor i vetëdijshëm.

Të vërtetën e ajetit Thuaj: Shpirti është çeshtje që i përket vetëm Zotit tim,…( Kur'ani, Isra:85) është pothuajse e pamundur ta paraqesësh në mënyrë kaq konçize. Shpirti është një urdhër ligjor i veshur me një trup të jashtëm përmbledhës, i gjallë, i vetëdijshëm, i ndritshëm, drejtësidashës, i aftë për të fituar përplotësi.

Po qe se i Zoti i Fuqisë u vesh një trup të jashtëm ligjeve të materies, secili bëhet nga një shpirt më vete. Po qe se shpirti e heq veshjen trupore dhe e zbret vetëdijen nga koka, përsëri bëhet një ligj i përhershëm, i amshuar.

Në të vërtetë, me këtë është shpjeguar çdo gjë. Shpirti për ju është një ligj si ligjet që pranuat ju nga mikrobota më e vogël në mikrobotën më të madhe, por me vetëdije.

Mbetet të themi se, sipas pretendimit të disa shkencëtarëve, edhe tek bari, në proçesin e rritjes, është ndjerë dhe vëzhguar një vetëdijshmëri si përgjigje ndaj një pjese mesazhesh, paralajmërimesh, si njohje me mjedisin, përshtatje dhe nderthurje me të.

Po ashtu edhe te pemët. Do t'ju parashtroj përmledhjen e një prej shkrimeve të një reviste lidhur me këtë temë. Autori thotë: Opinioni im përqëndrohet në faktin që kallinjtë e bimëve të tillla si gruri e thekra janë të vetëdijshëm. Sepse te gruri e thekra, pa menduar për një vetëdije, një mendje e një njohje, nuk mund të shpjegohen veprimet e tyre aq të vetëdijëshme.

Për shembull, gruri, kur ende është një emrion dhe filiz, e nxjerr kokën mbi tokë dhe sheh përreth: po qe se mjedisi është i favorshëm dhe kushtet janë të përshtatshme për të nxjerrë dy bisqe. Po qe se klima shkon mbarë, lagështia është e përshtatshme dhe rezet e djellit kanë cilësinë për të ushqyer, merr vendim për dy bisqe.

Madje, po e lejuan kushtet, nxjerr edhe tre. Kur të ketë nxjerrë tre bisqe, e dimë se kushtet janë të mjaftueshme për t'i ushqyer ato. Po të mos duken të përshtatshme kushtet, nxjerr vetëm një. Sikur të thoshte: Unë vetëm një copë mund të ushqej... Kur një dru sëmuret, rrëzon frutat për të shpëtuar veten.

Bujku le të pandehë ç'të dojë, nuk janë frutat të sëmura, por bima. Duket sikur pema thotë: Më falni, por s'do të mund të kujdesem për frutat. Për shkak të kësaj gjendjeje, jam e detyruar të kujdesem për veten. Ne të ardhmen do të mësojmë për një mekanizëm brenda bimëve që dikton dhe bën të gjitha këto punë. Ja, pra, të gjitha këto janë ligjet e Allahut.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi