E ardhmja parashikohet
Faqja 1 e 1
E ardhmja parashikohet
E ardhmja parashikohet, po besove te ndjesite e tua
Ata që besojnë në ndjesitë e tyre kanë më aftësi për të parashikuar me tepër siguri të ardhmen e tyre, në krahasim me ata që nuk e bëjnë.
Në këtë përfundim kanë dalë 8 grupe kërkuesish të “Columbia Business School” dhe të Universitetit të Pittsburgut.
Gjatë kërkimit, studiuesit u kanë kërkuar disa njerëzve të parashikonin rezultatet e disa ngjarjeve, si për shembull, cili do të ishte kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet amerikane të vitit 2008 (në garë, Hillary Clinton e Barak Obama), cili do ishte fituesi i “American Idol”, apo lëvizjet e treguesit Down Jones në bursë.
Përkundër parashikimeve të llojeve të ndryshme, pjesëmarrësit që u mbështetën te ndjenjat e tyre, ose që përmes eksperimentit, u detyruan t’u besojnë më tepër perceptimeve vetjake, kanë shfaqur një saktësi më të madhe në parashikimet e tyre, krahasuar me pjesëmarrësit e tjerë.
Kërkuesit, studimi i të cilëve do të publikohet shpejt në “Journal of Consumer Research”, kanë shpjeguar këto rezultate, duke hedhur hipoteza mbi faktin që ndjenjat mund të udhëheqin drejt një “dritareje të privilegjuar” perceptimi.
Për më tepër, specialistët kanë rënë dakord në theksimin e faktit që një farë sasie dijesh, janë të nevojshme përsa i takon parashikimit të së ardhmes në mënyrë të detajuar.
Pra, me pak fjalë sipas këtij studimi, me disa njohje të gjërave dhe me një dozë të mirë besimi në vetvete e te ndjenjat e juaja, e ardhmja mund të jetë më e deshifrueshme dhe e sigurtë.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» News Univers - 2
» Ritual - Parashikimi i se ardhmes me flakën e një qiriri
» Si do jetë e ardhmja juaj?
» Kriza Ekonomike
» Toka dhe e ardhmja e saj

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi