EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FMN e ka shkaktuar luftën e Jugosllavisë?

Shko poshtë

FMN e ka shkaktuar luftën e Jugosllavisë?  Empty FMN e ka shkaktuar luftën e Jugosllavisë?

Mesazh  Jon 01.03.12 20:54

FMN e ka shkaktuar luftën e Jugosllavisë?

FMN e ka shkaktuar luftën e Jugosllavisë?  Yougoslavie

Fondi Monetar Ndërkombëtar është pjesërisht fajtor për luftën në Jugosllavi, thuhet në një memorandumi sekret të vitit 2009, të Institutit amerikan për Analiza Strategjike "Stratfor".

Në memorandum - i cili përmban gjetjet e analistëve në terren, nga rajonet e ish-Jugosllavisë - thuhet se masat e kursimit që FMN ia ka imponuar ish-Jugosllavisë para lufte, kanë shkaktuar trazira sociale që janë fajtore për luftën.

Për këtë arsye, "Stratfor" udhëzon analistët e saj që të jenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj çështjeve sociale në rajon.

"Për shkak të recesionit global, janë të rëndësishëm treguesit ekonomikë nga rajoni. Kini kujdes nga trazirat për shkak të krizës në të cilën marrin pjesë punëtorët dhe sindikatat. Mos harroni se masat e kursimit të FMN-së, që i janë imponuar Jugosllavisë, janë pjesërisht fajtore për luftë. Duhet të jemi të kujdesshëm për çfarëdo pakënaqësie sociale, të motivuar nga ekonomia”, thuhet në memorandumin të cilin e ka publikuar “WikiLeaks”.

Gjithashtu, aty theksohet se duhet të kemi kujdes nga deklaratat ekonomike që vijnë nga Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia.

Për analistët në “Stratfor” janë tepër të rëndësishme sinjalet që Evropa perëndimore jep mjete për ndihmë dhe zhvillim të rajonit, si dhe vizitat e FMN-së në shtetet e rajonit.

"Kini kujdes nga problemet në sektorin bankar, çfarëdo përmendje të bankave të huaja në rajon që bëjnë diçka të pazakontë, si mbyllja e vendeve të punës apo parandalimi i investimeve", thuhet në memorandum.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi