Jashtëtokësorët "zbresin" në Elbasan
Faqja 1 e 1
Jashtëtokësorët "zbresin" në Elbasan
Jashtëtokësorët "zbresin" në Elbasan për Krishtlindje
Katër gjahtarë thonë se janë përballur me një disk fluturues mbrëmjen e së enjtes.
Katër gjahtarë nga Elbasani thonë se janë përballur me një disk fluturues mbrëmjen e së enjtes. Sipas tyre, në orën 20.30 të mbrëmjes së të enjtes, në një fshat rreth 30 kilometra larg qytetit të Elbasanit kanë parë një gjë të jashtëzakonshme, nga e cila ia kanë mbathur me vrap.
Katër gjahtarët janë nisur drejt fshatit Vidhas të Komunës së Paprit, në kufi me rrethin e Peqinit. Në të dalë të qendrës së komunës, rreth 7 kilometra larg saj, ata kanë marrë një rrugë pylli.
Pasi kanë ecur rreth 15 kilometra, ata janë befasuar në momentin që kabina e makinës së tyre tip fuoristradë është tronditur nga lart dhe motori është fikur. "Na verboi një dritë e fortë ngjyrë blu e çelët dhe një dritë vertikale e kuqe. Për një moment m‘u duk sikur na ndiqnin makinat e policisë nga pas", tregon Muharrem Kaçuli, njëri prej katër gjahtarëve që kanë përjetuar për pak minuta ngjarjen në fjalë.
"Makina u trondit shumë dhe mbi kabinë na u duk sikur na goditën fort. Atë çast u fik motori dhe ndaj nesh sikur ‘godisnin‘ me drita të forta, që të verbonin sytë", shpjegon Kaçuli.
Sipas tij, djali 25- vjeçar që ishte me ta, kishte dashur të gjuante me çifte në drejtim të objektit të shendritshëm, por i ati nuk e kishte lejuar.
Kaçuli thotë se ishte një lëmsh drite me formë vezake, më i madh se një aeroplan i zakonshëm. Ky lëmsh drite ka qëndruar për disa sekonda pezull mbi një pllajë mes ullinjsh, në një lartësi 5-6 metra nga toka. "Mezi dëgjohej zhurma e mjetit që qëndronte pezull në ajër sipër tokës dhe zhurma e tij ngjasonte me atë që bëjnë kaloriferët e një makine kur ndizen në maksimum", tregon djali 25-vjeçar i Kaçulit.
Të katër gjahtarët, nga frika nuk kanë qëndruar më tepër se pesë minuta përballë "diskut fluturues" dhe janë larguar me shpejtësi.
Ndërkohë, Muharremi sqaron se nën mjetin fluturues që ndriçonte me drita vezulluese, bari dhe shkurret janë bërë një me tokën dhe janë dukur të tharë.
"Një vit më parë unë kam shkuar në fshatin Shalës, atje ku më treguan se ishte ulur një UFO dhe pashë se barishtet në atë vend ishin tharë. Kur të hapë koha do të shkoj sërish atje ku pamë diskun dhe nëse bari do të jetë i tharë, kjo do të thotë se ata janë ulur atje si edhe në Shalës", thotë Kaçuli.
Në zonën gjeografikë Cërrik-Dumre-Peqin në këto dy vitet e fundit, banorët do të tregonin shpesh se kanë ndeshur pamje të tilla të disqeve fluturuese, por vetëm në orët e mbrëmjes.
Raportime për shfaqjen e UFO-ve (Unidentified Flying Object) kanë qenë të shpeshta gjatë muajve të fundit edhe në disa shtete të tjera të Ballkanit.
GSh

Admin- 1132
Similar topics
» Jashtëtokësorët, një imagjinatë apo realitet
» Jashtëtokësorët
» Femijet dhe jashtetokesoret
» Jashtëtokësorët, ku janë ?
» Piramidë per jashtëtokësorët
» Jashtëtokësorët
» Femijet dhe jashtetokesoret
» Jashtëtokësorët, ku janë ?
» Piramidë per jashtëtokësorët
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi