EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Telekineza ose psikokineza II

Shko poshtë

Telekineza ose psikokineza II Empty Telekineza ose psikokineza II

Mesazh  Admin 23.06.09 11:51

NDIKIMI I SHPIRTIT MBI MATERIEN - TELEKINEZA OSE PSIKOKINEZA II

Shkencëtarët nuk u kënaqen vetëm më kaq. Ata shkuan edhe më larg: nëse psikokinetikisht mund të ndikohen mbi materie atëherë përmes kësaj force del se mund të ndikohet edhe në qeliza dhe atome!

Në këtë drejtim i pari eksperimentoi profesori i fizikës dr. Friedbert Karger në Institutin për fizik plazmore “Max-Planck” në Munih. Ai konstruktoi një aparat përmes të cilit mund të bëhet procesi i shpërbërjeve radiokative. Për medium eksperimentues kishte zgjedhur M. Wittelmeyer-in, që kishte arritur të krijoj famë për atësitë e tija psikokinetike.

Në një dhomë eksperimentuese në bodrumet e Institutit “Max-Planck”, ky duhej, që përmes forcës së mendimit, të ndikoj ne ngadalësimin e procesit shpërbërës radioaktiv ose në përshpejtimin e tij. Edhe pse ky eksperiment nuk pati sukses, rezultatet tij mbetën në kuotën e rastësisë.

Eksperimente të ngjashme zhvilloi edhe biologu francez, Remy Chauvin me bashkëpunëtorin e tij, L. Genthon në Strassburg. Personat testues, që përgjithësisht ishin fëmijë dhe të rinj, duhej përmes koncentrimit të ndikonin në ngadalësimin ose përshpejtimin e shpërbërjes së një preparati të uraniumit, e që matej, gjithashtu përmes aparatit të “Geigerit”.

Dy 13 vjeçar arritën në këtë eksperiment rezultate fascinuese, ku kuota e rastësisë ishte jashtëzakonisht e ulët, që sipas tij ishte padyshim forca psikokinetike ajo që kishte ndikuar në këtë proces.

Në vitin 1983, biologët Christian Sengstag dhe Jörg Kallen në Qendrën biologjike të Baselit testuan forcen ndikuese psikokinetike edhe mbi bakteriet. Si person testues kishin ftuar mediumin e njohur dhe shëruesen alternative, Joan Cark.

Detyra e saj ishte që të ndikoj në zhvillimin e kulturave bakteriale (Escherchia coli), të cilat ishin përgatitur në shishe qelqi, pra të ndikonte në burimin e energjisë të tyre: glukozës dhe laktozës, derisa ato ndodheshin në fazën shpërbërse.

Edhe pse në eksperimentin fillestar suksesi mungoi, në përpjekjen e dytë që u zhvillua një ditë më pas, eksperimenti u kurorëzua me sukses të plotë. Veprimi i forcës mendore në baktere u dëshmua edhe ne shumë laboratorë të tjerë, ku si persona testues, përveç mediumeve me famë, merrnin pjesë edhe vet studentët.

Në vitet e ’90-ta, biologët rus, Tatjan Krendeleva dhe Sergei Pogosyan, nga Universiteti i Bio-fizikës në Moskë, zhvilluan një varg eksperimentesh edhe me qelizat nervore, të cilat rezultuan të suksesshme.

Kërkuesit gjithnjë po zbulojnë mënyra dhe aparate të reja për matjen e forcës psikotronike. Kështu, Herbert Benson në Laboratorin profizik në Daunton, konstruktoi aparatin, tek i cili personat psikokinetik ndikojnë në rrezet e dritës dhe provokojnë lakueshmërinë. Pastaj, Targu dhe Pato (më 1977), në Institutin kërkues të Stenfordit, konstruktuan aparatin me të cilin matet ndikimi përmes rrezeve laserike, etj.

FORCA E MENDIMIT

“Fenomeni shkencor pa përgjigje” - ky është titulli i një shkrimi në revistën “Biologjia bashkëkohore”, botuar më 1983, në të cilën bëhet fjalë për një vajzë 13 vjeçare, Johana Gajevski nga Polonia.

Kjo vajzë, me anë të mendimit lëviz enët e ndryshme: gotat ngritën në ajër, lakohen metalet etj. Forcën më të madhe të veprimit e ka sidomos para kohës së keqe me shi. Ekipi televiziv nga Katovica bëri incizimin e këtyre fragmenteve “fenomenale” në prani të policisë.

Vajza ankohej shpesh në dhembje të kokës, ndërsa temperaturën e trupit e kishte të rritur në 41.60 C. Shoqata e Bioenergjisë nga Polonia formoi komisionin special për studimin e fenomeneve të kësaj vajze, në krye me prof. Leh Radvanskin.

ftësi të mëdha psikotronike, që nga vitet e ‘60-ta, demonstroi edhe Nina Kulagina (Ninel Sergejewna Kulagina), një amvise nga Leningradi. Psikologu Leonid Wassiliew ishte i pari që zbuloi aftësitë e Kulagina-s dhe eksperimentoi me të. Më vonë me Kulagina-n u morën edhe Z. Rejdak, një mik i Wassiliew-it nga Instituti për psikologji “Uktomskii Institut” në Leningrad, inxhinieri E. Naumov etj.

Ajo koncentrohej në objekte të lehta që ndodheshin mbi tavolinë, p.sh. në fije shkrepse, kuti të ndryshme metalike dhe, pas një kohe, ato fillonin të lëviznin. Demonstrimet e Kulagina-s janë zhvilluar, jo vetëm në prani të shkencëtarëve sovjetik, por edhe të atyre perëndimor si: G. Pratt, Ch. Ransom etj. dhe, pothuajse shumica pret tyre janë incizuar drejtpërdrejt me videokamera.

E njohur u bë me aftësinë e saj për të lëvizur treguesin magnetik të kompasit. Është konstatuar se Kulagina-n, gjatë këtyre demonstrimeve e lodhë shumë koncentrimi, ia dobëson dukshëm organizmin, ndërsa pulsi i rritet deri në 240 rrahje në minutë. Jurij Kabzorjev thotë se te Kulagina është zbuluar “rrezatim” elektromagnetik, i cili shfaqet nëpërmjet duarve të saj.

Gjithashtu nga Moska është e njohur edhe Alla Vinogradova, e cila me shikim lëviz topat e ping-pongut dhe gjëra tjera të lehta nga metali. Prof. Venjamin K. Pushkin eksperimentoi me këto fenomene dhe i regjistroi në video dhe fotoaparat.

Përveq Vinogradova-s, medium të rregullt e kishte edhe Boris Jermoljev-in. Lënda levitonte derisa Jermolevi e mbante ajrin në mushkëri. Pushkini këto paraqitje në librin e tij “Parapsikologjia dhe psikologjia eksperimentale” i shpjegon kështu: “Lënda leviton për shkak të ndikimit të ngarkesës së energjisë biologjike të simbolit të kundërt. Ngarkesa e njërit simbol gjendet në lëndë, ndërsa ngarkesa e simbolit tjetër vazhdon të rrezatojë nga duart”.

Është e njohur edhe shëruesja alternative nga Bashkimi Sovjetik, Djuna Dawidaschwili, e cila në kohën pushtetit të mëhershëm, gëzonte benificione (reputacion) që shumëkush vetëm mund ta ëndërronte.

Klientë të saj zakonisht ishin njerëz të pasur ose pushtetarët e kohës. Në Institutin e psikologjisë në Moskë, u vërtetua se forca e mendimit, përveç që mund të jetë e dobishme, gjithashtu mund të shkaktoj edhe lëndime serioze. Djuna arriti që me forcën e vet psikokinetike, nën vëzhgimin e ekspertëve, një bretkose t’ia ngadalësoj pusin e zemrës dhe në fund ta ndalë atë përfundimisht.

Një djalosh i ri vitet e ’70-ta filloi ta tërheq vëmendjen e shkencëtarëve. Uri Geller nga Izraeli kishte aftësi që me forcën e mendjes të deformoj metale si lugë, pirunë etj. Demonstrimet e tij u transmetuan drejtpërdrejt nga shume emisione televizive.

Ai fitoi famë të madhe kur shikuesit filluan të raportojnë se gjatë emisionit të Geller-it, por edhe pas tij, në mënyrë “paranormale” lakoheshin metale të ndryshme në shtëpitë e tyre.

Shumë fizikanë që studiuan aftësitë telekinetike të Uri Gellerit, jo vetëm që shfaqen interesim për parapsikologjin, por filluan të formulojnë edhe hipotezat dhe teoritë e para, me të cilat mundoheshin që fenomenin e psikokinezez ta sqarojnë në baza shkencore.

Me këtë edhe u hap një epokë e re në kërkimet psikike: një bashkëpunim i ngushtë mes fizikanëve dhe parapsikologëve.

Në fillim të viteve ’80-ta, atëherë kur lakimi i pirunëve nga U. Geller kishe marr dhen, në shumë shtete tjera u paraqiten medium të rinj që posedonin këtë aftësi.

Një demonstrim publik u zhvillua në verën e vitit 1982 në kongresin jubilar: 100 vjetorin e themelimit të shoqërisë “Society for Psychical Research” në Cambridge. Një amerikanë i ri demonstroi dhe dëshmoi para shkencëtarëve dhe parapsikologëve të mbledhur aftësitë e forcës psikokinetike.

Në një tjetër Psi-kongres, në atë të Basel-it, gjithashtu u zhvillua një demonstrim publik i deformimit të metaleve, nën udhëheqjen e Eli Weidenfeld-it. Prezent, si i interesuar ishte edhe shkencëtari i njohur i fizikes molekulare dhe atomike John Hasted nga Britania.

Në Gjermani demonstrime publike në lakimin dhe deformimin e metave, organizoi etnologu nga Boni, Water Frank, dhe atë me studentet e vet. Ai është i bindur se secili njeri posedon këtë aftësi “paranormale”, por tek dikush kjo forcë është më e theksuar.

“Këtu nuk kemi të bëjmë me truke magjistarësh, por me energji të paanshme kozmike, e cila në formë të koncentruar, funksionin si një rrezatim laserik, përmes duarve tone deri tek caku i dëshiruar”- thot Frank.

Jean Pierre Girard njihet si Uri Gelleri francez. Me këtë djalosh eksperimentuan Psi-hulumtuesit, Hans Beneder dhe Elmar Gruber. Ata për eksperimentet e tyre përdorën shkopinj metalik me legura të ndryshme, bile edhe me përmbajte plastmase dhe qelqi, për ta vërtetuar sa më mirë dhe sa më saktë të fuqinë vepruese psikokinetike.

Ne më pak se tre minuta, vetëm duke i fërkuar lehtë, ai arrinte t’i lakoj shkopinjtë nga legurat e ndryshme. Në një rast, ai arriti ta lakoj një shkop të tipi “AU4G” i cili kishte përmbajte të torsionit, e për lakimin e të cilit nevojitet fuqi prej disa tonelatash.

Sabir Krasniqi
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi