EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Telekineza ose psikokineza I

Shko poshtë

Telekineza ose psikokineza I Empty Telekineza ose psikokineza I

Mesazh  Admin 23.06.09 11:48

NDIKIMI I SHPIRTIT MBI MATERIEN - TELEKINEZA OSE PSIKOKINEZA

Siç na është e ditur edhe nga fenomene tjera, në botën në të cilën ne frymojmë, ekzistojnë shumë dukuri të cilat, me gjithë të arriturat shkencore, mbeten akoma të mbështjella me vellon e misterit.

Shkencëtarët e pranojnë edhe vetë se edhe shkenca, në të gjitha fushat ku zhvillon veprimtaritë e veta, është në zhvillim e sipër. Ajo nuk disponon çelësin e çdo misteri por, për çdo ditë, mëson e zbulon diçka të re. Një ndër këto dukuri, për të cilën shkenca akoma nuk e ka thënë fjalën përfundimtare, është edhe “telekineza“ ose “psikokineza”.

Siç na është e ditur edhe nga fenomene tjera, në botën në të cilën ne frymojmë, ekzistojnë shumë dukuri të cilat, me gjithë të arriturat shkencore, mbeten akoma të mbështjella me vellon e misterit.

Shkencëtarët e pranojnë edhe vetë se edhe shkenca, në të gjitha fushat ku zhvillon veprimtaritë e veta, është në zhvillim e sipër. Ajo nuk disponon çelësin e çdo misteri por, për çdo ditë, mëson e zbulon diçka të re. Një ndër këto dukuri, për të cilën shkenca akoma nuk e ka thënë fjalën përfundimtare, është edhe “telekineza“ ose “psikokinesa”.

Telekineza ose psikokineza është energji psikotronike nga e cila provokohen ndryshime fizike në qeniet e gjalla ose në botën e jashtme, pa kurrfarë kontakti fizik. Këtë term i pari e përdori prof. Joseph Banks Rihne që nga viti 1920.

Fjala “telekineza” rrjedh nga greqishtja që do të thotë: “tele” - largësi dhe “kinesis” - lëvizje. Kuptim pothuajse të njëjtë ka edhe fjala “psikokinese” (“psyche” - shpirt dhe “kinesis” - lëvizje) që mund të definohet si “ndikim i njeriut, përmes forcës psikik, në ndryshimin e materies”.

Sikurse paraqitjet tjera të energjisë psikotronike, ashtu edhe telekineza ose psikokineza vështirë përkufizohet në kornizat e ligjeve të fizikës së sotme, edhe pse fizika, që nga teoria e Tesllës e këndej, intensivisht mundohet ta zgjidhë problemin e bartjes së energjisë në largësi, pa ndihmën e telave, pra pa kontakt fizik.

Kërkuesit e kësaj fushe janë përpjekur shumë herë që këtë dukuri ta dëshmojnë përmes eksperimentimeve laboratorike. Në të shumtën e rasteve kjo ka funksionuar me sukses, mirëpo, ripërsëritja e atij sukses, nuk ka thënë gjithnjë rezultatin e kënaqshëm.

Kështu që edhe nuk ka mundur, parimisht, të dëshmohet veprimi i saj përmes përvojave empirike. Mirëpo, ngjashëm ndodh edhe tek eksperimentet që zhvillon fizika kuantike me elementarë, megjithatë, kjo është e pranueshme për shkencën!

Kërkimet shkencore të këtij fenomeni filluan kah fundi i shekullit të kaluar, kur në seancat spirituale është vërejtur se mendimet në gjendje transi (hipnozë) kanë aftësi të ndikojnë në lëvizjen e objekteve pa përdorur energjinë e muskujve. Kjo i shtyri shumë shkencëtarë të fillojnë eksperimentimet në laboratorë me medium të ndryshëm.

Ndër të parët mund të llogaritet William E. Cox, një bashkëpunëtor shumëvjeçar pran Institutit prapsikologjik në Durhan, i cili zhvilloi eksperimente me një medium amerikan që bënte gjëra mahnitëse. Për të Coxi shkruante: “Gota me ujë ngritej nga tavolina dhe lëvizte në ajër para pjesëmarrësve; një karrige nga qoshku lëvizte ngadalë në drejtim të mesit të dhomës; një tavolinë e kuzhinës u ngritë dy-tri herë nga dhjet centimetra mbi tokë, etj. Dhe të gjitha këto ndodhën në dritë të plotë dhe unë ia mbaja mediumit duart dhe këmbët”.

Eksperimente psikokinetike bëri edhe fizikani dhe profesori i astronomisë, njëherësh edhe themeluesi i astrofizikës, Friedrich Zöllner nga Leipcigu, me mediumin Henry Slade dhe erdhi në përfundime të njëjta. Një harmonikë e dorës binte pa prekjen e askujt, një krevat u largua për disa centimetra nga muri, etj. Prof. A. Vencel, në librin e tij “Filozofia dhe liria”, paraqet këtë tezë: “Shpirti dhe materia nuk janë parimisht të ndara njëri nga tjetri.

Materia ka shtresa të vogël të shpirtit dhe lirisë, për atë edhe dallimi në mes të shpirtërores dhe materiales është vetëm relativ”. Edhe prof. J. B. Rhine, nga “Universiteti i Dukës” në Karolinën Veriore, gjatë eksperimenteve të veta, ka vërtetuar se ekziston ndikimi i shpirtit në materie dhe shpreh mendimin se: “shpirti si sistem jofizik, kur vepron rrugës jofizike në ndonjë objekt fizik, prodhon efekte fizike”.

Kërkimet e Rhines për psikokinezën filluan në mënyrë të rastësishme. Atij, një ditë të vitit 1934, i erdhi në laborator një bixhozçi profesionist, duke e bindur se me anë të dëshirës është në gjendje të ndikojë që katrorët të rrotullohen dhe ndalen në pozicionin që ai dëshiron. Për t’u ikur mashtrimeve, Rhine ndërtoi një aparat që i përziente vetë katrorët dhe i hidhëte pastaj një nga një.

Eksperimenti u përsërit disa herë dhe Rhine vërtetoi se bixhozçiu kishte me të vërtet forcë psikokinetike. Rihne erdhi në përfundim, pas eksperimenteve të shumta, se: “psikokineza është një aftësi e përgjithshme njerëzore që buron nga faktorë të pavedëdijshëm, por që shfaqet në forma të ndryshe dhe ndikon në materie, e cila u dëshmua statistikisht edhe në kushte laboratorike”.

Pak më ndryshe nga Rhine, me katror eksperimentoi edhe William Cox. Ai kërkonte nga subjekti që në katror të hedhur mbi tavolinën që rrotullohej, të ndikonte në atë mënyrë që katrori të rrotullohej nga ana e majtë ose e djathtë e tavolinës. Nga eksperimentet e zhvilluara, ai vërtetoi se efekti është i njëjtë, pa marrë parasysh se çfarë madhësie kanë katrorët dhe nëse është hedhur një katror apo disa përnjëherë.

Sabir Krasniqi
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi