EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Telekineza ose psikokineza III

Shko poshtë

Telekineza ose psikokineza III Empty Telekineza ose psikokineza III

Mesazh  Fikrro 28.06.10 18:23

NDIKIMI I SHPIRTIT MBI MATERIEN - TELEKINEZA OSE PSIKOKINEZA (III)

Riksi Markus, 65 vjeçare nga Londra, ka aftësi që vetëm me shikim - jo vetëm t’i qetësoj kafshët, por edh t’i shtang gjatë lëvizjes. Qentë dhe macet, kur ajo i shikon intensivisht, nuk mund të bëjnë asnjë hap përpara. Kur vë “kontakt të syve” me shtazë, ato mbesin të ngulitura në vend. Zonja Markus gjithashtu shtangon edhe kërmijtë dhe derrat, ndërsa shtazët e mëdha vrullshëm i qetëson dhe qëndrojnë në vend për disa sekonda.

Lija Huanun-in nga Kina, teknik në një fabrikë të pajisjeve elektronike, e quajnë njeriu-bateri, sepse trupi i tij është në gjendje të akumuloj energji elektrike dhe atë ta emitoj nëpërmjet duarve. Kjo energji është e ngrohtë deri në të masë, sa që Lija mund ta fërgoj peshkun në shuplak të dorës dhe dora e tij ta përballoj atë ngrohtësi normalisht.

Ekspertët që e kanë studiuar këtë veti jo të natyrshme, vërtetojnë se teli i bakrit në duart e Lija-s pas pak kohe skuqet. Gjithashtu, Lija mund të përballoj tensionin deri në 600 voltë, duke mos luajtur qerpikun.

Mirko Gorxhualo nga Italia është fenomen në vete. Ai edhe pa koncentrim, vetëm kur kalon nëpër dhomë, rrugë, etj. i lëviz gjërat që ndodhen afër tij: bien fotografit nga muri, fluturojnë enët e ndryshme etj. E gjithë kjo ka filluar para kërshëndellave, thotë babai i djalit, Antonio Gorxhualo. Një vazo mbi raftin e librave bie pa e prekur askush. U habitëm, por nuk i dhamë rëndësi të madhe.

Megjithatë, kjo ishte ndodhia e parë në seritë që do të pasojnë. Nga atëherë kemi pasur rastin të shohim si pëlcet vazoja, si levitojnë enët, si fluturojnë sendet e ndryshme dhe përplasën në mur etj.

Në fillim këto paraqitje nuk i lidhnim me djalin tonë. Më pas e kuptuam se ai është shkaku në një rast, kur ai sapo kaloi, u shemb fotografia nga muri. Familja jonë gjendet para një situata të rëndë - thotë babai i djalit. Ne nuk guxojmë të dalim askund me djalin.

Në shtëpi, përveç mobilieve (të cilat nuk mund t’i lëviz) të gjitha gjërat tjera i kemi larguar, si: fotografi, gota, pjata, karrige e dekorime tjera, kështu që të gjitha dhomat duken si të boshatisura. Ne kemi kërkuar ndihmë nga mjekët e ndryshëm, por rrugëdalje nga kjo situatë nuk kemi gjetur akoma.

Marta Makarova, nga Shqorska e Polonisë, që në vitin e pesë të jetës së saj filloi të demonstroj fenomene parapsikologjike. Shuplakat e saj i tërheqin gjërat e metalta.

Këtë dukuri i pari e vërejti daja i saj, por nuk u besonte syve të vet dhe i thirri të gjithë pjesëtarët e familjes, pastaj fqinjët, gazetarët, reporterët e televizionit etj. një kohë, kjo vajzë aftësitë e veta i përdorte për t’i zbavitur të pranishmit, por më pas filluan t’i vijnë edhe njerëz të sëmurë, me bindje se prekja e saj do t’u ndihmonte.

Monica Nieto Tejada, nga Caceresi i Spanjës Jugore, që nga mosha 4 vjeçare shprehte aftësi psikokinetike. Kjo jo vetëm që i deformonte metalet, ashtu si ia kërkonin ekspertët shkencorë, por kishte mundësi që metalin e deformuar ta kthente sërish në gjendjen fillestare. Bile Tejada-s i shkoi për dore që ta deformoj metalin e vendosur brenda një sfere qelqi, pra a e prekur fare atë.

Aftësitë e veta kjo vajzë i demonstronte edhe para kamerave televizive, bie edhe para një ekipi televiziv nga Japonia. Pas mbarimit të eksperimentit nuk ndjente asgjë të posaçme, asgjë të veçantë. Këto dukuri të pashpjegueshme, që i demonstronte në metale, kjo vajzë i konsideronte si burim nga vetvetja. Nuk u frikësohej atyre dhe këto dukuri i konsideronte si “dhuratë nga Zoti”.

Që nga viti 1987, një grup specialistësh (9 shkencëtar dhe një motër medicinave) nën udhëheqjen e Rafale R. Maradiaga, rregullisht, për disa vite u morën me rastin e kësaj vajze. Dhe të gjitha kërkimet konstatojnë se Monica është një vajzë në gjendje plotësisht normale (këtë e vërtetojnë edhe testet psikologjike të komisionit) sikurse të gjitha vajzat tjera, moshatare të saj. Shkon në kinema, teatër, shëtitje etj.

Ted Serios, është njëri ndër mediumet më me famë. Emri i tij u bë i njohur në të gjithë botën më 1963, kur një gazet e njohur shkroi për herë të parë për të: “Ted Serios, qytetar i Çikagos, ka aftësi që në filmin poloraid të paraqes fotografinë, të cilën ai e mendon”.

Që nga ai publikim shumë hulumtues u drejtuan për tek ai. Një ndër ta ishte edhe prof. Jule Eisendud, profesor i psikologjisë në Denever. Prof. Eisenbudi eksperimentoi me Ted-in afër 3 vjet.

Gjatë seancave me të gjithnjë thërriste edhe dëshmitarë, si fizikanë, psikologë, kimistë etj. Tedi para seancave pinte një sasi bukur të madhe të alkoolit, siç thoshte ai, për ta zhvilluar “disponimin krijues”.

Pastaj fillonte koncentrimin në detyrën e marrë nga prof. Eisendud-i. Kamera polaroid qëndronte para tij, e kontrolluar dhe e rregulluar nga ekspertët. Kur Ted-i konstatonte se erdhi koha, shikonte drejt në kamerë, pastaj lëshonte një zë të fortë dhe me dorën e djathtë jepte shenjë për incizim.

Përdorej kamera polaroid pasi filmi zhvillohet drejtpërdrejt ne kamerë, dhe me këtë edhe mënjanohej mundësia e manipulimit. Në to paraqiteshin motivet e ndryshme, si automobila, shtëpi, rrugë etj. Prof. Eisenbud shkoi edhe më tej.

Ai e mbylli Ted-in në “Kafazin e Faradeit” (kafaz në formë të kutisë, i ndërtuar nga rrjetat metalike, të cilat refuzojnë valët elektrike), derisa kamera mbetej jashtë kafazit. Edhe përkundër kësaj, në film, paraqiteshin fotografitë.

Një dokumentar me Ted Serios-in e regjistroi me kamera edhe televizioni “Berlini i lirë”. Pas një kohe të gjatë pritjeje, ekipi televiziv arriti të regjistroj 11 herë motivin e dëshiruar, që ishte një kafkë e njeriut parahistorik.

Mirëpo Tedi nuk ishte i vetmi “fotografues mendimesh”. Në Japoni, prof. i Universitetit Mbretëror të Tokios, Tomokichi Fukurai, zhvilloi eksperimente të tilla me mediumin Tenshin Takeuchi (por edhe të tjerë), dhe atë para daljes në skenë të Ted-it. Me të, mund të thuhet, edhe filloi lindja e “fotografimit të mendimeve”.

Pas Fukurai-t, për këtë dukuri u eksperimentua dhe në Institutin “Insitut of Space-Medico Engingeerig (ISME) në Peking (Kinë).

Në këtë institut, që është në varësi të ushtrisë, prof. i fizikës, Lin Shuhuang zhvilloi një varg eksperimentesh me testues të ndryshëm. Ndër më të talentuarit ishte mediumi Zhang Baosheng, i cili jo vetëm që kishte aftësi për lakimin e shufrave metalike, por ishte në gjendje të ndikoj edhe në gjallese si p.sh. në insekte të ndryshme.

Masuaki Kiyota nga Japonia që në moshën 14 vjeçare fitoi famë të madhe për aftësitë e tija, kur filloi sikurse edhe Gelleri të lakoj e deformoj luge, pirnë ose pjesë tjera metalike.

Ky djalosh, jo vetëm që kishte aftësi psikokinetike për lakimin e metaleve por u tregua edhe shumë i suksesshëm në “fotografimin e mendimeve”, dhe të gjitha eksperimentet u zhvilluan nën kontrollin e ekspertëve shkencor. Edhe pse fotografit nuk ishin aq të qarta, megjithatë vërehej dhe identifikohej padyshim objekti testues p.sh. siç është fotografia e “Statujës se Lirisë”.

Gjithashtu, edhe gjermani, Willi Schwanholz, që jetonte në Chicako, kishte aftësinë për të t’i bartur mendimet e tija në filmin polaroid. Edhe me këtë medium eksperimentoi Prof. Jule Eisenbud. Karakteristik e regjistrimeve të tij ishin fotografit multiplikative, të cilat sikurse në shiritat filmik - një pas një, shtriheshin në fotografin e zhvilluar.

Dr. Xhulian Ajsak, nga Universiteti i Antonios (Angli) eksperimentoi me mbi 500 medium dhe zbuloi se çdo i dhjeti mund të lakoj metale, pa i prekur fare. Ai vërtetoi se suksesi i psikokinezës dhe aftësitë e mendimit varen nga tre elementë: nga besimi, gjegjësisht forca e besimit se psikokineza ekziston; nga relaksimi psikik si dhe nga gjendja emocionale e mediumit.

Kërkuesit francezë kanë konstatuar se organizmi njerëzor, posaçërisht shpirti njerëzor (pavarësisht nga truri material) emiton rreze psikike, të cilat kanë veti të mjaftueshme fizike për të krijuar fotografi.

Ne njohim gravitacionin, radioaktivitetin, energjinë nukleare, rrezet elektromagnetike etj. Gravitacioni është i dobët për lëvizje të këtij lloji. Radioaktiviteti këtu nuk paraqitet ndërmjetësues, sepse numëruesi i “Gajger-it” nuk reagon. Forca nukleare i mban grumbull grimcat e bërthamës së atomit dhe ndikon në largësi të vogël.

Por për këtë, rrezet elektromagnetike, të cilat formojnë vibrimin e elektroneve në atom, mund të ndikojnë edhe në largësi të mëdha.

Është e mundur që në këtë spektër të gjerë të rrezeve elektromagnetike të ekzistojnë edhe disa forca të panjohura të rrezatimeve, të cilat janë të afta që në mënyrë të drejtpërdrejt të ndikojnë në strukturën e materies, që ta zbusin, deformojnë dhe të shkaktojnë lakimin e saj.

Një grup shkencëtarësh nga Amerika dhe Danimarka, kanë ndërtuar një model të hapësirës tetëdimenzionale, me ndihmën e të cilit, në mënyrë hipotetike, mund të shpjegohen mekanizmat psikokinetike të lakimit të metaleve.

Supozimi themelor i kësaj hipoteze është se shpirti ynë (energjia e trurit tonë) mund, në ndonjë mënyrë, t’i sillet rrotull ndonjë ligji tjetër termodinamik, në të cilin thuhet se të gjitha sistemet e nxehtësisë humbin energjinë me procesin irevesibil (të pakthyeshëm), të quajtur “entropi”.

Shpirti ynë, ndoshta, “tërheq” energjinë nga ambienti i vet me ndonjë lloj të entropisë negative, të cilin, Ilija Pregogin, fitues i Çmimit Nobel për fizikë më 1977, e quajti “Negentropi”. Mendimi, me fjalë të tjera, e tërheq energjinë nga fusha energjetike, e cila ekziston rreth secilit njeri e kjo energji pastaj fokusohet si forcë për lakimi e metaleve.

Akademiku sovjetik M. Mikulin, konsideron se tek njeriu ekziston forcë e fshehur, e cila duhet të studiohet ose, siç thotë Kolin Vilsni, “ekzistojnë shumë fenomene, të cilat qëndrojnë jashtë paradigmës së shkencës moderne”.

Sabir Krasniqi
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi