Yoga, lehtësimi i trupit dhe shpirtit
Faqja 1 e 1
Yoga, lehtësimi i trupit dhe shpirtit
Yoga, lehtësimi i trupit dhe shpirtit
Fjala
Fjala "yoga" rrjedh nga fjala Sanskrite "yuj" që do të thotë të bashkohesh, të lidhësh apo të zgjedhësh. Shpirtërisht kjo implikon bashkimin e vetëdijes me vetëdijen universale. Në një nivel më praktik, yoga është gjithçka përsa i përket balancimit dhe harmonizimit të trupit, mendje dhe emocione. Kjo bëhet nëpërmjet asanas, pranyamas, mudras, bandhas, shatkarmas dhe meditimit.
Pikënisja më familjare dhe praktike për yogën është me pjesën më të largët të personalitetit - trupi fizik. Kur mungesa e ekuilibrit përsëriten deri në këto nivele, trupi është i prirur ndaj sëmundjeve, sepse sistemi i indokrinës do të bëhet i çrregullt dhe i paaftë. Në këtë mënyrë, yoga ka qëllim të çojë sistemet e trupit në një koordinim perfekt. Njëherë që mbahet nën kujdes trupi, është e mundur të kalohet në nivelet mendore dhe emocionale. Yoga ofron një metodë të provuar për t'i bërë ballë stresit dhe lodhjes së përditshme.
Yoga nisi mijëra vjet më parë në Indi. Praktikuesit e lashtë të yogës dinin kuptimin e thellë të qenieve njerëzore, krijesave të vërteta dhe atyre që kanë nevojë të jetojnë në harmoni me veten dhe mjedisin përreth. Këta yogistë perceptonin trupin si një automjet, ku mendja ishte shoferi, shpirti ishte identiteti i vërtetë dhe veprimi, ndjenja dhe inteligjenca ishin tre forcat që drejtonin automjetin. Duke mbajtur këtë lidhje në mendje, yogistët sajuan një teknikë për të ruajtur këtë balancë. Qëndrimet Yoga ("asanas"), teknikat e frymëmarrjes ("pranayama") dhe meditimi ("dhyana") formonin një pjesë të kësaj teknike që ndihmonin të gjehej paqja e brendshme.
Historia e Yogës - Çfarë është Yoga?
Sot, shumë njerëz po nisin teknikat e yogës për ushtrime fizike, dhe pjesa më e madhe nuk dinë historinë e yogës. Ata besojnë se nuk ka asgjë të gabuar në ushtrimin e tij në jetën e tyre të përditshme për të patur një trup të shëndoshë.
Megjithatë, praktika e yogës është shumë më tepër se një sistem ushtrimesh fizike për shëndetin. Yoga është një mënyrë e lashtë për rritjen shpirtërore, e cila fillon në Indi ku praktikohet Induanizmi. Praktika e Yogës, datojnë vonë me Upanishadet, shkruar në 1000-5000 p.l.k
Historia e Yogës - është shpirtërore?
Historia e yogës bazohet në popullsinë e Indus Valley. Teknikat praktikohen nga Indutë për të filluar rritjen shpirtërore. Praktikuesit e yogës inkurajojnë bashkimin e "finite jiva" (uni i përkohshëm) me "infinite Brahman" (uni i përjetshëm). Brahman është një term i përdorur nga Hindutë që do të thotë "Zot". Kështu që, çfarë duhet të bashkojmë? Praktikuesit e yogës zakonisht mendojnë për Zotin si një substancë të papërcaktuar, shpirtërore, që bashkëjeton me gjithë realitetin. Kjo doktrinë quhet panteizëm, pikëpamja që çdo gjë është Zot. Në Bibël, Zoti e shfaq Veten si Krijuesin e vetëm të Universit.
Meqënëse është thënë nga yogistët që çdo gjë është Zot, atëherë qëndron që edhe njeriu është Zot. Kristianizmi, në anën tjetër, na mëson atë që ka një dallim të qartë ndërmjet Zotit dhe njeriut. Meqënëse Zoti është Krijuesi, ne jemi krijim i tij dhe të krijuar në imazhin e Zotit.
Në ndryshim nga yogistët, Bibla thotë se problemi kryesor i njeriut është mëkati - një defekt konformiteti ndaj vullnetit të Zotit dhe standardeve. Zgjidhja është vdekja e Jezu Krishtit në kryq. Ai iu bën thirrje njerëzve që lirisht të përfitojnë çdo dobi të shpëtimit të Tij nëpërmjet besimit vetëm në Krisht.
Yoga i shikon problemet e njeriut, si fillim në terma injorance. Njerëzit thjesht nuk e kuptojnë që ai është Zoti, kështu që zgjidhja është ndriçimi i mendjes, apo një eksperiencë bashkimi me Zotin. Për të arritur këtë objektiv, duhet të ketë shumë përpjekje dhe mundim, që nuk është i nevojshëm në besimin kristian.
Historia e Yogës - Sa e sigurt është yoga?
A mund, metodat që përdoren në teknikën e yogës, të ndahen nga filozofia? Përgjigja është një "jo" e qartë, sepse yoga konsiderohet të jetë praktikë e ushtrimeve prikosomatike. Nuk mund të ndahen këto të dyja. Një studiues i yogës do të thoshte, që për të praktikuar yoga në maksimum, një njeri duhet të praktikojë të ashtuquajturën "kundalini" forcë brenda meditimit. Çfarë do të thotë kjo? Për leksione shpirtërore të kapura nga shpirti brenda njeriut, chakra, apo vende të ndryshme brenda trupit ku qëndrojnë një cikël energjish metafizike dhe/ose biofizike, bashkohen me procesin.
Kundilini stimulon qëndren e chakrës që të hapet dhe të çlirojë energjinë e mbajtur brenda. Nëse nuk bëhet siç duhet, disa besojnë se një njeri mund të dëmtojë trurin.
Duke kërkuar për historinë e yogës, mësuam që shpirtërisht nuk është e sigurt. Yoga na mëson që të përqendrohemi në veten tonë, në vend të Zotit të vetëm dhe të vërtetë. Na inkurajon të kërkojmë përgjigjet për pyetjet e vështirësisë së jetës, brenda vetëdijes tonë në vend të kërkimit të tyre në Bibël. Gjithashtu, lë një hapësirë mashtrimit të Djallit, që kërkon për viktima, të cilët i largohen Zotit.
Yoga është një sistem i gjërë dhe kompleks, që ka një histori 5000 vjeçare. Fillestarët shumë thjesht mund të mashtrohen nga praktika e yogës, nga filozofia dhe letërsia e saj. Më poshtë, jepen disa nga principet kryesore që na ndihmojnë të kuptojmë më mirë aspektet e shumta të yogës.
Dhjetë principet më kryesore:
1.Yoga është ajo që tradicionalisht quhet mësim çlirimi. Na drejton të çlirojmë veten nga limitimet historike, nga të cilat ishim duke u bërë diçka më e madhe dhe më e mirë.
2. Të mësojmë dhe të kuptojmë me të vërtetë Yogën, një mësues duhet të instruktojë nëse është e mundur si në një klasë si në video. Kjo është themelore për një sukses final në yoga. Është e mundur të përfitosh nga disa praktika të mira, edhe pa instruksione, si psh çdo formë e yogës është diçka më mirë se asgjë fare.
3. Për shkak se çdo njëri ka forcë dhe dobësi të ndryshme, Yoga ka stile të ndryshme që janë zhvilluar me kohë. Janë shumë, gjithsesi ja ku janë shtatë më të zakonshmet:
(i) Râja-Yoga është "Yoga Mbreterore" që ka për qëllim çlirimin përmes meditimit, e cila është për njerëzit me aftësi të madhe përqëndrimi.
(ii) Hatha-Yoga është "Yoga Energjike" që ka për qëllim çlirimin përmes transformimit fizik.
(iii) Jnâna-Yoga është "Yoges e Mencur" që ka për qëllim çlirimin përmes aplikimit të rregullt të një mençurie të lartë që dallon qartë realen nga jorealen.
(iv) Karma-Yoga është "Yoga e Veprimit" që ka për qëllim çlirimin përmes shërbimit të vetë-kalimit, duke hequr dorë nga ego.
(v) Bhakti-Yoga është "Yoga e Devotshme" që ka për qëllim çlirimin përmes vetë-nënshtrimit përpara Hyjnores.
(vi) Tantra-Yoga është "Yoga e Vazhdimësisë" që ka për qëllim çlirimin përmes vizualizimit, ritualit, energjisë së lehtë të punës dhe perceptimit të identitetit të botës së zakonshme dhe Realitetit të jashtëzakonshëm.
(vii) Mantra-Yoga është "Yoga e Zërit të Fuqishëm" që ka për qëllim çlirimin përmes përsëritjes (me zë të lartë apo thjesht me mendje) të tingujve si: om, hûm, ram, hare Krishna, etj.)
-Shpesh konsideruar si një aspekt Tantra-Yoga këto shtatë degë janë dërgues alternativë drejt mistereve të yogës dhe si pasojë e vetë ndërgjegjes tonë.
4. Yoga është një udhëtim teorie dhe praktike. Me qëllim që të merresh me yoga siç duhet dhe të kesh sukses, një njeri duhet të jetë i vëmendshëm ndaj ideve që fshihen prapa disiplinës praktike dhe ushtrimeve e teknikave që rrethojnë këto teori. Kjo bën thirrje për praktikë të matur dhe të ndërgjegjshme. Për shëmbull, praktikë e rregullt dhe korrekte e qëndrimeve yoga do të na ndihmojë përfundimisht të mbajmë një shëndet të mirë fizik.
5. Të gjitha format e yogës, kanë si bazë një jetë morale të shëndetshme, janë ligje bazë. Ato mbrojnë virtytet morale, si jodhunës, sinqeritetin, distancimin ndaj vjedhjes, dhëmbshurisë dhe mirësisë. Në parim mund të thoni që ka të bëjë me të jetuarin a një jetë pozitive. Pa një firmë që këtë njohuri themelore të këtyre principeve morale, Yoga nuk mund të na çojë drejt çlirimit final.
6. Sado i thjeshtë të jetë një trajtim i veçantë yoge, të gjitha trajtimet kërkojnë një angazhim të veçantë. Nëse i trembemi ndryshimit dhe kapemi mbas zakoneve të vjetra, nuk mund të kemi sukses në yoga. Praktika e yogës kërkon përpjekje personale të konsiderueshme, që përfshijnë dhe disiplinën ndaj vetes.
7. Yoga është e përbërë nga shumë praktika, si fizike ashtu edhe mendore. Këto praktika ndahen në dy kategori të mëdha:
E para, është performancë e përsëritur e disa ushtrimeve apo teknikave që kanë për synim të prodhojnë tek ne një gjendje mendore shumë pozitive.
E dyta, është praktika plotësuese e heqjes dorë nga zakonet e vjetra, sjellje apo lidhje që na mbajnë të lidhur me të kaluarën.
8. Përqendrimi është çelësi i përmirësimit në yoga. Me përqendrimin, vjen kontrolli dhe fuqia. Fuqia në fjalë është energjia e vetë ndërgjegjes.
9. Për t`u kthyer te bazat, sa më shumë të thjeshtojmë jetët tona, aq më të mirë do të bëhemi.
10. Yoga është një proces progresiv i zëvendësimit të mendimeve dhe sjelljeve të ndërgjegjjes me modele të reja dhe më shumë frytdhënëse, që na ndihmojnë të përmirësojmë jetën tonë. Duhet kohë për të realizuar vetë transformimin dhe për këtë arsye praktikuesit e yogës duhet më parë të praktikojnë durimin.
Duhet të urojmë të lidhim një jetë të tërë me praktikën e yogës. Duhet të ketë një dëshirë elementare për rritje, pavarësisht nëse do të arrijmë apo jo rezultate. Është besimi kryesor në Yoga, që asnjë përpjekje nuk është e humbur, as edhe përpjekjet e dështuara për të ndryshuar veten tonë, bëjnë ndryshimin. Është përpjekja jonë e duruar dhe e mbledhur me kohë që herët a vonë shndërrohet në vetë realizim.
Më shumë nga të gjitha, yoga është shumë terapike. Disa nga sëmundjet, e provueshme se mund të lehtësohen, kthehen, madje edhe shërohen nga yoga janë, aciditete, alergjitë, sëmundja e alzajmerit, anemia, sëmundjet nervore, ankthi, artritet, asma, dhimbjet e shpinës, bronkitet, kanceri, sindroma e kyçit të dorës, lodhje kronike, koliti, ftohje e zakonshme, kapsllëku, depresioni, diabeti, epilepsia, probleme sysh, çrregullime intestinale, dhimbje koke, dhimbje zemre, hemorroide, hepatit, presion i lartë gjaku, hypertension, rrudhat e fytyrës, mungesat imunitare, impotencën, menopauzën, dhimbjet menstruale, migrenën, sklerozën e shpeshtë, distrofi muskularë, tension nervor, obezitet, prostatë, osteoporozë, zgjerim, shiatikun probleme lëkure, pagjumësi, steriliteti, ngurtësi, stres, intosikim, probleme tiroidesh, gur në veshka, belbëzim dhe mbajtjen e gojës, problemet me rrugët urinare tek femrat, infeksionet vaginale dhe shumë të tjera…
Kështu pra, nëse yoga ka dobi të ndryshme dhe shumë të mëdha fizike, çfarë është ekzaktësisht ajo?
Yoga është një shkencë 500-vjeçare, mësimet e para të së cilës filluan jo në një klasë apo në Gurukul, por në fushën e betejës. Në Mahabharatan epike, i urti, Lord Krishna mendohet se ka qenë i pari që ka nisur mësimet e yogës, nxënësit e tij të dëshpëruar Arjuna. Rreth 1500 vjet më vonë, një tjetër i urtë, Patanjali, shpalli, për të mirën e njerëzimit dhe përjetësisë, mënyrën për të arritur summom bonum e jetës përmes 195 aforizmash (sutras) në librin mësimor të tij Aforizmat e Yogës nga Panjatali (The Yoga Sutras of Patanjali)
Prejardhur nga rrënjët Sanskrit "Yujir Yogey" që do të thotë të bashkosh, të zgjedhësh, të mbledhësh bashkë, Yoga nuk do të thotë mendje mbi trupin. Në anën tjetër, Yoga ka të bëjë me zhvillimin e harmonisë ndërmjet tyre. Në Yoga, përdor mendjen për të perceptuar (diagnostikuar) dhe drejtuar (shëruar) trupin. Kurrë mos kontrollo, lëre të veprojë vetë!
Yoga është një mënyrë jetese, një veprim i vetëdijshëm, jo një seri mësimesh dhe principesh. Zotësia, nuri dhe qëndrimi që formoni, si rrjedhim, është rezultati natyral i një praktike të rregullt. Nuk kërkon mundim të madh. Në fakt, stërmundimi do e shndërrojë praktikën në rutinë, të dhimbshme dhe do të pengojë ecjen para. Më pas, në mënyrë interesante, efekti terapik i yogës është rezultati i menjëhershëm i përfshirjes së mendjes në inspirimin (frymëmarrje) e trupit për t`u zgjuar.
Në kundërshtim me konceptin popullor, apo jo, pozicionet e yogës, nuk kanë të bëjnë me sa mund të arrish shputat e këmbës, apo sa përsëritje mund të arrish. Ka të bëjë, me sa i vëmrndshm je se si ndihet trupi yt, si lëviz pa atë dhimbjen apo agoninë torturuese. Yoga është çdo gjë frymëmarrje e duhur, është se si të fusësh atë frymë në trupin tënd. Yoga e vetëdijshme nuk ka nevojë për sforcim apo tendosje. Yoga e duhur është si të bësh gjërat e duhura, të bësh pak dhe të përfitosh shumë.
Duket ironike, por nqs bëhet pak dhe siç duhet, Yoga rrit forcën tuaj, energjinë, vitalitetin, fleksibilitetin dhe rezistencën. Prandaj, trupi dhe mendja fillojnë të balancohen derisa, të arrini të humbni me pak energji gjatë ditës. Çdokush mund të bëjë më pak…dhe të fitojë shumë, shumë më tepër!

Admin- 1132
Similar topics
» Gjuha e trupit njerezor
» Pastrimi i Trupit Emocional
» Emocionet dhe gjuha e trupit
» Sëmundjet e shpirtit
» A rikthehet shpirti, pas vdekjes, trupit tjetër?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi