Tirana dhe lypësit e saj
2 posters
EXPLORER UNIVERS :: MEDIATEKË ::
FOTOTEKË :: Konspiracion
Faqja 1 e 1
Tirana dhe lypësit e saj
Tirana dhe lypësit e saj
Çfarë ndodh në përditshmërinë e Tiranës. Fokusi i aparatit tregon lypës në të gjitha zonat. Prindër e fëmijë të ulur me duart e zgjatura, fëmijë të vegjël që u ngjiten pas makinave për të marrë ndonjë para e që ndoshta edhe dhunohen prej tyre (fotot tregojnë një derë automjeti që hapet me forcë për të detyruar lypësin të largohet prej saj).
Ka nga ata që të barin e blertë të “brigjeve” të Lanës e përdorin për të shijuar rrezet e ngrohta dhe për pak… gjumë. E më tej janë edhe ata që për të fituar bukën e gojës, vishen me rroba të grisura për të ndjellë keqardhjen, por që më pas i sheh të ndërrohen e të kenë rroba të pastra, si çdo njeri i rregullt. Fundja, njeriu për mbijetesën do të bëjë gjithçka.
/shekulli/

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: Tirana dhe lypësit e saj
Parisi,nuk lejon "te ngrohurit ne diell"...lypesit, ne vendet turistike te qytetit.Kjo behet per te vetmin qellim;te mbrohen njerezit,nga bandat kriminale.Lëvizja, ka për qëllim ndalimin e grupeve të fëmijëve të ardhur nga Europa lindore, të cilët u kërkojnë para turistëve,apo lemoshe ne kembim te nje cope buke. Ministri i brendshëm i Francës urdheroi policinë, që nëse do të jetë e mundur të bëjnë edhe arrestimin e lypësve të pabindur, qe qëndrojnë zakonisht në zonat e Champs-Elysse, muzeut të Louvrit si dhe rrugët e njohura për shopping.Qeveria franceze është e prirur për mbrojtjen e turistëve ,sidomos gjatë Krishtlindjeve, pasi kjo do të jetë edhe një nxitje për ekonominë.Vendimi ka sjellë edhe debate pasi deputetë të tjerë mendojnë se largimi i lypsëve nga rrugët e njohura dhe vendet turistike, sulm ndaj të varfërve.
xheme- 11
EXPLORER UNIVERS :: MEDIATEKË ::
FOTOTEKË :: Konspiracion
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi