Edhe Tirana prodhon legjenda urbane
Faqja 1 e 1
Edhe Tirana prodhon legjenda urbane
Edhe Tirana prodhon legjenda urbane
E keni parasysh shprehjen “ U bë qimja tra”? Vetëm se ky rasti ynë, si duket nuk ka qime fare, është bërë direkt tra! Është lengjenda urbane më e fundit këtu në kryeqytet dhe që përhapja e saj ka kaluar kufinjtë e Tiranës, të Vlorës, Korçës, por edhe më tej…deri në shtetin fqinjë, Kosovë. Një lengjendë urbane është një lloj legjende bashkëkohore, e cila ka të bëjë me histori të pazakonta, apo të pabesueshme të përçuara gojë më gojë dhe shpesh të fryra nga mediat.
Bëhet fjalë për legjendën urbane për parkun e lojrave “7 xhuxhat”. Sipas “gojëdhënës” në këtë park paska ndodhur një tragjedi e madhe. Një fëmijë ka mbetur i vdekur. Asnjë referim nga policia. Viktima nuk dihet kush ka qenë, por “gojët e liga” dinë shkakun e vdekjes dhe sipas tyre shkaku i vdekjes është pickimi nga gjarpri.
Ngjarja ka ndodhur para një muaji. Një fëmijë i vogël ka bërë një xhiro me trenin që ndodhet në parkun e lojrave dhe kur ka mbaruar xhiron, ka dalë që aty duke qarë. Ankohej se i digjte dhe i dhimbte këmba. Se çfarë ka ndodhur, se ku e ka marrë ndihmën e shpejtë, kjo nuk dihet, dihet vetëm që pas këtyre ankesave ka gjetur vdekjen. Shkak ka qenë pickimi i një gjarpri që ish fshehur në vagonin e trenit ku fëmija po luante.
Nuk dihet se si historia mori dhenë dhe brenda pak ditëve këtë jo vetëm që e mësoi i madh dhe i vogël, por u krijua një konfuzion i madh.
Njerëz nga Korça thoshin se ngjarja kishte ndodhur në këtë qytet, njerëz nga Vlora gati- gati me “mburrje” thonë që ngjarja ka ndodhur në parkun e lojrave “Aulona” në Vlorë dhe të tjerë ende, thonë që ngjarja ka ndodhur në Elbasan. Nazmi Ogreni, menaxher i këndit të lojrave këtu në Tiranë, sapo prezantohemi se kush jemi dhe përse kemi ardhur, qesh. Futemi brenda dhe kalojmë menjëherë në temën e bisedës. Nuk kishte vend as për sqarime, as për pyetje të detajuara, pasi ata vetë kanë qenë të parët që kanë mësuar lajmin. Kur i pyesim se kush mund ta ketë përhapur këtë legjendë urbane, nuk dinë të japin përgjigje.
Janë kapur në befasi, po aq sa gjithë të tjerët. E kanë marrë vesh lajmin nga telefonatat e njerëzve kurjozë të cilët donin të dinin detaje të tjera për ngjarjen. Ashtu si dhe neve, as njerzve në telefon nuk kanë ditur tu japin një përgjigje të saktë se çfarë ka ndodhur…
Kur e pyesim se mbase ka qenë një thashethem i përhapur për shkak të konkurencës, mbledhin supet dhe e përjashtojnë si mundësi, por se si është hapur ky thashethem nuk dinë të përgjigjen.
Menaxheri vetë na tregon se ngjarja qenka bërë serioze, aq sa ka kaluar dhe kufijtë e Shqipërisë.
Një mik i tij nga Prishtina, sapo e ka takuar e ka pyetur për të njëjtën ngjarje, e cila sipas mikut ishte e sigurt që kish ndodhur, vetëm se nuk i kishin shpjeguar qartë nëse ngjarja kish ndodhur në Tiranë, apo në Vlorë.
A u ka larguar kjo gjë klientelën? Sigurisht që po. Ka dhe nga ata tipat shumë kurjozë që afrohen vetëm për të pyetur e për të mësuar diçka më shumë dhe më pas largohen.
Ka dhe nga ata pastaj që tejkalojnë çdo limit realiteti. Menaxheri duke qeshur na tregon një histori:
Pasi u hap fjala se në parkun tonë paska vdekur një fëmijë nga pickimi i gjarprit. Një ditë këtu para këndit të lojrave, kalon një grua plakë që shiste thana. E frikësuar pyeti? – O çun, nga ka kaluar ai gjarpri, nga shkoi pasi pickoi atë fëmijën? Se dua të di nga cila anë e rrugës të kaloj.
Tani nëse këtë e ka thënë për të “thumbuar” menaxherin, apo e ka thënë se e ka menduar vërtet, nuk e dimë. Një gjë është fakt, “lajmi” i kobshëm që aty paska vdekur një fëmijë nga pickimi i gjarprit, i paska rënë në vesh dhe plakës.
Në polici është e kotë të pyesim, pasi përgjigja është: Jo, nuk kemi raportime për asnjë fakt të tillë. Në spital, apo në urgjenca është e njëjta përgjigje, atëherë sa mund të jetë e besueshme kjo legjendë?
Banakierja me sida që infektonte klientët
Ne radhën e legjendave urbane futet dhe rasti i legjendës së banakieres, e cila ishte me sida dhe sipas “dëshmitarëve dhe viktimave” ajo ndërsa u përgatiste pijet e porositura klientëve, priste dorën dhe u hidhte pika gjaku, nga gjaku i saj. Synimi? Të infektonte sa më shumë njerëz të ish e mundur. Ngjarja ka ndodhur në një lokal me emrin “Pravda”, i cili që pas asaj kohe, kujtojmë që kanë kaluar 7-8 vjet, nuk “e mori më veten”, ka ndërruar kushedi sa herë pronar, emër , staf, por për shkak të një legjende është i destinuar të ngelet bosh.
Maniaku i Don Boskos
Sa shumë filma kemi parë me maniakë…aq shumë sa kemi vënë në punë fantazinë tonë dhe krijuam një maniak, “Maniaku i Don Boskos” në vitin 2007. Viktimat e maniakut ishin të shumta, frika e femrave në lagjen Don Bosko ishte akoma më e madhe, por vetëm kaq. Asnjë fakt mbi viktimat, asnjë të dhënë mbi maniakun, i cili, po sipas “gojëve të liga” ishte transferuar në Korçë më pas.

Arsenic- 55
Similar topics
» Legjenda Urbane
» 10 legjenda urbane të Mesjetës
» 10 legjenda urbane të Mesjetës
» Legjenda urbane për Haki Tahen
» Legjenda
» 10 legjenda urbane të Mesjetës
» 10 legjenda urbane të Mesjetës
» Legjenda urbane për Haki Tahen
» Legjenda
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi