EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shoqëritë sekrete dhe propaganda

Shko poshtë

Shoqëritë sekrete dhe propaganda Empty Shoqëritë sekrete dhe propaganda

Mesazh  Jon 15.10.11 11:56

Shoqëritë sekrete dhe propaganda

Shoqëritë sekrete dhe propaganda Yale-societe-secrete
Më sekrete se vetë shërbimet sekrete.

E dënuar me ligje të forta si nga regjimet totalitare komuniste (përjashto Kubën) por edhe nga nazistët të cilët i dërgonin në kampe përqendrimi. Të deklaruar të jashtëligjshëm përgjatë fashizmit në Itali (në vitin 1925) por që ndërkaq i kishin dhënë një ndihmë të madhe revolucionit francez dhe vetë Napoleonit.

Kanë si simbol akacien që nuk thahet kurrë dhe që gjithmonë rinovohet. Simbolet kryesore kanë origjinë arkitektonike të muratorëve të Mesjetës të cilët punonin gurin dhe në fakt simbolet e tyre janë skuadra dhe kompasi që respektivisht përfaqësojnë, skuadra, materien ndërsa kompasi shpirtin dhe mendjen ose skuadra që përfaqëson botën konkrete ndërsa kompasi përfaqëson botën abstrakte.

Shumë njerëz të mëdhenj janë tërhequr prej saj, nga Voltaire tek Gëte, për të vazhduar me Mark Tuein apo edhe me Mozartin, për të cilin flitet se u bë rishtar më 14 dhjetor në lozhën Zur Vohltatigkeit dhe se në veprën Flauti magjik përdor shumë simbolizmin e marrë prej tyre.

Po aq i madh ka qenë dhe ndikimi në letërsi, vlen të përmendet personazhi Pierre Bezuchov në romanin “Lufta dhe Paqja” të Tolstoit, apo edhe ndonjë prej tregimeve të Poe dhe ndonjë protagonist i romaneve të Italo Kalvinos.

Të cilësuara si antikatolike nga Papa Klement XII në vitin 1738. Në të vërtetë janë shoqëri sekrete që origjinën e tyre e kanë të lidhur me muratorët (masons) që janë krijuar në Britaninë e Madhe dhe në Gjermani që prej shekullit XV dhe kishin si qëllimin e tyre kryesor trasmetimin në mënyrë sekrete të normave të mjeshtërisë së tyre duke ndjekur njëkohësisht edhe idealet etike dhe ato fetare.

Në fakt u krijuan së pari në Britani në vitin 1717, për të pasur një kushtetutë të tyre në vitin 1723. Të organizuar mjaft mirë. Njerëz të mbledhur (të cilët quhen vëllezër) në lozha që varen nga mjeshtri i selisë, ku shumë lozha krijojnë një lozhë të madhe që kryesohet nga mjeshtri i madh, dhe ku grupimi i të gjitha lozhave të një shteti formon të ashtuquajturin Orientin e Madh që është Këshilli Suprem i një riti kombëtar të masonerisë që përbëhet nga dinjitarët më të lartë të urdhrit.

Në aktivitetin e tyre flitet për “sekrete” që në kulturën e tyre masonike do të thotë mos të nxjerrësh jashtë atë që zhvillohet dhe kryhet në tempull apo në në lozhat gjatë mbledhjeve të tyre rituale. Më të shumtit do t’i përshkruanin si “shoqëri me sekrete’. Por anglofonët nga ana e tyre nuk kishin sekrete madje i bënin publike takimet e tyre.

Kanë një mënyrë të tyren për të njohur njëri –tjetrin “mënyrat e njohjes” nga shtrëngimi i dorës sekrete masonike nëpërmjet të cilës masonët njohin njëri - tjetrin kur janë në errësirë. “Misteri i masonerisë, në fakt, është për natyrën e saj i paprekshëm. Masoni e njeh vetëm me intuitë, sepse e zbulon gjatë frekuentimit të lozhës, duke vëzhguar dhe arsyetuar.

Ajo që bëhet në lozhë duhet mbajtur sekret” - do të shkruante Xhakomo Kasanova. Përdorin termin “profan” për të treguar atë që nuk i përket vëllazërisë masonike. Domethënë ai që nuk ka marrë ende ‘dritën” nëpërmjet ritualeve që u bëhen rishtarëve. Shpeshherë përdorin termin “katror” që do të thotë se dikush ka arritur një nivel të veçantë ndërsa për një rishtar thonë “gur i pagdhëndur”.

Që në nisje të saj ka mbledhur përreth, njerëz me vlera morale dhe shpirtërore. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Kanë patur tre parime të mëdha: dashurinë vëllazërore, bujarinë dhe të vërtetën. Kanë dëshmuar tollerancë dhe respekt kundrejt opinioneve të tjetrit, kanë deshmuar bujarinë kundrejt vëllezërve të tyre por nuk i kanë dashur kurrë ndërhyrjet dhe favoret, kanë luftuar për të vërtetën me të gjitha energjitë e tyre.

Por siç u tha dhe më lart nuk ka qenë gjithmonë kështu. Skandali i Propagandës 2 që ishte edhe lozha historike e Orientit të Madh të Italisë e udhëhequr nga Mjeshtri Liçio Xhelli kishte një program politik sidomos gjatë viteve 1970.

Skandali P2 e uli shumë imazhin e masonerisë italiane. Në fakt më 31 tetor të vitit 1981, Këshilli Suprem (Orienti i Madh) nëpërmjet mjeshtrit të madh, Armando Korona, për të evituar skandale të tjera, përjashtoi Liçio Xhelin nga Orienti i Madh i Italisë.

Por çfarë kishte ndodhur në të vërtetë? Më 17 mars të vitit 1981, shteti italian nëpërmjet Guardia di Finanza kontrollon vilën e Xhelit duke zbuluar një listë të zyrtarëve të lartë të forcave të armatosura, mes tyre edhe industrialistë, gazetarë dhe personazhe të tjerë të famshëm, ku spikatnin (Vittorio Emanuele di Savoia dhe Maurizio Kostanco).

Përpara arratisjes së tij drejt Svicrës, ku edhe u arrestua, Liçio Xheli shkruante: “Me P2 kishim në dorë të gjithë Italinë. Me ne ishte ushtria, Guardia di Finanza, Policia, të gjitha këto komandoheshin nga përfaqësues të Lozhës”.

Por edhe pse iku prej burgut të Svicrës për t’u arratisur drejt Amerikës së Jugut, Xheli la një skandal të madh prapa. Një skandal kombëtar që erdhi sidomos me zbardhjen e listës së njerëzve që bënin pjesë në Lozhë dhe që mbulonin poste të larta në Republikën e Italisë.

Parlamenti italian aprovoi në një kohë shumë të shpejtë një ligj për të nxjerrë si të jashtëligjshme shoqëritë sekrete në Itali dhe në dhjetor të vitit 1981, u krijua edhe një komision parlamentar i kryesuar nga deputetja Tina Anselmi që do të referonte në parlament pas dy vitesh e gjysmë pune, duke nxjerrë këto konkluzione: keqardhjen për përhapjen e fenomenit në aspektet më të kualifikuara të jetës kombëtare te Italisë por duke nënvizuar ndërkaq se P2 ishte një element me peshë në financë duke prekur botën ekonomike italiane por mbi të gjitha edhe botën e saj politike.

Ilirian Dahri
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi