10 Shoqëritë sekrete më të famshme
2 posters
Faqja 1 e 1
10 Shoqëritë sekrete më të famshme
10 shoqëritë sekrete më të famshme
Teoritë konspirative mbi vëllazëritë e fshehta me anëtarë të famshëm
Nga “Skull and Bones”, “Illuminati”, Kalorësit Templarë e deri tek “Opus Dei”
Shoqëritë sekrete kanë shërbyer gjithnjë si burim kundërshtish duke krijuar mjaft teori konspirative mbi to.
Pjesa më e madhe e këtyre teorive pretendojnë se shoqëritë sekrete kanë pak a shumë të njëjtin qëllim, i cili është ai i udhëheqjes së botës. Disa shoqëri sekrete janë tashmë të njohura dhe vazhdojnë të veprojnë prej më gjatë se një shekulli.
Edhe pse anëtarët e shumë prej tyre janë të njohur, ritet dhe ajo çfarë ndodh në takime nuk bëhet asnjëherë publike. Anëtarësimi në këto shoqëri përgjithësisht bëhet me anë të rekomandimit të një anëtari ekzistues. Shoqëritë kërkojnë që anëtarët të kryejnë një betim, sipas të cilit të premtojnë se do mbështesin organizatën, do ruajnë sekretet dhe se do mohojnë anëtarësimin në organizatë.
Një prej shoqërive sekrete më të famshme është ai i “Skull and Bones”. Urdhri i “Skull and Bones” është një shoqëri e Universitetit të Jeilit dhe fillimisht njihej si “Vëllazëria e Vdekjes”. Është një prej shoqërive sekrete studentore më të vjetra në SHBA. Është themeluar në vitin 1832 dhe anëtarësimi është i hapur vetëm për pak njerëz të elitës.
Shoqëria përdor rituale me nuanca masonike edhe në ditët e sotme. Anëtarët takohen çdo të enjte dhe të diele në një ndërtesë që e quajnë “Varri”. Sipas Judy Schiff, arkiviste në librarinë e universitetit të Jeilit, emrat e anëtarëve nuk mbaheshin sekret deri në vitet ’70, por ritualet kanë qenë gjithnjë sekret. Dy presidentët Bush kanë qenë anëtarë të kësaj shoqërie, kur studionin në Jeil, si dhe një sërë emrash të tjerë njerëzish të famshëm e të pushtetshëm.
Një tjetër shoqëri sekrete është ajo e lozhës masonike. Lozha e Madhe Masonike u krijua në vitin 1717, kur katër grupe lozhash të vogla u bashkuan. Nivelet e anëtarësimit fillimisht ishin të shkallës së parë dh etë dytë, por në vitin 1750 ato u zgjeruan për të krijuar dhe një shkallë të tretë. Kur një person arrin në gradën e tretë quhet “Master Mason”. Masonët i kryejnë takimet e tyre të rregullta sipas një rituali të caktuar.
Kjo përfshin shumë referenca ndaj simboleve arkitekturore, siç është kompasi dhe katrori. Ato i referohen zotit si “Arkitekti i madh i universit”. Masonët përdorin shenja dhe shkëmbim duarsh për të hyrë në takimet e tyre, si dhe për të identifikuar veten ndaj njerëzve të tjerë që mund të jenë masonë. Për t’u bërë mason duhet të rekomandohesh nga një mason tjetër. Një tjetër shoqëri sekrete e njohur është ajo e Kalorësve Templarë. Kalorësit Templarë janë një degëzim i masonëve dhe nuk kanë lidhje direkte me Kalorësit Templarë origjinalë, një grup ushtarak fetar i formuar në shekullin e 12-të.
Anëtarët e kësaj shoqërie nuk pretendojnë lidhje direkte me vëllazërinë mesjetare, thjesht një huazim simbolesh. Për t’u bërë anëtar i këtij grupi, një person duhet të jetë Mjeshtër mason kristian. Kjo organizatë është e veçantë dhe jo thjesht një shkallë e lartë e masonerisë. Urdhrat e huazuar nga shoqëria mesjetare përshkruhen si “urdhra përkujtimorë” ose gradë. Gjithsesi, disa masonë ose jo të tillë, madje dhe anti-masonët insistojnë se disa rite masonike kanë influencë direkte nga templarët.
1. “Skull and Bones”
Urdhri i “Skull and Bones” është një shoqëri e Universitetit të Jeilit dhe fillimisht njihej si “Vëllazëria e Vdekjes”. Është një prej shoqërive sekrete studentore më të vjetra në SHBa. Është themeluar në vitin 1832 dhe anëtarësimi është i hapur vetëm për pak njerëz të elitës. Shoqëria përdor rituale me nuanca masonike edhe në ditët e sotme.
Anëtarët takohen çdo të enjte dhe të diele në një ndërtesë që e quajnë “Varri”. Sipas Judy Schiff, arkiviste në librarinë e universitetit të Jeilit, emrat e anëtarëve nuk mbaheshin sekret deri në vitet ’70, por ritualet kanë qenë gjithnjë sekret. Dy presidentët Bush kanë qenë anëtarë të kësaj shoqërie, kur studionin në Jeil, si dhe një sërë emrash të tjerë njerëzish të famshëm e të pushtetshëm.
2. Fremasonët
Lozha e Madhe Masonike u krijua në vitin 1717, kur katër grupe lozhash të vogla u bashkuan. Nivelet e anëtarësimit fillimisht ishin të shkallës së parë dh etë dytë, por në vitin 1750 ato u zgjeruan për të krijuar dhe një shkallë të tretë. Kur një person arrin në gradën e tretë quhet “Master Mason”. Masonët i kryejnë takimet e tyre të rregullta sipas një rituali të caktuar.
Kjo përfshin shumë referenca ndaj simboleve arkitekturore, siç është kompasi dhe katrori. Ato i referohen zotit si “Arkitekti i madh i universit”. Masonët përdorin shenja dhe shkëmbim duarsh për të hyrë në takimet e tyre, si dhe për të identifikuar veten ndaj njerëzve të tjerë që mund të jenë masonë. Për t’u bërë mason duhet të rekomandohesh nga një mason tjetër.
3. “Rosicrucian”
Urdhri “Rosicrucian” besohet se ka qenë ideja e një grupi protestantësh gjermanë në vitin 1600, kur u botuan tre dokumente: “Fama Fraternitatis Rosae Crucis”, “Confessio Fraternitatis” dhe “Martesa kimike e Rosenkretuzit kristian anno 1459”.
Dokumenti i parë tregon historinë e një alkimisti misterioz, i cili udhëton në pjesë të ndryshme të botës për të përftuar njohuri sekrete. Dokumenti i dytë flet për një vëllazëri sekrete alkimistësh, të cilët po përgatiteshin të ndryshonin faqen politike dhe intelektuale të Evropës.
Anëtarët e kësaj vëllazërie pretendojnë se origjina e tyre është më e lashtë se këto dokumente. Sot ka shumë grupe të tilla dhe secili pretendon të ketë lidhje direkte me origjinalin.
4. “Ordo Templis Orientis”
OTO (Urdhri i tempullit të Lindjes) fillimisht u modelua si vëllazëri masone, por në drejtimin e të vetëquajturit “bisha e madhe”, Aleister Crowley, filloi të ndiqte parimet e sistemit të tij fetar të quajtur Thelema. Anëtarësimi është sipas disa shkallëve dhe gjatë këtij procesi përdoren shumë rituale. Kjo vëllazëri, aktualisht ka mbi tre mijë anëtarë në gjithë botën. Vetë Crowley ka krijuar një meshë specifike për vëllazërinë.
Rituali kryhet sipas një stili të caktuar dhe për këtë përdoren priftëresha të virgjëra, fëmijë dhe priftërinj.
Gjatë meshës thërriten zotat e lashtë egjiptianë, si dhe djalli dhe në një pikë priftëreshat kryejnë një ritual të zhveshur.
5. Urdhri hermetik i agimit të artë
Urdhri i Agimit të Artë është krijuar nga dr. William Robert Woodman, William Wynn Westcott dhe Samuel Liddel MacGregor Mathers. Të tre këta kanë qenë fremasonë dhe anëtarë të shoqërisë “Societas Rosicruciana in Anglia”. Sistemi i besimit të Agimit të Artë vjen më së shumti nga misticizmi kristian, hermeticizmi, besimet e Egjiptit të lashtë, alkimia, teozofia, magjia dhe shkrimet e Rilindjes. William Yeats dhe Aleister Croëly janë dy prej anëtarëve më të famshëm të këtij grupi. Dokumentet themelore të urdhrit njihen si Dokumentet e Koduara. Ato përfshijnë 60 faqe që përmbajnë rite magjike.
6. Kalorësit Templarë
Kalorësit Templarë janë një degëzim i masonëve dhe nuk kanë lidhje direkte me Kalorësit Templarë origjinalë, një grup ushtarak fetar i formuar në shekullin e 12-të. Anëtarët e kësaj shoqërie nuk pretendojnë lidhje direkte me vëllazërinë mesjetare, thjesht një huazim simbolesh. Për t’u bërë anëtar i këtij grupi, një person duhet të jetë Mjeshtër mason kristian. Kjo organizatë është e veçantë dhe jo thjesht një shkallë e lartë e masonerisë.
Urdhrat e huazuar nga shoqëria mesjetare përshkruhen si “urdhra përkujtimorë” ose gradë. Gjithsesi, disa masonë ose jo të tillë, madje dhe anti-masonët insistojnë se disa rite masonike kanë influencë direkte nga templarët.
7. “The Illuminati”
Një lëvizje mendimtarësh të lirë që ishin dega më radikale e Iluminizmit, pasuesit e së cilës morën emrin “Illuminati” u themelua më 1 maj 1776 në Igolstadt (Bavaria e epërme) nga Adam Weishaupt. Edhe pse ishte ilegale, shumë intelektualë me influencë dhe politikanë progresistë e konsideruan veten anëtarë.
Fakti se kjo shoqëri nuk kërkonte besimin në një qenie supreme e bëri atë të famshme në mes ateistëve. Ka shumë teori konspirative, sipas të cilave “Illuminati” vepron akoma sot e kësaj dite dhe menaxhon veprimet kryesore të qeverive të botës me dëshirën për të krijuar një qeveri mbarë botërore të bazuar në principe humaniste dhe ateiste.
8. Grupi Bilderberg
Ky grup është pak i ndryshëm nga të tjerët sepse nuk ka anëtarësi zyrtare. Anëtarët e këtij grupi janë njerëz me influencë të madhe, të cilët takohen çdo vit në mënyrë sekrete. Çështjet e diskutuara mbahen sekret. Struktura e takimeve i ngjan një konference dhe zakonisht takimet kryhen në hotele me pesë yje në vende të ndryshme të botës. Pjesëmarrja në takim është vetëm me anë të ftesave.
Takimi i parë u krye në vitin 1954 në hotelin “Bilderberg” në Holandë. Edhe pse axhenda dhe lista e pjesëmarrësve është publike, nuk është akoma e qartë nëse këto detaje bëhen të ditura nga vetë grupi apo jo.
9. Paria e Sionit
Pas botimit të librit “Kodi i Da Vinçit” të Dan Brown emri i kësaj shoqërie ka ngjallur shumë kërshëri në mbarë botën. Në fakt, ky grup është krejtësisht fiktiv. Ishte një rreng i krijuar në vitin 1956 nga një pretendent i fronit francez, Pierre Plantard. Letrat ekzistuese që datojnë në vitet ’60 dhe që Plantard, de Cherisey dhe de Sede i kanë shkruar njëri-tjetrit konfirmojnë se të tre ishin përfshirë në këtë rreng, duke përshkruar skemat e mbrojtjes së tyre ndaj kritikave dhe si do të mund ta vazhdonin këtë mashtrim. Pavarësisht kësaj, ka nga ata që besojnë se Paria ekziston dhe funksion edhe në ditët e sotme.
10. “Opus Dei”
“Opus Dei” është një organizatë e kishës Katolike që thekson besimin katolik se jeta e zakonshme është rruga drejt shenjtërisë. Anëtarët e kësaj organizate jetojnë në qendra speciale. Urdhri u themelua në vitin 1928 në Spanjë nga prifti katolik, Josemaria Escriva, me aprovimin a papa Piut XII. Pjesa më e madhe e organizatës prej rreth 87.000 anëtarësh të të dyja gjinive janë njerëz të thjeshtë që drejtohen nga një prelat i zgjedhur nga një mbledhje e përgjithshme e pranuar nga Papa.
Blendina Cara

Big Bang- 210
Re: 10 Shoqëritë sekrete më të famshme
Dhjetë organizatat sekrete që supozohet se sundojnë botën
Ritualet e tyre me shekuj intrigojnë njerëzit në mbarë botën. Edhe pse janë themeluar me qëllime relativisht realiste – politike apo fetare – insistimi i tyre në mistike dhe fshehtësia i ka bërë të jenë subjekte të kritikave të panumerta dhe teorive të konspiracionit.
Grupi Bilderberg
Grupi Bilderberg nuk është shoqëri e fshehtë – sipas definicionit – por vepron nën vellon e fshehtësisë, për çka është subjekt i teorive të ndryshme konspirative. Grupi u themelua në vitin 1954 dhe që atëherë anëtarët mblidhen për çdo vit në një konferencë speciale. Aty shkojnë liderët e botes, bankierët, ekonomistët dhe manjatët e mediave.
Shoqëria është themeluar nga personat e shqetësuar nga përhapja e ndjenjave antiamerikane pas Luftës së Dytë Botërore, por gjatë viteve thonë se punojnë për mirëkuptimin e ndërsjelle mes kulturave të ndryshme. Në konferencat e tyre nuk lejohen mediat, as nuk lëshohen deklaratat për shtyp, ndërsa vendtakimi është plot me roje të armatosura – madje i mbushur edhe me aeroplane luftarake – për çka hasin në kritika të ashpra.
Iluminatet
Illuminatet janë shoqëria më e njohur sekrete në histori, që u themelua më 1 maj 1776 në Gjermani, me qëllimin për të kundërshtuar besëtytnitë, paragjykimet, ndikimet fetare në jetën publike, abuzimin e pushtetit, por edhe mbështetjen për arsimim të femrave dhe barazi gjinore.
Që nga themelimi i shoqatës thonë se Iluminatet kanë shkaktuar fatkeqësi dhe kriza ekonomike. Ata cilësohen se janë shkaktarët e Revolucionit Francez.
Zyrtarisht u shpërbënë më 1785. Nuk ka dëshmi që ekzistojnë sot, por kjo “shuarje” i bënë edhe më misteriozë. Për ta thuhet se kontrollojnë ngjarjet botërore me qëllim të krijimit të një rendi të ri botëror.
Teoricienët konspirativë thonë se shumë njerëz të rëndësishëm u përkasin atyre, përfshirë edhe presidentët amerikanë.
Shoqëria Thule
Për shumë organizata të fshehta dyshohet se kanë qëllime të këqija, por këtë Shoqëria Thule e ka dëshmuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
E themeluar në Mynih në vitin 1918, merrej me okultizem, ndërsa shumë shpejtë transformohen në një organizatë që ka promovuar ideologjinë e racës ariane me qëndrime raciste ndaj hebrenjve dhe popujve të tjerë.
Në vitin 1919 themeluan një organizatë politike të quajtur Partia e Punëtorëve të Gjermanisë, anëtar i së cilës u bë edhe Adolf Hitleri. Anëtarët e Shoqërisë besonin se gjermanët vijnë nga super-raca e Atlantidës, se Hitleri është shpëtimtar i shumëpritur, ndërsa sugjeruan svastikën si simbol dhe përshëndetjen “Sieg Heil”.
Asasinët
Asasinët (të varurit nga hashashi), ishin grup misterioz i vrasësve myslimanë të cilët kanë vepruar në Lindjen e Mesme gjatë shekullit XIII. Ajo u themelua nga myslimanët shiitë për të krijuar një shtet utopik shiit. Përdoren taktikat guerile kundër armikut, përfshirë spiunazhin, sabotimet dhe vrasjet politike.
Sipas legjendave, para vrasjes ata do të merrnin hashash, ndërsa udhëheqësit e armikut shpesh zgjoheshin në shtrat me një thikë në jastëk dhe me mesazhin për ekzekutim. Ata kishin një kala të pamposhtur në Iran – Alamutin. Rendin aty e themeloi më 1090 Hasan al Sabah. Kalaja u shkatërrua nga Mongolët më 1256.
Masonët
Një nga organizatat më me ndikim në botë ka rreth gjashtë milionë anëtarë. Kjo shoqëri e fshehtë u themelua më 1717, por dokumentet në lidhje me ekzistencën e tyre datojnë që në shekullin XIV.
Shoqëria e Masonëve u formua si një vëllazëri e njerëzve të të njëjtave ide filozofike, përfshirë besimin në një qenie supreme.
Çdo anëtar i ri ka për të kaluar nëpër tri shkallë të ndryshme, para se të shkojë dhe të kthehet në një mjeshtër.
Anëtarët kanë rregulla të veçanta për përshëndetje reciproke, përfshirë shtrëngimin e duarve, gjeste dhe kode të ndryshme. Masonë ishin Gete, Ataturku, George Washington…
Rendi i Tempullarëve Orientalë (OTO)
Iniciatori shpirtëror i këtij rendi, kimisti Carl Kellner, ishte i interesuar në masoneri dhe në mistiken lindore. Praktika e tyre është e lidhur me mësimet okulte. OTO u themelua në fillim të shekullit të XX, ndërsa thuhet se ka rreth tremijë anëtarë, gjysma e të cilëve në SHBA. Udhëhiqet nga sistemi i tyre fetar, Ligji Thelema, i cili thotë se gjithçka që bëhet – bëhet nga dashuria. Ritualet përfshijnë thirrjet e perëndive egjiptiane, djajtë, ritualet me murgesha të zhveshura… Veprimet e tjera bizare përfshijnë adhurimin e organit seksual mashkullor dhe “magjinë” e masturbimit.
Kalorësit Tempullarë
Kalorësit Tempullarë ishin një nga rendet e para më të njohura të ushtarëve të krishterë të Evropës, misioni i të cilëve ishte të përhapin besimet e tyre fetare. Rendi lindi me 1118, ndërsa shërbimet ia ofronin mbretit Baldwin i II-të të Jerusalemit. Ata ishin betuar se do ta mbrojnë qytetin kundër të gjithë armiqve. Pas rënies së Akres, më 1291, kthehen në Evropë, ndërsa shkatërrohen përfundimisht në shekulli XIV nga mbreti i Francës.
Ku Klux Klan
Organizata raciste amerikane, e njohur për dhunën e saj ekstreme, në kulmin e fuqisë përbëhej prej rreth katër milionë anëtarëve. Edhe sot është shumë aktuale, por vepron në fshehtësi. Ata avokojnë superioritetin e racës së bardhë, antisemitizmin, racizmin, antikomunizmin dhe homofobine. Në historinë e saj kanë bërë, kryer vrasje të zezakëve dhe shumë djegie e shkatërrime, ndërsa thonë se është e pashmangshme lufta racore. Anëtarësia është zvogeluar në mënyre drastike gjatë Luftës së Dytë Botërore, për shkak të përfshirjes se anëtarëve të shquar të organizatës në krime të ndryshme, si dhe mbështetjen qe ua dhanë nazistëve.
Kafka dhe eshtrat
Kjo është një nga organizatat më pak sekrete. Është formuar më 1832 në Universitetin Yale. Ajo përfshin shumë zyrtarë qeveritarë dhe të paktën tre presidentë amerikanë. Ata takohen dy herë në javë për kryerje të ritualeve. Ky grup lufton më së shumti për anëtarët e saj. Aty ka senatorë, bankarë, financierë, politikanë… Anëtarë të saj ishin edhe familjet Rockefeller dhe Bush.
Flavius- 79
Similar topics
» Shoqerite Sekrete
» Shoqëritë sekrete dhe propaganda
» Shoqëritë sekrete dhe Nismëtare
» Shtatë shoqëritë sekrete që ndikuan në historinë e botës
» Mallkimet më të famshme

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi