EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Propaganda

3 posters

Shko poshtë

Propaganda Empty Propaganda

Mesazh  Jon 19.12.08 13:26

Ndertimi i opinioneve nga propaganda mediale

Propaganda Goldst10

Propaganda instrument i totalitarizimit i demokracive fiktive

Vleresimi se njerezit ne pergjithesi nuk e duan luften deshmohet edhe me thenjen e gjeneralit gjerman te kohes se Hitlerit, Herman Goering.

Ne kujtimet e tij kuptohet lehte se si mund te manipulohet nje popull i tere ne mbeshtetje te nje ideologjie te pushtetit.

"Ajo eshte e lehte. E tera qe duhet bere eshte t'u thuash atyre se jane te sulmuar dhe t'i denoncosh njerezit e paqes per mungese te patriotizimit dhe orientim te vendit ne rrezik", kujton Goering duke sqaruar se kjo forme u aplikua edhe nga regjimi i Hitlerit gjate Luftes se Dyte Boterore.

Diktatura sot eshte ende ne pushtet dhe per televizionin shteteror cdo aktivitet i saj eshte meritor per t'i dhene hapesire ne ekran. Sistemi shumepartiak funksionon e bashke me te edhe propaganda e partise ne pushtet permes medias shteterore. Kjo paraqet deshmi te nje demokracie fiktive.

Fuqia e medias si pushtet i caktuar

Silvio Ueisbord thote se roli i medias mund te kuptohet ne perputhje me modelin e shtypit si "Pushtet i Katert".

Ne vendet demokratike liria e shtypit garantohet me ligj. Per te demonstruar kete arritje te demokracise edhe vendet ballkanike ne tranzicion e kane aplikuar ne teori kete ligj por ne praktike mbetet larg.

Fjala e kryetarit a kryeministrit malazias, duhet te publikohet ne teresi ne edicionin qendror informativ te Podgorices pa marre parasysh rendesine qe ka fjalimi i tij.

Arsytimi i gazetarit dhe redaktorit per kete veprim eshte shume i shkurter. "Ai eshte kryetar prandaj duhet!" Si ne Serbi, Shqiperi apo Mal te Zi, pushteti deshiron qe median ta kete te aferte per t'i ndihmuar ne organizimin dhe orientimin e njerezve ne favor te politikes se tij.

Edhe ne demokracite me te avansuara eshte e pamundur te jete gjithcka e perkryer nga pushteti. Per te dhene nje pasqyre qe ai deshiron atehere duhet te tejkalohet limiti i gazetarise objektive. Me nje fjale duhet te shtremberohen faktet, te ekzagjerohen, te keqperdoren dhe te sajohen genjeshtra.

E tere kjo eshte nje propagande qe ne literature konsiderohet si negative. Ketu gjerat ekzagjerohen ne njeren ane dhe fshihen ne anen tjeter.

Zbulimi i nje te fshehure apo kryerja me sukses e ndonje tregimi te panjohur per lexuesin, e bene ate me te pershtatshem per ndryshime ne shoqeri. "Derisa keto sekrete te mos jene te zbuluara, lexuesit apo shiquesit, do ta kene me te veshtire per te ndryshuar", - pohon Rajan Xhorxh, gazetar amerikan shumevjecar i gazetarise hulumtuese.

Nese gazetari paraqet syrin dhe veshin e popullsise atehere ai duhet te jete i lire ne qasje ndaj cdo rasti qe mund te jete ne dem te qytetarit. Por, duke mos neglizhuar kerkesen per nje pergatitje profesionale te gazetarit.

Gazetari i mirenjohur amerikan Karl Bernstain i cili se bashku me kolegun e tij Bob Vooduard, zbuluan aferen "Uotergejt" dhe shkaktuan doreheqjen e kryetarit amerikan Richard Nikson, ka konstatuar se gazetaret duhet te analizojne cdo kend te cdo tregimi me nje nivel te barabarte te entuziazmit.

Ne kete menyre cdo mundesi e propagandes negative do te eliminohej.

Propaganda permes pikave me te ndjeshme

Ne kohen e fillimit te hasmerive ne ish shtetin jugosllav, edicionet qendrore fillonin me ngjarje te paparashikueshme edhe pse pa deshmi te verifikuara. Varrezat e shkaterruara te serbeve, ne vendbanimet ku serbet ishin pakice, ishin ne qender te edicioneve informative.

Grate serbe duke kryer punet e shtepise ne oborret e tyre me arme ne krah ishin pamje te televizionit shteteror ne ate kohe. Ato arsyetoheshin se jane te rrezikuara. Keto pamje ishte e pamundur te vereheshin nga mjete tjera pervec objektivit te kameres se televizionit shteteror dhe agjencise shteterore te lajmeve. Keta njerez kerkojne mbrojtje klithej ne edicionet informative te televizionit.

Njerezit me te ashper te politikes perzgjidheshin per te bere komentet mbi keto ngjarje. Propaganda ishte ne drejtim te fillimit te qerimit te hesapeve me njerezit qe sipas tyre po e cenojne lirine e njerezve te tyre. Ne fakt ndodhte e kunderta.

Ne kohen e monizimit ne Jugosllavi, televizioni shteteror i Prishtines publikonte vetem ato informata te cilat servoheshin nga agjencia jugosllave e lajmeve Tanjug.

Ajo ka publikuar nje lajm per thyerjen e nje dyqani qe gjendej para nderteses se televizionit, ndersa eshte thirrur ne Tanjug qe seline e kishte ne Beograd. Informata se pari eshte pergatitur atje per tu derguar per emetim ne televizionin e Prishtines.

Lajmi nuk ka guxuar te konfirmohet nga gazetari i televizionit edhe pse pse ngjarja kishte ndodhur te hyrja e televizionit. Perzgjedhja e ceshtjeve me te ndieshme, si varrezat, gruaja me pushke ne krah etj, asocojne ne rastin e vrasjes se foshnjeve ne Kuvajt ne prag te fillimit te luftes se Gjirit ne viti 1991.

Mbrojtja me ligj e medias

Edhe ne vendet fqinje, kryesisht ne tranzicion, shtypi i lire dhe lejimi i ekzistimit te burimeve alternative te informimit eshte karakteristike. Ne disa raste vetem formalisht, sepse ne fakt mediat ekskluzivisht i sherbejne autoriteteve shteterore.

Ne Shtetet e Bashkuara, sanksionimi i lirise se shtypit, si pjese e amandamentit te pare ne kushtetuten amerikane ka hyre ne fuqi para me shume se 200 vitesh. Duke tentuar te arrijne kete stad te zhvillimit te mediave edhe vendet ballkanike kane treguar shenja te rregullimit te kesaj te drejte me kushtetute.

Bosnja dhe Hercegovina e garanton lirine e shtypit me ane te kushtetutes, qofte ne nivelin shteteror, ashtu edhe ne ate te Federates se ketij vendi.

Te njejten e ka aplikuar edhe Shqiperia duke garantuar lirine e shtypit, te radios e televizionit. Ajo shkon pak me perpara duke e ndaluar cdo censurim te politikes redaktuese ne media. Nje rregullim te ngjashem e ka bere edhe Republika e Kroacise e cila pervec miratimit me ligj, ka parashtruar ne menyre konkrete kerkesat dhe obligimet me te cilat e ngarkon mediumin publik. Ne kete rast kemi te bejme me nje kontroll te heshtuar mbi median publike, por jo si ne nivel te Serbise dhe ne Malit te Zi, ku mediat publike ende trashegojne formen e ndertuar ne sistemin e kaluar.

Domosdoshmeria e ndertimit te principeve

Mundesia e ndertimit te principeve mbrenda medias eshte garante e percaktimit dhe kahjes se medias. Shoqeria ka nevoje per media e cila veprimtarine e bazon ne pergjegjesi.

Per pergjegjesi, nuk duhet rregulla shoqerore e as ligj. "Principet duhet te vijne ne shprehje para rregullave dhe ligjit", mendon Carls Poncet, gazetar profesionist nga Gjeneva.

Por, "principet mund te jene edhe te orientuara gabimisht", shton ai. Ne mungese te nje qeverie e nje rregulli medial dhe si pasoje e situates aktuale, nuk vepron as gjykata e cila do te merrte ne shqyrtim ankesat nga publikimet e ndryshme.

Kjo e arsyeton formimin e nje organi me pjesemarrjen e perfaqesuesve te shumices se mediumeve dhe aty te promovohet nevoja e ndertimit te medias objektive dhe te mos lejohet publikimi i spekulimeve dhe informatave te pabazuara.

Ky do te ishte nje hap i pare, per te vazhduar me tutje me miratimin e rregullave apo ligjeve te cilat do te sanksiononin informimin joobjektiv ose nxites. Tani eshte pergjegjesi e medias per t'i matur pasojat e mbeshtetjes qe do t'i jep nje lideri politik.

"Me qellim qe te bejne zhurme, lideret kane nevoje per fjalen e zeshme te mediave", thekson Carls Poncet. Leonard Susman mendon se bazimi i gazetarise ne kod etik do te ndihmoje opinionin sa edhe vet qeveria.

"Aplikimi serioz dhe i ndershem, bene qe kodi i lirise gazetareske te krijoje sigurine qe mediat informative te shtypura dhe elektronike t'i sherbejne me se miri te njejtit opinion, njejte sikurse qeveria, vetem se i paraqitur ne forme sherbimi", - pohon Susman.

Edhe ne Britani ekziston kodi per media edhe pse ai disa here eshte ndryshuar ne disa pika. Se fundi aty eshte parapare qe: "ne rast se nuk arsyetohet interesi publik, gazetaret nuk duhet te perdorin ose publikojne materialet qe sigurohen nga perdorimi i aparateve te degjimit ose nga pergjimi i bisedave private telefonike".

Rishikimi i ketij kodi eshte kerkuar ne veqanti pas vdekjes se princeshes Daiana ne vitin 1997, perkatesisht pjesa qe ka te beje me intimitetin.

Profesoresha per etiken mediale ne Universitetin e Dejtonit, Fran Trampits, mendon se menyra me e mire e rregullimit te mediave eshte shpesh vet-qeverisja.

Kjo gjithmone bazohet ne idene e vet pergjegjesise ne media.

"Vetrregullimi, megjithate presupozon nje stabilitet te mirefillte dhe pjekuri te shoqerise mbrenda te ciles funksionon nje medium", mendon ajo. Xhorxh Gerbner, thote se televizioni sjell imazhe dhe tregime te panumerta ne shtepite tona cdo dite.

Andaj, media do ta ndertoj opinion tone permes propagandes. Si produkt i tille ajo do te ndertoje opinionin tone. E tera varet se cili kurs eshte zgjedhur nga media, ai pozitiv apo negativ.

nga YaSmiN
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propaganda Empty Propaganda

Mesazh  Neo 21.06.09 22:11

Propaganda

Arti i bindjes - ana psikologjike e propagandës

Mjaftojnë vetëm tre shkronja ëëë, për ta kuptuar, e ndoshta edhe për ta përjetuar vet, pushtetin e këtij mashtrimi e manipulimi të qëllimshëm të quajtur propagandë

Sjelljet e njerëzve janë të kushtëzuara me faktorë të ndryshëm të rrethit dhe vetvetiu aspirojnë që t'i përshtatën rrethit. Organizmi, në të cilin ndikon faktori i jashtëm dhe ndryshon barazpeshën e tij aktuale, aspiron që të neutralizoj këtë barazpeshë dhe të vërë prapë balancin e mëparshëm.

Pra, me ndryshimin e faktorit të jashtëm, ndikohet drejtpërdrejt edhe në sjellje, dhe me to manipulohet mendimi në mënyra të planifikuara dhe është e mundur, sipas interesit, të modifikohen dhe respektivisht të ndryshohen sjelljet, dëshirat, vullneti e njerëzve, e për një gjë të tillë si mjet mjaft efikas përdoret propaganda.

Në shumë enciklopedi e fjalorë të ndryshëm propaganda përkuzohet si: aktivitet shoqëror, i bazuar në ligjet e psikologjisë, e cila nënkupton punë dhe cak të organizuar në përhapjen e ideve të përcaktuara dhe besimit në to.

Caku i aktiviteteve propaganduese është që individi, shoqëria apo mbarë një popullatë t'i pranojw idetë e ofruara (imponuara) dhe besimin në to, si dhe të sillet në harmoni me normat dhe rregullat e tyre të paracaktuara.

Shikuar nga këndvështrimi i përgjithshëm, propaganda si nocion është neutrale; drejtimi i saj varet nga qëllimi i saj. Ajo mund të jetë konstruktive (revolucionare) dhe shumë e dobishme kur të aplikohet për çështje me prioritet human, njerëzor, kombëtar etj., por gjithashtu mund të jetë edhe destruktive (reaksionare) shumë e dëmshme dhe e rrezikshme, jo vetëm për individin, por për mbarë shoqërinë, kur ajo aplikohet për interesa të caktuara të atyre që e kanë në dorë timonin e kësaj fuqie.

Shumë studiues janë mundur të bëjnë një elaborim, përgjithësisht rreth propagandës destruktive, të cilën e ushqen, e zhvillon dhe e aplikon, pothuajse secili pushtet, natyrisht, për nevoja të veta në shumë fusha si: në fushën sociale, në fushën ekonomike, në fushën e marketingut, në fushën e religjioze e sidomos në atë politike, qoftë ajo e brendshme apo e jashtme.

Propaganda destruktive në esencën e saj është totalitare. Ajo nuk ka qëllime humane, as zhvillimin e personaliteteve të njerëzve, por të kundërtën, që të krijojw tek ata sjellje të kushtëzuara, pra, që të jetë në gjendje me mekanizmat të automatizuar t'i kontrolloj dhe t'i përshtatë sjelljet e tyre shoqërore. Për këtë qëllim shfrytëzohen mediume të ndryshme e sidomos shtypi, radioja, televizioni, interneti, satelitët etj., përmes të cilave, me metoda të organizuara, përhapen shumë shpejt dhe shumë lehtë idetë e përcaktuara.

Dihet se emocionet janë pjesë shumë e rëndësishme e jetës shpirtërore të njeriut. Në bashkësinë e dukurive psikike, ato paraqesin (duke pasur në konsideratë specifikat e tyre) sferën më të ndjeshme dhe njëkohësisht edhe më të lënduarën dhe kur duhet që dikujt t'i modifikohet baraspesha shpirtërore dhe t'i tronditet morali, atëherë së pari, sulmohet pjesa emocionale e jetës së tij.

Pra, në instancën e fundit, qëllimi final i propagandës destruktive është një sulm i tillë që i shkakton dhembje njeriut dhe që e dezintegron jetën e tij psikike.

Në kohën e thyerjeve shpirtërore të njerëzve, në rrethana të mjerueshme sociale e ekonomike, në situata jo të qeta, në goditje fatkeqësish, në kohëra luftërash, etj., paraqitja e propagandës destruktive, sulmon anën emotive të individit, duke ndikuar në sjellje dhe duke krijuar konfuzion e mosbesim, gjë që mund të arrijë deri te paralizimi i plotë i jetës normale pothuajse në të gjitha sferat, dhe për këtë arsye përhapja e propagandës bëhet në situata të tilla kritike.

Pasiguria në këto situata imponon ndjenjën e panikut, e cila mbështjell individin dhe ia lëkund personalitetin e tij të qëndrueshëm. Ai bëhet i lëkundshëm dhe në këto faza të pasigurisë, ai kërkon mbështetje, stabilitet fizik e psikik. Dhe në këto faza të destabilitetit moral, nxitësit e propagandës ndikojnë mbi individin, duke ia imponuar atij idetë e caktuara për qëllimet e tyre manipuluese.

Propaganda si dukuri figuron që nga kohërat më të hershme, por në mënyrë të organizuar psikologjike u përdor gjatë Luftës së Dytë Botërore, për qëllime të caktuara politike. Kjo strategji u zbatua në praktikë në mënyrë profesionale dhe mori dimensione të reja nga nazistët gjermanë gjatë sundimit të politikës hitleriane.

Në librin e tij "Mein Kampf" Hitleri shkruan: "Strategjia jonë përbëhet në thyerjen e kundërshtarit nga brenda, kështu që ai të na ndihmojë që ta fitojmë atë. Më mirë është që ta çarmatosim kundërshtarin se sa ta shkatërrojmë me luftëra të rënda". Më tej ai vazhdon: "Mua para së gjithash më intereson problemi, se si të arrijë deri te thyerja morale e kundërshtarit. Pse ta demoralizojmë kundërshtarin me jetë ushtarake, kur atë mund ta bëjmë me thjesht, me metoda të tjera".

Duke e ditur mirë se shtypja është qëllimi psikologjik i luftës, e propaganda arma kryesore e saj, Hitleri e përpunoi këtë strategji deri në ekstrem, duke arritur në konkluzion se "...edhe në shkallën më të ulët të luftimeve i vrari paraqet vetëm një njëri më pak - deri sa njeriu i tmerruar që humb nervat, bëhet bartës i frikës, i aftë për të provokuar epidemi të gjerë të panikut, kështu që caku i luftës moderne duhet të jetë neutralizimi psikologjik i kundërshtarit, e jo shkatërrimi i tij fizik. Me fjalë, në vend të armëve, me propagandë, në vend të plumbave".

Efektet e suksesshme të propagandës gjatë Luftës së Dytë Botërore, i nxiti pushtetarët e shumë shteteve që ta studiojnë këtë dukuri me seriozitetin më të madh nëpër institute e laboratorë legalë e ilegalë.

Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë moderne ofroi mundësi të shumta të demonstrimit të kësaj fuqie, jo vetëm në situata lufte kundër armikut, por edhe situata paqeje si mekanizëm shumë të fuqishëm për qëllime të caktuara manipuluese.

Propaganda, si mjet shumë i fuqishëm u shfrytëzua sidomos gjatë "luftës së ftohtë" mes paktit NATO - SHBA dhe atij të Varshavës, ish-BRSS, që vazhdon akoma edhe sot e kësaj dite në forma nga më të ndryshmet.

Që të jetë propaganda e suksesshme, zakonisht ajo i dedikohet individit ose një shtrese të caktuar, varësisht prej interesave të propaganduesit. Ne kemi veprimtari të gjerë të propagandës në jetën e përgjithshme, duke filluar nga ajo familjare, natyrisht që aplikohet nga prindërit për qëllime edukative, pastaj propagandë shkollore-arsimore, propagandë fetare, propagandë sektare, propagandë tregtare, propagandë mediative, propagandë qeveritare, pra me një fjalë, vetëdijshëm apo jo, ne jemi të bombarduar çdo ditë nga format e ndryshme të propagandës institucionale.

Mesazhet dhe format e tjera bindëse, sajohen në bazë të karakterit të individit ose shtresave ndaj të cilave planifikohet që të ushtrohet ky "art i bindjes".

Para se të lëshohen format propaganduese, së pari, bëhen kërkime dhe studime për të prekur pulsin (mentalitetin) e individit ose shtresw të caktuar, duke mbledhur informacione për ta: kush janë ata; si mendojnë ata; si sillen; cilit besim i takojnë; cilat janë motivet e tyre; çfarë bindjesh politike kanë; çfarë mentaliteti disponojnë etj. etj.

Informacionet e grumbulluara nga kërkimet e mësipërme, u ndihmojnë propaganduesve në gjetjen e metodave më efikase psikologjike dhe formave më të përshtatshme për manipulim, duke lëkundur besimin dhe vetëbesimin, duke destabilizuar dhe thyer moralin, duke degraduar personalitetin, duke paralizuar përshtypjet shqisore, pra duke çrregulluar në përgjithësi jetën psikike te individit ose grupit, ose duke përhapur idetë te caktuara tek ata me qwllim të bindja dhe mobilizimi masiv.

Duke e njohur fuqinë e propagandës dhe ndikimin e saj tek individi ose masa; duke e ditur se për veprim sa më efikas duhet njohur klima psikologjike e asaj shoqërie, pushtuesi i përdor për vite me radhë dhe me mjaft sukses këto forma të manipulimit masiv, jo vetëm mbi mbarë popullatën, por edhe ndaj popujve tjerë e në raste të caktuara, edhe ndaj popullatës së vet, vetëm për ta ruajtur, forcuar dhe ushtruar me çdo kusht hegjemonizmin e saj të shfrenuar mbi të tjerët.

Shpesh institucionet luajnë me metoda propaganduese, duke krijuar vetë modele apo situatw të rreme dhe duke i nxjerrë ato në qarkullim me qindra artikuj gazetaresk, programe të shumta televizive, madje duke botuar edhe libra, të përkthyer edhe në gjuhë të huaja, të cilët i shpërndan nëpër botë. Natyrisht, që qëllimi i kësaj propagande nuk do koment!

Në luftë janë përdorur të gjitha mjetet e mundshme për të bindur jo vetëm popullin e shtypur, por edhe botën dhe popullin vendas se çdo veprim i kryer nga ata është i drejtë.

Mirëpo, çudit fakti se edhe institucionet "paralele", pavarësisht se dispononin mjete sfiduese, u treguan të paafta dhe të papërgatitura (shpesh edhe injorante) për ta kuptuar këtë "luftë psikologjike".

Duke pasur për qëllim primar interesat e tyre të ulëta, dhe pa ndonjë vizion të qartë, ato u bënë edhe vet pre e kësaj propagande destruktive, si rezultat i të cilave pasoi kolapsi i përgjithshëm ekonomik.

Në kontekstin e ngjarjeve të përgjithshme bashkëkohore, ndikimet psikologjike-propaganduese përputhen drejtpërdrejt me interesat dhe strategjitë politike të shteteve, fuqive, blloqeve të ndryshme. Dhe, për arritjen e synimeve dhe qëllimeve finale, shfrytëzohen maksimalisht të arriturat e teknologjisë më bashkëkohore si: elektronika, sistemet e komunikimit, mediat, etj.

Këta elementw shumë të fuqishëm të bindjes, të cilët edhe janë bartësit kryesor të këtij ndikimi të imponuar, sot janë bërë pjesë e pandarë e përditshmërisë sonë, ashtu që secili qytetar, pa marrw parasysh gjininë, moshën dhe ngritjen e shkallës intelektuale, është konsumator i "produkteve" të ofruara nga ata.

Sidomos transmetimi i programeve satelitore dhe shërbime e internetit, që mundësojnë bartjen e drejtpërdrejt tw mesazheve pa përfillur pengesat e kufijve gjeografik e politik, janë bërë armët më të fuqishme të kësaj lufte psikologjike.

Mjaftojnë vetëm tre shkronja ëëë, për ta kuptuar, e ndoshta edhe për ta përjetuar vetw, pushtetin e këtij mashtrimi e manipulimi të qëllimshëm të quajtur propagandë.

KB
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propaganda Empty Re: Propaganda

Mesazh  Jon 15.06.10 15:52

Politika dhe propaganda



Qe ne fillim duhet pranuar parimisht, se keto dy koncepte jane te pandashme, ku ka politike ka edhe propagande dhe anasjelltas, ku ka propagande ka edhe politike.

Propagare, qe eshte rrenja e fjales, do te thote perhap, pra qysh ne rrenje shihet lidhja mes propagandes dhe informacionit e propaganda nenkupton informacion edhe pse pastaj informacioni mund te jete jokorrekt e te kete te meta te tjera.

Vete fakti, qe eshte informacion, fut ne loje konceptin e perballjes se njeriut me informacionin, dmth njeriu ne kete perballje eshte aktiv apo eshte pasiv.

Perballja aktive nenkupton qe njeriu eshte ne gjendje te perzgjedhe informacion, ka aftesi kritike e gjykuese mbi informacionin, di c'te marre e c'te lere.

Perballja pasive nenkupton paaftesine ne perzgjedhje, njeriu e vuan informacionin, i nenshtrohet atij.

Kuptohet qe kategoria pasive perbehet nga femijet, nderkaq kategoria aktive supozohet te perbehet nga te rriturit.

Tani, politika ka nevoje per njerez qe i nenshtrohen informacionit, per 'femije' ne politike, pasi krahas ideve, parimeve e interesave qe lidhin njerezit me nje parti te caktuar, nevojitet edhe propaganda per ata votues qe jane te lekundur, keshtu qe per shkak te kesaj kategorie ,sot vendimtare, propaganda u sherbehet te gjitheve.

Propaganda duke qene informacion i perseritur deri ne lodhje veshesh, ushtron funksion rraskapites per te rriturin i cili ka deri diku aftesi gjykuese mbi informacion, pra mbi personin qe ka qendrim aktiv ndaj informacionit sherben si dobesues gjykimi, me qellim kthimin e qendrimit te tij , nga aktiv ne pasiv, si te thuash kthimin e te rriturit ne 'femije' qe beson ne gjithcka i thuhet. Mjaft te imagjinohet si funksionon depertimi i hakerave ne nje kompjuter.

Dyndja e informacionit ne boten e sotme ka krijuar veshtiresi te medha tek cdokush; te gjithe jemi te kercenuar qe nderverprimin aktiv me informacionin ta ndryshojme ne qendrim pasiv.
Kjo do kercenoje me tej vullnetin e lire te cdokujt.

Te njejtin kercenim te vullnetit te lire e gjejme te shumefishuar nga propaganda e reklamat ne pergjithesi, e vete propaganda eshte edhe nje lloj reklame.

Mund te shtrohet pyetja, si mund te shquajme politikanin qe na ofron mundesine e zgjedhjes, meqe duam te ruajme vullnetin e lire.

Kjo eshte ne fakt e pamundur, por ka megjithate nje ndryshim, ka politikane qe e perdorin propaganden si mjet kryesor ka edhe politikane qe e perdorin si mjet dytesor.

I pari mund te shquhet, sepse kunder kundershtarit perdor perhere retoriken, ndersa i dyti vepron kunder kundershtarin pervec se me retoriken edhe me te shtena idesh e parimesh qe gjenden te kataloguara ne teorite politike.

Pra edhe pse mund te duket paradoksale, ekzistenca e nje ideologjie politike (jo ne kuptimin marksist) lejon edhe shquarjen e politikanit qe ka me pak nevoje per propaganden dhe retoriken, pasi atij nuk i duhet votuesi ne pergjithesi, por votuesi i cili gjen vetveten pervec tek interesat ekonomike edhe ne ate teresi idesh e parimesh, te cilat ka marre persiper te perfaqesoje.

Megjithese kane ardhur kohe te veshtira per kete lloj politikani, ne mbare perendimin, mendoj se njerezit, qe duan te shohin te perfaqesuar vetveten ne parlament, do gjejne perhere dike qe ti perfaqesoje, mjaft ti kerkojne vetes te jene aq te afte sa te kene qendrim aktiv ndaj informacionit, pasi jane njerezit qe krijojne perfaqesuesit e tyre dhe jo perfaqesuesit qe krijojne votuesit e tyre... te pakten ne nje demokraci keshtu duhet te jete.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propaganda Empty Re: Propaganda

Mesazh  Admin 19.09.10 9:09

Propaganda: Çfarë është ajo?
Propaganda në perspektivë historike

Propaganda Propag10

Citimi i mëposhtëm shërben si një pikë fillimi e mirë: "Propaganda është një fjalë shumë e abuzuar dhe shpesh e keqkuptuar. Njeriu i thjeshtë e përdor atë për të nënkuptuar diçka inferiore apo deri dhe të urryer.

Fjala propagandë ka gjithmonë një shije të hidhur". Është veçanërisht e përshtatshme që këto fjalë duhen të jenë thënë nga Joseph Goebbels në mars të vitit 1933, menjëherë pasi është emëruar në krye të Ministrisë së Iluminizmit Popullor dhe Propagandës në kabinetin e parë të Hitlerit.

Është e debatueshme se qe në këtë rol që Goebbels do të bënte më shumë se maksimumi për të siguruar dhe përgatitur këtë "shije të mbrapme" të hidhur.

Goebbels vazhdon: "Por nëqoftëse i shqyrtoni shkaqet më të fshehta të propagandës, atëherq do të arrini në konkluzione të ndryshme: atëherq nuk do të ketë më shumë dyshim se propagandisti duhet të jetë njeriu me njohjen më të madhe të shpirtrave.
Unë nuk mund ta bind një person të vetëm për nevojën e diçkaje për aq kohë sa nuk e njoh shpirtin e personit, për aq kohë sa nuk kuptoj sesi t'ia luaj fijet e shpirtit të tij që duhet bërë të tingëllojë" (Welch 2002, 26).

Është jashtëzakonisht ironike që Goebbels do t'i cakonte vetes misionin e çlirimit të propagandës nga keqkonceptime të tilla.

Propaganda nuk u "shpik" nga Goebbels, megjithëse është në pjesën më të madhe si rezultat i propagandës naziste që termi ka marrë asociime të tilla kaq pexhorative. Fjala "propagandë" vazhdon që të sugjerojë diçka djallëzore; sinonimet për propagandën shpesh përfshijnë "gënjeshtrën", "mashtrimin" dhe "shpëlarjen e trurit".

Gjatë viteve të fundit krahasime jo të favorshme janë bërë me këshilltarët dhe mënyrën me të cilën ata (nga sa thuhet) kontrollojnë imazhin e politikanëve dhe e përthyejnë axhendën politike në copëza të thjeshta.

Kështu, një besim i pranuar gjerësisht sugjeron se propaganda është kanceri në trupin politik që manipulon mendimet e veprimet tona dhe duhet të shmanget me çdo kusht. Është vërtet kështu? Nëqoftëse po, duhet ta shmangim fjalën?

Është teza ime se supozime të tilla duhet të sfidohen dhe se propaganda në vetvete nuk është domosdoshmërisht e keqe.

Për shembull, grekët e lashtë e shikonin bindjen si një formë retorike dhe pranonin se logjika dhe arsyeja qenë të domosdoshme për t'i komunikuar idetë në mënyrë të suksesshme.

Gjatë gjithë historisë ata që qeverisin janë përpjekur gjithmonë që ta influencojnë mënyrën me të cilën të qeverisurit e shikonin botën. Nëqoftëse propaganda duhet të jetë një koncept i dobishëm, ajo më së pari duhet të zhvishet nga konotacionet pexhorative të saj.

Propaganda nuk është thjesht ajo çka bën grupi tjetër, ndërkohë që vetë grupi i njërit përqendrohet në përhapjen e informacionit apo gjenerimin e publicitetit. Diktaturat moderne nuk e kanë ndjerë kurrë nevojën për t'iu shmangur fjalës siç e kanë demokracitë.

Në përputhje me këtë, nazistët kishin një Ministri Iluminizmi Popullor dhe Propagande dhe sovjetikët një Komitet Propagande të Partisë Komuniste, ndërsa britanikët kishin një Ministri Informacioni dhe amerikanët Zyrën e Informacionit të Luftës.

Megjithëse shkalla në të cilën propaganda praktikohet është rritur në mënyrë dramatike në shekullin XX, origjina e fjalës mund të gjehet prapa tek Reformimi, kur uniteti shpirtëror dhe ekleziast i Europës u shkatërrua dhe Kisha Katolike romake e humbi kontrollin e saj në vendet veriore.

Gjatë luftës pasuese midis forcave të Protestantizmit dhe atyre të Kundërreformës, Kisha Katolike romake e gjeti veten të përballej me problemin e ruajtjes dhe të forcimit të kontrollit të saj në vendet jokatolike.

Papa Gregori XIII krijoi një komision kardinalësh të ngarkuar me përhapjen e katolicizmit dhe rregullimin e çështjeve ekleziaste në territoret pagane.

Një brez më vonë, në vitin 1622, kur Lufta 30 Vjeçare (1618-1648) kishte filluar, Papa Gregori XV e bëri këtë komision të përhershëm si Sacra Congregatio de Propaganda Fide (Kongregacioni për Përhapjen e Besimit) të ngarkuar me menaxhimin e misioneve të huaja dhe të financuar nga një "ring tax" të vlerësuar për çdo kardinal të sapoemëruar.

Brenda pak vitesh, në vitin 1627, mori formën e College of Propaganda (Collegium Urbanum), që u ngrit për të edukuar priftërinjtë e rinj që do të ndërmerrnin misione të tilla.

Instituti i parë i propagandës qe për pasojë thjesht një trupë e ngarkuar me përmirësimin e përhapjes së një grupi dogmash fetare.

Shpejt fjala "propagandë" do t'i aplikohej çdo organizate të krijuar për qëllimin e përhapjes së një doktrine; më pas ajo iu aplikua vetë doktrinës dhe më së fundmi metodave të përdorura në kryerjen e kësaj përhapjeje.

Nga shekulli XVII në shekullin XX ne dëgjojmë relativisht pak lidhur me propagandën. Termi kishte vetëm një përdorim të kufizuar dhe, pavarësisht se pexhirativ, në pjesën më të madhe ishte jofailjar.

Gjatë Revolucionit Puritan të Anglisë, propaganda nëpërmjet pamfleteve dhe buletineve u bë një shtojcë e rregullt me aksionin ushtarak, me ushtrinë e Oliver Cromwell që preokupohej pothuajse aq shumë me përhapjen e doktrinave politike e fetare sa ishte me fitoren në terren.

Përdorimi i saj u rrit në mënyrë të ndjeshme gjatë gjithë shekullit të XVIII-XIX, sidomos gjatë kohëve të luftës ideologjike, si në Revolucionin Amerikan (për shembull, zhirondinët përhapnin postera të mëdhenj midis trupave të armikut duke u ofruar atyre shpërblime për dezertim).

Nga fundi i luftave napoleoniane deri në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore në vitin 1914, Europa perëndimore qëndroi në paqe dhe kishte pak raste ku ishte nevoja për propagandë në shkallë kombëtare.

Historikisht, propaganda u lidh me periudhat e stresit dhe të trazirave gjatë të cilave kundërshtitë e dhunshme mbi doktrinën shoqëronte përdorimin e forcës. Midis viteve 1914 dhe 1918 i gjithë përdorimi i propagandës si armë e organizuar e luftës moderne u transformua në një diçka më djallëzore.

Një prej mësimeve më domethënëse për t'u nxjerrë nga përvoja e Luftës së Parë Botërore qe se opinioni publik nuk mund të injorohej më si faktor përcaktues në formulimin e politikave qeveritare.

Ndryshe nga luftat e mëparshme, kjo luftë qe "lufta totale" e parë në të cilën të gjitha vendet më shumë sesa vetëm ushtritë profesioniste u ngërthyen në një luftim vdekjeprurës.

Lufta shërbeu për të rritur nivelin e interesit popullor dhe pjesëmarrjen në punët shtetërore. Hendeku midis ushtarit në front dhe civilit në shtëpi u ngushtua ndjeshëm në atë që të gjitha resurset e shtetit - ushtarake, ekonomike dhe psikologjike - u desh të mobilizoheshin.

Në një gjendje lufte totale, që u kërkonte civilëve të merrnin pjesë në përpjekjen e luftës, morali filloi të bëhej i njohur si një faktor ushtarak domethënës dhe propaganda me ngadalë filloi të dalë si instrumenti kryesor i kontrollit të opinionit publik dhe një armë thelbësore në arsenalin kombëtar, duke kulmuar në krijimin në Britani të Ministrisë së Informacionit në vitin 1917 nën Lordin Beaverbrook dhe një Enemy Propaganda Department të veçantë në Crewe House nën Lordin Northcliffe.

Nëpërmjet censurës së rreptë dhe fushatave propagandistike të kontrolluara me dorë të hekurt, shtypi, filmat, traktet dhe posterat u përdorën të gjitha në mënyrë të koordinuar (ka mundësi për herë të parë) me qëllim që të përhapnin tema zyrtarisht më të miratuara. Pavarësisht tensioneve të mëdha, konsensusi i kohës së luftës i Britanisë përgjithësisht u qëndroi nevojave të luftës.

Një shpjegim për këtë qe përdorimi i aftë nga ana e propagandës dhe e censurës qeveritare.

Megjithatë, pas lufte, një mosbesim i thellë u zhvillua nga ana e qytetarëve të thjeshtë, të cilët kuptuan se kushtet në front qenë errësuar qëllimisht nga sloganet patriotike dhe "propaganda mizore" që konsistonte në stereotipe të ndyra të armikut dhe aktivitetet e tyre tinëzare.

Gjithashtu, popullata ndjehej e mashtruar se sakrificat e saj nuk kishin rezultuar në shtëpitë e premtuara dhe një tokë "të pranueshme për heronjtë". Propaganda u asociiua me gënjeshtrat dhe falsifikimet.

Edhe politikanët qenë të ndjeshëm ndaj këtyre kritikave; si rezultat, Ministria e Informacionit menjëherë u shkri. Qeveria britanike e konsideronte propagandën si politikisht të rrezikshme dhe bile moralisht të pranueshme në kohë paqeje.

Ajo, siç shkruante një zyrtar në vitet '20, qe "një fjalë e mirë e shkuar për dreq - e korruptuar nga i ndjeri Lord Northcliffe". Impakti i propagandës në sjelljen politike qe aq i thellë sa që gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur qeveria përpiqej ta "edukonte" popullsinë lidhur me ekzistencën e kampeve naziste të përqendrimit, ajo nuk u besua menjëherë për shkak se informacioni u dyshua se ishte më shumë "propagandë".

Përvoja e përpjekjes propagandistike të Britanisë i pajisi gjermanët e mundur me një burim pjellor kundërpropagande të drejtuar në traktatet e paqes të pasluftës dhe poshtërimin e Republikës së Vejmarit.

Duke shkruar Mein Kampf, Hitleri nënvizonte: "Në vitin 1915, armiku nisi propagandën e tij midis ushtarëve tanë. Nga viti 1916, ajo u bë gjithnjë e më shumë intensive dhe në fillimet e vitit 1918 ishte transformuar në një re furtune.

Njeri mund t'i shohë tani efektet e kësaj joshjeje graduale. Ushtarët tanë mësuan të mendojnë sipas mënyrës që armiku donte ata të mendonin".

Duke theksuar se ushtria gjermane nuk ishte mundur në fushën e betejës, por më shumë qe detyruar të nënshtrohej si pasojë e shpërbërjes së moralit nga brenda, që ishte përshpejtuar nga propaganda e aftë britanike, Hitleri (ashtu si politikanët e tjerë të djathtë dhe grupet ushtarake) po siguronte legjimitet historik për teorinë e "goditjes pas shpine".

Pavarëissht rolit aktual të luajtur nga propaganda britanike (apo sovjetike) në gjunjëzimin e Gjermanisë, përgjithësisht u pranua se eksperimenti i kohës së luftës i Britanisë qe skema ideale sipas së cilës qeveritë e tjera më pas do të modelonin aparatet e tyre propagandistike.

Sipas Hitlerit (sërish duke shkruar tek Mein Kampf), "Gjermania kishte dështuar për ta njohur propagandën si një armë të dorës së parë, ndërsa britanikët e kishin përdorur atë me aftësi dhe maturi".

I bindur për rolin thelbësor të propagandës për çdo lëvizje të vendosur në marrjen e pushtetit, Hitleri e pa propagandën si një mjet shitjeje politik në një treg masiv. Kështu që nuk qe aspak habi kur Ministria e Propagandës qe e para që u krijua kur nazistët morën pushtetin në vitin 1933.

Funksioni i propagandës, argumentonte Hitleri, ishte që ta përqendronte vëmendjen e masave në fakte, procese dhe nevoja të caktuara "përmbajtja e të cilave është kështu për herë të parë e vendosur brenda fushës së tyre të shikimit".

Për këtë arsye, propaganda për masat duhet të ishte e thjeshtë dhe të përqendrohej në sa më pak pika që të ishte e mundur, të cilat duhej të përsëriteshin shumë herë, me një theksim në elementë të tillë emocionale si dashuria dhe urrejtja.

Nëpërmjet vijueshmërisë dhe uniformitetit të mbështetur të zbatimit të saj, Hitleri konkludonte se propaganda duhej të çonte në rezultate "pothuajse përtej kuptimit tonë".

Megjithatë, ndryshe nga bolshevikët, nazistët nuk bënin dallim midis agjitacionit dhe propagandës.

Në Rusinë sovjetike agjitacioni merrej me influencimin e masave nëpërmjet ideve dhe sloganeve, ndërsa propaganda shërbente për të përhapur ideologjinë komuniste të marksizëm - leninizmit.

Dallimi i përket përkufizimit të famshëm të Georgi Plekhanov të vitit 1892: "Një propagandist i paraqet shumë ide një apo disa personave; një agjitator i paraqet vetëm një ose pak ide, por ia paraqet ato një masë të tërë njerëzish".

Nga ana tjetër, nazistët e shikonin propagandën jo thjesht si një instrument për arritjen e elitës partiake, por si një mjet për bindjen dhe indoktrinimin e të gjithë gjermanëve.

Në qoftë se dy luftat botërore demonstruam fuqinë e propagandës, periudha e pas vitit 1945 dëshmoi përdorimin e zgjeruar të mësimeve të nxjerra nga përvoja e kohës së luftës brenda kontekstit të përgjithshëm të "revolucionit të komunikimeve".

Shkencëtarët politikë dhe sociologët teorizonin lidhur me natyrën e njeriut dhe të shoqërisë moderne - veçanërisht në dritën e ngjitjes së shteteve policore totalitare. Individët shikoheshin si uniformë dhe të përpunueshëm, ndërsa një vizion apokaliptik i shoqërisë së masave e theksonte zvjerdhjen e punës, kolapsin e fesë dhe të lidhjeve familjare dhe një rënie të përgjithshme të vlerave morale.

Kultura u katandis në emëruesin më të vogël të përbashkët për konsum masiv, me masat të para si politikisht apatike, megjithëse të prirura ndaj fanatizmit ideologjik, të prekshme ndaj manipulimit nëpërmjet medieve dhe sofistikimit në rritje të propagandistëve. Kështu, propaganda u shikua si një "plumb magjik" apo "gjilpërë hipodermike" nëpërmjet të cilës opinionet dhe sjelljet mund të kontrolloheshin lehtësisht.

Kjo pikëpamje e zymtë u sfidua nga një numër shkencëtarësh socialë amerikanë, të tillë si Harold Lasswell (1902-1978) dhe Walter Lippmann (1899-1974), të cilët argumentuan se brenda kontekstit të një shoqërie masash të atomizuar propaganda ishte një mekanizëm për të përgatitur opinion publik, miratim dhe, për pasojë, vepronte si mjet kontrolli social (që Lasswell i referohej si "vareja dhe kudhra e re e solidaritetit social" [1927, fq. 221]).

Në vitin 1965 sociologu francez Jacques Ellul (1912-1996) e çoi këtë një shkallë më tej dhe sugjeroi se shoqëria teknologjike i ka kushtëzuar njerëzit në një "nevojë për propagandë".

Në pikëpamjen e tij, propaganda është maksimalisht efektive kur ajo përforcon opinione dhe besime të mbështetura më parë.

Teoria e "gjilpërës hipodermike" është zëvendësuar gjerësisht nga një model kompleks "shumëshkallësh" që e pranon influencën e masmediave, por gjithashtu pranon se individët shikojnë për drejtues opinionesh brenda klasës shoqërore dhe gjinore të tyre.

Shumica e autorëve sot është dakord që propaganda e konfirmon më shumë sesa i konverton - ose të paktën është më efektive kur mesazhi është në linjë me opinionet dhe besimet ekzistuese të shumicës së konsumatorëve.

Duke shkruar në vitin 1936, Aldous Huxley vërente se "propagandisti është një njeri i cili kanalizon një rrymë tashmë ekzistuese; në një tokë që nuk ka ujë, ai gërmon kot" (Harper's 174 [1936]: 39).

Ky ndryshim në theksim nënvizon një numër keqkuptimesh të zakonshme të lidhura me studimin e propagandës.

Ekziston një besim i mbështetur gjerësisht se propaganda implikon asgjë më shumë se artin e bindjes, që shërben vetëm për të ndryshuar qëndrime dhe ide.

Kjo është padyshim një prej synimeve të saj, por është zakonisht një synim i kufizuar dhe dytësor. Shumë shpesh propaganda është e interesuar me mprehjen dhe fokusimin e tendencave dhe besimeve ekzistuese.

Një keqkuptim i dytë themelor është besimi se propaganda konsiston vetëm në gënjeshtra dhe mashtrime.

Në fakt, ajo operon në disa nivele të së vërtetës - nga gënjeshtra e pastër dhe gjysmë të vërtetat dhe të vërtetat e nxjerra jashtë kontekstit. (Zyrtarët e Ministrisë së Informacionit britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore i referoheshin kësaj si "të gjithë të vërtetën, asgjë përveç së vërtetës dhe sa më afër të jetë e mundur të vërtetën!").

Shumë autorë lidhur me subjektin e shikojnë propagandën si thelbësisht përmbushëse të instikteve iracionale të njeriut - kjo është e vërtetë deri në një masë të caktuar - por për shkak se qëndrimet dhe sjelljet tona janë gjithashtu produkt vendimesh racionale, propaganda duhet t'u bëjë apel edhe elementëve racionalë.

Preokupimi me të parën injoron faktin bazik se propaganda është etikisht neutrale, domethënë se mund të jetë e mirë apo e keqe.

Në të gjitha sistemet politike, politika duhet të shpjegohet, publiku duhet të bindet për efikasitetin e vendimeve qeveritare (ose të paktën duhet të qëndrojë i qetë) dhe diskutimi racional nuk është gjithmonë mjeti më i dobishëm për arritjen e kësaj, veçanërisht në epokën e shoqërisë së masave.

Për shembull, më së vonshmi, publikut britanik i është kujtuar në më shumë se një rast shpirti i "Dunkirk" dhe i "Falkland"; it has been asked to consider "Who governs Britain"; i është garantuar se përqindja e inflacionit mund të "reduktohet sa të hapësh e të mbyllësh sytë" dhe i është garantuar se taksat nuk do të ngrihen "nën këtë qeveri" dhe se "paundi në xhepin tuaj" nuk ka - dhe nuk do të - zhvlerësohet.

Prandaj, në çdo trup politik propaganda - siç supozohet shpesh - nuk është një rritje malinje, por më shumë një pjesë thelbësore e të gjithë procesit politik.

Qysh nga fillimi i luftës totale, qeveritë kanë kërkuar që të përballen me masmedian, t'i kontrollojnë e t'i përdorin ato - sidomos në kohëra krize - dhe të sigurojnë se veprojnë në interesin kombëtar sa më shpejt të jetë e mundur.

Duke pasur parasysh teknologjinë në evolucion, përkufizimet e propagandës gjithashtu kanë pësuar ndryshime. Propaganda ka nënkuptuar gjëra të ndryshme në kohëra të ndryshme, megjithëse shkalla me të cilën është praktikuar dukshëm është rritur në shekullin XX.

Cilat janë tiparet karakteristike të propagandës dhe si mund të përcaktohet ajo?

Propaganda - këtu po e përjashtoj me qëllim propagandën pastërtisht fetare apo tregtare në formën e reklamimit - është një aktivitet i qartë politik që mund të dallohet nga aktivitete të lidhura me të si informacioni dhe arsimi.

Dallimi midis tyre qëndron në qëllimin e provokuesit. E thënë thjesht, propaganda është përhapja e ideve që synon t'i bindë njerëzit që të mendojnë dhe veprojnë në një mënyrë të caktuar dhe për një qëllim bindës të veçantë.

Megjithëse propaganda mund të jetë e pavetëdijshme, jam i preokupuar këtu me përpjekjet e vetëdijshme, të qëllimshme, për të përdorur teknika bindjeje që të arrihen objektiva specifikë.

Propaganda mund të përcaktohet si përpjekja e vullnetshme për ta influencuar opinionin publik nëpërmjet transmetimit të ideve dhe vlerave për një qëllim bindës specifik që është konceptuar në mënyrë të vetëdijshme për t'i shërbyer interesit personal të propaganduesit, qoftë dretpërsëdrejti ose jodrejtpërsëdrejti.

Ndërsa informacioni i paraqitet audiencës së tij me një deklarim të paekuivok faktesh, propaganda i paketon këto fakte me qëllim që të nxjerrë një reagim të caktuar.

Ndërsa arsimi - të paktën në atë çka besoj se është nocioni liberal i arsimit - na mëson sesi të mendojmë me qëllim që ta mundësojë ta ndajmë mendjen tonë, propaganda dikton atë çka njeriu duhet të mendojë.

Informacioni dhe arsimi janë të preokupuar me zgjerimin e perspektivave dhe hapjen e mendjeve tona, ndërsa propaganda orvatet që t'i ngushtojë ato dhe (e preferueshme) t'i mbyllë mendjet tona. Me pak fjalë, dallimi qëndron në qëllimin apo objektivin përfundimtar të secilit.

Rëndësia e propagandës në politikën e shekullit XX nuk duhet nënvlerësuar.

Arsyeja më e natyrshme për rëndësinë në rritje të dhënë propagandës dhe pushteti i supozuar i saj mbi opinionin është baza e zgjeruar e politikës, e cila e ka transformuar në mënyrë dramatike natyren e pjesëmarrjes politike.

Sigurisht, mjetet e komunikimit janë rritur në mënyrë korresponduese dhe rritja e arsimit dhe avancimeve teknologjike në komunikimin masiv kanë rezultuar të gjithë faktorë kontribuues. Ne po dëshmojmë tani shpërthimin e superautostradave të informacionit dhe të rrjeteve të të dhënave dixhitale.

Preokupime legjitime janë shprehur lidhur me natyrën e pronësisë e të aksesit të medieve dhe masës në të cilën informacioni rrjedh lirisht ("fabrikimi i konsensusit" i Noam Chomsky).

Propagandistët janë shtrënguar që t'u përgjigjen këtyre ndryshimeve nëpërmjet rivlerësimit të audiencës së tyre përdorimit të çfarëdo metode që ata e konsiderojnë si më efektiven.

Në luftën e Kosovës të dyja palët në konflikt e kuptuan rëndësinë e manipulimit të lajmeve në kohën reale në avantazhin e tyre. Për më tepër, për herë të parë në një luftë, interneti u përdor për të përhapur propagandë.

Duke i deklaruar luftë Serbisë (ose, në mënyrë më të saktë, Sllobodan Millosheviçit, i cili ishte përshkruar si "një Hitler i ri"), NATO u përpoq që t'i justifikojë qëllimet e saj luftarake nëpërmjet mëshimit të aspektit humanitar të fushatës ajrore bombarduese dhe saktësisë të armëve të saj.

Jamie Shea, zëdhënësi i NATO-s, këmbëngulte si "kauza jonë është e drejtë". Edhe Millosheviçi rezultoi se qe i aftë në përdorimin e medieve për qëllime propagandistike.

Duke e lejuar BBC-në dhe CNN-in që të vazhdonin të transmetonin nga Beogradi, ai shpresonte që ta përçante opinionin perëndimor me historitë e mbrëmjeve të civilëve të "pafajshëm" të vrarë nga goditjet ajrore të NATO-s.

Përderisa propaganda më efektive është ajo që mund të verifikohet, NATO u vendos në pozita mbrojtëse në luftën propagandistike pse i duhej të konfirmonte saktësinë e pretendimeve serbe.

Megjithëse strategjia ushtarake e NATO-s në fund të fundit rezultoi e drejtë, luftat ballkanike të viteve '90 e përforcuan centralitetin e propagandës për luftën.

Përdorimi i propagandës nga të dyja palët në konfliktin e Kosovës - veçanërisht interneti - nënvizon forcat e ndryshimit midis epokës para Luftës së Ftohtë dhe mjedisit aktualisht të globalizuar të informacionit.

Centraliteti i propagandës u godit në vend edhe njëherë akoma nga sulmet terroriste kundër Shteteve të Bashkuara më 11 shtator 2001, të cilat u planifikuan për impaktin e tyre mediatik si akte propagande me deklaratë. Më pas propaganda u bë një tipar i madh i "luftës kundër terrorizmit" që pasoi.

Gjithashtu, propaganda mund të jetë e kufizuar në efektet e saj: kërkime të kohëve të fundit na kanë detyruar që t'i rishqyrtojmë supozimet e thjeshta të mëparshme nëpërmjet të shikuarit në "rezistancën" apo "imunitetin" e propagandës.

Me pak fjalë, propaganda mund ta mbajë audiencën e saj në një valë etheje, ashtu si ajo që pasoi shpërthimin e luftës në vitin 1914, vendosjen e një task force në Atlantikun Jugor në vitin 1982 apo fillimin e Operacionit Desert Storm në vitin 1991.

Megjithatë, në perspektivë, propaganda bëhet më pak efektive për shkak se audienca ka kohën dhe mundësinë që investigojë premisat bazë të saj. Siç nënvizonte Goebbels, "Propaganda bëhet joefektive në momentin që ne jemi të vetëdijshëm për të" (Welch 2002).

Këtu vijmë në thelbin e çështjes. Komunikimi midis qenive njerëzore mbështetet në një përzierje të arsyes dhe emocionit për efektin e saj: nëqoftëse propaganda është shumë racionale, ajo mund të bëhet e mërzitshme; nëqoftëse është shumë emocionale apo e fortë, ajo mund të bëhet transparente dhe qesharake.

Ashtu si format e tjera të ndërveprimit njerëzor, propaganda duhet të gjejë balancën e duhur të saj.

Kur flasim për propagandën, ne mendojmë për mediat si konvencionalisht të konceptuara - radio, televizion, film, shtyp e kështu me radhë - por propaganda si një agjent përforcimi nuk është e kufizuar tek këto.

Pak do ta mohonin faktin se prania e fytyrës së Hitlerit në pullat dhe monedhat e Rajhut të Tretë qe një shembull propagande, megjithëse shumë mund të befasohen në sugjerimin se i njëjti gjykim mund të zbatohet për fytyrën e monarkut britanik.

Pullat postare dhe monedhat nuk janë gjë tjetër veçse dy shembuj të zbatimit më të zgjeruar të propagandës. Censura është përshkruar si antiteza e propagandës dhe ndihmësja e domosdoshme e saj.

Çfarë mënyre më të mirë për ta përforcuar të tashmen dhe përcaktuar të ardhmen sesa përkujtimi i lavdive të së kaluarës? Historia ka provuar në të vërtetë se është një burim i paçmueshëm propagande.

Nuk është aspak konçidencë që Londra ka Waterloo Station e saj dhe Parisi Gare d'Austerlitz e tij.

Ne duhet ta mendojmë propagandën në terma shumë më të zgjeruar: kurdoherë që opinioni mendohet si i rëndësishëm, dikush do të përpiqet që ta influencojë.

Prandaj propaganda mund ta manifestojë veten në formën e një ndërtese, një flamuri, një monedhe apo edhe të një paralajmërimi shëndetësor të shkruajtur nga qeveria në një paketë cigaresh. Goebbels theksonte se "në propagandë, ashtu si në dashuri, gjithçka është e lejueshme që është e suksesshme" (Welch 2002).

Propaganda mund të jetë e fshehur apo e mbuluar, e zezë apo e bardhë, e vërtetë apo e gënjeshtërt, serioze apo qesharake, racionale apo emocionale.

Propagandistët vlerësojnë kontekstin, audiencën dhe përdorimin e çfarëdo metode e mjeti që ata e konsiderojnë më të përshtatshëm dhe më efektiv.

Nëqoftëse ne mund t'i zgjerojmë termat tona të referimit dhe ta zhveshim propagandën nga asociimet pexhorative të saj, atëherë domethënia e saj si një pjesë e natyrshme e procesit politik në shekullin XX do të zbulohej.

Një shkrimtar bashkëkohor ka sugjeruar bile se ne kemi nevojë për më shumë propagandë, jo më pak, për të influencuar opinionet dhe nxitur pjesëmarrjen aktive në procesin demokratik.

Siç na kujtonte E. H. Carr në vitin 1939, "Pushteti mbi opinionin është për pasojë jo më pak thelbësor për qëllime politike sesa pushteti ushtarak dhe ekonomik dhe ka qenë gjithmonë ngushtësisht i shoqëruar me to. Arti i bindjes ka qenë gjithmonë një pjesë e nevojshme e pajisjeve të një lideri politik" (Carr 1946, 132).

Marrë nga parathënia e librit "Propaganda and Mass Persuasion: A Historical Encyclopedia".

Armin Tirana
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propaganda Empty Re: Propaganda

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi