EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fakte interesante për ëndërrat

3 posters

Shko poshtë

Fakte interesante për ëndërrat Empty Fakte interesante për ëndërrat

Mesazh  Zattoo 30.12.11 20:59

Fakte interesante për ëndërrat

Fakte interesante për ëndërrat Sleepi10

Ne harrojmë 90 % të ëndrrës

Nëse ecim vetëm 5 minuta pasi të zgjohemi nga ajo ëndërr atëherë ne do të harrojmë gjysmën e ëndrrës. Për 10 min. ne mund të harrojmë 90 % të ëndrrës.

Njerëzit e verbër ëndërrojnë

Njerëzit të cilët janë verbuar pas lindjes mund të shohin figura dhe fotografi në ëndërat e tyre. Ata të cilët kanë lindur të verbër nuk kanë asnjë fotografi, mirëpo sipas shqisave të të dëgjuarit, prekjes, tingullit dhe emocionit ata mund të krijojnë një imazh në ëndërr.

Secili ëndërron

Qenia njerzore ëndërron gjithmonë (përjashtim bëhet vetëm tek sëmundjet psikologjike ekstreme). Nëse mendoni se nuk shihni ëndrra atëherë ju vetëm i harroni ato.

Ne ëndërrojmë fytyra që veç më i njohim

Mendja jonë nuk krijon fytyra të reja, në ëndërrat tona ne shohim ëndërra reale të njervzve të vërtetë që ndoshta nuk i njohim por edhe nuk na kujtohen. Ne të gjithë kemi parë me mijëra fytyra gjatë jetës tonë prandaj kemi mjaft personazhe që mund ti shohim në ëndërr.

Jo të gjithë shohin ëndërra me ngjyra

12% e njerëzve shohin ëndërra bardh e zi. Pjesa tjetër ëndërrojnë këto pamje me ngjyra. Hulumtimet e vitit 1950 kanë treguar se pjesa më e madhe e ëndërrave tek njerëzit kanë qenë bardh e zi, mirëpo këto rezultate filluan të ndryshojnë në vitin 1960. Hulumtuesit kanë bërë të ditur se ndryshimet e këtyre rezultateve janë si pasojë e përdorimit te TV-ve bardh e zi dhe zëvendësimit të tyre në ato me ngjyra.

Simbolika e ëndërrave

Nëse ëndërroni për ndonjë subjekt të caktuar nuk do të thotë që mund të jetë në lidhje për të. Në të shumtën e rasteve ëndërrat flasin gjuhën e tyre simbolike që thellësisht flitet për dicka tjetër.

Emocionet

Emocionet më të shpeshta që njerëzit përjetojnë gjatë ëndërrave janë shqetësimet. Emocionet negative janë më të shpeshta se ato pozitive.

Katër deri shtatë ëndërra brenda natës

Mesatarja e ëndërrave që mund t’i shohim është përafërsisht 1 deri në 2 orë cdo natë.

Edhe kafshët ëndërrojnë

Hulumtime janë bërë në kafshë të ndryshme, dhe tek të gjitha në tru janë vërejtur valët e njejta të ëndërrave si ato të njerëzve.

Meshkujt dhe femrat ëndërrojnë ndryshe

Meshkujt zakonisht shohin më shumë meshkuj të tjerë në ëndërra. 70 % e personazhëve që ata ëndërrojnë janë meshkuj. Në anën tjetër ëndërrat e femrave janë të përbëra me personazh në numër të njejtë si femra ashtu edhe meshkuj. Gjithashtu duhet të përmendim se në përgjithësi gjinia mashkullore kanë ëndërra më agresive se ato të femrave.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fakte interesante për ëndërrat Empty Re: Fakte interesante për ëndërrat

Mesazh  Odin 13.01.13 1:03

Fakte interesante për ëndërrat Endrra

Ju paralizoheni kur flini:
nëse doni besojeni e nëse doni jo por njeriu është pothuajse i paralizuar gjatë gjumit. Kur flini shihni shumë ëndrra. Në ëndërr mund të fluturoni, të notoni e të tjera. Shkaku i mos-bërjes së këtyre veprimeve fizikisht është një hormon. Kur flemë truri e lëshon këtë hormon duke ju paralizuar. Në rast të lëshimit të pakët të këtij hormoni mund të ndodhë që personi t’i realizojë veprimet e ëndrrës me muskujt fizikë.

Nxitësit e jashtëm ndikojnë në ëndrrat tona:
këtë do ishte më mirë ta shpjegonim me një shembull. Nëse fizikisht keni etje atëherë mundësia më e madhe është të shihni ujë apo gjëra të ngjashme me të në ëndërr.

Efekti i lënies së cigares:
sipas një studimi të një reviste 33 % e duhanpirësve shohin të paktën 1 ëndërr. Dhe këto ëndrra zakonisht përmbajnë ndjenja negative dhe keqardhjeje.

Ëndrrat janë pasqyrim i gjërave që dimë:
truri ynë nuk krijon fytyra të reja. Në ëndrra shohim fytyrat e para më parë por nuk mund t’i mbajmë mend.

Ëndrrat mund të përsëriten:
edhe pse mund të shihen disa herë shumica e ëndrrave mund të përsëriten disa here. 70 % e femrave dhe 65 % e meshkujve pohojnë se e kanë parë disa here të njëjtën ëndërr.

Edhe të verbrit shohin ëndrra:
personat të cilët kanë lindur të verbër në ëndërr shohin pamje të ndryshme. Nëse personi ka lindur i verbër atëherë përdor shqisat e zërit, prekjes, nuhatjes dhe të tjera. Ai sheh ëndrra duke përdorur këta ndjenja.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fakte interesante për ëndërrat Empty Re: Fakte interesante për ëndërrat

Mesazh  Equinox 17.03.15 14:04

Dhjetë fakte që mund të mos i keni ditur për ëndrrat

Fakte interesante për ëndërrat Largea_unnamed1426595711

Nëse u besojmë studimeve të fundit shkencore lidhur me gjumin, atëherë e dimë se efektet e ëndrrave kanë vënë në mëdyshje krijimet miliona vjetësh të tokës. Njerëzimi ka krijuar gjëra unike dhe fascinuese gjatë ëndërrimit.

Ne gjithnjë mësojmë më shumë për ëndrrat, dhe në shumicën e rasteve nuk po mund ta kuptojmë efektin e tyre.

Këtu janë dhjetë fakte lidhur me ëndrrat që ju mund të mos i keni ditur:

1. Ekziston shkenca e studimit të ëndrrave. Kjo shkencë quhet Oneirologjia.

2. Interpretimi i ëndrrave ekziston qe shumë kohë, praktika e interpretimit të ëndrrave ka ekzistuar me mijëra vite.

3. Të gjithë tentojnë të ëndërrojnë për gjëra të njëjta. Të gjithë mendojnë se ëndërrojnë ndryshe nga të tjerët por fakti është se të gjithë ëndërrojnë njëjte përafërsisht

4. Dhe po, shumica e njerëzve ëndërrojnë seksin. Është lloj e fantazisë dhe kënaqësisë dhe ëndërrimi i seksit është normal

5. Ëndrrat mund të jenë të mërzitshme, të frikshme. Psikologët kanë vërtetuar se tematika e shumicës së ëndrrave është e njëjte

6. Jo çdo kush ëndërron me ngjyra. Një studim ka treguar se shumica e njerëzve ëndërrojnë bardh e zi.

7. Njerëzit qe provojnë ta lënë duhanin ëndërrojnë gjëra më të gjalla. Është vërtetuar se njerëzit që tentojnë ta lënë duhanin ëndërrojnë gjëra më të ashpra.

8. Neuronet tuaja janë të stimuluara gjatë gjumit REM (lëvizja e shpejtë e syve) duke ju lënë juve të paralizuar. Kjo është koha kur trupi juaj përjeton relaksim të plotë.

9. Disa specie tjera përjetojnë aktivitet kompleks të trurit gjatë gjumit. Shumica e gjërave dhe aktiviteteve gjatë gjumit janë të lidhura me trurin, edhe kafshët e përjetojnë këtë.

10. Kuptimi ynë për ëndrrat mbetet shumë i limituar.


/F.Sylka/
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fakte interesante për ëndërrat Empty Re: Fakte interesante për ëndërrat

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi