EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rreziku nga pijet energjike

4 posters

Shko poshtë

Rreziku nga pijet energjike Empty Rreziku nga pijet energjike

Mesazh  Luli 22.12.11 20:03

Rreziku nga pijet energjike

Rreziku nga pijet energjike Kidsenergydrinks

Mjekët paralajmërojnë se fëmijëve nuk duhet ofruar të konsumojnë pijet energjike, ngase përmbajnë kafeinë dhe stimulues të tjerë, e që fëmijët nuk kanë nevojë për gjëra të tilla, që po ashtu mund të çrregullojnë të rrahurat e zemrës dhe të shkaktojnë probleme shëndetësore.

Pijet energjike përmbajnë vitamina, si dhe disa ekstrakte për të cilat organizmi i tyre nuk ka nevojë, sepse është në zhvillim e sipër. Në fillim të këtij viti në revistën “Pediatric” ishte botuar edhe një raport në të cilin pediatrit paralajmërojnë se pijet energjetike mund të shkaktojnë sulme, probleme me veshkë dhe dëmtimin e mëlçisë te fëmijët. Edhe pse rate të tilla janë të rralla, mjekët paralajmërojnë se rreziku ekziston.

Mjekët theksojnë se për fëmijët më i shëndetshmi është uji, e nëse fëmija juaj merret në mënyrë intensive me sport, do të ishte mirë të konsumojë pije sportive, ngase përmbajnë sheqer. Nëse fëmija nuk merret me aktivitete sportive, do të ishte mirë të shmangë pijet sportive dhe energjike, ngase do të mund të shtojë në peshë.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rreziku nga pijet energjike Empty Re: Rreziku nga pijet energjike

Mesazh  Odin 23.06.12 23:02

A janë të besueshme pijet energjike?

Popullarizimi i sportit ka nxitur edhe shitjen e pijeve energjike në treg. Sipas reklamës që u bëhet, ato ndihmojnë për rritjen e rezultateve sportive, për forcimin e muskujve e për shërimin e sëmundjeve. Por a janë të sigurta këto produkte?

"Shumica e njerëzve janë të sigurt po të marrin një shishe me pije energjike pas një seance stërvitore," thotë doktor Xhon Higinsi në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Hjustonit në Teksas, por paralajmëron se"konsumi i këtyre produkteve me tepri ose bashkë me pije të tjera me kafeinë ose alkool mund të ketë efekte anësore, madje të sjellë vdekje."
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rreziku nga pijet energjike Empty Re: Rreziku nga pijet energjike

Mesazh  Zattoo 04.07.13 10:48

Pijet energjike, rrezik për shëndetin e adoleshentëve

Rreziku nga pijet energjike Pije-energjike-3-150x150

Shumë pije energjike kanë përbërës, të cilët mund të japin një efekt të dëmshëm mbi shëndetin e adoleshentëve, sidomos kur përzihen me alkoolin.

Është bërë një trend i adoleshentëve të konsumojnë pije energjike teksa janë ulur duke shijuar bisedën me miqtë, e shpeshherë në mbrëmjet e festave i shoqërojnë ato edhe me alkool duke e rritur edhe më shumë rrezikun.

Ato reklamohen si pije që rrisin kënaqësinë në tru, forcojnë sistemin imunitar e për më tepër “të bëjnë me krahë”.

Pijet energjike përmbajnë edhe kafeinë. Shumica e pijeve më të njohura energjike, kanë në brendësi sasi të pazakonshme kafeine dhe simulantësh të tjerë që e rrisin më tepër rrezikun.

Kafeina është një përbërës i njohur për problemet që shkakton tek adoleshentët si për shembull: dehidratim, obezitet, ankth, takikardi dhe probleme në tretje.

Disa pije energjike përmbajnë edhe alkool. Kur pijet energjike përzihen me alkool, potencialiteti i rrezikut për adoleshentët rritet, ka madje edhe rrezik për abuzim.

Kur ne e miksojmë pijen energjike me alkoolin, efekti i tyre është i barabartë me konsumin e një shisheje vere apo me pirjen e disa filxhanëve kafe. Sasia e zakonshme e kafesë që konsumojmë ka rreth 100 miligramë kafeinë brenda, ndërsa pijet energjike rreth 160 miligramë, pra 60 për qind më shumë.

Sipas statistikave, rreth 66 për qind e konsumatorëve të pijeve energjike janë nga mosha 13-35 vjeç. Doktorët shpjegojnë se këto lloj pijesh nuk janë shumë të sigurta për shëndetin dhe krijojnë varësi. Ata shtojnë se nëse dikush kërkon të marrë energji, duhet të ushqehet shëndetshëm, të bëjë ushtrime dhe të flejë mjaftueshëm.

Sipas raportit të vitit 2013 për shëndetin në Amerikë, rreth dyfishi i njerëzve që kishin konsumuar pije energjike, u shtruan në spital gjatë vitit 2012 krahasuar me vitin 2007.

Në këto vizita, rastet më shqetësuese ishin ato kur pijet energjike ishin miksuar me substanca mjekësore si “Ritalin” dhe “Adderall”.

Një studim i Universitetit të Kentakit, zbuloi se kombinimi i pijeve energjike me alkoolin, largon aftësinë e trupit tonë për të kundërshtuar dëshirën për t’u dehur, duke rritur kështu mundësinë e abuzimit.

Nëntë vite më parë, qeveria franceze e ndaloi shitjen e një pijeje energjike shumë të njohur. Komiteti Francez i Shkencës së Ushqimit zbuloi se kjo pije kishte sasi të tepruar të kafeinës. U ngritën gjithashtu shqetësime rreth përbërësve të tjerë të pijes, taurine, një aminoacid që shkaktonte një problem për metabolizmin.

Kështu, sipas vendimit të Gjykatës Europiane, u mbështet ndalimi që i bëri qeveria franceze pijes energjike më të njohur.

Në fund të studimit, shkencëtarët nënvijëzuan se ata dëshironin që njerëzit të ishin në dijeni për tregun e gjerë të pijeve energjike dhe sasisë së madhe të fitimeve që këto pije kishin dhe mënyrave që përdornin për t’i rritur ato.

Duhet mbajtur gjithashtu parasysh që konsumuesit më të mëdhenj të pijeve energjike janë adoleshentët, trupi i të cilëve është në ndryshim e sipër dhe që ndikohet shumë lehtë nga rreziqet që i kanosen nëpërmjet ushqimit dhe pijeve.

Përmbajtja e këtyre pijeve energjike nuk është shumë e qartë për njerëzit dhe nuk dihet me siguri se çfarë përbërësish përdoren për të rritur kënaqësinë në tru.

Adoleshentët duhet të kuptojnë se pijet energjike mund të shkaktojnë obezitet, presion të lartë të gjakut, takikardi dhe probleme të tjera shëndetësore.

Rreziku dyfishohet nga përzierja e pijeve me alkoolin, ku trupit tonë mund t’i çaktivizohen sensorët që na ndalojnë ta teprojmë me pijen.

Pra, sipas këtij studimi, duket se çmimi i krahëve që këto pije të japin, është i papërballueshëm nga trupi i adoleshentëve. Të rinjtë nuk kanë përse rrezikojnë kaq shumë, për të ndjerë emocione të forta t’i përshkojnë trupin, pasi mosha e tyre ia bën të mundur këtë pa asnjë përbërës të jashtëm.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rreziku nga pijet energjike Empty Re: Rreziku nga pijet energjike

Mesazh  Luli 22.09.14 12:06

Pijet e gazuara, të dëmshme për shëndetin

Dy studime të reja publikuar ditët e fundit, kanë dalë në përfundim se njerëzit të cilët konsumojnë pije të gazuara, rrezikojnë t’i sjellin vetes një shumëllojshmëri problemesh shëndetësore.

Problemi me pijet e gazuara dhe sheqerin që ato mbartin, ndryshe nga konsumimi i sheqerit normal është që ai i pijeve të gazuara depozitohet menjëherë në mëlçi. Fruktoza (sheqeri i ëmbël) kthehet në acid yndyror, duke shkaktuar kështu sëmundje të mëlçisë.

Sugjerimet e studiuesve janë që konsumimi i sheqerit, i cili është deri diku i pashmangshëm, duhet të “vritet” me ecje dhe aktivitet fizik. Kështu mund të shmangen sëmundjet që shkaktohen nga depozitimi i sheqerit të tepërt në gjak.

Ndërsa në studimin e dytë, të publikuar tek “The European Journal of Clinical Nutrition”, është sugjeruar që për tretjen e sheqerit në organizëm, njeriut i duhet të lëvizë 12.000 hapa në ditë. Ekspertët sugjerojnë që në vend të këtyre pijeve të blini pije të cilat kanë brenda vetes përbërës natyral, apo nëse keni mundësi bëni vetë lëngun duke shtrydhur pemët e freskëta. Këto të fundit janë pijet më të dobishme për shëndetin.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rreziku nga pijet energjike Empty Re: Rreziku nga pijet energjike

Mesazh  Albaniaa 22.09.14 16:00

epo ne nditet e sotshme nuk bejm pa to,sado tdemshme tjen
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rreziku nga pijet energjike Empty Re: Rreziku nga pijet energjike

Mesazh  Luli 08.03.15 0:32

Pijet energjike “ndryshojnë të rrahurat e zemrës”

Rreziku nga pijet energjike Energydrink

Pijet energjike me përmbajtje të kafeinës mund të ndryshojnë të rrahurat e zemrës, thonë hulumtimet.

Një ekip i universitetit të Bonit në Gjermani, përshkroi zemrat e 17 personave një orë pasi ata kishin konsumuar pije energjike.

Sipas studimit kontraktimet ishin më të forta pas pijes.

Hulumtuesit thanë se fëmijët dhe njerëzit me probleme shëndetësore duhet të evitojnë pijet energjike.

“Deri tani, nuk e dinim saktësisht se çfarë efekti kishin këto pije energjike në funksionimin e zemrës. Sasia e kafeinës është tre herë më e lartë se në pijet me kafeinë sikurse kafeja ose koka-kola. ”, ka thënë Dr Jonas Dorner.

Studiuesit u kishin dhënë pjesëmarrësve pije me 32mg kafeinë në 100ml, dhe 400mg në 100ml të taurine.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rreziku nga pijet energjike Empty Re: Rreziku nga pijet energjike

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi