EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pasqyra

2 posters

Shko poshtë

Pasqyra  Empty Pasqyra

Mesazh  Zattoo 13.12.11 0:44

Pasqyra

Pasqyra  CrnoogledaloPasqyra  Devojka

Pasqyra është si magnet. Është në gjendje t’i tërheqë të gjitha ndjenjat negative dhe t’i akumulojë në sipërfaqen e vet. Pasqyra në shtëpi është dëshmi e asaj që ndodh në të.

Ajo reflekton drama dhe tragjedi, ngjarje interesante dhe budallallëqe, anën e bukur dhe të shëmtuar të jetës.

Pasqyra e vjetër me të kaluar të pasur shpesh di të shkaktojë ëndrra të pazakonshme plot me pamje bizare. Kjo mund të zgjojë dëshira të pazakonshme dhe frika të pashpjegueshme. Pasqyra nuk mban mend pamjet, por emocionet që i kanë shkaktuar ato pamje, kurse kjo do të thotë se ato mund të ndikojnë në psikën e pronarit të ri.

Pasqyrat përdoren edhe për komunikim me shpirtrat. Ata më shpesh shkruajnë mesazhe ose vizatojnë në pasqyrë, ndërsa ndonjëherë shfaqet edhe fytyra e vet. Pasqyrat përdoren edhe për meditim, shikimin e aurës dhe hulumtimi i jetës së kaluar duke shikuar me vëmendje në pasqyrë në një dhomë të zezë në atmosferë të qetë dhe me qiri para jush.

Psikomanteum është dhomë e izoluar ku në errësirë totale njeriu rri ulur në karrige dhe shikon në pasqyrë, pas një kohe të caktuar shfaqet një gjendje hipnozuese ku personi komunikon me të vdekurit ose e shikon të ardhmen.

Thuhet se pasqyrat mund të na robërojnë midis dy botëve. Në shumë fe dhe kultura ende ekzistojnë tradita ekziston tradita të mbulohen pasqyrat kur ka të vdekur në shtëpi, sepse nëse fytyra e tij reflektohet në pasqyrë ai do të mbetet i robëruar në atë botë dhe shpirti i tij do të mbetet në shtëpi. Shumë njerëz tregohen të vëmendshëm kur blejnë pasqyra të vjetra, sepse padyshim që ato kanë parë shumë vdekje.

Këto ditë lexova një ngjarje bizare të shkurtër që ka ndodhur në Francë në vitin 1997. Ngjarja është shumë e çuditshme: tregtarët e antikiteteve u janë drejtuar gazetarëve që t’i paralajmërojnë koleksionuesit të mos blejnë pasqyrë në të cilën shkruhet “Luj Arpo 1743”. Tregtarët kanë shpjeguar se ajo pasqyrë është e mallkuar dhe është përgjegjëse për vdekjen e 38 njerëzve gjatë një historie të gjatë, prandaj kanë vendosur t’i lajmërojnë mediat.

Përralla thotë se pasqyra shkakton gjakderdhje në tru tek njerëzit që shikohen në të. Disa besojnë se i reflektojnë rrezet thyerjes së dritës në mënyrë të veçantë, të tjerë pohojnë se bëhet fjalë për energji negative të cilën pasqyra e ka mbledhur gjatë qindra viteve, disa, përsëri mendojnë se është portë për në botën tjetër.

Nuk ekziston përgjigje konkrete rreth pasqyrës, por njerëzit ende punojnë me këmbëngulje që t’i shpjegojnë shkaqet për vdekjen misterioze të pronarëve të mëparshëm. Është dëshmuar se pasqyra është zhdukur pasi një profesor për kriminologji ka marrë lejë ta fotografojë dhe t’ua tregojë studentëve të vet.

Pasqyra është ruajtur në një stacion policie për shkak të vrasjes së dy personave në vitin 1910, por dikush ka kryer vjedhje në stacionin e policisë ku midis gjërave të tjera të vyeshme hajduti ka vjedhur edhe pasqyrën. Momentalisht pasqyra është zhdukur dhe konsiderohet se hajduti do ta shesë dhe prandaj paralajmërohen blerësit.


Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra  Empty Re: Pasqyra

Mesazh  Albaniaa 20.07.13 13:34

Pasqyra, çfarë fshihet përtej saj?

Supersticiozët mendojnë se nëse e thyen, shtatë vjet do të shkojnë ters dhe nuk është për t‘u çuditur shumë: pasqyra na ndihmon që të njohim identitetin tonë. Për shekuj me radhë është besuar se pasqyra "mund të të zërë rob shpirtin" (dhe për këtë dikur mbuloheshin pas vdekjes së një familjari). Por pasqyrat nuk janë vetëm objekte të cilat kanë një përdorim të përbashkët: shërbejnë për të mbledhur dhe për të transmetuar dritën e yjeve, si dhe për të parë vende të cilat janë të padukshme për syrin (mendoni për periskopin), për të prodhuar dritën lazer dhe për të gdhendur holograme.
"E mallkuar" nga Papa

Pasqyra është zbuluar që në antikitet (në Turqi janë gjendur disa xhama dhe metale të oksiduara, të cilat datojnë rreth 6 mijë vjet) dhe për shekuj të tërë kanë qenë objekt i rrallë dhe shumë i çmuar. Jo rastësisht u janë atribuuar fuqi magjike: dokumentacioni i shumë proceseve të shtrigave të viteve ‘300 tregon se pasqyra ishte prova më e mirë për të pranuar fajësinë. Në një letër të Papa Giovannit XXII në vitin 1326 shkruhej: "Çdokush që e përdor pasqyrën për rite të veçanta, në një farë mënyre thërret djajtë". Besohej se pas sipërfaqes së këtyre objekteve mund të burgosen shpirtrat e këqij. Në fakt, pasqyrat deri në antikitet kanë qenë mjetet që i vinin në ndihmë magjistarëve dhe parashikuesve të fatit, të cilët i përdornin për të parashikuar të ardhmen, ose gjatë një riti të caktuar.
E çmuar si toka

Pasqyrat e egjiptianëve, mikenëve, grekëve, etruskëve dhe më vonë e romakëve, ishin prej metali dhe bronzi (pak i oksiduar) dhe kur nuk përdoreshin, mbuloheshin për t‘u mbrojtur nga lagështira. Pasqyrat prej xhami u shfaqën në shekullin e tretë: ishin shumë të vogla dhe përdoreshin zakonisht për hajmali. Edhe Gutenbergu (krijuesi i shtypit, i cili vdiq në 1468), krijoi disa pasqyra të cilat ua shiste pelegrinëve të Aix La Chapelle në Francë, sepse pasqyrat vendoseshin në kupolën e kishës për të parë gjithë turmën e njerëzve. Bumi i pasqyrave filloi në ‘500, por këto objekte vazhduan të mbeteshin të rralla dhe të çmuara për dhjetëvjeçarë të tërë. Derisa në fund të ‘600 një konteshë fisnike franceze shkruante: "Kisha një terren që nuk ishte produktiv, e shita dhe në këmbim mora një pasqyrë. A nuk është fantastike?". Për më tepër, një pasqyrë veneciane kishte trefishin e vlerës së një pikture të famshme të Rafaelos.
Po në qoftë se nuk do të ekzistonte pasqyra?

"Për njeriun e sotëm, i cili është mësuar që ta shohë imazhin e tij në kamera, fotografi dhe televizion, është shumë e vështirë që të mendojë si mund të bëhej më parë pa të", thekson Sabine Melchior Bonnet, autore e librit "Historia e pasqyrës". Duke e parë veten në pasqyrë, secili prej nesh shikon dhe njihet me personalitetin dhe identitetin e saj/tij. "Pasqyra në fund të fundit është terapeuti ynë i parë, në sensin se na tregon diçka nga vetja jonë, të cilën ne nuk mund ta shikojmë, si fytyrën dhe shprehjet e tjera emocionale. Përveç kësaj, ajo na jep idenë e pafundësisë. Mjafton që të vendosesh para dy pasqyrave të vendosura, duke krijuar një kënd për të parë se imazhi ynë përsëritet vazhdimisht. Ajo shërben edhe si mjeti më i mirë i komunikimit: "Shpesh herë duke bërë një ‘bashkëbisedim‘ me pasqyrën bëhemi më bindës për vetveten", thotë Antonio Giusti, psikolog dhe terapeut në Milano. Shkrimtari Milan Kundera ka provuar të imagjinojë se çfarë do të ndodhte nëse nuk do të ekzistonin pasqyrat. "Ndoshta njerëzit do të harronin se kush ishin".
Në realitet edhe kafshët e kanë parë imazhin e tyre në një farë mënyre, jo me pasqyrë, por me anën e reflektimit të ujit. Mjaft të mendoni për ujin e qetë për të parë imazhin që krijohet. Këtë e kanë bërë dhe e bëjnë shpeshherë kafshët për t‘u njohur. "Shqetësimet e perceptimit të vetvetes kanë ekzistuar gjithmonë, por janë shpërndarë sidomos në dhjetëvjeçarin e fundit për shkak të vëmendjes së madhe që i kushtohet vetes në kohët e sotme. Vajzave anoreksike për shembull, iu duket vetja e shëndoshë edhe kur peshojnë vetëm 40 kg. Në këtë rast mund të përdoret pasqyra si terapi, duke vizatuar konturet e trupit të vajzës dhe më pas të zhvendoset", nënvizon Giusti.

Pasqyra është përdorur edhe për të kuruar disa shqetësime seksuale: ata që kanë probleme me arritjen e orgazmës, ose edhe ata që janë shumë të turpshëm, mjafton që gjatë aktit seksual ose gjatë masturbimit të shikojnë imazhin e tyre në pasqyrë.
Nga ana tjetër, të perceptosh imazhin personal në pasqyrë nuk është aq "e thjeshtë" sa duket. Fëmija i vogël e kupton se ai që duket në anën tjetër të pasqyrës nuk është tjetër njeri përveçse atij vetë. Fillimisht "luan" me figurën që reflektohet (e puth, kërkon që ta prekë), pas rreth 18 muajsh eviton që ta shohë veten në pasqyrë, sepse e kupton se refleksi që i shfaqet nuk është gjë tjetër veçse ai vetë dhe kjo gjë e frikëson. Vetëm pas moshës 2-vjeçare ai e njeh veten dhe nëse shfaqet papritur një njeri pas tij, pjesa më e madhe e fëmijëve fillojnë të ndjekin personin duke vrapuar para pasqyrës dhe duke u mos u kthyer mbrapsht. Fenomeni vazhdon deri në moshën 5-vjeçare edhe pse fëmija që identifikohet në pasqyrë ende nuk e ka kuptuar konceptin e hapësirës dhe as fenomenin se çdo objekt mund të jetë në të njëjtin moment dhe në të njëjtin vend të caktuar.
Sot, për të ndërtuar pasqyrat e shtëpisë përdoren pllaka xhami të përbëra nga strall dhe gëlqere të thërrmuar, të ngrohura deri në 1500 gradë celsius, ku më pas fillojnë procesin e ftohjes. Kur pasqyra është gati, sipërfaqja e pasme mbulohet me një shtresë argjendi ose alumini. Mjaftojnë 1,2 gramë argjendi për një metër katrorë pasqyrë. I njëjti proces ndodh edhe me pasqyrat e mëdha të cilat përdoren për të mbledhur dritën e yjeve.
Pasqyra më e madhe...

Pasqyra më e madhe në botë gjendet aktualisht në një teleskop: ai i cili është i vendosur në malin Graham, në Arizonë. Ajo ka një diametër rreth 8,4 metra. Por të tjerë më të mëdhenj se kaq janë në ndërtim. Në ditët e sotme po mendohet për krijimin e pasqyrave shumëfunksionale, të ndërtuara nga shumë module afër njëri-tjetrit, të cilat mund të orientohen në hapësirë falë disa butonave përkatës që mund të ndryshojnë pozicion", vazhdon Buçeri. Por pasqyrat kanë përdorime të ndryshme "të teknologjisë së lartë". Ekzistojnë në fakt pasqyra të vogla dixhitale (të thëna chip Dmd), të cilat përdoren për riprodhuar një imazh shumë cilësor. Chipi është formuar nga miliona pasqyra të vogla të cilat janë të afta të lëvizin në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra, duke marrë nuanca të ndryshme. Pasqyra të veçanta ndër të tjera ndihmojnë në prodhimin e dritës lazer për reflektime të suksesshme. Drita e një lazeri përdoret për të matur me saktësi të madhe distancën nga Hëna në Tokë.

Perfektja nuk ekziston?
Në shumë laboratorë po punohet për realizimin e të ashtuquajturës "pasqyra perfekte", e cila ia vlen të thuhet se është një sipërfaqe e aftë të reflektojë gjithë dritën. Studiuesit e MIT (Institutit të Teknologjisë në Massachusettsit) kanë realizuar një material perfekt, i cili bën mrekulli për sa i përket iluzionit optik.

Historia. Narcisi dhe pasqyra

Historia e Narcisit është ndoshta miti më i famshëm nga antikiteti. Narcisi ishte djali i një nimfe dhe ishte një djalosh shumë i pashëm, por që nuk ishte i vetëdijshëm për bukurinë e tij.

Me atë u dashurua një nimfë, Eco. Narcisi u mërzit shumë me dashurinë e Ecos. Perëndesha Nemesi, e cila dënonte dobësitë e burrave, e dënoi Narcisin duke e lënë që të shkonte drejt një pellgu me ujë, në mënyrë që të mund të shikonte veten. Ai u dashurua me veten e tij dhe u transformua në një Narcis.
Të njëjtin fat. E gjithë historia ka si kryefjalë pasqyrën, si dhe dashurinë për veten

Edhe mendja ka pasqyrën e saj

Është një nga zbulimet më të rëndësishme të dhjetëvjeçarëve të fundit. Edhe truri ka një "pasqyrë" të brendshme, e cila riprodhon veprimet që shikon, të cilat bëhen nga individë të tjerë. Autori i zbulimit është Giacomo Rizzolatti, neurolog në Universitetin e Parmës.

"Neuronet pasqyrë" (kështu quhen) janë qeliza të trurit, të cilat aktivizohen sa herë që individi shikon një tjetër person që bën një veprim (duke lëvizur dorën apo duke ngritur vetullën). Të njëjtat qeliza aktivizohen edhe kur veprimi bëhet me të vërtetë.
Një sekret industrial

Për shekuj të tërë, procesi i prodhimit të pasqyrës është mbajtur sekret industrial, i cili është mbrojtur me fanatizëm. Pasqyrat e para cilësore (1 metër të gjata) u krijuan për herë të parë në Venecia në ‘500. Shiteshin me çmim shumë të shtrenjtë dhe bliheshin vetëm nga shtresat e larta. Kështu që Venecias nuk mund t‘i shpëtonte kurrsesi një biznes i tillë. Mjeshtrit venecianë që punonin me Murano ishin të mbrojtur dhe mund të martoheshin me femrat e shtresave të larta shoqërore, por nëse atyre do t‘u zbulohej sekreti i fabrikimit, atëherë ato do të ndëshkoheshin shumë keq.

Një "politikë" e cila dha rezultate të mira: Venecia mbeti pas për shkak të prodhimit francez në fund të ‘700, në kohën kur filluan të krijoheshin pasqyra shumë të mëdha. Franca ishte vendi i cili përqafoi këtë risi dhe mbajti vendin e parë në prodhimin e pasqyrave cilësore dhe të bukura.
pasqyrë e shpirtit dhe e kohërave

Prej kohësh janë përdorur shumë shprehje për pasqyrën, shprehje të cilat kanë marrë kuptime të ndryshme me kalimin e kohës. Shpesh shprehja "e ka shtëpinë pasqyrë", do të thotë ta mbash shtëpinë pastër nga të gjitha anët. Po kështu përdorim edhe "pasqyrën e shpirtit", që i kemi personifikuar me sytë, pasqyrë e kohës etj.

Gazeta SHQIP
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra  Empty Pasqyra e pushtuar nga shpirtrat

Mesazh  Zattoo 06.02.14 0:07

Pasqyra e pushtuar nga shpirtrat

Pasqyra  MyrtlesPlantation3closeup

Plantacioni Myrtles mund te gjendet ne dalje te zones Baton Rouge ne Louisiana, SHBA. Gjate viteve, ky plantacion 200-vjecar i ka sherbyer familjes si banese, nderkohe qe eshte shnderruar kohet e fundit ne nje hostel (nje bujtine per udhetaret e nates), dhe mbi te gjitha nje pike kryesore e turisteve qe kerkojne aktivitete paranormal.

Cdo nate, ne oren 3:00 te mengjesit, rreth 15 fantazma dalin verdalle per te luajtur. Kater prej tyre vijne nga tregime tragjike, ajo e familjes Woodruff dhe nje skllave e re, me emrin Chloe.

Ne vitin 1817, Sara Mathilda trashegoi plantacionin nga i ati i saj. Ajo u transferua atje se bashku me te shoqin Clark Woodruff dhe tre femijet e saj. Clark vendosi te merrte me vete nje nga skllavet qe u sherbenin ne shtepi – Chloe-s. Nje mbremje, Clark gjeti Chloe-n duke pergjuar nje nga bisedat e tij private, dhe i preu veshin.

Qe prej asaj dite, Chloe do te mbulonte koken me nje cope jeshile per te mbuluar shperfytyrimin e saj. Per te rifituar besimin e padronit te saj, qe ai te mos e dergonte me per pune te renda ne plantacion, ajo beri nje plan. Ajo gatoi nje torte per ditelindjen e vajzes se madhe te Woodruff-eve, dhe e mbushi me gjethe ten je bime helmuese qe gjendej ne plantacion.

Familja u semur dhe Chloe, duke ditur antidotin (anti-helmin), do te behej infermierja kryesore per t’i sheruar dhe ne kete menyre do te kishte mundesi te lexonte edhe librat qe kishte nevoje. Te pakten ky ishte plani. Faktikisht, Chloe gaboi me dozen dhe gruaja e Clark-ut dhe 2 femije vdiqen nga helmimi.

E shperqendruar nga kjo ndodhi, Chloe i rrefeu kete ngjarje sklleverve te tjere, te cilet i kapi paniku. Te frikesuar se mos akuzoheshin per bashkepunim dhe kapeshin ne faj per fshehjen e keqbereses, sklleverit e tjere e varen Chloe-n dhe e hodhen trupin e esaj te pajete ne lumin Mississippi. Dhe nuk mbaron ketu…

Sipas ketij tregimi, ekziston nje tradite jugore qe thote se kur vdes nje pjesetar i familjes, te gjitha pasqyrat ne shtepi duhet te mbulohen, keshtuqe shpirti i te vdekurit do te kaloje ne boten tjeter dhe nuk do te ngece ne kurthin e reflektimit te kesaj bote.

Sipas normave, naten e helmimit tragjik, te gjitha pasqyrat u mbuluan, pervec njeres. Pervecse jane deshmitare te nje fantazme me lekure ngjyre te erret dhe me nje ‘callme’ ne koke qe veritet rreth plantacionit, vizitoret qe kalojne naten ne kete hotel, jane te ekspozuar ndaj pasqyres se zbukuruar brenda ne shtepi ku mendohet se kane ngecur shpirtrat e nenes dhe femijeve qe humben jeten.

Disa deklarojne se kane pare shenja duarsh, disa te tjere thone se kane pare fytyra femijesh, por nje gje eshte e sigurt: nuk eshte pasqyra ku do te doje te shikoheshe apo te krihje floket.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra  Empty Re: Pasqyra

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi