EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forca e ndërdijes

+5
Lapsi
Meridiani 0 (zero)
Elson Precaj
Ekonomisti
Fakiri
9 posters

Faqja 2 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 18.12.11 11:22

Të liruarit e veprimit kinetik të ndërdijes

Miku im,psikolog me prefesion,më është ankuar nga sëmundja e mushkërive.Analizat dhe incizimi rentgenologjik treguan prezencën e tuberkulozit në njërën anë të mushkërive.Ka vendosur që për çdo mbrëmje,para fjetjes,me zë të lehtë dhe të vendosur t’i përsërisë fjalët: “Secila qelizë,secila nerv, secila pjesë e principit univerzal të përsosur.Trupit tim të tërë i kthehet harmonia dhe shëndeti i përsosur.”

Fjalët,ndoshta,nuk janë cituar me precizitet të plotë,por thelbi i tyre është i saktë.Miku im plotësisht u shërua për më pak se një muaj. Incizimi rentgenologjik nuk tregoi kurrfarë gjurme të sëmundjes.

Dëshirova të njoftohem me metoden e tij dhe e pyeta përse fjalët i përsëriste mu para fjetjes.Ja,se si mu përgjigj: “Veprimi kinetik i ndërdijes vazhdohet edhe gjatë fjetjes.Prandaj,është e nevojshme të punësohet ndërdija edhe gjatë kohës së gjumit.” Përgjigjja mu duk tejet e mençur.Gjatë gjithë kësaj, derisa mendonte për harmoninë dhe për përtërirjen e shëndetit,sëmundjen e vet asnjëherë nuk e emërtoi.

Në lidhje me këtë,e shoh si shumë të rëndësishme se rreth problemit a sëmundjes asnjëherë të mos flitni me të tjerët,si dhe mos e sillni ndërmend e as mos e emërtoni saktësisht.Sëmundja i thithë lëngjet e veta pikërisht nga kujdesi që ia kushtoni dhe nga frika që prej saj ndjeni.Bëhuni si psikologu i cekur – kirurg i shpirtit tuaj! Largojeni brengën tuaj mu sikur se degën e therë e të panevojshme!

Po qe se pandërprerë i kthehni dhimbjes suaj, e ndaloni vepimin kinetik të ndërdijes,gjegjësisht e ndaloni fuqinë dhe energjinë e saj shëruese.Plotësojeni shpirtin tuaj me të vërteta të mëdha jetësore dhe nisuni kah ndriçueshmëria!


DISA KËSHILLA TË PËRMBLEDHURA

- Konstattoni se ç’është ajo që ju sjellë shërimin.Duhet pasur ndërmend se udhëzimet e drejta që ia jepni ndërdijes do t’ju shpien kah shërimi.

- Paramendojeni qëllimin dhe përpiquni që ta ndjeni si të vërtetë! Këmbëngulni në këtë dhe rezultati nuk do t’ju mungojë.

- Përcaktojeni natyrën e vërtetë të besimit!Mbani mend se besimi është mendimi i krijuar në mendje;njeriu bën vetëm atë që e krijon në mendjen e tij.

- Nuk duhet menduar në sëmundje dhe në atë që ju sjellë dëm. Besoni në shëndet të përsosur, në përparim,në paqe,në pasuri!

- Mendimet bujare,me të cilat e vërshoni mendjen tuaj,do të bëhen vepra të tilla siç i mendoni.

- Përdoreni fuqinë e terapisë lutëse në jetën tuaj! Zgjidheni planin përkatës,idenë, përfytyrimin!Mentalisht dhe emocionalisht bëhuni me këtë ide dhe,po i qëndruat besnik qëndrimit të tillë,lutja do t’ju pranohet.

- Gjithnjë duhet pasur ndërmend se fuqinë shëruese mund ta përvetësoni vetëm me ndihmën e besimit e assesi ndryshe,që do të thotë duke njohur mënyrën e veprimit të mendjes suaj të vetëdijshme dhe ndërdijshme.Besimi vjen vetëm pas të kuptuarit.

- Besimi i parezervë do të thotë se deri te shërimi arrihet edhe pa të kuptuarit e fuqive të pseudomjekëve.

- Mësohuni të luteni edhe për ata që i doni e që janë të sëmurë. Futeni qetësinë në shpirt! Pastaj idetë e shëndetit,të vitalitetit dhe të përsosshmërisë,me ndihmën e mendjes subjektive univerzale,do të fillojnë të veprojnë në ndërdijen e më të dashurve tuaj.

Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 18.12.11 19:40

TEKNIKAT PRAKTIKE SHËRUESE

Inxhinieri i njeh teknikat dhe veprimet e ndërtimit të urës a të konstruksionit të makinës. Mendja e njeriut,njëlloj sikurse inxhinieri, sundon, kontrollon dhe drejton jetën e njeriut.

Me rastin e ndërtimit të ndonjë ure të madhe,konstruktori kryesor me kuptueshmëri i përfishet principeve matematikore ku bazohen ndërtesa. Pas kësaj përfytyrohet ura ideale matanë gjirit a lumit të dhënë. Hapi i tretë është përdorimi i metodave të provuara dhe të vërtetuara,pas së cilave ura merr formë të vet dhe njerëzit fillojnë ta shfrytëzojnë.

Ngjashëm me këtë,elzistojnë teknika dhe metoda që plotësojnë secilën lutje.Po qe se ndonjë lutje është i plotësuar,atëherë patjetër duhet ekzistuar mënyra se si ka ndodhur kjo,sepse asgjë nuk ngjan rastësisht.Jemi duke jetuar në botën e ligjit dhe të rregullit.Në këtë kapitull do të njehini me teknikat praktike të ringjalljes dhe të pasurimit të jetës suaj shpirtërore. Lutja,gjegjësisht dëshira,nuk guzon t’i ngjajë balonit të mbushur me ajër, i cili në mënyrë të pakuptimtë qëndron pezull, duke e bartur era. Secila dëshirë,secila lutje doemos duhet pasur qëllimin e vet dhe kjo patjetër duhet t’ju sjellë ndonjë përparim në jetën tuaj.

Duke analizuar lutjen,do të zbulojmë se ka shumë aspekte të ndryshme të të ofruarit të kësaj gjëje. Ky libër nuk merret me lutje formale a me rituale që përdoren në rastin e kryerjs së shërbimit fetar.Këtë fenomen ua lëmë atyre që merren me studimin e religjionit si shfaqje grupore. Neve na interesojnë metodat e lutjes individuale që përdoren në jetën e përditshme dhe atë si ndihmë vetes dhe të tjerëve.

Lutja paraqet idenë e formuar të një gjëje që dëshirojmë ta realizojmë. Ajo është dëshirë e sinqetë e shpirtit të njeriut.Kështu që,secila dëshirë njëherësh është edhe lutje.Deri te paraqitja e saj vjen ne bazë të nevojave më të thella të njeriut dhe ajo i zbulon synimet deri atëherë të fshehura.

Teknika e mospërfilljes

Qëllimi i kësaj teknike është nxitja e ndrëdijes për të marrë përsipër kërkesën me atë formë që jep vetëdija.Teknika e mospërfilljes më së miri përdoret në gjendje të kotjes.Duke menduar se thellë në vete posedoni inteligjencë dhe fuqi të paskajshme,qetë përkujtojeni atë që dëshironi t’ju realizohet, pastaj lehtas,gjithashtu në mendime, barteni deri në fazën e pjekurisë.Në të vërtetë,veproni sikurse ajo vashëza që ishte ftohur thellë dhe e cila pandërprerë dhe me bindje përsëriste: “Tash më nuk kam dhimbje,po më kalon”. Sëmundja vërtet i kishte kaluar pas vetëm disa orësh.Këtë teknikë përdoreni me bindje të plotë!

Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 19.12.11 9:14

Ndërdija e pranon planin e ofruar

Kur ndërtoni shtëpi,gjithmonë doni që punëtorët rreptësisht t’i përmbahen planit arkitektonik. I kujtoni kujdes materialit dhe e zgjedhni atë sipasë kërkesës suaj.Mirëpo,ç’ndodh me shtëpinë e shpirtit dhe me planin tuaj shpirtëror për lumturi e për begati?

Të gjitha përvojat tuaja,të gjitha përjetimet tuaja,çdo gjë që në çfarëdo mënyre hyn në jetën tuaj varet prej natyrës së materialit që e përdorni për ndërtim të shtëpisë shpirtërore.

Po qe se plani juaj është plotësuar me forma shpirtërore të frikës,të brengës,të vështrisive,si dhe po qe se jeni në dyshim cinik dhe kritik struktura e materialit e materialit shpirtëror që e futni në mendjen tuaj do të vijë në shprehje në formë të brengave të reja,të ngarkesës psikike dhe zë shtrëngimeve të të gjitha llojeve.

Ndërtimi i mençurisë së vetvetes paraqet veprim kyç dhe më të lartpërshkruar njerëzor.Secili prej nesh në secilin moment e ndërton shtëpinë e vet shpirtërore,gjatë së cilës mendimet dhe përfytyrimet paraqesin planin sipas të cilit ngriten muret e saj.

Nga ora në orë,nga momenti në moment,mendimet,idetë,besimet dhe skenat që i paramendoni në studion e fshehur të mendjes suaj e ndërtojnë shëndetin,suksesin dhe lumturinë tuaj,por edhe të tërat që gjenden në të kundërtën e tyre.

Godina,për të cilin flasim,është personaliteti i njeriut – indentiteti i tij,jeta e tërë dhe e vetme e tij në tokë.Prandaj,krijoni plan të ri,krijoni paqe,harmoni,gëzim dhe disponim të mirë! Futeni në ndërdije planin tuaj të ndryshuar,i cili do t’ju realizohet me përpikëri.

Lutja si shkencë dhe si aftësi

Fjala “shkencë” na tregon diturinë e rregulluar e të sistematizuar.Në kuptim të tillë duhet pasur ndërmend shkencën dhe aftësinë e lutjes që merren si me pricipet themelore të jetës,ashtu edhe me teknikat dhe veprimet e saj.

Me ndihmln e tyre këto principe arrijnë të shprehen në jetën e secilit individ që i përdor ato me besnikëri. Aftësia i përfshin teknikat dhe veprimet,ndërsa shkenca,e cila qëndron prapa tyre,paraqet përgjigjen e caktuar saktësisht të mendjes krijuese ndaj përfytyrimit a të menduarit.

”Lypnu e do t’ju jepet,kërkoni dhe do të gjeni,trokitini e do t’ju çelet(hapet)!”(Mateu,7:7)

Bibla thotë se do të fitoni çdo gjë që keni kërkuar;do t’ju çelen dyert ku do të trokitni,si dhe do ta gjeni atë që keni kërkuar.

Kjo nënkupton të ekzistuarit e ligjeve të caktuara mendore dhe shpirtërore. Të menduarit e vetëdijshëm gjithnjë merr përgjigje të përnjëhershme nga inteligjenca e paskajshme e vendosur në ndërdije.

Po qe se lypni bukë,nuk do t’ju jepet gur.Mirëpo, po deshët t’ju jepet ajo që lypni,domosdo duhet ta lypni me besim.Mendja,sipas natyrës së vet, niset prej abstraktes kah konkretja. Pra,po qe se së pari nuk lind mendimi,mendja nuk do të mund të lëviz,sepse nuk do të ketë udhërrëfyes.

Me një fjalë të tjera,lutja si akt mendor patjetër dhe pa mungesë së pari duhet të përvetësohet si përfytyrim,para se fuqia e aftë e ndërdijes të fillojë të veprojë sipas saj.Mendja domosdo duhet të arrijë në gjendjen përvetësimi,d.m.th.në gjendje të pajtueshmërisë absolute dhe të pakundërshtuar.

Qëllimi i përshkruar mendor do të duhej të ishte i përcjellë me ndjenja luturie dhe çlodhjeje,pasi që ka gjasa të realizimit të dëshirës së paramenduar.Bazën kryesore të lutjes si shkencë dhe si aftësi e paraqet njohuria dhe bindja se lëvizja e vetëdijes d otë hasë në reaksion gjegjës të ndërdijes,të pasjisur me mençuri dhe me forcë të paskajshme.Po qe se i përmbahemi veprimit të cekur,lutjet tuaja gjithmonë do të jenë të pranuara dhe të plotësuara.

Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 19.12.11 12:47

Teknika e përfytyrimit

Metoda më e lehtë dhe më bindëse e krijimit të idesë është përfytyrimi i saj.Syri i thjeshtë mund të shohë vetëm atë që tashmë ekziston në botën e jashtme.Ngjashëm me këtë çdo gjë është e mundur të përfytyrohet,në fakt ajo ekziston në botën e padukshme të së njëjtës mendje.Çdo përfytyrimi është thelbi i asaj në çka shpreson njeriu,si dhe provë e ekzistimit të gjësendeve që nuk mund të shihen.

Ajo që lind në imagjinatë është po aq reale sa edhe cilado pjesë e trupit.Ideja dhe paramendimi janë përfytyrime të vërteta e konkretet,të cilat,si të tilla,do të paraqiten edhe në botën objektive, po qe se njeriu që i ka krijuar u përmbahet me besnikëri proceseve të veta mendore.

Procesi i të menduarit krijon përshtypjen afatgjate,ndërsa këto,nga ana e vet,pas një kohe të caktuar marrin formë të sendeve – pra, shndërrohen në fakte a në përvoja të jetës së përditshme. Ndërtuesi e parafytyron tipin e godinës si të përfunduar ,pikërisht të atillë çfarë e dëshiron.Përfytyrimet dhe procesi i të menduarit paraqesin mostrën nga e cila lind ndërtesa: e bukur a e shëmtuar,e lartë a përdhese.

Përfytyrimi i ndërtuesit projektohet në letër.Ndërmarrësi siguron materialin e nevojshëm dhe fillon të ngritet.Në mbarim ajo merr formën që plotësisht i përgjigjet modelit mendor të arkitektit.

Gjithnjë veproj sipas teknikës së parafytyrimit,para se të dal në foltoren publike.Së pari,e qetësoj mendjen time,për të qenë në gjendje që ndërdijes t’ia paraqes mendimet dhe përfytyrimet.Pastaj e paramendoj sallën dhe ulëset ku janë ulur meshkujt dhe femrat,të frymëzuara dhe të arsimuara nga fuqia e paskajshme shëruese.I shoh se si shndërrisin,se si janë të lumtur dhe të lirë.

Pra,pasi ta kem vendosur thellë ideën në mendje,qetë e shndërroj në përfytyrim.Gjatë kësaj i paramendoj njerëzit duke thënë:
“U shërova;ndjehem për mrekulli;papritmas mu zhdukën kokëçarjet; u transformova.” Pamjen e tillë e mbaj në mendje së paku 10 minuta, duke ditur dhe duke ndjerë se shpirtin dhe trupin e secilit në sallë plotësisht ua përshkojnë; dashuria, tërësia, bukuria dhe përsosshmëria.

Vetëdija më është përfshirë me pamjen e përshkruar deri në atë masë sa që me të vërtetë i ndjej zërat e të pranishmëve që flasin për shërim e për lumturi.Prandaj mu në këtë moment e largoj përfytyrimin e tillë dhe dal në foltore.Gati për çdo rast dikush më ndal dhe më thotë se lutjet i janë pranuar dhe plotësuar.

Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 19.12.11 18:11

Medota e filmit mendor

Kinezët thonë: “Shfaqja vlen sa një mijë fjalë”. Babai i psikologjisë amerikane,Viliam Xhejms, thekson faktin se ndërdija tenron ta materializojë secilën shfaqej të krijuar në vetë dije dhe të bazuar në besim.

Para shumë vitesh,në disa shtete të perendimit,qëndror pata ligjërata.I lodhur nga udhëtimet,më lindi dëshira të kem vendstrehim të përhershëm,në mënyrë që të jem në gjendje t’u ndihmojë atyre që kishin nevojë.Udhëtimet vazhdimisht më çonin dikah,por dëshira nuk më largohej.Një mbrëmje, në hotel të shtetit Uashington,u shtriva për t’u çlodhur.

Vëmendjen e lirova nga të gjitha ndikimet e jashtme dhe qetë e me pasivitet paramendova se i drejtohem turmës së madhe me këto fjalë: “Jam shumë i kënaqur që gjendem me ju;jam lutur për një çast të tillë ideal”.Në mendje- në vetëdije e shihja publikun e paramenduar dhe e ndjeja atë plotësisht si të vërtetë.E luaja rolin e aktorit në dramatizimin e filmit mendor dhe ndjeja kënaqësi të madhe që e kisha lutur mu një shfaqje të tillë në ndërdijen time,sepse isha i bindur se ajo,në mënyrë të vet,edhe do të ma realizojë atë.Me të zgjuar,më kishte kapluar një ndjenjë e fortë e qetësisë dhe e kënaqësisë.Ndërsa,pas ca ditësh,mora një telegram me anë të të cilit më thirrnin për ta udhëhequr një organizatë në perendimin qëndror.Thirrjen e pranova dhe në mesin e ri,me kënaqësi të veqantë,jetova disa vjet.

Metoda e përsghkruar shumëkush e njeh dhe e pranon,duke quajtur atë si “metodë të filmit mendor”.Nga letrat e shumta të dëgjuesve të emisioneve të mia në radio,mësoj se me ndihmën e këaj teknike arrihen rezultatet të mrekullueshme në ratse të shitjes së pasurive të patundshme. Prandaj,u propozoj të gjithëve që vendosin të shesin shtëpinë a tokën,së pari në mendime të kënaqen me çmimin që e kërkojnë nga blerësit e mundshëm. Pastaj,nga inteligjenca e paskajshme, do të duhej të kërkojnë blerësin që vërtetë dëshiron ta blejë atë që i ofrohet dhe se ai pasurinë e tyre të deritashme do ta vazhdojë ta ruaj e ta zhvillojë.

Më tej çlodhjen plotësisht dhe bien në gjysëmfjetje,që çdo ngarkes psikike e minimizon.Në fund, le ta paramendojnë veten duke mbajtur shumën e parave në dorë,le të kënaqen me to dhe le të bien në gjumë të thellë,duke ndjerë tërë filmin e luajtur mendor si të vërtetë dhe si të natyrshëm.Përfytyrimi i bazuar me siguri do ta jep rezultatin e pritur.

Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 20.12.11 11:32

Tekanika e Boduenit

Sharl Bodueni ka qenë profesor në Institutin e Rusosë në Francë.Ai gjithashtu ka qenë edhe psikoterapeut i shkëlqyeshëm dhe kryesuesi i grupit hulumtues në Shkollën e Re Shëruese të Nasit.

Që nga viti 1910 mendonte se idetë në ndërdije më së miri mund të futen në gjendje të të koturit, kurse të gjitha vështirësië trupore dhe mendore pakësohen deri në masën më të ulët.

Ja modeli i tij: “Mënyra më e lehtë që të arrihet kjo (d.m.th. që ndërdija të përshshkohet nga mendimi gjejgjës) është se ideja si objekt i sugjestionit të përmblidhet në formë sa më të dendur, në fjali sa më të shkurta,në mënyrë që mbahen lehtë e pastaj pandërprerë të përsëriten si ninullë”.
Para ca vitesh,një e njohur e re imja ishte e zhytur në procesin gjyqësor familjar të trashigimisë,i cili zgjati shumë dhe i solli mjaftë shqetësime.

Bashkëshorti ia kishte lënë tërë pasurinë,por fëmijët e tij nga martesa e parë luftonin me hidhërim për asgjësuar testamentin. Pasi që,në njëfarë mënyre, kishte dëgjuar për teknikën e Boduenit,ja se ç’kishte bërë: Ishte shtrirë në shtartë për t’u çlodhur. Kishte rënë në gjendje të të koturit.I kishte përmbledhur dëshirat e veta në një fjali përej gjithsej gjashtë fjalësh që lehtë mbahen në mend: “Tërësia ka përfunduar sipas rendit qiellor” .

Kjo fjali për te do të thoshte se intelegjenca e paskajshme që vepron përmes ndërdijes së saj do ta zgjidhë problemin në pajtim me procesin e harmonisë dhe të përsoshmërisë.Veprimin i njëjtë e përsëriste afro dhjetë herë në mbrëmje.E vendosur dhe me bindje të thellë ia përsëriste ndërdijes së vet se “tërësia ka përfunduar sipas rendit qiellor” dhe vazhdonte të flinte normalisht.

Ditën e njëmbëdhjetë ajo ishte zgjuar me ndjenjën e mirëqenis dhe e bindur se ÇDO GJË VËRTET KA PËRFUNDUAR.Të njëjtën ditë e kishte thirrur avokati dhe e kishte lajmëruar se paditësit ishin të gatshëm për ndarje jashtëgjyqësore. Me arritje e marrëveshjes, kokëçarjet e saj kishin përfunduar.

Tekinka e gjumit

Siç u tha edhe më lartë,duke u kotur të gjitha brengat pakësohen deri në masën më të ulët.Në të vërtetë,në gjendje të fjetur vetëdija gati humbë,ndërsa mu para gjumit dhe mjenjëherë pas gjumit ndërdija fiton fuqi më të madhe.Atëherë plotësisht zhduken mendimet negative që tentojnë ta asgjësojnë dëshirën,si dhe ta pengojnë ndërdijen gjatë pranimit të saj.

Të supozojmë se dëshironi ta zhdukni ndonjë shprehi të keqe.Merreni pozitë të përshtatshme, çlodhuni dhe qetësohuni! Kotuni dhe lehtë filloni të përsëritni sikur doni të flini: “U lirova nga ajo shprehi.Trupin tim e kaploi harmonia dhe qetësia” .

E përsëritni këtë fjali lehtas,rreth dhjetë minuta: në mbrëmje,para gjumit; si dhe në mëngjes,pas zgjimit.Pas çdo përsëritjeje vlera emocionale e qëndrimit tuaj mendor rritet.Po qe se në,përditshmëri vini në situatë t’i ktheheni shprehisë së keqe, përsëritjani vetes fjalin e cekur.Po iu përmbajtët medotës së përshkruar,ndërdija do ta pranoj idenë e sugjeruar dhe t’ju pasojë rezultati i pritur.

Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 20.12.11 19:25

Teknika e të shprehurit të mirënjohjes

Në Bibël,Pali na këshillon që kërkesat tona t’i nxjerrim në dritën e ditës duke lavdëruar Zotin dhe duke iu falenderuar Atij.Kjo metodë e thjeshtë e lutjes ndonjëherë sjell rezultate të jashtëzakonshme.

Zemra mirënjohëse është gjithnjë e afërt me fuqitë krijuese të gjithësisë, të cilat,në pajtim me ligjin kozmik të aksionit dhe të reaksionit, e furnizojnë at ë me sasi të nevojshme të enregjisë pozitive.

Për shembull,i ati i premton të birit se për diplomim do t’i blej automobil.Djaloshi ende nuk e ka marrë automobilin,mirëpo është tejet i lumtur dhe mirënjohës; është njëlloj i gëzuar sikurse ta kishte pranuar tash dhuratën.Ai është i bindur se babai do ta mbaj premtimin, kështu që edhe pse objektivisht dhuratën s’e ka pranuar, atë përshkon ndjenja e mirënjohëse.Në ë vërtetë,dhuratën e ka marrë, por vetëm në mendime.

Do t’ju përshkruaj mënyrën e përdorimit të teknikës së zotit Brouk me të cilën ai arriti rezultate të jashtëzakonshme.Me një rast i kishte thënë vetes: “Faturat e papaguara po më grumbullohen.Kam mbetur pa punë.Kam tre fëmijë,ndërsa në anën tjetër nuk kam asnjë para në xhirollogari.Ç’të bëj?”

Pas kësaj si rregullisht,në mëngjes dhe në mbrëmje,plot tri javë,i përsëriste fjalët: “Të falëndeohem ty,o Zot,për pasurinë që kam!” .Gjatë kësaj ai gjithmonë ndjehej i çlodhur,i qetë dhe i mbëshetej ndjenjës së mirënjohjes së thellë.Paramendonte se i drejtohej inteligjencës së paskajshme të brendësisë së vet,i vetëdijshëm se këtë fuqi krijuese nuk mund ta shihte.Në të vërtetë,ai shihte me ndihmën e syrit të vet mendor,me ndihmën e ndjenjave,dëshirave dhe synimeve të veta.

Mendimi i lindur në mendjen e tij paraqet esencën e pasurisë si të tillë,të pangarkuar me parakushte. Duke përsëritur pandërprerë fjalin “Të falëndeohem ty,o Zot,për pasurinë që kam!” ai ngriti zemrën.Dhe mendjen e vet deri në shkallën e përvetësimit të esencës.Sa herë që mendimet ia kaplonte frika,varfëria,mjerimi dhe brenga i përsëriste fjalët e njëjta.E dinte mirë se,po e mbajti me çdokusht qëndrimin e mirënjohjes,mendja e tij thjesht do të fillojë të veprojë në pajtim me idenë e pasurisë.

Ashtu edhe ndodhi.Pas një kohe të caktuar dhe pas një varg përsëritjesh të njëpasnjëshme të lutjeve të përshkruara, z.Brouk, rastësisht,pas njëzet vjetësh e takoi punëdhënësin e vet të dikurshëm, i cili i kishte ofruar punë të jashtëzakonshme.Ai po ashtu i kishte dhënë hua 500 dollarë. Sot z. Brouk është nënkryetari i një kompanie të madhe.Para ca kohësh më tha: “Kurrë nuk do ta harroj çudinë që na e solli thënia: “Të falendrohem ty,o Zot,për pasurin që kam!”

Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 21.12.11 11:13

Metoda e pohimit pozitiv

Efektin që te njeriu do ta arrijë ndonjë pohim pozitiv,kryesisht varet nga të kuptuarit e tij të vërtetësisë dhe të domethënies së qëndrimit se:“Gjatë lutjes nuk ka efekt përsëritja e thatë.” Pra, forca e pohimit qëndron në përdorimin e mençur të thelbit të tij. Ja shembulli që më së miri do ta sqarojë këtë.Duke pasur për detyrë t’i mbledhë sa bëjnë tre plus tre,nëxënësi në tabelë e shënon shtatshin. Mësuesi,me rregulla matematikore,konstaton se tre plus tre bëjnë gjashtë.Sipas pohimit të tij nxënësi e ndryshon edhe llogaritjen e vte në tabelë. Duhet pasur ndërmend se nuk e bëri pohimi i mësuesit që tre plus tre bëjnë gjashtë,sepse kjo është aksiomë matematikore.

Pra,aksioma matematikore është ajo që e shtyri nxënësin ta ndryshojë rezultatin.Ngjashëm me këtë,nuk është normale të jesh i sëmurë,normale është të jesh i shëndoshë.Shëndeti është vërteta e qenies suaj. Po u paraqitet me pohim pozitiv të shëndetit tuaj, të harmonisë dhe të qetësisë,si dhe po e kuptuat se kjo ka të bëjë me principet univerzale të qenies suaj,plotësisht do t’i ndryshoni pikëpamjet negative të ndërdijes suaj.

Rezultati i paraqitjes me pohim pozitiv gjatë veprimit të lutjeve varet nga pranimi i principeve jetësore si të tilla.Sepse,duhet ditur se ekziston principi i saktësisë matematikore, por jo edhe ai i gabimit; ekziston principi i realitetit,por jo edhe ai i pandershmërisë; ekziston principi i dijes,por jo edhe ai i mërzisë; ekziston principi i pajtimit,por jo edhe ai i mospajtimit; ekziston principi i shëndetit të mirë,por jo ai i sëmundjes; ekziston principi i pasurisë,por jo edhe ai i varfërisë.

Shkrimtari,duke punuar me të motrën,e cila duhet t’i nënshtrohej operacionit të nxerrjes së gurit nga tëmbëli,e ka përdorur principin e pohimit pozitiv.Diagnoza është konstatuar në bazë të analizës së gjakut dhe në bazë të incizimeve rentgenologjike. E motra i ndodhej në Angli,gati 10mijë kilometra larg meje.Më kishte porositur që të lutesha për te.Kështu edhe veprova,sespe principi mendor nuk e njeh as ndasinë kohore e s atë hapësinore.Intelegjenca e paskajshme me tërësinë e vet njëherësh është e pranishme në çdo pikë.Nga mendja ime i pata eliminuar të gjitha mendimet në lidhje me simptomat e sëmundjes së motrës a të gjendjes së saj trupore.

Lutja përbëhej nga pohimi pozitiv vijues: “Kjo lutje i kushtohet motrës sime Katarinës.Ajo është e çlodhur,e pushuar,e drejtpeshuar,e heshtur dhe e matur.Mençuria shëruese e ndërdijes së saj,që ia ka krijuar trupin,tash i rreket transformimit të secilës qelizë,të secilit nerv,të secilit ind,të secilit muskul dhe të secilit asht të qenies së saj,në pajtim me modelin e përsosur të të gjitha organeve të nendosura në ndërdijen e saj.Heshtazi dhe në mënyrë të qetë,të gjitha çrregullimet nga ndërdija e saj zhduken dhe treten përgjithmonë,ndërsa vitaliteti,tërësia dhe bukuria e të jetuarit, ngadal, e plotësojnë secilin atom të qenies së saj.Katarina qëndron e hapur para rrymave shëruese.Ato porsi lumë rrjedhin nëpër te,duke ia kthyer shëndetin,harmonië dheqetësinë.Oqeani i pafund i dashurisë dhe i qetësisë i asgjësoi të gjitha çrregullimet dhe shfaqjet e pakëndshme.Katarina është shëruar”.

Vargun e cekur të pohimeve e thoja disa herë në ditë.Pas dyjavësh, analizat që iu kishte nënshtruar motra ime treguan shërimi të pabesueshëm, madje edhe incizimi rentgenologjik ishte negativ.

Të pohosh do të thotë të thuash se punët qëndrojnë kështu e kështu. Po qe se mbani qëndrim mendor ndaj gjendjes që me anë të pohimit e shprehni,pavarësisht nga faktet dhe nga provat se e vërteta është krejtësisht ndryshe,lutja do t’ju pranohet dhe t’ju plotësohet. Mendimi vetëm mund të pohojë,sepse,madje edhe në rastse kundërshtoni,ju në të vërtetë pohoni se ekziston ajo që e kundërshtoni.

Të përsëriturit e pohimit pozitiv,krahas kuptueshmërisë së arsyjes për ç’shkak ajo pranohet,e shtyn vetëdijen që ta pranojë pohimin si plotësisht të vërtetë.Prandaj,pandërprerë përsëritini të vërtetat jetësore, përderisa ndrëdija juaj të mos ketë filluar të reagojë në mënyrë të detyruar.

Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 21.12.11 17:27

Metoda e dokumentimit të argumentuar

Kjo metodë është pikërisht e këtillë sikurse edhe quhet.Ajo bazohet në të vepruar.Autori i saj është Fineas Parkust Kvimbi,nga shteti i Mejnit.Dr.Kvimbi, themelues i lëvizjes së shërimit shpirtëror dhe mendor, ka jetuar dhe ka punuar para afro 100 vjetësh.Librin e Horaci Dreserit me titull “DORËSHKRIMI I KVIMBIT” ,botuar në vitin 1921,mund ta gjeni pothuajse në secilën biblotekë amerikane.Ai përmban një vargë citatesh të gazetave kushtuar rezultateve të shumta e të pabesueshme të shërimit të të sëmurëve me ndihmën e metodës lutëse. Dr.Kvimbi, mandje dukshëm ka pasur më shumë suksese se sa Jezusi,duke pasur parasysh faktet e cekura në Bibël.

Shkurt,metoda e dokumentimit të argumendtuar,sipas Kvimbit, bazohet në bindjen shpirtërore. Qëllimi kryesor është që pacientin (por edhe vetveten ) ta bindini se sëmundja është pasojë e besimit të rrejshëm,e frikës së pakuptimit dhe e pikëpamjeve negative të menduarit që janë futur në ndërdije. Së pari duhet pastruar njohuritë tuaja mendore,ndërsa pastaj duhet bindur të sëmurin se brenga është shkaktuar nga të shprehurit trupor të çrregullimit të pikëpamjeve mendore.Me fjalë të tjera, besimi i gabuara në fuqitë dhe në shkaqet e jashtme shfaqet si sëmundje dhe mund të ndryshohet me ndërrimin e pikëpamjes së cekur mendore.

Më me rëndësi është që t’i sqarohet të sëmurit se shërimi i tij bazohet në të ndryshuarit e besimit. Gjithashtu,është e nevojshme të ceket se ndërdija e krijon trupin dhe organet e tij,prandaj ajo e di mirë se si t’i shërojë ato,është në gjendje ta bëjë këtë dhe mu këtë është edhe duke bërë.Në gjykatën e mendjes suaj dokumentojeni se sëmundja është vetëm hije, të cilën mbi trup të pacientit e gjuan mendja e bazuar në përfytyrim të çrregulluar dhe të sëmurë.Pastaj gjurmojini të gjitha dokumentet të njohura të fuqisë shëruese që i disponon i sëmuri. Më tej, merrni vendim gjyqësor në të mirë të pacientit.

Të sëmurin e lironi me ndihmën e besimit të vërtetë të kuptueshmërisë shpirtërore.Provat mendore dhe shpirtërore,që i ofroni në këtë rast,janë të pathyeshme,në gjithësi ekziston vetëm një mendje e përbashkët dhe çdo gjë me të vërtetë njihet si reale.Pra,si e tillë ajo do të materializohet edhe në realitet. Veprimi i përshkruar paraqet thelbin e metodës së dokumentimit të argumentuar,e cila pati përdorim të gjërë në preiudhën ndërmjet viteve 1849 – 1869.

Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Elson Precaj 21.12.11 21:25

z. Fakiri gjithmon me i miri me keto postime kaq interesante !! faleminderit i nderuar !
Elson Precaj
Elson Precaj

31


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 21.12.11 23:11

Metoda absolute i ngjan terapisë bashkohore me ultrazë

Shumë njerëz të mbarë botës me sukses të madh e përdorin këtë metodë të terapisë lutëse.Personi që e përdor metodën absolute,së pari e cek emrin e të sëmurit.

Pastaj,me zë të ulët dhe të qetë, fillon të mendojë për Zotin,si dhe ka vetitë karakteristke të tij, siç janë; dhembshmëria, dashuria e paskajshme, inteligjenca e pakufizuar, gjithmundshmëria, mençuria e paskajshme, harmonia absolute, bukuria e papërshkruar dhe përsosshmëria.

Derisa mendon në këtë mënyrë, vetëdija e tij ngritet deri në gjatësi të re valore të shpirtit dhe, njëkohësisht,ndjen se si oqeani i paskajshëm i dashurisë së Zotit veçon gjë që është çrregulluar në trupin e Filan Fistekut,të cilit i është kushtuar lutja.Pra, ai ndjen se si e tërë dashuria dhe e tërë fuqia e Zotit drejtohen kah ai,duke ia zhdukur të gjitha problemet dhe vështirësit e tij.

Metoda absoëute mund të krahasohet me terapinë ultrazëshe, të cilën,kohëve të fundit,mjekët po e përdorin gjithnjë e më shpesh. Pra,fjala është për aparatin me ultrazë që dridhet me shpejtësi shumë të madhe dhe lëshon valë tingëlluese në pjesën e trupit kah e cila drejtohet.

Ato shumë lehtë mund të kontrollohen,kështu që terapia e tillë arrin rezultate të dukshme në thyerjen e shtresave të gurit gëlqeror arttritik,si dhe i shëron çrregullimet dhe sëmundjet tjera të shumta.

Valët elektronike shpirtërore të harmonisë,të shëndetit dhe të qetësisë shpirtërore i krijojmë deri në atë masë sa që nëpërmjet të menduarit për vetitë dhe atributet e Zotit e ngrisin vetëdijen tonë.Kjo teknikë e lutjes gjithashtu,arrin rezultate të jashtëzakonshme.

“Do të shkojë mbarë çkado të ndërmarrësh,udhën tënde do ta ndriçojë drita”.(Jobi,22:28)

DISA TË VËRTETA SHKENCORE

- Bëhuni inxhinier i shpritit tuaj dhe gjithnjë përdorni teknikat e provuara të përparimit të jetës suaj.

- Dëshira është lutje.Parafytyrojani vetes plotësimin e dëshirës, ndjejeni atë si të vërtetë në mënyrë që ta përjetoni kënaqësisnë e lutjes së pranuar dhe të plotësuar.

- Shpreheni dëshirën se qëllimit do t’ja arrini në mënyrë sa më të lehtë – me ndihmën e padyshmitë të shkencës mendore.

- Me ndihmën e mendimeve që i mendoni në studion e fshehur të mendjes suaj do të ndërtoni shëndet,sukses dhe lumturi të përsosur.

- Eksperimentoni me vetveten derisa të bindeni se inteligjenca e paskajshme gjithmonë reagon aty për aty në secilin mendim të vetëdijshëm.

- Ndjeni gëzim dhe qetësi shpirtërore duke parandjerë realizim të sigurt të qëllimit të dëshiruar.Çdo përfytyrim është esenca e asaj që dëshironi dhe fakt i të ekzistuarit të asaj që askush nuk e ka parë.

- Përfytyrimi vlen sa një mijë fjalë.Ndërdija do ta materializojë çdo shfaqje që lind në vetëdije dhe që është e bazuar në besim.

- Largojuni çdo detyrimi a ngarkese mendore gjatë lutjes!Lejoni që t’ju kaplojë kotja dhe flini të bindur se lutja do t’ju plotësohet!

- Duhet pasur ndërmend se zemra mirënjohëse është në afërsi të thesarit të gjithësisë.

- Të pohosh do të thotë të thuash;gjërat janë kështu dhe kështu. Po qëndruat të vendosur në këtë qëndrim mendor dhe po e ndjetë atë si të vërtetë,edhe përkundër provave të mundshme në dobi të së kundërtës, lutja do t’ju plotësohet.

- Krijoni valë elektronike të harmonisë,të shëndetit dhe të qetësisë, duke menduar në bukurinë dhe në lavdinë e mençurisë së paskajshme.

- Çdo gjë që e ndjeni si të vërtetë dhe në mendje e urdhëroni që të plotësohet,ajo me siguri se do t’ju realizohet.Mendoni për harmoni, për shëndet të mirë,për qetësi dhe për pasuri.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 22.12.11 10:39

NDËRDIJA SYNON KAH JETA

Mbi 90% të jetës mendore të secilit njeri i takon ndërdija.Njerëzit që nuk e shfrytëzojnë këtë fuqi të mrekullueshme jetojnë brenda kufijve tejet të ngushtuar.

Proceset e ndërdijes janë gjithmonë konstruktive e të gjitha funksionetë vitale të tij. Ajo punon 24 orë në ditë dhe kurrë nuk fle.Gjithnjë përpiqet t’i ndalojë të gjitha ndikimet e dëmshme ndaj njeriut.

Ndërdija është në kontakt të përhershëm me jetën e amshueshme dhe me mençurinë e paskajshme. Tendecat dhe aksionet e saj gjithmonë janë të drejtuara ka jeta.Nga ndërdija burojnë të gjitha vizionet dhe frymëzimet për një jetë më të mirë,më të sukseshme dhe më të rëndësishme.

Bindjet më të thella të njeriut nuk i nënshtrohen rezistencës së kuptimit,sepse nuk rrjedhin nga vetëdija, po nga thellësitë e ndërdijes.Ndërdija i drejtohet njeriut përmes intuitës,impulseve,parandjenjës, paralajmërimeve,tentimeve instiktit dhe përmes ideve.Atë gjithnjë e nxitin për t’i zgjuar, për t’u rritur për t’u zhvilluar,për të përparuar,për t’u nisur drejt aventurës së quajtur jetë më e mirë.

Prirja për dashuri dhe gatishmëria istiktive për t’u ndihmuar të afërmve vjen nga thellësia e ndërdijes.Gjatë kohës së termetit të madh dhe të zjarrit në San Francisko,më 18 prill të vitit 1906, p.sh.; invalidë të shumtë thjesht qenë ngritur dhe patën bërë vepra të unxishme dhe mahitëse. Dëshira e fortë për t’i ndihmuar të afërmit me çdo kusht dhe për t’i shpëtuar ata kishte hasur në reagim të ndërdijes.

Piktorët,muzikantët,poetët,oratorët dhe shkrimtarët e mëdhenj punojë në lidhje shumë të ngushtë me ndrëdijen e tyre,e cila i inicion dhe i frymëzon.Robert Luis Stivensoni,p.sh.,mu para se të binte në gjumë e urdhëronte ndërdijen e vet që të trillonte tregime të ndryshme. Kur i zbrazej xhirollogaria në bankë,ai kishte zakon që nga ndërdija të kërkonte ndonjë ngatërresë të levërdishme kriminalistike.

Stivensoni thoshte se inteligjenca e fshehur në thellësi të mendjes i rrëfente tregime dhe atë pjesë – pjesë,sikur në ndonjë film serik. Pra,siç duket,ndërdija është në gjendje të merret me gjëra për të cilat pjesa e vetëdijshme e mendjes nuk ka njohuri.

Mark Tueni shpeshherë publikisht ka deklaruar se kurrë në jetën e vet nuk ka punuar.Tërë humorin e vet dhe të gjitha veprat e mëdha letrare i nxirrte nga gurra e pashterrshme e ndërdijes.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 22.12.11 17:35

Trupi i pasqyron ndodhitë e shpirtit

Të përshkruarit reciprok të vetëdijes dhe të ndërdijes kërkon përshkruarje të ngjashme të sistemeve gjegjëse nervore.Sistemi cerebrospinal është organ i pjesës së ndërdijshme mendore.Ky sistem paraqet kanalin përmes të cilit njeriu i pranon vëzhgimet e vetëdijshme të shqisave të veta fizike dhe i kontrollon lëvizjet e trupit të vet.Sistemi cerebrospinal posedon nerva të caktuara trupore.Ai e ka rolin e bartësit të punëve mendore që kryehen me dëshirë dhe me vetëdije.

Sistemi simpatetik (ngandonjëherë quhet edhe si sistem nervor) pa dëshirën e vet e ka qendrën e veprimit në masën ganglionike.Ai është i vendosur në anën tjetër të stomakut.Quhet pleksusi solar ose më shumë i njohur si truri i barkut.E ka rolin e transmetuesit të punëve mendore që,pa pjesëmarrjen e vetëdijes,i përkrah funksionet vitale të trupit (e kordinon punën e tyre).

Të dy sistemet e cekura mund të veprojnë ndaras ose njëkohësisht. Tomas Trauardi thotë:”Nervi i quajtur vagus del nga pjesa cerebrale si pjesë e sistemit i cili me dëshirën dhe me ndihmën e tij e kontrollon aparatin e të folurit,pastaj hyn në koshin e krahërorit dhe degëzohet në zemër dhe në mushkëri.Së fundi,kalon nepër diafragmë,e humb cipën e jashtme,që i karakterizon nervat e sistemit dhe indentifikohet me nervat e sistemit simpatetik,duke kryer funksionin e lidhjes ndërmjet dy sistemeve dhe duke bërë bashkëdyzimin e njësuar të njeriut në qenie të vetme fizike.

Ngjashëm me këtë,pjesët e ndryshme të trurit janë të lidhura me aktivitet objektive,gjegjësisht me ato subjektive të mendjes.Thënë në përgjithësi,pjesa e përparme e trurit u përket veprimeve objektive; pjesa e prapme – veprimeve subjektive,ndërsa pjesa qëndrore e tij përmban karakteristika të të dyja aktiviteteve.

Thënë shkurt,të përshkruarit reciprok të aspektit mendor dhe të atij fizik mund të ilustrohen në këtë mënyrë: Vetëdija krijon ide që prodhon dridhje të caktuar të sistemit nervor dhe vepron me dëshirë, Kjo,nga ana e vet,ndikon në lidhjen e një lloji dridhjesh rrymore të ngjashme në sistemin nervor të veprimit të padëshiruar dhe,në këtë mënyrë,e fut idenë në ndërdije si në mesin krijues.Mu kështu nga të menduarit lindin faktet objektive.

Secili mendim të lindur në vetëdije dhe të pranuar si të vërtetë,truri e përcjell ne plekusin solar – në trurin e ndërdijes,ku bëhet trupësimi i tij,gjegjësisht ku ai merrr formën e vet reale – konkretet.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 22.12.11 19:26

Inteligjenca e paskajshme fut brengën në trup

Po u morët pak me sistemin qelizor dhe strukturën e organeve,siç janë; syri, zemra, veshi, mëlçia, mëshikëza etj., do të vëreni se secili organ është i përbërë nga grupe qelizash që e përbëjnë intelegjencën grupore,sepse funksionojnë në mënyrë të përbashkët dhe janë në gjendje të marrin urdhëra dhe t’i kryejnë ato sipas sugjestioneve të mendjes qëndrore (të vetëdijes).

Me hulumtimin serioz të organizmit një qelizor do të zbuloni se ç’është duke u zhvilluar në tërë trupin tuaj të ndërlikuar.Edhe pse ai nuk ka organe,ofron prova të mjaftueshme për praninë e aksioneve dhe të reaksioneve mendore që kryejnë funksione femelore,si të lëvizurit,të ushqyerit të thithurit dhe të sekretimit.

Pohohet se njëfarë inteligjence e lartë përkujdeset për trupin e secilit prej nesh,mandje edhe nëse vetë ne plotësisht e lëmë pas dore. Kjo,sidoqoftë është e saktë,por problemi qëndron në faktin se vetëdija me të pesë shqisat e veta që reagojnë ndaj ngacmimeve të jashtme,gjithnjë inkuarohet dhe ndikon negativisht,e cila çon kah besimi i rrejshëm,kah frika dhe kah të menduarit sipërfaqësor. Po qe se me ndihmën e kushtëzimit psikologjik dhe emocional në ndërdije rrënjosen thellë; frika,besimi i rrejshëm dhe pikëpamjet mendore nevagtive,vetëdija thjesht është e detyruar të veprojë në pajtim me planin e imponuar negativ të sjelljes.

Ndërdija vazhdimisht vepron në të mirë të përgjithshme

Qenia subjektive e secilit prej nesh vazhdimisht punon në të mirë të përgjithshme,duke vënë në pah principin e lindur të harmonisë që gjendet prapa çdo gjëje në botë.Ndërdija disponon dëshirë të veten dhe ajo paraqet realitet të fortë.Veproni si gjatë ditës,ashtu edhe gjatë natës- e kërkuam ne apo jo këtë gjë nga ajo?Ndërdija është ndërtues i trurit tonë,mirëpo njëriu nuk është në gjendje ta shikojë,ta ndëgjojë a ta ndjejë këtë proces ndërtimor që zhvillohet në heshtje të plotë,jashtë ndikimit të shqisave tona.Ajo ka jetën e vet; gjithnjë synon kah harmoni,kah qetësia shpirtërore,kah shëndeti i mirë dhe kah rehatia.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 23.12.11 10:43

Si e pengon njeriu veprimin e principit të lindur të harmonisë?

Për të menduar ashtu si duhet,në mënyrë shkencore,patjetër duhet ditur të “vërtetën”.Ta dish të vërtetën,do të thotë të biesh në harmoni me inteligjencën e psakajshme dhe me fuqinë e ndërdijes. Secili mendim a vepër që nga mosdija apo qëllimisht del nga harmonia,sjell vetëm mospajtim,skamje dhe fatkeqësi.

Shkencëtarët thonë se secili njeri trupin e vet plotësisht e përtërin në çdo 11 muaj.Pra,secili prej nesh nga aspekti fizik është 11 muajsh.Po qe se trupit tuaj i shkaktoni dëm,duke ndjellur mendime të frikës, të hidhërimit,të xhelozisë ose të mosdisponomit,fajtorë të vetëm për këtë jeni vetë.

Njeriu është tërësia e mendimeve të veta.Secili është i aftë që të liroheni nga mendimet dhe, nga shfaqjet negative.Nga errësira lirohemi me anë të dritës; nga të ftohtit – me nxehtësi; nga mendimet negative – po qe se i zëvëndësojmë me ato pozitive. Ndiqeni pozitiven,ndërsa negativija do t’ju zhduke pa lënë gjurmë.

Pse është normale të jesh i shëndosh,vital dhe i fuqishëm?

I posalinduri mesatar ka shëndet të përkryer dhe të gjitah organet i funksionojnë në mënyrë të përsosur.Kjo është gjendje normale e qenies njerëzore.Secili do të duhej të përpiqej që ta ruajë një gjendje të tillë.Istikti i vetëruajtjes është instikt më i fortë i natyrës dhe paraqet vërtetësinë më të fuqishme,gjithëprezente e cila vepron pandërprerë dhe e karakterizon si çdo qenie tjetër,ashtu edhe njeriun. Andaj,është krejtësisht e qartë se mendimet,idetë dhe besimet e njeriut kanë potencialisht efekt dukshëm më të madh po qe se veprojnë në pajtim me principin jetësor të natyrshëm i cili tenton ta mbrojë dhe ta ruajë qenien njerëzore në të gjitha lëmenjtë e jetës. Nga kjo rrjedh se është shumë më e lehtë dhe më e sigut të përtërihen rrethanat normale të çrregulluara se sa të shkaktohet çrregullimi i tyre.

Sëmundja nuk është normale.Ajo që të thotë lëvizje e njeriut në kahje të kundërt të jetës,duke pasuar mendime negative gjatë kësaj kohe.Ligji i jetës është ligj i zhvillimit,aty domosdo duhet pasur edhe jetë; kudo që ka jetë, domodo duhet pasur edhe harmoni; kudo që ka harmoni, domosdo duhet pasur edhe shëndet të përsosur.

Po qe se mendimet i keni të përputhura me principin krijues të ndërdijes,qenia juaj e tërë paraqet pasqyrën e principit të natyrshëm të harmonisë.Po u ushqyet me mendime që nuk i përgjigjen principit të harmonisë, do të pikëlloheni dhe në fund do të sëmureni,si dhe po qe se nuk i largoni nga koka, ndoshta,edhe mund të vdisni.

Me rastin e shërimit është me rëndësi të shtoni sasinë e fuqive jetësore të ndërdijes që qarkullojnë nëpër sistemet e të sëmurëve.Kjo mund të arrihet duke larguar frikën, vështirësitë, brengat, xhëlozinë, urrejtjen dhe të gjitha mendimet tjera rrënuese që i shkaktërrojnë nervat dhe gjëndrat – indet trupore që e kontrollojnë mënjanimin e mbeturinave trupore.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 23.12.11 18:37

Shërimi i tuberkulozit të kurrizit

Në revistën “Nautilus”,në numrin e marsit të vitit 1917,u botua artikulli për një djalosh të sëmurë nga tuberkulozi i kurrizit,i cili kishte përjetuar shërim të mrekullueshëm.Ky djalosh,i quajtur Fredrik Elijas Endrius,më vonë u zgjodhë drejtor i njërit nga institucionet më të rëndësishme në Kabzas Siti.Mjekët, duke ia caktuar diagnozën,e patën shpallur si të pashërueshme.

Mirëpo,ai i ishte kthyer lutjes dhe,nga një djalosh i shtrmbëruar e i sakatosur që ecte këmbadoras, u rrit një njeri i fortë,i drejtë dhe i mjaf arsimuar.Në lutje të vet i kishte përfshirë të gjitha vetitë që dëshironte t’i kishte dhe disa herë në ditë përsëriste pohimin pozitiv vijues:”Unë jam i fortë,i aftë,me trup simetrik.E meritoj dashurinë. Jam i lumtur dhe i përkryer”

Me këtë lutje në gojë e përfundonte çdo ditë dhe fillonte çdo mëngjes.Pos kësaj,në mënyrë të ngjashme,ai lutej edhe për të tjerët,duke u kushtuar mendime në dashuri dhe në shëndet. Shndërrimi i tillë mendor dhe mënyra e lutjes së tij i kishte sjellë të mira të shumëfishta.Besimi dhe durimi më të cilat jetonte ia hapën thesarin e përsoshmmërisë.Sapo e ndjente fillonte kundërsulmin me anë të pohimit pozitiv.Mënyra e përshkruar e të menduarit nuk mbetej pa përgjigjen e ndërdijes. Pikërisht këtu qëndron edhe rëndësia e citatit të Biblës: “Shko lirisht! Feja jote të shpëtoi!”
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 23.12.11 19:23

Burimi në fuqinë e ndërdijes sjell shërimin

Një i ri ( i përcillte ligjërata e mia për fuqinë e ndërdijes) papritmas ishte sëmurë.Shumë shpejt kishte filluar ta humbte të parët.Mjeku i kishte rekomanduar operacion të menjëhershëm. Në lidhje me këtë dajaloshi kishte thënë vetes: “Ndërdija ime m’i ka krijuar sytë,ajo edhe do t’mi shërojë”.

Çdo mbrëmje,para se të shkonte për të fjetur,veten e vinte në gjendje meditimi,gjendje kjo e ngjashme mer të fjeturit.Gjatë kësaj, tërë vëmendjen e përqëndronte te mjeku i syve.Në të vërtetë, e paramendonte mjekun duke qëndruar para tij,si dhe duke i thënë: “Ka ndodhur çudia!” Po këtë fjali ai e dëgjonte shumë herë për çdo mbrëmje,para se ta zinte gjumi i thellë.Ditë pas ditësh ai e ndjente zhdukjen e simptomave të sëmundjes.Pas tri javësh e kishte vizituar oftalmologun e vet,i cili,pas kontrollit detal,i mahitur kishte thënë: “Kjo,është një çudi e vërtetë!”

Ç’i ndodhi në të vërtetë? Djaloshi ka pasur ndikim të fortë në ndërdijen e vet,duke përdorur personalitetin e mjekut si instrument, gjegjësisht si mjet për bindje dhe për bartje të idesë së dëshiruar. Ndërdija nuk ka mundur t’i mposhtë përsëritjet e pandërprera,pas së cilave qëndronin besimi e shpresa.Pra,ndërdija syrit ia ka kthyer shëndetin,thjesht,ka vepruar sipas metodës së përkryer të syrit që posedonte.Ky është edhe një shembull se besimi në fuqinë e ndërdijes sjell shërimin.

FAKTET MË TË RËNDËSISHME NGA KY KAPITULL

- Ndërdija është shërues i trupit të njeriut.Ajo punon gjatë gjithë ditës.Mendimet negative e pengojnë realizimin e formave jetësore të ndërdijes.

- Urdhërojeni ndërdijen që të gjejë përgjigjen rreth problemit që ju shqetëson.Gjithnjë veproni kështu para se të flini dhe përfgjigjia nuk do t’ju mungojë.
- Kujdesuni për mendimet tuaja! Secili mendim të pranuar si të vërtetë truri e dërgon ne pleksusin solar,prej nga është larguar vetëm një hap nga materializimi i tij.

- Duhet ta keni ndërmend se secili njeri është në gjendje ta ndryshojë veten,po qe se ndërdijes së vet ia dhuron planin e ri të personalitetit të vet.

- Ndërdija është gjithnjë e kthyer kah jeta.Ju duhet të merreni me vetëdijn;ndërdijen ushqejeni me qëndrime të vërteta.Ndërdija gjithnjë reprodukon mënyrën tuaj të të menduarit të zakonshëm.

- Çdo 11 muaj ju keni trup të ri.E ndryshoni atë duke ndryshuar mendimet tuaja dhe duke qenë të durueshëm gjatë këtyre ndryshimeve.

- Të jesh i shëndoshë është gjë normale.Nuk është normale të jesh i sëmurë.Secili prej nesh e ka të lindur principinë e harmonisë.

- Mendimet e kapluar a me xhelozi,me fikë,me brenga,me vështirësi i shkakërrojnë nervat dhe gjëndrat,duke shkaktuar sëmundje shpirtërore dhe trupore të të gjitha llojeve.

- Çdo gjë që konstatoni me vetëdije dhe e ndjeni si të vërtetë do të materializohet në mendjen tuaj,në trupin tuaj dhe në aktivitetet e veprimtarisë suaj.Mendoni në mënyrë pozitive si dhe vetes hapjani dyert e lumturisë në jetë tuaj!
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 24.12.11 11:30

SI TË ARRIHET REZULTATI I DËSHIRUAR

Shkaqt kryesore të mossuksesit të shërimit me ndihmën e lutjes janë mungesa e besimit dhe përpjekjet tepër të mëdha.Shumica prej nesh e prngojnë plotësimin e lutjes nga paaftësia për të kuptuar plotësisht mënyrën e veprimit të ndërdijes së vet.Në çastin kur ta kuptoni se si funksionon mendja juaj,veprimin e plotë e bëni dukshëm më të sigurt.Kurrë nuk duhet harruar faktin se ndërdija fillon ta kthejë idenë në vepër në çastin kur këtë ide e pranon dhe e përvetëson.

Për këtë qëllim ajo i përdor të gjitha fuqitë e veta të mëdha dhe i vë në lëvizje të gjitha principet shpirtërore të fshehura në thellësi të mendjessuaj.Rregulla e cekur vlen si për idetë pozitive,ashtu edhe për ato negative.Rrjedhimisht nga kjo,mendimet negative shkaktojnë pakënaqësi,mossuksese dhe tollovi,ndërsa mendimet konstruktive sjellin lirinë,qetësinë shpirtërore dhe sigurinë.

Pra,përgjigjja e saktë nuk do të mungojë po qe se idetë janë pozitive, konstruktive dhe përplot me dashuri.Kështu që,është e qartë se,me qëllim të pengimit të mossdiksesit,është e nevojshme veten të nxitet ndërdija për të pranuar idenë e caktuar si të vërtetë; ligji i mendjes njerëzore do të kujdeset për të tjerat.Kërkesën apo dëshirën tuaj thuajeni me besim dhe me vetëbesim – ndërdija do t’ju sjellë përgjigjen e kërkuar.

Po përdoret të ashtuquajturin detyrim mendor,me siguri se rezulltati do t’ju mungojë,sepse ndërdija nuk e duron detyrimin dhe nuk do t’i përgjigjet atij.Ajo reagon vetëm ndaj besimit dhe ndaj pranimit të vetëdijshëm.

Mos suksesi mund të jetë edhe si pasojë e pohimeve vijuese: “Gjërat po më vështirësohen;kurrë nuk do ta marr përgjigjen;s’ka rrugëdalje; shpresa më ka humbur përgjithmonë; nuk di ç’të bëj;jam plotësisht i hutuar etj”.Mos llogaritni në bashkëpunimin e ndërdijes,po qe se përdorni deklarime të tilla.Me ndihmën e tyre nuk do të ecni as përpara e as prapa ose,thënë më saktësisht nuk do të arrini askund.

Po qe se hyni në taksi dhe vozitësit brenda pesë minutash i jepni dhjetë adresa ai do të hutohet në mënyrë të pashpresë dhe,sipas të gjitha gjasave,do të refuzojë t’ju vozitë gjëkundi.Ngjashëm vlen edhe për ndërdijen.Domosdo duhet t’i formoni idetë e qarta në mendjen tuaj;patjetër duhet disponuar me definicionin e saktë të problemit.

Duhet pasur besim se zgjidhja pa dyshim ekziston;domosdo duhet ditur se çdo sëmundje ka shërim.Përgjigjen e saktë e di vetëm intelegjenca e paskajshme e ndërdijes.Kur në vetëdije formoni qëndrim të qartë dhe të caktuar pozitiv,ndërdija do të kuptojë se jeni të gatshëm dhe do ta fillojë aksionin e vet.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 25.12.11 13:24

Lehtësia e veprimit

Pronari i një shtëpie i bën vërejtje instaluesit të ujit se ia kishte marrë 200 dollarë më tepër për riparimin e bojlerit.Mjeshtri i përgjigjet:”T’i kam marrë 5 cent për vidhën e thyer,ndërsa 199 dollarë e 95 centi për faktin se di se ku qëndron problemi”

Ngjashëm me këtë,ndërdija është mjeshtër univerzal,i mençur e i gjithëdijshëm që i njeh të gjitha mënyrat e shërimit të çdo organi trupor ose të zgjidhjes së cilitdo problemi,afarist a individual. Mendoni për shëndet – ndërdija do t’ju sigurojë atë. Çelsi, megjithatë, është në të çlodhurit tuaj. Veproni me lehtësi! Mos u brengosni për detajet dhe për mejet – mendoni për qëllimin e fundit!

Ndjeni se problemi ju është zgjidhur,është njëdoj se a ka të bëjë me shëndetin,me paratë a me punën tuaj.Përkujtonini ndjenjat që ju kaplonin,për shembull,gjatë shërimit të ndonjë sëmundjeje të rënd që keni pasur.Kini ndërmend se ajo që jeni duke ndjerë është gurprovues i të gjitha aksioneve të ndërdijes.Secilin mendim të ri,së pari subjektivisht duhet ndier si të përfunduar,gjegjësisht jo si të ardhme të pasigurtë,por si të sotme të sigurtë.


Shfrytëzojeni imagjinatën në vend të forcës së dëshirës!

Kur i drejtoheni ndërdijes suaj,është e domosdoshme të liroheni nga shprehia e të kërkuarit ndihmë nga forca e dëshirës. Është e nevojshme të paramendohet dhe,në imagjinatën tuaj,të paraqitej qëllimi final – gjendja e të liruarit nga problemi.Intelekti gjithnjë do të përpiqet të dalë në plan të parë për të ofruar zgjidhjen e vet. Mirëpo,është e domosdoshme që ai të përjashtohet për të mbetur vetëm me njëfarë besimi të thjeshtë,ashtu siç beson fëmija në çudira. Parafytyroni sikur jeni liruar nga sëmundja a nga problemi që ju shqetëson! Paramendojini ndjenjat që përcjellin gjendjen e të liruarit ndaj asaj që synoni! Mos shkoni pas rrugëve të tepërta! Mënyra e thjeshtë është më e mira!

Si krijon çudira imagjinata e disiplinuar?

Imagjinata e disiplinuar,gjegjësisht imagjinata në baza shkencore, është mjet me ndihmën e të cilit arrihen reagime më të plota të ndërdijes.Siç është thënë më herët,ndërdija është ndërtuesi i trupit dhe mbikëqyrësi i të gjitha funksioneve të tij themelor.Në Bibël shkruan:”Atë që në lutje kërkon dhe së cilës ia kushton besimin,do t’i të jepet”. Të besosh do të thotë të pranosh faktin e caktuar si të vërtetë,gjegjësisht të jetosh në gjendje të vetëdijes që llogaritet si e vërtetë.Po ju shkoi për dore ta mbani një gjendje të tillë të vetëdijes,do ta përjetoni gëzimin e lutjes së plotësuar!
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 25.12.11 19:53

Tre hapa deri në sukse

Metooda lutëse përdoret sipas kësaj mënyre të veprimit:

- Vështrimi i problemit

- Orientimi kah zgjedhja e problemit,të cilin e njeh vetëm ndërdija juaj;

- Çlodhja me bindje të thellë se zgjedhja do të ketë përfundim pozitiv.

Mos e dobësoni fuqinë e lutjes suaj me fjalët: “Sikur të mundja t’ia gjejë barin sëmundjes sime?Shpresoj se do të shërohem” .Bindeni veten se situatën e keni në duart tuaja.Harmonia është në duart tuaja.Lejoni fuqinë e paskajshme shëruese të ndërdijes që t’ju shfrytëzojë si mjet për lirimin e fuqisë së vet!

Mendoni për shëndet të mirë! Binduni për këtë! Pastaj,çlodhuni plotësisht! Hiqni dorë nga cetja! Duke u çlodhur ju e futni idenë në ndërdije dhe ia mundësoni energjisë kinetike të kësaj ideje të sjellë rezultate të dëshiruara, gjegjësisht realizi konkret të vetvetes.

Ligji i përpjekjes reciproke,si dhe pse efekti është i kundërt me dëshirën?

Psikologu i njohur francez,Kue,ligjin e përpjekjeve reciproke e difinoi kështu: “Nëse dëshira dhe imagjinata janë në kundërshtim reciprok,kjo e fundit patjetër korr fitore”. Po qe se,p.sh.,prej jush kërkohet të ecni nepër dërrasën e shtruar në tokë,me siguri se detyrën do ta kryeni pa vështirësi.

Por,nëse paramendojmë se dërrasa vendoset midis dy muresh,në një lartësi prej dhjetë metrash, a do ta bënit mandje edhe një hap në rast të tillë?

Dëshirës për të provuar do t’i kundërvihej imagjinata,gjegjësisht frika nga rrëzimi.Do të triumfonte ideja më e fortë – ndjenja e rrëzimit dhe e përjetimit të lëndimit.Pra dëshira,qefi,gatishmëria, përpjekja për të ecur nëpër dërras kthehen kundër vetvete,ndërsa ideja më e fortë (ndjenja e rrëzimit)pranon ngacmimin plotësuse – nxitje plotësuese.

Ngarkesa mendore gjithnjë kthehet kundër vetvetes,duke mos gabuar ndaj qëllimit të dëshiruar. Ndjenja e paaftësisë për t’i ndihmuar vetvetes në rrethanat e caktuara e vërshonë tërë mendjen sepse ndërdija gjithnjë është nën kontrollin e idesë më të fortë. Pra, ndërdija,nga dy parakushtet që i kundërvihen njëra – tjetrës, e përvetëson më të fortën.

Po qe se thuani: “Dëshiroj të shërohem,por nuk jam iaftë ta bëj këtë; Jam duke u munduar ; e detyroj veten për t’u lutur ; jam duke përdorur tërë forcën e dëshirës që kam”,patjetër duhet qenë të vetëdijshëm për faktin se gabimi kryesor qëndron në mundin që harxhoni.

Asnjëherë mos provoni që me forcën e dëshirës ta detyroni ndërdijen tuaj për të pranuar idenë e sugjeruar.Përpjekjet e tilla dënohen me disfatë,ndërsa efekti i tyre është e kundërta e asaj që dëshironi.

Ja një shembull krejtësisht të zakonshëm:Studentëve,gjatë kohës së provimeve, shpeshherë ungjan që për momenti t’u largohet e tërë dija. Nuk u kujtohet asgjë dhe,sa më tepër që përpiqen a orvaten, përgjigjet aq më tepër u largohen.

Mirëpo,në çastin kur dalin nga provimi, lirohen nga ngarkesa mednore,ndërsa të gjitha përgjigjet e kërkuara befas u kthehen në mendjen e tyre.Shkaku i mossuksesit qëndron pikërisht në këmbënguljen e tyre për t’u kujtuar.Ky është shembull i veprimit të ligjit të ngarakesës reciproke.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 25.12.11 21:50

Konfliktin ndërmejt dëshirës dhe imagjinatës duhet zgjidhur patjetër

Të përdorurit e detyrimit mendor do të thotë të paramendohet se ekziston edhe diçka që i kundërvihet.Kur problemi përqëndrohet në mjetet për tejkalimin e tij,mendja juaj më nuk ndalet para pengesave të menduara.Ungjilli sipas Mateut(18:19) thotë: “Prapë po ju them: nëse dy vetë prej jush këtu mbi tokë,të një mendimi luten për çfarëdo sendi,Ati im që është në qiell,do t’ju japë”. Cilët janë këta dy vetë? Nërastin tonë në fjala është për bashkësinë harmonike ose për lidhjen midis vetëdijes dhe ndërdijes përkitazi me cilëndo ide,dëshirë a përfytyrim.

Lutja do të plotësohet,por vetëm nëse nuk ka marrëveshje ndërmjet dy lëmenjve të mendjes së njeriut.Dy anë që i cek Ungjilli mund të kenë domethënien e mendimit dhe të ndjenjës,të idesë dhe të emocionit,të dëshirës dhe të imagjinatës.

Konfliktit ndërmjet dëshirës dhe imagjinatës do t’i ikni,po qe se shpirtërisht çlodheni,si dhe po qe se, në kotje,deri në minimum e pakësoni çdo ngarkesë mendore dhe trupore.Në këtë gjendje vetëdija mbetet në plan të dytë dhe kjo është koha më e volitshme për të futur idenë e dëshiruar në ndërdije. Në raste të tilla ndërdija energjikisht shpërthen në plan të parë.

E njëjta gjë ndodh me te menjëherë posa të zgjoheni.Mendimet negative dhe përfytyrimet që tentojnë ta bëjnë të dyshimtë a ta eliminojnë dëshirën,si dhe ta ndalojnë depërtimin e saj në ndërdije në momente të tilla nuk vijnë në shprehje.Në çastin kur e paramendoni realitetin e dëshirës së plotësuar dhe kur ndjeni kënaqësi pëe arritjen e qëllimit,ndërdija fillore t'jua realizojë atë.

Shumë njerëz dilemat dhe problemet e veta i zgjedhin me ndihmën e lojës që kontrollohet, udhëzohet dhe disiplinohet me imagjinatë,duke ditur mirë se çdo gjë të paramendojnë dhe që ndjejnë si të vërtetë do ta marrë formën e saj materiale,mundësisht ose patjetër.

Të cekim shembullin e një vajze,e cila,në mënyrë të vet specifike, tejkaloi konfliktin ndërmjet dëshirës dhe imagjinatës.Duke u gjendur para këtij problemi të ndërlikuar ligjor,ajo kishte dëshirë të madhe për të gjetur zgjidhje të pajzueshme,mirëpo kurrsesi nuk arriti t’i mposhtë mendimet për debakël,për bankrotim dhe për varfëri.Fjala ishte për një proces gjyqësor të ndërlikuar,me shtyrje të njëpasnjëshme dhe pa zgjedhje të dukeshme.

Sipas këshillës sime,vajza,mu para se të shkonte për të fjetur,e vinte veten në gjendje kotjeje,duke paramenduar përfundimin e dëshiruar të gjykimit,si dhe dukeu përpjekur që ta ndjejë atë si të vërtetë.Ishte vetëdijshme se patjetër duhej arritur pëlqimi ndërmjet imagjinatës dhe dëshirës.Në mendjen zhvillonte biseda të gjalla me avokatin e vet,kinse i parashtronte pyetje,ndërsa prej tij merrte përgjigje plotësisht të caktuara.Avokati kinse pandërprerë i përsëriste fjalët: “Gjetëm zgjidhje të përkryer dhe të pajtueshme;bëmë ndarje jashtëgjyqësore” .

Gjatë ditës,kur mendjen ai kaplonte frika,ajo përsëri e lëshonte filmin mendor duke përjetuar me po aq gjallëri dhe realitet sikurse në ëndërr.Së shpejti,pa kurrfarë vështirësie,arrinte suksese që ta parandjenjte zërin e avokatit,ta përfytyronte fytyrën e tij,buzëqeshjen lëvizjet.Kështu që,filmi i përshkruar ishte bërë pjesë e përditshmërisë së saj – vendstrehim i zakonshëm i mendjes së saj.

Pas ca javësh,atë e kishte thirrur avokati i vet dhe,në realitet objektiv,kishte vepruar pikërisht ashtu siç kishte ndjerë vajza më herët dhe ashtu siç e kishte paramenduar realitetin.

Mu për këtë ka menduar edhe autori i psalmeve bibilike kur shkroi: “Të pëlqefshin,o Zot,(ligji i ndërdijes),fjalët e gojës sime para teje (mendimet, parafytyrimet, mirësinë si të tillë), edhe mendimi i zemrës sime (ndjenjat, natyre, karakteri),o Zot,Ndihmësi im e Shëlbyesi im (fuqia e aftësia dhe mençuria e ndërdijes shëron nga sëmundjet dhe liron nga mjerimi a varfëria!” (Psalmi,19:15)


Ç’DUHET MBAJTUR MEND?

- Detyrimi mendor dhe mundi i tepruar mundësojnë që në plan të parë të shpërthejnë frika dhe ngarkesa psikike,gjë që pamundëson gjetjen e përgjigjes,Gjithnjë veproni në mënyrë të lehtë!

- Ndërdija fillon të materializojë idenë vetëm nëse jeni të çlodhur dhe nëse i lejoni asaj që idenë së pari ta përvetësojë plotësisht.

- Mendoni dhe planifikoni,pavarësisht nga metodat tradicionale! Duhet pasur ndërmend se çdo problem ka zgjidhje.

- Mos u brengosni shumë për punën e zemrës,të mushkrive a të ndonjë pjese tjetër të anatomisë suaj!Mbështetjuni ndërdijes suaj dhe rikujtojeni sa më shpesh faktin se inteligjenca e paskajshme do të ndërmarrë çdo gjë që është e nevojshme.

- Ndjenja e shëndetit sjellshëndet;ndjenja e pasurisë sjell pasuri.Po ju,ç’ndjeni?

- Imagjinata është armë juaja më e fortë- vetia juaj më e fuqishme.Paramendojeni të mirën dhe pozitiven!Njeriu është i tillë çfarë mendo se është.

- Në gjendje kotjeje,ju i shmangeni konfliktit midis vetëdijes dhe ndërdijes.Mu para gjumit paramendojeni dëshirat si të plotësuara.Gjatë kësaj,këmbëngulni! Flini të qetë dhe zgjohuni të gëzuar!
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 13.01.12 20:42

FUQIA E NDËRDIJES DHE TË PASURIT

Po qe se kevi rënë në vështirësi financiare,përkatësisht po qe se nuk ia dilni në skaj,do të thotë se nuk keni pasur sukses ta bindni ndërdijen tuaj se gjithnjë do të keni para të mjaftuara e mandje,edhe do t’ju teprojë diçka.

Sigurisht njihni shumë njerëz,të cilët,duke punuar mund të ëndrrohen.Mos arrrijnë të fitojnë shuma të mëdha parash që vetëm të ëndrrohen.Mos u besoni fjalëve se mënyra e vetme për t’u pasuruar është puna e rënd dhe përpjekjet e mëdha.Kjo nuk është e saktë,sepse rruga më e mirë është rruga e pangarkuar dhe e pamundimshme.Punoni vetëm atë që dëshironi të punoni dhe bëjeni me dashuri e me kënaqësi!

Një i njohuri imi fiton afro 750 mijë dollarë në vit.Vitin e kaluar,nëntë muaj i kaloi duke shetitur nepër botë.Më kishte thënë se ai i shkoi për dore ta bindte ndërdijen e vet se vërtet vlen po as sa fiton.Më kishte thënë mandje se edhe shumica e nënpunësësve të kompanisë së tij mezi fitojnë diku rreth 100 dollarë në javë,ndërsa punën e njohin dukshëm më mirë se ai.Por, ata,thjesht,nuk kanë ambicie,nuk kanë ide krijuese dhe,ç’është më me rëndësi,nuk u interesojnë çudirat që mund t’u sjellë ndërdija.

Pasuria buron nga mendja

Pasuria është gjendje e rëndomtë e ndërdijes dhe kjo është e bindur se posedon pasuri. Askush nuk mund të bëhet milioner duke bërtitur:“Unë jamë milioner,unë jam milioner!” Deri te një ndërdije e pasur mund të arrihet me vendosmëri sistematik,si dhe me durim të idesë për pasuri dhe të pasurimit në sferën tuaj shpirtërore.

Burimi i padukshëm e ndihmës

Problemi i shumtë i njerëzëve është se nuk posedojnë burimin e ndihmës së padukshme. Po u shkoi huq ndonjë punë,bursa u falimenton,u humbin paratë e investuara dhe plotësishtë mbesin të pa ndihmë.Pasiguria e tillë jetësore është pasojë e faktit se njerëzit e tillë nuk dinë ta shfrytëzojnë ndërdijen e tyre.Me fjalë të tjera,ata nuk i kanë të njohur burimet e veta të pashterrshme.

Njeriu,shpirti i të cilit shumë lehtë kaplohet nga frika e varfërisë,gjithnjë do të jetojë në varfëri;njeriu, shpirti i të cilit është i mbushur me ide të pasurisë,gjithnjë do të ketë çdo gjë që i nevojitet.Askush nuk është i dënuar që të jetojë në mjerim.Gjithkush mund të ketë pasuri dhe çdo gjë që i nevojitet,bile edhe shumëçka t’i teprojë.Fjalët,janë në gjendje t’ju pastrojnë mendjen nga mendimet e gabuara dhe,në vend të tyre,t’ju vendosin mendimet të drejta.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 14.01.12 11:41

Metoda ideale e formimit të ndërdijes së pasur

Të paramendojmë se duke lexuar këta rreshta thuanui: “Kam nevojë për pasuri dhe për sukses”.Ja se ç’do të duhej të bëni me atë rast: Tri a katër herë në ditë, nga pesë minuta,përsëriteni Fjalët PASURI,SUKSES.Këto fjalë kanë forcë të jashtëzakonshme; paraqesin fuqinë e brendhshme të ndërdijes suaj.

Mendjen tuaj lidheni me fuqinë që e posedoni në thëllësinë tuaj dhe ajo me synimet tuaja do ta frymëzojë materializimin.Pra ,nuk ka të bëjë me thënien tuaj: “Jam i pasur”, por me atë se pasuria duhet bazuar në fuqitë që vërtetë ekzistojnë ne veten tuaj. Nuk ka konflikt në mendjen tuaj kur thuani:PUSURIA.Po qe se gjatë një kohe të duhur mbani idenë e pasurisë në vetëdije, do të fillojë t’ju kaplojë edhe ndjenja e thellë e llojit të njejtë.

Ndjenja e pasurisë krijon pasuri,këtë duhet pasur ndërmend gjithnjë.Ndërdija i ngjan bankës: është një lloj institucioni i përgjithshëm financiar.Çdo gjë që depononi, gjegjësisht që ngulitni në te, ajo do ta shtojë edhe do ta shumëzojë atë,pavarësisht se a ka të bëjë me idenë e pasurisë a me atë të varfësisë.Përcaktohuni,pra,për pasurinë!

Përse pohimi rreth psurisë mbetet pa përgjigje?

Gjatë 25 vjetëve të fundit,shumë njerëz më janë ankuar se si me javë e muaj të tërë i përsëritin: “Jam i pasur,kam karierë të sukseshme”, po mbesin pa kurfarë rezultatesh. Kam konstatuar se, edhe pse thonë se janë të pasur dhe të sukseshëm, në thellësi të vet, ata, megjithatë,ndjenin se kjo nuk ishte e vërtetë,se e mashtronin veten.

Një i njohur në besim më kishte thënë: “Përsëritja se jam i sukseshëm derisa nuk lodhesha.Mirëpo,gjendja vetëm më keqësohej.Në momentin kur e shqiptoj këtë pohim, e kisha disi shumë të qartë se ai nuk ishte i vërtetë”.Pra,vetëdija e dëbonte pohimin pozitiv,ndërkaq ndërdija realizonte diçka që kishte përmbajtje krejtësisht të kundërt.

Është e qartë se pohimi pozitiv ka sukses vetëm po qe se është saktësisht i caktuar dhe po qe se nuk shkakton konflikt mendor – kundërthënie.Ndërdija pranon vetëm atë që ndjeni si të vërtetë reale,si dhe mbetet indiferente apo reagon në mënyrë të kundërt ndaj fjalëve a pohimeve boshe.Ndërdija gjithnjë e pranon vetëm idenë më të fortë – besimin me të fortë.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Lapsi 14.01.12 12:45

PO PER TE FITUAR FUQI TE MBINATYRSHME FUNKSIONON DHE PER SA KOHE MUND TE FUNKSIONOJE
Lapsi
Lapsi

67


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 15.01.12 11:53

Si t’i largojmë konfliktin medor?

Ja teknika ideale për tejkalimin e konfliktit mendor,po u gjendet në vështirësi financiare: Shpesh,e sidomos mu para se të shkoni në fjetje thuajeni këtë pohim praktik: “Ditën dhe natën kam sukses në të gjitha lëmenjtë e interesimeve të mia”.Ky pohim nuk do të shkaktojë kurrfarë kundërshtimi,sepse nuk u kundëvihet mbresave të ndodhura në ndërdije.

Një afarist,përshkrimet financiare të të cilit tregonin humbje dhe të cilin ky fakt e brengoste pa masë,e këshillova që me rehati të vendosej për t’u çlodhur në zyrë të vet dhe me zë të lehtë disa herë ta përsëriste këtë fjalë: “Shitja e prodhimeve të mia për çdo ditë vjen duke u shtuar”.Ky pohim vuri në rend bashkëpunimin e çrregulluar midis vetëdijes dhe ndërdijes,ndërsa rezultati nuk mungoi.

Mos i nënshshkruani çeqet “bianko”

Të thuash:Është koha e skamjes;do ta humb shtëpinë për shkak të faturave të papaguara; hipoteka është ngarkesë e padurueshme për mua –do të thotë të nënshkruash çekun “bianko”.Me fjalë të tjera,po qe se ju kaplon frika për ardhmërinë,do t’i tërhiqni të gjitha vështirësitë dhe do ta nënshkruani çekun “bianko” për problemet që mund t’ju pasojnë.

Ndërdija do t’i pranojë të gjitha frikësimet dhe deklarimet tuaja nehative si kërkesa tuaja dhe, pikërisht sipas përmbajtjes së tyre,me tërë fuqinë e vet do të përpiqet t’jua vërshtirësojë jetën me pengesa,me shtrëngime psikike,me shtyrje të veprimit dhe me privime të të gjitha llojeve.

Ndërdija siguron inters mbi interes

Ai që në shpirt kultivon ndjenjln e pasurisë,do të këtë pasuri te re.Ndërsa,ai që në shpirt mban ndjenjën e privimit do të ballafaqohet me skamje të reja.Ndërdija shumëfishon dhe shton çdo gjë që deponohet në te.

Për çdo mëngjes,me të zgjuar nga gjumi,mendjen tuaj ushqejeni me mendime për suksese, për lumturi,për mirëqenie dhe për paqe!Përpiquni që përmbajtjet e tilla të mbesin sa më gjatë në mendjen tuaj,si dhe rikujtojini ato sa më shpesh!Mendimet konstruktive me siguri do të jenë në gjendje të depërtojnë në ndërdijen tuaj dhe do të prodhojnë efekt të dëshiruar.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 15.01.12 12:09

lapsi shkruajti:PO PER TE FITUAR FUQI TE MBINATYRSHME FUNKSIONON DHE PER SA KOHE MUND TE FUNKSIONOJE

I nderuar lapsi së pari po ju tregoj se ndërdija i aktivizon forcat e Natyrshme që i posedojm secili prej nesh dhe që janë të "fjetura" thellë në ndërdijen tonë.

Me aktivizimi e këtyre forcave (mekanizmave) nuk do të thotë se do të kemi forca të Mbinatyrshëm, por forca të natyrëshme sepse ato ekzistojnë në secili prej nesh.... nuk ka asgjë jashtë mbrendësisë tënde....sikur shembulli i pc-së gjitha programet që i dim ne (na janë të njohtur për ne) dhe ato që nuk i dimë janë të instaluar në pc dhe nepër mes tyre pc-ja jonë fuksionon... do të thotë se edhe në brendësin tonë janë të instaluar të tilla "programe" dhe se na vetëm duhet të dim si ti aktivizojm dhe ti vejmë në fuksion që të funksionojnë me optimalisht.

Mendim Kinetik që i afron vetëdija ndërdijes është si një ta quajm kushtimisht një program "Clenar" apo Tunap që i shlyehen rregjistrat (mendimet) të infektuara (negative) dhe i bën më optimale për fuksion pra një lloj defragmentizimi... më fal në qoftës nuk kam mundur të sqaroj më mirë...

me respekt fakiri
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 15.01.12 18:21

Përse rezultati mungon?

Shpesh i dëgjoj njerëzit duke thënë:“Vallë,shumëherë e përsërita dëshirën time,por rezultat nuk pata – asgjë e re nuk ndodhi”. Rezultati gjithnjë do t’ju mungojnë,sepse,pa kaluar as dhjetë minuta nga çasti kur e shqiptoni fjalinë e duhur,ju lejoni që t’ju kaplojë frika,e cila neutralizon në tërësi veprimet e asaj që thuani.Kur e hedhni farën në arë, mos pritni se do të korrni gjë,po qe se së shpejti e nxirrni atë nga toka.Lëreni atë që t’i lëshojë rrënjët dhe të rritet pa pengesa.

Kurrë mos thuani: “Nuk kam para për të paguar fakturën”.Në vend të kësaj,posa t’ju paraqitet ajo “nuk kam”,ndaleni shpejt të menduarit dhe koncentrohuni në ndonjë pohim konstruktiv,si për shembull: “Ditë e natë arrij suksese në të gjitha lëmenjtë e interesave të mia”.

Burimi i vërtetë i pasurisë

Ndërdijes kurrë nuk imungojnë idetë e reja dhe të drejta.Ajo disponon me një numër të pakufizuar paramendimesh, të gatshme që në shumë mënyra të sëndërrohen në para të thata dhe të futen në portofolin tuaj.Procesi i tillë rrjedh pavarësisht nga falimentimi i mundshëm i bursës lokale ose nga rrënia e vlerës së devizave.

Sasia e pasurisë suaj asnjëherë nuk varte nga sasia e obligacioneve,e letrave me vlerë dhe e të hollave me të cilat dispononi. Këtu janë pyetje vetëm simbolet e domosdoshme dhe të lëverdishme,natyrisht,por,megjithatë,vetëm simbole. Pra,të theksojmë edhe një herë se po qe se e bindni ndërdijen tuaj se pasuria vërtetë gjendet në duart tuaja dhe e gjatë tërë jetës ju do të dispononi me te,pa kurrfarë dyshimi,atrë me të vërtetë do ta keni në dorë,pa marrë parasysh formën realizuese.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 16.01.12 10:38

Të jetuarit zgriptas

Shumë njerëz pohojnë se si e çojnë zgriptas.Në raste të tilla fitohet përshtypja se obligimet e veta ata i kryejnë me vështirësi të mëdha dhe me luftë.A keni dëgjuar ndonjëherë se për çka bisedojnë këtë njerëz?-Ata kryesisht i çajnë hallet e veta,duke folur për vësjtirësitë dhe për brengat e tyre.

Vazhdimisht i gjykojnë ata që kanë arritur suksese dhe që u ka shkuar për dore të ngriten nga të tjerët.Pra,ata,me gjasë, thonë: ”Ai ka shumë lidhje dhe njoftësi; është i pa skrupuj dhe mashtruese etj”. Mu për këtë,ata jetojnë në skamje,sepse gjykojnë pikërisht atë që e dëshirojnë edhe për vete. I kritikojnë të afërmit që janë në gjendje ekonomike më të mirë se ata,dhe këtë,thjesht,vetëm ngase ua kanë zili për mirëqenien,si dhe për pasurinë që kanë.

Pengesa e zakonshme e të pasuruarit

Shkaku i skamjes,gjegjësisht i mungesësë së pasurisë në jetën e shumicës është një ndjenjë e caktuar që quhet zili. Kur e shihni, p.sh.,ndonjë koleg tuajin duke deponuar shumë të madhe parash në bankë,ndërsa ju keni dispozicion një shumë minimale,a nuk ju ngjall kjo zilinë? – Ndjenjën negative do ta tejkaloni nëse vete thuani: “Mrekulli,më gëzoi shumë suksesi i tij; i dëshiroi pasuri edhe më të madhe”.Po e lejuat që mendja t’jua kaplojë zilia,do të bini në pozitë tejet të pavolitshme.

Kështu që,pasuria në vend se të grumbullohet,përkundrazi do të derdhet nga ju.Nëse herdokur ndjeheni të hidhëruar a të pakënaqur me suksesin e dikujt tjetër,përpiquni që me shpejtësi t’i largoni mendimet e tilla,si dhe atij dëshironi pasuri edhe më të madhe. Në këtë mënyrë do t’i neutralizoni mendimet tuaja dhe do të nxitni grumbullimin e pasurisë në posedim tuajin.

Eliminimi i pengesës së pasurimit

Po qe se jeni të brengosur ose të pakënaqur për faktin se dikush pasurohet në mënyrë të pandershme,atëherë pa kurrfarë dileme duhet ta ndërpritni atë.Duhet pasur ndërmend se personi i tillë është duke keqpërdorur ligjin e ndërdijes, ligj ky i cili më në fund do të përkujdeset që ndaj këtij personi të aplikohet dënimi i merituar.

Prandaj,kurrë mos i kritikoni të tjerët.Mbani mend se pengesa për t’u pasuruar gjendet në mendjen tuaj. Ju jeni në gjendje ta eliminoni atë,mandje duke menduar në mënyrën pozitive për të gjitha ata që ju rrethonjë.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 16.01.12 18:55

Njeriu mund të pasurohet në gjumë

Për çdo natë,mu para gjumit,ushtrojeni këtë teknik; Me zë të lehtë,qetë dhe me bindje përsëriteni fjalën PASURI.Kjo fjalë le t’ju shërbejë si ninullë.Rezultati do t’ju mahitë.Për një kohë të caktuar pasuria do të fillojë t’ju grumbullohet në ndonjërën nga format e ndryshme të saj.Fuqia e merekullueshme e ndërdijes përsëri është në veprim.

KËRKONI MBËSHTETJE TE FUQITË E NDËRDIJE

- Vendosni që të pasuroheni në mënyrë sa më të lehtë,duke u shërbyer me ndërdijen tuaj,e cila asnjëherë nuk do t’ju tradhëtojë.

- Po u përpoqët të grumbulloni pasuri duke punuar punë të rënda,atëherë jeni në rrugën më të mirë për t’u bërë banori më i pasur i varrezave më të afërta.Nuk ka nevojë të punoni si rob.

- Pasuria është vërtetim i ndërdijes.Krijoni idenë e pasurisë në të gjitha poret e mendjes suaj!

- Problemi kryesor i shumicës së njerëzve që qëndron në faktin se nuk posedojnë mjete.

- Gjatë pesë minutave,mu para fjetjes,përsëriteni lehtë dhe në qetësi fjalën PASURI. Ndërdija juaj do të përkujdeset që pasuria vërtet të bëhet pjesë e përvojës suaj.

- Ndjenja e pasurisë prodhon pasuri të re.Këtë mbani mend gjithnjë!

- Vetëdija dhe ndërdija domosdo duhet të bashkëpunojnë.Ndërdija pranon vetëm atë që vërtet e ndjeni si reale.Ajo gjithnjë pranon vetëm idenë më të fortë.Prandaj,ideja më e fortë do të duhej të ishte PASURIA e assesi VARFËRIA.

- Në qoftë se e përsëritni shpesh pohimin:“Gjatë ditës dhe natës arij suksese në të gjitha fushat e interesave të mia”,atëherë do t’i tejkaloni konfliktet mentale rreth pasurisë.

- Rriteni fitimin tuaj duke përsëritur:“Çdo ditë gjithnjë e më tepër jam duke fituar,duke përparuar, duke shtuar pasurinë,si dhe duke u bërë gjithnjë e më i pasur."

- Pushoni së nënshkruari çeqet “bianko”,siç janë:“Nuk kam mjete të mjaftuara.Jetoj në skamje,etj”.Pohimet e tilla i shtojnë dhe i shumëfishojunë humbjet në të gjitha fushat.

- Në ndërdijen tuaj depononi mendime për përparim,për lumturi,për pasuri dhe për suksese – do të keni interes mbi interes.

- Kurrsesi nuk do të guxoni ta vëni në dilemë atë që vetëm disa çaste më parë e keni pohuar me vetëdije,sepse në atë mënyrë vetëm do ta neutralizoni efektin e pohimit pozitiv.

- Burimi i vërtetë është ideja e mmedjes suaj.Ndëdija gjithnjë do t’ju japë idenë e duhur,mandje edhe atë që vlen një milionë dollarë.

- Zilia dhe xhelozia janë pengesat më kryesore të rrugës së pasurimit.Le t’ju gëzojë mirëqenia e të tjerëve.

- Pengesat e të pasurit gjendet në mendjen tuaj.Eliminojeni se të duke menduar në mënyrë pozitive për të gjithë ata që ju rrethojnë!
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 21.01.12 23:29

SECILI KA TË DREJTË TË JETË I PASUR

E drejtë e juaja është për të qenë i pasur.Njeriu lind dhe ekziston për të jetuar i lirë,i lumtur,i kënaqur dhe me begati. Prandaj,secili,pra edhe ju,do të duhej të dispononi sasi të mjaftueshme parash për të çuar jetë të plotë dhe të lumtur.

Njeriu jeton për t’u rritur,për t’u zhvilluar dhe për t’u zgjeruar si për nga aspekti i vet shpirtëror e mendor,ashtu edhe për nga ai material.Është e drejtë e patjetërsuar e njeriut t’i tregojë aftësitë e veta në të gjitha lëmenjtë dhe në të gjitha fushat e ekzistencës së vet. Veproni në atë mënyrë që të jeni të rrethuar nga bukuria,nga harmonia dhe nga begatia.

Pse të kënaqeni me pasuri minimale,kur mund të kënaqeni me pasuri të shumëllojshme që ju furnizon ndërdija juaj?-Në këtë kapitull do të mësoni mënyrën për t’u bërë me para,për të pasur gjithnjë më tepër se sa ju nevojitet.Dëshira për pasuri është dëshirë për një jetë më të plotë,më të lumtur dhe më të bukur.Kjo është tendencë e tërë gjithësisë,e cila nuk është vetëm pozitive,por jashtëzakonisht pozitve.

Paratë janë simbol

Paratë janë mjete shkëmbimi.Ato jo vetëm që zgjidhin problemin e varfërisë,por paraqesin edhe mundësinë për bukuri, për komodtet,për begati dhe për plotësimin e prekseve të ndryshme luksoze.Njëkohësisht,parat janë simbol i shëndetit ekonomik të secilit shtet. Njeriu është i shëndoshë nëse nëpër trupin e tij gjaku qarkullon pa pengesa, ndërsa është i shëndoshë ekonomikisht nëse ne jetën e tij paratë qarkullojnë pa pengesa.

Sëmundja ekonomike lajmërohet në çastin kur njeriu fillon t’i tubojë paratë,t’i fshehë ato nepër arkëza dhe kur frikësohet për secilin metelik.Gjatë shumë shekujsh paratë kanë ndryshuar formën e tyre si mjet shkëmbimi.Ato janë përdorur në formë krype,në formë kokrrash të ndryshme,në formë stolish të ndryshme etj.Në fillet e para të historisë, pasuria matej me numrin e dele ose të lopëve që kishte ndonjë pronar.

Sot përdorimi valutat kombëtare dhe instrumentet tjera financiare;p.sh.,shumë më lehtë është të plotësohet çeku se sa të bartete me vete një numër i caktuar delesh dhe me to të paguhen faturat.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 21.01.12 23:31

Si ta gjejmë rrugën vezulluese të pasurisë?

Njohja e fuqisë së ndërdijes është mjeti më themelor dhe më i rëndësishëm.Ajo do t’u mundësojë gjetjen e rrugës së pasurisë të cilido lloji; të pasurisë shpirtërore,të pasurisë mendore a të asaj finaciare.Ai që e njeh ligjin e ndërdijes,është i sigurt se gjithnjë do të ketë çdo gjë në sasi të mjaftueshme,pavarësisht nga situata momentale ekonomike, pavarësishtë nga baticat dhe zbaticat në tregun e letrave me vlerë, pavarësishtë nga krizat, grevat,nga luftërat dhe ngjarjet e ngjash,e të parapara.

Arsyeja e kësaj qëndron në faktin se njeriun i tillë ndërdijes ia ka përcjellë idenë e psurisë dhe, më tej ajo vetë kujdeset për ta furnizuar atë më çdo gjë. Ai e ka bindur veten se paratë pandeërprerë grumbullohen dhe pa pengesa qarkullojnë në jetën e tij.

Kështu që në çdo kohë nga dikah derdhen edhe ato në sasi të mjaftueshme. Megjithëse, ndoshta qysh nesër mund të vijë deri te falimentimi i përgjithshëm ekonomik,me ç’rast e tërë pasuria,do t’i zhvlerësohej;ai fare nuk brengoset,sepse ndërdija e tij do të kujdeset që pasuria,në ndonjë formë të re,përsëri t’i vihet në dispozicion.

Përse nuk keni para?

Derisa jeni duke lexuar këtë kapitull ju,me gjasë,i thuani vetes:“Unë paguhem më pak se sa punoj”. Mendoj se shumica e njerëzve marrin pagë jo të mjaftuar për punën e vet. Njëra nga arsyjet për të cilat shumica janë të pakënaqurë me të ardhurat personale është edhe fakti se ata paratë i gjykojnë, i urrejnë,i quajnë të padenja.

Ndaj parave sillen si ndaj “një gjëje të ndytë” dhe thonë se gjoja “dashuria ndaj parave është rrënja e të gjithë të këqijave”.Pos kësaj, shumë kush kuëtivon ndjenjën e fshehtë gjoja se varfëria është virtyt.Pikëpamja e këtillë e ndërdijes,sipas gjasave, lind që në fëmijëri të hershme,si pasojë e edukimit të gabuar a si pasojë e besimit të kotë ose, ngandonëherë,edhe si rezultat i keqkuptimit të dorëshkrimeve fetare.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 23.01.12 23:25

Paratë dhe jeta e baraspeshuar


Një herë një i njohur më kishte thënë:”E ka pasur puna ime,paratë më asgjë nuk paraqesin për mua. Ato janë shkaktarë të çdo të keqeje në botë”.Një thënie e tillë me sa shihet del nga mendja e çrregulluar – neurotike.Por,nga ana tjetër,dashuria ndaj të hollave,e cila nuk i lë vend asgjëje tjetër, çon ka një destabilizim tjetër i baraspeshës mendore.

Fuqinë duhet përdorur në masë të caktuar.Është e vërtetë se shumëkush ëndrron për pushtet,e shumë të tjerë për para të shumta. Po qe se përcaktoheni vetëm për paratë dhe vazhdimisht përsëritni: ”Paratë janë çdo gjë që dëshiroj;tërë kujdesin dhe energjinë time ia falë grumbullimit të parave dhe asgjë tjetër,për mua nuk ka rëndësi”.

Ndoshta para do të keni mjaft,por me siguri se do të humbni shumëçka,në anën tjetër,do ta harroni domosdoshmërinë e të jetuarit të baraspeshuar.Me fjalë tjera ju jeni të obliguar që ta plotësoni edhe nevojën për qetësi,për harmoni,për dashuri,për gëzim dhe për shëndet të përsosur.

Po u përcaktuat vetëm për paratë,do të bëni zgjidhje të gabuar.Edhe pse për një moment ju duket se të hollat paraqesin çdo gjë që dëshironi, pas shumë përpjekjesh do të kuptoni se kjo kurrsesi nuk mund të jetë plotësishtë e saktë.

Personaliteti juaj, gjithashtu,synon edhe për t’jua gjetur shprehjen e duhur prirjeve tuaja të fshehta; synon kah bukuria, kah pozita e vërtetë në jetë,si dhe kah kënaqësia e të kontribuarit për mirëqenien e të afërmve tuaj.

Në qoftë se i njihni ligjet e ndërdijes,mund të posedoni miliona dollarë,si dhe,në të njejtën kohë ta ruani qetësinë e shpirtit,të shëndetit dhe harmonië.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 23.01.12 23:27

Varfëria është sëmundje psikike

Varëria nuk është kurrëfarë virtyti,po sëmundje e barabartë me çdo sëmundje tjetër psikie.Kur sëmureni,atëherë i vëreni simptomat e sëmundjes së vaktuar,kërkoni ndihmën e duhur dhe ndërmerrni Masa të duhura për të mposhtur sëmundjen.Ngjashëm me këtë, nëse në përditshmërinë tuaj nuk qarkullon sasi e mjaftuar parash,kjo është shenjë se ju ngjan diç serioze.

Principi juaj jetësor vepron kah rritja,kah zhvillimi,kah zgjerimi,kah grumbullimi në të gjitha lëmjentë e jetës.Njeriu nuk i është caktuar të jetojë në skamje,të vishet me lecka die të vuajnë nga urig.Njeriu do të duhej të jetë i lumtur,i sukseshëm die përparimtar

Përse nuk guxoni t’i kritikoni paratë?


Pastrojueni mendjen tuaj nga të gjitha bindet negative die nga paragjykimet rreth parave.Kurrë mos thuani se paratë janë të ndyta die të padenja,sepse,pro vepruat në atë mënyrë,me siguri se nuk do të kein para të mjaftuara.Duhet mbajtur mend se ajo që gjykohet zakonisht humbet.Kurrë nuk mund të përvetësohet ajo që kritikohet.

Sjellja e drejtë ndaj parave

Ja teknika e rëndomtë për shtim të sasisë së parve që kein në dispozicion.Disa herë në ditë duzet t’i përsëritni fjalitë: “Paratë janë të këndshme.I dua atü.I përdor me mençuri,në mënyrë konstruktive die të kuptimtë.Ato qarkullojnë pa pro në jetën time.I shpenzoj me gëzim,mirëpo atü në mënyrë të mrekullueshme më kthehen të shumë fishuara. Kjo gjë është mahnitëse,e shkëlqyeshme.Paratë rrjedhin në drejtim timen si ndonjë lud,si rrëbesh i forte.I përdor atü vetëm per mirëqenien time die të huaj,si die ja mirënjohës per pasrunë materiale die per atë shpirtërore disponuese”.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 23.01.12 23:29

Ç’mendim ka shkencëtari rreth parave?

Të përfytyrojmë se në tokë kein gjetur një copë ari, argjendti, bakri, hekuri a çfardo metali tjetër. A do ta kishit shpallur këtë ndodhi si të ndytë - si të keqe? -Çdo e keqe rrjedh nga moskuptimi,nga mosdija, nga të kuptuarit e gabuar të jetës,nga të keqpërdorurit e ndërdijes. Një copë metali e çfarëdo lloji do të mund të përdorej si mjet shkëmbimi.

Në vend të uraniumit kose të hekurit,ne per qëllim shkëmbimi përdorim të hollat prej letre,çeqet dhe paratë e metalta.Fizicientët die kimistët e sotëm e dinë se metalet mes Vete dallohen sipas numrit të elektroneve die sipas shpejtësisë së rrotullmit të Tyre rreth bërthamës së vet.

Me bombardim të atomit në ciklotronin e furishëm,nga njëri lloj i metalit mund të fitohet tjetri.Ari, per shenbull,në kushte të caktuara mund të shëndërrohet në zhivë.Jam i bindur se,qysh në një të ardhme të shpejtë,shkencëtarët do të jene në gjendje që në laboratorët e vet të prodhojnë ari, argjend die lloje të tjera metali.Tash per tash,për ta bërë këtë,shpenzimet janë tepër të mëdha. Mirëpo,vetë Proces është i mundur.

Nuk mund të paramendoj se dikush,sadoqoftë i mençur,mund të shohë çfarëdo të keqe në elektonet në protonet dhe në izotopet. Copa e letrës në xhepin tuaj është përbërë nga atmet die molekular, të renditura në mënyrë specifike.Nga argjendi dallohet vetëm për nga numri i elektroneve dhe për nga shpejtësia e rrotullimit të Tyre rreth qendrës së vet.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 23.01.12 23:36

Si të tërhiqen paratë e nevojshme?

Në Australi,para shumë vitesh,e patt takuar një dajlosh që synonte të bëhej kirurg,mirëpo nuk kishte para per ta bërë këtë.I pat sqaruar se si fara e hedhur në tokë,per tu rritur die per tu zhvilluar, absorbon çdo gjë që i nevojitet.Kështu që,do të duhej mësuar shembullin e farës die,sipas analogjisë, ta fusë idenë e dëshiruar në ndërije të vet.

Ky djalosh i shkëlqyer,së pari kishte filluar të pastrojë ordinanca mjekësh,të lajë dritare die të riparojë Instrumente të ndryshme medicinale.Më kishte rrëfyer se si per çdo mbrëmje,para se të binte në gjumë,paramendonte diplomën e fakultetit të mjekësisë,të varuar në mur,me emrin e vet të shënuar me shkonja të yndyrshme.

Shpeshherë,ua fshinte pluhurin diplomave të huaja,të cilat qëndronin të varura në ordinanca ku punonte. Prandaj,fare nuk kishte vështirë per të përfytyruar diplomën e vet.

Rezultatit pasoi pas katër muajsh

Vazhdimi i rrëfimit është shumë interesant.Ky djalosh,njërit nga mjekët i kishte pëlqyer shumë.Prandaj e kishte mësuar t’i sterilizonte instrumentet,të jette injeksione,si die të kryente edhe punë të tjera në ordinancë.Gjithashtu e kishte punësuar edhe si teknik të vetin.Më vonë,ia kishte mbuluar edhe shpenzimet e studimeve të fakultetit. Sot,ky djalosh është mjek i njohur në Montereal të Kandasë.

Duke përdorur në mënyrë të drejtë ndërdijen e vet,ai kishte zbuluar kuptimin e ligjit të tërheqjes.E kishte refuzuar ligjin e lashtë,i cili thotë:”Duke paramenduar cakun,ju,në të vërtetë,jeni përcaktuar për mjetet që ju çojnë kah realizimi i tij”.CAKU,në këtë rast,është per tu bërë mjek.

Djaloshi,pro,ka qenë i aftë të paramendojë,të shohë,madje edhe të ndjejë veten me të vërtetë si mjek.Jetonte me atë dhe,e ruante në mendje, e ushqente,e kultivonte die e donte, përderisa ajo nuk depërtoi nëpër të gjitha shtresat e ndërdijes së tij, si dhe e fitoi binden,duke tërhequr në këtë mënyrë gjithë faktorët që ishin të nevojshëm per realizimin e ëndrrës së tij.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 26.01.12 19:50

Prej dikujt vazhdimisht i ikë mundësia e rritjes së pagës?

Nëse punoni në ndonjë organizatë të madhe më vete me keqardhje mendoni për faktin se me të vërtetë keni pagë të ulët për punën tuaj, se nuk ju vlerësojnë sa duhet dhe se meritoni shumë më tepër para dhe mirënjohje shoqërore, ju,në të vërtetë,në ndërdijen tuaj i ndërpritni lidhjet me organizatën tuaj.

Kështu pra,në bazë të ligjit të lashtë,ju në atë mënyrë shefin tuaj e detyroni që,pas një kohe të shkurtër,t’ju thërras dhe t’ju thotë: “Jemi të detyruar t’ju largojmë nga puna”. Pra, u vetveten e keni lënë pa punë. Shefi, në këtë rast,është vetëm instrument me ndihmën e të cilit vërtetohet gjendja juaj psikike negative. Pra,këtu fjala është për një shembull të veprimit të aksionit dhe të reaksionit. Aksioni është mendimi juaji,ndërsa reaksioni - përgjigja e ndërdijes suaj.

Pengesat në rrugën e pasurisë

Sigurisht keni dëgjuar shumëherë ndokend duke thënë: “Ky njeri është duke shpërthyer në jetë; ai ka lidhje të forta; fiton në mënyrë të pandershëm; është mashtrues; e kam njohur ku nuk kishte asgjë; është hajn;mashtrues etj”.

Po ai bëtë analizat personit,siç i cek më lartë atëherë do të konstatoni se ai shpesh vuan qoftë nga ndonjë sëmundje fizike,qoftë nga ajo finaciare. Ndoshta shokët e dikushëm shkollorë e kanë tejkaluar në shkallëzimin shoqëror për nga përparimi jetësor,kështu që, tash ai është i hidhëruar dhe ziliqar. Megjithatë,pikërisht zilia është shkaktari më i shpeshtë i falimentimit shoqëror dhe financiar.

Të menduarit negativ për suksesin e huaj,thjesht,e zhduk çdo mundësi për përparim të vetes suaj. Njeriu për të cilin flasim e gjykon atë për çka është duke u lutur. Ai lutet njëkohësisht në dy mënyra.Në njërën anë thotë: “Dua pasuri,e në tjetrën,me zë të lehtë, por thekshëm; ndjej neveritje ndaj pasurisë të të afërmve të mi". Kundërthënia me të cilën bie e pengon atë për t’i shijuar të mirat e lutjes së parë. Prandaj,gjithnjë duhet ndjerë gëzim për pasurinë e të tjerëve.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 26.01.12 19:55

Secili duhet t’i mbrojë investimet e veta

Në qoftë se keni nevojë për këshillë rreth investimeve ose jeni të brengosur për aksionet dhe për obligacionet që i posedoni,atëherë me zë të lehtë thuani: ”Inteligjenca e paskajshme udhëheq të gjitha transaksionet e mia financiare dhe me kujdes i mbikëqyrë ato,prandaj pres vetëm mirëqenie".

Nëse kështu veproni po aq herë sa është e nevojshme,do të vëreni se fare nuk gaboni në investim të parave,veç kësaj do të jeni të mbrojtur nga humbjet e mëdha dhe gjithmonë me kohë do t’ju jepet shenja për t’i shitur aksionet që u parashihet zhvlerësimi .

Çdo gjë e ka çmimin e vet

Shtëpitë e mëdha të mallrave punësojnë detektivë të shumtë për t’i penguar vozitorët vjedhës.Për çdo ditë këta detektivë kapin shumë individë të cilët dëshirojnë të kenë diçka duke mos dashur ta pengojnë çmimin e duhur për këtë.

Këta njerëz jetojnë në atmosferë psikike të skamjes dhe të mjerimit, prandaj edhe vetvetes ia vjedhin qetësinë,harmoninë, besimin, nderin, integritetin,vullnetin.Pos kësaj,ata i tërheqin pas të gjitha llojet e humbjeve, siç janë; humbja e karakterit, e respektit,e pozitës shoqërore,e qetësisë shpirtërore.

Atyre u mungon besimi ndaj burimit kryesor të gjërave materiale,si dhe të kuptuarit e mënyrës së funksionimit të mendjes së vet. Po të ishin të aftë për t’i motivuar mendimisht fuqitë e ndërdijes së vet,ata lehtë do të mund të gjenin punë dhe fitim të përhershëm. Pastaj,me nderim, me integritetin dhe me fortëssinë e karakterit të vet do të bëheshin të plotëfuqishëm dhe përfaqësues të denjë të shoqërisë.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 26.01.12 19:58

Burimi i përhershëm i të hollave

Njohja e fuqive të fshehura në ndërdije dhe e aftësisë krijuese të mendjes në tërësi,së bashku me përfytyrimet është rruga më e mirë që çon kah mirëqenia,kah liria dhe kah grumbullimi i përhershëm i mjeteve materiale.

Në vetëdije pranojeni jetën të begatë! Përvetësimi mendor dhe mirëpritja e pasurisë e disponon matematikën dhe mekanikën e vet të të shprehurit.Po e përvetësuat disponimin, të përcaktuarit intim ndaj pasurisë, çdo gjë është e domosdoshme për jetë në begati,me kohë do të bëheni pjesë e përditshmërisë suaj.

Fjalitë vijuese le të jenë përshëndetje dhe përcjelljet tuaja që do t’i përdorni për çdo ditë dhe në çdo moment:” Bashkohuni me pasurinë e paskajshme të ndërdijes sime.Është e drejtë imja të jem i pasur, i lumtur dhe i sukseshëm.Paratë me lehtësi, mjaft dhe pandërprerë më rrjedhin.Jam përgjithmonë i vetëdijshëm për vlerën time personale të plotë. Pa pengesa i ushtroj të gjitha prirjet e mia dhe jetoj në mirëqenie financiare. Jeta më është e mrekullueshme dhe e bukur!”
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 26.01.12 20:00

NISUNI NË RRUGËN E PASURISË!

Merrni guxim të duhur për të pohuar se për të qenë të pasur është e drejtë e juaja dhe ndërdija nuk do të mbetet e shurdhër ndaj këtij pohimi pozitiv.

- Mos u kënaqni me pagat mesatare.Synoni të keni po aq para sa ju nevojiten për t’u marrë me atë që dëshironi dhe për të pasur çdo gjë që dëshironi të keni.Njeheni pasurinë e vendosur në ndërdijen tuaj!

- Njeriu është ekonomikisht i shëndoshë kur paratë me lehtësi qarkullojnë në jetën e tij. Krahasojini të hollat me ndërrimet e baticës dhe të zbaticës dhe gjithnjë do t’i keni të mjaftuara.Pas zbaticës gjithmonë, gjithmonë dhe gjithmonë vjen batica,për këtë duhet të jeni të sigurt.

- Duke njohur ligjet e ndërdijes,gjithmonë do të keni mjete të mjaftueshme,pavar[sisht nga ajo se ç’formë do të kenë ato.

- Një nga arsyjetë që shumica mezi ia del ne skaj është fakti se ata i gjykojnë paratë.Atë që e gjykoni,e keni të humbur përgjithmonë.

- Paratë mos i shndërroni në hyjni.Ato janë vetëm simbol.Mbani mend se pasuria e vetme dhe e vërtetë është e vendosur ne thellësi të mendjes suaj.Jeni të obliguar të bëni jetë të barazpeshuar,gjë që nënkupton edhe të fituarit e sasisë së nevojshme të parave.

- Mos lejoni që paratë t’i keni si të vetmin qëllim.Synoni të keni shëndet të mirë,të jeni të lumtur,të qetë,të keni shprehje reale dhe të keni dashuri.Ndërsa,të afërme tuaj dhurojuni dashuri dhe vullnet. Vetëm në atë rastë ndërdija do t’ju sigurojë interes në të gjitha lëmenjtë e interesit tuaj.

- Varfëria nuk është virtyt.Ajo është sëmundje psikike.Mos bini në dilemë,shërohuni nga kjo kundërthënie mendorre që e mbani në vetvete.

- Njeriut nuk i është caktuar të jetojë në skamje,të vishet me lecka dhe të vuajë nga uria.Atij i është dhënë mundësia të jetojë i pasur.

- Kurrë mos i përdorni shprhjet;paratë janë të ndyta ose; i urrej paratë!Atë që kritikoni, zakonisht do ta humbni.Asgjë nga vetja nuk është en mirë a e keqe – të tillë e bën mënyra se si mendon.

- Përsëriteni sa më shpesh: “Paratë i kam për qef.Ato i përdor me mençuri,në mënyrë konstruktive dhe të kuptimët.I shpenzoj me gëzim, ndërsa më kthehen mijëra herë më shumë”.

- Paratë nuk janë aspak më të padenja se sa bakri,kallaji,plumbi a hekuri.E keqja është pasojë e mosdijes dhe e keqpërdorimit të fuqisë së ndërdijes.

- Po qe se e paramendoni cakun e fundit,do ta nxitni ndërdijen që t’i përgjigjet dhe që t’jua plotësojë dëshirën e përmbajtur në përfytyrim.

- Mos u përpjekni të merrni asgjë pa paguar çmimin e duhur.Nuk ka drekë pa pagesë.Duhet paguar për të marrë diçka.Patjetër duhet t’u kushtoni kujdes të duhur mendor idealeve, qëllimeve dhe rrekjeve tuaja,në mënyrë që ndërdija t’ju përkrahë.Çelsi i pasurisë gjendet në përdorimin e ligjit të ndërdijes,gjejgësisht në futjen e idesë së pasurisë në ndërdijen tuaj.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 15.03.12 7:46

NDËRDIJA – PARTNER PËR TË ARRITUR SUKSESE

Të kesh sukses do të thotë të jetosh në mënyrë të sukseshme. Kështu që, qetësia, lumturia dhe kënaqësia afatgjate e ndokujt do të mund të quhej sukses.Karakterisitkat e vërteta të jetës,si: qetësia shpirtërore, harmonia,tërësia,siguria dhe lumturia,janë abstrakte dhe burojnë nga thëllësitë më të mëdha dhe më të fshehta të qënies njerëzore.

Duke menduar për cilësitë e tilla të të jetuarit,në ato përgjithmonë i fusim në ndërdijen tonë,në ç’mënyrë ato bëhen pjesë e gjithësisë, ”ku s’brejnë as tenja as ndryshku e ku vjedhësit nuk birojnë mure as nuk vjedhin”.(Mateu,6:20)

Tre hapa deri te suksesi

Ti shqyrtojmë te tre hapat që çojnë kah suksesi.
Të bësh hapin e parë do të thotë t’i veçosh aktivitete më të dashura.Menjëherë pas kësaj,do të duhej edhe të merreni me to,t’i ushtroni si punën tuaj të përditshme.Sukses do të thotë ta duash punën tënde.Psikiatri,p.sh.,nuk do të duhej ta varë diplomën e vet në mur dhe me këtë ta kryejë punën, por në vend të kësaj ai do të duhej t’i përcjellë revistat profesionale,të shkojë në tubime të rëndësishme dhe vazhdimisht të informohet për zbulimet më të reja nga lëmi i mendjes njerëzor.

Me fjalë tjera,do të duhej rregullisht të tubojë informacione rreth metodave më të suksesshme dhe më bashkëkohore për lehtësimin e vuajtjes njerëzore.Psikiatri ose mjeku më i suksesshëm, patjetër, që nga thellësia e shpritit të vet,duhet të interesohet për pacientin e vet.

Dikush do të pyeste: “Si duhet filluar? Si duhet bërë ky hap i parë? Ç’duhet bërë?” – për kapërcimin e shkallës së parë do të duhej të thuhej ky mendim:"Inteligjenca e paskajshme e ndërdijes sime ma zbulon vendin tim të vërtetë në jetë”. Këtëlutje drejtojani shtresës së poshtem të mendjes suaj dhe atë rregullisht; në qetësi,me bindje dhe me dashuri.

Po qe se e bëni këtë me besim dhe me dashuri,përgjigja do t’ju vije në formë të ndjenjës, në formë të parandjenjës ose në formë të tentimit që do t’ju çojë në ndonjë drejtim të caktuar,me ç’rast ajo do të jetë mjaft e qartë,duke bartiur me vete qetësinë si dhe duke pasur formën e bindjes së thellë dhe të qetë.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 15.03.12 7:49

Hapi i dytë në drejtim të suksesit është aftësimi i përsosur në degën e caktura të secilës veprimtari,si dhe përvetësimi i kësaj dege në masë më të theksuar në krahasim me të tjerët.Po qe se,p.sh., ndokush e zgjidh kiminë si prefesion të vetin,do të duhej të përqëndrohet në njërën prej lëmenjve të shumtë të ngushtë të tij; do të duhej që tërë kohën dhe tërë kujdesin e vet t’ia dhurojë specializimit të zgjedhur,të përpiqet t’i zbulojë të gjitha burimet e informatave,të gjithë ekspertëve dhe të gjitha specialistëve e këtij lëmi; do të duhej të kryejë punën e vet me dëshirë e me zjarr për të qenë në shërbim të mirëqenies së tërë botës.

“Ai që është i madhi ndër ju,le të bëhet shërbëtori juaj”.Qëndrimi i tillë mendor është plotësisht i kundërt për njriun që,për t’ia dalë disi në skaj,interesohet vetëm për veten. “T’ia dalësh në skaj” nuk do të thotë se vërtet ke arritur sukses.Njeriu duhet të ketë motiv më të fortë,më fisnik që e karakterizon dashuria ndaj njerëzve.Pra,duhet shërbyer të afërmve; “bukën tënde duhet ndarë nevojtarëve”.

Hapi i tretë njëherit është edhe më i rëndësishmi.Duhet të jeni të bindur se ajo kah e cila tentoni nuk është vetëm për të mirën tuaj.Dëshira juaj nuk guxon të jetë vetjake,por do të duhej që në njëfarë mënyre,t’i kontribojë mirëqenies së njerëzimit në tërësi,pra duhet krjiuar rrethin e plotë.Me fjalë të tjera,ideja që ju prin do të duhej të ishte në pajtim me nevojat e botës që ju rrethon.

Vetëm me atë rast ajo do t’ju kthehet e fisnikëruar dhe e materializuar.Në të kundërtën, po qe se ju shërben vetëm juve, atëherë rrethi nuk do të jetë i mbyllur,sepse diku në jetën tuaj do të vijë deri te kontakti i shkurtë i shprehur si skamje a si sëmundje.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 15.03.12 20:57

Matja e suksesit të vërtetë

Dikush do të thoshte: “Por Filan Fisteku është pasuruar duke shitur aksione të zhvlerësuara”. Ndoshta kjo është e vërtetë,por të hollat që fitohen duke mashtruar të tjerët,zakonisht harxhohen shpejt.Të vjedhësh te ndonjë i afërm,do të thotë se ke vjedhur vetveten, sepse në këtë mënyrë të kaplon ndjenja e privimit dhe e shtërgimit,e cila së shpejti shprehet në shëndetin tënd,në jetën tënde famlijare ose në vendin e punes.

Ajo që e mendojmë dhe që e ndjejmë gjithmonë e gjen mënyrë e vet të materializmit.Edhe nëse ndokujt i ka shkuar për dore të grumbullojë pasuri duke i mashtruar të tjerët,nuk mund të thuhet se ka qenë e suksesshme.Nuk ka sukses pa qetësi shpirtërore. Ç’nevojitet gjithë ajo pasuri kur njeriu nuk mund të flejë, kur sëmuret apo kur e mundon brejtja e ndërgjegjës.

E pata njohur një banor të Londërs,i cili detajisht më kishte rrëfyer për veprimet e veta. Si kriminel profesinonist i vjedhjeve të xhepit, kishte mbret i vërtetë.Nga ana tjetër, vazhdimisht e mundonte frika nga burgosja.Vuante nga një varg çrregullimesh të vogla që,pa dyshim, ia kishte shkaktuar frika e përhershme dhe të brejturit e ndërgjegjës.

Ai ishte i vetëdijshëm se kishte bërë vepra të këqija.Ndjenja e fajsisë,e cila kishte lëshuar rrënjë të paraqitur vetë në polici dhe kishte shkuar për ta vuajtur dënimin e caktuar.Pos daljes nga burgu, kishte kërkuar ngushëllimin e shpirtit dhe këshilla psikologësh, kështu që ishte bërë krejtësisht tjetër njeri.

Ishte punësuar dhe ishte bërë i ndershëm,qytetar lojal.Iu përkushtua asaj që dëshironte të punonte dhe,më në fund,për të parën herë kishte përjetuar lumturi të vërtetë.Personi i suksesshëm e do punën, sepse nëpërmjet saj dhe aktiviteteve të tjera e shfaq personalitetin e vet.Suksesi bazohet në ideal shumë më të lartë se sa grumbullimi i thjeshtë i pasurisë.Njeriu i suksesshëm është personi që ka aftësi të lartë natyrore të të kuptuarit psikologjik dhe shpirtëror.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 15.03.12 21:00

Shumica e fabrikantëve të suksesshëm,sipas njohurive të mia,për suksesin e vet i janë borxhlinj përdorimit të drejtë të ndërdijes së vet. Para ca vitesh,në një gazetë,ishte botuar një artikull që i përkushtohej pasanikut naftier.Fleglerit.Ky magnet e kishte pranuar se fshehtësia e suksesit të tij qëndron në faktin se ai ishte në gjendje të paramendonte projektin të përfunduar dhe plotësisht të kompletuar.

I mbyllte sytë,e paramendonte instalimin fabrikor për prodhimin e naftës,i shihte vagonët nepër binarë, i dëgjonte buritë dhe e ndjente erën e tymit.Pasi që “shihte” se lutja i plotësohej, ndërdija e tij përkujdesej për realizimin e saj material.Po qe se jeni në gjendje të paramendoni ndonjë qëllim,fuqia çudibërëse e ndërdijes, në mënyrën që vetëm ajo e di,pas një kohe të caktuar do t’ju bëjë të mundur që vërtet ta ndjeni atë si pjesë të përvojës së drejtpërdrejtë.

Duke i shqyrtuar të tre hapat e propozuara që çojnë kah suksesi, kurrë nga mendja mos e largoni aftësinë krijuese të fuqisë së ndërdijes nga e cila janë përcjellë.Fjala është për energjinë,pa të cilën nuk mund të arrihet kurrfarë suksesi.

Mendimi është krijues.Ai,i mishëruar me ndjenjën,shëndërrohet në besim subjektiv,në bindje: “Dhe,le të bëhet sipas besimit tuaj”.Të njohurit e fuqisë së aftë në brendi tuajën (e cila është në gjendje t’i realizojë dëshirat tuaja),jua sjellë vetëbesimin dhe ndjenjën e qetësisë shpirtërore.

Pavarësisht se me çka merreni,do të duhej t’i mësoni,t’i njiheni dhe t’i kuptoni ligjet e ndërdijes. Kur e përvetësoni mënyrën e të përdorurit të fuqisë së mendjes suaj,si dhe kur e arrini të shprehurit e tërësisshëm të personalitetit tuaj (të kthyer kah të afërmit tuaj), do të gjendeni në rrugë të sigurtë të suksesit të vërtetë.Kur ta arrini këtë,nuk do të ketë forcë as në tokë e as në qiell që t’ju pengojë në arritjen e suksesit tuaj.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Mission 15.03.12 22:17

fakir te falenderoj per postimin eshte shum interesant te lumte respekt edhe nderime...
Mission
Mission

15


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 16.03.12 15:54

mission shkruajti:fakir te falenderoj per postimin eshte shum interesant te lumte respekt edhe nderime...

Ska përse i nderuar,respekt edhe nga ana ime
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 16.03.12 15:57

Realizimi i ëndrrës së kahershme

Një aktor i njohur filmit,përndryshe pa ndonjë kualifikim të lartë shkollor,në besim më kishte thënë se kur ishte fëmijë,ëndrronte se merrej me aktrim,si dhe duke u bërë aktor i njohur filmik.Derisa punonte në fushë ,derisa kosite,derisa i milte lopët ose merrej me punë të ngjashme,kishte thënë:Gjithnjë e paramendoja ermin tim të shkruar me drita neoni,të vendosur mbi një sallë të madhe kinematografike.Vite me radhë më qëndroi kjo pamje në kokë,derisa një ditë nuk u largova nga shtëpia.

Punoja punë të parëndësishme në indrustinë filmike dhe në mënyrë suksesive depërtoja përpara.Erdhi dita kur emri im vërtet u paraqit i shkruar me drita shumë të mëdha të neonit: “ëndrra fëmijore mu realizua!”.Më tej kishte shtuar: “E di se fuqia e imagjinatës sjell sukses”.

Ëndrra e pavarur shndërrohet në realitet

Para tridhjetë vjetës e pata njohur një,farmacist të ri që merrte pagë javore dyzet dollareshe,të rritur me përqindje nga shitja e realizuar. – Brenda 25 vjetësh do të jemi i lodhur fare dhe mezi do ta pres pensionin,- më tha farmacisti.

Unë ju pata përgjigjur në këtë mënyrë: “Përse nuk provoni ta hapni një dyqan tuajin ? Lereni vendin e tashëm të punës!Ngriteni kokën lartë! Filloni të ëndërroni,nëse për asgjë tjetër,se paku për hir të familjes tuaj! Ndoshta djali do të dëshirojë të bëhet mjek,ndoshta vajza juaj lakmon të bëhet muziciente e njohur”.

Ma kishte kthyer shkurt se nuk kishte para të mjaftueshme. Mirëpo, në fund kuptoi se njeriu është në gjendje të arrijë çdo gjë që mendon se është reale dhe e vërtetë. Hapin e parë e paraqiste të njohurit e fuqisë së ndërdijes së vet (këtë ia pata shpjeguar shumë shkurt).Në hapin e dytë e kuptoi se ndërdija e tij, në mënyrë të vet,do ta realizojë secilin ide që do t’ia përcillte.

Kishte filluar të paramendonte se posedonte barnatore të vet.Në “kokë” ai i rendiste shishëzat,i përgatiste recetat si dhe i përfytyronte ndihmësit e vet duke i shërbyer konsumatorët.Ai kishte parafytyruar mandje edhe xhirollogarinë e vet bankiare dhe atë, kësaj radhe,një shumë bukur të madhe parash. Ishte thelluar në këtë paramendim dhe kishte filluar të merrte frymë,të mendonte dhe të sillej si të ishte vetë pronari i dyqanit.

Vazhdimi është mjaft interesant.Atë e kishin larguar nga puna.Në mendje kishte gjetur punë të re në një varg shitoresh me mall të konsumit të gjërë, së shpejti u dallua nga të tjerët.U bë udhëheqës i një shitoreje dhe,pas një kohe – drejtor i të gjitha shitoreve të një regjioni. Gjatë katër vjetëve kurseu mjaft para sa për t’u pavarësuar. Hapi barnatoren e vet. Dhe e pagëzoi me emrin “ëndrra”.

Kjo është pikërisht ajo barnatorja që e kisha ëndërruar,- më kishte thënë.Ai pastaj është bërë afarist i suksesshëm, e donte profesionin e vet dhe ishte i lumtur.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 17.03.12 15:12

Ndërdija si ndihmë në punë

Para ca vitesh,para një numri njerëzish afaristë,ligjërova për fuqinë e ndërdijes dhe të imagjinatës.Me atë rast e pata përshkruar mënyrën se si Gëte i madh me mençuri e kërkonte ndihmën e imagjinatës kur haste në vështirësi e në pengesa.

Njohësit e jetës së tij shënojnë se ai ka pasur shprehi që me orë të tëra të zhvillojë biseda të paramenduara.Në këso rastesh, vetes ia paraqiste ndonjërin nga shokët e vet,i cili,i ulur në karrigë kinse përgjigjet në pyetjet e tij.Me fjalë të tjera,kur e mendonte ndonjë problem,ai me lehtësi e parafytyronte ndonjë shok duke ia dhënë përgjigjen e duhur dhe atë së bashku me lëvizjet gjestikulative dhe me ngjyrën e duhur të zërit. Përfytyrimi gjithmonë ishte i gjallë dhe sa më real.

Njëri nga dëgjuesit e mi ishte një ndërmjetësues i ri i bursës.Teknika e Gëtes i kishte lënë përshtypje të thella, prandaj kishte vendosur që ta përvetësonte atë.Pra,ai kishte filluar të zhvillonte bieseda të paramenduara me një mik të vet,përndryshe bankier shumë i pasur,i cili e përuronte për vlerësimin e mençur që kishte bërë në zgjidhje të qëlluar të aksioneve që do t’i blinte.

Ai gjithnjë e më tepër me ngulm e dramatizonte sistuatën e tillë të parafytyruar derisa nuk kishte arritur rrënjosjen psikologjike të saj në mendjen e vet,për të vepruar si bindje e plotë dhe e paluhatshme.

Është e qartë se bisedat e imagjinuara,plotësisht pajtoheshin me qëllimin e këtij djaloshi për t’u bërë këshilltar i denjë dhe për të investuar para të klientëve të vet.Ai më shumë se gjithçka tjetër dëshironte të punonte për mirëqenie e tyre dhe për rritjen e pasurisë së tyre materiale.Sa më shumë e njohur,ai është duke korrur mjaft sukses – ende merret me punën e ndërmjetsuesit dhe vlen si njëri ndër më të veçantit në vend për këtë prefesion.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 17.03.12 21:24

16- vjeçari falimentimin e shndërroi në sukses

Një i ri,nëxënës i shkollës së mesme,më është drejtuar me këto fjalë: “Kam nota shumë të dobëta”. Mësova se problemi i tij i vetëm ishte mosinteresimi si dhe neveria që ndjente ndaj disa arsimtarëve dhe ndaj disa shokëve të vet.E mësova se si ta përdorte ndërdijen e vet për ta përfunduar me sukses shkollimin.

Pas kësaj,ai disa herë në ditë dhe rregullisht filloi t’i përsëriste disa fjali,sidomos para se të flinte dhe kur sapo zgjohej nga gjumi,sepse këto janë momentet më të përshtatshme për përvetësimin e ndërdijes.

Ja se ç’përsëriste: “Kuptoj se ndërdija paraqet deponë e memories sime.Në të mbetet çdo gjë që lexoj dhe dëgjoj nga arsimtarët e mi.Kam memorie të përsosur.Intelegjenca e paskajshme e ndërdijes sime gjithmonë më tregon për atë që kam nevojë të di në provime dhe gjatë kryerjes së detyrave,qofshin ato me shkrim a me gojë.Të gjithë arsimtarëve dhe shokëve të mi ua përcjell dashurinë dhe vullnetin.Sinqerisht u dëshiroj sukses dhe çdo të mirë një jetë”.

Ky djalosh sot krejtësisht e ka ndërruar fatin e vet.Të gjitha notat i ka shumë të mira dhe ka shumë shokë,si dhe gjatë tërë kohës vazhdon t’i përfytyrojë arsimtarët dhe prindërit duke ia uruar suksesin në mësime.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 18.03.12 12:32

Si të blihet a të shitet me sukses?

Gjatë shitjes dhe gjatë blerjes duhet pasur ndërmend se pjesa e ndërdijeshme e mendjes është jo vetëm inicues,por edhe motor kryesor i veprimit. Pra, motori duhet vënë në livizje që të punojë fare. Vetëdija,nga ana e vet,ka rolin e nxitësit që i zgjon fuqitë e ndërdijes.

Hapi i parë i përcelljes së dëshirës,idesë a përfytyrimit në thellësi të ndërdijes,është çlodhja trupore dhe mendore,përqëndrimi i vëmendjes, të qetësuarit e shpirtit dhe të ngadalësuarit e të gjitha veprimeve dhe lëvizjeve trupore.

Një qëndrim i tillë mendor dhe trupor nuk i lejon mendimt e gabuara të futen ndërmjet ndërdijes dhe idealit.Veç kësaj,para qëndrimit të ngadalsuar,pasiv dhe të hapur mendor, secila përpjekje bie deri në shkallën më të ulët.

Hapi i dytë nënkupton të paramenduarit e së dëshiruarës si të ishte e vërtetë. Po qe se ju shfaqet dëshira për të blerë shtëpi të re,atëherë do të duhej që në gjendje të çlodhur ta thuani pohimin pozitiv vijues:“Inteligjenca e paskajshme e ndërdijes sime ka aftësi natyrore të mençurisë dhe të diturisë gjithëpërshirëse. Në këtë moment ajo ma tregon shtëpinë ideale,e cila u përgjigjet të gjitha ëndrrave,kërkesave dhe nevojave të mia dhe nuk i tejkalon mundësitë e mia materiale. Këtë kërkesë timen ia përcjell ndërdijes,i bindur se ajo do ti përgjigjet në pajtim me kërkesën e pranuar.Ia dorëzoj dëshirën po me të njejtën shpresë me të cilën bujku mbjell farën në arë,duke besuar thellësisht në ligjin e rritjes dhe të zhvillimit”.

Përgjigjja e lutjes së bërë mund të shfaqet në formë të shpalljes nëpër gazeta, në formë të këshillës së ndonjë miku,por edhe në formë të fuqisë së brendshme, e cila do t’ju çojë drejt te shtëpia që e keni paramenduar.Njohuria krye4sore,nga ana e cila edhe jeni nisur, është se përgjigjja do të arrijë pa kurrfarrë dyshimi,por vetëm nëse besoni në efektivitetin e ndërdijes suaj.

Po kështu duhet vepruar edhe me rastin kur keni për ta shitur shtëpinë,tokën a cilëdo formë tjetër të pasurisë suaj.Një numri ndërmjetsuesish në shitblerjen e pasurisë së patundshme u kam treguar se në ç’mënyrë e kam shitur shtëpinë time në Los Angjelos. Më vonë,kur filluan ta përdorin teknikën që ua përshkrova, patën arritur rezultate të lakmueshme.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 18.03.12 13:10

Në kopshtin para shtëpisë e pata vënë një shenjë të madhe ku shkruante:“Pronari shet shtëpinë”.Të nesërmen, para se të flija,i thashë vetes: “Çdo të bëje sikur ta kishe tashmë të shitur shtëpinë?” Pyetjes sime iu përgjigja kështu: “Do ta kisha hequr atë shenjë të shkruar dhe do ta kisha hedhur në garazhë.” Në imagjinatën time ashtu edhe veprova.

Pra,e parafytyrova veten duke shkulur shenjën prej toke,pastaj duke vendosur atë mbi shpatull dhe pasi hyra në garazhë e përplasa atë në dysheme dhe në mahi i thashë:“Nuk më nevojitesh më”. E ndjeja një letësim të thellë duke paramenduar se puna rreth shitjes kishte përfunduar.

Të nesërmen më trokiti në derë një njeri i panjohur me të cilin së shpejti u kuptuam për kushtet e shitjes.Më la kaparin prej një dollarësh dhe më tha: “Mund ta hiqni atë shenjë nga kopshti.Nesër do ta nënshkruajmë kontratën”.

Menjëherë shenjën e pata çuar në garazhë.Pra,aksiono im i mbrendshëm është përputhuar me atë të jashtmin – me objektiven. Këtu asgjë nuk ishte e çudishme e as e re,sepse në ekranin jetësor zhvillohen ngjarjet që janë në pajtim me përfytrimin. Jashtësinë e reflekton brendësia.

Ja edhe një metodë të preferuar që përdoret me rastin e shitjes së shtëpisë,tokës a të trajtave tjera të pasurisë. Lehtas,thekshëm,në qetësi dhe me bindje thuani: “Inteligjenca e paskajshme tërheq blerësin e shtëpisë sime që e dëshiron këtë shtëpi dhe që në te do të jetoj me kënaqësi.Blerësi do të ma gjejë inteligjenca krijuese e ndërdijes.Ajo asnjëherë nuk gabon.Ky blerës me siguri se do të vizitojë edhe shumë shtëpi të tjera,por në realitet vetëm timen e dëshiron dhe vetëm atë do ta blejë, sepse atë e udhëheqë intelegjenca e paskajshme,e cila e bashkon ndërdijen time me të tijën.Unë e di tash është momenti i vërtetë,çmimi i vërtetë dhe blerësi i vërtetë.Çdo gjë zhvillohet mu ashtu siç do të duhej të zhvillohej.Rrymat e thella të ndërdijes na i lidhin mendjet që të dyve dhe për këtë jam plotësisht i bindur”.

Gjithnjë duhet psur ndërmend se ajo kah e cila tentoni ju,të njejtën kohë edhe ajo tenton t’ju afërohet.Kështu që,gjithmonë kur ju dëshironi ta shitni shtëpinë tuaj ose ndonjë trajtë tjetër të pasurisë suaj, ekziston dikush me të njejtin interesim a dëshirë për të blerë atë nga ju.Më përdorim të drejtë të fuqisë së ndërdijes suaj do ta lironi mendjen tuaj nga çdo ndjenjë konkurrenceje dhe shtëngimi që do të mund të lajmërohej me rastin e ndonjë shitjeje a blerjeje të re.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 18.03.12 19:52

Si ta futi në dorë atë që e dëshironi?

Një grua e re i ndjek me rregull ligjëratat dhe ushtrimet e mia.Më herët,ajo detyrohej t’i ndërrojë tre autobusë të ndryshëm për të arritur deri në institutin tim,për ç’gjë i nevojitej një orë e gjysmë në një drejtim.I pata shpjeguar rastin e një të njohuri tim. Atij, për të shkuar në punë,i nevojitej automobili, të cilin më në fund edhe e bleu.

Kjo grua e re në shtëpi të vet rregullisht e ushtronte metodën e cekur.Me lejen e saj po e transmetoj një pjesë të letrës që ma kishte dërguar:

I dashur doktor Marfi

Do t’ju përshkruaj mënyrën se si erdha deri te “kadilaku”.Ju e dini se kisha dëshirë të flakët për një automobil,me të cilin vazhdimisht dhe pa pengesa do t’i ndiqja ligjerata Tuaja.Rregullisht imagjinoja vozitje me automobil.Në të vërtetë,përfytyroja se si hyja në një shitore të madhe ku ishin veturat,kontaktoja me shitësin,ulesha pranë drejtuesit dhe vozitja disa qindra metra.Në pyetje ishte një “kadilak”, të cilin pata filluar ta ndjej plotësisht si timin.

Dy javë të plota i kthehesha filmit tim mendor.E përjetova përmallimin pranë drejtuesit,i futja në memorie rrugët nëpër të cilat kaloja gjatë kësaj vozitjje etj.Para ca ditësh në ligjerata erdha me “kadilak” timin.Një kusheri imi,të cilin gati që e kisha harruar fare para ca kohësh vdiq dhe më la tërë pasurinë e vet,përfshirë këtu edhe “kadilak” – un në fjalë.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 18.03.12 19:53

Teknikën e suksesit e përdorin shumë njerëz afaristë

Afaristët e njohur shumë herë ne ditë në heshtje e përsëritin fjalën “sukses”, derisa ta bindin veten se suksesi u takon pikërisht atyre. Gjatë kësaj,ata shumë mirë e dinë se ideja e suksesit në vete i përmban të gjitha faktorët kryesorë të vetë suksesit.

Rrjedhimisht,do të ishte e nevojshme që,me besim dhe me bindje të plotë, të filloi ta përsëritni fjalën sukses.Ndërdija juaj do t’jua pranojë atë si të vërtetë dhe do t’ju detyrojë të gjeni rrugën e suksesit dhe të niseni kah ai.Pra,njeriu është i detyruar t’i shprehë besimet e veta subjektive,përshtypjet dhe bindjet e veta.

Ç’domethënie ka suksesi për ju?-se dëshironi të jeni të suksesshëm në shtëpi të mirë dhe para të mjaftuara për të çuar jetë të lumtur dhe luksoze, si dhe me siguri dëshironi të keni jetë të suksesshme mendore dhe,para se gjithash,të bini në kontakt të drejtëpërdrejtë me fuqitë e ndërdijes suaj.

Secili njeri njëherit është edhe afarist,sepse merret me punën e quajtur JETË . Bëhuni afarist i suksesshëm duke paramenduar se punoni atë që kaherë dëshironit ta punonit, si dhe posedoni atë që kaherë dëshironit ta posedonit.

Zhvillojeni imagjinatën tuaj! Mendimisht inkuadrohuni në vërtetësinë e suksesit! Le t’ju bëhet kjo shprehi. Për çdo mbrëmje, nisuni për të fjetur të përcjellë nga ndjenja e suksesit, e përsosshmërisë së kënaqur dhe pastaj ka për t’ju shkuar për dore që në ndërdijen tuaj ta rrënjosni përgjithmonë idenë e suksesit. Besoni se keni lindur për të qenë të suksesshëm dhe do të fillojnë t’ju ndodhin çudirat!
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 18.03.12 20:27

FAKTET QË DUHET MBAJTUR NDËRMEND

- Të kesh sukses do të thotë të jetosh me sukses.Njeriu është i suksesshëm kur çon jetë të qetë, të lumtur dhe të gëzueshme,si dhe,gjatë kësaj merret me punën që e do.
- Përcaktohuni për punën që doni ta punoni,pastaj filloni të merreni me te!Po qe se nuk jeni të sigurt se cila është aftësia juaj e vërtetë,kërkoni këshilla,ide udhërrëfyese - përgjigja do t’ju vijë
- Specializohuni për një veprimtari të caktuar dhe përpiquni të dini më tepër se të tjerë.
- Njeriu i suksesshëm nuk është vetjak.Dëshira e tij më e madhe është t’i shërbejë njerëzimit.
- Nuk mund të ketë sukses të vërtetë pa qetësi shpirtërore.
- Njeriu i suksesshëm ka kuptueshmëro tejet të madhe psikologjike dhe shpirtërore.
- Po qe se qartë paramendoni qëllimin tuaj,ndërdija çudibërëse do t’ju sigurojë çdo gjë të nevojshme për të realizuar këtë qëllim.
- Mendimi im i shëruar me ndjenjën shndërrohet në bindje subjektive dhe: “Le të bëhet sipas besimit tuaj”.
- Aftësia e imagjinatës nxit fuqinë e ndërdijes për të realizuar përfytyrimet.
- Po deshet të përparoni në vendin e punës,punëdhësin,udhëheqësin ose shokun tuaj të jetës paramendojeni duke jua përgëzuar funksioni profesional. Parafytyrimi le të jetë sa më i gjallë dhe sa më real. Përpiquni që gjatë parafytyrimeve t’i ndjeni zërat,t’i shihni lëvizjet dhe ta ndjeni realitetin e ngjarjeve e të personave të paramenduar. Bëjeni këtë me vendosmëri, në mënyrë që,pas një kohe të caktuar përsëritijësh,ta përjetoni gëzimin nga plotësimi i lutjes suaj.
- Ndërdija është depoja e memories suaj.Për të pasur memorie të përsosur,do të duhej ta përsëritni fjalinë. “Inteligjenca e paskajshme e ndërdijes sime në çdo kohë dhe në çdo vend më tregon çdo që kam nevojë të di".
- Po qe se planifikoni ta shitni shtëpinë a ndonjë pasuri tjetër,atëherë me zë të lehtë, me vendosmëri dhe me bindje përsëriteni pohimin pozitiv vijues: ”Inteligjenca e paskajshme tërheq blerësin e shtëpisë sime,i cili në të do të jetojë me kënaqësi”.Duroni, sepse rrymat thellësore të ndërdijees do të përkujdesen që pohimi të realizohet.
- Ideja e suksesit i përmban të gjithë faktorët e suksesit.Vetes,me besim dhe sa më shpesh,përsëritjani fjalën “sukses”,ndërdija do t’ju detyrojë që këtë edhe do ta realizoni.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty forca e ndërdijes

Mesazh  Ushtari i krishtit 18.03.12 20:32

fakiri shkruajti:Teknikën e suksesit e përdorin shumë njerëz afaristë

Afaristët e njohur shumë herë ne ditë në heshtje e përsëritin fjalën “sukses”, derisa ta bindin veten se suksesi u takon pikërisht atyre. Gjatë kësaj,ata shumë mirë e dinë se ideja e suksesit në vete i përmban të gjitha faktorët kryesorë të vetë suksesit.

Rrjedhimisht,do të ishte e nevojshme që,me besim dhe me bindje të plotë, të filloi ta përsëritni fjalën sukses.Ndërdija juaj do t’jua pranojë atë si të vërtetë dhe do t’ju detyrojë të gjeni rrugën e suksesit dhe të niseni kah ai.Pra,njeriu është i detyruar t’i shprehë besimet e veta subjektive,përshtypjet dhe bindjet e veta.

Ç’domethënie ka suksesi për ju?-se dëshironi të jeni të suksesshëm në shtëpi të mirë dhe para të mjaftuara për të çuar jetë të lumtur dhe luksoze, si dhe me siguri dëshironi të keni jetë të suksesshme mendore dhe,para se gjithash,të bini në kontakt të drejtëpërdrejtë me fuqitë e ndërdijes suaj.

Secili njeri njëherit është edhe afarist,sepse merret me punën e quajtur JETË . Bëhuni afarist i suksesshëm duke paramenduar se punoni atë që kaherë dëshironit ta punonit, si dhe posedoni atë që kaherë dëshironit ta posedonit.

Zhvillojeni imagjinatën tuaj! Mendimisht inkuadrohuni në vërtetësinë e suksesit! Le t’ju bëhet kjo shprehi. Për çdo mbrëmje, nisuni për të fjetur të përcjellë nga ndjenja e suksesit, e përsosshmërisë së kënaqur dhe pastaj ka për t’ju shkuar për dore që në ndërdijen tuaj ta rrënjosni përgjithmonë idenë e suksesit. Besoni se keni lindur për të qenë të suksesshëm dhe do të fillojnë t’ju ndodhin çudirat!
me forcen e ndërdijes un kam Celsin e suksesit sepse dija eshte shum e rendesishme ne shum rruge te jeta e nje njeriu varet se si ne e perdorim ate dija me jep shum mundesi mua qe un te kem zhvillimin tim edhe ti jap nje drejtim te duhur jetes time jeta ka shum pengesa vetem duke perdorur dijen un i pakesoj pengesat e mija edhe caj permes tyre suksesi me i madh i nje qenie njerezore eshte dija i nderuar fakir ju falenderoj per postimet keto postime interesante klm rrespekte


Edituar për herë të fundit nga iforti në 15.04.12 21:38, edituar 1 herë gjithsej
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

152


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 19.03.12 18:16

SHKENCËTARËT PËRDORIN FUQINË E NDËRDIJES

Shumica e shkencëtarëve e kanë të njohur rëndësinë e pjesës së ndërdijshme të mendjes. Ndërdijen e vet me mençuri e përdorën: Edisoni,Markoni, Keteringu,Poenkareu, Ajnshtajni dhe shumë të tjerë. Ajo në shumicën e rasteve u jep bazë ose udhëzime për realizimin e arritjeve të mëdha të shkencës e të indrustrisë bashkohore.Hulumtimet treguan se nga aftësia e nxitjes së fuqive të ndërdijes për të vepruar varej suksesi i shkencëtarëve dhe i hulumtuesve më të mëdhenj.

Ja një shembull që tregon se si kimisti i njohur Fredrih Fon Shtdradonte e përdorte ndërdijen për t’i zgjidhur problemet kryesore. Ai kishte punuar gjatë. Ishte përpjekuar për të bërë renditjen e gjashtë atomeve të karbonit dhe vazhdimisht mungonte.

I dërrmuar nga lodhja,më në fund,dëshirën ia përcolli ndërdijes së vet.Së shpejti,në momentin kur ishte duke hyrë në një autobus urban,nga ndërdija në vetëdije,vetimthi iu shfaq një figurë gjarpëri i cili e kafshonte bishtin e vet dhe mu sikur rrota sillej rreth boshtit të vet.Ndërdija i ofronte përgjigjen: Atomet janë të renditura në formë rrethi.Në këtë mënyrë u zbulua unaza e benzolit për të cilën sot dimë të gjithë.

Zbulimet e Nikolla Tesllës

Nikolla Teslla ka qenë shkencëtar i njohur.Ai ka realizuar një numër të madhë zbulimesh mahnitëse nga lëmi i rrymës elektrike.Kur i binte ndërmend ideja për ndonjë zbulim, menjëherë e imagjinonte, duke ditur mirë se ndërdija do të përkujdeset që pjesa e vetëdijshme e mendjes së tij,në formë sa më konkrete,të furnizohet me të dhëna, me pjesë dhe me plane të nevojshme.

Duke analizuar me kujdes parafytyrimin,Teslla kursente kohën,dhe energjinë që, përndryshe, do të duhej të harxhonte në prodhim dhe në përsosje të prototipave.Kishte shprehi të thoshte: “Secili aparat gjithnjë punon ashtu siç e kam paramenduar.Brenda njëzet vjetësh nuk ka ndodhur asnjë veçanti”.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 19.03.12 20:54

Natyralisti i njohur dhe problemet e tij

Natyralisti i shquar amerikan,profesor Agazisi,zbuloi se ndërdija në mënyrë të palodhshme vepron edhe gjatë gjumit, Ja raporti i së vesë së tij,nxjerrë nga biografia e shkencëtarit: “Plot dy javë u përpoq t’i deshifrojë gjurmët e paqarta të një fosili peshqish në një pllakë guri,mirëpo nuk pati sukses.I mllefosur dhe i rraskapitur,më në fund,hoqi dorë nga kjo,duke u përpjekur që këtë problem ta zhvendosë nga vetëdija.

Një natë,u zgjua i irtituar nga ndjenja se kishte ëndërruar fosilin e peshkut të plotë me të gjitha pjesët që nga pllakën prej guri mungonin.Mirëpo,kur provoi ta vizatonte përmbajtjen e ëndrrës,ajo sa çelëmbyll sytë,iu largua nga mendja.

Herët në mëngjes shkoi në kopshtin botanik,ku gjendej edhe pllaka e gurit,me shpresë se,me të shikuar përsëri pllakën, do t’i shkojë për dore ta rikujtojë vizionin e natës që e kishte ëndërruar. Por,kot. Detajet i kundërviheshin sqarimit.

Nëtën tjetër,ai përsëri ëndërroi të njejtën gjë,e cila,me t’u zgjuar nga gjumi,edhe kësaj radhe iu zhduk nga mendja. Me shpresë se do të ketë fat që t’i përsëritej edhe njëherë e njëjta gjë,natën e tretë, pranë shtratit vuri një letër dhe një laps.Pastaj ra për të fjetur.

Diku para agimit,peshku iu shfaq pësëri,së pari i paqartë,e më vonë, me të gjitha karakteristikat dhe ne të gjitha pjesët e veta, përfshirë këtu edhe pjesët që mungonin në pllakën prej gurit.Ende i përgjumur, në errësirë të plotë të dhomës së vet, shkencëtari më shpejtësi i vizatoi tiparët e peshkut të ëndërruar.

Në mëngjes qe më se i befasuar me pamjen e pazakonshme të vizatimit të vet,i cili fare nuk u ngjante fosileve të peshqve që njiheshin deri në atë moment.Me shpejtësi shkoi në kopshtin botanik dhe,duke mbajtur skicën e vizatuar si udhëzim,me kujdes e grimconte pllakën prej guri,e cila,siç shihej,në brendi të vet i fshinte pjesët tjera të peshkut.

Duke vështruar fosilin e tërë,shkencëtari deri në detaje zbuloi se ai i ngjante atij që e kishte ëndërruar dhe që e kishte skicuar, kështu që nuk e kishte të vështirë që ta klasifikojë”.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 20.03.12 20:33

Mjeku i shquar e zgjidh problemin e sëmundjes së sheqerit

Para ca vitesh mora një pjesë të nxjerrë nga një revistë profesionale në të cilën përshkruhej zbulimi i insulinës.Ja se ku qëndronte esenca e artikullit: Doktor Fredirik Bantingu, mjek dhe kirurg i shkëlqyeshëm nga Kanadaja,qysh para gjysmëshekulli iu kishte kushtuar hulumtimit të pasojave shkatërruese të sëmundjes së sheqerit.

Në atë kohë esenca e mjekësisë nuk njihte metodë efikase për shërimin e kësaj sëmundjeje. Dr. Bantingu gati tërë kohën e vet e kalonte duke bërë eksperimente dhe duke lexuar literaturë porfesionale.Një natë,i rraskapitur,e zuri gjumi në laboratorinë e vet.

Derisa ishte në gjumë,ndërdija e tij ia kishte shpjeguar se substancën që kërkonte duhej nxjerrë nga pankreasi i sëmurë i qenit.Kështu kishte lindur insulina,e cila më vonë u solli lehtësim miliona njerëzve të mbarë botës.

Vërehej se dr.Bantingu duke kërkuar zgjidhje,një kohë të gjatë u mor me këtë problem. Ndërdija e tij,pas një kohe të caktuar,iu përgjigj dhe ia ofroi zgjidhjen e kërkuar.

Nga kjo,natyrisht,nuk mund të thuhet se përgjigjën do ta merrni gjithnjë brenda natës,në gjumë e sipër dhe atë pas një kohe shumë të shkurtër.Ndonjëherë nevojitet pritje e gjatë dhe kjo fare nuk duhet t’ju brengosë.Për problemin e caktuar duhet menduar për çdo natë.Çdo herë,para gjumit, përpiquni që atë ta rrënjosni në ndërdijen tuaj,sikurse e bëni këtë për të parën herë.

Pritja e gjatë e zgjidhjes ndonjëherë është rezultat i qëndrimit tuaj ndaj problemit-e kuptoni atë si shumë të rëndësishme,të rëndë,të pazgjidhur,mandje edhe vetë dyshoni në mundësinë e gjetjes së shpjetë të rrugëdaljes.

Ndërdija,siç është e njohur,nuk di as për hapësirën e as për kohën. Shkoni të flini të bindur se në të njëjtin moment e keni përgjigjen. u nisni nga spekti se vetëm ardhmëria do t’ju sjellë lehtësim. besuar shumë në zgjidhjen pozitive.Që tash, derisa jeni duke i lexuar këta rreshta,binduni se zgjidhja e përsosur e çdo problemi tuaj ekziston dhe se atë e keni në dorë mu në këtë çast.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty interesante

Mesazh  Ushtari i krishtit 20.03.12 20:43

fakiri shkruajti:Mjeku i shquar e zgjidh problemin e sëmundjes së sheqerit

Para ca vitesh mora një pjesë të nxjerrë nga një revistë profesionale në të cilën përshkruhej zbulimi i insulinës.Ja se ku qëndronte esenca e artikullit: Doktor Fredirik Bantingu, mjek dhe kirurg i shkëlqyeshëm nga Kanadaja,qysh para gjysmëshekulli iu kishte kushtuar hulumtimit të pasojave shkatërruese të sëmundjes së sheqerit.

Në atë kohë esenca e mjekësisë nuk njihte metodë efikase për shërimin e kësaj sëmundjeje. Dr. Bantingu gati tërë kohën e vet e kalonte duke bërë eksperimente dhe duke lexuar literaturë porfesionale.Një natë,i rraskapitur,e zuri gjumi në laboratorinë e vet.

Derisa ishte në gjumë,ndërdija e tij ia kishte shpjeguar se substancën që kërkonte duhej nxjerrë nga pankreasi i sëmurë i qenit.Kështu kishte lindur insulina,e cila më vonë u solli lehtësim miliona njerëzve të mbarë botës.

Vërehej se dr.Bantingu duke kërkuar zgjidhje,një kohë të gjatë u mor me këtë problem. Ndërdija e tij,pas një kohe të caktuar,iu përgjigj dhe ia ofroi zgjidhjen e kërkuar.

Nga kjo,natyrisht,nuk mund të thuhet se përgjigjën do ta merrni gjithnjë brenda natës,në gjumë e sipër dhe atë pas një kohe shumë të shkurtër.Ndonjëherë nevojitet pritje e gjatë dhe kjo fare nuk duhet t’ju brengosë.Për problemin e caktuar duhet menduar për çdo natë.Çdo herë,para gjumit, përpiquni që atë ta rrënjosni në ndërdijen tuaj,sikurse e bëni këtë për të parën herë.

Pritja e gjatë e zgjidhjes ndonjëherë është rezultat i qëndrimit tuaj ndaj problemit-e kuptoni atë si shumë të rëndësishme,të rëndë,të pazgjidhur,mandje edhe vetë dyshoni në mundësinë e gjetjes së shpjetë të rrugëdaljes.

Ndërdija,siç është e njohur,nuk di as për hapësirën e as për kohën. Shkoni të flini të bindur se në të njëjtin moment e keni përgjigjen. u nisni nga spekti se vetëm ardhmëria do t’ju sjellë lehtësim. besuar shumë në zgjidhjen pozitive.Që tash, derisa jeni duke i lexuar këta rreshta,binduni se zgjidhja e përsosur e çdo problemi tuaj ekziston dhe se atë e keni në dorë mu në këtë çast.
interesante problemi i diabetit eshte shqetesues ne te gjith boten ne amerike disa doktorre kan arritur te kryjne transplant pankreasi por problemi eshte se kjo dhoj kure eshte shum e kushtueshme por lindin edhe disa probleme te tjera me ane te kesaj metode sepse kjo dhoj procedure permban rreziqet e saja por brenda disa vitesh kura te reja do dalin edhe do ta eleminojne kte problem madhor
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

152


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 21.03.12 15:30

Pa dyshim që në të ardhmen do të dali kure të reja shumë efikase ndaj këtij problemi,aty nuk duhet dyshuar aspak duke ndjekura hapin me kohën shkencat në përgjithësi kanë përparuar dhe kanë arritur sukses të mëdha duke mos i anshkaluar as të arriturat në aspektin medicinale i nderuar...
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 2 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi