EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forca e ndërdijes

+5
Lapsi
Meridiani 0 (zero)
Elson Precaj
Ekonomisti
Fakiri
9 posters

Faqja 3 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 18.03.12 19:52

Si ta futi në dorë atë që e dëshironi?

Një grua e re i ndjek me rregull ligjëratat dhe ushtrimet e mia.Më herët,ajo detyrohej t’i ndërrojë tre autobusë të ndryshëm për të arritur deri në institutin tim,për ç’gjë i nevojitej një orë e gjysmë në një drejtim.I pata shpjeguar rastin e një të njohuri tim. Atij, për të shkuar në punë,i nevojitej automobili, të cilin më në fund edhe e bleu.

Kjo grua e re në shtëpi të vet rregullisht e ushtronte metodën e cekur.Me lejen e saj po e transmetoj një pjesë të letrës që ma kishte dërguar:

I dashur doktor Marfi

Do t’ju përshkruaj mënyrën se si erdha deri te “kadilaku”.Ju e dini se kisha dëshirë të flakët për një automobil,me të cilin vazhdimisht dhe pa pengesa do t’i ndiqja ligjerata Tuaja.Rregullisht imagjinoja vozitje me automobil.Në të vërtetë,përfytyroja se si hyja në një shitore të madhe ku ishin veturat,kontaktoja me shitësin,ulesha pranë drejtuesit dhe vozitja disa qindra metra.Në pyetje ishte një “kadilak”, të cilin pata filluar ta ndjej plotësisht si timin.

Dy javë të plota i kthehesha filmit tim mendor.E përjetova përmallimin pranë drejtuesit,i futja në memorie rrugët nëpër të cilat kaloja gjatë kësaj vozitjje etj.Para ca ditësh në ligjerata erdha me “kadilak” timin.Një kusheri imi,të cilin gati që e kisha harruar fare para ca kohësh vdiq dhe më la tërë pasurinë e vet,përfshirë këtu edhe “kadilak” – un në fjalë.

Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 18.03.12 19:53

Teknikën e suksesit e përdorin shumë njerëz afaristë

Afaristët e njohur shumë herë ne ditë në heshtje e përsëritin fjalën “sukses”, derisa ta bindin veten se suksesi u takon pikërisht atyre. Gjatë kësaj,ata shumë mirë e dinë se ideja e suksesit në vete i përmban të gjitha faktorët kryesorë të vetë suksesit.

Rrjedhimisht,do të ishte e nevojshme që,me besim dhe me bindje të plotë, të filloi ta përsëritni fjalën sukses.Ndërdija juaj do t’jua pranojë atë si të vërtetë dhe do t’ju detyrojë të gjeni rrugën e suksesit dhe të niseni kah ai.Pra,njeriu është i detyruar t’i shprehë besimet e veta subjektive,përshtypjet dhe bindjet e veta.

Ç’domethënie ka suksesi për ju?-se dëshironi të jeni të suksesshëm në shtëpi të mirë dhe para të mjaftuara për të çuar jetë të lumtur dhe luksoze, si dhe me siguri dëshironi të keni jetë të suksesshme mendore dhe,para se gjithash,të bini në kontakt të drejtëpërdrejtë me fuqitë e ndërdijes suaj.

Secili njeri njëherit është edhe afarist,sepse merret me punën e quajtur JETË . Bëhuni afarist i suksesshëm duke paramenduar se punoni atë që kaherë dëshironit ta punonit, si dhe posedoni atë që kaherë dëshironit ta posedonit.

Zhvillojeni imagjinatën tuaj! Mendimisht inkuadrohuni në vërtetësinë e suksesit! Le t’ju bëhet kjo shprehi. Për çdo mbrëmje, nisuni për të fjetur të përcjellë nga ndjenja e suksesit, e përsosshmërisë së kënaqur dhe pastaj ka për t’ju shkuar për dore që në ndërdijen tuaj ta rrënjosni përgjithmonë idenë e suksesit. Besoni se keni lindur për të qenë të suksesshëm dhe do të fillojnë t’ju ndodhin çudirat!

Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 18.03.12 20:27

FAKTET QË DUHET MBAJTUR NDËRMEND

- Të kesh sukses do të thotë të jetosh me sukses.Njeriu është i suksesshëm kur çon jetë të qetë, të lumtur dhe të gëzueshme,si dhe,gjatë kësaj merret me punën që e do.
- Përcaktohuni për punën që doni ta punoni,pastaj filloni të merreni me te!Po qe se nuk jeni të sigurt se cila është aftësia juaj e vërtetë,kërkoni këshilla,ide udhërrëfyese - përgjigja do t’ju vijë
- Specializohuni për një veprimtari të caktuar dhe përpiquni të dini më tepër se të tjerë.
- Njeriu i suksesshëm nuk është vetjak.Dëshira e tij më e madhe është t’i shërbejë njerëzimit.
- Nuk mund të ketë sukses të vërtetë pa qetësi shpirtërore.
- Njeriu i suksesshëm ka kuptueshmëro tejet të madhe psikologjike dhe shpirtërore.
- Po qe se qartë paramendoni qëllimin tuaj,ndërdija çudibërëse do t’ju sigurojë çdo gjë të nevojshme për të realizuar këtë qëllim.
- Mendimi im i shëruar me ndjenjën shndërrohet në bindje subjektive dhe: “Le të bëhet sipas besimit tuaj”.
- Aftësia e imagjinatës nxit fuqinë e ndërdijes për të realizuar përfytyrimet.
- Po deshet të përparoni në vendin e punës,punëdhësin,udhëheqësin ose shokun tuaj të jetës paramendojeni duke jua përgëzuar funksioni profesional. Parafytyrimi le të jetë sa më i gjallë dhe sa më real. Përpiquni që gjatë parafytyrimeve t’i ndjeni zërat,t’i shihni lëvizjet dhe ta ndjeni realitetin e ngjarjeve e të personave të paramenduar. Bëjeni këtë me vendosmëri, në mënyrë që,pas një kohe të caktuar përsëritijësh,ta përjetoni gëzimin nga plotësimi i lutjes suaj.
- Ndërdija është depoja e memories suaj.Për të pasur memorie të përsosur,do të duhej ta përsëritni fjalinë. “Inteligjenca e paskajshme e ndërdijes sime në çdo kohë dhe në çdo vend më tregon çdo që kam nevojë të di".
- Po qe se planifikoni ta shitni shtëpinë a ndonjë pasuri tjetër,atëherë me zë të lehtë, me vendosmëri dhe me bindje përsëriteni pohimin pozitiv vijues: ”Inteligjenca e paskajshme tërheq blerësin e shtëpisë sime,i cili në të do të jetojë me kënaqësi”.Duroni, sepse rrymat thellësore të ndërdijees do të përkujdesen që pohimi të realizohet.
- Ideja e suksesit i përmban të gjithë faktorët e suksesit.Vetes,me besim dhe sa më shpesh,përsëritjani fjalën “sukses”,ndërdija do t’ju detyrojë që këtë edhe do ta realizoni.

Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty forca e ndërdijes

Mesazh  Ushtari i krishtit 18.03.12 20:32

fakiri shkruajti:Teknikën e suksesit e përdorin shumë njerëz afaristë

Afaristët e njohur shumë herë ne ditë në heshtje e përsëritin fjalën “sukses”, derisa ta bindin veten se suksesi u takon pikërisht atyre. Gjatë kësaj,ata shumë mirë e dinë se ideja e suksesit në vete i përmban të gjitha faktorët kryesorë të vetë suksesit.

Rrjedhimisht,do të ishte e nevojshme që,me besim dhe me bindje të plotë, të filloi ta përsëritni fjalën sukses.Ndërdija juaj do t’jua pranojë atë si të vërtetë dhe do t’ju detyrojë të gjeni rrugën e suksesit dhe të niseni kah ai.Pra,njeriu është i detyruar t’i shprehë besimet e veta subjektive,përshtypjet dhe bindjet e veta.

Ç’domethënie ka suksesi për ju?-se dëshironi të jeni të suksesshëm në shtëpi të mirë dhe para të mjaftuara për të çuar jetë të lumtur dhe luksoze, si dhe me siguri dëshironi të keni jetë të suksesshme mendore dhe,para se gjithash,të bini në kontakt të drejtëpërdrejtë me fuqitë e ndërdijes suaj.

Secili njeri njëherit është edhe afarist,sepse merret me punën e quajtur JETË . Bëhuni afarist i suksesshëm duke paramenduar se punoni atë që kaherë dëshironit ta punonit, si dhe posedoni atë që kaherë dëshironit ta posedonit.

Zhvillojeni imagjinatën tuaj! Mendimisht inkuadrohuni në vërtetësinë e suksesit! Le t’ju bëhet kjo shprehi. Për çdo mbrëmje, nisuni për të fjetur të përcjellë nga ndjenja e suksesit, e përsosshmërisë së kënaqur dhe pastaj ka për t’ju shkuar për dore që në ndërdijen tuaj ta rrënjosni përgjithmonë idenë e suksesit. Besoni se keni lindur për të qenë të suksesshëm dhe do të fillojnë t’ju ndodhin çudirat!
me forcen e ndërdijes un kam Celsin e suksesit sepse dija eshte shum e rendesishme ne shum rruge te jeta e nje njeriu varet se si ne e perdorim ate dija me jep shum mundesi mua qe un te kem zhvillimin tim edhe ti jap nje drejtim te duhur jetes time jeta ka shum pengesa vetem duke perdorur dijen un i pakesoj pengesat e mija edhe caj permes tyre suksesi me i madh i nje qenie njerezore eshte dija i nderuar fakir ju falenderoj per postimet keto postime interesante klm rrespekte


Edituar për herë të fundit nga iforti në 15.04.12 21:38, edituar 1 herë gjithsej

Ushtari i krishtit

152


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 19.03.12 18:16

SHKENCËTARËT PËRDORIN FUQINË E NDËRDIJES

Shumica e shkencëtarëve e kanë të njohur rëndësinë e pjesës së ndërdijshme të mendjes. Ndërdijen e vet me mençuri e përdorën: Edisoni,Markoni, Keteringu,Poenkareu, Ajnshtajni dhe shumë të tjerë. Ajo në shumicën e rasteve u jep bazë ose udhëzime për realizimin e arritjeve të mëdha të shkencës e të indrustrisë bashkohore.Hulumtimet treguan se nga aftësia e nxitjes së fuqive të ndërdijes për të vepruar varej suksesi i shkencëtarëve dhe i hulumtuesve më të mëdhenj.

Ja një shembull që tregon se si kimisti i njohur Fredrih Fon Shtdradonte e përdorte ndërdijen për t’i zgjidhur problemet kryesore. Ai kishte punuar gjatë. Ishte përpjekuar për të bërë renditjen e gjashtë atomeve të karbonit dhe vazhdimisht mungonte.

I dërrmuar nga lodhja,më në fund,dëshirën ia përcolli ndërdijes së vet.Së shpejti,në momentin kur ishte duke hyrë në një autobus urban,nga ndërdija në vetëdije,vetimthi iu shfaq një figurë gjarpëri i cili e kafshonte bishtin e vet dhe mu sikur rrota sillej rreth boshtit të vet.Ndërdija i ofronte përgjigjen: Atomet janë të renditura në formë rrethi.Në këtë mënyrë u zbulua unaza e benzolit për të cilën sot dimë të gjithë.

Zbulimet e Nikolla Tesllës

Nikolla Teslla ka qenë shkencëtar i njohur.Ai ka realizuar një numër të madhë zbulimesh mahnitëse nga lëmi i rrymës elektrike.Kur i binte ndërmend ideja për ndonjë zbulim, menjëherë e imagjinonte, duke ditur mirë se ndërdija do të përkujdeset që pjesa e vetëdijshme e mendjes së tij,në formë sa më konkrete,të furnizohet me të dhëna, me pjesë dhe me plane të nevojshme.

Duke analizuar me kujdes parafytyrimin,Teslla kursente kohën,dhe energjinë që, përndryshe, do të duhej të harxhonte në prodhim dhe në përsosje të prototipave.Kishte shprehi të thoshte: “Secili aparat gjithnjë punon ashtu siç e kam paramenduar.Brenda njëzet vjetësh nuk ka ndodhur asnjë veçanti”.

Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 19.03.12 20:54

Natyralisti i njohur dhe problemet e tij

Natyralisti i shquar amerikan,profesor Agazisi,zbuloi se ndërdija në mënyrë të palodhshme vepron edhe gjatë gjumit, Ja raporti i së vesë së tij,nxjerrë nga biografia e shkencëtarit: “Plot dy javë u përpoq t’i deshifrojë gjurmët e paqarta të një fosili peshqish në një pllakë guri,mirëpo nuk pati sukses.I mllefosur dhe i rraskapitur,më në fund,hoqi dorë nga kjo,duke u përpjekur që këtë problem ta zhvendosë nga vetëdija.

Një natë,u zgjua i irtituar nga ndjenja se kishte ëndërruar fosilin e peshkut të plotë me të gjitha pjesët që nga pllakën prej guri mungonin.Mirëpo,kur provoi ta vizatonte përmbajtjen e ëndrrës,ajo sa çelëmbyll sytë,iu largua nga mendja.

Herët në mëngjes shkoi në kopshtin botanik,ku gjendej edhe pllaka e gurit,me shpresë se,me të shikuar përsëri pllakën, do t’i shkojë për dore ta rikujtojë vizionin e natës që e kishte ëndërruar. Por,kot. Detajet i kundërviheshin sqarimit.

Nëtën tjetër,ai përsëri ëndërroi të njejtën gjë,e cila,me t’u zgjuar nga gjumi,edhe kësaj radhe iu zhduk nga mendja. Me shpresë se do të ketë fat që t’i përsëritej edhe njëherë e njëjta gjë,natën e tretë, pranë shtratit vuri një letër dhe një laps.Pastaj ra për të fjetur.

Diku para agimit,peshku iu shfaq pësëri,së pari i paqartë,e më vonë, me të gjitha karakteristikat dhe ne të gjitha pjesët e veta, përfshirë këtu edhe pjesët që mungonin në pllakën prej gurit.Ende i përgjumur, në errësirë të plotë të dhomës së vet, shkencëtari më shpejtësi i vizatoi tiparët e peshkut të ëndërruar.

Në mëngjes qe më se i befasuar me pamjen e pazakonshme të vizatimit të vet,i cili fare nuk u ngjante fosileve të peshqve që njiheshin deri në atë moment.Me shpejtësi shkoi në kopshtin botanik dhe,duke mbajtur skicën e vizatuar si udhëzim,me kujdes e grimconte pllakën prej guri,e cila,siç shihej,në brendi të vet i fshinte pjesët tjera të peshkut.

Duke vështruar fosilin e tërë,shkencëtari deri në detaje zbuloi se ai i ngjante atij që e kishte ëndërruar dhe që e kishte skicuar, kështu që nuk e kishte të vështirë që ta klasifikojë”.

Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 20.03.12 20:33

Mjeku i shquar e zgjidh problemin e sëmundjes së sheqerit

Para ca vitesh mora një pjesë të nxjerrë nga një revistë profesionale në të cilën përshkruhej zbulimi i insulinës.Ja se ku qëndronte esenca e artikullit: Doktor Fredirik Bantingu, mjek dhe kirurg i shkëlqyeshëm nga Kanadaja,qysh para gjysmëshekulli iu kishte kushtuar hulumtimit të pasojave shkatërruese të sëmundjes së sheqerit.

Në atë kohë esenca e mjekësisë nuk njihte metodë efikase për shërimin e kësaj sëmundjeje. Dr. Bantingu gati tërë kohën e vet e kalonte duke bërë eksperimente dhe duke lexuar literaturë porfesionale.Një natë,i rraskapitur,e zuri gjumi në laboratorinë e vet.

Derisa ishte në gjumë,ndërdija e tij ia kishte shpjeguar se substancën që kërkonte duhej nxjerrë nga pankreasi i sëmurë i qenit.Kështu kishte lindur insulina,e cila më vonë u solli lehtësim miliona njerëzve të mbarë botës.

Vërehej se dr.Bantingu duke kërkuar zgjidhje,një kohë të gjatë u mor me këtë problem. Ndërdija e tij,pas një kohe të caktuar,iu përgjigj dhe ia ofroi zgjidhjen e kërkuar.

Nga kjo,natyrisht,nuk mund të thuhet se përgjigjën do ta merrni gjithnjë brenda natës,në gjumë e sipër dhe atë pas një kohe shumë të shkurtër.Ndonjëherë nevojitet pritje e gjatë dhe kjo fare nuk duhet t’ju brengosë.Për problemin e caktuar duhet menduar për çdo natë.Çdo herë,para gjumit, përpiquni që atë ta rrënjosni në ndërdijen tuaj,sikurse e bëni këtë për të parën herë.

Pritja e gjatë e zgjidhjes ndonjëherë është rezultat i qëndrimit tuaj ndaj problemit-e kuptoni atë si shumë të rëndësishme,të rëndë,të pazgjidhur,mandje edhe vetë dyshoni në mundësinë e gjetjes së shpjetë të rrugëdaljes.

Ndërdija,siç është e njohur,nuk di as për hapësirën e as për kohën. Shkoni të flini të bindur se në të njëjtin moment e keni përgjigjen. u nisni nga spekti se vetëm ardhmëria do t’ju sjellë lehtësim. besuar shumë në zgjidhjen pozitive.Që tash, derisa jeni duke i lexuar këta rreshta,binduni se zgjidhja e përsosur e çdo problemi tuaj ekziston dhe se atë e keni në dorë mu në këtë çast.

Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty interesante

Mesazh  Ushtari i krishtit 20.03.12 20:43

fakiri shkruajti:Mjeku i shquar e zgjidh problemin e sëmundjes së sheqerit

Para ca vitesh mora një pjesë të nxjerrë nga një revistë profesionale në të cilën përshkruhej zbulimi i insulinës.Ja se ku qëndronte esenca e artikullit: Doktor Fredirik Bantingu, mjek dhe kirurg i shkëlqyeshëm nga Kanadaja,qysh para gjysmëshekulli iu kishte kushtuar hulumtimit të pasojave shkatërruese të sëmundjes së sheqerit.

Në atë kohë esenca e mjekësisë nuk njihte metodë efikase për shërimin e kësaj sëmundjeje. Dr. Bantingu gati tërë kohën e vet e kalonte duke bërë eksperimente dhe duke lexuar literaturë porfesionale.Një natë,i rraskapitur,e zuri gjumi në laboratorinë e vet.

Derisa ishte në gjumë,ndërdija e tij ia kishte shpjeguar se substancën që kërkonte duhej nxjerrë nga pankreasi i sëmurë i qenit.Kështu kishte lindur insulina,e cila më vonë u solli lehtësim miliona njerëzve të mbarë botës.

Vërehej se dr.Bantingu duke kërkuar zgjidhje,një kohë të gjatë u mor me këtë problem. Ndërdija e tij,pas një kohe të caktuar,iu përgjigj dhe ia ofroi zgjidhjen e kërkuar.

Nga kjo,natyrisht,nuk mund të thuhet se përgjigjën do ta merrni gjithnjë brenda natës,në gjumë e sipër dhe atë pas një kohe shumë të shkurtër.Ndonjëherë nevojitet pritje e gjatë dhe kjo fare nuk duhet t’ju brengosë.Për problemin e caktuar duhet menduar për çdo natë.Çdo herë,para gjumit, përpiquni që atë ta rrënjosni në ndërdijen tuaj,sikurse e bëni këtë për të parën herë.

Pritja e gjatë e zgjidhjes ndonjëherë është rezultat i qëndrimit tuaj ndaj problemit-e kuptoni atë si shumë të rëndësishme,të rëndë,të pazgjidhur,mandje edhe vetë dyshoni në mundësinë e gjetjes së shpjetë të rrugëdaljes.

Ndërdija,siç është e njohur,nuk di as për hapësirën e as për kohën. Shkoni të flini të bindur se në të njëjtin moment e keni përgjigjen. u nisni nga spekti se vetëm ardhmëria do t’ju sjellë lehtësim. besuar shumë në zgjidhjen pozitive.Që tash, derisa jeni duke i lexuar këta rreshta,binduni se zgjidhja e përsosur e çdo problemi tuaj ekziston dhe se atë e keni në dorë mu në këtë çast.
interesante problemi i diabetit eshte shqetesues ne te gjith boten ne amerike disa doktorre kan arritur te kryjne transplant pankreasi por problemi eshte se kjo dhoj kure eshte shum e kushtueshme por lindin edhe disa probleme te tjera me ane te kesaj metode sepse kjo dhoj procedure permban rreziqet e saja por brenda disa vitesh kura te reja do dalin edhe do ta eleminojne kte problem madhor

Ushtari i krishtit

152


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 21.03.12 15:30

Pa dyshim që në të ardhmen do të dali kure të reja shumë efikase ndaj këtij problemi,aty nuk duhet dyshuar aspak duke ndjekura hapin me kohën shkencat në përgjithësi kanë përparuar dhe kanë arritur sukses të mëdha duke mos i anshkaluar as të arriturat në aspektin medicinale i nderuar...

Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 21.03.12 15:33

Ikja nga llogori

Ja raporti i shkurtër i dr.Lotar Fon Blek Shmitit,shkencëtarit dhe elektronistit të shquar.Ai përshkruan mënyrën se si me ndimën e ndërdijes së vet shpëtoi nga vdekja e sigurt që iu kanos në një llogor rus, pas luftës së Dytë Botërore.

“Në një minierë të thëngjillit,diku në thellësi të Rusisë,isha rob i luftës.Atje,në çdo çast, njerëzit, të dërrmuar nga lodhja dhe nga uria,vdisnin masovikisht.Ishim nën mbikqyrjen e rojtarëve të vrazhdë, të oficerëve mizorë dhe të komsimarëve politikë tejet mendjemprehtë.

Pas vizitës së shkurtër mjekësore,secilit burgosur i caktohej sasia e thëngjillit që duhej mihur. Mua ma caktuan sasinë prej rreth 150 Kg.Atij që nuk e plotësonte normën i ndalohej ushqimi,gjë që të bën të kuptosh se së shpejti përfundonte në varrezat e afërme.

Të gjitha mendimet e mia i përqëndrova në ikje.E dija se ndërdija do të ma mësojë mënyrën më të mirë për ta bërë këtë.Shtëpinë në Gjermani ma kishin rrënuar.Anëtarët e familjes më ishin zhdukur. Miqtë dhe bashkëpuntorët e mi i kishin vrarë ose i kishin internuar në ndonjë llogor të ngjashëm me atë ku isha vetë.

Ndërdijes sime iu drejtova kështu: “Dëshiroj të shkoi në Los Angjelos e ti do të përkujdesesh që të arrij atije”.Los Angjelosin e njihja nga fotografitë dhe shumë mirë më kujtoheshin disa nga bulevardet dhe objektet e tij më të njohura.

Me ditë dhe netë të tëra e paramendoja veten duke shëtitur nëpër shëtitoren “Vilshir” me një amerikane të re,të cilën e pata njohur në Berlin para luftës (ajo tash është bashkëshortja ime). Imagjinoja se si hynim nëpër dyqane,se si uleshim në autobus dhe ushqeheshim nëpër restorante.

Çdo natë veçanërisht përpiqesha të përfytyroja veten duke vozitur automobilin amerikan në bulevardet e Los Angjelosit.Të gjitha këto i shijha si tejet të gjalla dhe gati reale. Parafytyrimi më bëhej konkret dhe shpesh më përzihej me realitetin e llogorimit.

Komandanti i rojeve për çdo mëngjes me zë,i numëronte robërit e rradhitur.Në një rast,duke i thirrur ata sipas rradhës,e kishte thirrur numrin 17.Ky ishte numri im.Sipas rregullit të caktuar e bëra një hap para,ndërsa atë e thirrën për t’ju paraqitur komandantit.

U kthye pas një ose dy minutash,mirëpo i habitur,filloi të numërojë me të njëjtin numër nga robi i ardhshëm ,pra me numrin 17.Gjatë rrugës për në minierë e shfrytëzova pakujdesin e rojtarit dhe ika. Pasi përfundoi puna natën vonë,numri i të kthyerve përputhej me atë të mëngjesit,kështu që deri të nesërmen në mëngjes askush nuk e hetoi largimin tim.

Pata ecur pandërprerë 24 orë.Pastaj pushova në një fshat të vogël.Për të mbetur gjallë, gjuaja peshq dhe shtazë të imta.Më tej hasa në binarë të hekurudhës dhe kur pashë tren që barte thëngjill për në Poloni,natën u futa në te.Arrita në Poloni.Me ndohmën e ca miqëve të atjeshëm ia dola të shkoi deri në Lucern të Zvicrës.

Një mbrëmje,në hotelin “Palas” të Lucernit,u njoha me një meso- burrë nga Amerika dhe me bashkëshorten e tij.Ata më mundësuan që të udhëtoj për në atdheun e tyre.Më patën parnuar si mysafirë në shtëpinë e tyre në Santa Monikë.Në Los Angjelos më priste vozitësi,i cili ,gjatë udhëtimit për në shtëpinë e tyre,më kishte vozitur mu nëpër të njejtat bulevarde që i kisha parafytyruar qysh kur ndodhesha në llogor.

Gjithashtu,nga parafytyrimet e mëparshme më ishin të njohura edhe ndërtesat dhe shetitoret me drunj përanash,mandje edhe shenjat e komunikacionet në shetitoren “Vilshir”. Kisha përshtypjen se nuk gjendesha për të parën herë në Los angjelos.Më dukej se edhe me parë kisha qenë aty.

Pra,kisha arritur në cakun tim.Kurrë nuk do të pushoj së mahituri ndaj mrekullisë që ma kishte përgatitur e realizuar ndërdija ime. Pikërisht kur më së tepërmi kisha nevojë,ajo gjeti mënyrën më të përshtatshme për të më ndihmuar”.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 25.03.12 17:53

Rikonstruksionet arkeologjike dhe paleontologjike

Arekeologët dhe paleontologët shumë mirë e dinë se ndërdija univerzale mban mend çdo gjë që ka ndodhur në planetin tonë.Duke u marrë me hulumtimin e mbeturinave dhe të fosileve,ata shpesh u rreken rikonstruksiove me ndihmën e imagjinatës,gjatë të cilave ndërdija u ndihmon mjaft.

E kaluara po ringjallet me ngjyra,me erëra dhe me tinguj.Duke vështruar tempuj të ndryshëm, enë të ndryshme argjili, statuja, mjete të lashta të punës dhe mjete të ndryshme shtëpiake – të përshkruajnë dhe të na shpjegojnë për kohën kur ende nuk ekzistonin gjuhët dhe kur njerëzit mes vete komunikonin me anë të ngërmimeve,me anë të hungërimeve dhe me anë të shenjave e gjesteve të ndryshme.

Me ndihmën e imagjinatës së përqëndruar e të disiplinuar, shkencëtarët i zgjojnë fuqitë latente të ndërdijes, të cilat pastaj,në shenjë përgjigjeje,u mundësojnë që tempujve të lashtë t’ua meremetojnë kulmet dhe rrethepërqark t’u rregullojnë kopshte të mrekullueshme,të ndërtojnë bazene peshqish, fontana të ndryshme, si dhe fosileve të ndryshme t’u kthejnë sytë, muskulaturën dhe fuqinë jetësore.

Me ndihmën e imagjinatës së disiplinuar,të kontrolluar dhe të kahësuar secili prej nesh mund t’u bashkangjitet mendjeve më të mençura të njerëzimit.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 25.03.12 17:55

Mënyra se si ndërdija jep shenjën vet

Po u gjetët përpara “vendimit të rënd” ose situatë kur nuk ju shkon për dore ta zgjidhni ndonjë problem,pa kurrfarë dilemë,në mënyrë konstruktive filloni të mendoni për brengën tuaj. Nëse lejoni t’ju kaplojë frika a mërzia,nuk mund të thuhet se jeni duke menduar në kuptim të plotë të fjalës, sepse të menduarit e vërtetë lirohet nga frika.

Shembulli që pason paraqet teknikën e thjeshtë me të cilën do ta nxitni ndërdijen për t’ju dhënë shenjën e vet rreth secilit problem.

Qetësojeni trupin dhe shpirtin tuaj! Çlodheni trupin,sepse,meqenëse nuk posedon kërkesa as inciativa të veta e as inteligjencë të vetëdijshme, ai duhet t’i nënshtrohet dëshirave tuaja.Trupi është letër e bardhë emocionale që shënon dhe absorbon çdo përshtypje dhe çdo besim të njeriut. Përqëndrojeni vëmendjen dhe mendimet tuaja në zgjidhjen e problemit!Përpiquni ta zgjidhni atë me ndihmën e pjesës së vetëdijshme të mendjes!

Merreni me mend se sa të lumtur do të ishit po ta gjenit zgjidhjen sa më përsosur të problemit. Përpiquni ta zgjidhni atë me ndihmën e pjesës së vetëdijeshme të mendjes!Merreni me mend se sa të lumtur do të ishit po ta gjenit zgjidhjen sa më të përsosur të problemit. Përpiquni që ta përjetoni ndjenjën që do t’ju kaplojë, po të posedonit përgjigjen e kërkuar.

Le të kënaqet mendja juaj me disponim të tillë,ndërkaq ju mos e ndërpritni të çlodhurit derisa të bini në gjumë të thellë.Po qe se kur të zgjoheni ende nuk keni përgjigje, atëherë zbavituni me diç tjetër që në mënyrë të drejtëpërdrejtë nuk ka të bëjë me problemin dhe,në ndërkohë,përgjigjja me siguri do t’ju arrijë befas,duke kërcyer mu sikur pjesa e bukës së stërpjekur kur del fluturimthi nga makina rreshkëse.

Menjëhrë pas pranimit të sinjalit,na bëhet e qartë se mënyra me e thjeshtë është më e mira.Ja edhe shembulli: Me një rast e pata humbur një unazë të vlefshme që e kisha kujtim të dashur.E kërkova në çdo vend,mirëpo nuk pata sukses.Po atë mbrëmje iu drejtova ndërdijes sime,ashtu si do t’i isha drejtuar kujtdo tjetër.

Para se të më zinte gjumi i thashë: “T’i posedon çdo dituri,prandaj edhe jam i sigurt se e di vendin ku gjendet unaza ime”. Para agimit,u zgjova papritmas,ndërsa në vesh më tingëllonte: “Pyete Robertin”. Pse ta pyes Robertin,një fëmijë nëntëvjeqar? – mendova me vete.Si është e mundur që ai të dijë diç për unazën time? –veprova sipas zërit të brendshëm.

-Po.Derisa luaja me shokë,në oborr,e gjeta një unazë.E mora dhe e lashë mbi tavolinë të dhomës sime.Kam menduar se është e pavlerë, prandaj edhe nuk kam thënë asgjë tjetër,-më tha Roberti. Ndërdija gjithnjë do ta gjejë përgjigjen, vetëm se duhet pasur besim.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 30.03.12 22:30

Ndërdija zbulon testamentin e fshehur

Përvojë të këtij lloji përjetoi edhe një djalosh,dëgjues i rregullt i ligjëratave të mia.Babai i kishte vdekur dhe,me sa dukej,nuk kishte lënë kurrfarë testamenti.Mirëpo,e motra i kishte thënë se babai ia kishte bërë me dije se kishte shkuar një testament me të cilin të gjithë do të mbeten të kënaqur.

Megjithatë,çdo përpjekje për të gjetur atë shkoi huq.Prandaj, djaloshi para se të binte në gjumë, ndërdijes së vet iu drejtua me këto fjalë: “Ndërdijes sime ia përcjell kërkesën për ta gjetjen e testamentit.Jam i bindur se ajo e di ku gjindet,prandja edhe do të ma tregojë vendin”. Dëshirën e vet ai më tej e përmblodhi me një fjalë të vetme PËRGJIGJA. Këtë fjalë,si ndonjë ninullë,e përsëriste vazhdimisht.Me fjalën PËRGJIGJJA në gojë dhe në mendje,u thellua në gjumë.

Të nësërmen në mëngjes ai ndjeu nevojë të fortë për të shkuar në bankën e caktur, ku, sipas informatave të tubuara, ekziston një arkë e rezervuar në emër të babait të vet.Ajo që ishte e deponuar në atë arkë djaloshit i solli PËRGJIGJEN ,gjegjësisht zgjidhjen e porblemit preokupues.

Mendimi që mbetet i rrënjosur në mendje,para gjumit i nxitë dhe i zgjon fuqitë e fjetura të ndërdijes. Po qe se jeni në dilemë,ta shitni apo jo shtëpinë; t’i ndërpreni apo jo marrëdhëniet afariste t’i blini apo jo obligacionet e caktuara të shpërnguleni apo jo nga njëri qytet në tjetrin ose ta prishini ndonjë kontratë,atëherë veproni kështu: Me komoditet dhe në gjendje të qetë vendosuni në kolltukun e çlodhjes ose në atë pranë tavolinës suaj të punës.

Rikujtojeni të ekzistuarit e ligjit univerzal të aksionit dhe të reaksionit, si dhe mënyrën e tij të veprimit. Aksionin në këtë rast e paraqet mendimi juaj,ndrësa reaksionin – përgjigjja ndërdijës suaj. Me fjalë të tjera,ndërdija sipas natyrës së vet reagon,përgjigjet dhe shpërblen.Nëse në mendjen tuaj gjendet aksioni i vërtetë, atëherë në mënyrë të drejtpërdrejtë do ta përjetoni reaksionin, gjegjësisht përgjigjen që do ta paraqesë sinjalin e kërkuar.

Derisa jeni duke kërkuar,gjegjësisht derisa jeni duke pritur sinjalin, duhet të jeni të ulur,si dhe,në gjendje të qetë,të mendoni për hapat që duhet bërë.Pra,do të duhej shfrytëzuar ndërdijen tuaj, si dhe do të duhej t’ia bënit asaj me dije,që t’ju shfrytëzojë.

Në çastin kur ndërdija e merr kontrollin në duar të veta,çdo aksion është nën mbikëqyrje të fortë të mençurisë subjektive,e cila nuk mund të gabojë.Vendimi që merret në këtë mënyrë nuk mund të jetë i gabuar,sepse do të gjendeni nën detyrim të vazhdueshëm subjektiv për të ndërmarrë masa të qëlluara.E përdora fjalën detyrim, sepse ligji i ndërdijes në fakt edhe është detyrim.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 31.03.12 10:31

Fshehtësia e sinjalit të kërkuar

Fshehtësia e sinjalit të kërkuar,gjegjësisht e aksionit të vërtetë, qëndron në aftësinë tuaj që me mendime tuaja t’i përkushtoheni përgjigjes së vërtetë derisa diku në thellësinë tuaj të mos vijë përgjigjja e kërkuar.Me fjalë të tjera,mençuria qëndron pikërisht në aftësinë tuaj të përdorimit të fuqisë së ndërdijes që ajo të fillojë t’ju shfrytëzojë.

Përderisa jeni duke vepruar nën mbikëqyrjen e mendjes suaj subjektive, ju nuk do të bëni ndonjë hap të gabuar,meqë,thjesht,do ta kuptoni se të gjitha mënyrat imponueses janë plotë kënaqësi,se të gjitha rrugët do t’ju sjellin rehati.


FAKTET QË DUHET MBAJTUR MEND

- Duhet mbajtur mend se ndërdija është meritorja për suksesin dhe arritjet e mrekullushme të të gjithë punëtorëve më të mëdhenjë shkencorë.

- Duke përqëndruar kujdesin e vetëdijshëm do t’ia siguroni të dhënat e nevojshme dhe bazën e veprimit.

- Po,qe se jeni në dilemë para zgjidhjes së ndonjë problemi, përpiquni për ta zgjedhur atë në mënyrë objektive.Tubojini të gjitha informatat ekzistuese,pyetni në të gjitha anët, lexoni! Nëse edhe më tutje nuk gjeni përgjigje,atëherë gjithnjë dhe vetëm para gjumit kërkesën tuaj përcilljani ndërdijes –përgjigjja,pa dyshim,do t’ju arrijë.

- Përgjigja nuk do t’ju vijë gjithnjë gjatë natës.Mirëpo,ju mos hiqni dorë.Ndërdijes suaj me këmbëngulje vazhdoni t’ia përsëritni dëshirën.Do të agojë dita kur do ta keni zgjidhjen në duar.

- Nëse e mendoni problemin si të madh,zgjidhja e të cilit kërkon shumë kohë,vetëm mund ta shtyni zigjdhjen.Ndërdija i di të gjitha përgjigjet dhe për te të gjitha problemet janë të njëjta.

- Binduni se përgjigjen e keni në duar.Gëzohuni për gjetjen e zgjidhjes.Ndërdija me siguri do t’i përgjigjet ndjenjës së tillë.

- Çdo përfytyrim i bazuar në besim dhe në qëndresë,do të materializohet me ndihmën e fuqisë çudibërëse të ndërdijes.Po i besuat fuqisë së saj,çudirat edhe do t’ju ndodhin.

- Ndërdija është depoja e memories së njeriut.secili në ndërdijen e vet bart çdo përjetim, mandje edhe sto të fëmijërisë më të hershme.

- Shkencëtarët thellohen në mendim afatgjatë për mbeturinat e tempujve,për gjërat artistike, për fosilet e shtazëve dhe të bimëve.Në atë mënyrë ata bëjnë rekonstruksionin e ngjarjeve në tërësi,duke ringjallur të kaluarën,të afërmen dhe atë më të lashtën.Gjatë kësaj,dukshëm u ndihmon ndërdija.

- Kërkesën për gjetjen e zgjidhjes përcilljani ndërdijes.Përgjigjja do të arrijë nëse keni besim të mjaftueshëm,pra mos dyshoni në fuqinë e ndërdijes!

- Aksionin e paraqet mendimi juaj,ndërsa reaksionin – përgjigjja e ndërdijes.Po qe se mendimi është i mençur,aksioni ose vendimi gjithashtu do të jetë i mençur.

- Sinjali i kërkuar paraqitet si ndjenjë,si vetëdije e mbrendshme,si impuls i brendshëm që ju informon se përgjigjja është aty,se atë e mbani në duar.Ndiqeni këtë sinjal!
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 08.04.12 16:54

NDËRDIJA DHE ËNDRRA ÇUDIBËRËSE

Njeriu mesatarisht i bën tetë orë gjumë në ditë.Pra,gjithsej një e treta e jetës i shkon duke fjetur.Ky është ligji i parevokueshëm i jetës që vlen si për botën shtazore,ashtu edhe për atë bimore.Gjumi është ligj univerzal hyjnor.

Shumica e përgjigjeve,si dhe një numër i madhë zgjidhjesh të problemeve,na lajmëronhen pikërisht derisa jemi duke fjetur.Njeriu gjatë ditës lodhet,prandaj gjumi nevojitet për ta pushuar trupin e vet. Gjatë të fjeturit zhvillohet procesi i përtërirjes së energjisë dhe i ideve të shpenzuara.

Derisa flemë asgjë në trup nuk pushon.Zemra,mushkëritë dhe të gjitha organet tjera vitale funksionojnë pandërprerë dhe pa pengesa. Po qe se para fjetjes ushqeheni,ai do t’ju tretet, ndërsa materiet udhqyese do të shpërndahet nëpër organe trupore.Veç kësaj,lëkura edhe më tutje djersitet, ndërsa thonjët dhe flokët vazhdojnë të rriten pa pengesa.

Ndërdija nga ana e vet kurrë nuk fle e as nuk pushon.Ajo gjithnjë është aktive dhe i mbikëqyrë të gjitha aktivitetet jetësore të njeriut. Procesi i shërimit zhvillohet gjithnjë,por me shpejtësi gjatë fjetjes, sepse atëherë nuk mund ta pengojë pjesa e vetëdijshme e mendjes. Pra, përgjigjet më të jashtëzakonshme rëndom na vijnë pikërisht derisa jemi duke fjetur.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 08.04.12 17:04

Për ç’arsyje flemë?

Shkencëtari i njohur, dr. Xhon Bajglou,ka pohuar se njeriu gjatë të fjeturit pranon përshtypje, gjegjësisht nxitje të caktuar. Provë për këtë pohim aktiviteti i kokrrës së syrit,i nervit veshor,i shqisës së shijuarit, por edhe i pjesës me të madhe të trurit.

Sipas tij,arsyja themelore për të cilën njeriu fle është fakti se gjatë gjumit vie deri te “bashkimi i pjesës pozitive të shpirtit të njeriut me mbinatyrshmërinë e tij,në ç’mënyrë ai ndërlidhet me mençurinë dhe me gjithëdijen e universit apo,siç e quajnë disa, të Madhërishmit.”

Dr.Bajglou gjithashtu e thoë edhe këtë: “Rezultatet që i kam arritur gjatë hulumtimeve të mia ma forcuan bindjen se efekti final i gjumit kurrsesi nuk mund të jetë vetëm pushimi nga puna e përditshme dhe nga aktivitetet tjera, sepse, veç kësaj, është më se e qaetë se një pjesë e moshës njerëzore,e cila më së tepërmi i përgjigjet përsosshmërisë shpirtërore, është pikërisht ajo kohë kur njeriu e kalon në gjumë, të ndarë nga bota e dukshme e materialitetit”.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 08.04.12 17:12

Lutja si formë e gjumit

Gjatë ditës pjesa e vetëdijshme e mendjes është e preokupuar me probleme, me vështirësi dhe në dilema të ndryshme. Është e domosdoshme që kohë pas kohe ajo të tërhiqet nga e vërteta shqisore e botës objektive dhe në qetësi të bashkohet në mençurinë e pjesës së ndërdijshme të mendjes.

Duke iu përmbajtur udheheqjes së tij në të gjitha fazat jetësore, njeriu është në gjendje që t’i tejkalojë të gjitha vështirësitë dhe t’i zgjidhë të gjitha problemet.

Tërheqja e rregullt nga realiteti shqisor,largë zhurmës dhe largë tollovisë së përditshmërisë - përmes lutjes, gjegjësisht përmes pohimit të caktuar pozitiv, gjithashtu paraqet një forëm gjumi.Me fjalë të tjera,njeriu u ndërpren lidhjet me botën e shqisave duke iu vënë dispozicion mençurisë dhe fuqive të ndërdijes.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 08.04.12 17:22

Pasojat e rënda nga pagjumësia

Me rastin e pagjumësisë,njeriu bëhet i ngacmueshëm,i padisponuar dhe i dekurajuar. Dr. Xhorxh Stivensoni nga Shoqata Amerikane e Shëndetit Psikik, thotë: “Mendoj se me siguri mund të pohohet se secilës qenie njerëzorempër të pasur shëndet të përkryer,i nevojitet së paku gjashtë orë gjumë në ditë. Një numri të madhë njerëzish i nevojitet të bëjë mandje dhe më shumë se gjashtë orë gjumë në ditë. Të gjithë ata që mendojnë se mund të jenë të kënaqur edhe me më pak gjumë mashtohen”.

Mjekët dhe shkencëtarët,që merren me hulumtimin e gjumit dhe të pagjumësisë,pohojnë se sulmeve të sëmundjeve të ndryshme psikike shpesh u paraprin pagjumësia e rënd.Prandaj,duhet pasur ndërmend se gjumi ju përtërinë, ju mbush bateritë e zbrazura. Pra, sasia e caktuar e gjumit është e domosdoshme për të pasur jetë të gjatë,të lumtur dhe të suksesshme.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 10.04.12 20:25

Nevoja për më tepër gjumë

Në artikullin me titull: “ndoshta keni nevojë për më tepër gjumë” botuar në revistën “Riders Dajxhest”, Robert O’Brajeni na njohton për aksperimnetin vijues rreth gjumit: “Në një institut ushtarak të Uashingtonit, tash tre vjet bëhen eksperimente të ndryshme. Në to marrin pjesë mbi 100 vullnetarë ushtarakë dhe civilë. Detyra e tyre është të mos flenë katër ditë rresht.

Gjatë kësaj kohe vazhdimisht përcillet efekti i pagjumësisë në fiziologjinë e tyre,por edhe në sjelljet dhe në personalitetin e tyre në tërësi. Rezultatet sollën njohuri mahnitëse për sekretin e quajtur gjumë.

U konstatua se truri i lodhur nga pagjumësia është aq i nevojshëm për gjumë sa që është në gjendje të flijojë çdo gjë për të bërë sadopak gjumë. Kështu,pas vetëm disa orë mosfjetjeje, te personat e tillë paraqiten humbje të kohëpaskohshme, gjegjësisht të ashtuquajturat mikrofjetje prej 3- 4 herë në orë.

Në raste të tilla,njësoj sikurse gjatë fjetjes normale,kapakët e syve rëndohen,ngadalsohet të rrahurit e zemrës,kështu që“humbamendja” e tërë zgjat secilën herë vetëm disa njësi të sekondës.Ndonjëherë këto “humbamendje” janë të privuara nga çdo përmbajtje,janë plotësisht të errta,ndërsa në disa raste janë të përmbushura me ilustrime, me pamje dhe me shfaqje të llojllojshme.

Sa më tepër të vazhdohet koha e mosfjetjes,etapat e vazhduar (arrin zgjatje prej 2-3 sekonda). Mandje,as pilotët që drejtojnë aeroplanë reaktivë nuk janë në gjendje t’i përballojnë sulmet e mikrofjetjeve. Veç kësaj,është e njohur se vozitësve shpesh u ndodhë që t’i zënë gjumi duke drejtuar automobilin.

Pagjumësia lë pasoja të rënda edhe në mbamendje,si dhe në aftësinë e të vrojtuarit. Pjesëmarrësit në eksperimentet e tilla e humbin kujtesën deri në atë shkallë sa që vetëm pas disa minutash nuk ishin në gjendje të përsëritnin, mandje as informatat më themelore që u thuheshin. Ata veçanarisht në situata të inskenuara ishin të paaftë të reagojnë sidomos ndaj të dhënave që i kishin pranuar qysh më herët”.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 10.04.12 20:26

Gjumi sjell këshillën

Një dëgjuese e rregullt e radio emisioneve të mia të mëngjesit nga Los Anxhelosi më kishte thënë me një rast se në Nju Jork i kishin ofruar një vend pune mjaft të përshtatshëm ku paga do t’i dyfishohej. Ajo kishte rënë në dilemë; ta pranonte apo jo këtë ofertë. Për ta zgjidhur dilemën iu dha lutjes.

Para se të binte në gjumë i përsëriste këto fjali: “Inteligjenca krijuese e ndërdijes sime di mirë se ç’është më mirë për mua, prandaj do të ma përcaktojë vendin më të drejtë për mirëqenie dhe për lumturi. I jam mirënjohës asaj për përgjigjen,të cilën me siguri se do të më japë”.

Këtë lutje të thjeshtë ajo e përsëriste shpeshherë; në mbrëmje,para se të binte në gjumë; si dhe herët në mëngjes. Me tu zgjuar nga gjumi e kishet kapluar ndjenja e fortë se ofertën që e mundonte nuk duhet pranuar. Kështu,ajo kishte pasur të drejtë, sepse, kjo kompani njujorkase kishte falimentuar vetëm disa muaj pas këtij rasti.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 11.04.12 17:14

Shpëtimi nga falimentimi

Ja përshkrimi i mënyrës se si mençuria e ndërdijes na udhëzon dhe na mbron rreth kërkesës që ia përcjellim para se të flemë.

Para shumë vitesh,në prag të Luftës së dytë Botërore,në Lindjen e Afërt,më arriti një ofertë për një punë të levërdishme.Duke kërkuar këshillën e ndërdijes,u pata lutur kështu:“Inteligjenca e paskajshme e brendisë sime i di përgjigjet e të gjitha pyetjeve. Ajo do të më udhëzojë që ta zgjedh vendimin më të drejtë. Përgjigjen do ta kem të njohur menjëherë”.

Këtë lutje të thjeshtë e përsëritja si ninullë mu para fjetjes,e cila në ëndërr,në mënyrë shumë të gjallë, mu kishte paraqitur ngjarja që do të ndodhë tre vjet më vonë. Mu kishte paraqitur një shok imi i vjetër dhe mu kishte drejtuar me fjalët: “Lexojini titujt e gazetave, mos gabo të shkosh!”

Titujt e gazetave që mi tregonte flitnin për luftën dhe për sulmin e Perl Harburit.Mua shepsh më ndodh të ëndërroj në këtë mënyrë. Ëndrra e cekur,pa dyshim,ka qenë dramatizim i ndërdijes sime,e cila detyrën për të ma përcjellë porosinë e saj ia kishte besuar personit që i besoja dhe që e respektoja.

Dikujt paralajmërimi ia përcjell e ëma,e cila i paraqitet në ëndërr duke munduar ta bind që të bëjë a të mos bëjë ndonjë punë a veprim. Ndërdija, siç është thënë më herët,i posedon të gjitha njohuritë, të gjitha mençuritë,si dhe përgjigjet e të gjitha pyetjeve.

Shpeshherë ajo paraqitet në formë të zërit,të cilën padyshim do ta pranojë si shumë bindëse. Ndonjëherë do t’jua tërheq vëmendjen nepërmjet zërit të ndonjë personi që e doni pamasë dhe që është në gjendje t’jua thejë mendjen në çdo punë,mandje edhe të mos ju lejojë ta truponi rrugën në momentin e caktuar,sepse,siç del në shesh gjithmonë, matanë me siguri ju kanoset rreziku.

Ndërdija ime është e njësuar me ndërdijen univerzale.Ajo e dinte mirë se japonezët planifikoni të futen në luftë bile edhe kur do të fillojë ajo.

Dr.Rajni nga Universiteti Djuk ka tubuar një numër të madhë provash nga të gjitha anët e botës pëe faktin se njeëzit e kanë parë,e kanë ndjerë a parandjerë ndonjë ndodhi dukshëm para se të ndodhë ajo me të vërtetë.Në numrin më të madhë të rasteve kjo parandjenjë arrin në formë të ndonjë ëndrre tejet të gjallë e konkrete.

Ajo që mu paraqit në ëndërr,në mënyrë shumë të qartë e pashë në titujt e mëdhenj në faqet e “Njy Jork Tajmsit” dhe atë tre vjet para se të ndodhte tragjidia e madhe në Perl Harbur.Për këtë shkak, duke mos humbur asnjë çast unë pata hequr dorë nga udhëtimi për në Lindjen e Largët.Pas tre vjetësh,tmerret e Luftës së Dytë Botërore shërbyen si provë e saktësisë së udhëzimit që ma kishte përcjellë zëri i brendshëm i intuitës sime.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 12.04.12 17:10

Ardhmëria juaj është e caktuar në ndërdijen tuaj

Duhet pasur ndërmend se ardhmëria juaj,si rezultat i mënyrës suaj të të menduarit të rëndomtë, tashmë është e vendosur në ndërdijen tuaj. Atë mund ta ndryshoni vetëm me lutje, gjegjësisht duke përsëritur pohimet të caktuara pozitive.

Ngjashëm me këtë,ardhmëria e vendit është e vendosur në ndërdijen kolektive të popullit të tij. Prandaj,asgjë të çuditshme nuk ka në ëndrrën time gjatë së cilës pashë faqen e parë të gazetës njnjorkase me paralajmërimet e luftës.

Me fjalë të tjera,në kohën kur unë ëndërrova,lufta me të madhe zhvillohej në thellësitë e mendjeve të njerëzve dhe të gjitha planet për sulm tashmë ishin të shënuara në pllakën e madhe të quajtur pllaka e pavetëdijshme kolektive e mendjes së gjithëmbarshme.

Ngjarjet e së nesërmes tashmë i kemi të vendosura menjëherë nën sipëfaqene e ndërdijes suaj,e kjo vlen edhe për atë që do t’ju ndodhë javën e ardhme ose muajin e ardhshëm.Ngjarjet e tilla janë në gjendje t’i shohin veçanërisht individët me aftësi të jashtëzakonshme të parandjenjës dhe të parashikimit.

Po qe se përcaktoheni për lutje – për përsëritje të pohimit pozitiv, nuk mund t’ju ndodhë kurrfarë fatkeqësie.Asgjë nuk është e përcaktuar në mënyrë paraprake deri në atë masë sa që të mos mund të ndryshohet. Me fjalë të tjera, fatin tuaj, përkatësisht ardhmërinë tuaj e përcakton qëndrimi juaj mendor.

Prandaj,përmes lutjes shkencore,esenca e së cilës është shtjelluar në këtë libër,ju jeni në gjendje ta formoni,ta modeloni,ta krijoni dhe ta ndryshoni jetën dhe ardhmërinë tuaj, duke qenë vazhdimisht të rrethuar me paqe,me qetësi shpirtërore, me gëzim dhe me dashuri.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 12.04.12 22:13

Ëndrra me vlerë prej 15 mijë dollarësh

Një dëgjues imi më dërgoi një pjesë të nxjerrë nga një gazetë prej para disa vitesh.Ajo i kushtohej njëfarë Rej Hamerstromit, punëtorit të shkritores së çelikut në Pitsburg,i cili nga ëndrra e vet fitoi 15 mijë dollarë.

Siç cekej në artikull,inxhinierëve nuk u shkonte fare për dore që ta bëjnë zgjidhjen tekinke të ndërprerësit të kontrollit të ftohjes së shufrave të çelikut.Dhjetra zgjidhje u treguan si të papërshtatshme.

Harmerstromi mendoi shumë për këtë problem.U përpoq edhe vetë ta gjente formën e përshtatshme të ndërprerësit që do ta kryente funksionin e duhur.Mirëpo,as atij nuk i shkonte për dore.Një pasdite,para se ta zinte gjumi,përsëri kishte filluar të mendonte për problemin e ndërprerësit.

Atij iu shti në ëndërr skica e zgjidhjes së përkryer.Sapo u zgjua,me shpejtësi e vizatoi atë që e kishte ëndërruar.Pas një varg verifikimesh,kishte konstatuar se kjo zgjidhje e kryente me sukses funksionin e vet.

Ëndrra Hamerstromit ia solli çekun në shumë prej 15 mijë dollarësh,shumë kjo më e madhja që shkritorja ia kishte paguar ndonjëherë punëtorit të vet në emër të inovacionit.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 15.04.12 20:02

Profesori i shquar problemin e vet e zgjidht në gjumë

Doktor Helprehti,një profesor me renome i Gjuhës dhe i civilizimit asirian nga Universiteti i Pensilavisë,kështu e përshkruan një rast nga përvoja e tij.

“Një të shtunë në mbrëmje u rraskapita duke u përpjekur kot së koti ta zgjidhja domethënien enigmatike të dy gurve të çmueshëm të imët,të cilët,sipas paramendimeve,dikur ishin të vendosur në unazat që i takonin një familjeje babilonase. Diku kah mesnata, duke u gjendur në prag të molisjes,rashë në shtrat dhe e pashë një ëndërr të çuditshme:Një prift i gjatë nga Nipura,rreth 40- vjeçar, më dërgoi në depomë e një tempulli (një dhomë e vogël me tavan të ulët e pa dritaree,ku kishte një varg gurësh të çmueshëm, mineral agati dhe shufra të nitratit të argjendit, të shkapërderdhura nëpër dysheme). Pastaj më kishte thënë:”Dy copëzat e agatit,fotografitë e të cilave i ke shpallur ndaras dhe në faqet 22 dhe 26 të librit tënd,në të vërtetë do të duhej t[ qëndrojnë së baashku pranë njëra-tjetrës, sepse ato nuk kanë qenë të vendosura në unaza,por në vathët që i përkisnin statujës hyjnore.Nëse i vendos pranë njëra – tjetrës do ta kuptosh se ky pohim imi është i saktë”. Në të njejtin çast u pata zgjuar dhe i pata vështruar me kujdes gurët e imët dhe me befasi të madhe konstatova se ëndrra i përgjigjej realitetit,më në fund ishte zgjidhur”.

Ngjarja e përshkruar është ilustrim këshillues i fuqisë krijuese të forcës së ndërdijes, e cila posedon përgjigje në çdo pyetje.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 15.04.12 20:05

Shkrimtari i shquar dhe ndërdija e tij

Robert Luis Stivensoni një kaptinë të tërë të një libri të tij ia kushton ëndrrave.Vetë ai ka pasur ëndrra tejet të gjalla ose të themi gati të prekshme, kështu që shpesh praktikonte që para se të shkonte për të fjetur ndërdijes së vet me përpikëri ia përcilltë kërkesa të caktuar.

Kërkonte që ndërdija ta zgjidhë ndonjë problem të ndërlikuar që ai më parë do ta kishte paramenduar apo ajo t’ja rrëfente atij ndonjë kallëzim të tërë që nga fillimi deri në fund.Kur i ndodhte të mbetej pa para,i drejtohej ndërdijes së vet me këto fjalë: “Ma jep një tregim të mirë dhe interesant që do të mund të shëndërrohej në roman komercial”. Ndërdija krijonte çudira dhe gjithnjë e gjente përgjigjen e duhur.

Stivensoni më tutje thotë: “Vogëlushet e gjelbërta (fuqitë e ndërdijes) në rastet më të shpeshta tregimin ma rrëfejnë pjesë-pjesë,si ndonjë roman në vazhdime dhe më mbajnë (që do të duhej të isha autori) në pasiguri të plotë rreth asaj që do të ndodhte më tej”.

Pastaj shton:“Një pjesë të punës që e kryej,derisa kam i ulur pranë tavolinës sime(pra,derisa jam zgjuar dhe i vetëdijshëm), kurrsesi nuk është fryt i aftësisë sime,sepse të gjitha faktet dëshmojnë se vogëlushet e gjelbërta, madje edhe atëherë e mbajnë situatën në duart e veta”.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 16.04.12 22:31

Fjetja e qetë dhe zgjimi i hershëm

Lutja vijuese me siguri do t’i ndihmojë të gjithë ata që i mundon pagjumësia.Gjithnjë para se të shkoni për të fjetur,përsëriteni me maturi,të qetë dhe me bindje: “I çlodh duart, shpatullat, qafën,trurin,fytyrën,sytë si dhe e çlodh tërë trupin dhe shpirtin. Krejtësisht dhe pa pengesa i fal të gjithë për telashet eventuale që mi kanë shkaktuar, njëkohësisht të gjithëve u dëshiroj shëndet,harmoni, qetësi dhe jetë të rehatshme.Më përshkon rehatia dhe qetësia.Jam duke pushuar në mbrojtje dhe në siguri. Derisa në brendin të vetvetes ndjej praninë e mnçurisë së paskajshme,më kaplon lumturia.E di se dashuria dhe qëndrimi im pozitiv ndaj jetës më shërojnë.I kapluar nga dashuria me vullnet e mirësjellje ndaj të gjithëve,lehtas thellohem në gjumë.Gjatë tërë natës do të jem plotësisht i qetë,ndërsa në mëngjes i vullnetshëm për jetë dhe për dashuri. Jam i rrethuar nga një hark i madh dashurie.Do të fle i rehatshëm dhe në qetësi, ndërsa do të zgjohem i gëzuar”.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 17.04.12 16:47

PËRMBLEDHJA E SHKURTËR E KARAKTERISTIKAVE TË MREKULLISË SË QUAJTUR ËNDËRR

- Po qe se jeni të sigurt se do të zgjoheni me kohë,para se të shkoni për të fjetur,ndërdijes suaj përcilljani kohën e saktë të zgjuarjes,e cila do të kujdeset që të mos vonoheni.Po kështu duhet vepruar me rastin e çfarëdo problemi tjetër.Ndërdija është në gjendje të bëjë çdo gjë.
- Ndërdija nuk fle kurrë.Ajo gjithnjë punon.I kontrollon të gjitha funksionet vitale të njeriut.Në qoftë se vetes dhe të tjerëve ua falni gabimet para se të flini,shërimi do të jetë më i shpejtë dhe më i suksesshëm.
- Sinjali zakonisht paraqitet derisa jeni në gjumë,ndonjëherë madje derisa jeni duke ëndërruar. Në raste të tilla bëhet zbarkimi i energjive shëruese,kështu që në mëngjes ndjeheni të freskuar dhe të përtërirë.
- Po qe se ju mundojnë problemet dhe vështirësitë e përditshme ndaleni rrotat e mendimeve tuaja dhe përqëndrojeni vëmendjen në mençurinë dhe në inteligjencën e vendosur në ndërdijen tuaj,e cila është e gatshme të lajmërohet në thirrjen tuaj,me ç’rast do t’ju kaplojë qetësia shpirtërore,do të përmbusheni me forcë dhe vetëbesim.
- Gjumi është i domosdoshëm për qetësimin e mendjes dhe të shëndetit trupor.Pagjumësia shkakton neurozë, depresion dhe sëmundje psikike.Secili njeri ka nevojë për tetë orë gjumë në ditë.
- Hulumtimet mjekësore vërtetojnë se pagjumësia shpeshherë u paraprin sëmundjeve psikike.
- Gjatë fjetjes njeriu e përtërin dhe e plotëson shpirtin me energji të re.Për të pasur jetë të gëzuar dhe vitale është e domosdoshme gjumi i caktuar.
- Truri i lodhur vazhdimisht tenton të flejë dhe atë me aq këmbngule sa që është në gjendje të flijojë çdo gjë.Këtë fakt mund ta dëshmojë shumica prej nesh,e sidomos ata të cilëve u ka ndodhur që t’i zërë gjumi pranë drejtuesit të automobilit,pra në vozitje e sipër.
- Njerëzit me mungesë të gjumit kanë memorie dhe kordinim trupor en mendor të dobët.Ata rëndom kanë mendje të tollovitur,të hutuar dhe të papërcaktuar.
- Ëndrra sjellë këshilla.Para se të ëndrroni,thuajeni fjalinë me të cilën pohoni se ndërdija ju udhëheq e ju udhëzon.Pastaj,me kujdes prtni sinjalin që do të lajmërohet,ndoshta menjëherë sapo të zgjoheni.
- Duhet të keni besim të plotë ndaj ndërdijes suaj.Ajo gjithnjë është e kthyer kah jeta.Kohë pas kohe do t’ju japë përgjigje të duhura në formë të ëndrrave të ilustruara si dhe të vizioneve të natës.Mund të ndodhë që ajo t’jua tërheqë vëmendjen nga rreziku i paraparë,siç i ndoshi autorit të këtij libri.Ardhmëria juaj është e vendosur paraprakisht në ndërdijen tuaj,e bazuar në të menduarit tuaj të zakonshëm dhe në bindjet tuaja.Po qe se vazhdimisht pohoni se ju udhëheq dhe ju drejton inteligjenca e paskajshme dhe se çdo të mirë të kësaj bote e keni në dispozicion,atëherë ardhmëria juaj do të jetë e ndritshme dhe më pozitive.Besoni dhe pranojeni këtë fakt! Shpresoni vetëm në më të mirën,sepse pa kurrfarrë dyshimi edhe do ta përjetoni atë.
- Nëse shkruani ndonjë roman,dramë a libër të çfarëdo lloji; nëse jeni duke punuar rreth ndonjë zbulimi a inovacioni, para se të bini në gjumë drejtohuni ndërdijes duke pohuar me gëzim se mençuria, inteigjenca dhe aftësia e saj ju udhëheq,ju drejton dhe jua zbulon romanin ideal,dramën ideale a zgjidhjen më të përsosur të problemit. Nëse luteni në këtë mënyrë,do të fillojnë t’ju ndodhin çudirat.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 29.05.12 23:34

Metoda absolute i ngjan terapisë bashkohore me ultrazë

Shumë njerëz të mbarë botës me sukses të madh e përdorin këtë metodë të terapisë lutëse.Personi që e përdor metodën absolute,së pari e cek emrin e të sëmurit.Pastaj,me zë të ulët dhe të qetë,fillon të mendojë për Zotin,si dhe ka vetitë karakteristke të tij,siç janë; dhembshmëria,dashuria e paskajshme,inteligjenca e pakufizuar, gjithmundshmëria, mençuria e paskajshme,harmonia absolute, bukuria e papërshkruar dhe përsosshmëria.

Derisa mendon në këtë mënyrë,vetëdija e tij ngritet deri në gjatësi të re valore të shpirtit dhe,njëkohësisht,ndjen se si oqeani i paskajshëm i dashurisë së Zotit veçon gjë që është çrregulluar në trupin e Filan Fistekut,të cilit i është kushtuar lutja. Pra,ai ndjen se si e tërë dashuria dhe e tërë fuqia e Zotit drejtohen kah ai,duke ia zhdukur të gjitha problemet dhe vështirësit e tij.

Metoda absolute mund të krahasohet me terapinë ultrazëshe,të cilën,kohëve të fundit, mjekët po e përdorin gjithnjë e më shpesh. Pra,fjala është për aparatin me ultrazë që dridhet me shpejtësi shumë të madhe dhe lëshon valë tingëlluese në pjesën e trupit kah e cila drejtohet.


Ato shumë lehtë mund të kontrollohen,kështu që terapia e tillë arrin rezultate të dukshme në thyerjen e shtresave të gurit gëlqeror arttritik, si dhe i shëron çrregullimet dhe sëmundjet tjera të shumta.

Valët elektronike shpirtërore të harmonisë,të shëndetit dhe të qetësisë shpirtërore i krijojmë deri në atë masë sa që nëpërmjet të menduarit për vetitë dhe atributet e Zotit e ngrisin vetëdijen tonë. Kjo teknikë e lutjes gjithashtu,arrin rezultate të jashtëzakonshme.
“Do të shkojë mbarë çkado të ndërmarrësh,udhën tënde do ta ndriçojë drita”.(Jobi,22:28)

DISA TË VËRTETA SHKENCORE

- Bëhuni inxhinier i shpritit tuaj dhe gjithnjë përdorni teknikat e provuara të përparimit të jetës suaj

- Dëshira është lutje.Parafytyrojani vetes plotësimin e dëshirës,ndjejeni atë si të vërtetë në mënyrë që ta përjetoni kënaqësisnë e lutjes së pranuar dhe të plotësuar.

- Shpreheni dëshirën se qëllimit do t’ja arrini në mënyrë sa më të lehtë – me ndihmën e padyshmitë të shkencës mendore.

- Me ndihmën e mendimeve që i mendoni në studion e fshehur të mendjes suaj do të ndërtoni shëndet,sukses dhe lumturi të përsosur.

- Eksperimentoni me vetveten derisa të bindeni se inteligjenca e paskajshme gjithmonë reagon aty për aty në secilin mendim të vetëdijshëm.

- Ndjeni gëzim dhe qetësi shpirtërore duke parandjerë realizim të sigurt të qëllimit të dëshiruar.Çdo përfytyrim është esenca e asaj që dëshironi dhe fakt i të ekzistuarit të asaj që askush nuk e ka parë.

- Përfytyrimi vlen sa një mijë fjalë.Ndërdija do ta materializojë çdo shfaqje që lind në vetëdije dhe që është e bazuar në besim.

- Largojuni çdo detyrimi a ngarkese mendore gjatë lutjes!Lejoni që t’ju kaplojë kotja dhe flini të bindur se lutja do t’ju plotësohet!

- Duhet pasur ndërmend se zemra mirënjohëse është në afërsi të thesarit të gjithësisë.

- Të pohosh do të thotë të thuash;gjërat janë kështu dhe kështu.Po qëndruat të vendosur në këtë qëndrim mendor dhe po e ndjetë atë si të vërtetë,edhe përkundër provave të mundshme në dobi të së kundërtës, lutja do t’ju plotësohet.

- Krijoni valë elektronike të harmonisë,të shëndetit dhe të qetësisë, duke menduar në bukurinë dhe në lavdinë e mençurisë së paskajshme.

- Çdo gjë që e ndjeni si të vërtetë dhe në mendje e urdhëroni që të plotësohet,ajo me siguri se do t’ju realizohet.Mendoni për harmoni, për shëndet të mirë,për qetësi dhe për pasuri.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 29.05.12 23:40

SI TË MBETEMI SHPIRTËRISHT GJITHNJË TË RINJ?

Mosnjohja e mënyrës së funksionimit të mendjes dhe e aftësive të saj është shkakit kryesor i të gjitha problemeve bashkë - shortore. Mosmarrëveshjet midis burrit dhe gruas lehtë mund të zgjidhen me përdorim të drejtë të ligjit të mendjes njerëzore.Po qe se luten së bashku,ashtu siç u cek më lart, ata do të jenë të bashkuar sa të duan.

Të menduarit për ideale,hulumtimi i ligjeve jetësore,të pajtuarit rreth qëllimit të të jetuarit, si dhe gëzimi për lirinë personale sjellin bashkëshortësi harmonike,duke sjellë lindjen e ndjenjës së unitetit në kuadër të të cilit dy persona njësohen.

Shkurorëzimi ndalohet para martesës.Situatën e pakëndshme,ku mund të gjenden ndonjëherë dy qenie njerëzore, nuk duhet lejuar. Përse të lejojmë të bien në situata të pakëndshme? Vallë,a nuk do të ishte më mirë ta përqëndrojmë vëmendjen në shkaqet e vërteta të problemeve bashkëshortore? Apo,me fjalë të tjera ,t’u kthehemi gjërave nga rrënja?

Njëlloj sikurse kur është fjala për problemet tjera edhe për brengat rreth shkurorëzimit, rreth jetesës së ndarë,rreth shkatërrimit të martesës dhe rreth gjykimeve të paskajshme, po ashtu janë pasojë e drejpërdrejtë e mosnjohjes së veprimit dhe ndërdijes reciproke të pjesës së vetëdijshme dhe të asaj të ndërdijshme të mendjes.

Domethënia e martesës

Për të qenë martesa e vërtetë she stabile,së pari duhet të ketë harmoni në baza shpirtërore ndërmjet bashkëshortëve.Më tej është e nevojshme të vendoset harmonia e zemrave të tyre,e zemra është kupa ku qëndron dashuria. Ndërshmëria, sinqeriteti, mirësjellja dhe integriteti personal,gjithashtu, janë forma të dashurisë.

Bashkëshortët do të duhej të jenë përsosshmërisht të ndershëm dhe të sinqertë ndaj njëri - tjetrit. Nuk mund të thuhet për një bashkëshortësi se është e drejtë nëse është formuar në baza të interesit për qëllim të arritjes së famës individuale e shoqërore, sepse një lidhjeje të tillë bashkëshortore i mungon sinqeriteti i ndërsjellë,ndershmëria dhe dashuria e vërtetë.Martesa e tillë është farse, mashtrim,gënjeshtër.

Kur gruaja thotë: “Nuk dua të punoj më,dua të martohem dhe të sigurohem materialisht”, pikëpamja e saj primare është përgënjeshtruese,sepse nuk i përfill ligjet e mendjes njerëzore.Siguria e secilit prej nesh varet vetëm nga njohja e raportit midis pjesës së vetëdijshme dhe të ndërdijshme të mendjes,si dhe nga përdorimi i kësaj njohurie në praktikë.

Gruaja,bie fjala,asnjëherë nuk do ta ndijejë mungesën e mjeteve materiale a të shëndetit, po qe se me përpikëri i përdor teknikat e përshkruara në këtë libër.Mirëqenien ajo mund ta arrijë edhe nëse nuk varet nga bashkëshorti,nga babai a nga ndonjë mashkull tjetër.

Shëndeti,gëzimi,frymëzimi,dashuria,pasiguria,sigur ia dhe lumturia e gruas assesi nuk varen vetëm nga burri i saj.Vetitë e cekura gruaja mund t’i arrijë nëse i shkon për dore t’i njohë aftësitë e brendshme të ndërdijes së vet,t’i përvetësojë dhe vazhdimisht t’i përdorë ato në mënyrë konstruktive.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 29.05.12 23:42

Si ta përvetësoni bashkëshortin ideal?

Lexuesi tashmë e ka shumë të njohur mënyrën e veprimit të ndërdijes së njeriut.Është e qartë se çdo ide e ngulitur në ndërdije, në një,moment do ta përjetojë materializimin e vet si ndodhi a si cilësi Prandaj,po dëshiruat ta keni bashkëshortin sipas dëshirës suaj, atëherë pa mëdyshje,duhet filluar ta njoftoni ndërdijen tuaj me vetitë që te meshkujt i çmoni,më së tepërmi.

Ja shembulli i teknikës së shkëlqyer dhe efikase për këtë: Para mbrëmjes me komoditet vendosuni në kolltuk.Mbyllni sytë qetësohuni, ndërkaq vëmendjen tuaj përqëndrojeni në gjendje pasive! Drejtojuni ndërdijes siaj me fjalët: “Dëshiroj ta përfitoj një mashkull të ndershëm,të sinqetë,besnik,të qetë,të lumtur dhe të sukseshëm.Vetitë e cekura i çmoj pa masë.Ato ia përcjell ndërdijes, kështu që,derisa i përsërisë,ato thellë rrënjosen në mendjen time dhe bëhem pjesë e pandarë e personalitetit tim.

E di mirë se në gjithësi vepron ligji i simpatisë,prandaj secili i do vetitë,ngjarjet dhe njerëzit në pajtim me bindjet e veta.E simpatizoj atë që me ndërdije të plotë e ndjej si të vërtetë.E di se jam e aftë të kontriboj për qetësimin shpirtëror dhe për lumturinë e atij mashkulli. Ai i do idealet e mia e edhe unë të tijtë.Nuk dëshiroj ta keqpërdor atë,e as ai mua. Ekziston dashuria e ndërsjellë,liria dhe respekti reciprok”.

Pikërisht këtë mënyrë të të ushqyerit të ndërdijes ushtrojeni me vetitë e dëshiruara.Pas një kohe të caktuar do ta ndjeni gëzimin e përvetësimit të mashkullit që i posedon të gjitha ato veti.Ndërdija do ta gjejë dhe do ta zbulojë rrugën ku do të takoheni me te dhe atë në pajtim të plotë me të vepruarit e papërkulur dhe të patjetërsuar të ndërdijes suaj.

Le t’ju plotësohet dëshira e sinqertë për t’i ofruar atij të gjitha të mirat që i keni; dashurinë, besnikërinë dhe bashkëpunimin tuaj. Bëhuni të çiltër ndaj dashurisë,të cilën do të mund ta fitoni duke iu falënderuar aftësive të ndërdijes suaj.

Si ta përvetësoni bashkëshorten ideale?

Përsëritni këtë varg pohimesh: “Dëshiroj ta përvetësoj një grua të vërtetë e cila plotësisht pajtohet me mua. Dëshiroj bashkim shpirtëror me gruan që përsosshmërisht më përgjigjet.E di se jam i aftë që kësaj gruaje t’i ofroj dashuri,dritë,qetësi dhe gëzim. Ndjej dhe besoj se jam i aftë t’ia mundësoj asaj një jetë të plotë dhe të bukur.

Potencoj se është e nevojshme t’i ketë vetitë e mëposhtcekura: domosdo duhet të jetë e shpirtmirë, e ndenjë, besnike dhe e sinqertë,të ketë harmoni,qetësi dhe lumturi.Në mënyrë ta pakundërshtueshme të ndjejmë simpati ndaj njëri – tjetrit.Pjesë e përvojës sime mund të bëhet vetëm ajo grua që posedon dashuri,realitet dhe bukuri.E pranoj bashkëshorten ideale të jetës sime”.

Derisa në qetësi dhe me besim jeni duke menduar për vetitë që ju mahnitnin e të cilat doni t’i keni bashkëshortja juaj e mundshme,në mendjen tuaj lind vlera e saj mendore. Pastaj,energjitë e pafrenuara të ndërdijes suaj fillojnë aksionin dhe ju bashkojnë me atë grua të tillë.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 29.05.12 23:44

Gabimi i tretë ishte i panevojshëm

Para ca muajsh mu drejtua një mësuese me këtë pyetje: “Kam qenë e martuar tri herë. Që të tre burrat e mi ishin pasivë,të dobët si dhe të varur nga unë.Gjithnjë vendosja në vend të tyre.Vallë,përse i tërheq meshkujt e tillë?”

Unë e pata pyetur se me rastin e martesës së dytë a kishte qenë e vetëdijshme se bashkëshorti i saj ishte njeri i butë. Natyrisht se nuk ka qenë,më kishte thënë ajo dhe shtoi: “Po të kisha qenë e vetëdijshme, kurrë nuk do të isha martuar për te”.

Sipas të gjtha gjasave,mësuesja në fjalë nuk kishte mësuar nga gabimi i parë.Sepse,në të vërtetë problemi qëndronte te vetë ajo, d.m.th.,në personalitetin e saj.Ajo ishte me tipare të mashkullit. Dëshironte t’i kishte njerëzit nën sundim të vetin,kështu që në mënyrë të pavetëdijdshme anonte kah ndonjë mashkull psiv,pranë të cilit do ta ruante pozitën e vet dominuese.

Këtu është në pyetje motivacioni plotësisht i pavetëdijshëm a i ndërdijshëm.Pra,ndërdija e saj thejsht kishte vepruar sipas dëshirës subjektive të mësuese.Ajo,patjetër,është dashur të mësohej që të mos e përfillë modelin e vjetër të zgjedhjes së bashkëshortit, duke praktikuar përdorimin e procesit të drejtë të nxitjes së ndërdijes së vet.

Mospërfillja e formularit negativ


Gruaja e larëpërmendur kishte mësuar të vërtetën e thjeshtë: Po qe se sinqerisht besoni se do të jeni në gjendje ta përvetësoni mashkullin e ëndrrave tuaja,me siguri ashtu edhe do t’ju ngjajë.

Ja lutja, gjegjësisht vargu i pohimeve pozitive me të cilat mësusesja u shpërblye për ta asgjësuar formularin e vjetër të ndërdijes dhe për ta tërhequr bashkëshortin ideal: “E rrënjos në ndërdije tipin e mashkullit që do ta dëshiroja me gjithë zemër.Ai,të cilit i pëlqej, është i fortë,i qëndrueshëm,i këndshëm,i dashuruar,i suksesshëm ,i ndreshëm,i denjë dhe besnik.Tek unë ai do të gjejë dashurinë dhe lumturinë. Jam e gatshme dhe dua ta përcjell atë kudo që ia mësyn.

E di se më dashuron,mirëpo edhe unë atë e dashuroj.Edhe vetë jam e sinqertë,e ndershme, e dashuruar,e sjellshme.Posedoj virtyte të mrekullueshme dhe jam e gatshme t’ia dhuroj vullnetin, gëzimin e zemrës sime,si dhe trupin tim të shëndoshë.Edhe virtytet e tij janë identike.

Raportet tona të ndërsjella janë të njejta.Jap dhe ofroj.Intelegjenca e paskajshme e di se ku gjendet momentalisht mashkulli i tillë, prandaj mençuria e ndërdijes tashmë e kërkon mënyrën për të na bashkuar,me ç’rast sapo të shihemi do ta njohim njëri – tjetrin.Ia përcjell kërkesën time ndërdijes e cila do të dijë ta realizoj atë. Prandaj, i jam mirënjohëse për përgjigjen e përsosur”.

Në këtë mënyrë ajo lutej për çdo mbrëmje dhe për çdo mëngjes,duke ditur se me përsëritje do ta ngopë ndërdijen dhe do ta arrijë ekuivalencën mendore të mashkullit sipas dëshirës së vet.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 29.05.12 23:48

Lutja e plotësuar

Kaluan disa muaj.Në ndërkohë,ajo takohej dhe shetiste me shumë meshkuj,por asnjëri nuk i ngjate atij që e kërkonte.Në ndonjë rast, kur fillonte të ndjehej e pasigurt,kur humbte gjasat ose kur e humbte durimin,menjëherë i kujtohej se inteligjenca e paskajshme i ka mënyrat e veta për ta realizuar dëshirën,si dhe nuk ka arsye për t’u brengosur.Ajo tashmë kishte përfunduar edhe procesin e fundit të shkurorëzimit,i cili ia kishte sjellë lirinë dhe ndjenjën e lehtësimit të madh.

Së shpejti,ajo u punësua si nënpunëse për pranim të pacientëve në një ordinancë private të mjekësisë.Më vonë,më kishte rrëfyer në besim se,me të parë punëdhënësin e vet,kishte ditur se ai ishte njeriu që ia kishte kushtuar lutjet e veta.Me sa duket edhe ai kishte pasur mendim të njejtë, meqë i kishte ofruar martesë qysh në javën e parë të punës.

Kështu ata të dy formuan një bashkëshortësi ideale.Mjekun që e zgjodhi as nuk ishte pasiv e as nuk i pëlqente t’i nënshtrohej urdhërave të gruas.Përkundrazi,ishte një burrë i fortë,mashkull me të gjitha tiparet,ish sportist-atlet shembullor,por edhe me mençuri të thellë,me vizion të gjërë ndaj botës.

Mësuesja e kishte arritur atë për çka ishte lutur,duke qenë e vetëdijeshme se me përsëritje të pandërprerë të vetive të dëshiruara e kishte ngopur ndërdijen.Me fjalë të tjera ajo mentalisht dhe emocionalisht ishte njëduar me idenë e vet që ishte bërë pjesë përbërëse e personalitetit të saj, njëlloj sikurse ushqimi i ngrënë që bëhet pjesë e trupit të njeriut.

A bën të shkurorëzohen bashkëshortët?

Shkurorëzimi është problem individual dhe ,si i tillë nuk përgjithësohet ndonjëherë. Nganjëherë natyrisht,është e qartë se martesa qysh në fillim nuk ka pasur gjasa të suksesit. Megjithatë,në rastet e tjera shkurëzimi nuk është zgjidhje e mirë,njëlloj sikurse që edhe martesa nuk është zgjidhje për problemin e vetmisë.

Për dikë shkurërëzimi është zgjidhje e drejtë,mirëpo për dikë plotësisht i panevojshëm, madje edhe i dëmshëm.Gruaja e shkurorëzuar, nga ana tjetër,shpeshherë është më e sinqertë dhe më fisnike se gjumica e grave të martuara që jetën e vet e çojnë me gënjeshtra dhe me dyftyrësi.

Me një rast pata biseduar me një grua,bashkëshorti i së cilës ishte narkoman i dikushëm, ish i burgosur dhe përtac.Në këshilltoren për punë të bashkëshortësisë,megjithatë i kishin thënë se shkurorëzimi nuk do të ishte zgjidhje e drejtë e problemeve të saja. Mirëpo, mendimi im dallonte nga i tyre.I shpjegova se martesa bëhet nga zemra.

Martesa ideale lind kur dy zemra të sinqerta e të dashuruara bien në pajtim dhe njësohen. Zemra ka vetëm një drejtim të veprimit – dashurinë.Nëse nuk ka dashuri, atëherë nuk ka as arsyje për të ekzistuar bashkëshortësia.

Me të kuptuar shpjegimin tim,kjo grua dinte mirë se ç’duhej bërë. Tashmë ishte e vetëdijshme për faktin se nuk ekziston një ligji i atillë i përgjithshëm që do ta detyronte për t’i duruar poshtërimiet, maltretimet trupore,si dhe fyerjet e përhershme vetëm e vetëm për shkak se dikush e paska lexuar fjalinë: “Ju shpall bashkëshortësi”.

Po qe se bini në dilemë rreth marrëdhënieve tuaja bahkëshortore,nga ndërdija juaj kërkojeni sinjalin se si duhet vepruar – duhet ta dini mirë se përgjigjja gjithnjë ekziston dhe se ajo gjithnjëdo t’ju arrijë. Përcilleni sinjalin që qo t’ju shfaqet në qetësinë e shpirtit tuaj!
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 29.05.12 23:49

Vërsulja për shkurorëzim

Një çift i ri bashkëshortor,përndryshe të njohur të mi,vetëm ca muaj pas martesës iu drejtuan gjykatës për të kërkuar shkurorëzim.Kisha zbuluar se burrin pandërprerë e mundonte frika se do ta lërë gruaja. Ai priste se do të jetë i dëbuar.si dhe ishte i bindur se gruaja do ta tradhëtonte më ndonjë tjetër.Mendimet e tilla i ishin ngulitur në vetëdije dhe i ishin bërë njëlloj obsesione.

Kështu që ai me mednime të veta e kishte zhvilluar qëndrimin mendor e kishte pushtuar jetën e tyre të përbashkët dhe kishte mundësuar të ndodhin një vargë problemesh me karakter negativ. Kishte filluar të vepronte ligji i aksionit dhe i reaksionit ose ligji i shkakut dhe i pasojës.

Mendimi është aksion,ndërsa përgjigjja e ndërdijes reaksion.Gruaja ishte larguar nga shtëpia e përbashkët dhe kishte kërkuar shkurorëzim. Pra,kishte ngjarë pikërisht ajo për të cilën tërë kohën djaloshi i ishte frikësuar.


Shkurorëzimi lindi në mendje

Shkurorëzimi së pari paraqitet në mendje,ndërsa procedura e veprimit ligjor është vetëm të shprehurit e tij të jashtëm dhe final.Të dy bashkëshortët e lartë cekur i kishte kapluar firka nga dyshimi,nga neveria dhe nga hidhërimi.Qëndrimet e tilla mendore e dërrmojnë dhe e molisin qenien e tërë.Çifti i ri bashkëshortor kishte kuptuar se urretja i ndan,ndërsa dashuria i bashkon.

Prandaj që të dy ishin të vetëdijshëm për procesin e zhvilluar në mendje të tyre.Ata nuk e njihnin ligjshmërinë e aksionit dhe të reakisonit mendor,andaj me veprimet e tyre të gabuara vetes i shkaktuan gjendje kaotike dhe fatkeqësi.Kur mu drejtuam,i udhëzova që ta fillojnë terapinë lutëse.

Pas kësaj tearapie,ata njëri –tjetrit filluan t’i kushtojnë më shumë kujdes,dashuri,qetësi shpirtërore dhe vullnet.Për çdo mbrëmje uleshin së bashku dhe,në mënyrë reciproke,ia përcillni ndjenjat e dashurisë,të shëndetit dhe të harmonisë së njëri-tjetrit.

Jeta bashkëshortore në mënyrë suksesuve filloi t’u forcohet.Sot ata jetojnë të lumtur në një bashkësi të fortë,të pasur dhe në marrëdhënie të ndërsjella.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 29.05.12 23:51

Llomotitjet e grave

Gratë zakonisht llomotasin,murmurisin dhe ua kthejnë fjalën burrave vetëm atëherë kur atyre nuk u kushtohet kujdes i veçantë. Kryesisht bëhet fjalë për raste kur ato janë të etshme për dashuri dhe për butësi. Prandaj kini kujdes se si silleni me gruaj tuaj.Me sjelljet tuaja tregojini se sa e çmoni,si dhe lavdojani vetitë e saja të mira.

Pos kësaj,disa gra llomotasin për arsyje se janë të atij lloji që bashkëshortin mundohen t’i nënhtrojnë vetes,ta fusin atë brenda suazave të veta.brenda formave të ngushta të kuptimeve dhe të synimeve të mbetura pa burrë.

Gruaja dhe burri,po deshën të jetojnë në bashkëshortësi të lumtur dhe në harmoni,duhet të heqin dorë nga roli i vëzhguesit të gabimeve të njëri-tjetrit,i cili në çdo rast pret në kurthë tjetrin të gabojë e pastaj t’ia kthejë me të keq për dobësitë dhe lëshimet që mund t’i përvidhen.

Prandaj,duhet kusghtuar kujdes të dashur njëri-tjetrit,duke mos përtuar ta përgëzoni njëri -tjetrin në rast të ndonjë veprimi të mirë a të ndonjë përpjekjeje pozitive të personit me të cilin keni lidhur martesë.


Burri mendjehumbur


Po qe se bashkëshorti gjithnjë e më shpesh fillon ta humb prezencën e mendjes,si dhe t’i ashpërsojë sjelljet e veta ndaj veprimeve a ndaj fjalëve të gruas së vet,atëherë mund të thuhet se në aspektin psikologjik ai e ka thyer besnikërinë martesore, gjegjësisht se dashuron ndonjë grua tjetër.

Njëra nga domethëniet e besnikërisë martesore është edhe idolatria, gjegjësisht të kushtuarit kujdes ose të lidhurit ngusht të mendjes me atë që është negative dhe shkatërruese.Mashkulli nuk i është besnik gruas nëse me mospërfillje ia kthen gruas në çdo pyetje,se dhe nëse lejon që ta përmbushë ndjenja armiqësore ndaj saj.

Thënë shkurt,ai në këtë mënyrë heqë dorë nga betimi i vet martesor; sedo ta dojë,se do ta ndihmojë, dhe se do ta respektojë gruan e vet deri në fund të jetës së vet.Mashkulli shpirtërisht i papranishëm, përplot urrejtje dhe neveri, do të duhej ta kapërdijë egërsinë e vetë dhe të sillet mirë,të jetë i arsyeshëm dhe i kujdesshëm ndaj gruas së vet.

Me ndihmën e lutjes dhe të përpjekjes së caktuar mendore ai lehtë do ta zhdukë qëndrimin e vet armiqësor ndaj gruas.Ndryshimi bie në sy shumë shpejtë,sepse ji vetëm që do të përmirësohen marrë - dhëniet bashkëshortore,por menjëherë do të vërehen edhe ndryshimet pozitive dhe në sjelljet e tyre me miqtë afaristë dhe privat të njëri-tjetrit. Merrni qëndrimi të harmonisë dhe të qetësisë shpirtërore,të cilat do t’i përjetoni edhe në jetën tuaj.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 29.05.12 23:53

Gabim i madhë

Është gabim shumë i madh të zhvillosh çfarëdo bisede me fqinjët a me kushërinjtë rreth problemeve bashkëshortore.Të parmendojmë se gruaja i drejtohet një shoqeje të vet me fjalët: “Gjoni kur nuk më jep para.Ndaj nënës sime sillet shumë keq,pi shumë dhe vazhdimisht i ofendon dhe i maltreton të gjithë antarët e familjes”.

Si pasojë e një qëndrimi të tillë të tij,bashkëshortja e vet e nënçmon dhe e gjykon në çdo bisedë me fqinjët dhe me të afërmit. Kështu që,para masës ai i ka humbur tiparët e burrit ideal.Për problemet tuaja bashkëshortore mund të diskutoni kur nuk është i pranishëm personi i tretë ose në prezencën e këshilltarit me përgatitje prefesionale për këshilla bashkëshortore.

Pse njerëzve të afërt doni t’u krijoni bindje negative rreth martesës suaj?Krahas kësj,po qe se me këmbënulje i vini në pah dhe i zbuloni të metat e personit me të cilin keni lidhur martesë,ju në atë mënyrë e mbillni farën e të njëjtave veti edhe në vete. Kush është ai që mendon dhe ndjen?-Ju.E njeriu është pikërisht i atillë çfarë mendon dhe ndjen.

Të afërmit,gjegjësisht ata me të cilët gjoja se i qani hallet,zakonisht do t’ju këshillojnë gabimisht që bazohen në paragjykime, sepse ata nuk janë objektivë.Këshilla e cila nuk përputhet me rregullat e çmuara, gjegjësisht me ligjin e gjithësisë,nuk mund të jetë e mirë, prandaj nuk duhet besuar.

Është mirë të kihet ndërmend fakti se nuk ekzistojnë dy qenie njerëzore që janë në gjendje të jetojnë nën në kulm pa mos - marrëveshje,pa kundërthëniet të karakterit,pa etapa të dhembjeve dhe të ngarkesave psikike.Miqve kurrë mos ua zbuloni anën e zymtë të jetës suaj bashkëshortore. Zënkat mbain në vete.Përmbahuni nga çfarëdo kritike a gjykimi të bashkëshortiti a të bashkëshortes suaj.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 29.05.12 23:54

Mos u mundoni ta shëndërroni gruan tuaj në kopje të vetvetes

Burri kurrë nuk do duhej të përpiqej që gruan e vet ta shndërrojë në kopje të vetvetes. Përpjekja jo taktike e imponimit të ndryshimit është e huaj për natyrën e saj.

Çdo përpjekje e tillë gjithmonë është e pakuptimtë dhe shumë shpesh për pasojë ka shkatërimin e martesës,sepse në atë mënyrë asaj i lëndohet krenaria dhe vetëbesimi, ndërsa i zgjohet dëshira për kundërdhënie dhe për neveri,gjë që gjithmonë është fatale për jetën bashkëshortore.

Të përshtaturit gjithmonë është i domosdoshëm,mirëpo po ia bëtë një vështrim paksa më të mirë personalitetit tuaj, po u zbavitët paksa me sjelljet tuaja personale,atëherë do të vëreni po aq të meta sa që për t’i përmirësuar ato do të duhej një jetë e tërë.

Në qftë se thuani: “Do ta bëj njeri të llojit që më pëlqen”,atëherë ju me siguri kërkoni fatkeqësi, kështu që do të përfundoni në gjykatë, duke përcjellë zhvillimin e procesit të shkurorëzimit.Në këtë mënyrë vetëm se do ta kuptoni një gjë dhe atë në mënyrë më të vështirë se personi i vetëm që duhet ndryshuar jeni ju dhe askush tjetër.

Në këtë mënyrë vetëm se do ta kuptoni një gjë dhe atë në mënyrë më të vështirë se personi i vetëm që duhet ndryshuar jeni ju dhe askush tjetër.


Lutuni bashkë dhe së bashku kalojeni të gjitha fazat!

Hapi i parë: Nga dita në ditë,si pasojë e dëshprimeve të vogla kurrë mos e bartni urrejtjen dhe hidhërimin.Përpiquni që për çdo mbrëmje, para se të bini në gjumë,t’ia falni njëri-tjetrit gabimet e vogla.Në momentin e parë,me të zgjuar nga gjumi,si dhe në mëngjes disa herë përsëriteni pohimin se inteligjenca e pskajshme ju udhëheq në jetë. Bashkëshortit, anëtarëve të familjes dhe tërë botës dhurojeni mendime të dashurisë,të harmonisë dhe të qetësisë.

Hapi i dytë: Gjatë ngrënies së mëngjesit shpreheni mirënjohjen tuaj ndaj ushqimit,ndaj bollëkut. Derisa jeni duke u ushqyer, përpiquni të mos bisedoni për problemet,për brengat tuaja a për ndonjë zënkë.

E njëjta që vlen edhe gjatë drekimit. Thuajini bashkëshortes (bashkëshortit): “Çmoj çdo gjë që punon dhe vazhdimisht ta faldashurinë dhe vullnetin tim”.

Hapi i tretë: Burri dhe gruaja do të duhej që për çdo mbrëmje ta zëvendësojnë njëri-tjetrin gjatë lutjeve ose gjatë përsëritjes së pohimeve të caktuara pozitive.Mos mendoni se bashkëshortin e keni zënë njëherë e përgjithmonë. Tregojini vazhdimisht se në ç’masë e çmoni dhe e doni!

Llomotitja,kritikat dhe gjykimet ndaj njëri-tjetrit zëvendësojeni me vullnet tuajin të ndërsjellë.Jeta e lumtur bashkë - shortore dhe qetësia familjare ndërtohen në baza të dashurisë,të bukurisë,të respektit të ndërsjellë,të besimit dhe të mirëqenies.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 29.05.12 23:56

PASQYRA E SHKURTËR E KËSHILLAVE TË DOBISHME


- Mosnjohja e ligjshmërive mendore dhe shpirtërore është shkaku kryesor i bashkëshortësisë jo të lumtur.Lutja e përbashkët shkencore do të ndikojë në rruatjen e harmonisë familjare.

- Pengimi më i sukseshëm i shkurorëzimit bëhet para martesës.Po u mësuat të luteni në mënyrë të drejtë,pranë vetes do ta tërhiqni personin që ju përgjigjet më së shumti.

- Martesa është bashkësi e burrit dhe e gruas të cilët i lidhë dashuria reciproke. Zemrat u rrahin të njësuara dhe gjithmonë u punojnë me ritëm të njëjtë.

- Martesa më vete nuk do të thotë edhe lumturi.Njëri-tjetrin mund ta bëjmë të lumtur vetëm atëherë kur dy qenie njerëzore, individualisht ose së bashku,arrijnë ta njohin të vërtetën e amshueshme.

- Gjysmën tjetër të bashkëshortësisë suaj mund ta tërhiqni prabë vetes po qe se vazhdimisht i përsëritni vetitë që duhet t’i posedojë një mashkull a një femër.Dhe vetem me atë rast ndërdija juaj, gjegjësisht inteligjenca e saj e paskajshme do t’u bashkojë.

- Me mendjen tuaj duhet ngulitur ekuivalencën e personit që e dëshironi për bashkëshort a për bashëshorte.Po deshët që ky person të jetë i ndershëm,i sinqertë dhe me plot dashuri, atëherë edhe vetë domosdo duhet të jeni të ndershëm,të sinqertë dhe të dashur.

- Nuk është e nevojshme t’i përsëritni gabimet e bëra në bshkëshortësi. Në çastin kur të besoni se me të vërtetë e keni pranë personin e që e keni ëndërruar,për ndërdijen tuaj do të jetë punë e kryer.Prandaj,që tani filloni të mendoni personin e paramenduar si shok të bashkëshortësisë.

- Mos i parashtroni vetes pyetje se si,pse apo kur do ta takoni partnerin për të cilin luteni.Në mençurinë e ndërdijes suaj besoni pa ndonjë vëretje.Ajo i ka mënyrat e veta dhe nuk ka nevojë për ndihmën tuaj të drejtpërdrejtë.

- Kur filloni të ndjeni pakënaqësi,kur e teproni me llomotitje,kur e ktheni fjalën,kur kritikoni dhe kur silleni me armiqësi ndaj bashkë - shortes a bashkëshortit,jeni në rrugë të mirë të shkurorëzimit mendor.Përkujtojeni zotërimin bashkëshortor: “Premtoj se do ta mbroj,do ta dua dhe do ta respektoj derisa të jem gjallë”.

- Pushoni së ndjelluri frikë dhe neurozë në personalitetin e bashkëshortit (bashkëshortes)! Njëri-tjerit dhurojini dashuri,qetësi, harmoni dhe vullnet të ndërsjellë,sepse atëherë jeta bashkëortore do të jetë më e bukur dhe më e lumtur.

- Ndërdija i ndjen dhe i kupton mirë valët e tilla.

- Gruaja që llomotit zakonisht është e etshme për kujdes,për dashuri dhe për zemërbutësi. Theksojani vetitë e mira, duke ia bërë me dije se sa e doni dhe e çmoni gruan tuaj.

- Burri që e do gruan e vet.kurrë nuk do t’ia bënte ndonjë të keqe, nuk do ta lëndonte e as nuk do ta fyente. Dashuria është ajo që e bën dashurinë.

- Po qe se keni probleme bashkëshortore patjetër dueht kërkuar këshilla prefesionale.Me siguri se nuk do t’i drejtoheni drugdhendësit për t’jua nnxjerë dhëmbin.Prandaj,mos disktoni për problemet tuaja bashkëshortore me të afërmit dhe miqët tuaj.Drejtohuni ekspertit për punë dhe çështje bashkëshortore!

- Kurrë mos u mundoni ta ndrshoni burrin a gruan tuaj.Përpjekjet e këtij lloji gjithmonë janë të pakuptimta dhe e shkatërrojnë krenarin dhe vetëbesimin e personit me të cilin kanë të bëjnë.Në të shumtën e rasteve ato janë fatale për bashkëshortësi.Mos tentoni që bashkëshortin (bashkëshorten) tuaj ta bëni kopje të vetvetes.

- Lutuni së bashku për të mbetur bashkë.Lutja shkencore i zgjidhë të gjitha problemet. Paramendojeni bashkëshorten tuaj ashtu si do të duhej të ishte sipas dëshirës suaj: e gëzuar, e lumtur,e shëndoshë dhe e bukur, paramendojeni bashkëshortintuaj të atillë çfarë do të duhej të ishte; i fortë,stabil,me trup të bukur,i sjellshëm dhe me plot dashuri.Përpiquni që sa më gjatë ta paramendoni shfqajen e tillë dhe do të bindeni se jeta juaj bashkëshortore dukshëm do të fillojë të përmirësohet.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 14.07.12 22:54

NDËRDIJA MBAN ÇELSIN E LUMTURISË

Uiliam Xhems,baba i psikologjisë amerikane,ka thënë se zbulimi më i madh i shekullit XIX nuk ishte nga lëmi i shkencave fizike. Pra, zbulimi më i madh është njohja e fuqisë së ndërdijes së nxitur nga besimi.Çdo qenie njerëzore posedon këtë rezervuar të paskajshme të fuqisë,e cila është e aftë të zgjidhë çdo problem në botë.

Lumturinë jetësore të vërtetë dhe afatgjate mund ta arrini në çastin kur do ta keni plotësisht të qartë se jeni të aftë për ta tejkaluar çdo dobësi,pra kur ta kuptoni se ndërdija juaj është e aftë t’i zgjidhë të gjitha problemet tuaja, t’jua shërojë trupin dhe t’jua hapë rrugën e suksesit,për të cilin nuk keni guxim të ëndërroni.

Njeriu është shumë i lumtur kur martohet,kur u lind fëmija,kur mbaron shkollimin,si dhe kur fiton ndonjë çmim të lartë a ndonjë shpërblim.Me siguri se secili prej nesh do të ishte i lumtur po të fejohej me vajzën më të bukur a me djaloshin më të bukur në rrethinë.

Pra,ka shumë përjetime mallëngjyese dhe të rëndësishme që na bëjnë të lumtur.Mirëpo,sado të mrekullueshme të jenë këto ngjarje, lumturia nuk është afatgjate.

Bibla thotë: “Kush beson,fatin do ta gjejë”.Po qe se besoni se fuqia e ndërdijes ju udhëzon,ju jep kahje dhe ju udhëheq,do të ndjeni se keni arritur drejtpeshim psikik, qetësi, rehati,si dhe çlodhje të trupit dhe të shpirtit.Po qe se u dhuroni dashuri,qetësi dhe vullnet të afërmve tuaj,atëherë keni kontribuar në ngjarjen e fuqishme të lumturisë suaj, e cila ka gjasa të vashdojë deri në fund të jetës suaj.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 14.07.12 22:55

Përcaktohuni për lumturinë

Lumturia është gjendje shpirtërore.Një fjali e Biblës thotë: “Zgjidhe atë që do t’i shërbesh”. Secili është i lirë dhe ka të drejtë ta zgjedhë lumturinë.Megjithëse ky pohim tingëllon shumë thjeshtë, e vërteta gjithmonë është e tillë.Ndoshta mu për këtë, shumë kush ngatërohet në rrugën e lumturisë; nuk mund ta kuptojnë thjeshtësinë e çelsit të lumturisë.Të vërtetat e mëdha jetësore janë të thjeshta,dinamike dhe kreative,por si rezultat sjellin lumturinë dhe mirëqenie.

Ja edhe një citat nga Bibla,kur shën Pali tregon mënyrën se si me anë të mendimeve hapet rruga që çon kah një jetë plot lumturi: “Së fundi,o vëllezër, mundoheni të keni përzemër gjithçka është e vërtetë,gjithçka është ndershme, gjithçka është e drejtë, gjithëçka është e pastër,gjithëçka është e shenjtë, gjithëçka është e denjë për dashuri,gjithëçka është e denjë për lavdi, gjithëçka është virtyt”. (Filipiani,4:8)
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 14.07.12 22:57

Lumturia si shprehi

Para ca vitesh,në bregun verior të Irlandës,te një bujk qëndrova rreth një javë.Nikoqiri ishte një njeri jashtëzakonisht gazmor. Gjatë tërë ditës këndonte, fishkëllonte ose bënte ndonjë shaka.

- Ku qëndron fshehtësia e luturisë suaj? E pyeta.
- Lumturinë e kam shprehi,mu përgjegj ai dhe shtoi: “Çdo mëngjes, posa të zgjohem,si dhe çdo mbrëmje,para gjumit,lutem duke i dëshiruar dëshira të mira familjes,të korrave,Kafshëve shtëpiake,si dhe i falenderohem Zotit për pasurinë që e posedoj".

Ky fshatar,pra,kishte krjiuar shprehi të veçantë personale,të cilit i përmbahej plot 40 vjet.Siç është e njohur,mendimet që shpesh dhe me rregull i përsëritim depërtojnë në ndërdije dhe bëhen pjesë të personalitetit tonë.

Miku im,bujku irlandez,e kishte të vërtetën e madhe – lumturia është shprehi.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 14.07.12 22:58

Njeriu duhet dëshiruar lumturinë

Kur është në pyetje lumturia,është shumë me rëndësi ta dëshironi atë me sinqeritet.Disa njerëz,duke qenë gjatë në gjendje të dekurajuar,të raskapitur dhe të pikëlluar,në rastet kur ndonjë lajm i gëzuar a i mrekullueshëm papritmas i bën të lumtur,me siguri do të thonë: "Kjo lumturi nuk mund të jetë e mirë!“ Ata deri në atë masë i janë adaptuar pikëpamjes mendore negative sa që në lumturi nuk ndihen mirë,mandje ndjejnë nostalogji për gjendjen e tyre të shtërnguar të mëparshme shpirtërore.

E kam njohur një grua angleze,e cila vite me radhë vuante nga reumatizmi. Zakonisht u binte gjunjve me shuplakat e veta dhe thoshte “Sot ndihem shumë keq. Reumatizmi ka filluar të më mundoj aq shumë sa që nuk mund ta luajë as hapin.Ndihem e mejruar dhe e mbyllur në shtëpi“.

I biri,e bija dhe fqinjët me përpikëri kujdeseshin për këtë zonjë të vjetër e të dashur. Ajo,nga ana e vet,gati sa kënaqej me sëmundjen – me “mjerimin“ e vet,siç e quante reumatizmin.Ajo,sipas të gjitha gjasave,madje as nuk dëshironte të ishte e lumtur.

I pata propozuar metodë të posaçme të shërimit.Ia shkrova disa citate biblike duke i thënë se,nëse do t’u kushtojë vëmendje të duhur,qëndrimi i sa mendor domosdo do të ndryshojë,si dhe do ta mundësojë lindjen e besimit dhe të shpresës për përtërirjen e shëndet të saj të çrregulluar.

Mirëpo kjo zonjë nuk tregonte kurrfarë interesimi për këtë. Me sa duket,shumë njerëz posedojnë tipare morbide të futura thellë në karaktrin e tyre,për ç’arsye ata ndjejnë kënaqësi duke qenë të pafat e të pikëlluar.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 14.07.12 23:00

Pse të përcaktoheni për pafatësin tuaj?

Një numër i madh njerëzish përcaktohen për pafatësinë e tyre,sepse nuk janë të aftë t’i zhdukin nga mendja idetë vijuese: “Sot është ditë e zezë për mua.Asgjë nuk më shkon për dore.Nuk do të shkojë për dore ta bëj këtë punë.Të gjithë i kam kundërshtarë.Puna nuk mëshkon si duhet,ndërsa më pastaj do ta kem edhe më keq.Gjithnjë arrij me vones të madhe.Të gjithë,përveç meje,ia arrijnë qëllimit etj“. Nëse çdo mëngjes e filloni me qëndrime të tilla mendore,vetes do t’ia ngarkoni të gjitha brengat e lartë - përmendura dhe do të jeni tepër – tepër të pafat.

Tashmë duhet të kuptoni se bota ku jetoni kryesisht varet nga ajo se ç’është duke ndodhur në mendjen tuaj.Mark Aureli,filozof dhe mendimtar i madh romak, me një rast kishte thënë: “Jeta e secilit prej nesh është e tillë çfarë e bëjmë ne me të menduarit tonë“.

Filozofi i madh amerikan,Emersoni ka shkruar: “Njeriu është ai se për çfarë mendon gjatë ditës“.Pra, mendimet që zakonisht i ruani në mendjen tuaj tentojnë të materializohen si ngjarje të vërteta.

Përpiquni që të mos ju kaplojnë mendimet negative,të pajturit me fatin ose pikëllimin. Përkujtojeni veten se nuk është e mundur të përjetoni asgjë jashtë mendjes suaj.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 15.07.12 17:53

Do të isha i lumtur po të kisha një milion dollarë

Në spitale për sëmundje shpirtërore ka shumë pacientë që posedojnë pasuri të madhe, por që ndjehen si të mjerë-pa asnjë metelik. Ata në spitale të tilla janë shtruar nga psikoza, nga paranoja a nga dëshpërimi i skamjes.Pra,pasuria më vete nuk do të thotë edhe lumturi.Nga ana tjetër,ajo nuk është as pengesë për lumturi.

Sot shumica prej nesh vetes mundohen t’ia blejnë lumturinë duke u furnzur me mallë të konsumit të gjërë; televizorë të shtrenjtë, automobila,jahte.Por lumturia kurrsesi nuk mund të dihet.Mbretëria e lumturisë gjendet në mendimet dhe në ndjenjat tuaja.

Një numër i madh njerëzish mendojnë se për lumturi nevojitete diçka nga jashtë dhe pohojnë: “Do të isha i lumtur po qe se më zhgjedhin për shef,për drejtor a për udhëheqës,po qe se përparoj në detyrë a në shoqëri“.

E vërteta,megjithatë,thotë se lumturia paraqet gjendjen shpirtërore dhe mendore të njeriut.Asfarë pozite shoqërore nuk do ta sillte domosdo lumturinë. Forca,gëzimi dhe lumturia fshihen prapa njohjes së ligjshnërisë së përgjithshme,të cilat janë vendosur thellë në ndërdije dhe pas përdorimit të drejtë të kësaj ligjshmërie gjatë tërë jetës.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 15.07.12 17:54

Lumturia paraqet të shirat e mendjes së qetë.

Para ca vitesh,derisa ligjëroja në San Francisko,e pata njohur një njeri tejet të brengosur për shkak të marrëdhënieve të veta në vendin e punës.

Ai kryente funksionet e udhëheqësit të një organizate të madhe afariste. Eprorët e tij, drejtori dhe nënkryetari,e mërzitnin dhe e neveritnin.Ndjente se si ata gjithnjë i kundërvieshin. Për shkak të konfliktit të tyre,puna në organizatë shkonte mjaftë dobët - pothuajse nuk kishte kurrfarë fitimi.

Ja se në ç’mënyrë ai e kishte zgjidhur problemin e vet afarist:Në mëngjes,me t’u zgjuar nga gjumi, qetë dhe i vendosur thoshte:“Të gjithë të punësuarit e organizatës sonë janë të ndershëm,të sinqertë,besnikë,të vullnetshëm dhe të gatshëm për të bashkëpunuar. Ata hallkat mendore dhe shpirtërore i paraqesin me zingjir të zhvillimit,të suksesit dhe të mirëqenies së korporatës sonë. Kolegët e mi të punës i shoh me dashuri,me qetësi dhe me vullnet,si në të gjitha mendimet e tyre,i udhëheq principi i përgjithshëm.

Inteligjenca e paskajshme vendimet i bie nëpërmjet meje, kështu që,në çdo hap tonin afarist dhe në marrëdhëniet tona reciproke qëndron vetëm veprimi i drejtë.I dërgoj lajmëtarët e qetësisë,të dashurisë dhe të vullnetit që,para se të hyj brenda, ambientin rreth vendit tim të punës të ma fisnikërojë.Paqja në te hyj me plot besim e me shpresë“.

Vargun e tillë të pohimeve pozitive ai përsëriste për çdo mëngjes, duke e ndier realitetin e tyre.Kur i ndodhte që gjatë ditës ta hetonte paraqitjen e shqetësimit dhe të frikës, menjëherë i thoshte vetes: “Qetësia dhe harmonia përgjithmonë e kanë pushtuar shpirtin tim“.

Së fundi i kishte shkuar për dore që plotësisht ta disiplinonte mendjen e vet. Mendimet e dëmshme më nuk i silleshin vërdallë, ndërsa e kishte kapluar qetësia shpirtërore. Kështu që,ai me sukses i kishte mbaruar shirjet e pritura.

Pas vetëm dy javë durimi,drejtori dhe zëvendësdrejtori e kishin thirrur në kolegium.Ata e kishin përuruar për veprimet e veta profesionale dhe për idetë e tij konstruktive,duke i deklaruar se organizatën e ytre,nën udhëheqjen e tij,e presin aktivitet të reja tejet të sukseshme.Kështu,ai zbuloi se çelësi i lumturisë fshihet te vetë njeriu.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 16.07.12 20:33

Pegesa nuk është aty ku mendohet se është

Para ca vitesh e pata lexuar një artikull që fliste për një kalë,i cili ishte ngatërruar në një kërcu që ndodhej rreth rrugës.Nga ky rast,saherë që arrinte aty,ai nuk pranonte të vazhdonte më tutje. Fshatari e kishte nxjerrë kërcurin,e kishte djegur dhe e kishte rrafshuar vendin ku ndodhej kërcuri. Mirëpo,edhe gjatë dhjetë vjetëve të ardhme ky kalë me vështirësi kalonte pranë vendit të cekur. Pra, ai shqetësohej nga rasti që i kishte ndodhur.

Pengesa e vetme për lumturinë tuaj gjendet,përkatësisht mund të jetë në jetën tuaj mendore dhe në përfytyrimet a në mendimet tuaja.Frika ose brenga a mund t’i frenojë veprimet tuaja?Frika është vetëm një ndjenjë e lindur në mendjen tuaj.Prandaj,nxirreni jashtë, digjeni dhe përpiquni që,në vend të saj,në mendjen tuaj të jetë gëzimi,suksesi dhe lumturia.

E kam njohur një njeri që nuk kishte pasur suksese në punë.Më kishte thënë: ”Bëja gabime të pamatura. Tash mësova shumë gjëra. Do të kthehem në punë,kësaj radhe do të arrij sukses të shkëlqyer”. Ç’kishte bërë ai?-I ishte kundërvënë pengesës që gjendej në mendjen e tij.

Në vend se të ankohej,të shprehte pakënaqësi dhe në vend se ta ushqente mendjen me mendime negative,ai e kishte shkatërruar përfytyrimin për mossukses dhe,i armatosur me besim në fuqitë e ndërdijes së vet,ishte nisur kah lumturia.Besoni në vetvete,sepse do të arrini suksese dhe lumturi.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 16.07.12 20:35

Njerëzit më të lumtur

Njeriu më i lumtur është ai që vazhdimisht mendon për vetitë e veta më të mira dhe që përpiqet për t’i materializuar ato – për t’i nxjerrë në dritë.Më të mirët nuk janë gjithmonë ehde më të lumturit,por më lumturit janë gjithmonë më të mirët për jetë dhe suksesshme.

Mençuria e përgjithshme e ndërdijes paraqet pjesën më të mirë të secilit njeri.Gjeni mënyrën për ta shprehur së paku një pjesë të dashurisë,të së vërtetës dhe të bukurisë të po këtij principi universal në mënyrë që të rradhiteni në rradhët e njerëzve më të lumtur në botë.

Epikteti,filozofi grek i stoicizmit,njëherë pati thënë: ”Vetëm një rrugë çon kah lumturia dhe kah qetësia shpirtërore.Prandaj gjithnjë duhet të jemi të gatshëm për t’ia mësyrë kësaj rruge,në agun e hershme dhe në mbrëmjen e vonshme – kthejuni vetes dhe do të shihni dritën”.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 17.07.12 18:26

PASQYRA E SHKURTËR E KËSHILLAVE PËR LUMTURI

- Uilijam Xhejms ka thënë se fuqia e ndërdijes e bazuar në besim paraqet zbulim më të madhë të shek.XIX.
- Te ju fshihet fuqia e madhe.Po arritët t’i besoni kësaj fuqie do ta gjeni lumturinë. Vetëm me atë rast do të realizohen ëndrrat tuaja të përparshme dhe të tashme.
- Me ndihmën e fuqisë çudibërëse të ndërdijes suaj mund ta tejkaloni çdo disfatë dhe mund t’i largoni çdo fatkeqësie.Pikërisht këtu qëndron rëndësia e pohimit biblik: ”Kush respekton Zotin (gjegjësisht beson në ligjet e ndërdijes), do ta gjejë lumturinë”.
- Domosdo duhet përcaktuar për lumturi.Ajo është shprehi.Përkujtojeni sa më shpesh citatin nga porosia drejtuar Filipinëve(4:8).
- Në mëngjes,me të hapur sytë,thuajini vetes:”Sot po përcaktohem për lumturi,për sikses, për veprime të mira, për dashuri e vullnet,si dhe për qetësi shpirtërore”. Frymëzojeni dashurinë, jetën dhe profesionin tuaj me këto pohime në mënyrë që ta zgjedhni lumturinë.
- Shumë herë në ditë shprehni mirënjohje për lumturinë tuaj.Bëjeni këtë edhe në emër të të afërëve tuaj,të familjes,të miqëve,të kushërinjve,por edhe në emër të të gjithë njerëzve në botë.
- Është e domosdoshme që të dëshironi të jeni të lumtur.Asgjë s’mund të arrihet po nuk u shpreh dëshira. Dëshira fluturon mbi krahët e imagjinatës dhe të besimit.Paramendoni se ju është plotësuar dëshira,ndjejeni atë tashmë si të realizuar me të vërtetë. Lumturia është lutje e plotësuar.
- Po qe se vazhdimisht në mendjen tuaj ndjellni;frikë,brenga,hidhërime,urretje dhe mossukses,së shpejti do të jeni të pikëlluar dhe të pafat.Duhet pasur ndërmend se jeta është fryt i mendimeve tuaja.
- As të gjitha të hollat e botës nuk mjaftojnë për ta blerë lumturinë.Mbretëria e lumturisë fshihet në mendjet dhe në djenjat tuaja.
- Lumturia është fryt i mendjes së qetë e të pushuar.Mendimet tuaja drejtojini kah qetësia shpirtërore,kah drejtpeshimi mendor, kah paqja dhe kah inteligjenca e paskajshme e ndërdijes.Pastaj mendja juaj do të fillojë punën e vet të realizimit të lumturisë suaj.
- Lumturia nuk mund të pengohet nga jashtë.Gjërat e jashtme nuk janë shkaqe,janë vetëm pasoja.Shkaku i vetëm është mendimi. Pra,zgjedheni lumturinë!
- Njeriu më i lumtur është ai që mendon për të mirat e veta dhe që mundohet t’i materializojë ato.Inteligjenca e paskajshme paraqet pjesën më të mirë të secilit njeri.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 23.07.12 12:56

NDËRDIJA DHE MARRËDHËNIET HARMONIKE NDËRMJET NJERËZVE

Duke lexuar këtë libër,me siguri keni vrejtur se ndërdija me përpikëri shënon çdo imtësi që ia përcillni,për të nxjerrë pastaj çdo shënim me besnikëri në realitetin e së përditshmes.Mu për këtë shkak,në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve do të duhej përdorur rregulla e artë:

“Gjithçka dëshironi t’ju bëjnë juve njerëzit,beni edhe ju atyre!” (Mateu,7:12). Kjo fjali e ka domethënien e vet të brendshme dhe të të jashtmen.Por,nga aspekti i ndërdijes neve na intereson domethënia e saj e brendshme: “Gjithçka dëshironi t’ju bëjnë juve njerëzit, beni edhe ju atyre!” – Atë që dëshironi ta ndjejnë të tjerët për ju,ndjeni edhe ju për ta,ashtu siç doni të sillen të tjerët ndaj jush, silluni edhe ju ndaj tyre.

Ndoshta ndaj shokut të punës keni mirëkuptim dhe silleni mirë ndaj tij,por sapo jua kthen shpinën filloni të mendoni për të si është më keq.Prandaj,mu këto mendime negative kanë efekt shkatërrues ndaj jush.Në të vërtetë,ju në këtë mënyrë e helmoni mendjen tuaj duke humbur; vitalitetin, energjinë, entuziazmin, fuqinë dhe vullnetin tuaj.Mendimet negative shumë shpejt depërtojnë në ndërdije dhe shkaktojnë çdo lloj vështirësie dhe pakënaqësie jetësore.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 23.07.12 12:57

Çelsi i marrëdhënieve të lumturra ndërnjerëzore

“Gjithçka dëshironi t’ju bëjnë juve njerëzit,beni edhe ju atyre!” - Mos i gjykoni të tjerët që të mos ju gjykojnë juve,sepse sipas gjykimit që bëni do të veprohet edhe ndaj jush,sipas masës që përdorin do t’ju merret edhe juve masa.

Njphja e domethënies së këtyre vargjeve dhe përdorimi i së vërtetave të thella të mbajtura në këto vargje paraqet çelësin e vërtetë për marrëdhënie harmonike me të afërmit tuaj.Të gjykosh do të thotë të mendosh,të marrëshe vendim mendor a të vish në përfundim mendor.

Mendimi që keni për dikë është mendimi juaji,sepse ju e mendoni.Mendimet janë kreative, prandaj çdo gjë që mendoni a ndjeni për të tjerët bëhet pjesë e përvojës suaj personale, sepse përmes veprimit të ndërdijes mendimet tuaja materializohen në realitetin tuaj.Veç kësaj,çdo sygjestion që ia jepni ndokujt,në të vërtetë e bëni për vetveten,sepse mendja si medium krijues e pranon atë dhe aty për aty fillon të veproj sipas tij.

Prandaj thuhet:”Si gjykoni,ashtu edhe do të veprohet ndaj jush”.Kur e njihni ligjin e tillë si edhe mënyrën e veprimit të ndërdijes, gjithnjë do të keni kujdes që të mendoni,të ndjeni dhe të silleni mirë e drejtë ndaj të afërmve tuaj.Këto vargje ju tregojnë rrugën e lirisë së njeriut dhe ju zbulojnë mënyrën e zgjidhjes së problemeve personale.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 23.07.12 12:59

“Si matni,ashtu edhe do t’ju matet”

Nëse ndokujt ia bëni një të mirë,e mira do t’ju kthehet;nëse dikujt i bëni keq, poashtu edhe e keqja do t’ju ngjajë.Po qe se dikush i mashtron dhe i gënjen të tjerët,në të vërteteë ai mashtron dhe gënjen veteveten.

Ndjenja e fajshmërisë dhe e humbjes,pas një kohe të caktuar,domosdo do t’ia sjell edhe atij ndonjë humbje të cilido lloji.Ndërdija me kujdes shënon aktin mendor të mashtrimit dhe reagon në pajtim me motivacionet mendore.

Ndërdija është pavetore dhe e pandryshueshme,nuk dallon religjion,racë as institucion.Nuk ndjen mëshirë e as nuk është hakmmarëse. Mënyra se si mendoni, ndjeni e silleni në fund do t’ju kthehet edhe juve.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 23.07.12 22:18

Reagimi negativ ndaj titujve të gazetave

Filloni ta përcillni veten.Vëreni se si reagoni ndaj njërzëve,ndaj rasteve dhe ndaj vetive.Vërejeni reagimet tuaja ndaj ngjarjeve të përditdhme.Po u bëtë një vështrim titujve të gazetave ditore,a do të mund t’ju shqetësojnë ato? Nuk është me rëndësi se a pajtohemi apo jo me to.Por,nëse lajmet ditore ia arrijnë t’ju shqetësojnë, atëherë gjendeni nën ndikim të emocioneve tuaja negative të cilat do t’ju shqetësojnë fizikisht e shpirtërisht.

Kam marrë një letër nga një grua,e vila ankohej në faktin se burri i saj shqetësohej sa herë që lexonte pjesë të kryeartikujve nga faqet e disa gazetave. Ajo shton se hidhërimi dhe tërbimi i vazhdueshëm atij ia shkaktuan të thatin gastrik.Mjeku i kishte rekomanduar shërim sa më të shpejtë.

Unë i pata thirrur të më vizitojnë.U pata shpjeguar se në ç’mënyrë funksionon truri i njeriut; ia tërhoqa vëmendjen për pjekurinë e tij emocionale,sepse lejon ta shqetësojnë artikujt me të cilët ai nuk pajtohet.

Pas bisedës me mua,filloni të kuptohet se gazetaëve duhet lënë lirinë e të shprehurit,pavarësisht se a pajtohemi ose jo me ta në planin politik,fetar a në ndonjë plan tjetër.Ngjashëm me këtë, gazetarët do të duhej t’u sigurojnë lexuesve të vet lirinë e të shprhurit të pakënaqësisë me mënyrën e të shkruarit të gazetës së tyre.

Bashkëbiseduesi im kuptoi se mund të shprehet mospajtim edhe pa pasoja të padëshiruara.E zbuloi të vërtetën e tjeshtë se nuk e goditnin fjalët a veprimet e njerëzve përreth,por vetëm mënyra e reagimit të tij ndaj veprimeve dhe fjalëve të tilla.

Shpjegimi i tillë e shëroi bashkëbiesduesin tim.I rekomandova edhe disa pohime pozitive,të cilat do të duhej t’i përsëriste për çdo mëngjes,me t’u zgjuar nga gjumi.Bvashkëshortja e tij,më vonë,më kishte treguar se,pas një kohe të caktuar,ai kishte qenë në gjendje të qeshej kur lexonte ndonjë pjesë të kryeartikujve të gazetave me tzë cilat nuk pajtohej.Pra,ato tashmë nuk mund ta shqetësonin,ta hidhëronin a ta tërbonin.Gjithashtu të arriturit e baraspeshës emocionale i solli edhe qetësimin e plotë të të thatit gastrik.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 25.07.12 21:34

Monologu i brendshëm pengon prespektiven

Më vizitoi njëherë një agjent tregtar dhe m’i tregoi vështirësitë e tij gjatë bashkëpunimit me eprorët e vet.Ai qe dhjetë vjet punon në organizatën e njëjtë tregtare dhe kurrë nuk iu dha kurrfarë mirënjohje e as që kishte përparuar në punën e vet.Të dhënat që tregonin suksesin e tij të shitjes ishin dukshëm më të mira se sa ato të kolegëve të tij nga lëmi i njëjtë.Eprori i vet nuk e donte. Ndaj tij ishte sjellë shumë me padrejtësi,ndërsa gjatë tubimeve publikisht i poshtëronte propozimet e tij.

Unë i shpjegova se shkaktar për marrëdhënie të tilla ishte kryesisht ai vetë dhe se qëndrimet dhe bindjet e tij ndaj eprorit me siguri nuk ishin fare më pozitive. Sipas masës që përdorni,do t’ju merret edhe juve masa.Masa e tij mendore, gjegjësisht përfytyrimi i tij ndaj eprorit,ishte se kishte të bëjë me një person keqbërës dhe keqdashës ndaj të cilit ai ndjente neveri dhe armiqësi.Duke shkuar në punë,çdo herë me vetveten ai zhvillonte biseda të ashpra përplot me vërejtje,kritika,me sharrje dhe me gjykime të rrepta ndaj eprorit të vet.

Pra,edhe është pritur që t’i kthehen atij të gjitha ato që i kishte shfaqur në sferën e vet mendore.Tashmë e kishte kuptuar se monologu i tij i brendshëm kishte efekt tejet rrënues. Mendimet dhe emocionet e furishme negative,si dhe gjykimet mendore të drejtuara kah eprori,bujshëm depërtonin në ndërdijen e tij,duke lindur reagim tejet negativ të të njëjtit lloj të eprorit të vet,si dhe duke i shkaktuar edhe një varg çrregullimesh personale,fizike dhe emocionale.

Duke dëshiruar që ta ndërprejë një zhvillim të tillë ngjarjesh,fillo t’i përsëriste pohimet pozitive vijuese:”Unë jam personi i vetëm që mendon në gjithësinë time.Jam përgjegjës për mendimet e mia ndaj shefit tim.Eprori im nuk është fajtor për mendimet e mia që bën ndaj tij.

Askujt,asnjë person, asnjë vend a gjësendi nuk ia lejoj mundësinë për të më lënduar – për të më shqetësuar Eprorit tim i dëshiroj shëndet,sukses,qetësi shpirtërore dhe lumturi.Sinqerisht i dëshiroj çdo të mirë dhe e di se gjithçka e udhëheq inteligjenca e paskajshme”.

Lutjen e tillë e përsëriste me zë,lehtë,me vendosmëri dhe me bindje,i vetëdijshëm se mendja e njeriut i ngjan kopshtit ku do të mbijë çdo farë e mbjellë dhe e ujitur në kohën e duhur.

I propozova që për çdo mbrëmje,para gjumit,ta paramendonte këtë pamje: Eprori i tij e përuron për punën që e kreu në mënyrë të shkëlqyer.E lëvdëron pëe entuziazmin dhe për përpjekjen që bën,si dhe për numrin e shtuar të blerësve.

I propozova që të përpiqet ta ndjente realitetin,prekshmërinë e ngjarjeve të paramenduara,ta ndjejë fortësinë e të shtrënguarit të dorës,ta ndjejë zërin dhe ta shohë buzëqeshjen e eprorit të vet.

Në bazë të këtyre propozimeve ai kishte formuar një film të vërtetë mendor, me të gjithë dialogët dhe efektet që mund të paraqiteshin. Filmin e tillë ai e paramendonte natë për natë,i vetëdijshëm se ndërdija paraqet një mekanizëm tejet të ndjeshëm,i cili,herët a vonë,do të reagojë ndaj shfaqjeve të ngulitura në te.

Shkallë-shkallë ndërdija ishte ngopur dhe aty për aty pasoi përgjigjja e saj.Eprori e kishte thirrue në drejtorinë e organizatës tregtare duke ia bërë me dije se ishte caktuar në pozitë të udhëheqësit të njësive punuese në tërë trevën, përndryshe epror i më se 100 vetëve dhe me të ardhura dukshëm më të mëdha.Pra,me të ndryshuar bindja për shefin e vet,ai reagon në përputhshmëri me këtë ndryshim.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fisnik Gojani 11.08.12 22:23

Po more ket liber e kam lexu edhe une para 3 viteve asht nje liber i mrekullushem qe te ndihmon shum dhe mund ta gjeni fare leht une e kam bler nje te till
Fisnik Gojani
Fisnik Gojani

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 29.10.13 10:01

Pjekuria emocionale

Ajo për çka njerëzit përreth jush flasin dhe veprojnë do t’ju ngacmojë ose do t’ju shqetësoj vetëm po qe se lejoni t’ju ngjajë kjo. Shqetësimi depërton në personalitetin tuaj përmes mendimit tuaj.Nëse,për shembull,hidhëroheni me dikë,atëherë patjetër do të kaloni nepër katër fazat vijuese mendore.

- Së pari,mendoni për fjalët e tij;
- Së dyti,do të vendosni të hidhëroheni dhe do të krijoni emocionin e tërbimit;
- Së treti,e zgjedhni rrugën e veprimit në pajtim me emocionet e krijuara;
- Së fundi,e filloni aksionin tuaj me fjalë e me lëvizje.

Siç mund të shihet;mendimi,emocioni,reaksioni dhe aksioni,lindin dhe zhvillohen në mendjen tuaj.

Kur ta keni arritur pjekurinë emocionale,më nuk do të reagoni negativisht ndaj vërejtjeve,kritikave dhe ndaj sjelljeve jo të mira të njerëzve që ju rrethojnë.Me fjalë të tjera,më nuk do të bini në nivelin e vibriacioneve të ulta mendore dhe nuk do të mishëroheni me atmosferën negative të të tjerëve.

Indentifikohuni me qëllimet tuaja jetësore dhe mos i lejoni asnjë personi,vendi a gjësendi që t’ju zmbrapsë nga mendja juaj e brendshme dhe e thellë e qetësisë shpirtërore,e paqes dhe e shëndetit të përkryer.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 29.10.13 10:04

Domethënia e dashurisë në marrëdhëniet harmonike ndërnjerëzore

Sigmund Frojdi,themelusi i psikoanalizës,më parë pati thënë se njeriu i privuar nga dëshuria sëmuret dhe vdes. Dashuria nënkupton mirëkuptimi,vullnet dhe respekt ndaj të afërmve.Sa më shumë dashuri dhe vullnet që tregoni ndaj atyre që ju rrethojnë,në masë më të madhe do t’ju kthenen edhe juve.

Nëse ndonjë të afërmit tuaj ia lëndoni egon ose dinjitetin,atëherë nuk mundf të llogaritni në vullnetin e tij.Duhet ta keni ndërmend se gjithkush në botë do të që ta duan dhe ta respektojnë të tjerët,si dhe ta çmojnë si të rëndësishëm.

Duhet të kuptoni se secili prej nesh është i vetëdijshëm për vlerën e vet dhe se jeta i duket i denjë dhe merituese për ta jetuar. Duke pasur ndërmend këtë,ju u forconi bazat personale të afërmve tuaj, ndërsa ata ua kthejnë me dashuri dhe me vullnet.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 29.10.13 10:08

Urretja ndaj shikuesve

Një aktor i teatrit më ishte ankuar se i kishte ngjarë që shikuesit ta përqeshinin dhe ta fishkëllonin qysh në paraqitjen e parë të tij nëskenë.Ai gjithashtu kishte thënë se pjesa që e luante ishte e dobët,ndërsa roli nuk i ishte nga më të mirët. Haptas kishte pranuar se,me muaj të tërë,i urrente shikuesit në sallë.I quante budallenj,njerëz që nuk dinë asgjë,mendjelehtë,kokëzbrazur etj. Pastaj e kishte lënë punën në teatër, ndërsa një vit kishte punuar si shitës.

Me një rast një mik i tij e kishte thirrur të vinte me të për ta dëgjuar ligjeratën time në temën:”Si të dilet në skaj me vetvetën”. Kjo ligjeratë imja ia kishte ndryshuar jetën.Iu kthue teatrit duke filluar të lutej me sinqeritet si për vete, ashtu edhe për shikuesit.

Për çdo mbrëmje,para se të dilte në skenë,përmbushej me dashuri dhe me vullnet duke u përpjekur që ato t’ përhapte kudo përreth. I ishte bërë shprehi të paramendonte se si inteligjenca e paskajshme gjithë të pranishmit në sallë i përmbushte,i frymëzonte dhe i arsimonte.

Gjatë çdo shfaqjeje të pjesës së tij,me mendje kah shikuesit,vazhdimisht transmentonte vibriacione të dashurisë. Sot është një Aktor i madh.I do dhe i respekton njerëzit si dhe shkëlqen nga vullneti dhe nga respekti që ka.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 29.10.13 10:28

Si të veprohet ndaj njerëzve me veti të papërshtashme?

Gjithkah përreth nesh gjenden shumë njerëz me veti të papërshtatshme,njerëz krye më vete, të tërhequr,madje edhe të tillë me çrregullime psikike.Fjala është për personat me sëmundje psikike, për ngucakeqët,për cinikët,për ata që nuk bashkëpunojnë me të afërmit,për njerëzit që hidhërohen për gjithçka dhe me gjithkend,për njerëzit e papërgatitur për të jetuar në shoqëri.Çrregullimet e tilla ndonjëherë fitohen në fëmijëri, ndërsa herë-herë mund të jenë edhe trashëguese.

Askujt nuk i shkon mendja,për shembull,t’i gjykojë të sëmurët nga tuberkulozi a nga ndonjë sëmundje e ngjashme. Pra,të sëmurët psikikë assesi nuk duhet gjykuar. Përkundrazi, ndaj tyre duhet treguar mirëkuptim dhe keqardhje. Mirëkuptim do të thotë falje.


Paftësia do shoqëri

Personi me pengesa dhe me çrregullime psikike nuk është në gjendje të bashkëpunojë me inteligjencën e paskajshme të ndërdijes së vet.Personi i tillë i refuzon njerëzit e qetë,të gëzuar dhe të lumtur.Ai kritikon,gjykon dhe intrigon secilin që ndaj tij është i sjellshëm dhe i mirë.

I përmbahet qëndrimit të këtillë: “Pse të jenë ata të lumtur,përderisa unë jam kaq fatzi?” Ai është i gatshëm për ta fundosur gjithë botën dhe që ta bjerë në nivelin e vet të të jetuarit.Pafatësia,pra, do shoqëri.Po e kuptuat këtë të vërtetë gjithnjë do të jeni të qetë,të vetëdijshëm për faktet,si dhe nuk do të lejoni që t’ju mposhtë dhembshuria e paarsyeshme.
__________________
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 30.10.13 15:15

Ndjeshmëria në marrëdhëneit ndërnjerëzore

Para ca kohësh më vizitoi një femër e re,e cila më rrëfeu se si e urrente kolegen e vet të zyrës.Si arsye për këtë ajo cek faktin se kolegia e saj ishte më e bukur, më e lumtur dhe më e pasur se ajo e mbi gjitha ishte fejuar me pronarin e kompanisë ku punonin që të dyja.

Mirëpo,një ditë,pas martesës së tyre,në zyre erdhi e bija invalide (nga martesa e kaluar) e koleges,e përqafoi të ëmën dhe i tha: “Nënë,nënë unë e dua shumë babanë e tashëm. Shiko se ç’më ka dhuruar!”

Vizituesja ime pastaj shoti: “Ndjeja se si zemra më njësohej me vogëlushen e sakatosur dhe disi befas fillova të dij se si ndjehet ky fëmijë,se si në ndjenjat e saj bashkëdyzohen;mëria për sëmundjen e vet,si dhe lumturia për lojën e re që i ishte dhuruar.Tashmë në mendje më ishte shfaqur edhe vizioni i lumturisë së re jetësore. Papritmas më përshkoi dashuria ndaj saj.U ngrita,iu afrova dhe ia dëshirova tërë lumturinë e kësaj bote,këtë vërtet e bëra me gjithë mend,sepse këto edhe ia dëshiroja me të vërtetë”.

Rasti i këtillë në psikologjinë bashkëkohore quhet ndjeshmëri,që thjesht,do të thotë projektim i qëndrimit mendor të vetvetes në personin tjetër.Vizituesja ime kishte projektuar disponimin e vet, gjegjësisht ndjenjën e vet dhe kishte filluar të mendonte mu sikurse kolegia e vet,por edhe sikurse e bija,pasi që kjo ishte projektuar edhe në mendjen e vogëlushes.

Po qe se gjendeni në situatë për ta lënduar dike ose për t’ia menduar dikujt të keqen, mendimisht projektohuni në mendjen e Moisiut dhe mendoni nga pikëpamja e Dhjetë urdhërave.Po qe se jeni ziliqar,xheloz a hidhërak, projektohuni në mendjen e Krishtit dhe mendoni nga pikëpamja e tij-me siguri do ta kuptoni d.m.th.,e saktë të fjalëve: “Duajeni njëri-tjetrin!
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 30.10.13 15:19

Nuk do t’ia arrini qëllimit duke lëshuar pe

Mos i lejoni të tjerët që t’ju keqpërdorin dhe që me ndihmën e britmës,vajit ose me ndihmën e të ashuquajturave sulme të zemrës t’ia arrijnë qëllimit të vet. Njerëzit e tillë janë diktator që përpiqen t’ju shndërrojnë në robër dhe t’ju shtyjnë të bëni atë që dëshirojnë ata.Ju duhet të reagoni ndaj tyre me sjellje të mira,por me me vendosmëri refuzoni t’u nënshtroheni.

Mos i kontruboni veprimeve,egoizmit dhe posesivitetit të tyre.Mbani mend se mund ta bëni vetëm atë që duhet bërë.Njeriu ekziston për ta mbajtur idealin e vet,duke u mbetur besnik të vërtetave jetësore dhe virtyteve shpirtërore.

Askujt në këtë botë mos i lejoni që t’ju zbrapsë nga qëllimi që ia keni caktuar vetes,nga aspiratat kah të cilat shpejtoni e të cilat do të duhej t’i jetësoni prirjet e talentit tuaj të fshehur,ta përparojnë njerëzimin dhe ta zbulojnë edhe një rreze të mençurisë,të së vërtetës dhe të bukurisë së gjithëmbarshme.

Qëndroni besnik ndaj idealit tuaj!Dini se çdo gjë absolute i kontribon qetësisë suaj shpirtërore, lumturisë dhe shëndetit tuaj që në mënyrë të domosdoshme paraqitet edhe si kontribut ndaj mirëqenies së mbarë njerëzimit.

Përputhshmëria e pjesëve është e barabartë me përputhshmërinë e tërësisë, sepse tërësia është e përbërë prej pjesëve.ndërds pjesa hyn në përbërjen e tërësisë.Të afërmit tuaj ia keni birxh vetëm dashurinë,ndërsa dashuria është plotësim i ligjmërisë së shëndetit,i fatit dhe i qetësisë shpirtërore.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 3 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi