EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forca e ndërdijes

+5
Lapsi
Meridiani 0 (zero)
Elson Precaj
Ekonomisti
Fakiri
9 posters

Faqja 4 e 4 Previous  1, 2, 3, 4

Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 4 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 23.07.12 22:18

Reagimi negativ ndaj titujve të gazetave

Filloni ta përcillni veten.Vëreni se si reagoni ndaj njërzëve,ndaj rasteve dhe ndaj vetive.Vërejeni reagimet tuaja ndaj ngjarjeve të përditdhme.Po u bëtë një vështrim titujve të gazetave ditore,a do të mund t’ju shqetësojnë ato? Nuk është me rëndësi se a pajtohemi apo jo me to.Por,nëse lajmet ditore ia arrijnë t’ju shqetësojnë, atëherë gjendeni nën ndikim të emocioneve tuaja negative të cilat do t’ju shqetësojnë fizikisht e shpirtërisht.

Kam marrë një letër nga një grua,e vila ankohej në faktin se burri i saj shqetësohej sa herë që lexonte pjesë të kryeartikujve nga faqet e disa gazetave. Ajo shton se hidhërimi dhe tërbimi i vazhdueshëm atij ia shkaktuan të thatin gastrik.Mjeku i kishte rekomanduar shërim sa më të shpejtë.

Unë i pata thirrur të më vizitojnë.U pata shpjeguar se në ç’mënyrë funksionon truri i njeriut; ia tërhoqa vëmendjen për pjekurinë e tij emocionale,sepse lejon ta shqetësojnë artikujt me të cilët ai nuk pajtohet.

Pas bisedës me mua,filloni të kuptohet se gazetaëve duhet lënë lirinë e të shprehurit,pavarësisht se a pajtohemi ose jo me ta në planin politik,fetar a në ndonjë plan tjetër.Ngjashëm me këtë, gazetarët do të duhej t’u sigurojnë lexuesve të vet lirinë e të shprhurit të pakënaqësisë me mënyrën e të shkruarit të gazetës së tyre.

Bashkëbiseduesi im kuptoi se mund të shprehet mospajtim edhe pa pasoja të padëshiruara.E zbuloi të vërtetën e tjeshtë se nuk e goditnin fjalët a veprimet e njerëzve përreth,por vetëm mënyra e reagimit të tij ndaj veprimeve dhe fjalëve të tilla.

Shpjegimi i tillë e shëroi bashkëbiesduesin tim.I rekomandova edhe disa pohime pozitive,të cilat do të duhej t’i përsëriste për çdo mëngjes,me t’u zgjuar nga gjumi.Bvashkëshortja e tij,më vonë,më kishte treguar se,pas një kohe të caktuar,ai kishte qenë në gjendje të qeshej kur lexonte ndonjë pjesë të kryeartikujve të gazetave me tzë cilat nuk pajtohej.Pra,ato tashmë nuk mund ta shqetësonin,ta hidhëronin a ta tërbonin.Gjithashtu të arriturit e baraspeshës emocionale i solli edhe qetësimin e plotë të të thatit gastrik.

Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 4 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 25.07.12 21:34

Monologu i brendshëm pengon prespektiven

Më vizitoi njëherë një agjent tregtar dhe m’i tregoi vështirësitë e tij gjatë bashkëpunimit me eprorët e vet.Ai qe dhjetë vjet punon në organizatën e njëjtë tregtare dhe kurrë nuk iu dha kurrfarë mirënjohje e as që kishte përparuar në punën e vet.Të dhënat që tregonin suksesin e tij të shitjes ishin dukshëm më të mira se sa ato të kolegëve të tij nga lëmi i njëjtë.Eprori i vet nuk e donte. Ndaj tij ishte sjellë shumë me padrejtësi,ndërsa gjatë tubimeve publikisht i poshtëronte propozimet e tij.

Unë i shpjegova se shkaktar për marrëdhënie të tilla ishte kryesisht ai vetë dhe se qëndrimet dhe bindjet e tij ndaj eprorit me siguri nuk ishin fare më pozitive. Sipas masës që përdorni,do t’ju merret edhe juve masa.Masa e tij mendore, gjegjësisht përfytyrimi i tij ndaj eprorit,ishte se kishte të bëjë me një person keqbërës dhe keqdashës ndaj të cilit ai ndjente neveri dhe armiqësi.Duke shkuar në punë,çdo herë me vetveten ai zhvillonte biseda të ashpra përplot me vërejtje,kritika,me sharrje dhe me gjykime të rrepta ndaj eprorit të vet.

Pra,edhe është pritur që t’i kthehen atij të gjitha ato që i kishte shfaqur në sferën e vet mendore.Tashmë e kishte kuptuar se monologu i tij i brendshëm kishte efekt tejet rrënues. Mendimet dhe emocionet e furishme negative,si dhe gjykimet mendore të drejtuara kah eprori,bujshëm depërtonin në ndërdijen e tij,duke lindur reagim tejet negativ të të njëjtit lloj të eprorit të vet,si dhe duke i shkaktuar edhe një varg çrregullimesh personale,fizike dhe emocionale.

Duke dëshiruar që ta ndërprejë një zhvillim të tillë ngjarjesh,fillo t’i përsëriste pohimet pozitive vijuese:”Unë jam personi i vetëm që mendon në gjithësinë time.Jam përgjegjës për mendimet e mia ndaj shefit tim.Eprori im nuk është fajtor për mendimet e mia që bën ndaj tij.

Askujt,asnjë person, asnjë vend a gjësendi nuk ia lejoj mundësinë për të më lënduar – për të më shqetësuar Eprorit tim i dëshiroj shëndet,sukses,qetësi shpirtërore dhe lumturi.Sinqerisht i dëshiroj çdo të mirë dhe e di se gjithçka e udhëheq inteligjenca e paskajshme”.

Lutjen e tillë e përsëriste me zë,lehtë,me vendosmëri dhe me bindje,i vetëdijshëm se mendja e njeriut i ngjan kopshtit ku do të mbijë çdo farë e mbjellë dhe e ujitur në kohën e duhur.

I propozova që për çdo mbrëmje,para gjumit,ta paramendonte këtë pamje: Eprori i tij e përuron për punën që e kreu në mënyrë të shkëlqyer.E lëvdëron pëe entuziazmin dhe për përpjekjen që bën,si dhe për numrin e shtuar të blerësve.

I propozova që të përpiqet ta ndjente realitetin,prekshmërinë e ngjarjeve të paramenduara,ta ndjejë fortësinë e të shtrënguarit të dorës,ta ndjejë zërin dhe ta shohë buzëqeshjen e eprorit të vet.

Në bazë të këtyre propozimeve ai kishte formuar një film të vërtetë mendor, me të gjithë dialogët dhe efektet që mund të paraqiteshin. Filmin e tillë ai e paramendonte natë për natë,i vetëdijshëm se ndërdija paraqet një mekanizëm tejet të ndjeshëm,i cili,herët a vonë,do të reagojë ndaj shfaqjeve të ngulitura në te.

Shkallë-shkallë ndërdija ishte ngopur dhe aty për aty pasoi përgjigjja e saj.Eprori e kishte thirrue në drejtorinë e organizatës tregtare duke ia bërë me dije se ishte caktuar në pozitë të udhëheqësit të njësive punuese në tërë trevën, përndryshe epror i më se 100 vetëve dhe me të ardhura dukshëm më të mëdha.Pra,me të ndryshuar bindja për shefin e vet,ai reagon në përputhshmëri me këtë ndryshim.

Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 4 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fisnik Gojani 11.08.12 22:23

Po more ket liber e kam lexu edhe une para 3 viteve asht nje liber i mrekullushem qe te ndihmon shum dhe mund ta gjeni fare leht une e kam bler nje te till

Fisnik Gojani

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 4 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 29.10.13 10:01

Pjekuria emocionale

Ajo për çka njerëzit përreth jush flasin dhe veprojnë do t’ju ngacmojë ose do t’ju shqetësoj vetëm po qe se lejoni t’ju ngjajë kjo. Shqetësimi depërton në personalitetin tuaj përmes mendimit tuaj.Nëse,për shembull,hidhëroheni me dikë,atëherë patjetër do të kaloni nepër katër fazat vijuese mendore.

- Së pari,mendoni për fjalët e tij;
- Së dyti,do të vendosni të hidhëroheni dhe do të krijoni emocionin e tërbimit;
- Së treti,e zgjedhni rrugën e veprimit në pajtim me emocionet e krijuara;
- Së fundi,e filloni aksionin tuaj me fjalë e me lëvizje.

Siç mund të shihet;mendimi,emocioni,reaksioni dhe aksioni,lindin dhe zhvillohen në mendjen tuaj.

Kur ta keni arritur pjekurinë emocionale,më nuk do të reagoni negativisht ndaj vërejtjeve,kritikave dhe ndaj sjelljeve jo të mira të njerëzve që ju rrethojnë.Me fjalë të tjera,më nuk do të bini në nivelin e vibriacioneve të ulta mendore dhe nuk do të mishëroheni me atmosferën negative të të tjerëve.

Indentifikohuni me qëllimet tuaja jetësore dhe mos i lejoni asnjë personi,vendi a gjësendi që t’ju zmbrapsë nga mendja juaj e brendshme dhe e thellë e qetësisë shpirtërore,e paqes dhe e shëndetit të përkryer.

Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 4 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 29.10.13 10:04

Domethënia e dashurisë në marrëdhëniet harmonike ndërnjerëzore

Sigmund Frojdi,themelusi i psikoanalizës,më parë pati thënë se njeriu i privuar nga dëshuria sëmuret dhe vdes. Dashuria nënkupton mirëkuptimi,vullnet dhe respekt ndaj të afërmve.Sa më shumë dashuri dhe vullnet që tregoni ndaj atyre që ju rrethojnë,në masë më të madhe do t’ju kthenen edhe juve.

Nëse ndonjë të afërmit tuaj ia lëndoni egon ose dinjitetin,atëherë nuk mundf të llogaritni në vullnetin e tij.Duhet ta keni ndërmend se gjithkush në botë do të që ta duan dhe ta respektojnë të tjerët,si dhe ta çmojnë si të rëndësishëm.

Duhet të kuptoni se secili prej nesh është i vetëdijshëm për vlerën e vet dhe se jeta i duket i denjë dhe merituese për ta jetuar. Duke pasur ndërmend këtë,ju u forconi bazat personale të afërmve tuaj, ndërsa ata ua kthejnë me dashuri dhe me vullnet.

Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 4 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 29.10.13 10:08

Urretja ndaj shikuesve

Një aktor i teatrit më ishte ankuar se i kishte ngjarë që shikuesit ta përqeshinin dhe ta fishkëllonin qysh në paraqitjen e parë të tij nëskenë.Ai gjithashtu kishte thënë se pjesa që e luante ishte e dobët,ndërsa roli nuk i ishte nga më të mirët. Haptas kishte pranuar se,me muaj të tërë,i urrente shikuesit në sallë.I quante budallenj,njerëz që nuk dinë asgjë,mendjelehtë,kokëzbrazur etj. Pastaj e kishte lënë punën në teatër, ndërsa një vit kishte punuar si shitës.

Me një rast një mik i tij e kishte thirrur të vinte me të për ta dëgjuar ligjeratën time në temën:”Si të dilet në skaj me vetvetën”. Kjo ligjeratë imja ia kishte ndryshuar jetën.Iu kthue teatrit duke filluar të lutej me sinqeritet si për vete, ashtu edhe për shikuesit.

Për çdo mbrëmje,para se të dilte në skenë,përmbushej me dashuri dhe me vullnet duke u përpjekur që ato t’ përhapte kudo përreth. I ishte bërë shprehi të paramendonte se si inteligjenca e paskajshme gjithë të pranishmit në sallë i përmbushte,i frymëzonte dhe i arsimonte.

Gjatë çdo shfaqjeje të pjesës së tij,me mendje kah shikuesit,vazhdimisht transmentonte vibriacione të dashurisë. Sot është një Aktor i madh.I do dhe i respekton njerëzit si dhe shkëlqen nga vullneti dhe nga respekti që ka.

Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 4 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 29.10.13 10:28

Si të veprohet ndaj njerëzve me veti të papërshtashme?

Gjithkah përreth nesh gjenden shumë njerëz me veti të papërshtatshme,njerëz krye më vete, të tërhequr,madje edhe të tillë me çrregullime psikike.Fjala është për personat me sëmundje psikike, për ngucakeqët,për cinikët,për ata që nuk bashkëpunojnë me të afërmit,për njerëzit që hidhërohen për gjithçka dhe me gjithkend,për njerëzit e papërgatitur për të jetuar në shoqëri.Çrregullimet e tilla ndonjëherë fitohen në fëmijëri, ndërsa herë-herë mund të jenë edhe trashëguese.

Askujt nuk i shkon mendja,për shembull,t’i gjykojë të sëmurët nga tuberkulozi a nga ndonjë sëmundje e ngjashme. Pra,të sëmurët psikikë assesi nuk duhet gjykuar. Përkundrazi, ndaj tyre duhet treguar mirëkuptim dhe keqardhje. Mirëkuptim do të thotë falje.


Paftësia do shoqëri

Personi me pengesa dhe me çrregullime psikike nuk është në gjendje të bashkëpunojë me inteligjencën e paskajshme të ndërdijes së vet.Personi i tillë i refuzon njerëzit e qetë,të gëzuar dhe të lumtur.Ai kritikon,gjykon dhe intrigon secilin që ndaj tij është i sjellshëm dhe i mirë.

I përmbahet qëndrimit të këtillë: “Pse të jenë ata të lumtur,përderisa unë jam kaq fatzi?” Ai është i gatshëm për ta fundosur gjithë botën dhe që ta bjerë në nivelin e vet të të jetuarit.Pafatësia,pra, do shoqëri.Po e kuptuat këtë të vërtetë gjithnjë do të jeni të qetë,të vetëdijshëm për faktet,si dhe nuk do të lejoni që t’ju mposhtë dhembshuria e paarsyeshme.
__________________

Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 4 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 30.10.13 15:15

Ndjeshmëria në marrëdhëneit ndërnjerëzore

Para ca kohësh më vizitoi një femër e re,e cila më rrëfeu se si e urrente kolegen e vet të zyrës.Si arsye për këtë ajo cek faktin se kolegia e saj ishte më e bukur, më e lumtur dhe më e pasur se ajo e mbi gjitha ishte fejuar me pronarin e kompanisë ku punonin që të dyja.

Mirëpo,një ditë,pas martesës së tyre,në zyre erdhi e bija invalide (nga martesa e kaluar) e koleges,e përqafoi të ëmën dhe i tha: “Nënë,nënë unë e dua shumë babanë e tashëm. Shiko se ç’më ka dhuruar!”

Vizituesja ime pastaj shoti: “Ndjeja se si zemra më njësohej me vogëlushen e sakatosur dhe disi befas fillova të dij se si ndjehet ky fëmijë,se si në ndjenjat e saj bashkëdyzohen;mëria për sëmundjen e vet,si dhe lumturia për lojën e re që i ishte dhuruar.Tashmë në mendje më ishte shfaqur edhe vizioni i lumturisë së re jetësore. Papritmas më përshkoi dashuria ndaj saj.U ngrita,iu afrova dhe ia dëshirova tërë lumturinë e kësaj bote,këtë vërtet e bëra me gjithë mend,sepse këto edhe ia dëshiroja me të vërtetë”.

Rasti i këtillë në psikologjinë bashkëkohore quhet ndjeshmëri,që thjesht,do të thotë projektim i qëndrimit mendor të vetvetes në personin tjetër.Vizituesja ime kishte projektuar disponimin e vet, gjegjësisht ndjenjën e vet dhe kishte filluar të mendonte mu sikurse kolegia e vet,por edhe sikurse e bija,pasi që kjo ishte projektuar edhe në mendjen e vogëlushes.

Po qe se gjendeni në situatë për ta lënduar dike ose për t’ia menduar dikujt të keqen, mendimisht projektohuni në mendjen e Moisiut dhe mendoni nga pikëpamja e Dhjetë urdhërave.Po qe se jeni ziliqar,xheloz a hidhërak, projektohuni në mendjen e Krishtit dhe mendoni nga pikëpamja e tij-me siguri do ta kuptoni d.m.th.,e saktë të fjalëve: “Duajeni njëri-tjetrin!

Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 4 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 30.10.13 15:19

Nuk do t’ia arrini qëllimit duke lëshuar pe

Mos i lejoni të tjerët që t’ju keqpërdorin dhe që me ndihmën e britmës,vajit ose me ndihmën e të ashuquajturave sulme të zemrës t’ia arrijnë qëllimit të vet. Njerëzit e tillë janë diktator që përpiqen t’ju shndërrojnë në robër dhe t’ju shtyjnë të bëni atë që dëshirojnë ata.Ju duhet të reagoni ndaj tyre me sjellje të mira,por me me vendosmëri refuzoni t’u nënshtroheni.

Mos i kontruboni veprimeve,egoizmit dhe posesivitetit të tyre.Mbani mend se mund ta bëni vetëm atë që duhet bërë.Njeriu ekziston për ta mbajtur idealin e vet,duke u mbetur besnik të vërtetave jetësore dhe virtyteve shpirtërore.

Askujt në këtë botë mos i lejoni që t’ju zbrapsë nga qëllimi që ia keni caktuar vetes,nga aspiratat kah të cilat shpejtoni e të cilat do të duhej t’i jetësoni prirjet e talentit tuaj të fshehur,ta përparojnë njerëzimin dhe ta zbulojnë edhe një rreze të mençurisë,të së vërtetës dhe të bukurisë së gjithëmbarshme.

Qëndroni besnik ndaj idealit tuaj!Dini se çdo gjë absolute i kontribon qetësisë suaj shpirtërore, lumturisë dhe shëndetit tuaj që në mënyrë të domosdoshme paraqitet edhe si kontribut ndaj mirëqenies së mbarë njerëzimit.

Përputhshmëria e pjesëve është e barabartë me përputhshmërinë e tërësisë, sepse tërësia është e përbërë prej pjesëve.ndërds pjesa hyn në përbërjen e tërësisë.Të afërmit tuaj ia keni birxh vetëm dashurinë,ndërsa dashuria është plotësim i ligjmërisë së shëndetit,i fatit dhe i qetësisë shpirtërore.

Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 4 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 01.11.13 14:06

Ç’DUHET MBAJTUR MEND?

- Ndërdija me përpikëri shënon dhe reprodukon të menduarit e rëndomtë të njeriut.Mendojani të mirën të tjerëve,sepse kështu ia mundoni të mirën edhe vetvetes.
- Mendimi me urretje dhe me neveri paraqet helmin mendor.Mos ua mendoni të keqen të tjerëve,sepse në këtë mënyrë ia mendoni të keqen vetvetes.Në gjithësinë tuaj mendoni vetëm ju dhe askush tjetër.Prandaj,çdo gjë që paramendoni shëndrrohet në reailitet.
- Mendimi është medium krijues,prandaj çdo gjë që mendoni a ndjeni për të tjerët,sipas të gjitha gjasave, do të bëhet edhe përjetimi juAJ.Kjo është domethënia psikologjike e rregullës së artë: mendoni për atë që do të dëshironit të mendojnë ata për ju!
- Po qe se i mashtroni,i vidhni dhe u bëni kurtha të tjerëve,atëherë vetes ia sillni shtrëngimet, humbjen dhe pafatësinë.Ndërdija në mënyrë të pagabuar shënon çdo motivacion, ç’mendim, si dhe çdo ndjenjë tuajën.Po qe se ato kanë karakter negativ,atëherë do t’ju sjellin humbje, probleme dhe pengesa të të gjitha llojeve.Pra,atë që ua bëni të tjerëve,në të vërtetë ia bëni vetes.
- Të mirat që i bëni,mirësjellja që e përhapni në rrethin tuaj dashuria dhe vullneti që tregoni ndaj të afërmve gjithnjë do t’ju kthehen të shumëfishuara.
- Ju jeni personi i vetëm në këtë botë që aftësinë e të menduarit e keni të natyrshme,pra ndaj jeni edhe përgjegjës për mënyrën se si mendoni për të tjerët.Mbani mend se njerëzit që ju rrethojnë fare nuk janë fajtorë për mënyrën se si mendoni për ta.Po këtë çast, ç’mendoni për personin që e keni pranë?
- Përpiquni që ta arrini pjekurinë emocionale dhe lërini të tjerët që të mund të dallohen nga ju. Çdo kush ka të drejtën e vet të përsosur që të mos pajtohet me ju,njëlloj siç dispononi edhe ju lirinë e plotë për të mos rënë me çdo kusht në pajtim me çdokend. Gjithnjë mos bini në pajtim,por njëkohësisht mos u bëni as të mërzitshëm.
- Qeni e ndjen frikën tuaj,prandaj edhe leh pas jush.Mirëpo,po qe se i doni ata,atëherë ai nuk do t’ju sulmojë kurrë.Shumica e njerëzve janë të ndjeshëm njëlloj sikurse qentë,macet dhe shtazët tjera.
- Monologun tuaj të brendshëm,që shfaqet në formë të mendimeve dhe të ndjenjave,do ta përjetoni përmes reagimeve të të tjerëve ndaj jush.
- Atë që ia dëshironi vetes,dëshirojani të tjerëve!Kjo është formula e marrëdhënieve harmonike ndërnjerzore.
- Ndryshojeni qëndrimin tuaj mendor për punëdhënësin tuaj dhe filloni ta çmoni atë.Dini mirë se edhe ai vepron sipas rregullës së artë dhe sipas ligjit të dashurisë,kështu që do të përgjigjet në mendimet tuaja.
- Të tjerët mund t’ju tërbojnë ose t’ju shqetësojnë vetëm nëse i lejoni t’jua bëjnë këtë. Mendimi juaj është krijues,prandaj duhet t’i mposhtni ata me mendime pozitive.Po ju ofendoi ndokush,keni të drejtë t’i thoni: “Inteligjenca e paskajshme ta plotëson mendjen”.
- Si të dihet në skaj me të afërmit? Përgjigjja ,më e mirë e kësaj pyetjeje është dashuria, mirëkuptimi,vullneti dhe respekti ndaj të afërmit.
- Askush nuk mund ta urrejë invalidini a njeriun e sakatosur.Ndaj të tillëve duhet pasur ndjenjë dhimbjeje.Kini edhe ndjenjë mirëkuptimi e keqardhjeje për të sëmurët psikik,të cilët negativisht janë të kushtëzuar.Ta kuptosh dikë do të thotë t’ia falësh gabimin.
- Le t’ju gëzojë suksesi i të përparuarit dhe mirëqenia e të afërmve tuaj,sepse kështu vetes ia sillni lumturinë.
- Kurrsesi mos lëshoni pe për shkak të skenave të ndryshme emotive dhe për shkak të tërbimit të të tjerëve.Duke lëshuar pe nuk arrihet qëllimi.Mos lejoni që të bëheni vegël e kujdoqoftë! Mundohoni të jeni të drejtë!Ruajeni idealin tuaj duke qenë të vetëdijshëm se vetëm qëndrimi mendor,i cili krijon rehati,lumturi,dhe gëzim,është qëndrim i drejtë,i mirë dhe i vërtetë.Ajo që ju sjellë mirëqenie juve,u sjellë edhe të tjerëve.
- Të afërmve ua keni borxh dashurinë,e dashuri do të thotë t’u dëshironi të tjerëve ato që ia dëshironi vetes; shëndet,lumturi dhe mirëqenie.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 4 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 05.11.13 11:02

SI TË FALET GABIMI ME NDIHMËN E NDËRDIJES?

Jeta nuk favorizon,d.m.th.,për të gjithë njerëzit janë të njejtë.Jeta është inteligjencë e paskajshme,e cila në çdo moment,madje edhe në çastet, derisa jeni duke lexuar këta rreshta, rrymon pepër trupin dhe nepër shpirtin tuaj. Principi jetësor më me dëshirë shprehet në formë të harmonisë,të pasqes,të bukurisë,të gëzimit dhe të mjeftueshmërisë. Disa e quajnë si dëshirë e Zotit,ndërsa ca të tjerët si tendencë jetësore.

Po qe se në mendjen tuaj keni çfarëdo pentë rrjedhës së lirë të jetës,ajo përmes emocioneve do të futet në ndërdijen dhe do t’ju shkaktojë një varg përjetimesh tejet të pa dëshiruara.Inteligjenca e paskajshme nuk ks të bëjë fare me fatëkeqësitë dhe me kaosin botëror.Fatkeqësitë dhe gjendja kaotike e botës paraqitetn si pasoj e të menduarit negativ të njerëzve.Prandaj,është e pakuptimtë t’i hedhet faji ndërdijes ose,siç e quajnë disa Zotit për shkak të problemeve e të sëmundjeve të veta.

Shumëkush rrjedhave së jetës,u krijon pengesa duke gjykuar të tjerët (ndërdijen,Zotin ose dikë tjetër) për mëkatet, për sëmundjet dhe për vuajtjet e njerëzimit.Disa të tjerë për probleme,për humbje,për tragjedi,si dhe për fatkeqësi të veta e fajësojnë Zotin. Hidhërohen me te,të bindur se ai është përgjegjës, për të gjitha brengat e tyre.

Derisa njeriu ushqehet me ide të tilla negative,ai vazhdimidht do të përjetojë reaksione të atypëratyshme negative të ndërdijes. Ai,në të vërtetë,nuk do të jetë i vetëdijshëm se e dënon vetveten.Pra,është e domosdoshme që të njohë të vërtetën,që ta gjejë rrugën e lirisë,si dhe që të mos i gjykojë më të tjerët,të mos i sulmojë e të mos hidhërohet me ta.Do të duhet të kuptonte se fuqia e vetme pushon në brendi të tij ose, në të kundërtën, kurrë nuk do të gjejë rrugën e shëndetit, të lumturisë dhe të krijimtarisë.

Në çastin kur të arrijë ta zhvillojë ndjenjën e dashurisë dhe të kuptojë se Zoti është mençuria e paskajshme që gjendet në brendi të vetvetes së tij,e cila kujdeset për te,e udhëheq dhe i jep kahje,forcë dhe e mbush me jetë, ndërdija e tij do ta përvetësojë të kuptuarit e tillë dhe automatikisht do ta fusë atë në përdorim të fuqisë së vet,i cili do t’i sjellë atij mirëqenien në të gjitha lëmenjtë e jetës.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 4 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 05.11.13 14:21

Jeta gjithmonë fal

Kur e preni gishtin,jeta ju falë.Inteligjenca e ndërdijes,pra,menjëherë i rreket shërimit të plagës. Qelizat e reja në vazhdim e mbulojnë vendin e prerjes. Po qe se gabimisht hani ndonjë ushqim të prishur,jeta ua falë gabimin,ju shtyn që ta villni atë dhe kështu ju shpëton nga mbarimi.Po e dogjët ndonjë pjesë të trupit, prnicipi jetësor me të shpejtë e kufizon vendin e ënjtur dhe të pjesësë së dëmtuar të indeve,krijon lëkurën e re me miliona qeliza të reja.

Jeta nuk është hakmarrëse ndaj jush dhe gji9thnjë ju falë gabimet.Jeta,po qe se bashkëpunoni me te ,ju përtërin shëndetin, vitalitetin, harmoninë dhe qetësinë shpirtërore,duke i harmonizuar mendimet tuaja me natyrën.Kujtimet tuaja negative që shkaktojnë edhe dhembje,hidhërim e mërzi,e ndërprejnë qarkullimin e lirë të principit jetësor të brendësisë së vetes suaj.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 4 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 05.11.13 15:38

Të liruarit nga ndjenja e fajësisë

E kam njohur një njeri i cili punonte deri në ora një të natës.Plotësisht e kishte lënë pas dore gruan dhe dy fëmijtë, meqë gjithmonë ishte i ngarkuar me punë.Ai mendonte se meritonte çdo lëvdatë për vijueshmërinë dhe për zellin e vet që tregonte duke ndejtur në zyrën e vet deri pas mesnatës. Nga ana tjetër,tensioni i gjakut ia kishte kaluar dyqindëshin dhe vuante nga ndjenja e fortë e fajshmërisë.

Ai,në mënyrë të pavetëdijshme,e dënonte vetveten me punë të rënd dhe me pakujdesi ndaj fëmijëve të vet-për rritjen dhe zhvillimin e tyre,si dhe asnjëherë plotësisht nuk e largon gruan nga bota e vet.

Unë ia shpjegova arsyjen për të cilën dërrmohet nga puna e tepërt: “Diçka nga brenda ju bren, përndryshe nuk do të vepronit kështu.E doni vetveten, ndërsa duhet të mësoni që t’ja falni vetvetes”. Në fund konstatuam se e mundonte ndjenja e fortë e fajësisë ndaj vëllait.

I thashë se nuk e dënonte Zoti,por në të vërtetë,ai e dënonte vetveten.Çdo keqpërdorim i ligjmërive jetësore sjell vuajtje dhe dhimbje.Nëse,p.sh.,me dorën tuaj prekni telin e tenssionuar me rrymë,do të fitoni djegie të rënd.Fuqitë natyrore nuk janë të rrezikshme nga vetvetja,por varësisht nga mënyra se si i përdorni ato,ju e përcaktoni efektin e tyre pozitiv a negativ.Elektriciteti nuk është i dëmshëm,por mënyra se si e përdorni atë varet se a do të shkaktojë djegie të ndryshme trupore a do t’i ndriçojë shtëpitë.

Mëkati i vetëm qëndron në mosnjohjen e ligjmërisë,ndërkaq dënimi i vetëm do të jetë reaksioni që do të pasojë menjëherë pas keqpërdorimit të ligjshmërisë së cekur.Po e keqpërdorët principin e kimisë,mund të ndodhë që ta ngritni në ajër zyrën tuaj ose fabrikën e tërë.Po i ratë murit,atëherë mund të vijë deri te gjakderdhja.Por,ky nuk është qëllimi i vërtetë i murit,detyra e tij është t’ju mbrojë a t’ju strehojë.

Njeriu,nga ky shembulli ynë,ia shpjegova se atë nuk e dënon Zoti dhe se vuajtja e tij e tërë është pasojë e reagimit të ndërdijes së tij të menduarit të tij negativ dhe rrënues.Në një rast,para këtij,e kishte mashtruar të vëllanë i cili në ndërkohë kishte vdekur, kështu që për këtë shkak atë e brengoste ndërgjegja.

E pata pyetur: “A do ta mashtronit tash vëllan tënd?”
Mu kishte përgjigjur:”Kurrsesi!”
“A mendonit se në atë kohë kishit të drejtë për mënyrën e veprimit tuaj?”
“Po”,-Mu përgjigj ai.
“Por,a do ta përsëritni sot të njejtën gjë?”
Mendoi dhe tha:”Sot jeni më të mençur dhe më shumë kuptoni.Ta falësh dikë do të thotë ta falesh vetveten. T’i falësh të tjerët do të thotë,t’i harmonizosh mendimet e tua me parimin univerzal.Gjykimi i vetvetes quhet ferr, ndërsa falja quhet parajsë”.

Në këtë mënyrë nga mendja e tij u largua barra e rënd e të brejturit të ndërgjegjës dhe e gjykimit të vetvetes, kështu që ai më në fund u shërua.Pas kontrollit mjekësor u konstatua se tensioni i gjakut iu kthye në kufij të normales. Si bar në këtë rast shërbeu një sqarim i thjeshtë.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 4 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 06.11.13 15:13

Pa pëlqimin tuaj,kritikat nuk mund t’ju lëndojnë

Një mësuses më pati rrëfyer se si fjali,i i saj që kishte mbajtur në shkollë,ishte kritikuar nga kolegu i saj.Ai ia kishte shkruar një letër ku i kishte thënë se:flet shpejt,i gëlltit fjalët,pak dëgjohet,të shprehurit e ka të dobët,fjalimi,sipas përmbajtjes,nuk është bindës,etj. Mësuesja ishte hidhëruar pa masë dhe ndjente neveri të papërshkrueshme ndaj kritikuesit të vet.

Megjithatë,ajo pranoi se kolegu kishte të drejtë.Në fillim reagoi në mënyrë tejet fëmijërore, mirëpo pastaj e kuptoi se kjo letër ishte shumë e dobishme dhe se e udhëzonte në rrugë të drejtë.Duke mos pritur asnjë çast,ajo filloi t’i korigjonte të metat e fjalimeve të veta,si dhe u regjistrua në kursin e oratorisë në universitetin lokal.Pastaj,i shkroi një letër kolegut të vet të cilit iu falënderua për interesimin që kishte treguar dhe për vërejtjet që ia mundësuan t’i përmirësonte gabimet e veta.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 4 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 07.11.13 16:45

Si të ndjehet dhembshuria?

Ta supozojmë se asnjëra nga vërejtjet,që u cekën në letrën e përmendur,nuk ishin të arsyeshme.Atëherë mësuesja në fjalë do të mendonte se përmbajtja e diskutimit të saj kishte nxitur besëtytni,paragjykime a bindje të zemërngushta dhe sektare të autorit të letrës dhe se vetëm personi me sëmundje psikike në mënyrë më të thjeshtë e tregon zemërimin e vet,duke ndier veten të sulmuar. Të kuptuarit e kësaj mundësie do të thotë të ndjehet dhembshuri.

Hapi i ardhshëm logjik më tej do të duhej të ishte lutje,të përsëriturit e pohimeve pozitive për atë person dhe për qetësinë e saj,për harmoninë dhe për të kuptuarit e saj.Askush nuk do të mund t’ju lëndojë po qe se jeni të vetëdijshëm se ju dhe vetëm ju komandoni me mendimet,me reagimet dhe me ndjejat tuaja. Emocionet shpërthejnë pas mendimeve,kështu që secili prej nesh është në gjendje dhe mjaft i aftë për të mos i përfillur të gjitha mendimet që e shqetësojnë.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 4 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 03.12.13 14:59

Falja është e domosdoshme

“E,kurdo të ngriteni për t’u lutur,falni nëse keni ndonjë send kundër ndokujt....” (Marku,11:25)

Falja është kryesorja për qetësin shpirtërore dhe për shëndet të përkryer.Nëse doni të keni shëndet të përsosur dhe lumturi,doemos duhet falur të gjithë ata që ju kanë lënduar ndënjëherë.Faleni edhe veten,duke i harmonizuar mendimet tuaja me inteligjencën e paskajshme.Mirëpo,pa i falur të tjerët,veten nuk mund ta falni plotësisht.Nëse refuzoni ta falni veten,do të thotë se lejoni t’ju kaplojë kryelartësia ose,ndoshta,mosnjohja e shpirtit.

Mjekësia bashkëkohore psikosomatike e di saktësisht se mërzia gjykimi i të tjerëve,armiqësia dhe neveria qëndrojnë pas një vargu sëmundjesh,duke filluar që nga artristi e deri te sëmundjes së zemrës.Pohohet se shumica e të sëmurëve gjatë përvojës së tyre jetësore kanë dhembje,vuajtje ose keqpërdorim të cilat ushqehen me ndjenja negative.

Gjendjen e tillë e ndan vetëm një hap i vogël nga shkaktimi i plagës së rënd të ndërdijes,që mund të shëroheet vetëm me një bar; plagën duhet evituar dhe duhet harruar,ndërsa mënyra e vetme për t’u arritur kjo është falja.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 4 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 03.12.13 15:03

Falja është dashuri në vepër

Faktori kryesor i aftësisë së faljes është gatishmëria për ta bërë këtë.Nëse sinqerisht doni t’ia falni fajin ndonjë të afërmi,ju vetëm me të shprehurit të dëshirës suaju keni kryer më se gjysmën e punës ose 51% të saj.Me siguri jeni të vetëdijshëm se po falët një të afërm,nuk do të thotë se ai edhe ju pëlqeu dhe se tani ddoni të çoni jetë me të.

Askush s’mund t’ju detyrojë ta doni dikë,sikuse që asnjë qeveri e botës nuk mund të japë urdhër ligjor për ekzistimin e vullnetit të dashurisë,të tolerancës dhe të qetësisë shpirtërore. Pra,kuptohet se është e pamundur që dikush t’ju pëlqejë vetëm për shkak se në parlament është aprovuar një ligj në lidhje me këtë.Mirëpo,të afërmit mund t’i duam edhe pse ndoshta nuk na pëlqejnë.

Bibla thotë:"Duajeni njëri-tjetrin!“ Këtë gjithkush mund ta bëjë;mjafton vetëm dëshira e sinqertë.Dashuri do të thotë të afërmit tënd t’i dëshirosh shëndet,lumturi,rehati gëzim dhe mirëqenie.Për ta bërë këtë duhet plotësuar vetëm një kusht paraprak-sinqeritetin.

Të falësh dikë a diçka nuk do të thotë të jesh zemërgjërë.Përkundrazi,tejet vetjak,sepse çdo gjë që u dëshironi të tjerëve,në të vërtetë ia dëshironi vetvets. Njeriu është kopje e mendimeve dhe e ndjenjave të veta.A ka gjë të thjeshtë se kjo?
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 4 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 13.12.13 19:04

Teknika e të falurit


Ja një metodë të cilën,po qe se e përdorni me mjaft vendosmëri,në jetën tuaj do të krijojë çudira: Pushoni,çlodhuni me trup e me shpirt dhe qetësojini mendimet! Përqëndrojeni vëmendjen tek intelegjenca e paskajshme dhe thuani: “Me lehtësi dhe plotësisht e fal (emrin e personit që ju ka ofenduar),e liroj atë nga shpirti dhe nga mendja juaj.Në tërësi fal të gjithë që mund të kenë çfardo lidhje me ofendimin për të cilin është fjala.Jam i (e) lirë unë e i lirë është ai (ajo).Më përkushton një ndjenjë e mrekullueshme,sepse dita e sotshme është ditë kur do t’i falë të gjithë.I falë të gjithë ata që në çfarëdo kohe më kanë lëndiar a më kanë ofenduar.Të gjithëve u dëshiroj paqe,qetësi shpirtërore, shëndet dhe mirëqeeine.Këtë e bëj lirisht,me gëzim e me dashuri.Prandaj sa herë që të më shkojë mendja te personi që më lëndoi, do të them: “Të kam falë”. Pra,le të të përcjellë i tërë fati i kësaj bote.Jam i lirë.Më kaplon ndjenja e një kënaqësie të mrekullueshme”.

Fshetësia e madhe e faljes qëndron në faktin se kur falni,më nuk ka nevojë të përsëritet lutja.Kur t’ju rikujtohet personi që ju ka ofenduar,mjafton t’i dëshironi çdo të mirë dhe ti thuani: “Paqja qoftë me ty!” Veproni kështu sa herë që t’ju kujtohet personi i tillë. Pas vetëm ca ditësh,do të vëreni se atë fillon ta mbulojë pëlhura e harresës dhe së shpejti do të zhduket plotësisht nga mendja juaj,si nga pjesa e vetëdijes,ashtu edhe nga ajo e ndërdijes.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 4 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 14.12.13 17:00

Prova për falje

Siç dihet,ekziston prova acidike për ajrin.Një provë e ngjashme ekziton edhe kur është fjala për faljen e fajshmërisë. Po qe se fjalët e mira të thëna për dikë që ju ka lënduar,që ju ka thradhëtuar,që ju ka mashtruar a që ju ka ofenduar ju shqetësojnë kjo do të thotë se rrënjët e uretjes ende janë ngulitur në ndërdijen tuaj prej nga shkatojnë dëme të mëdha tërë qenies suaj.

Të supozojmë se,para një viti,ju dhimbte shumë dhëmbi dhe ju mu ankuat për problemin që ju mundonte.Po qe se,ashtu në biseddë e sipër,tash ju pyes; a ju dhemb ende ai dhëmbë? Ju, aty për aty,do të më përgjigjeshit: “Lëre,pashë Zotin,si s’më kujtohet,por tash më s’e ndjej”.

Pra,këtu qëndron puna.Të kujtuarit e ofendimit,e ngjarjes së padëshiruar, ndoshta ekziston, mirëpo ajo më nuk ju dhemb.Në këtë mënyrë provohet fjala.Provoni me vetveten,sepse nëse nuk keni falur plotësisht,atëherë vetëm jeni duke ia bërë qefin vetes dhe kot harxhoni energji.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 4 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 15.12.13 16:11

T’i kuptosh të gjithë do të thotë t’i falësh të gjithë

Kur njeriu e kupton ligjin krijues të ndërdijes së vet,ai pushon së gjykuari atë që eventualisht ia kanë shkatërruar jetën.Tashmë është i vetëdijshëm se vetëm mendimet dhe ndjenjst e veta mund t’ia caktojnë fatin.Aspektet nga bota e jashtme në asnjë mënyrë nuk mund të depërtojnë në jetën dhe në përjetimet e tij.

Mendimet se të tjerët na e prishin lumturinë tonë se ne jemi vetëm vegla të fatit, se vetëm me angazhim mund të arrijmë rezultatet të mira dhe kënaqësi janë të paqëndrueshme, gjegjësisht të pabaza,kur kuptojmë se mendimet paraqesin realitetin.Ashtu,siç shkruan në Bibël: “Njeriu është i tillë çfarë mendon”.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 4 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Fakiri 16.12.13 17:32

Ç’DUHET MBAJTUR MEND RRETH FALJES

- Jeta nuk bazohet te personat dhe nuk i dallon ata.Jeta bashkpunon me atë që i shkon për dore të bjerë në pajtim me principin e harmonisë,të shëndetit të mirë,të gëzimit dhe të qetësisë shpirtërore.
- Jeta askujt dhe asnjëherë nuk i sjellë sëmundje,fatëkeqësi dhe vuajtje.Njeriu me anë të mendimeve të veta, vetvetes i shkakton përjetime të dëmshme e rrënuese: “Çfarë mbjellë korr!”.
- Mënyra se si e kuptoni Zotin,inteligjencën e paskajshme a ndërdijen e fuqishme është me rëndësi kryesore për jetën tuaj.Po qe se vërtetë besoni në,inteligjencën e paskajshmeeeeeeeeee,ndërdija juaj do të përgjigjet duke sjellë mirëqenie.Pra,besoni asaj!
- Jeta nuk është hakmarrëse dhe kurrë nuk ju ngarkon.Ajo shëron prerjen serioze të dorës suaj;ju falë nëse e keni djegur ndonjë pjesë të trupit.i përtërin indet dhe prodhon qeliza të reja,duke ia kthyer trupit dhe shpirtit tuaj tërrësinë dhe përsosshmërinë.
- Kompleksi i fajshmërisë në të vërtetë është kuptueshmëria e jetës në mënyrë të gabuar. Me të e dënoni vetveten,sepse lejoni t’ju kaplojnë besëtytnitë,mendimet negative dhe të gjykuarit e vetvetes. Jeta ose siç e quajnë disa,Zoti-asnjëherë nuk nxjerr para gjyqit e as nuk dënon. Fuqitë natyrore nuk janë të kobshme.Efekti i tyre varet vetëm nga mënyra e përdorimit të tyre,gjegjësisht nga mënyra e përdorimit të aftësive tuaja.Elektricitetit mund t’ju shërbej për ta mbytur dikë,por edhe për ta ndriçuar shtëpinë.Uji mund t’ju shërbej,por edhe për t’ia shuar ndokujt etjen,e mira dhe e keqja janë rezultate të mendimeve të linduar në mendjen e njeriut.
- Pra,jeta asnjëherë nuk dënon.Njeriu dënon vetveten me të kuptuarit e rrejshëm të universit.Mendimi është medium krijues me anë të të cilit njeriu e krijon fatin e keq të vetvetes.
- Nëse ju kritikojnë dhe nëse vërejtjet ju bëhen me vend,bëhuni mirënjohës dhe mësohuni t’i çmoni vëzhgimet e të tjerëve.Ju është dhënë rasti që t’i përmisoni të metat tuaja.Kritikat nuk mund t’ju lëndojnë, sepse ju jeni të vetëdijshëm se jeni të zotët e mendimeve, të reagimeve dhe të emocioneve tuaja. Tani keni rastin që ta ndani vullnetin me të afërmit tuaj në ç’mënyrë do t’i kontribuoni mirëqenies suaj.
- Pranojeni sinjalin që ju paraqitet pas lutjes,gjegjësisht kur ju jepet ndonjë këshillë a ndonjë udhëzim. Kuptoni se kjo është për të mirën tuaj dhe nuk do të ketë nevojë për vetëdhimbshmëri,për urretjen dhe për sulme të ndryshme histerike ndaj të tjerëve.
- Zemërimi,urrejtja,mërzia dhe armiqësia paraqesin bazën për paraqitjen e shumë sëmundjeve.Faleni vetveten dhe të tjerët,duke u dëshiruar dashuri,jetë,gëzim dhe vullnet të gjithëve që ju kanë lënduar. Vazhdimisht këtë veprim përsërteni derisa të mos bini në gjendjen që,kur t’ju kujtohen,t’i lironi nga vetja në paqe dhe në qetësin shpirtërore.
- Të falesh do të thotë të japesh-ofrosh.Të tjerëve ofrojuni dashuri,qetësi shpirtërore,gëzim,mençuri dhe mirëqenie, gjithnjë derisa në vetëdijen tuaj të mos mbetet më asnjë thimth a therrë.Ekziston prova e faljes.
- Të supozojmë se para një kohe të caktuar ju dhimbte dhëmbi.Pyeteni veten se a ju dhemb ai edhe tani.Përgjigja është mohuese. Ngjashëm me këtë,a keni ende mendime negative për personin që ju ka lënduar, që ju ka ofenduar a ju ka mashtruar? A zemëroheni ndaj personit të tillë? Nëse përgjigjja është pohuese,do të thotë se rrënjët e urrejtjes gjenden ende thellë në mendjen tuaj dhe që andej i shkaktojnë dëmtime rrënuese mirëqenies dhe lumturisë suaj. Lirojeni mendjen nga të menduarit e keq për personin e tillë, dëshirojini atij çdo të mirë! Përsëriteni veprimin derisa të mos vini në gjendje që,posa e kujtoni atë,të ndjeni gëzim.Pikërisht këtu qëndron domethënia e fjalisë: Faleni veten dhe të tjerët shtatëmbëdhjetë herë shtatë (17X7).
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 4 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  komshiu 27.07.14 21:58

Une pasi i kam lexuar postimet tuaja, shkova dhe i bleva te tre vellimet e librit forca e nderdijes.
komshiu
komshiu

Pa lidhje

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e ndërdijes  - Faqe 4 Empty Re: Forca e ndërdijes

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 4 e 4 Previous  1, 2, 3, 4

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi