EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Perenditë Egjiptiane

2 posters

Shko poshtë

Perenditë Egjiptiane  Empty Perenditë Egjiptiane

Mesazh  Neo 08.12.11 0:31

Perenditë Egjiptiane

Perenditë Egjiptiane  Egypte10

Historiani grek Herodot, i cili medohet se ka vizituar Egjiptin ne shekullin e V-te p.e.s., i pershkroi egjiptianet si "fetare deri ne skajshmeri, shume me teper se cfaredo race tjeter njeriu" (Historia II, 37).

Vezhgues moderne kane shpesh te njejten pershtypje. Pervec varreve, perfaqesimet me te medha mbijetuese te arkitektures se Egipitit jane tempujt; arti egjiptian mbizoterohet nga figurat e perendive; emrat e shumices se egjiptianeve i nderonin perendite; dhe te pakta jane tekstet apo mbishkrimet egjiptiane qe nuk permendin se paku njerin ose me shume perendite.

Mirepo, pohimi i Herodotit qe egjiptianet ishin fetare "deri ne skajshmeri" reflekton nje koncept te posacem perendimor te religjionit, i cili (duke filluar me greket) ka ndare religjionin nga sferat e tjera te ekzistences se perditshme te njeriut, sic jane qeveria, sjellja sociale, aktivitetet intelektuale dhe shkenca. Ne Egjiptin e lashte nuk kishte nje ndarje te tille. Ajo qe ne e quajme "religjionin" egjiptian nuk eshte asgje me pak sesa menyra ne te cilen egjiptianet e lashte kuptonin boten e tyre dhe lidheshin me te.

Besofshin apo jo ne ekzistencen e nje zoti (apo zoterve), shumica e shoqerive moderne e shikojne boten ne menyre objektive, si permbledhje elementesh dhe forcash jopersonale. Kuptojme, per shembull, qe era krijohet nga diferenca e presionit midis zonave te presionit te larte dhe presionit te ulet; qe njerezit semuren per shkak te baktereve ose viruseve; dhe qe gjerat rriten dhe ndryshohen per shkak te proceseve kimike dhe biologjike.

Kjo njohuri eshte trashegimia e shekujve te eksperimentimit dhe mendimit shkencor. Na ka dhene sot nje kuptim te hollesishem te asaj se si funksionon bota dhe se si mund te merremi me te per mireqenien dhe lumturine tone.

Egjiptianet e lashte ballafaqoheshin me te njejtin univers fizik sa ne, dhe si ne perpiqeshin ta kuptonin dhe te merreshin me te. Por pa dobine e njohurise sone te grumbulluar, duhet te gjenin shpjegimet e tyre per dukurite natyrore dhe metodat e tyre per t'u marre me to. Pergjigjet qe kane gjetur jane ai qe ne quajme "religjionin" egjiptian.

Kurse ne shohim elemente dhe forca jopersonale qe veprojne ne bote, egjiptianet shihnin vullnetet dhe veprimet e qenieve me te medha se ata: perendite. Duke mos njohur origjinen shkencore te semundjeve, per shembull, vetem mund te imagjinonin qe kishte ndonje force keqdashese prapa tyre.

Ndonese mund te kene - dhe kane - zhvilluar mjete praktike per ta luftuar semundjen, edhe besonin qe ishte e nevojshme te deboheshin ose paqesoheshin forcat qe e kishin shkaktuar semundjen ne radhe te pare.

Prandaj tekstet mjekesore egjiptiane nuk permbajne vetem pershkrime te hollesishme te semundjeve fizike dhe receta farmaceutike per ta, por edhe formula "magjike" per t'u perdorur ne lufte kunder forcave keqdashese. Ajo qe ne dallojme si "shkencen" e mjekesise dhe "religjionin" e magjise, ishte e njejta gje per egjiptianet.

Hyjte dhe hyjneshat egjiptiane nuk jane as me shume dhe as me pak sa elementet dhe forcat e universit. Perendite jo vetem i "kontrollonin" keto dukuri, si hyu grek Zeus me vetetimat e tij: ata qenkeshin elementet dhe forcat e botes.

Kete veti e pranojme duke thene qe perendite egjiptiane ishin "imanente" ne dukurite e natyres. Era, per shembull, ishte perendia SHU; ne nje tekst, Shu e pershkruan veten keshtu: "Une jam Shu... veshja ime eshte ajri... lekura ime eshte presioni i eres." Kur nje egjiptian ndiente eren ne fytyren e tij, ndiente qe Shu e kishte prekur.

Ashtu si ka qindra elementesh dhe forcash te dallueshme ne natyre, ashtu kishte edhe qindra perendish egjiptiane.

Me te rendesishmet, patjeter, ishin dukurite me te medha natyrore. Ato perfshinin perendite ATUM, burimi zanafillor te gjithe lendes, dhe pasardhesit e tij: GEB dhe NUT, toka dhe qielli; SHU, atmosfera, RE, dielli; OSIRIS, fuqia mashkullore e prodhimit; dhe ISIS, parimi femeror i amesise.

Ato qe do te konsideronim si parime abstrakte te sjelljes njerezore, ishin gjithashtu perendi dhe perendesha: per shembull, rendi dhe harmonia (MAAT), crregullimi dhe kaosi (SETH), krijimtaria (PTAH), arsyetimi (THOT), inati (SEKHMET) dhe dashuria (HATHOR).

Pushteti i mbreterise ishte gjithashtu nje perendi (Horus), i misheruar jo vetem ne diellin si force dominuese e natyres, por edhe ne personin e faraonit si force dominuese ne shoqerine njerezore.

Ndarja jone e "religjionit" nga "qeveria" do te ishte e pakuptueshme per nje egjiptian te lashte, per te cilin vete mbreteria ishte nje force hyjnore.

Ndonese egjiptianet e lashte mund te rebelonin kunder mbreterve individuale dhe madje t'i vrisnin, gje qe edhe e bene, ata kurre nuk e zevendesuan sistemin faraonik me nje metode tjeter qeverisjeje. Kjo do te ishte aq e pamendueshme sa ta zevendesosh diellin me dicka tjeter.

Egjiptianet shihnin vullnetet dhe veprimet e perendive ne dukurite e jetes se perditshme: Re, ne kthimin e perditshem te drites dhe ngrohtesise; Osiris dhe Isis, ne mrekulline e lindjes; Maat ose Seth, ne harmonine ose disonance te marredhenieve njerezore; Ptah dhe Thot, ne krijimin e ndertesave, artit dhe letersise; dhe Horus, ne mbretin sundimi i te cilit e mundesonte vete jeten.

Ne shume raste, ata shihnin pranine e perendive te tyre edhe ne disa specie kafshesh: Horus, per shembull, ne skifter, qe fluturon mbi te gjitha krijesat e tjera te gjalla; ose Sekhmet, ne egersine e luanit.

Kjo lidhje eshte celesi per imazhet e shumta te perendive me krere kafshesh ne artin egjiptian. Per nje egjiptian, imazhi i nje gruaje me koke luani, per shembull, transmetonte dy gjera: se pari, qe nuk ishte imazhi i nje femre njerezore dhe prandaj ishte perendeshe, dhe se dyti, qe perendesha ne fjale ishte Sekhmet. Keto imazhe nuk ishin nje perpjekje per te portretizuar se si mund te dukeshin perendite po te mund te shiheshin; por nuk jane asgje me shume se ideograme [shenje qe shprehin nje ide] ne shkalle te gjere.

Ngaqe egjiptianet i shihnin perendite ne pune ne gjithe sjelljen e natyres dhe te njerezve, perpjekjet e tyre per ta shpjeguar kete sjellje dhe per t'u marre me te perqendroheshin patjeter ne perendite.

Mitet egjiptiane jane homologu i librave tane shkencore te mesimit: te dy shpjegojne se si eshte bota dhe pse sillet ashtu si sillet. Himnet, lutjet dhe ritualet e ofrimit egjiptiane kishin te njejtin qellim sa teknologjia jone gjenetike dhe centralet tona berthamore: te dy jane perpjekjet per te nderhyre ne efektet e forcave natyrore dhe per t'i kthyer ne dobi te njeriut.

Perenditë Egjiptiane  Sekhme10

*Perendesha Sekhmet - emri i saj eshte forma femerore e fjales "Sekhem" dhe do te thote "E fuqishmja"*

C'eshte Sekhem?

SEKHEM eshte nje fjale kemetike [nga egjiptishtja e lashte; Kemet = Egjipti] qe do te thote fuqi. Sekhem eshte edhe ekuivalenti i shprehjes indiane "prana" dhe fjaleve "ci" [kinezisht] dhe "ki" [japonisht], qe perdoren ne Lindje per te percaktuar forcen gjitheperfshirese qe e mban universin te bashkuar dhe qe eshte e pranishme ne gjithe jeten.

Sekhem eshte kudo perreth nesh dhe brenda nesh; eshte energji e gjalle drite si dhe nje sistem i lashte egjiptian sherimi. Sekhem perfaqesohet nga skeptri i Sekhemit [simboli i fuqise dhe pushtetit te mbretit]:

Perenditë Egjiptiane  Tout_s10Perenditë Egjiptiane  Ssr10
Skeptri Sekhem i Toutankhamonit

Ne nivelin ekspansiv te burimit te GJITHE DASHURISE, gjithcka qe ekziston eshte bashkuar plotesisht ne Njeshin. Ne kete sfere ekzistence nuk ka dualitet apo ndarje nga Krijuesi - as qiell as toke, as mashkullor as femeror, as erresire as drite. Kjo eshte natyra e vertete e energjise Sekhem - njesi e plote, harmoni, paqe dhe bashkim. Eshte gjendja e ndricuar e ndergjegjes, shendetit dhe mireqenies ne te cilen mundohemi te jetojme.

Ndonese egjiptianet njihnin shumicen e dukurive natyrore dhe shoqerore si forca te vecanta hyjnore, kuptonin po ashtu qe shume prej tyre ishin te lidhur dhe mund te kuptoheshin gjithashtu si aspekte te ndryshme te nje force te vetme te shenjte.

Perenditë Egjiptiane  Egypti10

Kjo shprehet ne praktiken e njohur si "sinkretizem", kombinimi i disa perendive ne nje. Dielli, per shembull, mund te shikohet jo vetem si burimi fizik i nxehtesise dhe drites (Re), por edhe si forca qeverisese e natyres (Horus), shfaqja e se ciles ne agim nga Akhet [horizonti lindor] ben gjithe jeten te mundur - nje perceptim te personifikuar ne perendine e kombinuar Re-Harakhte (Re, Horusi i Akhetit).

Tendenca per sinkretizem shihet ne te gjitha periudhat e historise egjiptiane. Shpjegon jo vetem kombinimin e disa perendive egjiptiane, por edhe lehtesine me te cilen egjiptianet pranonin perendi te huaj, si per shembull Baal dhe Astarte, ne panteonin e tyre si forma te ndryshme te perendive te tyre te njohura.

Deri ne dinastine e 18-te, teologet egjiptiane madje kishin filluar te pranonin qe te gjitha forcat hyjnore mund te kuptonin si aspekte te nje zoti te vetem te madh, Amun, "mbreti i perendive". Emri Amun do te thote "i fshehur".

Ndonese vullneti i tij dhe veprimet e tij mund te shiheshin ne dukurite e vecanta te natyres, Amun vete ishte mbi te gjitha: "me i larget se qielli, me i thelle se Duat [bota e andejme e poshtme]... teper i fshehte per te zbuluar cuditshmerine e tij... teper i fuqishem per t'u njohur". Nga te gjithe perendite egjiptiane, vetem Amun ekzistonte i ndare nga natyra, por prania e tij ishte e perceptueshme ne te gjitha dukurite e jetes se perditshme.

Egjiptianet shprehnin kete karakter te dyfishte ne formen e kombinuar Amun-Re, nje zot qe ishte "i fshehur", por i dukshem ne forcen me madheshtore te natyres.

Mirepo, me gjithe kete zbulim, egjiptianet e lashte nuk braktisnin kurre besimin e tyre ne shume perendi. Ne kete menyre, kuptimi egjiptian i se shenjtes i ngjante konceptit te mevonshem te krishtere te Trinise: nje besim qe nje zot mund te kete me shume se nje person.

Per sa te cuditshem mund te duken perendite e egjiptianeve ne syte e vezhguesve moderne, vete feja e Egjiptit te lashte nuk ishte aq e ndryshme nga religjionet qe na jane me familjare. Aspak nje fenomen i izoluar i historise njerezore, religioni egjiptian ne fakt gjendet ne fillimin e kerkimit dhe zhvillimit intelektual modern.


James P. Allen (egjiptolog, autori i gramatikes egjiptiane)
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perenditë Egjiptiane  Empty Re: Perenditë Egjiptiane

Mesazh  Pansophia 22.11.20 19:49

Perenditë Egjiptiane  5ea2ca10
Perenditë Egjiptiane  5ea02410
Perenditë Egjiptiane  5e91c210
avatar
Pansophia

97


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perenditë Egjiptiane  Empty Re: Perenditë Egjiptiane

Mesazh  Pansophia 22.11.20 19:50

Perenditë Egjiptiane  5ea80910
Perenditë Egjiptiane  5eaaaf10
avatar
Pansophia

97


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perenditë Egjiptiane  Empty Re: Perenditë Egjiptiane

Mesazh  Pansophia 23.11.20 15:13

Perenditë Egjiptiane  5e91c711
Perenditë Egjiptiane  5e9ab611
Perenditë Egjiptiane  Share-11
avatar
Pansophia

97


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perenditë Egjiptiane  Empty Re: Perenditë Egjiptiane

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi