EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njeriu dhe Perenditë

Shko poshtë

Njeriu dhe Perenditë Empty Njeriu dhe Perenditë

Mesazh  Luli 28.10.14 21:20

Njeriu dhe Perenditë 4c6f6710

Në kulturën greke, arkaike dhe klasike, kur flisnin për sfida ndaj perëndive, autorët zakonisht merrnin distancë dhe shpesh herë dënonin ata që guxonin më tepër sec duhej. Shembulli më tipik është ai i titanit Promete: në shekullin VII para Krishtit, poeti grek Hesiodi e përshkruante bëmën e tij si një rrezik shumë serioz ndaj rendit të ngritur. Dhe lëshonte kështu, në rrëfimin e tij, një dënim pa të drejtë apelimi, edhe sepse me guximin e tij heroi kishte hedhur farën e konfliktit mes njerëve dhe zotave

Cdo sfidë ka risqet e vet. Dhe nëse njeriu vendos të shtyhet përtej limiteve që ka vendosur natyra, fati apo rregullat, e di mirë që edhe mund të dështojë. Kështu ishin gjërat në Greqinë e 3 mijë viteve më parë: kush guxonte të kapërcente muret e vendosur nga perënditë, vështirë se ishte i destinuar të shkonte drejt fitores. Trimat nuk mungonin, por banorët e Olimpit e merrnin gjithmonë për keq.

Mjafton të lexosh legjendat. Araknida, duke u lëvduar, zemëroi Athinanë; Belerofonti, që besonte se ishte i pamposhtur, irritoi Zeusin; Sizifi, i bindur që mund t’ua hidhte perëndive me zgjuarsinë e tij, ngacmoi ndjeshmërinë e Hadit. Dhe pastaj Uliksi, Ikari, Prometeu… Për të gjithë verdikti ishte një i vetëm: “fajtorë për arrogancë”, domethënë për krenarinë dhe kryelartësinë e tepruar.

“Në kulturën greke, arkaike dhe klasike, kur flisnin për sfida ndaj perëndive, autorët zakonisht merrnin distancë dhe shpesh herë dënonin ata që guxonin më tepër sec duhej”, shpjegon Filippomaria Pontani, docent i Institucioneve të letërsisë greke në Universitetin Ca’Foscari të Venecias. “Shembulli më tipik është ai i titanit Promete: në shekullin VII para Krishtit, poeti grek Hesiodi e përshkruante bëmën e tij si një rrezik shumë serioz ndaj rendit të ngritur. Dhe lëshonte kështu, në rrëfimin e tij, një dënim pa të drejtë apelimi, edhe sepse me guximin e tij heroi kishte hedhur farën e konfliktit mes njerëve dhe zotave”. Cfarë faji meritonte një gjykim kaq kategorik? Heroi, duke shpërfillur vullnetin e Zeusit, kish hyrë pa u ndier në Olimp dhe kish marrë vjedhurazi zjarrin për t’ia dhuruar njerëzimit, i cili ish lënë në errësirë dhe të ftohtë nga një kryeZot kapricioz dhe i fyer.

Sot, asnjë lloj jurie nuk do ta kishte dënuar titanin e gjorë. Përkundrazi, pas shumë shekujsh dhe kilometrash distancë, mu përpara Rockerfeller Center në New York është ngritur një statujë e madhe e larë në flori e heroit të mitologjisë, i cili kujtohet si nxitësi i parë i progresit të njerëzimit.

Që disa shekuj pas vdekjes së Hesiodit, disa kishin filluar ta rikonsideronin atë veprim të ndëshkuar në mënyrë mizore. “Tragjediografi Eskil, tek “Prometeu i lidhur” (viti 460 para Krishtit) dënoi Prometeun për arrogancë, por u përpoq që ta justifikonte veprimin e tij: heroi kishte rezultuar jetik për mbijetesën e njerëzimit. Jo vetëm kaq: kundërvënia e tij ndaj Zeusit të gjithëpushtetshëm, gjakatar dhe tiranik, shfaqet pothuajse legjitime”. Megjithatë, “pothuajse legjitime” nuk ishte dicka që e shfajësonte.

Për faktin që kishte sfiduar hyjnitë, rrëfen Eskili, Prometeu u lidh krejt i zhveshur në një shkëmb në Kaukaz: cdo ditë një shqiponjë vinte dhe ushqehej me mëlcinë e tij, e cila rritej sërish gjatë netëve të freskëta. “Ndëshkimet ekzemplarë që gjenden në legjenda shërbenin për të rikonfirmuar rendin kozmik dhe social”, shpjegon Diana Guarisco, docente e historisë së feve në Universitetin e Bolonjës. “Në jetën reale u kujtonin njerëzve që ligjet, hyjnorë dhe njerëzorë, nuk mund të viheshin në diskutim”. Në fakt, sipas grekëve, arroganca dhe kryelartësia e njerëzve rrezikonte kohezionin social, i shtynte njerëzit që të shkelnin marrëveshjet, zakonet dhe ligjet që ishin bërë për të gjithë. Për këtë arsye shmangej dhe, nëse manifestohej, ndëshkohej ashpër, deri edhe me “tërbim” në rrëfimet e legjendave.

Nuk ishte aq shumë një cështje zilie: perënditë e mitologjisë nuk e kanë me të vdekshmit për arsye se janë xhelozë për sukseset e tyre, por sepse krenaria provokon humbjen e vetëdijes për limitet që ke. “Njeriu ndëshkohej për arsye se arroganca e bënte të harronte gjendjen e tij dhe e shtynte që të zinte një vend që nuk ishte i tiji”, vazhdon Guarisco. E demonstron më mirë se cdo gjë tjetër historia e Araknidës, bija e Idmonit të Kolofonit (në Idë).

Vajza ishte një artiste autentike në qëndistari. “Ka mësuar direkt nga Athinaja”, mërmërisnin Nimfat tek admironin punën e saj. Dhe ajo, që duhet të ketë qenë një mjeshtre me gjilpërën dhe perin, dhe që me modesti kishte ende shumë për të mësuar, thoshte e sigurtë se në të vërtetë, kish qenë perëndesha e endëseve dhe qëndistareve që kishte mësuar prej saj. Dhe për të demonstruar që thoshte të vërtetën, sfidoi Athinanë.

Perëndesha (pasi i kishte sugjeruar vajzës së re me shumë përulësi për të mos ndezur zemërimin hyjnor dhe kishte marrë fyerje arrogante si përgjigje ndaj kësaj këshille) pranoi sfidën. Kur konstatoi se kanavaca e saj nuk mund të mbante përballjen me atë të Araknidës e bëri copë e çikë sixhaden e rivales dhe e goditi në ballë. Qëndistarja u largua kokëvarur. Por Athinaja kishte projekte të tjerë për të: “E spërkati me lëng bimësh magjike dhe menjëherë, vajzës i ranë flokët, vetullat e veshët, koka iu bë shumë e vogël, trupi po ashtu”, rrëfen Ovidi tek “Metamorfoza”. Një ndëshkim i denjë nga një femër e fyer në krenarinë e saj por mbi të gjitha nga një perëndeshë e sfiduar hapur: me këtë transformim të frikshëm, e gjora Araknidë u vendos në vendin e saj si merimangë.

I gjendur përballë këture shembujve ekzemplarë, çdo person me mend në kokë do të kish pushuar së sfiduari limitet e vendosur prej perëndive. Grekët jo. Tek Odiseja, Homeri i vë këto fjalë në gojë Zeusit: “Për çdo gjë, njerëzit gjithmonë ua vënë fajin perëndive! Thonë se të këqiat u vijnë prej nesh, ndërkohë që ata vetë, prej marrëzisë së tyre bëjnë gjëra që shkojnë shumë përtej asaj që janë destinuar të bëjnë”. Në të vërtetë nuk e kishte krejt gabim. Për shkak të dashurisë për të shoqen, Euridisë, e vrarë nga shtrëngimi i një gjarpëri, Orfeu tentoi gjithçka e madje sfidoi edhe vdekjen, duke u bërë një simbol i dashurisë së përjetshme, por edhe i vullnetit për të mposhtur fatin e të gjithë të vdekshmëve, një sfidë kjo e rrokur edhe 2 mijëvjeçarë më vonë nga shkenca e mjekësisë.

Zbritin në botën e nëndheshme, gjeti sovranët Hadin dhe Persefonin, duke shfrytëzuar mjeshtërinë e tij me lirën, e i preku thellë duke kënduar të gjithë dhimbjen e tij. Hadi vendosi që t’i japë një shans, dhe vendosi që do të sillte Euridisën mes të gjallëve, por me një kusht: ajo do ta ndiqte pas, por Orfeu nuk duhej të kthente kokën për ta parë, deri kur të dilnin nga mbretëria e të vdekurve. Orfeu pranoi dhe menjëherë sapo doli nga bota e nëndheshme u kthye nga e shoqja. Por ajo, që kishte mbetur pas, duke shtrënguar duart e tij foli fjalët e fundit të lamtumirës para se të zhdukej një herë e përgjithmonë: “Faleminderit, i dashuri im, bëre gjithçka që munde për të më shpëtuar”.

Sfidë e pamundur

“E njëjta temë, ajo e pashmangshmërisë së vdekjes, e cila nuk mund të fitohet as nga merita të veçanta dhe as nga dashuria, gjendet edhe tek miti i Sizifit”, vijon Guarisco. Mbreti i parë mitik i qytetit të Korinthit ishte një pasardhës i largët i Prometeut: finok si paraardhësi i tij, nuk e kishte problem që të vinte në lojë perënditë. Telashet erdhën kur Sizifi luajti në dëm të Zeusit, duke i dhënë informacion babait të një nimfe të rrëmbyer nga kryezoti. Mbreti i Olimpit, për t’u hakmarrë, i kërkoi Hadit që të dërgonte Tanatosin (Vdekjen) që të merrte informatorin. Por, tamam si në filmin e vitit 1998 “Joe Black” (legjendat e lashta, përveç bëmave të njerëzve modernë, kanë frymëzuar shumë skenaristë) Vdekja përfiton nga udhëtimi mbi Tokë për të larguar disi mërzinë që e ka kapluar në ekzistencën e saj të gjatë: dehet në shtëpinë e Sizifit dhe në zinxhirë përfundon ajo, në vend të viktimës për të cilin kish ardhur.

I pari që e kuptoi se Vdekja ishte zhdukur nga bota ishte Aresi, perëndia i luftës: në betejë nuk vdiste më askush. Ishte ai pra që çliroi Tanatosin dhe solli më në fund Sizifin në mbretërinë e të vdekurve. Megjithatë, Sizifi nuk ishte tip që dorëzohej (një karakteristikë e “buldozerëve” të çdo epoke): urdhëroi bashkëshorten e tij, Merope që të mos e varroste, më pas arriti të marrë nga Zoti i të vdekurve një liridalje treditore, për të pretenduar funeralin. Pasi u rikthye sërish në shtëpi, Sizifi nuk u duk më përtej varrit. Deri kur vdiq vërtetë. Në atë pikë, Hadi mund të hakmerrej: qëndrimi në botën e përtejme u bë për finokun e vdekshëm një tatëpjetë e pafundme duke shtyrë një gur shumë të rëndë. Por, sa herë që mbërrinte në majë, guri rrotullohej dhe shkonte në rrëzë të malit dhe Sizifi duhej të fillonte nga fillimi.

Krenaria duhej të ishte një ves i familjes në shtëpinë e Sizifit: nipi i tij, Belerofonti bëri në fakt të njëjtin gabim si gjyshi i tij. Në një farë kuptimi, edhe Belerofonti është një prototip. Shumë autorë bëmash të mëdha në histori kanë patur një identikit të ngjashëm me të tijin: heroi klasik, pakëz mburravec që dëshiron të dalë në pah. Në rastin e tij nuk ishte e vështirë t’ia dilte mbanë, duke qenë se kishte një kalë me krahë (Pegasusin) i cili e shoqëronte në aventurat e tij. Një mëngjes i shkrepi në kokë që t’i hipte mbrapsht kalit për ta nxitur: “Fluturo Pegasus, fluturo! Fluturo në Olimp që unë të shoh perënditë e famshëm në pallatet e tyre!”

Zeusi u irritua shumë: si guxonte një i vdekshëm të ngjitej deri atje lart? Për ta ndëshkuar mjaftoi një zekth: Pegasusi, i bezdisur prej insektit, rrëzoi Belerofontin dhe heroi krenar përfundoi në mes ferrave, duke e kaluar pjesën tjetër të jetës i çalë, zhytur në varfëri dhe verbëri. Për ironi të fatit, kali i tij përfundoi në stallat e Olimpit, duke fituar famën e bartësit të rrufeve.

Vajtja në një vend jashtë limiteve (siç janë në realitet, polet, fundet e oqeaneve apo hapësira) ishte gjithashtu edhe ëndrra e Ikarit, djaloshi rebel që donte të fluturonte deri tek Dielli. I burgosur në Kretë me babanë e tij Dedalin, në labirintin që po vetë Dedali kishte ideuar për mbretin, tentoi bashkë me të atin një arrati të denjë për magjistarin Hudin. Dedali ndërtoi dy palë krahë të mëdhenj duke i fiksuar mes tyre me dyll. Por paralajmëroi edhe të birin: “Bëj kujdes, ndiq rrugën e mesit; nëse fluturon shumë ulët, vala do të rëndojë krahët, nëse fluturon shumë lart Dielli do të shkrijë dyllin. Fluturo mes njërës dhe tjetrës, ndiq rrugën që do të të tregoj unë”. Kur u gjend në ajër Ikari, ndoshta i ndikuar prej “demonit” të të gjithë zbuluesve, vazhdoi me kokë të tij. Por nxehtësia e yllit i dha fund sfidës së tij ndaj qiellit: dylli u shkri dhe djaloshi përfundoi në det. Aty ku gjeti vdekjen edhe udhëtari më i famshëm i mitologjisë: Uliksi.

Nëse gjatë shekujve Prometeu u rehabilitua, duke u transformuar nga mëkatar në themelues të qytetërimit, mbretit të Itakës i ndodhi e kundërta. “Homeri, tek Odiseja, e përshkruan Uliksin si një hero pozitiv, që frymëzon simpati”, thotë Pontani: grekët, një popull kolonizatorësh, në fund të fundit ishin shumë uliksë të vegjël. I kundërt është trajtimi që Dante Aligieri i ka bërë lundërtarit epik.

“Tek Komedia Hyjnore, poeti e bën heroin të vdesë bashkë me shokët e tij prej vullnetit hyjnor, si ndëshkim për shkak të dëshirës së tij të panginjshme për dije. Sepse ishte deshira per dije që e kishte shtyrë përtej Kolonave të Herkulit, simboli i lashtë i kufijve që hyjnitë kishin caktuar për njeriun”, thotë Guarisco. Vetë Dante i vendoste këto fjalë në gojë Uliksit: “Ju nuk ishit bërë për të jetuar si monstra, por për të ndjekur virtute dhe dije”. Por, gjithmonë nëse perënditë janë dakord.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi