Ujkonja, simboli i Romës është 'kopje'!
Faqja 1 e 1
Ujkonja, simboli i Romës është 'kopje'!
Ujkonja, simboli i Romës është 'kopje'!
Ujkonja, simboli i Romës është është një 'kopje', këtë e deklaron e përjavshmja gjermane Der Spiegel. ”Simboli i qytetit të përjetshëm duhet të ishte e 2500 vjetëve më parë, kështu është shkruar në udhëzimet e muzeut, por nuk është kështu” shkruan Der Spiegel.
Vepra është një imitim mesjetar, ndoshta e bërë nga ndonjë mjeshtër spanjoll, këtë gjë e tregon teknika e punimit. Pas dyshimeve të para të lindura në vitin 2006, një ekzaminim me anë të karbonit C14 të arkeologut Edilberto Formigli konfirmon se nuk është origjinale. Sipas Der Spiegel, muzeu i kryeqytetit e tregon ende si vepër të shekullit të pestë p.e.s.
Hipoteza se bëhej fjalë për një imitim të epokës mesjetare, është hedhur edhe në 2006 nga historiania e artit Anna Maria Carruba gjatë një restaurimi të skulpturës prej bronzi.
E përjavshmja gjermane, citon analizat e bëra nga arkeologu Formigli, që e ka nënshtruar veprën ndaj analizës së karbonit C14, sipas së cilës Ujkonja nuk është, siç mendohej deri më sot, e periudhës etruske d.m.th 2500 vjet më parë, por e periudhës mesjetare.
Ndër të tjera vepra është shkrirë në një copë të vetme pa saldime, teknikë e panjohur në epokën etruske. Muzeu mohon që Ujkonja të jetë e periudhës mesjetare dhe në site-in e saj thotë se ajo i përket shekullit të pestë p.e.s.
Është false të flasësh për false. Fakti që vepra mund të jetë e periudhës mesjetare është një hipotezë që ka pasur një farë ndjekje ndër studiuesit. Kohët e fundit Carruba e lidh me mesjetën teknikën e punimit me anë të cilit është derdhur Ujkonja e kryeqytetit. Kjo hipotezë duket e vërtetuar nga analizat me karbon C14, datimi duket i shekullit XII-XIII.
Umberto Broccoli ka replikuar:”Studiues të tjerë, vazhdojnë ama ta katalogojnë Ujkonjën në datën tradicionale të shekullit të V p.e.s. Në hartat mesjetare Roma ishte e përfaqësuar si një luan, dhe të mendosh se Ujkonja është e periudhës mesjetare nuk i heq asgjë vlerës së veprës, përkundrazi do të forconte idenë e Romës të përfaqësuar nga simboli i origjinës së saj”
Androo- 250
Similar topics
» Simboli Falun
» Mendoni se toka eshte nje top gjigand i rrumbullaket apo eshte e sheshte ?
» Flamuri - Simboli shqiptar
» Fuqia e një simboli
» Kryqi dhe simboli Chi-rho
» Mendoni se toka eshte nje top gjigand i rrumbullaket apo eshte e sheshte ?
» Flamuri - Simboli shqiptar
» Fuqia e një simboli
» Kryqi dhe simboli Chi-rho
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi