EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

12 Zotat e Olimpit

+6
TheDog
ludovigtarot
Nikolaos
freemasons1234
mario
Admin
10 posters

Shko poshtë

12 Zotat e Olimpit Empty 12 Zotat e Olimpit

Mesazh  Admin 12.10.08 0:59

12 Zotat e Olimpit

12 Zotat e Olimpit Greece10

Para lindjes së filozofisë si një njohuri më racionale të të menduarit kolektiv, në Greqinë e lashtë Antike, dominonte një sistem gjithëpërfshirës mitologjik, i cili funksiononte në mënyrë të përsosur, dhe për nivelin e vetëdijesimit kolektiv të asaj kohe, ajo ka dhënë një kontribut të pakontestueshëm në të kuptuarit dhe interpretimin e të gjitha realiteteve me të cilat ballafaqohej shoqëria e asaj kohe.

Pikërisht përmes këtij sistemi, që në shkencën tone të sotme analitike njihet si “perioda mitologjike e Greqisë Antike”, ata jepnin sqarime meritore ekzistimit dhe veprimit të shumë fuqive dhe fenomeneve të ndryshme natyrore, dhe kjo mënyrë e të menduarit, ishte rrënjosur thellësisht në bindjen e tyre kolektive.

Pas hyjnive të para dhe betejës së tyre të famshme me ciklopët dhe titanët, grekët e lashtë, u orientuan që t’i besojnë dhe nënshtrohen Zotave aktiv, të cilët, sipas cilësive, veseve dhe virtyteve, do të jenë më afërt qenieve njerëzore. Mu për këtë shkak, ata ishin të magjepsur me fituesit nga OLIMPI, të cilët, kanë qenë të bukur, madhështor dhe me shumë cilësi i ngjasonin qenieve njerëzore…

Këta ishin të dymbëdhjetë hyjnorë nga OLIMPI. Që nga momenti kur këta kanë filluar të sundonin me qiellin dhe token, ata, në mes veti, e kishin të ndarë pushtetin, nderin,lavdinë …

Në këtë sistem të përsosur të kijerakisë hyjnore, çdo gjë ka funksionuar sipas dëshirës dhe vullnetit të pakontestueshëm të Zeusit.

Selia e tyre qendrore ka qenë në Olimp, malin më të lartë të Greqisë.

Një ndër karakteristikat themelore e 12 Zotave të Olimpit, ka qenë, se ata gjithnjë i përmbushnin premtimet e tyre…Shpesh vinin në mes të njerëzve të zakonshëm dhe aty krijonin pasardhës. Fëmijët e lindur nga martesat e përziera në mes të zotave dhe njerëzve trajtoheshin si gjysmë Zota dhe dispononin me aftësi të jashtëzakonshme.

Zotat e Olimpit ushqeheshin me AMBROZION dhe pinin nektar, pije kjo që ishte dedikuar vetëm atyre…

12 Zotat e Olimpit Img_7310

1. ZEUSI

Zeusi ishte sunduesi i qiellit dhe tokës, babai i njerëzve dhe Zotave tjerë. Konsiderohet si pari, më i madhi dhe i pavdekshmi nga të gjithë Zotat tjerë të OLOMPIT.

Është lindur në një shpellë të malit DIKTA, ndërsa ka jetuar në një shpellë tjetër të malit IDA, ku e kishte fshehur e ëma e tij REA, duke e ushqyer me tamblin e dhisë nimfë e quajtur AMALETEJA. Pas betejës dhe fitores me titanët dhe ciklopët, e meritoi respektin dhe nënshtrimin, duke u shpallur si baba i të gjithë Zotave tjerë.

Arma e tij ka qenë rrëfeja, ndërsa pushteti i sundimi toka dhe qielli. Bashkëshortja e përhershme dhe e pandashme e jetës ishte HERA, e cila besnikërisht e ka përvjedhur gjatë tërë veprimtarisë së tij sunduese. Nga bashkëshortësia me Herën, Zeusi kishte katër fëmijë: AREJËN, HEBUN, EJLEJTIAN dhe HEFAJASTEN..

Aventurat e dashurisë të Zeusit kanë qenë të panumërta. Nga këto marrëdhënie, Zeusi ka lindur shumë fëmijë zota, gjysmë zota, heronj…

Si shembull nga dashuritë e tij të shumtë, është e udhës ta përmendim dashurinë me MAJËN, sepse, nga kjo lidhje ka lindur Zoti HERMESI, pastaj me SELMËN, nga e cila ka lindur Zoti DIONISI, me LETN, Zoti APOLLONI dhe ARTEMIDA, ndërsa, nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me MENEMUSËN, kanë lindur 9 muza të famshëm.

Të gjithë këtë fëmijë jashtëmartesor Zeusi i donte dhe i mbronte, sepse ata shpesh kanë qenë të rrezikuara nga xhelozia hakmarrëse e bashkëshortes legjitime HERA.

Përveç qindra grave tjerë, Zeusin me bukurinë e vetë të jashtëzakonshëm e ka magjepsur edhe GANIMEDEN, e cila kishte gjak mbretëror dhe jetonte në Trojë.

Atë e sjelle në OLIMP dhe e cakton afër vetes që t’i mbushte lëngun e nektarit në kupën e tij të pijes.

Po ashtu, si njërën prej dashurive të veçanta të Zeusit, mos të mbetemi pa e përmendur lidhjen e tij me EVROPËN e bukur, të bijën e AGINORIT dhe TELEFASES.

Nga kjo dashuri i lindin tre djem: MINOJA mitik, SEPREDONI i guximshëm dhe RADAMENTA e drejtë. Evropa, mbetet në ishullin e Kritit dhe martohet me mbretin ASTERIA, i cili ia përvetëson të gjithë fëmijët e saj dhe në shenjë mirënjohje ndaj dashurisë që kishte për te, kontinentin ton e emërton me këtë emër - EVROPA.

2. HERA

Hera ishte bashkëshortja legjitime e Zeusit dhe konsiderohej si mbrojtësja e familjes dhe grave të martuara Binjakja Romake ishte JUNONA. Lidhja Herës me Zeusin ka qenë shumë para se këta të dytë të martohen.

Ata takoheshin fshehtë. Kur harmonizohen dhe stabilizohen marrëdhëniet në mes të Zotave tjerë të Olimpit dhe Zeusit si sundimtar të përgjithshëm, atëherë, këta të dy lidhin Martesë. Hera lajmërohet në shumë tregime mitologjike të asaj kohe.

Si më karakteristike për të ishte se, ajo, përveç fëmijëve të vetë, rritte dhe kujdeset edhe për fëmijët tjerë. Dënonte tradhtinë martesore dhe me ashpërsi të pashoq luftonte kundër dashnoreve të burrit të saj.

Në kohën e luftës së famshme dhe tragjike të Trojës, ajo ishte përherë e angazhuar në mbrojtje të grekëve luftëtar dhe merrte pjesë në prurjen e shumë vendimeve të rëndësishme për luftën.

3. ATENA

Atena ishte hyjneshë e luftës, urtësisë, artit, shkencës dhe zejtarisë. Sipas mitologjisë Romake, asaj i përshtatet hyjnesha MINERVA. Kishte lindur nga koka e Zeusit duke valëvitur me shigjetën e saj karakteristike.

Edhe pse merrej si hyjneshë e luftës, ajo kurrë nuk është treguar me veti luftarake. Përkundrazi, zihej si e urtë, e mençur dhe gjithnjë e gatshme që t’i ndihmoj trimat dhe heronjtë, sikur ishin: PERSEI, AKILI, ODISEU dhe shumë t tjerë.

Një dashuri të madhe që ajo ndjente ndaj tyre, aspak nuk kishte të bënte me erotikën. Duke mbetur virgjëreshë tërë jetën, ajo kishte vendosur që kurrë mos të martohet, edhe përpos ofertave të shumta që kishte nga zotat tjerë.

Ju ka ndihmuar njerëzve në përkrahje të realizimit të dëshirave dhe synimeve të tyre. Nga respekti i madh që kishte, me emirin e saj emërtohet edhe qyteti Atena, ndërsa në Akropol, për nder të Atenës është ndërtuar tempulli i falshëm shenjtore - PANTENONI.

4. POSEJDONI

Ishte zoti i detit dhe i tërmeteve. Sipas mitologjinë Romake, atij i përshtatet Zoti NEPTUNI. Vëllezërit e tij ishin: ZEUSI dhe HADI. Jetonte në pallatin e tij nëndetar.

Paraqitej gjithnjë i armatosur me tredhëmbëzorin e tij karakteristike në dorë. Është konsideruar si njeri ndër zotat më të respektuar të dymbëdhjetëshes së Olimpit, sepse, pas Zeusit dhe Herës, ishte si më i vjetri në moshë.

Përherë i rrethuar nga delfinët e hareshëm, në mes të valëve që nuk e lagnin fare dhe me karrocën e tij të artë, ai shëtiste nëpër mbretërinë e tij të madhe, respektivisht, nga oqeani në oqean.

Edhe Posedoni, sikurse Zotat tjerë nga Olimpi, kishte afera dhe marrëdhënie dashurore me shumë hyjnesha, gjysmë hyjnesha si dhe me njerëz të zakonshëm, dhe nga këto lidhjet i kanë lindur shumë fëmijë.

5 DEMETRA

Ishte hyjneshë e bujqësisë, të të lashtave dhe pjellshmërisë së tokës. Konsiderohej si nënë e arave dhe grunoreve. Ajo, po ashtu, merret edhe si personifikim i tokës në përgjithësi.

Tek mitologjia Romake, asaj i përshtatet hyjnesha CERERA. Ishte nëna e FEFERSONES, një hyjneshë femër, të cilën e kishte lindur nga marrëdhëniet e saja jashtëmartesore me Zeusin, dhe me të cilën kishte një lidhje të ngushtë emocionale.

6. APOLONI

Ishte Zoti i dritës, arsyes, frymëzimit, artit, i parathënies, profetizimit. Pasi që kishte lidhur me Diellin, po ashtu, konsiderohej edhe si shërues i sëmundjeve të ndryshme.

I takon gjeneratës së dytë të zotave nga Olimpi. Është i biri i Zeusit nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me LETËN, dhe vëllai binjak i hyjneshës ARTEMIDA.

Apoloni konsiderohej si Zoti më i bukur nga të gjitha zotat tjerë të Olimpit. Me konstruksion ishte i gjatë dhe formë të bukur trupore, andaj kishte shumë aventura dashurore, si me nimfat ashtu edhe me njerëz të zakonshëm.

Nga këto aventura dashurore, i kanë lindur shumë fëmijë.
Apoloni, po ashtu, trajtohej si heteroseksual. Përveç me femra, ai ka pasur marrëdhënie edhe me shumë meshkuj. Dashnorët e tij më të njohur meshkuj, kanë qenë: HIJAKITI dhe KIPARISI.

Se sa ishte Apoloni i çmuar dhe i respektuar si hyjni tek grekët e vjetër, tregon fakti se, për nder të tij, në Delfi ishte ndërtuar Orakulli i falshëm parathënës, në të cilën parathëniet e veta i tregonte priftëresha e njohur PITIJA.

7. ARTEMIDA

Ishte hyjneshë e Hënës, e shtazëve të egra dhe e gjuetisë.
E bija e Zeusit nga marrëdhëniet e tij me LETËN dhe motra e Apolonit.
Në mitologjinë Romake asaj i ngjasonte hyjnesha DIANA.

Nga Zeusi, babai i saj, Artemida kishte kërkuar që përjetë të mbetet e pamartuar dhe virgjëreshë. E armatosur me shtizë dhe shigjeta në dorë, ajo shëtiste nëpër pyje, e shoqëruar përherë nga miqtë e saj besnik, drerët dhe drenushave.

Për nga karakteri, Artemida ishte hyjneshë tejet hakmarrëse e cila ju hakmerrej të gjithë atyre që tregoheshin si të pandershëm.
Ishte mbrojtëse e gjuetarëve dhe të njerëzve ndërgjegjshëm.

8. HERMESI

Ishte zëdhënës dhe lajmëtar i zotave tjerë nga Olimpi. Po ashtu, Hermesi konsiderohej si Zoti i tregtisë, oratorisë dhe i hajnave. Nga mitologjia Romake atij i përshtatej MERKURI. Ka qenë biri i Zeusit, i lindur nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me MAJËN.

Hermesi në sandalet e mbathura në këmbë dhe përkrenaren që e barte në kokë, kishte krahë me të cilët fluturonte furishëm nga një vend në vendin tjetër.

Shpesh ju ka ndihmuar shumë heronjve legjendar, sikur janë:HERAKLU, PERSEJI, ODISEU ...

9. AFRODITA

Ishte hyjneshë e dashurisë dhe e bukurisë. Pasi kishte lindur nga “shkuma e detit”, gjithnjë paraqitej e buzëqeshur. Nga mitologjia Romake, asaj i përshtatej hyjnesha VENERA.

Afrodita i mbronte të dashuruarit. Zbavitja më e madhe e saj ishte, nxitja e marrëdhënieve dashurore në mes të Zotave. Ka qenë e pirur që të bëj shumë intriga, vetëm e vetëm t’i nxis Zotat që të dashurohen në njerëz të zakonshëm.

Posaçërisht, ka qenë e njohur me nxitjet e bëra Zeusit, i cili, gati në çdo çast, ka qenë i angazhuar me ndonjë lidhje dashurore. Por, edhe pse i ka nxitur të tjerët, Afrodita as vetë nuk ka qenë indiferente si dashnore.

Edhe pse ishte e martuar me Zotin e gjymtë, HEFAISTIN, ajo ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore me AREJIN. Nga kjo lidhje, asaj i lindin fëmijët: EROSI, DEJMO, FOBI dhe HARMONIA. Por Afrodita burrin e vetë legjitim, nuk e ka tradhtuar vetëm me Arejin, por ajo ka pasur lidhje të shumta edhe të tjerët.

Si karakteristik e Afroditës ka qenë preferenca e saj e madhe ndaj luleve e posaçërisht ndaj drandofilles. Shëtiste e hipur në karrocën të cilën e grinin qifti i pëllumbave që ajo i donte pa masë.

10. ARESI

Ishte Zoti i Luftës dhe i betejave. Nga mitologjia Romake, atij i përshtatej MARSI. Gjithnjë paraqitej me helmet në kokë dhe përherë në gatishmëri për luftë. Aresi gjithnjë ishte aty ku zhvillohej ndonjë luftë, betejë e përgjakur apo çfarëdo konflikti tjetër me viktima dhe përmasa të mëdha. Shpesh vinte në konflikt me Zotat tjerë.

Edhe ky si Zotat tjerë të Olimpit, kishte marrëdhënie të shumta dashurore.
Nga këto marrëdhënie është e njohur lidhja e tij me Afroditën.

11. HEFESTI

Ishte zoti i zjarrit, zejeve të ndryshme (zanateve), artit dhe metalurgjisë. Konsiderohej si farkëtar dhe zejtar i Olimpit. Nga mitologjia Romake, atij i përshtatej VULLKANI.

Në mbretërinë e Olimpit, ishte i angazhuar për punimin e stolive dhe gjësendeve të ndryshme artistike. Edhe pse, në dukje tejet i shëmtuar dhe nga këmbët i çalë, ai kishte duar dhe trup të fortë. Në dukje vërtet njihet si i shëmtuar, por dashurisë së tij nuk kanë mund t’i ikin shumë femra të bukura.

Nga aviturat e shumta dashurore që kishte, përpos Afroditës, përmenden edhe AGLEJA dhe HARI.

12. HESTIA

Ishte hyjneshë e zemrës, familjes dhe harmonisë familjare. Nga mitologjia Romake, asaj përshtatej hyjnesha VESTA.
Ka qenë motra e Zeusit.

Edhe pse me këmbëngulje atë e kërkonin për grua Posedoni dhe Apoloni, ajo nga vëllai saj Zeusi, kishte kërkuar që përgjithmonë të mbetej e pamartuar dhe virgjëreshë. Në mbretërinë e Olimpit, ka bërë një jetë të qetë dhe pa afera.

Ndoshta, mu kjo rrethanë ka qenë shkaku kyçe, pse kjo hyjneshë, në krahasim me Zotat tjerë, nuk është përmendur aq shumë
Në shekullin e 5 p.e.s., ajo zëvendësohet dhe vendin e saj e zen DIONISI -Zoti vardisje, pjellshmërisë dhe verës.

DIONISI ishte fëmija nga marrëdhëniet jashtëmartesore të Zeusit dhe SEMELES.

Në mitologjinë Romake, atij i përshtatej Zoti BAKHO.


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 06.04.14 17:03, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Zotat e Olimpit Empty Re: 12 Zotat e Olimpit

Mesazh  mario 29.04.10 10:14

Nuk po shoh kurrkund te flitet per Hadesin, zotin e nentokes dhe te vdekurve, ai qe zgjidhte se ku shkonin te vdekurit ne ferr apo parajse...........
mario
mario

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Zotat e Olimpit Empty Re: 12 Zotat e Olimpit

Mesazh  freemasons1234 02.02.11 21:41

nuk ke folur per hadin qe eshte shume i rendesishem pasi kontrrollonte te vdekurit....
avatar
freemasons1234

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Zotat e Olimpit Empty HADES NE MITOLOGJI (PLUTONI)

Mesazh  Nikolaos 03.02.11 21:32

PLUTONI NË MITOLOGJI QUHEJ HADES:
Sipas mitologjisë klasike tek grekët e lashtë quhej Hades, ndërsa tek romakët u quajt Pluton dhe konsiderohet si zot i nëntokës, të padukshmes, ferrit, Djallit dhe pasurive nëntokësore. Kur tre vëllezërit (Zeusi, Poseidoni dhe Hadesi) ndanë Universin, Hadesi (Plutoni) mori botën e nëndheshme dhe mbretërinë e vdekjes. Hadesi ishte djali i Kronosit dhe Reas. Ai mbante një maskë që sa herë që e vendoste bëhej i padukshëm. Në botën e tij mbretëronte pa mëshirë, por me drejtësi dhe nëse ai shkatërronte diçka, e bënte për ta rindërtuar më mirë atë. Hadesi kishte bërë një marrëveshje me Aresin për të vrarë njerëzit, prandaj ai sundon në mbretërinë e ferrit, vdekjes dhe errësirës. Hadesi është i pamëshirshëm, xheloz, i padukshëm tek njerëzit në Tokë, kur vë maskën e tij. Ai është rojtar i të gjithë metaleve dhe gurëve të çmuar të fshehur nën tokë. Ai simbolizon të gjitha pasuritë e padukshme dhe nuk pati asnjëherë fëmijë. Plutoni bën pjesë gjithashtu në mitin e Faustit i cili i shiti shpirtin Djallit për të qënë i lumtur dhe i fuqishëm. Plutoni bën marrëveshje me Djallin për t’i treguar atij sekretet e Diellit (prandaj Akrepi, përfaqësuesi i Plutonit dhe Luani, përfaqësuesi i Diellit, janë armiq, pra në aspekt kuadrat me njëri-tjetrin). Plutoni është i gatshëm për të bërë çdo gjë vetëm për t’u bërë i pushtetshëm.
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Zotat e Olimpit Empty Re: 12 Zotat e Olimpit

Mesazh  ludovigtarot 08.02.11 14:20

Plutoni ose Hadesi nuk eshte Zot i Olimpit,,,ai eshte zot i nentokes dhe te vdekurve por ska te beje me Olimpin,,,ashtu si ju thate kur u be ndarja e Universit...Poseidoni mori detet dhe oqeanet i pari dhe per kete ne letrat Tarot Neptuni(Poseidoni) lidhet me letren e te varurit qe do te thote sakrifice, pune pikerisht sepse sakrifica qe beri Poseidoni ishte shume e madhe kur mori persiper ti dilte zot gjith setrave dhe oqeaneve....me pas Zeusi beri zgjedhjen e vet duke marre Qiellin dhe vetetimat...dhe hadesit i ngeli nentoka...jo se e zgjodhi vet Hadesi kete....ju ftoj te ndiqni filmin "Clash of the Titans" qe flet me se miri per marredheniet e Plutonit (Hadesit) me zotrat e Olimpit
ludovigtarot
ludovigtarot

12


Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Zotat e Olimpit Empty pergjigje

Mesazh  Nikolaos 08.02.11 14:33

si nuk qenka Hadesi zot i Olimpit? Pse flet kot. Mjafton te kerkosh ne google me titull :zotat e olimpit" dhe i ke te rreshtuar me emra. ja shiko ketu:
http://fr.wikipedia.org/wiki/Divinit%C3%A9s_olympiennes
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Zotat e Olimpit Empty Re: 12 Zotat e Olimpit

Mesazh  ludovigtarot 08.02.11 23:10

se pari wikipedia nuk eshte nje faqe e besueshme sepse jane informata nga njerez te thjeshte dhe jo profesioniste te ceshtjes, nese kerkon nje faqe tjeter te wikipedias ku hadesi nuk figuron si zot i olimpit ja ku e ke: http://en.wikipedia.org/wiki/Twelve_Olympians
se dyti ne faqen qe ke derguar ti nuk figurojne 12 zota por 14???
se treti si mund te qendronte ne olimp kur detyra e tij ishte te kujdesej per nentoken dhe te vdekurit???
ludovigtarot
ludovigtarot

12


Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Zotat e Olimpit Empty Re: 12 Zotat e Olimpit

Mesazh  Nikolaos 08.02.11 23:23

Une po te jap prova te tjera qe Hadesi ishte nje nder zotat e Olimpit, shiko keto faqe. Si te duken keto:
http://www.webgreece.gr/greekmythology/olympiangods/
http://www.grece-bleue.net/dieux-olympe.html
http://www.lousonna.ch/dossier/histoire/iolympe.html
http://www.grecehotels.com/mythologie-grece/mythologie-grecque.htm

Ka plot e plot faqe te tjera si keto qe thone se Hades eshte zot i Olimpit.
Pastaj nuk ka rendesi a ishin 12 a me shume. Perderisa Hadesi ishte vellai i Zeusit dhe Poseidonit ai eshte zot i Olimpit. Nuk thashe qe rrinte ne Olimp, por quhej i tille. Pastaj c'rendesi ka kjo?
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Zotat e Olimpit Empty Re: 12 Zotat e Olimpit

Mesazh  ludovigtarot 13.02.11 20:31

Pikerisht ketu eshte problemi sepse nqs behet edhe Hadesi (Plutoni) zot i Olimpit i bie te jene 13 zota dhe jo 12, nderkohe qe jane 12 zota qe rrinin ne Olimp....dhe kjo ka lidhje edhe me fene...12 nxenesit e Zotit...i 13 ishte Juda...12 shenja horoskopi...12 muajt e vitit...12 oret e nates...12 oret e dites etj
ludovigtarot
ludovigtarot

12


Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Zotat e Olimpit Empty pergjigje

Mesazh  Nikolaos 13.02.11 20:57

E kuptoj se cfare do te thuash. Atehere nese flasim per 12, duhet hequr nje zot tjeter dhe te fusim Hadesin ne vend te tij. Hadesi e meriton nje vend midis 12-tes pasi per nder te atij i kemi vene emrin planetit Pluton.
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Zotat e Olimpit Empty Re: 12 Zotat e Olimpit

Mesazh  TheDog 01.05.11 23:52

ludovigtarot shkruajti:Plutoni ose Hadesi nuk eshte Zot i Olimpit,,,ai eshte zot i nentokes dhe te vdekurve por ska te beje me Olimpin,,,ashtu si ju thate kur u be ndarja e Universit...Poseidoni mori detet dhe oqeanet i pari dhe per kete ne letrat Tarot Neptuni(Poseidoni) lidhet me letren e te varurit qe do te thote sakrifice, pune pikerisht sepse sakrifica qe beri Poseidoni ishte shume e madhe kur mori persiper ti dilte zot gjith setrave dhe oqeaneve....me pas Zeusi beri zgjedhjen e vet duke marre Qiellin dhe vetetimat...dhe hadesit i ngeli nentoka...jo se e zgjodhi vet Hadesi kete....ju ftoj te ndiqni filmin "Clash of the Titans" qe flet me se miri per marredheniet e Plutonit (Hadesit) me zotrat e Olimpit

Filmi Clash of the Titans eshte kot!
Hadesi vertet ka qene zot i te vdekurve dhe i nentokes por ai nuk ka qene zot i keq. Dhe ai ka qene zot i Olimpit, thjesht preferonte te qendronte ne shtepine e tij me shume se sa te shkonte ne Olimp.
Nuk ka patur Zota te keqinj. Secili e kishte te ndare pushtetin dhe nuk u ngaterronin me njeri tjetrin.
TheDog
TheDog

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Zotat e Olimpit Empty Re: 12 Zotat e Olimpit

Mesazh  TheDog 01.05.11 23:55

Nikolaos shkruajti:PLUTONI NË MITOLOGJI QUHEJ HADES:
Sipas mitologjisë klasike tek grekët e lashtë quhej Hades, ndërsa tek romakët u quajt Pluton dhe konsiderohet si zot i nëntokës, të padukshmes, ferrit, Djallit dhe pasurive nëntokësore. Kur tre vëllezërit (Zeusi, Poseidoni dhe Hadesi) ndanë Universin, Hadesi (Plutoni) mori botën e nëndheshme dhe mbretërinë e vdekjes. Hadesi ishte djali i Kronosit dhe Reas. Ai mbante një maskë që sa herë që e vendoste bëhej i padukshëm. Në botën e tij mbretëronte pa mëshirë, por me drejtësi dhe nëse ai shkatërronte diçka, e bënte për ta rindërtuar më mirë atë. Hadesi kishte bërë një marrëveshje me Aresin për të vrarë njerëzit, prandaj ai sundon në mbretërinë e ferrit, vdekjes dhe errësirës. Hadesi është i pamëshirshëm, xheloz, i padukshëm tek njerëzit në Tokë, kur vë maskën e tij. Ai është rojtar i të gjithë metaleve dhe gurëve të çmuar të fshehur nën tokë. Ai simbolizon të gjitha pasuritë e padukshme dhe nuk pati asnjëherë fëmijë. Plutoni bën pjesë gjithashtu në mitin e Faustit i cili i shiti shpirtin Djallit për të qënë i lumtur dhe i fuqishëm. Plutoni bën marrëveshje me Djallin për t’i treguar atij sekretet e Diellit (prandaj Akrepi, përfaqësuesi i Plutonit dhe Luani, përfaqësuesi i Diellit, janë armiq, pra në aspekt kuadrat me njëri-tjetrin). Plutoni është i gatshëm për të bërë çdo gjë vetëm për t’u bërë i pushtetshëm.

Me fal po cne Plutoni tu bo marreveshje me djallin, se ska kuptim kjo gje. ose po flasim per zotat mitologjike ose per ato fetare. te dy smund ti perziejme se ska kuptim.
TheDog
TheDog

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Zotat e Olimpit Empty Re: 12 Zotat e Olimpit

Mesazh  Nikolaos 02.05.11 0:01

TheDog shkruajti:
Me fal po cne Plutoni tu bo marreveshje me djallin, se ska kuptim kjo gje. ose po flasim per zotat mitologjike ose per ato fetare. te dy smund ti perziejme se ska kuptim.
Tani ti do t'i gjesh kuptimin ketyre historive mitologjike? Eshte vertete qesharake ta thuash kete gje sepse keto nuk jane gjera reale, por fantazi njerezore. Per historine e Plutonit jepen dy variante dhe une i kam perfshire te dyja.
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Zotat e Olimpit Empty Re: 12 Zotat e Olimpit

Mesazh  TheDog 02.05.11 3:36

Nikolaos shkruajti:
Tani ti do t'i gjesh kuptimin ketyre historive mitologjike? Eshte vertete qesharake ta thuash kete gje sepse keto nuk jane gjera reale, por fantazi njerezore. Per historine e Plutonit jepen dy variante dhe une i kam perfshire te dyja.

Ajo qe doja te thoja ishte qe zotat e olimpit dhe djalli jane fantazi te kulturave te ndryshme dhe prandaj s'mund te kete tregime qe i perfshijne te dy keto lloje.
TheDog
TheDog

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Zotat e Olimpit Empty Re: 12 Zotat e Olimpit

Mesazh  Nikolaos 02.05.11 15:24

TheDog shkruajti:
Ajo qe doja te thoja ishte qe zotat e olimpit dhe djalli jane fantazi te kulturave te ndryshme dhe prandaj s'mund te kete tregime qe i perfshijne te dy keto lloje.
Mitologjinë nuk e kam shpikur unë as ti, këto gjëra i kam marrë nga autorë të mëdhenj të mitologjisë.
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Zotat e Olimpit Empty Re: 12 Zotat e Olimpit

Mesazh  Niko_ 03.05.11 0:05

Nje fjale e urte popullore thote: sipas vendit dhe kuvendi! Dua te them qe sipas vendndodhjeve renditja e 12 zotave te Olimpit ndryshonte. Ne vend te Estias vendosej Adhi (Hades). Ne vendin e Dhimitres vendosej Dionisi etj.
Ne mitologjine e lashte greke kishte shume me teper se 12 zota.
Une bashkohem me idene qe permend me siper ludovigtarot ne komentin e tij.


Ps: Djema, zotat ne mitologji nuk jane perralla. Ato figura perfaqesonin fenomenet dhe harmonine e forcave te ndryshme natyres, e te trupave qiellore.
avatar
Niko_

57


Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Zotat e Olimpit Empty Re: 12 Zotat e Olimpit

Mesazh  .#HeTr!c.K#. 31.10.11 8:53

Nikolaos shkruajti:E kuptoj se cfare do te thuash. Atehere nese flasim per 12, duhet hequr nje zot tjeter dhe te fusim Hadesin ne vend te tij. Hadesi e meriton nje vend midis 12-tes pasi per nder te atij i kemi vene emrin planetit Pluton.

12 Zotat e Olimpit 01cndplanet184
Plutoni nuk eshte me planet!
12 Zotat e Olimpit Xenasize
Statusi i Plutonit si planet i sistemit tone Diellor eshte ven ne pyetje qe shume vite me pare dhe ne vitin 2006 me ne fund statusi iu largua ne mbledhjen e Bashkesise Nderkombetare te Astronomise ne Prage. Rreth 2,500 ekspert jane takuar ne Prage per ta vendosur te ardhmen e Plutonit. Disa propozime te ndryshme jane vendosur per votim dhe ajo qe e mban statusin e Plutonit si planet, u refuzua.
Plutoni e ka pas statusin e planetit qe nga zbulimi i tij me 1930. Por, Plutoni eshte shume me i vogel se planetet tjera. Gjithashtu, ne vitet e 90-ta jane zbuluar shume trupa tjere me madhesi te Plutonit ne shiritin Kuiper, te cilet nuk jane kategorizuar si planete. Zbulimi i ketyre objekteve te reja e ka perforcuar argumentin qe Plutoni nuk eshte planet sidomos mbasi qe diametri i Plutonit eshte 2,302 km, ndersa i objektit UB313 eshte 3,100 km.
Tani sistemi jone Diellor do ti kete 8 planete dhe disa trupa tjere orbitues, dhe jo 9 planete si me pare.
E si i keni punet tani ju? Cdo te ndodh me horoskopin tani? A do pesoj ndryshim :)?
.#HeTr!c.K#.
.#HeTr!c.K#.

25


Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Zotat e Olimpit Empty Re: 12 Zotat e Olimpit

Mesazh  Nikolaos 31.10.11 15:11

Nuk ka rendesi nese Plutoni eshte apo nuk eshte planet i kategorise se pare, rendesi ka qe Plutoni ekziston dhe vazhdon ndikimin e tij. Asgje nuk leviz ne astrologji. As Hena nuk eshte planet, as Dielli por ato ndikojne fuqishem ne astrologji. Ne astrologji s'ka te beje emri (planet, satelit, yll)por ka te beje largesia dhe madhesia e ketyre trupave. Une e di qe nga 2006 qe Plutoni nuk eshte planet, nuk eshte lajm i ri per mua. Kjo eshte risi ne astronomi dhe s'ndikon ne astrologji.
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Zotat e Olimpit Empty Re: 12 Zotat e Olimpit

Mesazh  .#HeTr!c.K#. 31.10.11 15:36

Ëhëëëmmm :), une mendova se do ndikoj negativisht ne astrologji. Po Ceres dhe Triton cfare roli luajne ne Astrologji?
.#HeTr!c.K#.
.#HeTr!c.K#.

25


Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Zotat e Olimpit Empty Re: 12 Zotat e Olimpit

Mesazh  Nikolaos 31.10.11 16:11

.#HeTr!c.K#. shkruajti:Ëhëëëmmm :), une mendova se do ndikoj negativisht ne astrologji. Po Ceres dhe Triton cfare roli luajne ne Astrologji?

Ceres ne shqip perkthehet Çera, dhe nuk ka ndonje rol madhor, ndersa Tritoni nuk ka rol fare pasi ai eshte nje satelit i Neptunit, dhe ne zodiak leviz paralelisht me Neptunin. Eshte pikerisht ky planet qe ka rol madhor dhe jo sateliti i tij i vogel. Ndersa Plutoni nuk eshte satelit, por ka orbiten e tij si planet me vete (por planet i dores se dyte).
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Zotat e Olimpit Empty Re: 12 Zotat e Olimpit

Mesazh  maqomaqo3 31.10.11 17:21

tani qe plutoni doli ne pension u zbulua nibiru . prape 9 planete mbeten
maqomaqo3
maqomaqo3

96


Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Zotat e Olimpit Empty Re: 12 Zotat e Olimpit

Mesazh  .#HeTr!c.K#. 01.11.11 8:06

Nikolaos shkruajti:Ceres ne shqip perkthehet Çera, dhe nuk ka ndonje rol madhor, ndersa Tritoni nuk ka rol fare pasi ai eshte nje satelit i Neptunit, dhe ne zodiak leviz paralelisht me Neptunin. Eshte pikerisht ky planet qe ka rol madhor dhe jo sateliti i tij i vogel. Ndersa Plutoni nuk eshte satelit, por ka orbiten e tij si planet me vete (por planet i dores se dyte).

Edhe plutoni orbiton ne orbiten e Neptunit, pra brenda orbites se Neptunit dhe nuk ka orbiten e vet sic pretendon ti. Ai thjesht tani eshte nje trup qiellor asteroid e asgje me teper.
.#HeTr!c.K#.
.#HeTr!c.K#.

25


Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Zotat e Olimpit Empty Re: 12 Zotat e Olimpit

Mesazh  Nikolaos 01.11.11 15:35

.#HeTr!c.K#. shkruajti:
Nikolaos shkruajti:Ceres ne shqip perkthehet Çera, dhe nuk ka ndonje rol madhor, ndersa Tritoni nuk ka rol fare pasi ai eshte nje satelit i Neptunit, dhe ne zodiak leviz paralelisht me Neptunin. Eshte pikerisht ky planet qe ka rol madhor dhe jo sateliti i tij i vogel. Ndersa Plutoni nuk eshte satelit, por ka orbiten e tij si planet me vete (por planet i dores se dyte).

Edhe plutoni orbiton ne orbiten e Neptunit, pra brenda orbites se Neptunit dhe nuk ka orbiten e vet sic pretendon ti. Ai thjesht tani eshte nje trup qiellor asteroid e asgje me teper.

Plutoni kalon permes orbites se Neptunit, por nuk eshte satelit i tij. Eshte i pavarur prej Neptunit. Prandaj mos flisni kot. Plutoni eshte njesoj si planetet e tjere, por thjesht eshte me i vogel. Ai sillet rreth diellit dhe jo rreth nje planeti tjeter, megjithese shpesh kalon edhe prane Neptunit, por jo gjithmone.
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Zotat e Olimpit Empty Re: 12 Zotat e Olimpit

Mesazh  Hagel 06.04.14 17:15

Niko_ shkruajti:Djema, zotat ne mitologji nuk jane perralla. Ato figura perfaqesonin fenomenet dhe harmonine e forcave te ndryshme natyres, e te trupave qiellore.

E keqja eshte se sot shumica beson qe e gjithe mitologjia ishte vetem perralle.
Kjo eshte nje deshmi se planetin tone e ka kapluar injoranca.
Hagel
Hagel

61


Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Zotat e Olimpit Empty Re: 12 Zotat e Olimpit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi