EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Depertim pa ''buje'' i Kines ne Shqiperi

Shko poshtë

Depertim pa ''buje'' i Kines ne Shqiperi   Empty Depertim pa ''buje'' i Kines ne Shqiperi

Mesazh  Estilen 05.11.11 19:27


Erërat e ''lindjes së kuqe''depertojnë thellë ne folenë e ''shqiponjës''

Depertim pa ''buje'' i Kines ne Shqiperi   62595berisha%20kinezet

Kina ne kuadrin e shndërrimit në një fuqi globale i ka kushtuar rëndësi të dorës së parë shtrirjes së influencës së vet në Evropë duke filluar nga Evropa juglindore,si të thuash “barku” i butë i kontinentit plak.Depërtimi kinez në zonën ballkanike,përkatësisht në Shqipëri po lehtësohet edhe nga efektet e krizës përsa i përket dobësimit relativ të ekonomisë shqiptare.

Tashmë Kina në Shqipëri nuk po depërton vetëm me mallrat e lira relativisht jo cilësore të dyqaneve kineze te Medreseja apo me shitje me shumicë mikrotraktorësh duke shfrytëzuar kredinë dorëlëshuar të bankave shtetërore si në vitin 1994, por po depërton në mënyrë masive e të shumëfishtë.

Kinezët si kudo në botë po shfrytëzojnë krizën ekonomike. Në Shqipëri nevoja e qeverisë për para, nevoja e oborrit kryeministror për tu pasuruar dhe nevoja e kryeministrit për t’i bërë karshillëk katundaresk Amerikës dhe Brukselit e shndërron kartën kineze në një letër shumë të çmuar bixhozi.

Kinezët të mirëinformuar për këto nevoja e kuptojnë, që u ka ardhur fati në derë dhe nuk po e lenë t’iu shpëtojë rasti.Investimet kineze janë shumë dimensionale. Së pari po synohet të shiten fabrika e linja të plota prodhimi jo thjesht veshmbatje e lodra.

Tipike janë teknologji të tilla si fabrika e re e çimentos në Fushë Krujë, linja prodhimi ambalazhesh plastike,linja prodhimi ambalazhesh prej letre,flotilje me peshkarexha të tipit oqeanik,parqe të tëra me autobuzë urbanë, linja të kompletuara rrobaqepsije, prodhimesh duralumini apo përpunim druri.

Së dyti po synohet blerja me metoda akaparuese e lëndëve të para kryesisht mineraleve për industrinë e uritur kineze. Kinezët, ndonëse në disa raste janë antagonist të klientëve të hershëm të familjes kryeministrore,përsëri përpiqen të bëjnë akaparimin e mineraleve shqiptare në marrëveshje deri në ortakllëk me FAMILJEN jo në ballafaqim apo përplasje me të.

Gjithsesi i ruhen konfliktit me FAMILJEN dhe mundohen t’i kënaqin orekset për para të anëtarëve të FAMILJES. Në drejtim të kromit shqiptar kinezët kryesisht përdorin dy variante. Bashkëpunojnë me aventurierë të huaj me lidhje të vjetra e të shëndosha me FAMILJEN,por me pak ose aspak kapital si në rastin e Kurum-it duke krijuar shoqëri të përbashkta.

Varianti tjetër është në bashkëpunimin me LSI-në duke e anashkaluar FAMILJEN.Tipik është zona D e Bulqizës, ku hundëfutja kineze ka çuar në reagime tip kaubojsash.Kujtojmë këtu hedhjen në erë të veturës Rover të pronares së një leje minerare në zonën D.

Pronarja gruaja e një biznesmeni skraparli ishte në tratativa me kinezët për shitjen e lejës minerare me autorizimin dhe bekimin e krerëve të LSI-së. Greva e Bulqizës në thelb ishte përpjekje e kinezëve për ta nxjerrë Dekometal-in austriak nga Bulqiza. Familja pas takimit të Kryeministrit me pronaren austriake veproi aktivisht duke e mbajtur fjalën e dhënë austriakëve dhe duke i vënë fre ambicjeve LSI-ste -kineze.

Vetëm kompania Illyria metals e përbërë nga Kurum dhe firma kineze Sichuan Jiannanchun International Group LTD parashikon të investojë vetëm në Kalimash 350 milion dollarë,pa folur për vendburimin e Vllahenit, fabrikën e pasurimit të kromit në Kalimash, konvertimin e ish fabrikës së pasurimit të bakrit në Golaj në fabrikë pasurimi kromi. Kinezëve u intereson jo vetëm minerali i kromit CrO2, por sidomos minerale të tilla si alumokromitet,magnokromitet dhe krompikotitet.

Kinezët në Shenzhen rikonstruktuan një çift furrnaltash vetëm për përpunimin e hekurnikelit shqiptar jo vetëm për të rikuperuar hekurin por edhe nikelin të pastër apo në formën e karbonatit bazik të nikelit si edhe të kobaltit.Marrëveshja e pa bërë ende publike nga qeverija shqiptare e etur per suksese bën fjalë për eksportin e mbi 1 milion tonve hekur nikeli.

Sasia e parë prej rreth 50 000 tonësh sapo është eksportuar nga Durrësi me anën e anijes tip super bulk cargo M/V Vela.Interesi kinez për bakrin,piritin, zingun dhe arin shqiptar momentalisht ka ndeshur në rrezistencën e firmave të FAMILJES,kryesisht firma mineralesh të tipit Junior company të inkorporuara në Kanada.

Për naftën shqiptare kinezët shpresojnë të bashkëpunojnë me grekët apo firma naftë kërkuese të tipit junior company, që gëzojnë përkrahjen e FAMILJES si puna e Leon Oil, që pritet të bëjë eksplorim nafte në Adriatik përballë Durrësit.

Investimet kineze me bekimin dhe nxitjen e FAMILJES po shtrihen edhe në telekomunikacione.Këtu qëllimi është jo vetëm ekonomik,por edhe për mbledhje inteligjence, njëlloj si në instalimin në portin e Durrësit te skanerit kinez dhuruar doganave shqiptare.

Përveç blerjes së pritshme të Albtelekomit, po bëhen trataktiva për blerje firmash ofruese shërbimesh interneti,pronarët e të cilave janë goditur nga FAMILJA si firma pranë opozitës.Ky veprim kinez ka ngjallur shqetësimin emergjent amerikan deri në nivelin e zotit Morell Nëndrejtorit të CIA-s.Të shqetësur nga depërtimi kinez janë edhe investitorë sllovenë apo italianë të fushës së telekomunikacioneve apo teknologjive të informacionit.

Investimet kineze po shtrihen edhe në financat shqiptare. FAMILJA i ka mbështetur shpresat në bombulën kineze të oksigjenit në rast presionesh financiare nga ana e Brukselit apo Amerikës.

Rënia në pikiatë e vlerës së bonove (eurobondit)shqiptar e vështirëson emetimin e eurobondeve të reja, fakt I pohuar edhe nga Kryeministri gjatë vizitës së tij turistike më të fundit në SHBA.Vizita e pa bujë e guvernatorit të Bankës qëndrore të Kinës në Tiranë është pjesa e dukshme e ajsbergut të prezencës kineze në financat shqiptare.Në këtë konteks duhet të kemi parasysh edhe financimet e ish-bankës malajziane për biznesmenët shqiptarë, që bëjnë biznes me Kinën.

Kina po zhvillon edhe marëdhëniet politike me Shqipërinë e FAMILJES, ku vlen të theksohen vizitat e rangut të lartë tip Berishe, Topalli apo të ministrit të jashtëm kinez në Tiranë. Këto marëdhënie politike janë shtrirë edhe në marëdhëniet ndër partiake midis Partisë demokratike të Shqipërisë dhe Partisë komuniste të Kinës.

Ka indikacione që marëdhëniet kino -shqiptare po shtrihen edhe në fushën e shkëmbimit të të dhënave ndërmjet shërbimeve inteligjente(pjesa e shërbimit, që kontrollohet nga FAMILJA,kryesisht,por jo vetëm për ish luftëtarët e lirisë, azilantët ujgurë të vendosur në periferi të Tiranës).

Ekzistojnë dokumenta, foto dhe filmime për marëdhëniet ushtarake midis Shqipërisë së FAMILJES dhe Kinës.Këto marrëdhënie kanë ekzistuar, që në kohën e Berishës së parë me importim materialesh ushtarake nga raketat kundërajrore dhe kundërtanke deri te doku i kamuflazhit për uniformën e re të ushtisë shqiptare.

Marëdhëniet gjatë sundimit të dytë të Berishës janë me firmën kineze Norinco,me firma për ndërtim anijesh ushtarake. Bëhet fjalë kryesisht për importim armatimesh dhe municionesh me qëllim trafikimi drejt vendeve të treta të kamufluara me çertifikata të tipit end-user të lëshuara nga autoritetet shqiptare.

Kinezët si diplomatë të kujdesshëm,që janë i kanë intesifikuar kontaktet edhe me opozitën shqiptare, me qëllim që jo vetëm të mbrojnë interesat e tyre, kur të bëhet rotacioni i pushtetit,por edhe për përfitime momentale duke shfrytëzuar autonominë e pushtetit lokal.

Vetëm në dy muajt e fundit kemi tre lëvizje kineze në këtë drejtim. Ambasadori kinez në Tiranë zhvilloi një takim mjaft të frytshëm me Vangjush Dakon kryebashkiakun durrsak,në zyrën e këtij të fundit.Një delegacion kinez me përfaqësues të pushtetit lokla kinez bëri bisedime me leverdi të ndërsjelltë me Z.Baftjar Zeqja kryebashkiakun e Fierit.

Ambasada kineze një pjesë të ceremonialit për festimin e 1 tetorit festës kombëtare të Kinës e zhvilloi në Vlorë në bashkëpunim me kryebashkiakun rozë Z.Shpëtim Gjika.

Cdo shqiptar i mjafton fare pak fantazi për të imagjinuar se çfarë do të shkruhet në kabllogramet e rradhës të Ambasadës amerikane në Tiranë, përsa i përket penetrimit të dragoit kinez në çerdhen e shqiponjës më pro amerikane të Evropës.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi