EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteret e jashtëtokësorëve në Ballkan

3 posters

Shko poshtë

Misteret e jashtëtokësorëve në Ballkan  Empty Misteret e jashtëtokësorëve në Ballkan

Mesazh  Zattoo 24.10.11 13:27

Misteret e jashtëtokësorëve në Ballkan

Misteret e jashtëtokësorëve në Ballkan  Ufo-173

Pas më shumë se një dekade të heshtjes, ish-pilotët e ish-APJ-së kanë folur për takimet e afërta me Objektet e Paidentifikuara Fluturuese (OPF). Në rrethinën e Zarës (Kroaci), në vitin 1996, ata kishin ndjekur një fluturake, ngase kishin urdhër që ta rrëzonin. OPF pati edhe në rajonet Niksic dhe Herceg Novi (Mali i Zi).

Të paktën tetë pilotë pohojnë se në fillim të vitit 1985 janë takuar nga afër me Objekte të Paidentifikuara Fluturuese. Takimet kanë ndodhur mbi detin Adriatik, gjegjësisht në veri të tij. Mirëpo, për takimet e aeroplanëve të ish-APJ me “pjata fluturuese” nuk është folur fare publikisht, deri para pak kohësh.

Nënkoloneli i pensionuar i aviacionit, piloti Trifko Radeta, i cili ishte dëshmitar i këtij misteri, pohon se atij dhe kolegëve të tjerë askush nuk i kishte urdhëruar që të heshtnin. Por, ishte frika se, në qoftë se do të flisnin, gjatë kontrolleve të rregullta mjekësore do t’i shpallnin të paaftë për shërbim të mëtutjeshëm. E ky pastaj do të ishte një rrezik i madh për të gjithë, sepse gjithë ato vite sakrifice, mundi dhe mësimi do të binin në ujë për diçka që nuk i bëri dëm askujt, e as nuk e rrezikoi sigurinë e fluturimit.

Radeta, si kadetë i vitit të tretë të Akademisë Ushtarake të Aviacionit, asokohe qëndronte në aeroportin e Pulës (Kroaci).

"Një ditë po ushtronim figurat e fluturimit në zonën e Rabit, në lartësi 2,500-3,000 metra”, - i tha ai gazetës serbe ‘Novosti’. "Në kabinën e aeroplanit Galeb isha me mësuesin legjendar të fluturimit, Mita, që njihej si Dollari. Fluturimi shkoi pa asnjë problem, deri kur gjatë rrugëtimit drejt zonës së Cresit nuk një objekt cilindrik fluturues, në formë cigare dhe ngjyrë alumini. OPF ishte i gjatë afro 20 dhe i gjerë diku katër metra. Fluturonte me shpejtësi më të madhe se 100 km/h, në lartësi afro 1.500 metra”.

"Duke mos e hequr shikimin nga ai objekt dhe duke iu afruar vazhdimisht, ne të dy përjetuam një befasi të madhe”, - tha Radeta. "Përnjëherë filloi të fluturojë me një shpejtësi të pamundur, dhe brenda pesë-gjashtë sekondave doli nga hapësira ajrore e RSFJ-së, diku në pozicionin e Trieshtës”.

Radeta nënvizon edhe atë se, në vitin 1986, një fluturake e paidentifikuar po ‘luante’ me pilotët e APJ-së, mbi rrethinën e Zarës. Fluturakja po lëvizte mbi ta, herë majtas e herë djathtas, derisa në fund nuk u zhduk krejtësisht. Radarët ushtarakë nuk mundën ta identifikonin objektin. Edhe pse pilotët u urdhëruan shumë shpejtë që ta rrëzonin fluturaken, ata nuk arritën që ta mbërrinin.

Kur pas kaq shumë viteve Trifko Radeta vendosi të flas për ato që ka parë, për mediat kroate foli edhe kolegu i tij Dragutin Prepust, nga Pula, i cili konfirmoi se në vitet ‘80 kishte përjetuar një takim të pazakontë në qiell.

Sipas asaj që thonë dy ish-pilotët e ish-APJ-së, ata kishin urdhra të qarta që, kur në qiell të vërenin ndonjë fluturake të panjohur, kontrollit të fluturimeve t’ia thonin fjalën e koduar ‘ujku’. Pastaj, do të pasonte urdhri i komandës për nisjen e aeroplanëve MIG-21 dhe që, paralajmërim të rrëzojnë gjithçka që vërenin në lartësinë mbi 3,000 metra.

Derisa ishte mësues i fluturimit në aeroplanin Galeb, Prepust ishte nisur një natë bashkë me një nxënës drejt Zarës. Në një moment kishin vërejtur një elipsë të portokalltë, e cila po lëvizte kah aeroplani i tyre. E vlerësoi se objekti po lëvizte me shpejtësi prej rreth 900 km/h, andaj Galebin e lëshoi në lartësi nën 3,000 metra. E panë fundin e elipsës, e cila tashmë kishte ngjyrë të kuqe. Për atë që panë e njoftuan kontrollin e fluturimeve në Zagreb, por radarët nuk kishin regjistruar asnjë fluturake tjetër përveç Galebit.

E në monografinë e botuar kohë më parë, që i kushtohet brigadës së 172’të të aviacionit, nga aeroporti Golubovci, përmendet një rast i paraqitjes së OPF mbi qiellin e Malit të Zi. Sipas gazetës malazeze ‘Vijesti’, gjeneralmajori i pensionuar Zvonko Jurjevic, përndryshe një prej ish-komandantëve të AL dhe të MAA të APJ, ka përshkruar rastin disaditësh dhe fascinant të shfaqjes së një OPF mbi pjesën jugore të Malit të Zi, në vitin 1975.

“Objekti dukej si një sferë e ndritshme, e cila lëvizte dhe ndryshonte spektrin e ngjyrave, nga e bardhe deri në të purpurt”, - thuhet në kapitullin e monografisë të titulluar “Takimet e Afërta të Pjesëtarëve të Brigadës 172 dhe të OPF”.

Në fund të vitit 2009, në internet u shfaqën fotografitë, të cilat kinse i ‘publikoi’ kushëriri i një mjeku ushtarak, që tani jeton në Slloveni. Në përshkrimin e tyre thuhet se aty tregohet procedura e obduksionit të jashtëtokësorëve që ishte bërë në VMA (Akademia Ushtarake e Mjekësisë) në vitin 1966.

Krahas këtyre fotografive mistike, sqarohet se po atë vit afër një fshati jo larg Novo Mestos (Slloveni) kishte rënë dhe ishte djegur një OPF. Atë natë kufomën e jashtëtokësorit e kishin nxjerrë pjesëtarët e APJ-së, të cilëve u ishte thënë se ishte pilot i një aeroplani të rrëzuar ushtarak. Në fotografi shihen mjekët, për të cilët thuhet se janë kirurgu Andrej Zobol dhe dy patologët, Nikola Julic dhe Zoran Frederic.

“Fotografitë, për të cilat pohohet se janë shkrepur gjatë obduksionit në VMA, ka tri vjet që qarkullojnë nëpër internet, dhe askush deri më tani nuk e ka vënë në pikëpyetje vërtetin e tyre. Ndërkohë, sipas numrit të madh të diskutimeve, ngjarjet e vitit 1966 ishin mbyllur tepër shpejtë. Për to ishte njoftuar edhe Josip Broz Tito, i cili, siç thuhet, e kishte parë trupin e jashtëtokësorit”, - shkruan ‘Novosti’.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Misteret e jashtëtokësorëve në Ballkan  Empty Re: Misteret e jashtëtokësorëve në Ballkan

Mesazh  lavdim.bossi 24.10.11 21:07

sa e shpifur kjo qe nga koha e hitlerit pjatat fluturuese jane perdorur per mjete ushtarake keshtu qe nuk eshte per tu quditur es ky mjet sesshte tjeter veqse aeroplan ushtarak s ea per pjaten e vogel eshte pjese e ushtrise sekrete por kjo sherben si logo epr te mashtruar njerzimin por ne realitet jane vezhgues te ushtrise
avatar
lavdim.bossi

27


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Misteret e jashtëtokësorëve në Ballkan  Empty Re: Misteret e jashtëtokësorëve në Ballkan

Mesazh  Arb 25.10.11 1:22

Po cfar jan keto gjona aman?
Si ka mundesi qe ne shume faqe me nam, te kete doemos nga nje lajm te tille javor? Po c'beni o njeres, ku eshte poenta e gjithe keti lavazh truri, pse aq shume po dhunohet truri njerzore, me keto pralla te frikshme!
Ka mundesi te shpjegoj dikush, pse po perfolen keta UFO pa fund ne koherat me te reja,,,pse po behet kjo, ku shpien ky qellim, pse gjithmon lajmet mbi ufot perfundojne me nje pikepyetje (?)
Arb
Arb

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Misteret e jashtëtokësorëve në Ballkan  Empty Re: Misteret e jashtëtokësorëve në Ballkan

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi