Stonehenge
+4
arbri1994
Estilen
Jon
Admin
8 posters
Faqja 1 e 1
Stonehenge
Stonehenge
Arkeologët kanë filluar gërmimet në rrënojat prehistorike Stonehenge në Britani, për herë të parë që nga vitit 1964.
Stonehenge mbetet një enigmë - gurët masivë qëndrojnë të vendosur në këmbë në formë rrethore në Luginën Salisbury në Anglinë jugore për më shumë se 3000 vjet.
Nuk është ende e qartë se për çfarë kanë shërbyer apo në fakt si dukej vendi më parë, prandaj arkeologët i kanë vënë kaq shumë rëndësi këtij gërmimi dyjavor.
Dihet se guri unik blu në Stonehenge është transportuar në këtë vend nga një gurore në Uells rreth 250 km larg - dhe se vendosja e gurëve është ndryshuar disa herë në kohët e lashta.
Tani arkeologët shpresojnë të përdorin shkencën moderne për të hedhur dritë mbi disa prej mistereve të këtij vendi.
Ka shumë teori lidhur me arsyen pse britanikët e lashtë e ngritën vendin Stonehenge - disa thonë është një orë gjigande astronomike, të tjerë thonë që ishte vend për ritualet e sakrifikimit.
Profesor Tim Darvill i Universitetit të Bournemouth në Britani, një nga arkeologët që drejton gërmimet, ka një teori tjetër, që shpreson të mbështetet nga gërmimet.
Ai beson se guri blu uellsian ka qenë shumë i njohur në kohërat prehistorike për karakteristikat shëruese, dhe për këtë arsye ata u sollën në Luginën Salisbury - për të krijuar një qendër kurative, nëse mund ta quajmë kështu, që të vinin banorët e lashtë të rajonit.
(BBC)

Edituar për herë të fundit nga Explorer në 26.06.11 0:36, edituar 1 herë gjithsej
Admin- 1132
Stonehenge
Stonehenge
Ende nuk është e qartë se kush ishin ndërtuesit e këtij vendi, origjina e së cilës daton 5000 vjet dhe është zhvilluar gjatë 1000 vjetëve (ka patur 4 faza ndërtimi).
Disa besojnë se janë Druidët që e kanë ndërtuar për astronomi, të tjerët që janë Keltët, Majat, Egjiptianët, Grekët.
Një teori e kohëve të fundit mbështetet se Stonehenge ishte një vend varrimi, sepse afër tij janë gjetur shumë skelete. Por asgjë nuk është e sigurt.

Jon- 1159
Stonehenge ne Rusi
Stonehenge ne Rusi
Varg Mali Uraleve ka kohë që njihet si një nga vendet misterioze në botë. Ata që shkojnë atje te papërgatitur rrezikojne te humbin memorjen e tyre nëse qendrojne atje per një kohë të gjatë.
Keshtjella misterioze Arkaim-Rusi
Ka raportime per fenomene paranormale te pa imagjinueshëm që ndodhin në mes të rrafshit te akullit dhe borës qe ka mbuluar malet,raportohet per disk fluturues,per baza nëntokësore te huaja, ghosts, dhe monstra.
Te gjitha keto janë thënë nga ata që e kanë vizituar zonën problematike te Uralit. Dhe nuk është diçka per tu habitur:...vecse një fortesë e vjetër(kalaja Arkaim) gjith mister që rrallë të frekuentohet nga perëndimorët.
Arkaim është i njohur nga disa vizitore si Stonehenge Rusisë.
Shtrihet ne një lartësi të saktë gjeografike me Stonehenge, struktura misterioze tregon njohuri të konsiderueshme më shumë per yjet se çdo strukturë tjetër e lashtë.
Dhe misteret, fantazmat e simetrite e çuditshme nuk mbarojne këtu. Raportet per UFOs dhe krijesa të çuditshme kanë rrethuar gjithmonë kalane..
Është pothuajse si strukturë qe është e vendosur në skaj të universit dhe ata që hyjnë ne muret e saj transportohen diku tjetër. Forcat misterioze, thuhet per kete këtu janë gjithashtu ne veprim per shërim sëmundjesh në qoftë se vizitori miraton një ritual në vend,dhe dëshiron të japë bakshish.
Dhe jane tre vende të lidhura me Arkaim. Njëra është me destinacion turistik. E dyta është zona ende duke u zbuluar. Dhe i treti është një vend misterioze që banorët nuk pranojnë të shkojnë me.
Ashtu si shumë mistere që vijnë nga Rusia,ajo kala ka nje natyre dramatike
Rajoni misterioze është thënë qe ka një pjesë të madhe të energjisë mistike me efekte per ata që e vizitojnë atë,pozitivisht ose negativisht.
Ajo ishte në zonën malore te Uralit dhe se ka pasur një seri zhdukjesh misterioze.
Në fund të vitit të kaluar një vajzë dhe dy miqtë e saj u ndoqen nga dritat misterioze. Vajza nuk u gjet, por djemtë ishin të trembur në mënyrë te tmerrshme nga dritat misterioze.
Gjithashtu këtu disa Alpinistë vdiqen në rrethana misterioze,kur ata shkuan në një ekspeditë skiatoresh,ne vendin tashme te njohur si Dyatlov Pass. Ata u gjetën të rregulluar në një mënyrë që ende perplas hetuesit për këtë ngjarje misterioze.
Pas gjithe ketyre thashethemeve dhe misterieve që kanë ardhur nga malet Urale, mund te thuhet me bindje te plote se rajoni është një nga zonat me fenomene paranormale me me aktive në botë.
Dhe kalaja Arkaim duket të jetë një 'gur i çmuar' të veprimtareve për rajonin.
http://archaeologynewsnetwork.blogspot.com/2010/06/arkaim-strongest-anomaly-zone-in-russia.html

Estilen- 713
Teoria e re për Stonehenge: Varrezë familjare

Hulumtuesit britanikë kanë propozuar një teori të re për origjinën e Stonehenge. Sipas kësaj teori, ka mundësi që dedikimi parësor i Stonehenge, 3.000 vjet para Krishtit, ka qenë varrezë për familjet elitare.
Hulumtuesit kanë theksuar se analizat e kockave të 63 personave, të nxjerra nga lokacionet e Stonehenge, paralajmërojnë se grupe familjesh kanë qenë të varrosura në hapësirën e rrethuar të rrumbullakët, që ka qenë hapësirë më e madhe sipas versionit të mëhershëm të Stohenge, e ndërtuar 500 vjet para përmendores që ne sot e njohim.
Profesor Mike Parker Pirson, nga Kolegji universitar i Londrës ka thënë se në lokacionin e sotëm të Stonehenge janë gjetura mbetje meshkujsh, grash dhe fëmijësh dhe vendet ku janë varrosur këta fillimisht, kanë qenë të shënuara me gurë të mëdhenj.
Pirson, poashtu, ka thënë se hulumtimi i i pjesës tjetër të vendbanimit , të gjetur jo shumë larg Stonehenge, ka treguar se në ndërtimin e Stonehenge për 10 vjetë kanë marrë pjesë 4 mijë njerëz nga e gjithë Britania.
Stonehenge është ndërtim nga kohët e neolitit dhe të bronzit, gjendet në rrethinën e Amesbury, në qarkun anglez, Wiltshire. Që nga viti1986 gjendet në listën e UNESCO-së për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

arbri1994- 18
Re: Stonehenge
A ka nje lidhje te ndertimit te Stonehenge nga Alieni Grey..?
Nje gdhendje te figurës se Alienit Grey në Stonehengen,në Angli,tregon se ekziston një lidhje e sigurtë se këto shkëmbinjë megalitikë nuk jane vepër e njerzve te asaj periudhe,por nga qenie aliene.
Gedhendja ne gurë ashtu sic do e shihni edhe ne video,është autentike qe nga realizimi i saj para 4000 mijë vjetesh,rezultat i nxjerrë nëpërmjet studimit me karbonit radio-aktiv 14.
Nga ky studim hidhen poshte shume nga studimet e meparëshme,kur mendohej se Stonehenge jane veper e njerzve te lashte,si instrumente astronomike...Le te shohim ne te ardhmen se sa do i rezistoje kohes ky perfundim i tanishem..
Estilen- 713
Re: Stonehenge
Zbulim i madh për zgjidhjen e misterit të Stonehenget
Shkencëtarët në Uells të Britanisë kanë bërë një zbulim të rëndësishëm drejt zgjidhjes së misterit të gurëve të famshëm të vendosur në formë qarku dhe të njohur me emrin Stonehenge.
Nëpërmjet teknologjive të reja, ata kanë provuar me precizitet origjinën e disa prej gurëve të këtij monumenti. Zbulimi i tyre ka ngjallur debate rreth pikëpyetjes tjetër të madhe: si u transportuan këta gurë dhe si u vendosën ata në formën e rrethit, raporton VoA.
Stonehenge është një monument antik që ngrihet madhështor në Pllajën Sallsberi, në jugperëndim të Anglisë. Se ku u morën këta gurë dhe si u transportuan atje mbetet ende enigmë. I ndërtuar rreth vitit 3100 para Erës së Re, origjina dhe qëllimi i tyre mbeten temë debati në gjithë botën.
Në Muzeumin Kombëtar të Uellsit në Kardif po bëhen disa ekzaminime që mund të ndihmojnë zgjidhjen e këtij misteri historik. Me precizitet dhe durim, Dr. Riçard Bevins analizon me mikroskop një mostër që është marrë nga ky monument mistik 5000 vjeçar. Dr. Bevins thotë se vendosja e disa prej gurëve, tashmë është e njohur.
"Stonehenge është i përbërë nga një qark i jashtëm, një i brendshëm dhe një patkua brenda tij. Gurrët e qarkut të jashtëm janë nga zona e Stonehenget, Pllaja Sallsberi".
Në vitet 1920, shkencëtarët studiuan origjinën e gurëve të tjerë, të njohur si Blustons dhe konkluduan se ato vinin nga një zonë e papërcaktuar e Kodrave Presli në Pembrokshajër të Uellsit Perëndimor, 240 kilometra nga Stonehenge. Mbetet ende e paqartë se si janë transportuar këta gurrë kaq të rëndë, nga një distancë kaq e madhe, në periudhën e qytetërimit antik.
"Këta gurë që formojnë qarkun e brendshëm dhe patkuan, Blustons, peshojnë dy deri në tre tonë. Edhe këta janë gurë shumë të mëdhenj për t’u transportuar nëpër zonat rurale, nëse janë lëvizur nga njerëzit”.
Një zbulim i veçantë po e ndez edhe më shumë debatin se si arkitektët e Stonehenget i transportuan materialet e ndërtimit nga Uellsi në jugperëndim të Anglisë.
Dr. Bevins dhe ekipi i tij i shkencëtarëve kanë krahasuar mostrat nga Stonehenge me ato të Kodrave Presli dhe kanë zbuluar origjinën e tyre të saktë. Ata e realizuan këtë duke shfrytëzuar teknologjitë e reja për të analizuar dhe krahasuar përbërjen minerale të gurëve.
Dr. Nik Pirsi, gjeokimist në Universitetin Aberstuith, po në Uells, u mor me analizat e kristaleve të zirkonit që gjenden në mostrat e gurit. Ai përdori teknikën e tij të re me rreze laser për të avulluar kristalet në mënyrë që të ekzaminonte strukturën e tyre kimike.
"Kemi marrë mostra shumë të holla të gurit, ku kemi diktuar praninë e zirkonit që duam të analizojmë, i kemi vënë në (glazer abrasion ISO PMS system) sistemin e ashpër ISO PMS dhe i kemi goditur me një rreze të fuqishme laser. Masa e kthyer në gjendje të gaztë kalohet në një spektrometër masiv dhe ne analizojmë komponentet kimikë të mineralit”.
Kështu shkencëtarët kanë përcaktuar përbërjen kimike të gurëve dhe kanë provuar origjinën e atyre që janë përdorur për të ndërtuar një pjesë të Stonehenget. Zbulimi i origjinës së gurrëve sfidon gjithashtu teoritë se si ndërtuesit e Stonehenget transportuan materialet në Pllajën Sallsbery.
"Mendohej se gurët ishin transportuar nga njerëzit nëpër Kanalin Bristol dhe ishin ngarkuar në trape në Milford Hevën. Por përcaktimi i vendit ku janë marrë gurët e ndryshon shpjegimin teorik të trasportimit të tyre”.
Mendohet se gurët janë transportuar nëpërmjet një rruge tjetër prej 16 kilometrash në perëndim deri në bregdetin e Uellsit dhe prej andej në Pllajën Sallsberi në Angli.
Por kjo teori duhet provuar tani nga arkeologët. Këto zbulime të reja i sjellin njerëzit e mahnitur nga ndërtimi i Stonehenget, një hap më pranë zbërthimit të misterit të tyre.
KD

gjilanasi- 361
Stonehenge
Origjina e gurëve “të çuditshëm”, studimi i rrallë për Stonehenge
Në Muzeumin Kombëtartë Uellsit në Kardif po bëhen disa ekzaminime që mund të ndihmojnë
zgjidhjen e këtij misteri historik. Me precizion dhe durim, Dr. Riçard Bevins analizon me mikroskop një mostër që është marrë nga ky monument mistik 5000 vjeçar. Dr. Bevins thotë se vendosja e disa prej gurëve,
tashmë është e njohur.
Stonhenegf është një monument antik që ngrihet madhështor në Pllajën Sallsberi, në jugperëndim të Anglisë. Se ku u morrën këta gurë dhe si u transportuan atje mbetet ende enigmë. I ndërtuar rreth vitit 3100 para Erës së Re, origjina dhe qëllimi i tyre mbeten temë debati në gjithë botën.
Në Muzeumin Kombëtar të Uellsit në Kardif po bëhen disa ekzaminime që mund të ndihmojnë zgjidhjen e këtij misteri historik. Me precizion dhe durim, Dr. Riçard Bevins analizon me mikroskop një mostër që është marrë nga ky monument mistik 5000 vjeçar. Dr. Bevins thotë se vendosja e disa prej gurëve, tashmë është e njohur.
"Stonhengi është i përbërë nga një qark i jashtëm, një i brendshëm dhe një patkua brenda tij. Gurët e qarkut të jashtëm janë nga zona e Stonhenxhit, Pllaja Sallsberi".
Në vitet 1920, shkencëtarët studiuan origjinën e gurëve të tjerë, të njohur si Blustons dhe konkluduan se ato vinin nga një zonë e papërcaktuar e Kodrave Presli në Pembrokshajër të Uellsit Perëndimor, 240 kilometra nga Stonhenxhi. Mbetet ende e paqartë se si janë transportuar këta gurrë kaq të rëndë, nga një distancë kaq e madhe, në periudhën e qytetërimit antik.
"Këta gurrë që formjnë qarkun e brendshëm dhe patkuan, Blustons, peshojnë dy deri në tre tonë. Edhe këta janë gurrë shumë të mëdhnj për t’u transportuar nëpër zonat rurale, nëse janë lëvizur nga njerëzit”.
Mendohet se gurët janë transportuar nëpërmjet një rruge tjetër prej 16 kilometrash në perëndim deri në bregdetin e Uellsit dhe prej andej në Pllajën Sallsberi në Angli. Por kjo teori duhet provuar tani nga arkeologët. Këto zbulime të reja i sjellin njerëzit e mahnitur nga ndërtimi i Stonhenxhit, një hap më pranë zbërthimit të misterit të tyre.
Estilen- 713
Misteret e Stonehenge
Hetuesi nga Shkodra: Kam zbuluar misterin e Stonehenge
Një hetues i Prokurorisë së Shkodrës i apasionuar pas mistereve, pretendon se ka zbuluar kodin e masivit të çuditshëm guror të Salisburyt
- Nazmi Selimi, nga qyteti i Shkodrës, është një kërkues shkencor autodidakt që merret me studimin e lashtësisë. Me arsim të lartë Ekonomik, ai prej shumë vitesh punon hetues në prokurorinë e Shkodrës, aktualisht në hetimin e krimit ekonomik. ?
Siç deklaron ai vetë për gazetën "Shekulli", zbulimi i mistereve e ka tërhequr prej vitesh dhe i është përkushtuar me pasion kësaj pune. Nazmiu shprehet se ka arritur të bëjë ç'kodimin e një prej monumenteve të lashtësisë akoma mister, atë të Stonehenge, duke hartuar dhe kalendarin përkatës.
Verifikimi i këtij pretendimi i mbetet sigurisht ekspertëve të fushës, por ne e pyetëm në një intervistë të shkurtër z. Selimi, për çfarë bëhet fjalë konkretisht: "...
Objektivi im ka qenë që para 21 qershorit, ditës së Solsticit Veror që festohet nga neopaganët ose neodruidët në Stonehenge, të bëja publik atë që kam mundur të realizoj ç'kodimin e parë të Stonehenge, kalendarin diellor.
Pra, t'ju tregoj se gurët e këtij monumenti të lashtësisë nuk shërbejnë vetëm për të shënuar ditën e Solsticit Veror, por janë një kalendar i saktë diellor me një ndryshim prej afro 2 sekondash" - thotë ai.
Objekte, kryesisht tempuj të lashtësisë që në një ditë të caktuar dhe vetëm atë ditë, një pikë e tyre në brendësi të objektit ndriçohet nga rrezet e diellit, janë të shumtë. Të tilla ka në Egjiptin e lashtë etj. "Të habit fakti se si studiuesit e inxhinierët e sotëm nuk mund ta arrijnë një gjë të tillë.
Projekti i ndërtimit të hidrocentralit të Asusanit mbi lumin Nil në Egjipt përfshinte përmbytjen e tempujve dhe shtatoreve gjigante. Ato i zhvendosen, por gjatë rivendosjes kurrsesi nuk u arrit që në një ditë dielli të ndriçonte një pjesë brenda në tempull. Kjo tregon se të lashtët kanë ditur diçka më shumë se ne" - shton Nazmi Selimi.
Z. Nazmi, a jeni i sigurt se e keni ç'koduar Stonehenge dhe ku e mbështesni këtë?
Matematika është matematikë. Që nga shtatori i vitit 2009, unë e kam provuar me mijëra herë dhe përfundimi është veç saktësia. Jam detyruar të studioj të gjithë kalendarët e lashtë të sumerëve, egjiptianëve, majave etj., si dhe ato të sotëm.
Ky nuk ngjason me asnjërin, por është më i përkryeri dhe shumë më i përsosur se kalendari i sotëm. Unë kam afro 40 vjet që merrem me kërkimin e mistereve.
Të dhëna që për shumë njerëz janë të parëndësishme për mua kanë vlejtur shumë. Kështu para 20 viteve, në Selcë të Vermoshit unë kam takuar një të moshuar, i cili parashikonte me saktësi motin, jo për një ditë apo për një javë, por për 6 muaj
Formula që përdorte selciani nuk ishte asgjë tjetër, veç rregullsia e përsëritjes së ditës që shprehet në kalendarin e Stonehenge. Përveç kësaj, më kanë ndihmuar dhe detaje të tjera që duken të vogla.
Po ju nuk keni qenë asnjëherë në Stonehenge dhe pretendoni se e keni ç'koduar... Ndërsa janë të shumtë studiuesit dhe qendrat shkencore në botë që merren me Stonehenge. Si e shpjegoni këtë?
As deshifruesit e mëdhenj si Shampolioni e Juri Knorosov nuk i panë nga afër Piramidat e Egjiptit dhe të Majave, por i deshifruan hieroglifët e Egjiptit të lashtë dhe shkrimet e Majave.
Francezi Shampolioni nuk ishte akademik, ai veç këmbënguli dhe vërtetoi të kundërtën e asaj çfarë mendonin "baronët e shkencës", që një hieroglif, pra një figurë paraqet veç një germë. Unë nuk kam titull shkencor, nuk bëj pjesë në asnjë staf shkencor, por edhe Juri Knorosov ishte veç një vrojtues artilerie në Luftën e Dytë Botërore.
Ai vrojtoi librat që po digjeshin në bibliotekën e Berlinit dhe mori fjalorin e një prifti spanjoll, dhe kjo vepër e gjetur rastësisht prej tij e ndihmoi në studimet e mëvonshme.
Punimet kryesore në Stonehenge i ka kryer një kolonel. Edhe në Giza, ishin xhenierët e Napoleonit që konstatuan se piramidat fshihnin të dhëna të sakta. Unë jam ushtarak karriere me gradën Major i Logjistikës. Jam hetues me profesion dhe shumë kohë e kaloj duke studiuar misteret e lashtësisë.
Përse nuk i paraqisni rezultatet e punës suaj, atë çfarë pretendoni se keni zbuluar, tek institucionet shkencore përkatëse?
Kam tentuar. Kam shkuar tek drejtues të Akademisë së Shkencave dhe tek departamenti i fizikës në Universitetin e Tiranës.
Ato janë treguar shumë njerëzorë me mua, por mënyra e dorëzimit të materialit nuk më pëlqeu. Ne nuk kemi një ligj që të garantojë pronësinë intelektuale, çdo zbulim mund të vidhet para se të botohet.
Për ç'kodimin e Stonehenge, National Geographic Society kishte vendosur dikur një çmim. Afati i ofertave ka mbaruar, por jo interesi për të. Jam duke u përpjekur që të lidhem me institucionet e interesuara në Angli e SHBA.
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Re: Stonehenge
Zbulohet origjina e blloqeve të gurëve nga Stonehenge
Shkencëtarët nga Muzeu Natyror në Wales dhe Universiteti Leicester kanë zbuluar që blloqet e gurëve të Stonehenge rrjedhin nga Craig Rhos-y-felin, lokacioni i cili është rreth 120 kilometra larg nga formacioni i njohur i gurëve.
Kështu hulumtuesit nga Britania e Madhe më në fund kanë zgjidhur një pjesë të madhe të misterit rreth Stonehenge. Megjithatë ky zbulim hap dyert e një misteri të ri, dhe ky është se si janë transportuar blloqet e mëdha të gurëve nga distancë aq e madhe.
“Zbulimi është i jashtëzakonshëm dhe fakti që kemi zbuluar prejardhjen e gurëve të Stonehenge na gëzon me të vërtetë të gjithëve. Megjithatë, tani kemi zbuluar çështje të reja dhe jemi të motivuar edhe më shumë për të vazhduar me hulumtimet”, ka thënë udhëheqësi i projektit, Rob Ixer, nga Universiteti në Leicester, bën të ditur BBC.
Nëntë muajt e fundit shkencëtarët kanë krahasuar përmbajtjen minerale dhe teksturën e gurëve me të gjithë gurët e mundshëm që janë gjendur në lokacione në afërsi, por pasi që janë larguar pak shkencëtarët kanë zbuluar se ku e kanë origjinën gurët nga Stonehenge.
Hulumtimet e mëtejshme do të përqendrohen në atë se si janë transportuar blloqet e gurëve duke pasur parasysh që bëhet fjalë për periudhën në mes 3.000 dhe 1.600 viteve para erës së re.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Stonehenge
STONEHENGE ISHTE GALERI ?
Ka shekuj që Stonehenge shkakton polemika mes shkencëtarëve, të cilët assesi nuk po arrijnë të gjejnë destinimin që e kishte ky objekt. Shkencëtarët britanikë tani kanë dalë me një pohim të ri, sipas të cilit, objekti i ngurtë misterioz dikur ka shërbyer si galeri artistike.
Incizimet e reja, që janë bëtë me teknikën 3D, tregojnë se gurgdhendësit kishin përzgjedhur me kujdes materialin që kishin në anën ku ndodhet shtyllat e mëdha të gurit, me qëllim që pjesët e tyre të ndriçoheshin gjatë periudhave të caktuara të ditës.
Incizimet tregojnë se në 83 shtyllat e mbetura janë gdhendur fotografi, të cilat nuk mund të shihen me sy, por të cilat shkëlqenin kur dielli binte mbi to nën një kënd të caktuar. Deri më tani janë zbuluar më shumë se 70 fotografi dhe simbole të gdhendura, gjë që numrin e tyre të përngjitshim e ngrit në 115.
Hulumtuesit kanë analizuar 850 gigabajt të incizimeve, dhe kanë zbuluar se këto fotografi shkëlqenin gjatë perëndimit të diellit, në dimër, ose gjatë agimit të ditës më të gjatë të verës.
"Kjo dëshmon se paraardhësit tanë i kushtonin shumë rëndësi diellit, por edhe drejtimit prej nga një vizitor i afrohej Stoehenge’it, meqenëse fotografitë shkëlqenin vetëm po qe se atyre iu afroheshe nga verilindja’, theksoi profesori i arkeo-astronomisë, Clive Ruggles.

Zattoo- 600
Re: Stonehenge
Nga vjen ‘Stonehenge’?
Një re misteri ende rri pezull mbi ‘Stonehenge’, rrethi parahistorik i gurëve të vendosur në Salisbury të Anglisë.
Përveç teorive lidhur me qëllimin e vërtetë të monumentit, arkeologët shumë gjatë kanë debatuar se si u ndërtua, duke pasur parasysh se gurët e përdorur për të ndërtuar monumentin janë nga Carn Meini në juglindje të Wales, që ndodhet 100-150 milje larg nga Salisbury.
Një studim i ri ka gjetur vendndodhjen e saktë të shumë prej gurëve që ndërtojnë ‘Stonehenge’, duke na sjellur një hap më pranë zgjidhjes së një misteri që qëndron prapa monumentin më të fashmëm të antikës.
Studimi i publikuar në Journal of Archaeological Science hedh dritë mbi argumentin për mënyrën se si është ndërtuar ‘Stonehenge’. Sipas analizës së gurëve përbërës nga një ekip shkencëtarësh britanikë, gurët nuk kanë ardhur nga Carn Meini, qw ndodhet 100-150 milje larg ‘Stonehenge’.
Duke përdorur teknika spektrometrike për matje me laser, ata kanë analizuar përbërjen kmike të shkëmbinjve dhe mikrobiologjinë e formimit. Në këtë mënyrë kanë gjurmuar të paktën 55% të gurëve që janë përdorur në ‘Stonehenge’ në një lokacion që është disa kilometra larg.
Dr. Richard Bevins nga Muzeu Kombëtar i Wales-it ka thënë se analiza e ekipit të tij nuk do të përfundojë debatin se si kanë ardhur gurët deri te ‘Stonehenge’, por mund të eliminojë disa variabla të panjohura që janë të përfshira në këtë debat.
“Kam studiuar këta gurë për mbi 30 vjet dhe nuk jam as afër gjetjes së përgjigjes bindëse. Por për një gjë jam i sigurtë, çdo pjesë e enigmës që gjejmë na sjellë një hap më afër së vërtetës,” ka shtuar ai.

Zgjidhet një nga misteret më të mëdha në histori!
Qyteza Amesbury është vetëm dy kilometra larg nga Stonehenge. Këtë javë kjo hapësirë u shpall si më e vjetra e banuar në Britaninë e Madhe. Arkeologët britanikë kanë zbuluar një sërë të dhënash në lidhje me mënyrën e jetesës të banorëve të parë të këtij vendbanimi. Studimet kanë treguar se ata kanë ngrënë këmbët e bretkosave, para se kjo të bëhej praktikë e zakonshme në Francë.
Titullin e vendbanimit më të vjetër në Britani deri tash e kishte Thatcham, që ndodhet 60 kilometra në lindje të Amesburyt, raporton The Telegraph. Gërmimet arkeologjike janë udhëhequr nga ekipi i Universitetit të Buckinghamit. Ata zbuluan se Amesbury kanë qenë vazhdimisht i banuar që nga viti 8820 p.e.s., e që është 1120 vjet më shumë se Thatchami.
Ky zbulim ka rëndësi, sepse shpjegon se pse Stonehenge është ndërtuar në vendin ku ndodhet tashti dhe kjo eliminon dilemat se ky rajon nuk ishte i banuar. "Kjo dëshmon se njerëzit këtu kanë qëndruar, kanë pastruar tokën dhe kanë ndërtuar dhe adhuruar monumentet”, thotë profesori David Jacques. “Për vite me radhë njerëzit janë pyetur se pse Stonehenge gjendet këtu. Ja, tani e kemi gjetur përgjigjen”.
Origjina ka dalë në pah pas rezultateve të karbonit të aurohit, të shtazës dy herë më të madhe se demi i sotshëm.
Arkeologët thonë se gjetjet e fundit sigurojnë lidhjen që mungonte në mes të ngritjes së shtyllave të pishave në vitet 8820-6590 p.e.s. dhe Stonehenget 3000 vite p.e.s.
Rezultatet ofrojnë dëshmi që sugjeron se Stonehenge, më shumë se një ndërtim neolitik në një peizazh bosh, duhet të shihet si një përgjigje ndaj përdorimit afatgjatë të zonës nga gjahtarët indigjenë dhe ndërtuesit e shtëpive.
Kështu, në vitin 2002, një varr i Epokës së Bronztë është quajtur Harkëtari i Amesburyt për shkak të shtizave që janë gjetur aty. Më vonë është vërtetuar se janë përdorur teknikat vendase të bujqësisë, që janë përdorur jo nga nomadët por komunitetet e vendosura në këtë zonë.

Stonehenge thyen një rekord
Përderisa për Stonehenge ka shumë spekulime për shumë gjëra, fshati më i vjetër në Britani nuk ishte ai deri me tani.
Afati i karboni nga gjetjet e bërë afër digës arkeologjike afër tij konfirmon që famullia Amesburi, qyteti ku gjendet Stonehenge, ishte vazhdimisht i okupuar që nga vitit 8820 ara erës sonë, që rezulton me një thyerje rekord në Librin e Guinnes si njëri prej vendeve më të vjetra në Britani.
Diga filloi vitin e jaluar dhe u quajt kampi Vespasion, “Blick Mead”, një mile e gjysmë nga Stonehenge dhe ishte udhëhequr nga shkencëtari i Universitetit të Buckingham, David Jacques. Gjurmimet u bënë në eshtrat e gjetura të bizonëve – kafshëve të zhdukura dy herë që kanë një madhësi sa të gjedhëve, derrit të egër dhe drerit të kuq karboni i të cilave na dërgoj pas 10 000 vite. Ata po ashtu kanë gjetur mjete dhe prova të tjera që toka ishte pastruar, një gjë e cila tregon se njerëzit e kishin formuar një fermë në të cilën ishin vendosur aty derisa vendi është vizituar nga fiset nomade ashtu sikurse ishte menduar më parë, Jacques thotë se kjo i përgjigjet pyetjes se pse Stonehenge është aty.
Harta e hedh poshtë teorinë për revolucionin e Neolitit në disa mënyrë. Ajo paraqet prova për njerëzit që kanë banuar, kanë pastruar tokën, kanë ndërtuar dhe ndoshta kanë besuar në monumentet e tyre. Zona ishte qartë një pikë qendër për njerëzit që udhëtonin me qindra kilometra dhe në disa mënyra ishte një paralajmëruese për çka më vonë do të ishte vetvetiu Stonehenge. Monumentet e para të Stonehenge ishin ndërtuar nga këta njerëz.
Përderisa banorët e Amesburi dhe adhuruesit e Stonehenge janë fituesit kryesor të këtij zbulimi, në të ka edhe shumë humbës. Thatcham në Berkshire, i cili ishte okupuar në vitin 7700 para erës së re, zhvendoset tani në vendin e ditë. Kurse harta e gjurmimeve është e njëjta si atëherë kur ajo ishte zbuluar nga anglezet e mezolitit e të cilët e kishin zakon të hanë këmbë të bretkosave rreth që datojnë 8000 vjet para francezëve.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi