EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Masonët në Ballkan

Shko poshtë

Masonët në Ballkan Empty Masonët në Ballkan

Mesazh  Andi Ballshi 13.09.09 14:20

Masonët në (Ballkan) Ish-Jugosllavi

Sipas Xhasper Ridlit, historia e masonëve në Ballkan është vështirë të interpretohet, meqë është shumë e maskuar dhe e përcjellë me akuza më fantastike. Idetë liberale kanë pasur ndikime të madh te masonët, në Kroaci, në Slloveni, në Bosnjë e Hercegovinnë, në Serbi, në Mal të Zi dhe në Maqedoni, ashtu si dhe në vendet të tjera....

Asapak nuk befason fakti që në Jugosllavi, më tepër se çdokund tjetër, propoganduesitë reaksionarë masonët i kanë akuzuar për krime më të llahtarshme dhe si përgjegjës për gjithë të këqijat që kanë përjetuar popujt e Ishullit Ballkanik, gjatë shekulli të tmerrshëm XX.

Sulmi ndaj masonëve ka qenë veçanërisht i shprehur në Kroaci, ku Kisha rimokatolike ka ndjekur revolucionarët, kritikët liberal dhe ateistë, në atë masë që askund nuk ka qenë përveç në Spanjë. Shtypi vazhdimisht ka sulmaur masonët, shembulli i fundit është nga e kaluara e afërt, maj 1999*

Edhe para Luftës së Parë Botërore masonët janë akuzuar si agjentë të Lozhës së Madhe angleze dhe të shërbimit të fshehtë britanik, të cilët veprojnë për të krijuar haos në Ballkan, në mënyrë që qeveria britanike të shfrytëzonte këto fshehtësi. Ka qenë e njohur se Eduardi VII ishte Mjeshtër i Lozhës së Madhe.

Është konsideruar si njeri kryesor për lidhjen e qeverisë britanike me masonë. Autorët kroatë, si dhe gjermanët Ludendorf dhe Kustos, kanë akuzuar masonët për organizimin e vrasjes së princit trashëgimtar Ferdinadit në Sarajevë më (18 qershor) 1914, me qëllim që të shpërthejë lufta e Parë Botërore, dhe me aleatët e tyre të shkatërrojnë Gjermaninë.

Ridli, shkruan se sikur masonët britanikë dhe Eduardi VII, të mos e rrëzonin Dinastinë e obrenoviqëve, Serbia, në Luftën e Parë Botërorë, do të luftonte si aleate e Austrisë, si të gjithë ballkanasit.

Aleatët fituesë nuk do ta shpërblenin Serbinë më 1918, me krijimin e shtetit të ri – Jugosllavinë, ku mbisundonin serbët. Serbia nuk do të kishte forca të mbrohej nga presioni gjerman më 1941 dhe nuk do të hynte në luftë në anën e Britanisë.

Aleatët fitimtarë të 1945, në Jaltë, nuk do ta impononin një Jugosllavi komuniste... Serbia u bë aleate e Rusisë, ndërsa Bullgaria kaloi në anën e Austrisë dhe të Gjermanisë. Princin trashëgimtar, Ferdinandin, në Sarajevë nuk e vranë masonët por anëtarët e grupeve të fshehta nacionaliste serbe.

Është pak e besueshme se ata kanë patur një plan më të gjërë për provokimin e një lufte me karakter evropian. Është e mundur se ata kanë vepruar nga urrejtja ndaj Austrisë, e cila 6 vjet më parë me forcë aneksoi Bosnën e Hercegovinën.

Aleatët fitimtarë, krijuan shtetin e ri – Jugosllavinë. (Sipas Çerçilit ky ishte njëri nga gabimet më mëdha të Evropës, shënim i përkthyesit në gj. shqipe). Mbreti serb, tashti ishte mbret i Jugosllavisë..., Serbët kishin sunduar kroatët, sllovenët, boshnjakët, malazezët dhe maqedonasit, andaj këta ishin shumë të zemëruar.

Meqë Jugosllavia ishte anëtare e koalicionit të cilin aleatët e kishin formuar kundër Rusisë bolshevike, komunistët, ashtu si edhe nacionalistët kroatë – ustashët iu kundërvunë qeverisë jugosllave andaj edhe u ndaluan...

Qeveria ustashe e Pavleviqit, me përkrahjen e Kishës kroate katolike, vrau armiqtë e fesë katolike – serbët ortodokës, hebrenjtë dhe komunistët. Ustashët kishin filluar t’i vrisnin hebrenjtë tre muaj para Hitlerit...

Serbët sot thonë se gjatë Luftës së Dytë Botërore, ustashët kanë vrarë 750.000 serbë, ndërsa kroatët pohojnë se janë vrarë më pak se 70.000. Histarianët asnjanës thonë se janë vrarë diku rreth 330.000.

Ustashët, me përcjelljen dhe bekimin e klerit katolik, në kampin e përqëndrimit në Jasenovac, por edhe nëpër fshatra, kanë likuiduar një numër të madh, dhe kanë vrarë të gjithë serbët ortodokës të cilët refuzonin të pranonin fenë katolike...

Nëse fëmijët kryqëzoheshin sipas ritit katolik, nga e majta në të djathtë, ua kursenin jetën, por, nësë kryqëzimi bëhej nga e djathta në të majtë, sipas traditës së kishës serbe ortodokëse, atëherë i vritin... Ustashët i ndoqën edhe masonët, por, ashtu si edhe nacistët në Gjermani, ndaj tyre ishin shumë më tolerantë se ndaj hebrenjve dhe komunistëve.

Propoganda e qeverisë pandërpreje akuzonte masonët, ndërsa gazetat publikonin edhe emrat e tyre, duke shprehur një urrejtje të hapët ndaj tyre, ashtu siç kishte vepruar edhe Shërbimi i Fajoit për shoqatat e fshehta në Francë... Megjithatë, në Kroaci, nuk janë likuiduar masonët ashtu si hebrenjtë dhe romët...

Në Serbi po ashtu është zhvilluar një fushatë kundër masonëve, pas vendosjes së qeverisë marionetë progjermane të gjenral Nediqit dhe Dimitrie Lotiqit, nga ana e qeverisë të okupatorit gjerman. Lotiqi dhe gjermanët, më 1941, organizuan një ekspozitë antimasone në Beograd, duke i paraqitur masonët si një lëvizje revolucionare që kishte lidhje me komunizmin...

Pas luftës, kroati Josip Broz Tito vendosi pushtetin komunist në Jugosllavi...

Titoja, që nga 1920-ta, kur iu bashkangjit Partisë Komuniste të Jugosllavisë, me besnikëri ndoqi rrugën e caktuar nga Stalini dhe Internacianalja Komuniste në Moskë... Më vonë u rebelua kundër mbisundimit sovjetik... Partia Komunsite e Jugosllavisë u përjashtua nga Informbyroja më 1948. Shumica e komunistëve ishin kundër Stalinit, dhe e mbështetën Titon, pati edhe në anën e Stalinit.

Policia e fshehtë e Titos, e kontrolluar nga ministri i punëve të brendshme, Aleksandër Rankoviq, i përcillte idhtarët e Informbyrosë. Shumë janë burgosur dhe janë mbajtur nën kushte shumë të veshitira nëpër llogore, si në Goli-otok të Adriatikut...

Njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë ishte veterani komunist Mosha Pijade, hebrenj, nga shtresa e mesme e Beogradit. Ai ishte teoricienti udhëheqës marksist në Partinë Komuniste Jugosllave, për të cilën punoi me besnikëri 30 vjet.

Mosha i dha përkrahje të madhe Titos kundër Stalinit. Megjithatë, më 1948, policia e fshehtë e kishte marrë në pyetje, ashtu si të gjithë anëtarët e Partisë, që të vërtetonte se nuk kishte lidhje me Informbyronë. Gjatë marrjes në pyetje ishte zbuluar se Mosha Pijade kishte qenë mason!....

A ishte Titoja mason?

Ridli shkruan se si pushtetar i Jugosllavisë Titoja ka udhëhequr një politikë të ekuilibruar ndërmjet popujve, ashtu si ndërmjet komunistëve të dorës së fortë dhe atyre liberalë.

Në vitet e 50-ta burgosi liberalin Milovan Gjilas. Më 1966 e largoi shefin e policisë së fshehtë, Aleksandër Rankoviq, si pasues të vijës së fortë. Diktatura e ashpër në Jugasllavi u zbut paksa nga viti 1966-1971, gjer në paraqitjen e Lëvzjes për pavarësinë e Kroacisë, kur përsëri, me urdhërin e Titos u vendos regjimi represiv.

Disa individë, në ish Jugosllavi, edhe sot besojnë se Titoja ishte mason. Për një mendim të tillë ekzistojnë dy arsye: Arsyeja i parë është, mbishkrimi mbi varrin e tij vetëm: “Josip Broz Tito, 1892 – 1980”, pa asnjë fjalë, asnjë shenjë tjetër zbukuruese, ashtu si është traditë edhe te masonët. Ka mendime se Titoja ishte fymëzuar nga varri i Franklin D.

Ruzveltit, në SHBA, në të cilin ishte një mbishkrim modest: “Frenklin Delano Ruzvelt, 1882 – 1945”. Ruzvelti kishte qenë mason, andaj edhe ky me siguri do të ishte shkaku... Arsyeja tjetër ishte largimi i Rankoviqit dhe ata të vijës së fortë më 1966. Vendimi i largimit të tyre me siguri është marrë për shkaqe politike, meqë Tito besonte se atëhere ishte e mundur dhe e dëshirueshme ta zbusë diktaturën.

Meqenëse Rankoviqi dhe ndihmësit e tij ishin serbë, ata kishin bindjen – sot edhe më shumë është përforcuar kjo bindje – se Titoja si kroat i kishte larguar pse nuk i donte serbët. Ata, po ashtu besojnë se masonët qëndrojnë prapa vendimit për rrëzimin e Rankoviqit me shokë, thekson Ridli.

Zhvadin Simiqi, vazhdon Ridli, një aleat i Rankoviqit, dhe një personalitet i lartë në policinë e fshehtë serbe, ka pohura se Titoja ishte mason i fshehtë. Sipas disa shkrimeve të fundit, Titoja tashti na del agjent i shumëfishtë, mason i madh, që herë na paraqesin të ketë qenë anëtar i lozhës në Zagreb, e herë në Beograd e Moskë, por kohëve të fundit botohen libra ku ai paraqitet si anëtar i lozhave Angleze, Franceze, Spanjolle dhe Polake...

Pas shpalljes së pavarësisë së Sllovenisë dhe të Kroacisë më 1991, Bosnës dhe Hercegovinës më 1992, agresionit të ushtrisë serbe në Kroaci dhe në Bosne dhe krimeve të serbëve në Vukovar e Sarajevë, në Kroaci janë publikuar fakte të reja të cilat masonët akuzohen për krime.

Flitet se të gjitha fatkeqësitë në Jugosllavi i kanë planifikuar masonët si De Mikelisi, anëtar i Lozhës masone P2 të Orientit të Madh italian... Lorens S. Igël Bergeri etj. Kur filluan luftimet në Kroaci dhe Bosne, Kombet e bashkuara dërguan vëzhguesë në Jugosllavi, të cilët duhej të raportonin se ç’po ndodhë atje. Një kohë të gjatë nuk ndërmorën asgjë kundër serbëve, andaj kroatët dhe boshnjakët i akuzuan si proserbë.

Më vonë propozuan që Serbisë t’i veheshin sanksionet ekonomike. Flitet se e gjithë kjo ishte një komplot mason. Me mosndërmarrjen asgjë me kohë, që në fazën e parë, e më vonë me sanksionet ekonomike, masonët siguruan vazhdimin e luftës dhe shkatrrimin e ekonomisë së Serbisë, dhe në këtë mënyrë ata krijuan haos të cilin mund ta shfrytëzonin për qëllime të veta...

Sipas përkthyesëve të librit të Xhasper Ridlit, në gj. serbe, komentet lidhur me pikëpamjet e autorit (Xhasper Ridlit, a.n) mbi zhvillimet politike në Jugosllavi do të ishin të tepërta dhe kërkojnë shumë intervenime... Lozhat e para, sipas tyre, janë themeluar në Slloveni dhe Kroaci në sh. XVIII. Deri në fund të sh. 19 masonët u zgjëruan në territorin e Serbisë dhe të Bosnes.

Në vitin 1912 është themeluar Lozha e Madhe në Serbi. Shtat vjet më vonë, në Zagreb është themeluar Lozha e Madhe e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve, në të cilën kanë hyrë të gjitha lozhat që kanë vepruar në territorin e “kralevinës”. Kjo Lozhë e Madhe, në vitin 1929 u emërua: Lozha e Madhe “Jugoallavia”.

Më 1931 lozha jugosllave me Lozhën e Madhe angleze pranuan që ta njohin njëra-tjetrën. Përfaqësuesi i parë i Lozhës angleze ishte Mjeshtri i madh Xhorxh Vajfert. Më 1940 Lozha “Jugosllavia” mori vendim që të pushojë çdo veprimtari e saj... Është dashur të kalojnë plot 50 vjet që në territorin e Jugosllavisë të ripërtrihet masoneria, pikërisht më 23 qershor 1990.

Shkatërrimi i vedit ndikoi në themelimin e lozhave të reja nëpër republikat e ndara, në Kroaci më 1995, në Slloveni mkë 1999. Në Serbi dhe Mal të ZI sot veprojnë disa lozha të mëdha.

Që të gjitha rrënjët i kanë te Lozha e Madhe “Jugosllavia”, andaj Lozha e Madhe e bashkuar Angleze ka njohur vetëm Lozhën e Madhe të rregullt “Jugosllavia”...

Andi Ballshi
Andi Ballshi
Andi Ballshi

16


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi