EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteret e kështjelles së koraleve

Shko poshtë

Misteret e kështjelles së koraleve Empty Misteret e kështjelles së koraleve

Mesazh  Jon 03.06.08 13:56

Misteret e kështjelles së koraleve

Një vështrim mbi Kështjellën

Një ndërtim në Florida të SHBA-së, I njohur me emrin Kështjella e koraleve, është një nga vendet më të më të çuditshme në botë. Kështjella ndodhet në Homested, një fshat që në vitin 1993 u godit ashpër nga një uragani Andrju. E tërë zona dukej sikur kishte qenë një arenë e ndonjë shpërthimi bërthamor, edhe 2 vjet pas uraganit.

Ndërtesa e ura dukeshin sikur të ishin goditur nga lart me një çekiç të stërmadh. Edhe disa pjesë të Kështjellës së Koraleve u dëmtuan disi por pjesa më e madhe e saj për fat të mire mbeti e paprekur. Ndoshta ky ndërtim i rezistoi stuhisë së fuqishme, pasi struktura e tij është mjaft e qëndrueshme: pjesa më e madhe e ndërtimeve janë prej blloqe masive koralesh me peshë rreth pesë tone secili.

Përveç kësaj Kështjella rrethohet edhe me një mur të trashë mbrojtës. Porta e Kështjellës është gdhendur prej një blloku të vetëm koralor dhe peshon nëntë tonë. Blloku është dy metra i gjerë, rreth dy e gjysmë i lartë dhe më se gjysmë metri i gjerë.

Porta gjigante varet në një levë të hekurt dhe është baras peshuar dhe niveluar në mënyrë aq të përsosur, saqë vizitori mund ta hapë atë lehtësisht duke e shtyrë edhe vetëm me një gisht, Inxhinieret e ndërtimit te kohëve te sotme ende nuk kanë mund ta shpjegojnë sesi një objekt me një peshë te tille mund te vendoset ne një mënyrë aq te përkryer dhe me aq saktësi.

Një tjetër port, me forme trekëndore dhe qe peshon tre tone, ndodhet ne murin tjetër, përball te pares. Menjëherë pas hyrjes, një rrugicë te çon drejt një kulle katerkendore. Një pale shkalle brenda saj te çojnë ne një dhome te vogël e cila ndodhet me lart se te gjitha objektet e tjera te kështjellës. Dhoma është e pajisur vetëm me një tryezë te drunjtë mbi te cilën ndodhen disa vegla primitive pune. Vegla te tilla varen edhe neper muret.

Dhoma është ndërtuar me blloqe koralesh qe peshojnë katër deri ne nënte tone secili. Vetëm për muret e saj janë përdorur 243 ton korale. Për ndriçimin përdoren llamba me vaj, ndërsa një pus shërben për te marre ujin e pijshëm. Ne murin jugor ndodhen dy blloqe masive qe duket qarte se përbejnë një altar. Se cilit zot apo zotër i shërbenin, kjo nuk dihet. Një dritare e vetme shikon nga oborri, ndërsa stolat për t’u ulur janë gjithashtu prej korali dhe peshojnë gjysme tone secili. Edhe pse janë vëzhguar me imtësi.

Asnjë gjurme mjeti pune nuk është gjetur mbi ta. Stolat janë renditure mënyre te tillë qe te tregojnë anën e perëndimit te diellit dhe te hënës. Por ata nuk janë objektet e vetme qe tregojnë shenja te objekteve qiellore.Brenda murit rrethues ka shume shkëmbinj koralore te gdhendur qe paraqesin disa trupa dhe dukuri qiellore. Gjendet Hëna,Dielli, planetë dhe janë rreshtuar ne mënyre te tille qe shënojnë dukuri dhe ngjarje qiellore.

Duket sikur kemi te bëjmë me një observator i cili daton shume kohe me përpara nga shpikja e teleskopit. Pak metra jashtë murit gjendet një strukture tjetër e larte qe tregon yllin polar. Pranë saj ndodhet një lloj sahati qe është kalibruar për te shënuar orën 12 te mesditës ne solsticin e dimrit, me 21 dhjetor , dhe solsticin e verës, me 21 peshor. Kjo ore është zbukuruar me gdhendje qe paraqesin hënën çerekshe dhe te plote.

Ne murin verior gjendet imazhet e Saturnit dhe te Marsit. Për ketë te fundit ka shenja se artisti qe e ka gdhendur besonte se aty ka jete. Identiteti astronomik i kështjellës duket ngado. Ne terren ndodhen te gdhendur tre rrathë bashkëqendrorë, me diametra 30, 15 dhe 4,5 metra te cilët duket qartë se paraqesin sistemin tone diellor, Unazat e përcaktuara nga këta rrathë paraqesin orbitat e planetëve.

Rrethi me i ngushtë paraqet Merkurin, Venusin, Marsin. Rrethi e mesit-Jupiterin, Saturnin dhe Uranin, ndërsa Neptun dhe Plutonin ndodhen ne rrethin e jashtëm.Ne murin verior është shënuar, nëpërmjet një kurore, blloku me i madhe i cili peshon30 tone. Ne oborr ndodhet edhe një obelisk si një tryezë banketesh e rrethuar nga stola te cilët janë balancuar mbi shkëmbinj ne mënyrë te përsosur.
Ata vazhdojnë te lëkunden për një kohe te gjate, pasi janë prekur ose lëvizur me dore.

Nga Meti32
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi