Anët e ndritshme dhe të errëta në horoskop
Faqja 1 e 1

Anët e ndritshme dhe të errëta të shenjave të horoskopit
Dashi
Krenaria dhe arroganca në shenjën e parë të Zodiakut posedojnë një terren të përshtatshëm. Konkurrenca për ta do të thotë se ata duhet gjithnjë të jenë fitimtar. Pos kësaj, janë mjaft posesivë, por në njëfarë mënyre janë edhe mjaft bujarë. Nëse dëshirojnë të jenë në qendër të vëmendjes, do të bëjnë gjithçka për ta arritur qëllimin. Ata që janë më të zotë se ta ua kanë zili. Janë shumë hakmarrës, ndërsa shoqërohen me njerëz që nuk përbëjnë kërcënim për ta.
Demi
Janë shumë krenarë, e po ashtu edhe arrogantë. Janë shumë ambiciozë dhe nuk dëshirojnë të marrin urdhra nga të tjerët. Krenohen me gjëra materiale dhe me suksesin e fëmijëve të tyre. Janë shumë të kujdesshëm për t’iu dorëzuar dikujt, por janë shumë zemërgjerë kur bëhet fjalë për nevojat e tyre. Nën ndikimin e Venerës kënaqen në të gjitha sferat e jetës. Ndjenjat e tyre është lehtë të zgjohen dhe njihen për epshin e tyre, janë romantikë, por dinë të jenë edhe xhelozë dhe jotolerantë. Sa i përket mllefit, dinë të heshtin për një kohë të gjatë, por nëse eksplodojnë, do të ishte mirë të qëndroni larg tyre.
Binjakët
Agresiviteti nuk është i zakonshëm për Binjakët. Janë mjeshtër të maskimeve, kënaqen në shpenzimin e parave, luks, adhurojnë udhëtimet ekstravagante dhe kanë frikë ndaj lidhjeve serioze. Ata mendojnë se ia vlen të kapet gjahu edhe nëse është vetëm pjesë e lojës. Në momentet e përleshjes ndihen si viktimë e atyre që janë më të lumtur se ata. Ushqimi për ta është gjithmonë në plan të dytë. Shpirtin e tyre më me qejf e ushqejnë nëpërmjet hobit dhe aktiviteteve të tjera. Nuk dëshirojnë të kenë shumë obligime dhe dinë të zemërohen nëse provoni të bëni diçka kundër vullnetit të tyre.
Gaforrja
Gaforrja është shenja më e ndjeshme. Kanë kujdes se ku i shpenzojnë të hollat, por nuk janë dorështrënguar, poshtë fasadës së tyre romantike fshihet seksualiteti madhështor. Duke marrë parasysh se janë shumë të turpshëm, nuk tregojnë emocionet e tyre deri në momentin e arritjes së besimit në partnerin. Zakonisht lidhen me persona që kanë më pak ndjenja, ngase mendojnë se ata vuajnë më pak. Ua kanë lakmi atyre personave që luftojnë për familjen dhe të ardhmen e tyre. Pikëllimet që ua sjell jeta i kompensojnë me ushqime të shijshme, përderisa i preferojnë ëmbëlsirat. Kur diçka nuk u shkon për shtati, zemërohen, e ndryshojnë disponimin dhe shndërrohen në persona më agresivë.
Luani
Arroganca mund t’i verbojë. Besojnë se janë më të mirët, gjithmonë presin që të adhurohen nga të tjerët dhe janë shumë të suksesshëm në arritjen e një gjëje të tillë. Nuk kursejnë para dhe adhurojnë të blenë shumë gjëra. I adhurojnë personat që i rrethojnë dhe u dhurojnë dhurata të shtrenjta. Ata po ashtu mendojnë se edhe në shtrat janë më të mirët. Luanesha dëshiron që të tjerët të çmenden pas saj, ndërsa luani dëshiron ta posedojë një harem dhe të kujdeset për nevojat e tij. I adhurojnë gjellët e shijshme dhe llojet e verës.
Virgjëresha
Virgjëreshat janë shumë të pasigurta për të qenë arrogante. Por, mbahen ashtu për ta mashtruar anën e kundërt. Vuajnë nga kodekset se posedojnë më pak vlerë dhe se nuk dinë të gjenden në situata të vështira. Kanë kujdes me shpenzimet, e kur vendosin të blenë diçka, nuk e bëjnë një gjë të tillë pa e shikuar dhe analizuar shumicën e shitoreve. E adhurojnë trimërinë, bukurinë dhe pasurinë. Kanë kujdes të veçantë në ushqim dhe sidomos zgjedhin ushqimin që bazohet në fibra. Janë shumë elegantë dhe kanë kujdes të shtuar në higjienë.
Peshorja
Janë arrogantë dhe mendjemëdhenj, por me stil. Me gjithë dëshirë do ta shpenzonin një mal me para, vetëm e vetëm për të qenë të rrethuar nga gjërat e bukura. Blejnë vetëm gjëra të hijshme, ashtu siç janë edhe vetë ata. Kursejnë vetëm atëherë kur i frikësohen humbjes së ekuilibrit. Nëse janë të lumtur nuk ndjejnë varësi prej askujt. E adhurojnë kuzhinën dhe gjellët. Zemërimi i kaplon atëherë kur janë dëshmitarë të një padrejtësie, ndërsa irritohen nga pamundësia e arritjes së qëllimit të tyre. Kur ta kuptojnë se janë tradhtuar në dashuri, e humbin kontrollin. E kanë shumë të vështirë të marrin vendime të rëndësishme.
Akrepi
Janë shumë krenarë, kanë aftësi që gjërat t’i heshtin për një kohë të gjatë, ndërsa që në momentin tjetër shndërrohen në persona shumë agresivë. Të presësh dorëzimin e tyre është vetëm një iluzion, janë arrogantë dhe kryelartë, si dhe dinë që në tërësi ta shkatërrojnë kundërshtarin. Janë të paparashikueshëm, janë personat më xhelozë. Për sa u përket ushqimeve, nuk kuptojnë shumë në kuzhinë. Atëherë kur janë të zemëruar, shndërrohen në personat më agresivë të mundshëm se sa të gjitha shenjat tjera dhe dëshirojnë që gjërat t’i zgjedhin sipas mënyrës së tyre, me dhunë fizike. Flenë shumë pak dhe posedojnë një fuqi të madhe përbrenda për t’u ballafaquar me problemet dhe sfidat e vështira.
Shigjetari
Kanë shumë besim në veten e tyre dhe më me dëshirë komandojnë se sa marrin urdhra. Nuk janë persona të turpshëm, por nëse mbeten pa para janë shumë të pikëlluar. Adhurojnë ta fascinojnë viktimën, janë të zjarrtë. Pa marrë parasysh se dëshirojnë që gjithmonë të jenë të parët, si në sport, po ashtu edhe në jetë, ndjejnë varësi kur dikush i mposht pandërprerë. Nuk dinë të jenë të hidhëruar, ndërkaq zemërimi i tyre është jetëshkurtër.
Bricjapi
Janë persona mjaft ambiciozë dhe nuk pranojnë kompromise. Dinë mirë ta fshehin karakterin e tyre prej tirani. Kanë kujdes të shtuar kur bëhet fjalë për shpenzimet. Pasi janë të ftohtë dhe të përmbajtur, mund të jenë dashnorë të komplikuar. E adhurojnë kuzhinën tradicionale. Edhe pse në shumtën e rasteve dinë ta kontrollojnë mirë veten e tyre, nganjëherë eksplodojnë shumë shpejt dhe e humbin kontrollin mbi vete e tyre.
Ujori
Janë shumë të paparashikuar kur i mbrojnë idetë e tyre. Janë intelektualë, nuk taktizojnë shumë dhe shpesh dinë të jenë edhe arrogantë. Janë të vetëdijshëm dhe kanë kujdes rreth shpenzimeve, por janë shumë zemërgjerë ndaj shokëve me të cilët bashkëpunojnë. Shpesh bëjnë mëkate me variante të ndryshme erotike, duke i munduar të dashurit e tyre, që të tjerët nuk mund ta kuptojnë. Po ashtu, duhet cekur se kuzhina dhe ushqimi është një specialitet për ta, adhurojnë laramani ushqimesh.
Peshqit
Peshqit janë shumë të ndjeshëm dhe janë të zhytur në botën e ëndrrave të tyre, ndërsa janë krenarë rreth gjërave materiale. Tek ata është e theksuar Venera. I adhurojnë ata personat të cilët pa humbur kohë dëshirojnë të kenë në jetë atë që e dëshirojnë më së shumti. Ushqimin e kanë pasion. Nuk dëshirojnë të jenë pushtues dhe nuk e njohin agresivitetin. Mbrohen me një mllef histerik. Janë më pasivë se çdo gjë tjetër.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Anët e errëta të Vatikanit
» News Univers - 2
» Vatikani, sekrete përvëluese nga dhomat e errëta
» A besoni në horoskop ?
» News Univers - 2
» Vatikani, sekrete përvëluese nga dhomat e errëta
» A besoni në horoskop ?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi