EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhjetë rregullat për Qeniet Njerëzore!

+2
Xhemajl
Elizza
6 posters

Shko poshtë

Dhjetë rregullat për Qeniet Njerëzore! Empty Dhjetë rregullat për Qeniet Njerëzore!

Mesazh  Elizza 25.10.11 17:37

Dhjetë rregullat për Qeniet Njerëzore!
Cherie Carter-Scott nga "Nëse jeta është lojë, këto janë rregullat"

Dhjetë rregullat për Qeniet Njerëzore! Hallway resized2

Rregulla e pare: Ju do të merrni një trup! Mund ta doni apo ta urreni atë, por ai do të jetë juaji tërë kohën e jetës suaj në Tokë.

► Rregulla e dytë: Juve do t'iu paraqiten mësimet!
Ju jeni i përfshirë në një shkollë informative me orar të plotë, të quajtur 'Jetë'. Përcdo ditë në këtë shkollë ju keni mundësinë të mësoni mësime. Mund t'iu pëlqejnë apo t'i urreni ato, por ato janë të projektuara si pjesë e programit tuaj.

Rregulla e tretë: Nuk ka gabime, vetëm mësime! Rritja është një proces i eksperimentimit, një seri gjyqesh, gabimesh dhe fitoresh të rastit. Eksperimentet e dështuara janë pjesë e procesit po aq sa edhe eksperimentet që funksionojnë.

Rregulla e katërtë: Një mësim përsëritet derisa të mësohet! Mësimet do të përsëriten në forma të ndryshme për ju derisa t'i keni mësuar. Kur ju t'i mësoni ato, ju mund të vazhdopni në mësimin tjetër.

Rregulla e pestë: Të mësuarit nuk ka fund! Nuk ka asnjë pjesë të jetës që nuk përmban mësime. Nëse jeni i gjallë, ka mësime për t'i mësuar.

Rregulla e gjashtë: "Atje" nuk është më mirë se "Këtu"! Kur "Atje" -ja juaj bëhet një "Këtu" , thjesht do ta gjeni se një “Atje” vetëm duket më e mire se “Këtu” prezente.

Rregulla e shtatë: Të tjerët janë vetëm pasqyra juaj! Ju nuk mund të dashuroni apo te urreni dicka te tjetri, nëse nuk reflekton dicka që doni apo urreni tek vetja.

Rregulla e tetë: Cfarë bëni me jetën tuaj varet nga ju! Ju i keni të gjitha mjetet dhe burimet që ju duhen. Cfarë bëni me to varet nga ju.

Rregulla e nëntë: Përgjigjet tuaja gjenden brenda jush! E gjitha që ju duhet të bëni është të shikoni, të dëgjoni dhe të besoni.

Rregulla e dhjetë: Ju do t'i harroni të gjitha këto në lindje! Ju mund t'i kujtoni nëse doni duke e shthurur spiralen e dyfishtë të njohurive të brendshme.
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dhjetë rregullat për Qeniet Njerëzore! Empty Re: Dhjetë rregullat për Qeniet Njerëzore!

Mesazh  Elizza 25.10.11 17:38

Shpjegimi i rregullave sipas Cherie Carter-Scott


Rregulla e pare: Ju do të merrni një trup! Mund ta doni apo ta urreni atë, por ai është juaji për tërë jetën. Kështu që pranojeni. Ajo që ka rëndësi është brendia.

Rregulla e dytë: Juve do t'iu paraqiten mësimet! Jeta është një përvojë konstante e të mësuarit, e cila përcdo ditë ofron mundësi të mëdha të të mësuarit. Këto mësime specifike për ju dhe të mësuarit e tyre është çelësi për zbulimin dhe përmbushjen e kuptimit dhe rëndësisë së jetës suaj.

► Rregulla e tretë: Nuk ka gabime, vetëm mësime!
Zhvillimi juaj drejt urtësisë është një proces i eksperimentimit, gjykimit dhe gabimeve, kështu që është e pashmangshme, gjërat jo gjithmonë do të shkojnë siç keni planifikuar ose të dalin ashtu si ju do të dëshironit. Dhembshuria është ilaç për gjykimin e ashpër - për veten dhe të tjerët. Falja nuk është vetëm hyjnore - është edhe "akti i fshirjes së një borxhi emocional". Sjellja etike, me integritet, dhe me humor - veçanërisht aftësia për të qesh me veten dhe peripecitë tona - janë qendrore për këndvështrimin se "gabimet" janë thjesht mësimet që ne duhet t’i mësojmë.

Rregulla e katërtë: Një mësim përsëritet derisa të mësohet! Mësimet përsëriten deri sa t'i mësojmë. Ajo që manifestohet si probleme dhe sfida, acarime dhe frustrime janë më shumë mësime - ato do të përsëriten derisa t’i shohim si të tilla dhe të mësojnë prej tyre. Ndërgjegjësimi juaj dhe aftësia juaj për të ndryshuar janë kushtet e kryerjes së këtij rregulli. Gjithashtu thelbësore është pranimi se ju nuk jeni viktimë e fatit apo rrethanave - "shkaqet" duhet të njihen; që do të thotë se: gjërat ju ndodhin shkaku i asaj që jeni dhe i asaj çfarë bëni. Të fajësuarit e dikujt apo diçka tjetër për fatkeqësitë tuaja është një largim dhe mohim; ju vetë jeni përgjegjës për ju, dhe çfarë ndodh me ju. Durimi është i nevojshëm - ndryshimi nuk ndodh brenda natës, kështu që jepni kohë ndryshimit të ndodhë.

Rregulla e pestë: Të mësuarit nuk ka fund! Përderisa jeni gjallë ka gjithmonë mësime për të mësuar. Dorëzohuni në "ritmin e jetës", mos luftoni kundër tij. Angazhohuni për procesin e të mësuarit të vazhdueshëm dhe ndryshimit – bëhuni modest që gjithmonë t’i njihni dobësitë tuaja, dhe të jeni mjaft fleksibil për t'iu përshtatur asaj që ju mund ta mësoni, sepse ngurtësia do tua mohojë lirinë e mundësive të reja.

Rregulla e gjashtë: "Atje" nuk është më mirë se "Këtu"! Ana tjetër e kodrës mund të jetë më e gjelbër sesa juaja, por të qenit atje nuk është çelësi i lumturisë së pafund. Të jeni mirënjohës për të dhe ta gëzoni atë që keni, dhe ku ju jeni në udhëtimin tuaj. Vlerësojeni bollëkun, çfarë është e mirë në jetën tuaj, në vend se të matni dhe të grumbulloni gjëra që në të vërtetë nuk mund t’ju çojnë në lumturi. Të jetuarit në të tashmen ju ndihmon të arrini paqen.

Rregulla e shtatë: Të tjerët janë vetëm pasqyra juaj! Ju doni ose urreni diçka tek një person tjetër sipas asaj që doni ose urreni tek vetja. Bëhuni tolerant; pranoni të tjerët ashtu siç janë, dhe përpiquni për qartësinë e vetëdijes; përpiquni për të kuptuarit e vërtetë dhe të pasurit e një perceptimi objektiv të vetës suaj, mendimeve tuaja dhe ndjenjave. Përvojat negative janë mundësi për të shëruar plagët që mbani. Mbështetni të tjerët, duke bërë kështu ju mbështetni veten. Kur jeni në gjendje për të mbështetur të tjerët kjo është një shenjë se ju nuk jeni duke marrë pjesë në mënyrë adekuate për nevojat tuaja.

Rregulla e tetë: Cfarë bëni me jetën tuaj varet nga ju! Ju i keni të gjitha mjetet dhe burimet që ju nevojiten. Cka do të bëni me to, varet nga ju. Merrni pergjegjësi për veten. Mësoni t’i lejoni të kalojnë gjërat që nuk mund t’i ndryshoni. Mos u zemroni për gjerat – rrëmujën e kujtimeve të hidhura në mendjen tuaj. Kurajo jeton në të gjithë ne – përdoreni atë kur ju duhet t’i bëni gjërat e duhura. Ne të gjithë e posedojmë një fuqi të fortë natyrore dhe një shpirt aventuresk, të cilët duhet t’ju tërheqin për të përqafuar atë që qëndron përpara.

Rregulla e nëntë: Përgjigjet tuaja gjenden brenda jush! Besoni instinkteve dhe ndjenjave tuaja më të thella, nëse i dëgjoni si një zë i ultë apo si shkreptimë frymëzimi. Dëgjoni ndjenjat ashtu si zërat. Shikoni, dëgjoni dhe besoni. Tërhequni në frymëzimin tuaj natyral.

Rregulla e dhjetë: Ju do t'i harroni të gjitha këto në lindje! Ne jemi të gjithë të lindur me të gjitha këto aftësi - përvojat tona të hershme na çojnë në një botë fizike, larg vetes sonë shpirtërore, kështu që ne bëhemi dyshues, përbuzës dhe na mungon besimi.

Dhjetë rregullat nuk janë urdhërime, ato janë të vërteta universale që vlejnë për të gjithë ne. Kur ju e humbni rrugën tuaj, kujtojini ato. Keni besim në forcën e shpirtit tuaj. Aspironi të jeni të urtë - urtësia është rruga e fundit e jetës suaj, dhe ajo nuk njeh kufij, përveç atyre që ju i vendosni për veten.
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dhjetë rregullat për Qeniet Njerëzore! Empty Re: Dhjetë rregullat për Qeniet Njerëzore!

Mesazh  Xhemajl 25.10.11 17:58

Shkrim me vlera, te falemnderit per sjelljen e këti shkrimi:).
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dhjetë rregullat për Qeniet Njerëzore! Empty Re: Dhjetë rregullat për Qeniet Njerëzore!

Mesazh  Albaniaa 27.10.16 17:43

Wow duket e habitshme,e lexova me mendje
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dhjetë rregullat për Qeniet Njerëzore! Empty Re: Dhjetë rregullat për Qeniet Njerëzore!

Mesazh  1486 06.11.16 23:21

Duket ne shume si program per robot se per njerez, ose per njerezrobot!
1486
1486

Feja eshte gjeja me e mire qe nje njeri mund te posedoje!

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dhjetë rregullat për Qeniet Njerëzore! Empty Re: Dhjetë rregullat për Qeniet Njerëzore!

Mesazh  magicAlscience 30.11.16 20:54

Eshte nje shkrim shume i vertete. Sikur ta kuptonin te gjithe!
magicAlscience
magicAlscience

Cfare eshte magjia? Shih perreth dhe brenda vetes qe ta kuptosh!

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dhjetë rregullat për Qeniet Njerëzore! Empty Re: Dhjetë rregullat për Qeniet Njerëzore!

Mesazh  IndigoStar 03.10.17 1:14

1486 shkruajti:Duket ne shume si program per robot se per njerez, ose per njerezrobot!

PO ti hysh thelle my friend dhe ne fe pergatitesh si Robot do besh cfare te eshte shkruar ne Manual
IndigoStar
IndigoStar

So mote it be !
786 369�⚜️️‍????????️الله
Knowing is Good, but knowing Everything is Better
Making Good Man Better
Family comes first

21


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dhjetë rregullat për Qeniet Njerëzore! Empty Re: Dhjetë rregullat për Qeniet Njerëzore!

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi