EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pitagora dhe magjia e numrave

3 posters

Shko poshtë

Pitagora dhe magjia e numrave Empty Pitagora dhe magjia e numrave

Mesazh  Neo 01.06.08 20:17

Pitagora dhe magjia e numrave

Pitagora dhe magjia e numrave Pythag10

"Guri është muzika e ngurtësuar"
("Pitagora")

Rreth viteve 600 para lindjes së Krishtit, në Greqinë Antike ka jetuar një njeri vërtet i jashtëzakonshëm i quajtur PITAGORA, i cili ka tentuar që të vërtetojë ekzistimin e të gjitha gjërave në Univers përmes harmonisë së përsosur të veprimit hyjnor të numrave.

▪ Jo vetëm që konsiderohej si themelues dhe baba i njohurisë mbi analizën e veprimit të numrave në natyrë-NUMEROLOGJIA, por ishte dhe mbetej mistiku, okulisti, matematikani dhe filozofi më i madh i të gjitha kohërave.

Që në fillim duhet konstatuar se, shumë mësime të Pitagorës, edhe sot e kësaj dite konsiderohen si fshehtësi e madhe dhe se të gjitha shkathtësitë dhe praktikat okuliste të Perëndimit, burojnë nga mistika pitagoriane. Pesëdhjetë e katër vitet më të frytshme të jetës i ka kaluar në Egjipt. Persi, Indi dhe në vendet tjera të Lindjes, vende këto që atëbotë, konsideroheshin si qendrat më të mëdha të dijes, urtësisë mistike dhe mendimit filozofik të mbarë botës.

Qëndrimi i tij i gjatë nëpër vendet e Lindjes, sigurisht ka pasur ndikim vendimtar në formimin e besimit mbi veprimin e Ligjit të KARMËS - të shkakut dhe pasojës, Ligjit të DARMËS - se asgjë në këtë botë nuk është krijuar dhe nuk ndodh rastësisht, si dhe REINKARNIMIN-transformimin e shpirtit nga një jetë në jetën tjetër, ligjshmëri këto që shpesh ceken dhe trajtohen në mendimet e tij filozofike.

Si hulumtues i pandalshëm nga kërkimi i rrugës që do ta shpinte kah bërthame e krijimit të jetës, në një moment të përndëritjes shpirtërore, përjetoi vetëdijesimin e plotë se, njerëzimi jeton në tri botë: botën natyrale, njerëzore të qenësisë dhe atë hyjnore. Me këtë e pa të qartë se, nga të gjitha besimet e deritanishme në shumë zota, realisht ekziston vetëm një ZOT, i cili është esenca dhe burimi i çdo gjëje.

Tek bashkëkohësit e vet, Pitagora ka ofruar një mënyrë të re të të menduarit e cila, një njërën anë pretendonte t'i mbante njerëzit fort të lidhur me këtë botë, dhe njëkohësisht, nga ana tjetër, kërkonte që ata të jenë të kthyer dhe të pashkëputshëm nga krijuesi i tyre - ZOTI.

Përmes filozofisë së vet në përgjithësi, Pitagora ka pasur ndikim të pakontestueshëm tek shumë mendimtarë të famshëm të Greqisë Antike, e veçanërisht te Platoni dhe Aristoteli. Po ashtu, mësimet e tij kanë luajtur një rol të madh edhe në ndërtimin e mendimit të ri filozofik bashkëkohor evropian. Në këtë kontest, veçanërisht duhet përmendur teorinë e famshme të Pitagorës në matematikë.

Por, nga të gjitha që theksuam në sipër, baza e njohurive pitagoriane mbështetet në faktin e pamohueshëm se, fshehtësia e të kuptuarit në thelb të Universit, qëndron kryekëput në harmoninë e përsosur të magjisë së numrave, që janë në raport të përhershëm me formën. Sipas Pitagorës, katër elementet kyçe: ajri, zjarri, uji dhe toka, formojnë katërfishin magji, që ndryshe ai e quajti TETRAKTIS. Kështu, pitagorianët, TETRATIKSIT i kanë thurur edhe një ditiramb që e këndonin si lutje:

Na beko o numër i lartësuar,
Ti që i ke krijuar zotat dhe njerëzit,
O i ëmbli dhe i shenjti Tetratiks,
Ti qe zgjedh sistemimin e çdo gjëje,
Ti që je burim dhe strehë,
Shkëndi e jetës nëpër ndryshime të mëdha
Na bëj që t'i njohim fshehtësitë e gjithësisë.

Pitagora dhe nxënësit e tij kanë themeluar shumë postulate filozofike si parime dhe mendime të pranuara logjike. Në mes të postulateve pitagoriane, është e njohur ajo e dhjetë kundërshtive themelore, veprimi i përhershëm i të cilëve e ndërton realitetin tonë objektiv:

1. E lehta dhe e rënda;
2. Tek dhe çift:
3 Kufizuar dhe pakufizuar;
4. Pak dhe shumë:
5. E djathta dhe e majta;
6. Mashkullorja dhe femërorja:
7. Lëvizshmëria dhe palëvizshmëria;
8. Drejtë dhe shtrembër;
9. Dritë dhe errësirë;
10. Sistematike dhe josistematike.

Kështu, ata kanë konstatuar se, pikërisht nga ekzistimi i këtyre dhjetë kundërshtive, buron e gjithë harmonia e përsosur e cila vepron në Univers.

Sa i përket klasifikimit domethënës, të gjithë numrat çift, konsideroheshin si: të pjesëtueshëm (ndashëm), jo të përhershëm, femëror dhe që i takojnë kësaj bote materiale; ndërsa numrat tek: të pandashëm (papjesëtueshëm), mashkullor dhe hyjnor. Çdo numër e kanë ndërlidhur me një atribut të njeriut.
Kështu numri
1, nënkupton arsyen, ekzistencën, vetëdijesimin;
2. të menduarit, mendimin dhe hamendjen;
3. marrëveshjen , harmoninë dhe baraspeshën;
4. drejtësinë (pasiqë ajo formon katërkëndëshin me formë të përsosur);
5 nënkuptonte martesën (si tërësi e shumës së numrit të vërtetë femëror 2 dhe atij mashkullor 3)... etj.

Sipas pitagorianëve, të gjitha sendet e njohura për ne në këtë botë e kanë numrin e vet. Pa logjikën e numrave nuk do të kishte as dije dhe as njohuri. Andaj, bazën themelore numerike të formimit të të gjitha vlerave tjera e ndërtojnë dhjetë numra; 0,1,2,3,4,5,6,7,8 dhe 9.

Kuptimi magjik i numrave bazë

Apeksi magjik (0) - Në fillim dhe fundin e çdo gjëje qëndron 0-ja, dhe kjo ndryshe quhet si Apeksi magjik, sepse ajo në vete përmban të gjitha ligjet, të gjitha vibracionet dhe tërë ekistimin tonë gjithëpërfshirës. Zeroja është e pafundme, e pakapshme dhe e përhershme. Me të, krijohet dhe mbaron jeta.

Numri 1. - Sipas mësimit të okultistëve, si nga Lindja ashtu edhe nga Perëndimi, ky numër konsiderohet si simboli i Kozmosit, por, njëkohësisht është dhe një nga atributet e Zotit, drejtësisë dhe të energjisë hyjnore. Ky numër gjithnjë e jep veten, edhe kur pjesëtohet edhe kur shumëzohet me vetveten.

Numri 2. - Sipas pitagorianëve ky është princip material, emocion fizik dhe i takon botës tokësore. Dita e dytë e muajit të dytë të vitit i është dedikuar Plutonit, zotit të nëntokës, botës së ëndrrave. Hermetistët dhe mistikët perëndimor këtë numër e konsiderojnë si shenjë të djallit, gjegjësisht parim Satanist.

Numri 3. - Okulistët besojnë se numri 3 është numri më i përsosur, sepse ndërton në vete fillimin, mesin dhe mbarimin. Më tej, mistikët krishterë numrin 3 e identifikojnë me trininë e shenjtë (Ati, Biri dhe Shpirti i shenjtë). Sipas mitologjisë indiane, është në shenjën e tri zotave: Brama, Siva dhe Visnu, gjegjësisht, Zotit rindërtues, Zotit mirëmbajtës dhe baraspeshës dhe Zotit shkatërrues. Të njëjtën trini e kemi edhe në mitologjinë greke dhe romake: Jupiteri, që sundon me Qiellin, Neptuni, që sundon me Dete dhe Plutoni që sundon me Ferrin. Zeusi ose Plutoni, në dorë mbajnë tre flakadanë, Neptuni në dorë ka tredhëmbëshin, kurse Plutoni qenin me tri koka.

Numri 4. - Është numri i germave të emërtimit të ZOTIT te shumë gjuhë të botës: ZOTI (shqip), LORD (anglisht), DEUS (latinisht), DIEU (frëngjisht), ADAT (asiriane), SORU (persiane), GODH (danisht).... etj. Më tej, janë katër anët e botës, katër stinët kryesore... etj.

Numri 5. - Numri 5 është simbol i unitetit të njeriut me Kozmosin. Në nivelin astral, shprehet si pentagram. Konsiderohet si numër i madh mistik sepse formohet nga dy numrat kyç themelor: 2 si numrit të parë çift dhe 3 si numrit të parë tek. Të gjitha fuqitë natyrore ndërtohen në numrat nga 1 deri në 5. 1 është mëvetësi, 2 kundërshti dhe 3 është bashkimi i tyre (ndërtimi, baraspesha), 4 drejtësia hyjnore, ndërsa 5 është tërësia e të gjithave së bashku.

Numri 6. - Shumë mistikë mendojnë se 6 është numër vetvetiu i përsosur, jo vetëm nga fakti se Zoti e krijoi gjithësinë për 6 ditë, por ky numër paraqet baraspeshën në mes të makrokozmosit dhe mikrokozmosit (njeriut). Gjashtëshi përfitohet nga shuma e gjysmës së vet si dhe nga shuma e një të tretave të veta.

Numri 7. - Numri 7 konsiderohet si numër i shenjtë, sepse paraqitet në formë të shtatë ditëve të krijimit të botës, shtatë ditëve në javë. Më tej, 7 është simboli i magjisë. Shpesh edhe në popull dhe përralla të ndryshme, dëgjojmë thënien: përtej shtatë tokash e shtatë qiejsh, shtatë male e shtatë dete, etj.

Numri 8. - Në Bibël sipas Mateut, është numër i lumturisë, fatbardhësisë dhe bollëkut. Po ashtu mund të merrej edhe si numër kontradiktor. Nëse pjesëtohet me gjysmën e vet fitohet 2, simbol i materializmit dhe botës tokësore.

Numri 9. - Numër vërtet mistik, që nënkupton numrin 3 të shumëzuar me vetveten. Përsosshmëri dhe tërësi, unifikimi i materiales dhe shpirtërores, hyjnores dhe tokësores, mashkullores dhe femërores, dritës dhe errësirës. Sipas teozofive dhe disa mistikëve, 9 është pavdekshmëria dhe shpirti hyjnor.

Nga Adnan Abrashi
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pitagora dhe magjia e numrave Empty Re: Pitagora dhe magjia e numrave

Mesazh  Berti69 31.07.11 11:50

Pitagora dhe Filozofia e tij

Pitagora dhe magjia e numrave Pythagore

Pitagora u lind në ishullin grek Samos, midis 592 dhe 572 para erës sonë. Që i vogël shfaqi shumë dhunti të vecanta që më vonë do të krijojnë një legjendë, që e do të jetë i biri i Apollonit. Por edhe vetë emri i tij do të thotë ‘’ ai që u deklarua nga Pitia (profetja)’’.

Në moshë të re merr pjesë në Lojrat Olimpike ku dhe bëhet kampion në mundjen e lirë. Më pas do të udhëtojë në Egjipt ku dhe do të initacionohet në misteret e Memfidës dhe Heliupolit. Në vazhdim do të shkojë në Finike dhe në Halde ku dhe do të mësojë astronominë dhe gjeometrinë. Gjithashtu duket se erdhi në kontakt edhe me driidët e Galatisë. Rikthehet në Samo dhe themelon shkollën e tij duke arritur të mbledhë mbi 3.000 nxënës.

Madhështia e tij do të provokojë reagimet e pushtetarëve të Samosit dhe kështu do të detyrohet të largohet nga ishulli, ku pas një udhëtimi të gjatë do të arrijë në Krotone ku dhe do të themelojë shkollën e tij të famshme rreth vitit 520 para erës sonë. Në të gjithë jetën e tij mundua të jetë një shembull për njerëzit e tjerë, dicka që përbën bazën e mënyrës së doktrinës së tij.

Doktrina Pitagoriane

Doktrina e tij është nje ‘’formulë’’ që do të udhëheqë njeriun në kuptimin e ligjeve të natyrës dhe të përmisojë dhe të zhvillojë aftësitë e tij. Fillimi i kësaj ‘’formule’’ është Matematika. Por jo me kuptimin e sotëm mbi këtë shkencë. Por me një konsiderim që mund të na udhëheqë në shkakun e parë të gjërave. Numrat janë Perëndi do të thotë Platoni më vonë, që për shumë mëndimtarë është Pitagorieni i fundit i madh, pavarësisht se kurrë nuk e njohu Pitagorën. Nga numrat fillon faza e shfaqjes së botës.

Pitagora shpreh krijimin e botës si më poshtë:

BASHKIMI ËSHTË LIGJI I ZOTIT
ZHVILLIMI ËSHTË LIGJI I JETËS.
NUMRI ËSHTË LIGJI I BOTËS.

Matematika është pika ku takohen dhe harmonizohen feja, shkenca dhe arti. Për këtë doktrina e tij mund të jetë gjithësore dhe të përmbajë harmonikisht, konceptin fetar, kërkimet shkencore dhe eksperimentin. Dhe të gjitha këto janë të mbushura me një total rregullash etikë ku dhe ato kanë të bëjnë me celësa matematikë dhe numra.

Simbolet matematike kanë një rëndësi të madhe në doktrinën Pitagoriene pasi nëpërmes tyre arrinin të konsolidonin në botën e shfaqur gjithcka që kishin arritur të përvetsonin. Domethënë mund të shkruanin , duke përdorur simbolet matematike, një gjendje psikologjike ose një shprehje bukurie. Si për shembull numrin ? (? = 1.62…), që është shprehja e rregullit të bukurisë së Natyrës.

Pitagora është themeluesi i shkencës muzikore, zbulues i simboleve që korrespondojnë me notat dhe simbolet muzikore. Pjesa matematike e kësaj shkence quhej ‘’Harmonikë’’. Pitagora është i pari që flet për sfericitetin e tokës dhe se toka është pjesë e një totali sferash me qendër të njëjtë ku distancat midis tyre rregulohen me hapësira muzikore. Është harmonia e sferave. Është i pari që përdori fjalën Filozofi.

Edukimi Pitagorien

Pavarësisht se ‘’Omakio’’ (shkolla pitagoriene) funksiononte me një mënyrë bashkëjetese, gjithashtu ekzistonin paralelisht aktivitete që drejtoheshin audiencës së gjërë. Këto ishin audienca dhe fjalime publike mbi pyetje dhe probleme të jetës së përditshme dhe në zgjidhjet filozofike të tyre. Të shumtë ishin ata që vetëm ndiqnin por pa dashur të zbatonin këto zgjidhje në të vërtetë. Disa të tjerë mundoheshin të shkonin më thellë duke përparuar në hyrjen e tyre drejt komunitetit pitagorien dhe bëheshin nxënës.

Për tu bërë dikush nxënës i pranuar, duhej fillimisht të kalonte disa testime , sidomos të tipit psikologjik. Qëllimi i testimeve ishte që nxënësi të mund të aktivizojë, intelektin dhe aftësinë Etike. Intelektin në mënyrë që të mund të kishte opinionin e tij. Dhe aftësinë Etike për ta përdorur këtë intelekt në të mirën e përbashkët, duke kontrolluar prirjet egoiste.

Tjetër qëllim ishte cekanisja e karakterit të njeriut dhe zhvillimin e trimërisë, qetësisë dhe vetëkontrollit. Për shembull, e linin për disa ditë vetëm në një dhomë me pak ujë dhe pak ushqim. I jepnin një dërrasë me ndonjë simbol gjeometrik të skalitur në të . Pasi meditonte për disa ditë, e dërgonin në një amfiteatër, ku përpara të gjithë nxënësve të vjetër, ku dhe duhej të thoshte se cfarë kishte kuptuar nga ai simbol. Gjatë fjalimit të tij, audienca e tij e ngacmonte me mënyra të ndryshme. Kjo ishte një testim me të cilin kandidati mund të kontrollonte defektin e Arrogancës.

Në kuadrin e anëtarëve ekzistonin 3 nivele. Fillestari, Dëgjuesi dhe Matematikani.

Në nivelin e Fillestarit testimet ishin me delikate dhe kishin të bënin sidomos me imagjinatën e tij. Kishin si qëllim të zgjerohej imagjinata krijuese duke izoluar dhe kufizuar fantazitë.

Imagjinata krijuese ndryshon shumë nga fantazitë, sepse imagjinata është e kontrolluar, ka objektiv dhe jep rezultate praktike. Përkundrazi, fantazitë na tërheqin në mendime utopike që janë krejt të pamundur. Ky nivel plotësohej kur nxënësi arrinte të ‘’konsolidonte emocionet dhe ndjenjat e tij, domethënë atëherë kur arrinte ti kontrollonte dhe ti drejtonte.

Pasi të ketë mësuar të mbizotëronte pamjet e ekzagjeruara dhe negative të personalitetit të tij, atëherë mund të kalojë në nivelin tjetër, atë të Dëgjuesit. Zgjatja e kësaj faze është pak a shumë 5 vite dhe nxënësi është i deyruar të jetë i heshtur. Në këtë mënyrë mësonte si të merrej dhe si të përmisonte fuqitë dhe virtytet e tij.

Gjeometri do të fillonte të mësonte pas moshën 28 vjecare dhe në vazhdim. Deri atëherë , edukimi kishte si objektiv në formimin e personalitetit të tij. Në moshën 28 vjecare (7 x 4 = 28) plotësohet një cikël i rëndësishëm i jetës së njeriut. Shtatë vite për cdonjërin nga trupat e personalitetit . Këto trupa janë : a) trupi fizik, b) trupi energjik, c) trupi sentimental, d) trupi mendor konkret.

Pasi të kishte edukuar personalitetin e tij, nxënësi mund të thellohej , duke zvogëluar rastet shtrembëruese, mbi temat e Natyrës dhe të Perëndisë.

Pas kësaj faze të edukimit mund të kthehej përsëri dhe të integrohej brënda shoqërisë (domethënë të bëhej politikan, ose individ shoqëror) në mënyrë që të ishte me i dobishëm. Politikan për Pitagorienët ishte njeriu i cili pasi kishtë mësuar filozofinë, rikthehej në shoqëri për tu bërë i dobishëm për komunitetin. Nuk ishte një njeri që interesohej për poste dhe për pushtet por përkundrazi interesohej për përmisimin e shoqërisë.

Ai që zgjidhte të bëhej politikan nuk do të mund të kalonte në fazën e Matematikanit. Matematikan për Pitagorienët ishte ai që mund të jepte mësim, Mësuesi. Ata që ishin në këtë nivel kishin favorin që mund të jetonin afër Pitagorës. Për Pitagorienët rëndësinë më të madhe kishin miqësia dhe ortakëria. Pitagorienët konsideronin se këta elementë pasqyrohej dashuria universale.

Ishin të ‘’lidhur’’ nga betimi i mbajtjes së sekretit mbi doktrinën superiore, ceremonitë dhe simbolet e shenjta. Pitagora i ofroi njerëzimit një ‘’ eksperiment të suksesshëm’’ për atë që Platoni më vonë do të quajë: edukim me Gjimnastikë dhe Muzikë.

Pavarësisht se shkolla e Krotones pushoi së funksionuari me një mënyrë të dhunshme, fama Pitagorienëvë vazhdoi të ekzistonte dhe të ndikonte në botën e atëhershme. Kështu një shekull e gjysëm më vonë, një tjetër njeri i madh do të influencohet nga Pitagorizmi dhe do të kontribuojë dhe ai në zhvillimin e njeriut. Sigurisht nuk është askush tjetër përvec se themeluesi i Akademisë, Platoni.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pitagora dhe magjia e numrave Empty Re: Pitagora dhe magjia e numrave

Mesazh  toni_bbb2000 03.08.11 2:51

o neo keto jan rrenat e grekve o burr se 600 vjet perpara lindjes se krishtit kan qen vetem babilonasit per kyt pune aty edhe nga ka dalur okulismi e ritualet , lexo pak historin e tre burrave nga babilonia , e mos degjo rrenat e grekut

pershendetje
toni_bbb2000
toni_bbb2000

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pitagora dhe magjia e numrave Empty Re: Pitagora dhe magjia e numrave

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi